Aplikacion
Një vajzë 13-vjeçare, e cila nuk e dinte se ishte shtatënë, ka lindur foshnjen e saj në tualetin e spitalit të Naxosit në Greqi.
Sipas medias greke ERT, prindërit e saj e çuan në urgjencë me dhimbje të forta barku dhe pediatri u tha se mund të vuante nga kapsllëku.
Vajza shkoi në tualet, por vonoi të dilte nga aty, ndaj mjeku hyri brenda dhe zbuloi se ajo kishte lindur foshnjen e saj.
13-vjeçarja bëri një radiografie për të parë nëse kishte ndonjë komplikacion dhe u transferua së bashku me fëmijën në spitalin e Siros, dhe raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po përgatit një amendim të dytë të kontratës koncesionare për ndërtimin e rrugës së Arbrit, duke parashikuar si afat të ri të përfundimit të saj pranverën e vitit 2025.
“Kanë nisur procedurat për shtyrje e punimeve ndërtimore prej 20 muajsh vetëm për Tunelin e Murrizit,” tha MIE në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi për BIRN.
Rruga e Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën ishte planifikuar që të përfundonte në prill 2022, por ministria e zgjati fillimisht me 17 muaj afatin për kompaninë koncesionare “Gjoka 87” për përfundimin e punimeve.
Pas skadimit të afatit të ri, tuneli i Murrizit është ende larg së përfunduari. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, shtyrja u përllogarit nga një inxhinier i pavarur dhe “nuk do të ketë implikime financiare për Autoritetin Kontraktor”.
Ndërtimi i rrugës prej 54 kilometrash që lidh Tiranën me Dibrën filloi në vitin 2018, pasi kompania “Gjoka Konstruksion” fitoi koncesionin me ofertën prej 33.6 miliardë lekësh. Deri në qershor të këtij viti, kompania mori pagesa me vlerë 13.4 miliardë lekë.
Projekti parashikon ndërtimin e një rruge me dy korsi, e cila kalon në një seri me gjashtë tunele dhe dy ura të larta. Por vepra kryesore e projektit, tuneli i Qafës së Murrizit, 3.8 kilometra i gjatë, është zëvendësuar nga një rrugë e ngushtë malore 8.8 kilometra.
Problemet e hasura me hapjen e këtij tuneli janë përdorur si justifikim i ministrisë për zgjatjen e kësaj kontrate 2 herë me 37 muaj në total.
Ministria i tha BIRN se kompania koncesionare i ka zbatuar afatet e grafikut bazë dhe atij të rishikuar të punimeve, por ajo e konsideron “konfidencial” raportin e vlerësimit teknik të Inxhinierit të Pavarur, duke iu referuar kontratës.
Për pjesën tjetër të punimeve në rrugë, MIE pretendon se ka kuantifikuar: 91.2% të realizimit fizik të punimeve dhe 83.1 % të realizimit financiar të tyre.
Ndërtimi i rrugës së Arbrit është përdorur nga kryeministri Edi Rama si një premtim elektoral për zonën e Dibrës që prej vitit 2013. Ai e inaguroi me bujë përfundimin e rrugës para zgjedhjeve të prillit 2021, duke premtuar se bashkë me tunelin e Murrizit rruga do të dorëzohej në prill 2022. /BIRN
“Të premtoj, do të gjej drogë”- Si e futi në kurth Laert Kurti “ushtarin” e besuar të Aldo BareEliminime të dhunshme, atentate me eksploziv, por dhe grabitje me armë u zbuluan pas arrestimit të Artan (Marjus) Tafanit, i cili u vendos në ndekje nga policia pas grabiti një shumë të konsiderueshme në një exchange. Ky i fundit i maskuar me maskë anticovid dhe me armë në dorë, grabiti pikën këmbimi valutor në zonën e Astirit në muajin qershor.
