zoom

Day ArchiveZv.kryeministrja e Kosovës për propozimin e Ramës: Para se të japë këshilla, të konsultohet me ne

Zëvendës kryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla ka rrëzuar propozimet e kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se para se të japë rekomandime duhet të konsultohet me politikanët e miqtë nga Kosova.

Gërvalla tha në “Top Story” se kryeministri shqiptar apo kushdo tjetër në Shqipëri para se të japë rekomandime që i drejtohen botës, duhej të këshillohej me politikanë e miq, që të nxirrte konkluzione.

“Unë nuk kam motër, ashtu si Kosova dhe Shqipëria, do të mendohesha mirë para se të jepja këshilla. Kosova nuk ka partnerë më të afërt se sa Shqipëria. Është e vështirë të pranosh që kryeministri shqiptar mendon ndonjëherë ndoshta edhe më mirë se sa përfaqësuesit e zgjedhur të qeverisë së Kosovës. Kosova ka dëshmuar ditën e dielë që është përgjegjëse të mbrojë sovranitetin e saj në çdo cep. Kryeministri shqiptar apo kushdo tjetër në Shqipëri para se të japë rekomandime që i drejtohen botës, duhej të këshillohej me politikanë e miq, që të nxirrte konkluzione. Gjë që nuk ka ndodhur, nuk kemi pasur kontakt lidhur me këtë ”, u shpreh Gërvalla.

Propozimi i Ramës ishte që KFOR të qëndrojë në veri të Kosovës dhe të marri nën kontroll kufirin. Gërvalla shtoi se policia e Kosovës është e aftë të ruajë territorin e saj, dhe se e vërtetoi fuqinë e saj.

“Nuk ka asnjë dilemë që institucionet janë të afta për të ruajtur sovranitetin. Policia e Kosovës nuk ka qenë hakmarrëse, as ndaj terroristëve, as ndaj manastirit, por përkundrazi, kanë shkuar në shtëpitë e qytetarëve dhe u kanë dhënë ushqim. Nuk ka asnjë dilemë. Janë të afta institucionet të mbrojnë sigurinë e vendit”, tha zv kryeministrja.

Zbulohet identiteti me të cilin lëvizte “ushtari” i Laert Haxhiut, për t’iu shmangur arrestimit

Janë zbardhur detaje të reja rreth arrestimit të 39-vjeçarit Artan (Marjus) Tafani, i cili pasi u kthye në të penduar të drejtësisë, rezultoi si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut.

Burime për mediat bëjnë me dije se Artan Tafani lëvizte me një dokument grek të falsifikuar për t’iu shmangur arrestimit nga policia.

Krahu i armatosur i Laert Haxhiut u arrestua nga forcat operacionale të Tiranës disa ditë më parë në një hotel në autostradën Lushnjë-Fier teksa me vete mbante edhe një pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, rreth 200 euro dhe 3 aparate celularë.

Policia për identifikimin e tij përdori për herë të parë pajisjen “IMSI Catcher”.

Foto/ Identifikohet shqiptari që humbi jetën tragjikisht në Serbi, vjen reagimi i famijes

Të enjten dy shqiptarë të Kosovës janë sulmuar në kufirin Kroaci-Serbi, ku si pasojë e plagëve të marra, 19-vjeçari Shqipron Muçiqi, ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin, ka reaguar familja Muçiqi.

Familjarja Valmire Muçiqi, në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se Shqiproni ka humbur jetën në rrethana ende të panjohura.

“Sot, me zemër te thyer ju njoftoj se Shqiproni jonë nuk është më ne mesin tonë, atë e deshi Allahu me shumë se na. Familjarë dhe miq, ju njoftoj se Shqipron Shemsi Muçiqi humbi jetën tragjikisht në rrethana ende të pa qarta në kufirin e Kroacisë. Për detajet e varrimit do t’ju lajmëroj me kohë”, thuhet në reagimin e familjes Muçiqi.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.

Të enjten dy shqiptarë të Kosovës janë sulmuar në kufirin Kroaci-Serbi, ku si pasojë e plagëve të marra, 19-vjeçari Shqipron Muçiqi, ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin, ka reaguar familja Muçiqi.

Familjarja Valmire Muçiqi, në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se Shqiproni ka humbur jetën në rrethana ende të panjohura.

