zoom

Day ArchiveNgrihet alarmi në Fier, riaktivizohet një vatër zjarri në Darëzezë

Një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në Darëzezë të Fierit, rreth orës 19:00 për shkak të erës së fortë, duke shtuar intensitetin e flakëve.

Situata doli jashtë kontrollit për shkak të flakëve të cilat rritën intensitetin, por u neutralizuan vetëm pas përpjekjeve intensive të forcave operacionale të cilat tashmë janë tërhequr nga terreni në pamundësi operimi.

Pylli me pisha i Darezëzës është pjesë e masivit pyjor mbi 70-vjeçar që ndodhet në bregdetin e Semanit, Darezëzës e Pishporos, me një densitet të lartë, ndërkohë që vetëm gjatë këtyre 5 ditëve është djegur një sipërfaqe prej më shumë se 500 hektarësh.

Gazetari gjerman: Edi Rama kryeministri më i mirë i Serbisë që nga koha e Pashiç

Gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens ka bërë sot një reagim në lidhje me kryeministrin Edi Rama.

Në një reagim në rrjetin social “X”, ai nuk e ka kursyer aspak kreun e qeverisë shqiptare në lidhje me qëndrimet që ka mbajtur pas tensioneve Kosovë-Serbi. Ai e quan Ramën si kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiç.

“Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiç” – shkruan Michael Martens.

Pashiç është një politikan i njohur serb i fundit të shekullit ta XIX dhe fillimit të shekullit XX qe kishte vënë bast për eleminimin e shqiptarëve. Pikërisht për këtë, krahasimi i Martens është tejet therës.

Michael Martens punon që në vitin 2001 në redaksinë e Frankfurter Allgemage Zeitung. Ai ka qenë korrespondent në Beograd në vitin 2002 duke mbuluar Evropën Juglindore. Nga viti 2009 deri në 2018 ai ishte gjithashtu përgjegjës për Turqinë dhe raportoi nga Stambolli dhe prej 2015 nga Athina. Që nga viti 2019, ai ka raportuar për Evropën Juglindore nga Vjena.

Luana Vjollca thyen heshtjen për videon erotike

Teksa bota e showbiz-it u trondit nga një video erotike, në të cilën shfaqej një vajze e re nudo, për të cilën u aludua se ishte Luana Vjollca, ka reaguar vetë kjo e fundit.

Prej ngjashmërisë tejet të madhe me moderatoren, videoja u përhap me shpejtësi në rrjetin e kontakteve, veçanërisht në WhatsApp. Vajza në video, e cila rezulton të ketë një ngjashmëri të frikshme me Luanën, ka një tatuazh në sup.

Përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet me dekoltenë e zbuluar, si për të treguar se ajo nuk ka asnjë tatuazh, e kështu për të hequr çdo dyshim që mund të bjerë mbi të, Luana  shkruan:

“Është e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze, që për gjithçka ka sot, ka vendosur të zgjedhë rrugë tjetër në këtë jetë për t’ia dalë, rrugën e punës.”

Deklaratën e fortë e bëri eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço nga një studio televizive, i cili zbuloi se videoja është gjetur në telefonin e një personi, i cili ndodhet në kërkim nga autoritetet./ Zoom.al

Seks me të burgosurin palestinez: Ushtaret izraelite nuk do të shërbejnë më në burgjet e sigurisë

Ushtaret izraelite do të ndalohen të shërbejnë si gardiane në burgjet e sigurisë së lartë pas akuzave për marrëdhënie seksuale me një të burgosur palestinez.

Mediat izraelite thonë se një ushtare pranoi se kishte pasur intimitet fizik me një palestinez që thuhet se kishte kryer një sulm vdekjeprurës ndaj qytetarëve izraelitë.

Gruaja mendohet se ka qenë në shërbimin ushtarak, i cili është i detyrueshëm për shumicën e izraelitëve.

Gratë duhet të shërbejnë për të paktën dy vjet dhe burrat për afro tre vjet.

Emri i ushtares dhe i të burgosurit që vuan dënimin e përjetshëm nuk bëhet i ditur.

Gjykata që shqyrtoi çështjen urdhëroi që detaje të tjera, përfshirë vendndodhjen e burgut, të mos zbuloheshin.

Mediat izraelite raportuan gjithashtu se gjatë marrjes në pyetje, ushtarja –e cila është arrestuar – pretendoi se katër gra të tjera kishin pasur gjithashtu marrëdhënie intime me të njëjtin burrë.

I burgosuri palestinez u transferua nga qelia e tij në një krah të veçuar përpara marrjes në pyetje, tha Shërbimi i Burgjeve të Izraelit.