Ai kërcënoi punonjëset dhe pasi i mori 30 mijë euro u largua me biçikletë. Mënyra se si policia ra në gjurmët e Tafanit ishte nëpërmjet pajisjes së sofistikuar, IMCI CATCHER. Ai u arrestua vetëm disa muaj pas grabitjes së kryer në zonën e Astirit, në një hotel në Lushnjë, pasi hetuesit i vendosën përpara prova të pakundërshtueshme që e implikonin atë në vrasjen e Alban Semakut, alias Elton Mermalit, vendosi të flasë dhe të zbërthejë edhe krimet e bandës së Laert Haxhiut, në vitet e fundit.
Alban Semaku thuhet se kishte marrë pjesë në vrasjen e vitit 1998, të Bledar Haxhiut, të afërmit të Laert Haxhiut, të kryer nga banda e Lushnjës e drejtuar nga Aldo Bare, Ky i fundit është rivali i përbetuar i Laert Haxhiut.
Varësia ndaj lëndeve narkotike të Alban Semakut ishte dhe “dobësia” e tij, me të cilën 31-vjeçari e futi në kurth.
Laert Haxhiu sapo zbuloi se ai kishte dalë nga burg, organizoi vrasjen e tij dhe Artan Tafani tha se e nxori nga shtëpia duke i premtuar se do ti gjente drogë.
“Unë dhe Eltoni konsumonim drogë sëbashku. Ai kishte dalë nga burgu dhe Laerti e kishte marrë vesh dhe më dha urdhër që ta vrisja. Kam shkuar me makinën time dhe e kam pritur afër shtëpisë. Ai erdhi dhe u nisëm drejt Peqinit se i kisha thënë do i gjeja drogë. Kur mbërritën në Peqin ndaluam në një zonë që i thashë se ishte droga. Atë moment e qëllova me plumb pas koke”, ka deklaruar i penduari i drejtësisë sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni “Shënjestër”.
Pjesë nga dosja hetimore:
Më datë 17 Tetor 2021 rreth orës 10:00, në lagjen Çezmë, Peqin është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Alban Semaku alias Elton Mermali. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes në cilësinë e provës materiale ndër të tjera u gjetën dhe u sekuestruan dy gëzhoja në formë cilindrike në ngjyrë si të bronxit me kapsollën në fundin e tyre të goditur me markerim ‘GPL-09’, dhe nga kqyrja e kufomës rezultoi se viktima kishte 3 plagë të shkaktuara me armë zjarri, një në pjesën e kokës dhe dy të tjera në trup.
Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë procedim penal, si deklarime, kqyrja e pamjeve filmike, përgjime telefonike dhe ambjentale, është identifikuar si autor i dyshuar i kësaj ngjarje shtetasi Artan (Marjus) Tafani dhe Laert Haxhiu, Lulzim Spahija (Arapi).
E shkuara e Semakut
38-vjeçari u gjet pa shenja jete mëngjesin e 17 tetorit 2021 në afërsi të lumit Shkumbin në Peqin.
Semaku nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2006, ai është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës e kishte dënuar për një vrasje të ndodhur në atë qytet.
Po ashtu, kur kishte vetëm 6 muaj që kishte dalë nga burgu, në 2015, Semaku u arrestua sërish, pasi kishte kanosur me armë zjarri për motive banale një pronar servisi. Për këtë vepër penale ai ishte dënuar me 6 vite burg dhe kishte nga qelia në 6 maj të 2021.
‘Kinezi’ ndërkaq njihej dhe si anëtar i bandës së Lushnjës, e kryesuar nga Aldo Bare. Kjo bandë veproi për disa vite, deri kur Aldo Bare u arrestua në Turqi.
Milan krijon dhe shpërdorn kundër Dortmund, Newcastle trondit PSG-në, fiton City e BarçaDORTMUND-MILAN 0-0
Milan, mundësi e humbur: një barazim i ngushtë në Dortmund.
Milani mbetet “bosh” edhe në ndeshjen e dytë të grupit F të Ligës së Kampionëve 2023/24.
