Aplikacion
Pasi seriali i suksesshëm “Suits”, ku luajti Meghan Markle, para se të martohej me Princin Harry, hyri në platformën e Netflix, ai ka qenë vazhdimisht ndër më të pëlqyerit dhe si rrjedhojë skenat e tij të dashurisë kanë dalë sërish në plan të parë. Sigurisht, këto skena nuk janë të preferuarat e bashkëshortit të saj.
Princit Harry i është kërkuar të flasë për këtë temë në të kaluarën, kur ai ishte ende i lidhur me Pallatin Buckingham, kështu që reagimi i tij ishte më i “matur”. Tani ka dalë ajo që Harry kishte shkruar për skenat e dashurisë së Meghan Markle.
“Bëra gabim, pasi kërkova në Google dhe pash disa nga skenat e saj seksi në internet”, shkruante ai në librin e tij më të shitur Spare, i cili zbuloi incidente pak të njohura nga jeta e tij dhe e familjes mbretërore britanike.
“Nëse do ta kisha parë atë dhe një kolegun e saj duke shkuar me njëri-tjetrin në një zyrë do të duhej terapi me elektroshok për të hequr ato imazhe nga koka ime. Nuk kisha nevojë të shihja gjëra të tilla”, shkroi Princi Harry.
Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e reperit Tupac ShakurPolicia e Las Vegas ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e reperit Tupac Shakur, e cila ka mbetur e pazbardhur prej 27 vitesh.
Dwayne Davis u arrestua të premten në mëngjes, sipas dy zyrtarëve të cituar nga Associated Press. Davis ka qenë prej kohësh i njohur për autoritetet, pasi ka pranuar në intervista se ai ishte në Cadillac-un nga i cili u qëllua për vdekje reperi.
Në qershor, Departamenti i Policisë së Las Vegasit njoftoi se kishte lëshuar një urdhër kërkimi për rastin. “LVMPD mund të konfirmojë se një urdhër kërkimi është dorëzuar në Henderson, Nevada më 17 korrik 2023, si pjesë e hetimit në vazhdim për vrasjen e Tupac Shakur,” tha policia e Las Vegas në një deklaratë.
Shefi i policisë së Las Vegasit, Jason Johanson, tha për Las Vegas Review Journal në atë kohë se detektivët po punonin sërish për çështjen e pazgjidhur.
“Është një rast që ka mbetur i pazgjidhur dhe shpresojmë se një ditë do të mund ta ndryshojmë atë”, tha ai për gazetën në atë kohë.
Tupac po shkonte në një klub nate pas një ndeshje të boksierit Mike Tyson me bashkëthemeluesin e Death Row Records, Suge Knight. Ndërsa BMW-ja luksoze e dy burrave priste në semafor, një Cadillac i bardhë shkoi pranë tyre dhe një person i armatosur i panjohur qëlloi 14 herë. Shakur u qëllua katër herë dhe vdiq më 13 shtator 1996.
Edhe pse nuk u arrestua kurrë, i afërmi i Davis Orlando Anderson u konsiderua i dyshuari kryesor. Anderson, një anëtar i bandës Crips, kishte konflikt me Tupac. Dy vjet më vonë ai u vra gjithashtu nga një bandë rivale.
Shakur, një nga reperët më të njohur të hip-hop-it, ishte vetëm 25 vjeç kur vdiq. Reperi shiti më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën.
Çudit Linda Halimi: Një shtëpi e kam blerë falë fitimeve nga “Tik Tok”Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, këto ditë është kthyer nga Amerika në Kosovë.
Ajo ka qëndruar për të realizuar tri klipe të këngëve të saj të reja, të cilat do të publikohen së shpejti.
Linda është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale.
Ajo veçanërisht ka një hapësirë të dedikuar të kohës së saj në TikTok, ku shpesh futet live për të diskutuar tema nga më të ndryshmet me ndjekësit e saj.
