zoom

Day ArchiveVIDEO | Autogoli i Meret dënon Napolin, Ancelotti rikthehet si fitues, fiton Inter e Bayern

Një Napoli i madh nuk mjafton për të shmangur humbjen ndaj Real Madridit në ditën e dytë të grupit C të Champions League.

Në stadiumin Maradona ndeshja përfundoi 3-2 për Los Blancos, që marrin tri pikë në një fushë të vështirë.

Ostigard hapi festivalin e golave në minutën e 19-të, më pas Reali përmbysi gjithçka me Vinicius (27′) dhe Bellingham (34′).

Zielinski e riktheu ndeshjen në ekuilibër me një penallti në minutën e 54-të.

Loja u bë shumë interesante, por në minutën e 78-të ndeshja u vendos nga autogol i Meret pas një goditjeje të shkëlqyer të Valverde.

Portieri napolitan ishte i pafat, pasi topi u përplas në traversë më pas në shpatullën e tij dhe përgundoi në rrjetë.

Ndryshe nga Napoli, Interi mundi Benfica-n 1-0 dhe kaloi në krye të grupit D së bashku me Real Sociedad.


Pas një pjese të parë të ekuilibruar, zikaltrit u rritën në pjesën e dytë dhe dominuan portugezët.

Lautaro Martinez godeti fillimisht traversën në minutën e 55′ dhe më pas shtyllën (61′), por një minutë më vonë Thuram kujdeset të zhbllokoj ndeshjen.

Më pas nis dueli personal mes Toros dhe portierit ukrainas, i cili i thotë tre herë jo sulmuesit të Interit dhe gjithçka u mbyll 1-0.

Mesfushori i kombëtares Kristjan Asllani, u aktivizua në minutën e 84’ nga trajneri Inzaghi dhe në minutën e 95’ u ndëshkua me të verdhë.

Ish e dashura padit Elon Musk për kujdestarinë e tre fëmijëve të tyre: Nuk i kam parë as në foto

Elon Musk dhe nëna e tre fëmijëve të tij, Grimes, pritet të takohen në gjykatë. Sipas këngëtares kanadeze emri i vërtetë i së cilës është Claire Bouchet, CEO i Tesla nuk do ta lejojë atë të shohë fëmijët e tyre. Siç dihet, fëmijët e miliarderit jetojnë me babanë e tyre.

Grimes paraqiti një “peticion për të krijuar marrëdhënie prindërore” më 29 shtator në një gjykatë në Kaliforni, sipas të dhënave të gjykatës të marra nga Page Six të martën. Ky peticion është një mënyrë ligjore për të zbuluar se cilët janë prindërit e fëmijëve kur ata janë të pamartuar, sipas Gjykatës së Lartë të Kalifornisë në Orange County.

https://

Grimes sues ex Elon Musk over parental rights of their 3 children https://t.co/IpaNqwwjIA pic.twitter.com/RxY3hIhgXj

— Page Six (@PageSix) October 3, 2023

E rëndë në Itali/ Autobusi bie nga mbikalimi dhe përfundon mbi shinat e trenit, mbi 20 viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një autobus me pasagjerë të shumtë ka rënë nga mbikalimi në Mestre dhe ka përfunduar mbi binarin hekurudhor. Autobusi ka rënë mbi telat elektrik dhe ka marrë flakë.

Kryebashkiaku Brugnaro thotë se ka të paktën njëzet të vdekur dhe 40 të plagosur.

Shifrat e viktimave mund të ndryshojnë, sipas mediave italiane pasi ende nuk janë verifikuar zyrtarisht nga institucionet përkatëse.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 19:30, ku autobusi ka dalë nga platforma e mbikalimit, Rizzardi në Mestre dhe ka përfunduar zbrazëti pranë shinave, pas një fluturimi prej disa metrash.

Autoriteti Shëndetësor Vendor 3 i Venecias ka aktivizuar protokollin e “urgjencave të mëdha”, i cili parashikon vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe tërheqjen në punë të personelit përforcues.

Për momentin nuk dihen rrethanat e aksidentit. Zjarrfikësit dhe shumë ambulanca janë në vendngjarje.

Linja hekurudhore mes Mestres dhe Venecias u pezullua për shkak të aksidentit.

VIDEO/ Shpërthim misterioz në Angli, “topi i zjarrit” ndriçon qiellin, por askush nuk e di arsyen

Një shpërthim misterioz tronditi Oksfordin rreth orës 20:00 të së hënës dhe shkaktoi panik të madh në atë pjesë të Anglisë.

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një top të madh zjarri që ngrihet në qiellin e natës.

https://

Lightning strike near Oxford (A34). Struck something that burst in to flames. pic.twitter.com/mrZ4qxtbBd

— Stuart Reid (@Brand_Stu_Dad) October 2, 2023

Qytetarët i ka zënë menjëherë paniku.