Ndeshja në “Signal Iduna Park” kundër Borussia Dortmund përfundoi 0-0.
Kuqezinjtë humbën mundësi të mëdha me Giroud, Pulisic dhe Chukwueze që nuk ia dolën të gjeni golin prej pasaktësive të shumta.
Skuadra e Piolit ngrihet kështu në dy pikë në renditje, dy pikë prapa Newcastle që mposhti 4-1 Paris SG, që mban vendin e dytë me 3 pikë.
Lazio i Hysajt vuan, dridhet dhe fiton në kohën shtesë 2-1 në Champions League kundër Celtic.
Edhe një herë ishte minuta e 95-të që i bëri Biancocelestët të gëzohen dhe të shpërthejnë, me golin të shënuar nga Pedro në një nga aksionet e fundit të ndeshjes.
Kundër Celtic, Sarri dhe skuadra e tij mbetën pas falë golit të Furuhashit (11′), për të vendosur ekulibrin mendoi Vecinon (29′).
Pas një rreziku të madh në pjesën e dytë, me golin e anuluar të Palma, erdhi rrjeta e Pedro për 2-1 që barazoi me Atletico Madrid.
Në ndeshjet e tjera Atletico Madrid buzëqesh, duke mposhtur Feyenoord (3-2) dhe duke fluturuar në krye të grupit E me Lazion.
Fitore për Man City 3-1 kundër Leipzig, Barcelona mundi 1-0 Porton, Shakhtar fitoi 3-2 ndaj Antwerp, Cervena Zvezda me Young Boys u mbyll 2-2. /zoom.al/
Botërori 2030 me shumë risi, presidenti Infantino tregon planin e FIFA-sKupa e Botës 2030 do të jetë thelbësisht e ndryshme nga të gjitha të mëparshmet. Duke përfituar nga festimi i 100-vjetorit të turneut (filloi në vitin 1930, në Uruguaj), tri ndeshjet e para do të zhvillohen në Amerikën e Jugut (Uruguaj, Argjentinë dhe Paraguaj) dhe pjesa tjetër do të ndahet midis tri vendeve që hodhën kandidaturën e përbashkët për Kupën Botërore të Njëqindvjetorit: Portugali, Spanjë dhe Marok.
Presidenti i Conmebol-it, paraguajani Alejandro Domínguez, njoftoi këtë të mërkurë në rrjetet sociale se tri vendet e Amerikës së Jugut do të jenë pritëse të “ndeshjeve inauguruese” të Kupës së Botës 2030. Lajmi u konfirmua më vonë nga “A BOLA”, që u referohet burimeve të FIFA-s.
Kështu, Portugalia, Spanja, Maroku, Uruguai, Paraguai dhe Argjentina do të jenë bashkorganizatorë të Botërorit 2030.
Do të jetë hera e parë që eventi më i rëndësishëm do të mbahet në më shumë se dy vende.
Deri më tani, vetëm Kupa e Botës 2002, në Japoni dhe Korenë e Jugut, ka pasur më shumë se një organizator, megjithëse Botërori i ardhshëm, në vitin 2026, do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të FIFA-s, presidenti Gianni Infantino deklaroi se Kupa e Botës 2030 do të thotë “një mesazh i madh paqeje, tolerance dhe përfshirjeje”.
Infantino theksoi gjithashtu: “E para nga këto tri ndeshje sigurisht që do të luhet në stadiumin ku filloi gjithçka. Në stadiumin mitik “Centenário”, pikërisht për të festuar 100 vjetorin e Botërorit të Futbollit.”
Botërori 2030, ashtu si Botërori 2026, do të luhet me 48 ekipe dhe do të ketë 104 ndeshje. Portugalia, Spanja, Maroku, Argjentina, Paraguai dhe Uruguai tashmë janë të garantuara në turne. /zoom.al/
Trondit ish-ministri Mediu: Para Gërdecit kanë vdekur 140 persona nga shpërthimet gjatë demontimitIsh-ministri Fatmir Mediu ka tronditur me deklaratën e tij ku është shprehur se përpara tragjedisë së Gërdecit kanë humbur jetën 140 persona nga shpërthimet gjatë demontimit.
