zoom

Day ArchiveSkandal/ Si shpërndahen uniformat për studentët e Universiteti të Mjekësisë së Tiranës

Viti i ri akademik në Shqipëri nis mes problemeve, sidomos për studentët e mjekësisë.

Pas problemeve për të gjetur një dhomë konvikti, tashmë studentëve i duhet të presin në rradhë të gjata për të siguruar një uniformë.

Ku përpos të tjerave mënyra e dorëzimit nga persioni përgjegjës lë shumë për të dëshiruar, ndërsa studentët zgjasin duart kush e kush të kapi i pari një uniformë, personi përgjegjës i fluturon ato në ajër, pa asnjë rradhë.

Studentët të detyruar të qëndrojnë grumbull duke shtyrë për të arritur të sigurojnë uniformën e tyre.

https://

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

SPAK nis hetimin për gjurmimin e pasurisë së Saimir Tahirit, zbulohen detajet

Saimir Tahiri ende nuk e kishte lënë qelinë e burgut, kur SPAK çeli një hetim të ri për ish-ministrin e Brendshëm. Këtë herë prokurorët specialë nisën gjurmimin e pasurisë së Tahirit, pas sinjalizimit të një banke të nivelit të dytë për një transfertë monetare.

Burime nga Prokuroria e Posaçme mesohet se po mblidhen të dhëna brenda dhe jashtë vendit për të gjurmuar pasurinë e Saimir Tahirit dhe për të parë nëse ka fshehje apo elementë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Vendimi i formës së prerë për dënimin me 3 vite e 4 muaj për “shpërdorim detyre” ndaj Tahirit u dha më 4 shkurt 2022. Ndërkohë 1 vit e 4 muaj më pas ish-Ministri i Brendshëm u lirua nga burgu pas dy eksperitzave mjeko-ligjore që arsyetonin përse ai nuk mund të qëndronte më pas hekurave për pjesën e mbetur të dënimit.

Armando Broja e nis titullar te Chelsea, shënon gol dhe largohet nga fusha me mjekët

Armando Broja u rikthye të luajë titullar pas shumë kohësh mungesë për shkak dëmtimi dhe udhëhoqi Chelsean drejt fitores së dytë në kampionat, më shumë se një muaj pas asaj të parës ndaj Lutonit më 25 gusht.

Sulmuesi 22-vjeçari shqiptar bëri një ndeshje mjaft të mirë dhe shënoi golin e dytë për blutë e Londrës në minutën e 19’, teksa qëndroi në fushë për 64 minuta, kur edhe u zëvendësua nga Sterling e la fushën me ndihmën e mjekëve.

Nuk dihet ende nëse ishte një tjetër dëmtim, apo thjesht një masë sigurie e sulmuesit, për të mos rrezikuar më shumë, teksa vlen të theksohet se për derbin e Londrës, Broja u vlerësua me notën 7.2 nga sajti i specializuar ‘SofaScore’.

Sulmuesi shqiptar shënoi një gol, shpërdoroi një mundësi të mirë në fillim të pjesës së dytë me kokë dhe krijoi disa mundësi për shokët e skuadrës, duke treguar se ishte në formë mjaft të mirë.

Sulmuesi kuqezi realizoi me sukses 3 nga 4 tentativat për driblim, fitoi 5 nga 7 duelet me kundërshtarët dhe 2 nga tre duelet ajrore, teksa më pas la fushën i shoqëruar nga duartrokitjet e tifozëve të Chelsea-t. /zoom.al/

VIDEO/ Spikeren e lajmeve e kap e qeshura gjatë transmetimit “live”, momenti bën xhiron e rrjetit

Spikerja e njohur gjermane në kanalin ARD Susanna Daubner, e cila drejton lajmet prej 24 vitesh, e ka pasur e qeshura gjatë transmetimit live.

Kolegët e njoftuan nga studio tjetër dhe ajo duhej të lexonte lajmet për samitin e kancelarit gjerman Scholz, por nuk ia doli kurrë.

Shpërthimi i lezetshëm i të qeshurave ka zgjatur për një minutë të tërë dhe, duke gjykuar nga reagimet, ka gëzuar edhe shumë përdorues të rrjeteve sociale.