“Nuk e di se çfarë ishte, por ishte e madhe. Ka pasur shumë zjarrfikëse dhe makina policie që shkonin në atë vend”, thotë përdoruesi që ka postuar videon e shpërthimit në rrjetet sociale.

Shumë raportojnë se kanë mbetur pa energji elektrike pas shpërthimit.

“A ka parë dikush tjetër në Oksford një top zjarri? Një shpërthim i fortë, dhe më pas një top zjarri u pa në qiell”, sipas një përdoruesi.

Një dëshmitar okular tha se ai shikoi nga dritarja dhe pa “zjarr”.

“Pamë një qiell të çuditshëm pulsues në veriperëndim të qytetit. Unë mendoj se rrufeja shkaktoi zjarrin”, thotë një përdorues.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

https://

Explosion North-West of Oxford. pic.twitter.com/d7ypIdvs2m

— Knocker (@Knocker) October 2, 2023

Terroristët serbë u stërviten me automjete amerikane, DASH: Po hetojmë çështjen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të nisin hetimet ndaj Serbisë. Amerikanët janë duke verifikuar nëse grupi terrorist serb në Banjskë përdori automjetet ushtarake të dhuruara në vitin 2017, si donacion për forcat e armatosura serbe.

19 automjete ushtarake amerikane “Humvee” iu dhuruan donacion Serbisë në vitin 2017. Këto automjete që kishin vlerën prej 3.8 milionë dollarësh amerikanë u dorëzuan në një ceremoni në kazermën ushtarake “Stevica Jovanoviç” në Pançevë të Serbisë.

Në paraqitjen publike të vitit 2017, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se këto automjete janë shumë efikase në luftime të afërta dhe antiterroriste dhe se ofrojnë nivel shumë të lartë mbrojtjeje. Por, të njëjtat po dyshohet se u shfrytëzuan edhe për qëllime për të cilat nuk ishin paraparë të përdoreshin.

Dyshime janë ngritur se këto automjete janë përdorur për stërvitjen e terroristëve të cilët më 24 shtator sipas institucioneve të Kosovës tentuan të aneksonin një pjesë të territorit të Kosovës.

Në një video të publikuar një ditë më parë, nga autoritetet zyrtare të Kosovës u paraqitën ushtrime të pjesëtarëve të grupit terrorist serb në bazat ushtarake në Serbi 4 ditë para se të sulmonin veriun e Kosovës.

Rrëzohet avioni, humb jetën senatori amerikan dhe familja e tij

Senatori amerikan, Doug Larsen, së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët e tyre kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti ajror me avion në Utah, raporton CNN.

Avioni që transportonte Doug Larsen dhe familjen e tij u rrëzua pak pasi u ngrit në afërsi të Moab të Utahut. Si pasojë e aksidentit, vdiq edhe piloti i avionit. Larsens po vizitonin familjen në Scottsdale, Arizona.

Sipas “Associated Press”, vdekja e Larsen u konfirmua fillimisht nga udhëheqësi i shumicës në Senatin e Dakotës së Veriut, David Hogue në një email drejtuar kolegëve të tij.

“Nuk jam i sigurt se ku fillon zia me një tragjedi të tillë, por mendoj se fillon me lutjet për gjyshërit dhe të gjithë të afërmit e Doug dhe Amy”, tha Hogue.

Sipas Zyrës së Sherifit të Grand County, avioni ndodhej në një zonë të largët në kufi me aeroportin. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha në median sociale “X” se po kryhen hetime për rrëzimin e avionit “Piper PA-28-140” pranë Utah.

Dhunohet me sende të forta pronari i “Pamfletit”, Gjergj Zefi! Si është gjendja e tij

Pronari i portalit “Pamfleti”, Gjergj Zefi është dhunuar me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar në Tiranë.

Gjergj Zefi ndodhet në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhok Biba”, në kryeqytet, ndërsa nuk dihen ende detaje.

“Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore”, njoftuan uniformat blu.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

E rëndë në Itali/ Foshnja shqiptare bie nga kati i tretë, 1-vjeçarja në luftë për jetën

Një foshnje shqiptare po lufton mes jetës dhe vdekjes pasi ka rënë nga kati i tretë i një pallati në Strada Nazionale per Carpi Sud, në zonën Madonnina të Modenës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para orës 10:30 të mëngjesit të së martës (3 tetor).

Nëna e vogëlushes, një 25-vjeçare shqiptare, ka qenë në shtëpi me të kur vogëlushja është afruar te ballkoni, ku ndodhet dhoma e gjumit.

Dritarja ishte e mbrojtur nga një kangjell të vogël prej hekuri nga e cila vogëlushja arriti të përkulej derisa u rrëzua.