“Sot, me zemër te thyer ju njoftoj se Shqiproni jonë nuk është më ne mesin tonë, atë e deshi Allahu me shumë se na. Familjarë dhe miq, ju njoftoj se Shqipron Shemsi Muçiqi humbi jetën tragjikisht në rrethana ende të pa qarta në kufirin e Kroacisë. Për detajet e varrimit do t’ju lajmëroj me kohë”, thuhet në reagimin e familjes Muçiqi.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.

MPJ-ja thotë se rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe.

Hetimi ndaj Arben Ahmetajt, SPAK paralajmëron “zhvillime surprizuese”

Në Shqipëri, burime të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar thanë të enjten se hetimet ndaj ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj kanë rregjistruar “zhvillime surprizuese”, duke shtuar se bëhet fjalë për “fakte dhe prova të reja penale”, por pa ofruar detaje të tjera. Zoti Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi u largua nga vendi, ditën që Prokuroria e Posaçme ju drejtua parlamentit me kërkesën për autorizim për arrestimin e tij.

Ish zëvendës kryeministri, emri i të cilit u shfaq gjatë hetimeve për inceneratorët, dyshohet për të paktën tre vepra penale nga korrupsioni pasiv te fshehja apo mos deklarimi i pasurisë, të pastrimi i parave. Prokurorët kanë deklaruar të kenë zbuluar lidhje të ngushta mes tij dhe dy sipërmarrësve që fituan kontratat koncensionare për ndërtimin e inceneratorëve, të ciat po ashtu sipas tyre, qëndronin pas disa transaksioneve financiare të kryera nga zoti Ahmetaj. Nën sekuestro janë vënë disa pasuri të patundshme të tij si dhe llogari bankare.

Zoti Ahmetaj, ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, duke pretenduar se ai nuk ka qenë asnjëherë i përfshirë në procedurat të cilat i dhanë jetë projektit të inceneratorëve. Ai e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të kthehet në vend, “përpara se e vërteta të marrë rrugë e dritë”.

Hetime dhe për fondet IPARD

Prorkuroria e posaçme, mësohet se ka nisur hetimet paraprake dhe për dyshimet për abuzime me financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit europian IPARD II për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Një vit më parë, kjo çështje i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës. Por mesa duket, disa zhvillime të reja lidhur me këtë çështje, kanë sjellë në rihapjen e dosjes.

Çështja u bë publike pasi zbulimit të faktit se Brukseli kishte vendosur të ndërpresë përkohësisht rimbursimet ndaj qeverisë shqiptare “pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit”, nga ana e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF]. Bëhet fjalë për një financim prej 71 milionë eurosh, nga të cilat 25 përqind janë financuar nga qeveria shqiptare. Pranë SPAK-ut, pak javë më parë, Nisma Thurrje, dorëzoi një kallëzim penal kundër Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe rural, e cila më parë ka qenë drejtuar nga ish ministrja e Bujqësisë Frida Krifca. Hetimi nga BE-ja u pa gjerësisht dhe si një nga shkaqet që zonja Krifca u shkarkua nga detyra, në fillim të këtij muaji si pjesë e disa ndryshimeve që kryeministri Rama bëri në kabinetin e tij, pa dhënë shpjegime.

Vuçiç thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia do të hetojë ngjarjet që çuan në përleshje të armatosura në manastirin në Banjskë të Zveçanit, ngjarje për të cilën Kosova e fajëson Beogradin, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke mohuar çdo përfshirje të Qeverisë serbe në këtë ngjarje.

Një grup i armatosur – që sipas Kosovës ishte i përbërë prej rreth 30 personash – sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Policia më pas tha se në përleshje u vranë edhe tre sulmues.

Vuçiq i tha Reutersit se Beogradi dënon vrasjen e policit dhe shtoi se Serbia “do të nisë procedurat para trupave gjyqësorë” për të hetuar të dyshuarit.

“Se çfarë krimesh do të dyshohen, kjo u përket prokurorëve”, tha ai.

Vuçiq përsëriti pretendimin se një prej sulmueseve të vrarë është qëlluar në kokë nga Policia e Kosovës “nga një distancë prej një metër” pasi, sipas tij, ai ishte dorëzuar, duke e cilësuar këtë si “ekzekutim”.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, mohoi këto pretendime të Vuçiqit.

“Zyrtarët tanë kurrë nuk do të bënin diçka të tillë. Njërit prej të arrestuarve iu dha ndihma mjekësore në vendin ku u arrestua, me synim që t’i shpëtohej jeta, pasi ai ishte i plagosur”, tha ai.

Vuçiq mohoi akuzat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se Beogradi qëndron pas kësaj ngjarjeje. Lideri serb tha se Serbia nuk do të përfitonte asgjë nga kjo dhe vetëm do të rrezikonte pozicionin e saj në dialogun me Kosovën, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Pse kjo do të ishte në të mirë të Beogradit? Cili do të ishte qëllimi? Për të shkatërruar pozicionin tonë që e kemi ndërtuar që një vit? Për ta shkatërruar brenda një dite?… Serbia nuk do luftë”, tha ai.

Vuçiq po ashtu u zotua se Serbia do të hetojë origjinën e armëve që u konfiskuan nga Policia e Kosovës pas incidentit. Policia i ekspozoi armët dhe pajisjet e tjera që u gjetën në Banjskë, në mesin e të cilave kishte pushkë, mitralozë, raketahedhës, mina, granata dhe dronë.

Presidenti serb tha po ashtu se Millan Radoiçiq – nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – i cili sipas autoriteteve të Kosovës udhëhoqi dhe mori pjesë në sulm, “do të merret në pyetje nga prokurorët”.

Vuçiq sërish akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se dëshiron të dëbojë serbët nga Kosova.

“Shkaku i të gjitha problemeve në Kosovë është Albin Kurti. Ai është i cili e solli gjithë këtë situatë”, tha Vuçiq.

Ai tha se refuzimi i Kurtit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka nxitur tensionet që çuan në dhunën në Banjska.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Por, Qeveria e Kosovës druan se një asociacion njëetnik mund të cenojë funksionalitetin e shtetit.

Vuçiq tha për Reuters se pozicioni i Serbisë sa i përket Kosovës “është i tmerrshëm” , por tha se Serbia do të qëndrojë me njerëzit e saj.

“Zgjidhja është gjithmonë dialogu”, tha ai./REL

Kapet 1 ton kokainë e nisur nga Afrika drejt Spanjës, arrestohen dy shqiptarë

Rreth 1 ton kokainë është sekuestruar nga policia portugeze dhe ajo spanjolle në bashkëpunim me DEA-n amerikane, e cila ishte nisur nga Afrika me destinacion final Spanjën.

Kokaina ndodhej në një anije peshkimi pa flamur në ujërat e Cape Verde, më konkretisht 600 milje larg shtetit afrikan. Operacioni u ekzekutua pas informacioneve nga DEA, e cila paralajmëroi autoritetet spanjolle ekzistencën e një organizate kriminale ndërkombëtare që do të tentonte të kryente transferimin e një sasie të madhe të kokainë nga një anije në tjetrën në det të hapur.

Mediat vendase raportojnë se janë arrestuar 6 anëtarët e ekuipazhit të anijes së peshkimit, ku dy prej tyre me kombësi shqiptare dhe pjesa tjetër me kombësi guajane. Kokaina ishte e ndarë në 40 pako, dhe ndodhej në anijen e quajtur ‘Mathieu’, e regjistruar në portin e Georgetown, e cila po lundronte pa flamur.

Dedikim të ndjerë: Jonida ndan foton e rrallë, realizuar 2 orë pas lindjes së djalit

Moderatorja e njohur Jonida Vokshi është shumë aktive në rrjetin e saj social Instagram, ku vazhdimisht ndan edhe momente e saj e përditshme. Së fundmi ajo ka zgjedhur që me ndjekësit një foto të realizuar 2 orë pas lindjes së djalit të saj.

Teksa e cilëson foton më të bukur në botë për të, moderatorja i dedikon disa fjalë shumë të bukura të birit dhe ndan emocione, frikëra e sfida me të cilat përballet gjatë të qenit mami e dy fëmijëve, vajzës Emit dhe djalit Ian.

Një foto që mbase mund të mos ju duket aspak “Instagramiste” por është jetësore më shumë se sa çdo foto tjetër e postuar. Dhe më e bukura në botë për mua!

2 orë pas lindjes, e dërrmuar pas orëve të tëra për të të sjellë në jetë.
Ian, më ke dhënë një force shumë të madhe mam. Diçka që nuk e mendova do ndodhte kur t’i ishe brenda meje.

Mendova ditë të vështira, situata aspak të lehta kur bëhesh mami për të dytën herë, ndërkohë që ke edhe një profesion për t’i dedikuar kohë. Dhe të kap paniku! Por ti bir erdhe për të ma zbukuruar jetën akoma dhe më shumë, për të ma lehtësuar lodhjen e ditës e për të më dhënë një shplodhje shpirtërore.

Siguriiiiiiiiisht nuk është aspak e thjeshtë, ka momente që mendoj që nuk mundem edhe dorëzohem ndonjëherë. Ka lot, ka pagjumësi, ka dobësi, por të quaj BEKIM çdo ditë!
Përveç kësaj më bërë mam çuni [😜]

Të dua me gjithë qenien time vëllai Emit [❤️] ”, ka shkruar ajo.

https://

View this post on Instagram

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial)

Akullnajat zvicerane humbasin 10% të masës brenda dy viteve

Akullnajat zvicerane kanë përjetuar humbje ekstreme të masës rreth 10% në dy vitet e fundit, ka thënë Komisioni Zviceran për Vëzhgim të Kriosferës, me seli në Gjenevë

“Një vit ekstrem përcillet me një tjetër. Akullnajat në Zvicër kanë humbur 10% të masës më 2022. Megjithatë, më 2023 është regjistruar edhe një humbje tjetër prej 4%, e cila përbën zvogëlimin e dytë më të madh prej fillimit të matjeve. Akullnajat zvicerane janë duke u shkrirë me ritëm të shpejtë. Shpejtësia është dramatike, pasi sasia e akullit të shkrirë në vetëm dy vjet është i ngjashëm me periudhën 1960-1990”, tha Komisioni.

Si arsye për një shkrirje të tillë është përmendur sasia e vogël e reshjeve të borës në periudhën 2022-23 dhe temperaturat tejet të larta në verë.

Një pjesë e akullnajave është zhdukur plotësisht. Shkrirje është regjistruar edhe në luginat Valais dhe Engadin, ku akulli gjendet në lartësi prej mbi 3.200 metrave.
Mesatarja e humbjes së akullit në këtë zonë ka shkuar në 3 metra./REL

Sylvinho në hall, dëmtohet një tjetër sulmues i kombëtares para Çekisë

Një lajm i keq ka ardhur për Kombëtaren shqiptare mbrëmjen e sotme.

Myrto Uzuni ka lënë fushën përpara kohe në ndeshjen që Granada është duke luajtur kundër Real Betisit.

Sulmuesi nga Berati ka luajtur për vetëm 38 minuta në këtë takim.

Uzuni është dëmtuar gjatë ndeshjes dhe trajneri është detyruar ta zëvendësojë.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë gjendja e lojtarit pas kryerjes së testeve mjekësore.

Vlen të theksohet se në datë 12 tetor Shqipëria luan një sfidë vendimtare në “Air Albania” kundër Çekisë dhe mungesa e Uzunut do ta ndërlikonte edhe më shumë situatën e kuqezinjve, duke qenë se edhe Cikalleshi është i dëmtuar. /zoom.al/

VIDEO/23-vjeçari lë pistoletën në divan dhe shikon ndeshjen, 3-vjeçarja e merr dhe qëllon veten

Një vajzë tre vjeçare qëlloi veten në dorë pasi mori një armë që i përkiste të afërmit të saj teksa po shihte një lojë në një shtëpi në Florida. Vajza pas ngjarjes iu nënshtrua një operacioni dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Momentet e tmerrit janë regjistruar sekondë pas sekonde nga kamera e sigurisë të shtëpisë ku banon vogëlushja Serenity në Florida të Shteteve të Bashkuara, njoftojnë mediat e huaja.

I zoti i armës u arrestua nga policia. Ai është 23-vjeçari Orlando Young, i cili akuzohet nga drejtësia për pakujdesi në lënien e armës së zjarrit në divan, një vend lehtësisht i arritshëm nga vogëlushja, duke i kërcënuar jetën jo vetëm asaj, por edhe personave të tjerë në banesë.

Në pamjet në fjalë, Young shihet duke paralajmëruar vajzën që po shkonte drejt armës, duke i thënë “mos e prek” dhe më pas vazhdon të shikojë ndeshjen. Ndërkohë Serenity shihet duke marrë armën në divan dhe qëllon pa dashje veten.

Më pas ajo shpërthen në të qara nga dhimbjet, ndërsa Young lë telefonin për të kërkuar ndihmë te pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët shihen të vrapojnë nëpër shtëpi nga paniku, ndërsa vogëlushen e nxjerrin nga banesa dhe e çojnë në spital.