Mediu theksoi se pavarësisht se kanë vdekur kaq shumë persona, asnjë ministër nuk ka dhënë dorëheqjen.
Ai shtoi se është i vetmi ministër që mori përsipër përgjegjësinë politike pas tragjedisë.
“Po ju them, e dini sa janë vrarë para Gërdecit nga shpërthimi i municioneve? 140! Ka pasur ndonjë ministër të japë dorëheqje?”, tha Fatmir Mediu në emisionin “Open”.
Ish-ministri deklaroi se nuk e ka penguar hetimin ndaj tij, pasi s’ka pasur pushtet të tillë, duke e konsideruar “një gjueti shtrigash”.
Mediu theksoi se nga Gërdeci kanë kaluar 15 vite dhe se gjatë kësaj periudhe iu është bërë dy herëhetim pasuror, por nuk i kanë gjetur asnjë element të abuzimit financiar.
“Nga Gërdeci kanë kaluar 15 vjet. Kush e ka penguar hetimin? Pas vitit 2008 nuk kam pasur imunitet. Kush e pengoi hetimin e prokurorisë. Pse hapet pasi është parashkruar çështja?
E dini që Fatmir Mediu dy herë i kanë bërë hetim pasuror dhe nuk kanë gjetur një element të abuzimit financiar? Kanë hetuar edhe për raste të shëndetit familjar në gjithë botën dhe nuk kanë gjetur një element abuzimi financiar.
Ligji për prokurimet publike e përjashton ministrinë e mbrojtjes. Shitja e municioneve nuk bëhet me ankand. Ministri i Financave ka votuar asokohe. Nëse mendon se ministri ecën me mendjen tënde… Nuk e kam penguar hetimin ndaj meje dhe nuk kam pasur asnjë pushtet të tillë. Kjo është për të ndërtuar një proces gjueti shtrigash”, u shpreh Mediu.
Rihapja e çështjes
Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh nga tragjedia e Gërdecit me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur.
Sipas SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin e Fatmir Mediut.
Prokuroria e Posaçme kërkoi revokimin e vendimit të vitit 2009 të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, por kjo gjykatë ia pasoi Gjykatës së Posaçme çështjen, duke shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi rrëzimin e kërkesës së SPAK për rihapjen e çështjes dhe fajësoi prokurorinë për mosushtrim të ndjekjes penale për 8 vite ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, duke argumentuar se vepra penale është parashkruar. Ky vendim u rrëzua si i pabazuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit më 24 shtator 2021, që i hapi rrugë procedimit të Mediut.
Ish ministri akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Të njejtat akuza që u ngritën ndaj tij në vitin 2009 edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, por për të cilat Mediu nuk u gjykua asnjëherë, pasi në verën e atij viti rifitoi mandatin e deputetit.
Në muajin shkurt, ndërsa njoftoi dërgimin e dosjes së Mediut për gjykim, Prokuroria e Posaçme bëri të ditur po ashtu se kishte rregjistruar dhe një procedim të ri penal për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë apo të të zgjedhurve vendore” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, lidhur me procedurat e ndjekura në atë kohë nga Ministria e Mbrojtjes, për shitjen e municioneve kompanive private. Një hetim për të cilin nuk ka megjithatë asnjë person të akuzuar.
Gjykim i zakonshëm për ish-ministrin
Gjykata e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, pranoi më 8 shtator 2023 kërkesën e mbrojtësve të ish-ministrit të Mbrojtjes, për zhvillimin e një procesi gjyqësor të zakonshëm dhe jo të shkurtuar për rastin e shpërthimit të depos së municioneve në Gërdec në vitin 2008.