E duke qenë se TikTok është një rrjet social me pagesë, këngëtarja nga Vitia ka treguar se ka arritur që deri tani të fitojë një shumë të konsiderueshme nga kjo platformë.
“Pagesat në TikTok merren më shumë përmes live. Unë futem live-strem. Mund ta them me modesti që një shtëpi e kam blerë nga live-streaming”, ka thënë Linda Halimi.
Ajo tregoi se ka marrë ftesë prej dy vitesh për të qenë pjesë e formatit shumë të përfolur, Big Brother VIP, por që për arsye familjare e kishte refuzuar ftesën.
Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në New York, stuhitë i kthejnë rrugët në lumenj (VIDEO)New York është përfshirë nga reshje të shumta shiu ditën e sotme, duke u kthyer në një kërcënim për 25 milionë banorë të qytetit.
Sipas asaj që shkruan CNN-it, shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje duke pezulluar qarkullimin në disa akse rrugore, vonesa në fluturime, si dhe shërbimin e metrosë në Brooklyn. Po ashtu u përmbyt një shkollë në Brookyn ku autoritetet u detyruan të evakuonin nxënësit.
Guvernatori i New Yorkut, Kathy Hochul shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qytetin e Nju Jorkut, Long Island dhe Luginën Hudson mëngjesin e sotëm. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe krytari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, i cili në një konferencë për shtyp tha se “Gjendja është e rrezikshme, ndërsa priten reshje shiu në orët në vijim”.
Megjithatë nuk raportohet për humbje njerëzore, përveç se atyre dëmeve materiale.
SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me KosovënKoordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.
“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.
Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.
“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimi [i grumbullimit të trupave ushtarake serbe], nuk mund ta them tani”, tha ai.
Megjithatë, Kirby tha se “madhësia” e trupave të grumbulluara është destabilzuese.
Kirby tha se gjatë bisedës që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi më herët gjatë ditës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që Serbia të ulë tensionet.
Kirby tha se incidentet e dhunshme, sikurse ai i majit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe ai në Banjskë, paraqesin rrezik jo vetëm për personelin e sigurisë së Kosovës, por edhe të NATO-s.
“Ky cikël shqetësues i dhunës është përkeqësuar”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më herët ka kërkuar që autorët e krimit të “mbahen përgjegjës përmes një procesi transparent të hetimit”.
Vuçiq, ndërkaq, më herët tha se Blinken ka paralajmëruar masa ndaj Serbisë.
Kosova ka thënë se rreth 30 sulmues të maskuar dhe armatosur kanë sulmuar Policinë në Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Gjatë përleshjeve të grupit të armatosur me Policinë në manastirin e Banjskës, kanë mbetur të vrarë edhe tre sulmues.
Kosova e ka cilësuar sulmin si terrorist dhe ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për Serbinë, lidhur me rolin e saj në këtë sulm.
Serbia ka mohuar çdo përfshirje.
Më 29 shtator, Millan Radoiçiq, që tha se po jep dorëheqje nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – përmes avokatit të tij e pranoi se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.
Më herët, autoritetet në Kosovë kanë publikuar dëshmi, sikurse një video të incizuar me dron, ku shihej Radoiçiqi i armatosur dhe i veshur me uniformë në Banjskë./REL
Cilët autorë implikon Artan Tafani në disa nga vrasjetPër ngjarje të ndryshme kriminale të ndodhura në harkun kohor të 5 viteve nga viti 2018 – 2023 policia ka shkuar deri në emrat e autorëve edhe para pendimit të Artan Tafanit.
Në momentin e operacionit 5 prej të dyshuarve ishin në burg. Por në ndryshim nga Tafani ata pranuan të kryenin dënimin për veprat për të cilat dyshoheshin dhe nuk treguan për krime të tjera ku ishin implikuar
Në ambientet e burgut Fatjon Veliu, Idriz Manej, Ligor Romaçka, dhe Lulëzim Spahia mësuan se bashkëpunëtori i tyre në krime ishte thyer para policisë dhe kishte folur për krime që ata besonin se nuk do të zbardheshin.