Vajza 1 vjeçare ra në oborr, ndëra nëna nxitoi në katin përdhes dhe i dha ndihmën e parë.

Ajo ka marrë vogëlushen në krahë dhe ka kërkuar ndihmë në klinikën veterinare që ndodhet pranë shtëpisë. Ambulanca ka shkuar në vendngjarje dhe pasi u intubua, vajza e vogël u transportua me urgjencë në Poliklinikën e Modenës ku ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë. Ajo ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë në kokë.

Babai i fëmijës punon si murator në një kompani ndërtimi dhe në momentin kur ndodhi ngjarja ishte në punë në zonën e Parmës.

Karçanaj: AKSHI drejton Qendrën Operacionale të Sigurisë Kibernetike

Një Qendër Operacionale sigurie, e organizuar sipas modelit amerikan dhe me teknologji të avancuar, tashmë po operon në vendin tonë.

Prej 10 muajsh, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit është ngritur Qendra Qeveritare Operacionale e Sigurisë e cila mbron infrastrukturat dhe sistemet qeveritare nga çdo sulm kibernetik.

Lajmi u bë i ditur nga Drejtoresha e AKSHI-it, Linda Karçanaj e cila zbuloi se Qendra u ngrit në bashkëpunim me aleatët amerikanë.

“Një qendër moderne, një grup ekspertësh shqiptarë e të huaj si dhe bashkëpunimi me aleatët amerikanë mbrojnë infrastrukturat dhe sistemet qeveritare nga çdo sulm kibernetik. Prej 10 muajsh, AKSHI ka ngritur Qendrën Qeveritare Operacionale të Sigurisë e cila ruan në kohë reale hapësirën digjitale. E organizuar sipas modelit amerikan dhe me teknologjinë më të mirë, Qendra Qeveritare Operacionale e Sigurisë ka parandaluar me sukses çdo tentativë keqdashëse duke garantuar siguri të plotë”, tha Karçanaj.

Pas sulmit të fortë kibernetik nga Irani vitin e kaluar, AKSHI në bashkëpunim me partnerët amerikanë, i është përgjigjur përmes ngritjes së kësaj qendre operacionale e cila ka ndalur çdo tentativë të mundshme sulmi. Karçanaj bën me dije se nga pas gjendet një ekip i plotë ekspertësh që përmes teknologjisë më të mirë gatantojnë siguri nga sulmet keqdashëse.

“Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike, ku secili duhet t’i kushtojë vëmendje rrezikut nga sulmet.
Me partnerët amerikanë, AKSHI po garanton një mjedis të sigurt digjital duke i mundësuar institucioneve jo vetëm siguri, por edhe shanse për t’u zhvilluar si një ekonomi e fortë. Mirënjohje vajzave dhe djemve profesionistë të ekipit, heronjve të heshtur në frontin e sigurisë kibernetike që mundësojnë ruajtjen e vendit tonë”, tha Karçanaj e cila publikoi edhe foto nga puna e përditshme e Qendrës Operacionale të Sigurisë.

Seksi më i mirë në darkë apo mëngjes? Zbuloni kur ndjeni më shumë kënaqësi

Seksi në mëngjes rekomandohet si më i mirë për çiftet.

Kjo sepse në atë kohë të ditës trupi ka nivele më të larta të testosteronit dhe estrogjenit, dy hormonet që ndikojnë në dëshirën seksuale.

Kjo nënkupton se në mëngjes dëshira për seks është më e madhe dhe i gjithë procesi i jep më shumë kënaqësi partnerëve.

Nivelet e testosteronit te meshkujt plotësohen gjatë natës dhe për këtë arsye priren të rriten në mëngjes.

Së bashku me nxitjen që jep kortizoli pas zgjimit, krijohet një kombinim që motivon mashkullin për aktivitete të ndryshme fizike, qoftë seks apo ushtrime.

Testosteroni, në veçanti, luan një rol kyç në funksionin seksual të meshkujve, duke kontribuar si në ereksionin ashtu edhe në dëshirën për seks, pasi nivelet e tij të rritura në mëngjes çojnë në rritjen e dëshirës seksuale, eksitimin më të mirë dhe ereksionin më të mirë.

Prandaj, estrogjeni lidhet me dëshirën seksuale tek gratë.

Dhe në këtë rast hormoni është i ngritur në mëngjes, kur vagina ka rritje të qarkullimit të gjakut për shkak të gjumit REM dhe lubrifikimit më të madh.

Kjo do të thotë që femrat ka të ngjarë të zgjohen me trupa tashmë të gatshëm për seks, ndërsa rrjedhja më e madhe e gjakut në klitoris dhe lubrifikimi vaginal mund të nënkuptojnë më shumë ndjeshmëri dhe kënaqësi.