Në muajin prill, ndërsa gjykata pranoi gjykimin e çështjes, zoti Mediu kërkoi gjykim të shkurtuar, nga e cila tanimë ai hoqi dorë, me gjasë në një përpjekje për të shtyrë gjatë në kohë vendimmarrjen e gjykatës.
Dëshmitarët
Do të jenë 71 dëshmitarë të thirrur nga SPAK dhe që GJKKO ka pranuar ti thërrasë në procesin gjyqësor kundër Fatmir Mediut.
Në listën e dëshmitarëve të Prokurorisë së posaçme bie në sy dhe emri i ish ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi dhe Shkëlzen Berishës, djali i kryeministrit Sali Berisha, të cilët i lidh së bashku dhe një shkresë e nisur me faks nga zyra e Bumçit në ministrinë e Drejtësisë, me mbishkrimin për djalin e ish kryeministrit.
Bumçi e ka mohuar një fakt të tillë duke këmbëngulur se bëhet fjalë për një falsifikim. Nga ana tjetër, Shkëlzen Berisha, rezulton sipas hetimeve të zhvilluara në atë kohë se kishte hyrje dalje të shpeshta në ministrinë e Mbrojtjes, apo dhe komunikime me Mihal Delijorgjin, një prej biznesmenëve shqiptar të përfshirë në demontimin e municioneve të ushtrisë shqiptare.
Prokuroria ka thirrur si dëshmitarë dhe shumë familjarë të viktimave, si dhe personat e terë që ishin pjesë e hetimit të kryer pas shpërthimit dhe që u dënuan.
Djali i ish-kryeministrit, u thirr në fillim të këtij viti para prokurorëve, si deklarues për çështjen Gërdeci, duke mohuar të etë ndonjë lidhje me ngjarjen. Kjo do të jetë hera e parë që ai dëshmon për rastin e shpërthimit të depos së municioneve në vitin 2008, ku mbetën të vrarë 26 persona, ndërsa mbi 250 të tjerë mbetën të plagosur.
Edhe mbrojtja e zotit Mediu ka paraqitur një listë të gjatë me 90 dëshmitarë, të cilët ajo kërkon të thirren në proces, i cili me gjasë do të zgjasë për një kohë jo të shkurtër.
Muja hyn në historinë e Antwerp në Champions, por në fund feston Shakhtar DonetskArbnor Muja futet në historinë e Antwerpit si autori i golit të parë të realizuar nga skuadra belge në fazën e grupeve të Champions kundër Shakhtar Donetsk, ku merr pjesë për herë të parë.
Gjithsesi goli vlejti vëtëm për statistikë, pasi ukrainasit fituan 3-2.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shënoi në minutën e tretë, me një goditje të fortë dhe të saktë brenda zonës, pasi shmangu me zgjuarsi një mbrojtës.
Në fakt, goli ishte vetëm një element i një performance të shkëlqyer të 24-vjeçarit shqiptar, i cili qëndroi në fushë deri në minutën e 88-të.
Muja është vlerësuar nga “Sofascore” me notën 7.7, duke qenë I dyti me notën më të lartë në skuadrën e Atwerpit.
Nga tri driblime të tentuara, sulmuesi kuqezi ia ka dalë ta driblojë kundërshtarin në të gjitha rastet, ndërsa në katër duele ka dalë fitimtar në tri raste.
Pavarësisht një performance personale mjaft të mirë, Muja doli i zhgënjyer nga fusha pasi Antwerpi u mposht me përmbysje 2-3 nga Shakhtar Donetsk, ndërsa në shtesë Alderwierled humbi një 11-metërsh. /zoom.al/
Mes të vdekurve një foshnje! Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Itali, 9 janë ukrainasJanë identifikuar të 21 viktimat e aksidentit tragjik në Itali, ku një autobus me turistë “fluturoi” nga mbikalimi i Vempa në Mestre dhe u përplas në hekurudhë duke shpërthyer në flakë.