Për vrasjen e Fridman Xhaferrit ndodhur më 2 qershor të vitit 2021 nga hetimeve 1 vjeçare të policisë u çua në emrat e Lulëzim Spahiut të njohur me nofkën Arapi dhe Kristi Bixhekun, të cilët u vunë në pranga si autorë të torturimit dhe vrasjes së të riut në rezervuarin e Gjançit në Vithkuq të Korçës. Spahiu vijon të letë në burg për këtë vepër penale ndërsa bashkëpunëtori i tij fitoi lirinë për mungesë provash.
Por, zbërthimi i Artan Tafanit e implikon Bixhekun së bashku me 5 persona të tjerë për vrasjen e Fridman Xhaferrit që dyshohet se ka ndodhur për konfliktet e drogës. Por me shansin që i dha drejtësia duke e lënë të lirë Bixheku duket se e ka shfrytëzuar mirë dhe policia nuk mundi dot ta arrestoje.
Sipas rrëfimit të Artanit, në këtë vrasje ka qenë i implikuar edhe 31-vjeçari Ligor Romaçka dhe 58 vjeçari Idriz Manej të cilët u arrestuan 5 muaj pas vrasjes por për një tjetër vepër penale. Së bashku me një avokat ata tentuan të trafikonin drejt Greqisë 66 kg kanabis. Tashmë përveç këtij dënimi do të përballen edhe me akuzën e vrasjes së Fridman Xhaferrajt. Romaçka është i dyshuar edhe për vrasjen e biznesmenit Selim Çajupi në Tepelenë ku sipas Artan Tafanit, së bashku me Laert Haxhiun dhe 2 persona të tjerë vranë biznesmenin në derë të shtëpisë. Motivet e këtij krimi ende nuk janë zbardhur për policinë.
Në listën e gjatë të krimeve që grupi i Laert Haxhiut ka kryer në 5 vite mbizotërojnë ato të nxitura për shkak të konflikteve mes grupeve kriminale apo konfliktet e drogës. Disa krime të tjera si vrasja e biznesmenit Dikens Halili në Greqi, Biznesmenit Çajup Semimi në Tepelenë dhe organizimi i vrasjes së avokatit Adriatik Guri dyshohet se janë kryer me pagesë, por financuesit kanë mbetur ende enigmë.
FOTO/ Vrau bashkëshorten në mes të rrugës në Itali, kush është 44-vjeçari shqiptarPersoni që shihni në foto është 44-vjeçari Alfred Vefa i dyshuar si autori i vrasjes së bashkëshortes së tij, Klodiana Vefës në Itali.44-vjeçari është me profesion murator, çdo mëngjes ai shkonte për të pirë kafe në një lokal pesëqind metra larg shtëpisë që ndante me ish-bashkëshorten.
Profili i tij në Facebook është praktikisht i paarritshëm, por jo gjithmonë ka qenë kështu: për shembull, ka foto me ish-partneren e tij të publikuara në vitin 2017, të cilat më pas u bënë private. Në atë foto kanë dalë familjarisht.
Alfredi dhe Klaudia nuk jetonin së bashku, por nuk ishin divorcuar ligjërisht. Ai jetonte në Castelfirentino prej vitesh, shumë pranë banesës së gruas së tij që jetonte me fëmijët.Edhe vëllai i tij Artani jeton në një fshat dhe nuk dëshiron të flasë për të dhe nuk di asgjë për të. Në fakt, burri i thotë italianes ‘Corriere’ se nuk ka pasur kontakt me të dhe familjen e tij prej gati dy vitesh. “Unë nuk kam pasur asnjë kontakt me të dhe familjen e tij për dy vjet.”- tha ai.Miqtë e tij janë të paktë. Janë ata që po përpiqen të gjurmojë policia për të kuptuar nëse mund të ketë ndonjë të dhënë se ku ndodhet ai tani. Ndaj tij ka precedentë të vegjël policorë : në vitin 2001 ai u denoncua për mosrespektim të lejes së qëndrimit dhe në 2014 një telash i vogël për një gjoja falsifikim në një marrëveshje private.