Të premten, shefi i Burgjeve, Katy Perry dhe ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, njoftuan se ushtaret nuk do të shërbenin më në burgjet e sigurisë së lartë ku mbahen “terroristët” palestinezë.

Mediat izraelite cituan Ben-Gvir të thoshte se deri në mesin e vitit 2025 “asnjë grua e vetme ushtare nuk do të mbetej në kahun e të burgosurve për çështje sigurie”.

Ka pasur thirrje të përsëritura që shërbimi i ushtareve femra izraelite në burgjet izraelite të sigurisë së lartë të ndërpritet. Megjithatë, më parë këto ngecën për shkak të mungesës së personelit për t’i zëvendësuar.

Vitin e kaluar, ministrat izraelitë urdhëruan një hetim pas një skandali në një burg, në të cilin pretendohej se të dënuarit palestinezë kishin sulmuar dhe përdhunuar ushtarët femra që shërbenin si roje burgu dhe se disa oficerë të lartë burgu i kishin “përdorur” rekrutet për të qetësuar të burgosurit.

FNSH zbarkon në Vlorë, kontrolle në lokale e lagje për armë dhe persona në kërkim

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), bashkë me efektivët e Policisë së Vlorës po kryejnë kontrolle të imtësishme në hyrje të qytetit bregdetar.

Raportohet se në fokus të kontrolleve, janë automjetet me xhama të zinj. Ndërkohë, kontrollet po kryhen edhe për persona të dyshimtë, për të shpallurit në kërkim apo edhe që lëvizin me armë.

Deri në këto momente, konfirmohet se qëllimi mbetet kontrolli, ndërsa nuk ka ende info për të shoqëruar apo të ndaluar.

FOTO/ Fero i kërkon publikisht dhe një mundësi të fundit Arbenitës: Të lutem, kthehu

Reperi i njohur Fero, i cili ka hequr dorë nga muzika, pasi doli nga burgu për shkak të dhunës ndaj nënës së fëmijës së tij Arbenitës, përmes një mesazhi publik, i kërkon kësaj të fundit dhe një mundësi të dytë.

Fero i kërkon falje për atë çfarë e ka bërë të kaalojë, ndërsa thekson se fakti që i ka hyrë fesë myslimane dhe ka ndryshuar, i detyrohet asaj.

“Të lutem, ktheu”, shkruan Fero ndër të tjera.

Mesazhi i Feros:

“Të lutem, ktheu”, shkruan Fero ndër të tjera.

Gruaja ime e dashur, kete mesazh ia dedikoj zemres sate. U be kohe e gjate qe kur marrdhenia jone pesoi ulje-ngritje. Zbraztesine qe me jep kjo gjendje jam perpjekur ta kaloj me optimizem qe nje dite komunikimi mes nesh do te permiresohet…

Eh sa merzitem kur nuk me flet dhe ne momentin qe me flet demonstron doza urrejtje. Te kuptoj fare mire, ke arsye per tu sjelle ashtu.

Me beso qe sa here mendoj kush kam qene dhe cfare kam bere kundrejt teje, shqetesohem, merzitem teper.

Pertej te gjithave dua te te falenderoj thellesisht nga zemra qe u bere shkak per ndryshimin tim, kete ndryshim rrenjesor qe i dha kuptim dhe ngjyra jetes sime. Jam shume i vertete kur them qe ti je shkaku dhe arsyeja e ketij ndryshimi.

Pas gjithe atyre vuajtjeve shpirterore te maskuara me lumturi te rrejshme, pas atij depresioni te kamufluar buzeqeshje, une gjeta paqen shpirterore ne praktikimin e fese. Prehjen shpirterore per te cilen luftova vite e vite, e gjeta te kthimi kah Krijuesi im.

Do te jem falenderues deri ne frymemarrjen e fundit per gjithe ato qe te permenda e te tjera qe i di Ai larte, por te siguroj qe pas gjithe kesaj lumturie dhe qetesie shpirterore qe gjeta tek te jetuarit per Allah, jane vetem 2 gjera qe me mungojn thellesisht ne jeten time, me mungon ti dhe vajza jone. Te kerkoj falje me gjithe zemer.

Te kam treguar shume here qe jam penduar me shpirt dhe ndiej keqardhje per te kaluaren time por ti ende nuk beson. Per shkak te keqardhjes qe me shoqeron lidhur me te kaluaren time, dua ta bej publike kete kerkimfalje.