Viktimat janë: 9 shtetas ukrainas, 4 rumunë, 3 gjermanë, 1 italian (shoferi), 1 kroat, 2 portugez dhe 1 afrikano-jugor.
Autobusi me turistë kishte qenë në Venecia dhe po kthehej në Marghera. Mes të vdekurve janë 3 fëmijë, ku një prej tyre ishte i porsalindur .
Automjeti është përplasur pasi ka prekur telat e energjisë elektrike, duke rënë rreth 15 metra lartësi.
Një nga hipotezat e ngritura si shkak i aksidentit është që shoferi të ketë shfaqur ndonjë problem shëndetësore, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë i shpërqendruar gjatë drejtimit të mjetit.
Kush janë viktimat:
8 prej tyre janë identifikuar pasi kishin me vete dokumentet e identitetit. Bëhet fjalë për shtetasit ukrainas Liubov Shyshkarova, Iryna Pashenko, 30-vjeçaren Yuliia Niemova, 70-vjeçaren Vasil Lomakyn dhe 65-vjeçaren Tetiana Beskorainova.
Gjithashtu u identifikua një gjermane 28-vjeçare e quajtur Siddarta Jonathan Grasse dhe 24-vjeçarja kroate, Antonela Perkoviç nga Spliti, e cila në muaj mjalti me bashkëshortin e saj.
Shoferi i mjetit, i cili ishte gjithashtu viktimë, është identifikuar si 40-vjeçari Alberto Rizzuto.
E reja kroate që humbi jetën në aksident ishte gjashtë muajshe shtatzënë. Ajo po udhëtonte me bashkëshortin e saj, me të cilin ishte martuar më 10 shtator. Ai ndodhet i shtruar në spital në Mirano në gjendje të rëndë.
Të plagosurit
Ata janë 5 shtetas ukrainas, 4 gjermanë, 2 spanjollë, 1 kroat dhe 1 francez. Dy vëllezër austriakë të moshës 13 dhe 3 vjeç, fëmijë të njërës prej viktimave, u shtruan gjithashtu në spitalin e Trevisos.
Ekzekutimi i biznesmenit Çajup Selimi, më 01 qershor 2021, në hyrje të pallatit ku jetonte në qytetin e Tepelenës, është një nga krimet e zbardhura nga i penduari i drejtësisë, Artan (Marjus) Tafani.
Dy vite pas krimit, nuk kishte asnjë të dyshuar për vrasjen ndërsa hetimet ishin përqëndruar tek konkurrenca e biznesit.
Por dëshmia e Artan Tafanit ka ndryshuar tërësisht dinamikën e ngjarjes. Ai ka treguar se një lidhje intime që biznesmeni kishte krijuar me nënën e një prej anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut, i mori jetën.
39-vjeçari ka rrëfyer se e priti Çajup Selimin në hyrje të pallatit dhe e qëlloi sapo viktima erdhi nga puna.
“Çajupin e prita poshtë pallatit. Sa erdhi nga erdhi nga puna e qëllova. Për lëvizjet e lëvizjet e viktimës ata që më njoftonin ishin Erisiano Abedini dhe Bujar Abedini. Di që motivi i vrasjes ishte një lidhje intime që ai kishte”, ka deklaruar Artan Tafani sipas dosjes hetimore.
Policia njoftoi se autorë të dyshuar të ekzekutimit të Çajup Selimit janë:
– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
– Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë.
Biznesmeni Çajup Selimi mbylli biznesin e tij rreth orës 21:00 të mbrëmjes së 1 qershorit 2021, një biznes i vendosur në qendër të qytetit të Tepelenës dhe ka mbërritur këtu në banesën e tij rreth orës 21:15 minuta.
Por ai nuk arriti të hyjë dot brenda banesës së tij, pasi u ekzekutua me dy plumba njëri në kokë dhe tjetri në trup në hyrje të pallatit.
Rreth 3 vite para vrasjes, pikërisht në 13 korrik të vitit 2018, Selimi u transportua drejt spitalit të Gjirokastrës pasi ishte qëlluar me thika dhe leva në qendër të Tepelenës.