Formalisht burri jetonte në shtëpi së bashku me ish-gruan dhe fëmijët e tij. Përveç rasteve kur kishte momente tensioni: në ato raste, ai merrte makinën dhe largohej. Por se ku, askush nuk e di ende.Një mik i viktimës e cilësoi atë si person të dhunshëm: në arkivat e policisë nuk ka asnjë provë për ndërhyrje në shtëpinë ku jetonin të dy. Dhe nuk ka asnjë ankesë nga gruaja .Megjithatë, ka nga ata që e cilësojnë si një person të qetë.
Eneda Tarifa dhe Gent Lasku rrëfejnë historinë e tyre të dashurisëKëngëtarja e njohur Eneda Tarifa disa muaj më parë konfirmoi romancën ish-sportistin, Gent Laskun. Së fundmi çifti kan dhënë intervistën e tyre të parë bashkë.
Ata kanë treguar më shumë rreth historisë së tyre të dashurisë. Teksa u pyet nga gazetari se si e pritën fëmijët e tyre lidhjen, Eneda tha se ata i kanë kuptuar dhe mbështetur romancën e tyre.
Nga ana tjetër këngëtarja tregoi se dhurata më e bukur që Genti i ka bërë ka qenë një trëndafil.
Pjesë nga intervista
Gazetari: Sa kohë keni bashkë dhe si ndodhi njohja?
Eneda: Kemi disa kohë konsiderueshëm sa për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze që të tjetër nuk e kanë besuar. Ne ishim shokë dhe më vonë lindi dashuria.
Gazetari: Çfarë e bën një marrëdhënie të funksionojë?
Genti: Është pjekuria, maturia, gjërat që kemi kaluar dhe eksperiencat dhe dëshira që kjo histori për shkak të ndjenjës të shkojë ashtu siç duhet, të ketë komunikimin e duhur dhe atë idealin.
Gazetari: Si e qetëson Enedën kur është me nerva?
Genti: Duke pritur që të qetësohet.
Gazetari: Cila është dhurata më e bukur që ke marrë nga Genti?
Eneda: Dhurata Genti më ka bërë shumë, por më një moment të caktuar është nisur nga larg ka ardhur dhe më ka dhënë një lule të freskët. Ajo ishte një kujtim shumë i bukur.
Gazetari: Gent cila është në pjesë e Enedës që ne nuk e njohim?
Genti: Eneda është një njeri i drejtë, shumë i çiltër dhe shumë i pastër. Është një nga njerëzit më punëtorë që unë njoh. Ka shumë dashuri brenda dhe këtë nuk ma jep vetëm mua por ua jep të gjithëve. Është një prind i shkëlqyer dhe unë kam mësuar edhe vetë nga ajo.
Gazetari: Si e pritën fëmijët tuaj këtë lidhjen?
Eneda: Nuk jemi as të parët dhe as të fundit. Të gjitha marrëdhëniet dhe lidhjet e tilla duan kohën e tyre. Nuk iu kemi fshehur gjë, s’iu kemi mbajtur gjë. E kemi bërë gradualisht duke pritur që të na kuptojnë dhe duke iu treguar se sa e rëndësishme është jeta e secilit dhe se sa të rëndësishëm janë ata mbi të gjitha. Mendoj se fëmijët na kanë kuptuar dhe na kanë mbështetur.
Blinken paralajmëron masa ndaj Serbisë pas sulmit terrorist në veri të KosovësSekretari Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar sanksione ndaj Serbisë, pas sulmit terrorist në Veri të Kosovës, ku u vra një efektiv i Policisë dhe u plagos një tjetër.
Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka thënë se nuk është absolutisht dakord me këto masa.
“Nuk është një bisedë e lehtë me Blinken, për disa gjëra ramë dakord, ndërsa për disa jo”, tha Vuçiç.
“Nevojitet deeskalim, një rol më i madh i KFOR-it, Serbia gjithmonë do ta mbështesë atë rol, ne do të donim që të ishte ekskluziv, sidomos në Veri”, ka thënë ai më tej.
“Mohova të pavërteta që flasin për shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake të forcave tona, të cilat unë nuk i kam nënshkruar dhe nuk jemi pajtuar për natyrën e asaj që ka ndodhur, veçanërisht lidhur me sovranitetin e Kosovës. Kur më pyetën se nga i morëm të dhënat për atë që kishte ndodhur në Kosovë, nuk dua të flas për këtë, por nuk dua të fsheh asgjë, kemi prova që të paktën një, dhe ndoshta dy persona janë likuiduar gjakftohtë. Ata u dorëzuan, e më pas u likuiduan në një distancë të shkurtër”, tha presidenti i Serbisë.
“Sekretari Amerikan foli edhe për masa të mundshme ndaj Serbisë, nëse nuk sillemi siç duhet”, tha Vuçiç
“Thashë unë jam kundër. Ne duhet t’i përmbahemi të vërtetës”, tha ai.
Kujtojmë se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, ka marrë përgjegjësinë e plotë për ngjarjet në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, thuhet në deklaratën e lexuar për media nga avokati i tij, Goran Petronijeviç.
Raporti i OSBE për zgjedhjet e 14 majit: Pretendime për presion në nivel shtetëror dhe lokalOSBE-ODHIR ka publikuar raportin final për zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri. Në raport thuhet se procesi u karakterizua nga polarizimi i vazhdueshëm midis partive kryesore politike dhe një ndarje e thellë brenda opozitës.
Sipas OSBE-ODHIR, konkurrentët mund të bënin fushatë lirisht, por rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal, pretendimet për presion ndaj punonjësve të sektorit publik dhe votuesve, dhe pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese.
Sa i takon ditës së zgjedhjeve, OSBE thotë se ishte përgjithësisht paqësore, procesi u ndikua negativisht nga raste të shumta të ndërhyrjeve partiake si dhe nga problemet teknike dhe procedurale, votimi i gjerë në grup dhe problemet me fshehtësinë e votës.
Këto janë disa nga konkluzionet kryesore nga raporti përfundimtar për zgjedhjet vendore në Shqipëri 2023, i publikuar sot nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR). Raporti ofron 27 rekomandime për afrimin e zgjedhjeve në Shqipëri në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.
Rekomandimet kryesore përfshijnë:
Identifikimi dhe hetimi i pavarur i të gjitha pretendimeve për shkelje zgjedhore, përfshirë blerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore;
Të rritet ndërgjegjësimi për fenomenin e kahershëm të blerjes së votës dhe dënimi publik i praktikave të tilla;
Zbatimi i masave mbrojtëse efektive që sigurojnë fshehtësinë e votës dhe parandalojnë frikësimin e votuesve, votimin në grup dhe në emër të përfaqësuesit;
Angazhimi për reformën zgjedhore dhe adresimi i të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it për të siguruar një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konsistent;
Rishikimi i dispozitave ligjore në lidhje me fushatën, përfshirë ato kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore, për të hequr paqartësitë dhe për të siguruar kushte të barabarta loje;
Sigurimi i zbatimit të drejtë të ligjit për të drejtën e informimit dhe mbështetja e gazetarisë së pavarur;
Sigurimi i stabilitetit të administratës zgjedhore duke përjashtuar zëvendësimet arbitrare të anëtarëve të administratës zgjedhore dhe duke rishikuar sistemin e emërimit të anëtarëve dhe sekretarëve të komisioneve të nivelit më të ulët;
Shmangia ose kufizimi i përdorimit të materialeve të paatribuara të prodhuara nga partitë ose autoritetet shtetërore në programet e lajmeve dhe informative gjatë fushatës zgjedhore.