Ti ke bere shume, me ke dhene shum mundesi pas gjithe atyre gabimeve qe kam bere ne kohen kur nuk kam qene vetvetja, tani te kerkoj mundesine e fundit. Me kete mesazh nuk dua te them “rikthehu”, por lutem qe ti te rikthehesh.

Efi lë pas famën dhe dashurinë, planet për jetën e re në Francë

Që pas përfundimit të “Big Brother”, ndryshe nga ish-banorët e tjerë, Efi zgjodhi që të tërhiqej disi nga zhurma mediatike. Daljet e saj publike kanë qenë të rralla dhe të përqendruara vetëm sa u përket projekteve të saj.

Përgjatë gjithë verës e pamë teksa shijonte pushimet, duke zgjedhur mos të përzihej më në atë çfarë ndodhi në “Big Brother”. Pas disa muajsh, ajo bëri daljen e saj publike, ku dhe për herë të parë foli për miqësitë e lojës, por edhe projektet e reja.

Ajo tregoi se me kë e ka ruajtur marrëdhënien pas përfundimit të lojës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Me thënë të drejtën, dy kisha njerëz më të afërt atje në shtëpi, Luizin dhe Kiarën, por nuk kemi folur me asnjërin që nga fundi i lojës. Kam dashur t’i mbyll komplet zërat rreth ‘Big Brother’”, u shpreh Efi.

Më tej, ajo habiti opinionin publik, teksa u shpreh se do të shpërngulej për të jetuar në Francë, duke lënë pas gjithçka që kishte përjetuar në televizion. Më tej, ajo ka zbuluar se ka refuzuar që të marrë pjesë në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, ku Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë protagonistët kryesorë, pasi roli që i ofruan ishte i parëndësishëm.

Më ka ardhur por nuk më tërheqin shumë. Nuk dua thjesht të futem dhe kaq. Dua që vërtet të më pëlqejë diçka që ta bëj. Më erdhi një propozim por që absolutisht që nuk e pranova pasi ishte një gjë shumë e vogël, pra një rol i parëndësishëm”, u shpreh Efi.

Teksa u pyet nga moderatorja se a do luante krah Luizit dhe Oltës, ish-banorja tha: “Puna është punë”.

Duket se pasi provoi famën në vendin tonë, Efi ka vendosur të nisë një jetë të re në Francë. Nuk dihet ende nëse do të largohet për një projekt pune, apo thjesht për të ndryshuar ambient, pasi vetë, ish-finalistja ka zgjedhur mos të thotë asgjë më shumë sesa faktin që po largohet. Kujtojmë se ky largim nga vendi, vjen edhe pak kohë pas lajmit se tashmë ishte ndarë nga i dashuri i saj.

Gjatë eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes ka rrëfyer se është në një lidhje dhe se i dashuri i saj ishte me profesionin ekonomist dhe se ajo e thërriste “Genco”. Por, në momentin e rifutjes për herë të dytë në BB VIP, në media u aludua se romanca mes tyre kishte marrë fund, nisur dhe nga fakti se ajo nuk e përmendi më.

Por, duket se diçka të vërtetë ka, pasi Efi duket se i shmanget pyetjes në lidhje me të dashurin e saj. Ajo ka marrë një pyetje për të dashurin dhe gjatë një bisede virtuale të zhvilluar me ndjekësit e saj në “Instagram”.

“Je e lumtur me çdo gjë që deri tani çfarë ke arritur? Dhe a je akoma me të dashurin?”, është pyetje që ndjekësja i drejton Efit. Kjo e fundit i jep më së shumti përgjigje pyetjes së parë, por nëpërmjet saj na jep përgjigje me mesazhe të koduara dhe për pyetjen e dytë, siç janë fjalët “cikël i ri” apo “gjëra të këqija”.

“Normal që jam pafund e lumtur, por mund të themi se tani është një cikël i ri i jetës, që do të thotë, në momentin që ti e arrin diçka, për mua aty nis gjithçka, nuk është ajo rruga deri tek arritja, është rruga që ti do bësh për ta mbajtur të gjithë këtë. Kështu që, ka të mira, por ka edhe gjëra të këqija”, shprehet Efi.

Kujtojmë se gjatë verës, Efi udhëtoi drejt jugut të Francës, për të kaluar disa ditë pushime. E vetëm pak muaj më pas vjen edhe ky largim, që pritet të ndryshojë jetën e saj. Mbetet për t’u parë nëse ajo do të tërhiqet edhe nga rrjetet sociale, duke mbyllur kapitullin me famën, apo do të vijojë të jetë aktive në rrjetet sociale, ku si ka deklaruar vetë nuk dëshiron të flasë për “Big Brother”, apo për miqësitë e krisura aty brenda.