Ai deklaroi në atë kohë se disa persona e kërcënonin vazhdimisht dhe se kjo ishte hera e 4 që kërcënohej me jetë.
Deklarata e tij nga spitali në vitin 2018: Pse rri te busi ti, pse rri përballë punës tënde, unë jam biznesmen, mos rri ti atje se s’duam ne. Vajta për të hedhur lekë për ofertën te AMC, ata sa dola nga aty erdhën dhe më qëlluan direkt para lokalit të Tërmet Peçit, më qëlluan me leva, me nxorën thika, më kërcënuan me jetë. Është e katërta herë që më kërcënojnë me jetë dhe i mbron ish shefi i komisariatit Tepelenë.
Nuk dihet nëse pas dhunimit të tij 3 vite para vrasjes qëndron grupi i Laet Haxhiut, dhe nëse kërcënimet e vazhdueshme në drejtim të biznesmenit lidhen me të njëjtën arsye përse u qëllua me 3 plumba për vdekje.
“Lutej, përgjërohej”- Pse u vra Fridman Xhaferraj? Tafani: Pasi e dhunuam, i futëm plumbin kokësRrëfimi i të penduarit të drejtësisë, Artan (Marjus) Tafani, pas arrestimit më 23 shtator në një hotel në Lushnje pasi ishtë në kërkim për grabitjen e një exchange në Astir, zbardhi 6 ngjarje kriminale që deri më tani ishin pa autor.
Gjatë dëshmisë për hetuesit ai tregoi se pas grupit kriminal qëndron i dënuari për masakrën e Lushnjës, Laert Haxhiu, dhe ka rrëfeyer me detaje secilën nga vrasjet dhe arsyet pas që qëndrojnë pas këtyre krimeve.
Një nga ekzekutimet që tronditi opinionin publik, ishte ajo e Fridman Xhaferajt i cili u gjet pa shenja jete brenda një rezervuari në qytetin e Korçës më 13 qershor të vitit 2021.
25-vjeçari, kushëri me Laert Haxhiun, ishte dhunuar barbarisht dhe më pas ekzekutua me plumb në kokë më 2 qershor të atij viti, por krimi u zbulua vetëm 11 ditë më vonë, ndërsa vrasje mbeti pa autor.
Artan Tafani, sipas dosjes hetimore, tregoi për hetuesit se Laert Haxhiu e vrau Fridmanin pasi kishte frikë se mos e tradhtonte dhe tregonte krimet e bandës.
Ai rrëfeu se ditën e vrasjes Fridman Xhaferrajn e kanë dhunuar në mënyrë barbare dhe kur i riu e kuptoi se do e ekzekutonin i lutej dhe përgjërohej që të mos e bënin, madje edhe u përpoq të shpëtonte, por nuk mundi dot.
Artan Tafai ka rrëfyer se pasi e dhunuan e qëlluan me plumb në kokë, më pas e lidhën dhe e transportuar me automjet drejt rezervuarit ku edhe u gjet i pajetë.
“Para se ta vrisnim e kemi dhunuar në mënyrë barbare. Ai e kuptoi se do ta vrisnim, përpiqej të shpëtonte, por nuk kishte mundësi, pasi e mbanin nga krahët. Lutej e përgjërohej, por e qëlluam me plumb në kokë”, ka deklaruar Artan Tafani sipas dosjes hetimore.
Pjesë nga dosja hetimore:
Vrasja me paramendim e shtetasit Fridman Xhaferaj, e ndodhur më datë 2 Qershor 2021 dhe e konstatuar më datë 13 Qershor 2021) në qytetin e Korçës.
Nga aktet e procedimit penal lidhur me këtë ngjarje rezulton se: Më datë 13 Qershor 2021, në orën 10:38, një telefonues anonim i cili kishte shkuar per peshkim ne rezervuarin e Gjangit në Korçë, ka telefonuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë se kishte parë një person të mbytur në rezervuar, por nuk është afruar për ta parë nga afër.