Më pas, Susana u përpoq t’i shpjegonte Bild se çfarë ndodhi, duke thënë se shkas për të qeshurën ishte pikërisht një kolege e cila foli me gëzim, pas një diskutimi për rregullat e regbit. Megjithatë, ajo theksoi se shumë shikues e kanë kontaktuar për ta falënderuar që “ua ka bërë ditën gaz”.

Parlamenti ukrainas kritikon Elon Musk pasi u tall me Zelenskyn

Parlamenti i Ukrainës dhe kryetari i tij kritikuan miliarderin Elon Musk sot pasi ai postoi një meme në platformën e mediave sociale X, duke tallur thirrjet e Presidentit Volodymyr Zelensky për ndihmë ushtarake nga Perëndimi.

Musk, i cili zotëron SpaceX, i cili ofron shërbime të komunikimit satelitor Starlink që janë jetike për përpjekjet e mbrojtjes së Ukrainës, ndonjëherë ka zemëruar Kievin me komentet e tij që nga pushtimi rus i Ukrainës shkurtin e kaluar.

Herët këtë mëngjes, Musk postoi një meme në platformën X, dikur Twitter, ku tregonte Zelensky duke menduar me mbishkrimin e mëposhtëm: “Kanë kaluar pesë minuta dhe ju ende nuk keni kërkuar një miliard dollarë ndihmë”.

Kryetari i parlamentit ukrainas, Ruslan Stephanchuk, iu përgjigj shakasë së Musk me postimin e tij në X.

“Rasti kur Elon Musk u përpoq të pushtonte hapësirën, por diçka shkoi keq dhe në 5 minuta ai ishte në grusht i nervozuar,” shkroi ai, me sa duket duke iu referuar lëshimit të dështuar të raketës së SpaceX në prill.

Parlamenti ukrainas në faqen e tij zyrtare X e akuzoi Musk-un për përhapjen e propagandës ruse, duke postuar meme-në e tij me një foto të Musk me mbishkrimin e mëposhtëm se “Kanë kaluar pesë minuta dhe ju ende nuk keni përhapur propagandën ruse”.

Udhëheqësi ukrainas dhe ndihmësit e tij kryesorë u kanë bërë thirrje aleatëve të tyre gjatë gjithë luftës për miliarda dollarë ndihmë ushtarake për të kundërshtuar dhe zmbrapsur pushtimin rus.

Këshilltari i presidentit ukrainas Mykhailo Podoliak, i cili ka kritikuar disa nga deklaratat e Musk në të kaluarën, tha në një postim në X se heshtja ose ironia për Ukrainën i shërben propagandës ruse.

Fatkeqësisht, jo të gjithë dhe jo gjithmonë, ndërsa janë figura të rëndësishme në media, por janë mijëra kilometra larg epiqendrës së luftës, janë në gjendje të kuptojnë se çfarë janë bombardimet e përditshme dhe klithmat e fëmijëve që humbin prindërit.

Zyrtarët ukrainas kanë kritikuar më parë Musk gjatë luftës për sugjerimin që Ukraina duhet të konsiderojë heqjen e territorit për paqe, një pozicion që Kievi e ka hedhur poshtë kategorikisht.

Zelensky vizitoi Shtetet e Bashkuara në shtator dhe u takua me zyrtarë të lartë në një përpjekje për të siguruar ndihmë të mëtejshme.

SHBA ka qenë donatori më i madh i Ukrainës që nga pushtimi rus, duke ofruar dhjetëra miliarda dollarë ndihmë ushtarake dhe ekonomike.

Berisha: Nëse shqiptarët nuk ngrihen, Rama do jetë në pushtet deri në 2045

Kryetari i PD-së, Sali Berisha e sheh ndryshimin e pushtetit në sajë të revoltës së qytetarëve.

Në një emision televiziv transmetuar këtë të hënë, Berisha tha se nuk beson që ndryshimi i pushtetit të ndodhë me votë. Kjo pasi sipas tij, qeveria ka ngritur një makineri të tillë që e kontrollon votën masivisht. Madje, shtoi se kontrolli i votës është i niveleve si ato në kohën e diktaturës.

Në këto kushte, sipas kryedemokratit, ndryshimi i pushtetit mund të vijë përmes revoltës qytetare në formën e protestave.

Berisha ndërkohë, tha se opozita për protesta dhe u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen.

Në të kundërt, paralajmëroi se “nëse shqiptarët nuk ngrihen, Edi Rama do jetë (në pushtet) deri në vitin 2040-2045”.

Aksion ‘blic’ në Vlorë, Forcat operacionale dhe FNSH kontrolle në lagjet kryesore

Një aksion po zhvillohet nga Policia e Vlorës, Forcat operacionale dhe FNSH mbrëmjen e kësaj të hëne. Mësohet se po ushtrohen kontrolle në disa akse dhe lagje kryesore të qytetit të Vlorës.

Qëllimi i kontrolleve është që të goditen persona që mbajnë armë pa leje apo armë të ftohta dhe personat në kërkim. Në ‘sitë’ janë mjetet luksoze dhe ato me xhama të zi.

Kontrollet kanë vijuar edhe në lokalet e brendshme në çdo lagje të qytetit. Deri më tani nuk raportohet për asnjë të arrestuar. Priten zhvillime të mëtejshme në vijim.

NYT nxjerr pamjet satelitore: Rusia po teston një raketë të re bërthamore

Imazhet satelitore dhe të dhënat e aviacionit amerikan sugjerojnë se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për të testuar një raketë me energji bërthamore, por edhe mund ta ketë testuar së fundmi një të tillë me një rreze prej mijëra miljesh. Lëvizjet e avionëve dhe automjeteve brenda dhe pranë një baze në rajonin e largët të Arktikut duket se janë të ngjashme me përgatitjet e testimit të raketës Burevestnik ose SSC-X-9 Skyfall në vitin 2017 dhe 2018.

NYT ka bërë një krahësim të pamjeve satelitore. Avionët amerikanë të vëzhgimit kanë pikasur një alarm në zonë gjatë dy javëve të fundit sidomos për pilotët rusë që janë paralajmëruar të shmangin hapësirën ajrore aty pranë. Rusia ka kryer 13 teste në të kaluarën midis viteve 2017 dhe 2019. Të gjitha ishin të pasuksesshme, sipas një raporti nga Nisma e Kërcënimit Bërthamor, një organizatë jofitimprurëse e fokusuar në kontrollin e armëve. Fatkeqësisht këto teste mund të jenë edhe vdekjeprurëse. Një raketë e lëshuar në vitin 2019 u rrëzua dhe shpërtheu gjatë përpjekjes për rikuperim duke vrarë 7 persona, sipas zyrtarëve amerikanë.

“Është e rrezikshme në fazën e testimit dhe zhvillimit” – tha Daryl G. Kimball, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Kontrollit të Armëve. Nuk është e qartë nëse Burevestnik është testuar përsëri që nga viti 2019, por edhe nese do të kishte pasur një testim të suksesshëm, “ajo do të ishte ende vite larg pwrdorimit nw terren”, shtoi zoti Kimball.

Në testet e mëparshme, raketa nuk dot arriti të fluturojë në një distancë pranë rrezes së projektuar nw rreth 14 000 milje. Zyrtarët amerikanë vlerësuan se gjatë fluturimit të saj më të suksesshëm testues, që zgjati pak më shumë se 2 minuta, raketa fluturoi 22 milje përpara se të rrëzohej në det. Në një provë tjetër, reaktori bërthamor i raketës dështoi të aktivizohej, duke bërë që ajo të rrëzohej vetëm disa milje nga vendi i lëshimit.

Që një provë të ketë sukses, reaktori bërthamor i raketës do të duhet të niset në fluturim, në mënyrë që raketa të mund të qëndrojë më shumë në ajër. Raketa mund të mbajë një kokë luftarake konvencionale, por në praktikë, ka të ngjarë të mbajë edhe një ngarkesë bërthamore, megjithëse më të vogël se shumica e armëve të tjera me aftësi të tillë. Nëse përdoret në kohë lufte, raketa mund të ketë potencialin për të shkatërruar zona të mëdha urbane dhe objektiva ushtarake.

Rusia ka treguar pak për dizajnin specifik të raketës Burevestnik. Presidenti Vladimir Putin ka thënë se ajo është me energji bërthamore. Raketa mendohet të lëshohet nga një motor rakete me lëndë djegëse të ngurtë përpara se një reaktor i vogël bërthamor të aktivizohet gjatë fluturimit duke lejuar që raketa të qëndrojë në ajër për një kohë të pacaktuar.

Burevestnik është një nga 6 armët strategjike, bashkë me raketën balistike Kinzhal dhe automjetin hipersonik avangard, që Putin prezantoi në një fjalim të vitit 2018. Ai pohoi se armët mund të mposhtin dhe manovrojnë mbrojtjen aktuale të SHBA. Duke iu drejtuar Perëndimit, ai tha: “Ju keni dështuar të frenoni Rusinë”.

NYT ka analizuar imazhet satelitore para dhe pas. Imazhet e marra mëngjesin e 20 shtatorit tregojnë shumë automjete të pranishme në një platformë lëshimi në bazë, duke përfshirë një kamion me një rimorkio që duket se korrespondon me dimensionet e raketës. Një strehë që zakonisht mbulon vendin specifik të nisjes ishte zhvendosur rreth 50 metra. Nga pasditja, rimorkio ishte zhdukur dhe streha u zhvendos përsëri në pozicionin e saj origjinal.

Imazhet e shkrepura më 28 shtator tregojnë se platforma e nisjes është sërish aktive, me një rimorkio të ngjashme të pranishme dhe strehën përsëri të tërhequr.

Më 31 gusht, autoritetet ruse lëshuan një njoftim aviacioni për një “zonë të përkohshme rreziku”, duke këshilluar pilotët të shmangnin një pjesë të detit Barents dhe 12 milje nga vendi i nisjes, i njohur si Pankovo. Njoftimi që atëherë është zgjatur disa herë. Të dielën u tha se njoftimi ishte shtyrë deri më 6 tetor. Rusia lëshoi një njoftim të ngjashëm edhe përpara një testimi të Burevestnik në 2019-ën.

Për më tepër, dy avionë rusë të përdorur posaçërisht për mbledhjen e të dhënave nga lëshimet e raketave u parkuan rreth 100 milje në jug të vendit të lëshimit në fillim të gushtit, në bazën ajrore Rogachevo.

Edhe kjo është vënë re nga imazhet satelitore. Avionët janë në pronësi të Rosatom, kompanisë ruse të energjisë atomike. Ata qëndruan në atë bazë të paktën deri më 26 shtator. Gjatë testeve të raketës Burevestnik në vitin 2018, në afërsi ishin edhe avionë të të njëjtit lloj. Aktiteti i shtuar në zonë u vu re edhe nga një avion zbulues i Forcave Ajrore të SHBA që ka kryer dy misione në brigjet e ishullit Arktik më 19 dhe 26 shtator.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje për NYT. Ekspertët thonë se raketa është e rrezikshme jo vetëm në aftësinë e saj për të mbajtur një kokë të fuqishme bërthamore, por për potencialin e saj për të çliruar emetime të dëmshme radioaktive nëse do të shpërthente ose do të keqfunksiononte gjatë një prove.

Nëse vihet në përdorim, Burevestnik do të konsiderohej pjesë e arsenalit bërthamor të Rusisë duke e bërë atë subjekt të një traktati për reduktimin e armëve bërthamore që Moska nënshkroi në vitin 2011. Kjo marrëveshje kufizon numrin total të kokave bërthamore. Por me traktatin, i njohur si “START i ri” dhe që skadon në shkurt 2026, raketa mund të bëhet “përparësi në një garë të pakontrolluar armatimi” nëse asnjë marrëveshje e re nuk do të zëvendësonte traktatin që skadon. Në fund të fundit një test i raketës do të ishte një “shenjë se Rusia po lëviz në drejtimin e gabuar” – tha Kimball.

Vrasja e 50-vjeçares shqiptare në Greqi e qëllimshme? Çfarë dyshon policia

Vdekja e 50-vjeçares shqiptare në Greqi pak ditë më pare, vijon të jetë kryefjala e mediave, teksa detaje të reja dalin në dritë.

50-vjeçarja ka qenë duke pastruar një grirëse mishi në një kasap kur papritur makineria është ndezur dhe i ka marrë jetën.

Mediat raportojnë se policia po heton për një vrasje me dashje, për shkak se dikush e ka vënë në punë makinërinë që gruaja po pastronte, në një kohë kur ajo nuk duhet të ishte ndezur.

Në fillim makineria i ka kapur flokët gruas shqiptare dhe më pas pjesën e qafës.

Deri më tani raportohet se është një ngjarje aksidentale, që dikush ka ndezur makinerinë që zonja po pastronte. Por hetimi po bëhet nëse ka qenë vrasje me dashje, pasi makineria nuk duhet të ishte e ndezur në atë moment.

Pronari ku punonte shqiptarja u arrestua për shkelje të ligjeve të punës dhe vrasje nga pakujdesia por më pas u lirua.

Vuçiçin se mbajnë nervat pas pyetjeve të gazetares së CNN

Christiane Amanpour, gazetarja e njohur e CNN intervistoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Vuçiç pranoi se trupat ushtarake janë tërhequr nga kufiri mes dyja vendeve, pas thirrjeve nga SHBA dhe BE, teksa u justifikua me faktin se për manovrat ushtarake vendosin drejtuesit e ushtrisë dhe jo ai.

Vuçiç tha se kurrsesi nuk dëshiron një luftë me Kosovën, pasi do të ishte një konflikt me NATO-n. “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar tani. Ne duam të shohim një prani më të madhe të KFOR-it në Kosovë”, u shpreh presidenti serb.

Pyetjes së Amanpour nëse organizatori i sulmit në Banjskë, Milan Radojçiç, do të vihej para drejtësisë, Vuçiç u përgjigj duke thënë se drejtësia do të bëjë punën e saj, por pa konfirmuar nëse do ta dorëzojë atë tek autoritet e Kosovës.

“Problemi është se serbët donin të mbroheshin dhe unë nuk do të mbroj vrasjen e një polici shqiptar, nuk e bëra. E dënova”, nënvizoi Vuçiç.

Ai akuzoi Prishtinën se po kryen “spastrim gradual etnik” në veri, për të cilin Amanpour tha se Bashkimi Europian dhe SHBA nuk pajtohen me këtë vlerësim. Ajo i ka kujtuar Vuçiçit se pas negociatave në Ohër ka thënë se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen sepse “i dhemb krahu”, dhe e ka pyetur nëse ka ende dhimbje apo është gati për marrëveshje, për të cilën Vuçiç ka thënë se Serbia është konstruktive dhe këtë e kanë thënë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak.

Në një moment, Amanpour i përmend president serb se zakonisht flet ndryshe për ndërkombëtarët dhe ndryshe për popullin serb, konstatim i cili irritoi pa masë Vuçiçin që tentoi ta korrigjonte gazetaren e CNN.

“Kam bërë gjithçka që u kam thënë miqve tanë nga SHBA-ja dhe BE-ja se do të bëj, dhe ekziston kushtetuta e Serbisë dhe duhet ta respektoj atë”, tha Vuçiç.

Duke u krenuar që në takimin e fundit në Bruksel doli pala konstruktive, ai tha se kishte vendosur një ofertë në tryeze për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se do të zbatonte çdo pikë të marrëveshjes së normalizimit, nëse Kosova formon asociacionin.

Një tjetër pyetje që irritoi Vuçiçin, ishte ajo e raporteve me Millorad Dodik, me Amanpour që kërkoi përgjigje nëse qëndronte Vuçiç pas tensioneve te fundit në Bosnje dhe Hercegovinë, ku Republika Srpska kërcënon me shkëputje.

“Mos fusni fjalë në gojën time që s’i kam thënë unë”, u përgjigj Vuçiç, mjaft i irrituar. Në fund u pyet edhe nëse mbështet mesazhin e sportistit Novak Gjokoviç, ku gjatë një eventi shkruajti në kamera “Kosova është zemra e Serbisë”, duke u përgjigjur se është një ide që e përkrah 99% e popullatës në Serbi, duke lënë të kuptohet, përfshirë vetë atë.