Vijojnë kontrollet në veri, gjendet një tjetër arsenal armësh e pajisje ushtarake

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë sekuestruar edhe një tjetër sasi e konsiderueshme e armësh, municione dhe pajisjeve të ndryshme ushtarake në Zveçan.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se sot është bërë kontrolli i terrenit që përfshin fshatin Brezne – Zveçan. Bëhet me dije se armët janë gjetur në pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar sulmuesit.

Policia njofton se janë konfiskuar antiplumb, karikator me 30 fishek, kapelë dhe doreza, maskë ngjyrë e gjelbërt, maskë tjetër, antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek, çantë e vogël për brez, pjesë e sipërme e uniformes, antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek, armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek, një rrip, dy karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek, gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore, armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë me një karikator me 30 fishek, armë e gjatë me një karikator me 30 fishek, radio lidhje motorol, zollë, kapelë ngjyrë ushtarake, një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek, një karikator, radio lidhje, xhakete shiut dhe një pako me cigare.

Policia e Kosovës vijon prej ditësh kontrollin në territorin e komunave të pakicave serbe, pas sulmit terrorist në Banjskë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovë:

Sekuestrohen edhe një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme ushtarake

Prishtinë, 30 shtator 2023

Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe aktiviteteve policore, pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, ka vazhduar kontrollin dhe krehjen e terrenit të asaj zone, e cila ishte shfrytëzuar nga sulmuesit terrorist.

Sot me datën 30.09.2023, është bërë kontrolli i terrenit që përfshin fshatin Brezne – Zveqan, pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar sulmuesit, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake.

Sendet e gjetura dhe sekuestruara janë evidentuar sipas gjetjes në terren, e të cilat janë si në vijim:

# antiplumb,
# karikator me 30 fishek,
# kapelë dhe doreza,
# maskë ngjyrë e gjelbërt,
# maskë tjetër,
# antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek,
# çantë e vogël për brez,
# pjesë e sipërme e uniformes,
# antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek,
# armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek,
# një rrip, dy karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek,
# gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore,
# armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,
# armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,
# armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,
# armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,
# radio lidhje motorol,
# zolle,
# kapelë ngjyrë ushtarake,
# një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek,
# një karikator,
# radio lidhje,
# xhakete shiut,
# një pako me cigare,

Pas dokumentimit dhe paketimit, të gjitha provat materiale janë tërhequr nga ana e forenzikes, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues dhe ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim.

VIDEO | Çekiçi gjen golin e parë në Turqi pas një pritje të gjatë, por nuk mjafton

Endri Çekiçi ka arritur që të gjejë golin e parë në Turiq me ekipin e Pendikspor në Ligën e Parë turke.

Trabzonspor kaloi në avantazh pas 3 minutash, ndërsa në minutën e 27’ dyfishuan shifrat.

Në aksionin e radhës të rrezikshëm Pendikspor rihapi sfidën me Çekiçin duke shënuar për 2-1.

Në minutën e 36 të takimit, i gjetur para portierit kundërshtar, Çekiçi e shtyu topin në rrjetë edhe me pak fat.

Futbollisti i Trabzonspor e ka arritur topin, por nuk ka mundur që ta largojë atë.

GOL! Trabzonspor 2-1 Pendikspor  36' Endri Çekici pic.twitter.com/vlUnFjmc0A

— GNÇ1 (@TGeri0) September 30, 2023

Ky gol është tepër i rëndësishëm për Çekiçin, pasi herën e fundit që kishte realizuar ishte 16 shtatori i vitit 2022, atëherë kur luante për Konyaspor kundër Galatasaray.

Në pjesën e dytë rezultati mbeti i pandryshuar dhe gjithçka u mbyll 2-1. /zoom.al/

Muriqi shënon sërish në La Liga, ndëshkon skuadrën e Balliut

Pas golit kundër Barcelonës, Vedat Muriqi gjen sërish rrugën e rrjetës në ndeshjen që Mallorca po luan në transfertë ndaj Rayo Vallecanos së Ivan Balliut.

Ishin pikërisht vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Garcias në minutën e katërt të ndeshjes.

Gjithsesi festa nuk zgjati shumë sepse një minuta para se të mbyllje pjesa e parë, sulmuesi i Kosovës barazoi shifrat.

Muriqi po kalon një formë të shkëlqyer dhe ky ishte goli i katërt radhazi në La Liga për 29-vjeçarin. /zoom.al/