Nga grupi hetimor në vendngjarje është konstatuar se në anë të rezervuarit, përballë vendit të quajtur ‘Vakëfi’ është gjetur një kufomë e seksit mashkull e lidhur me litar, e paidentifikuar e cila kishte filluar të dekompozohej. Nga kqyrja e kufomës ka rezultuar se viktima ka pasur një dëmtim në pjesën e pasme të kokës me gjatësi rreth 7 cm, shkaktuar me send të fortë.
Në veshjet e kufomës u gjet një Fletë lirimi nga IEVP Peqin, datë 21 Maj 2021, me emrin Fridman Xhaferaj.
Nga verifikimi në Sistemin TIMS rezultoi se shtetasi Fridman Xhaferaj është shpallur në kërkim në datën 24 Shkurt 2021 për veprën penale ‘Shkatërrim prone me zjarr;”.
Lidhur mbi vdekjen makabre të të vëllait, Aleksandër Xhaferaj, tha për hetuesit se më 24 maj 2021 në shtëpinë e tij bashkë me Fridmanin kishte shkuar edhe një person me emrin Kristi Bixheku. Sipas tij, Bixheku drejtonte një automjet ‘Mercedez-Benz’ me ngjyrë të zezë, të cilën e kishte marrë atë dhe të vëllanë dhe kishin shkuar në Elbasan ku ishin takuar me Lulzim Arapin. Ndërsa Fridmani me Kristi Bixhekun sipas tij u nisën drejt Korçës, pasi i vëllai do të shkonte për në Greqi. Po ashtu i penduari i drejtësisë Artan Tafani, tregoi për hetuesit se Laert Haxhiu e vrau Fridmanin pasi kishte frikë se mos e tradhtonte.
“Laerti dyshonte se Fridmani e kishte tradhtuar dhe I kërkonte llogari. Fridmani e kishte marrë atë nga burgu dhe e kishte kërcënuar që te ndërhynte për tu liruar. Para se ta vrisnim e kemi dhunuar në mënyrë barbare. Ai e kuptoi se do ta vrisnim.
Ai përpiqej të shpëtonte, por nuk kishte mundësi, pasi e mbanin nga krahët. Lutej e përgjërohej, por e qëlluam me plumb në kokë. Trupin e lidhëm dhe e trasportuam me makinë dhe e hodhëm në rezervuar”, ka deklaruar Tafani, sipas dosjes së siguruar nga emisioni “Shënjestër”
Sipas policisë, vrasësit e dyshuar të ë Fridman Xhaferajt janë shtetasit:
– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnje;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
– Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec;
– Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec;
– Idriz Manej, 58 vjeç, lindur në Ktosh.
Fridman Xhaferraj u vra 13 ditë pasi ishte liruar nga qelia dhe më pas trupi i tij u hodh në një rezervuar në Vithkuq të Korçës.
Ai ishte akuzuar për djegien me qëllim të 3 makinave në afërsi të një qendre tregtare dhe në datën 21 maj 2021, ishte liruar nga dhomat e paraburgimit duke u lënë në arrest shtëpie në fshatin Plug të Lushnjës.
Shenjat e gjetura në trupin dhe kokën e viktimës bënë që grupi hetimor të dyshojë se vrasja ishte kryer diku tjetër dhe më pas është hedhur në rezervuarin e Gjançit.
Dy personat kryesorë të dyshuar për vrasjen e tij ishin Lulzim Spahija me nofkën “Arapi” dhe miku i tij Kristi Bixheku, i cili u arrestua nga policia te spitali “Nënë Tereza”.
Të 7 autorët e dyshuar të vrasjes së Fridman Xhaferajt ndodhen pas hekurave. “Koka” e grupit, Laert Haxhiu ndodhet në qeli në Greqi ndërsa gjykata atje ka refuzuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij.