zoom

Day ArchiveArtan Tafani zbardhi 6 vrasje, 5 të arrestuar në gjithë vendin, mes tyre një vjazë në Lushnjë

TIRANË- Artan Tafani, 39-vjeçari, i cili kreu grabitjen e 30 mijë eurove në një pikë Exhange në Astir ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të rrëfehet. Ka qenë pikërisht rrëfimi i tij ai që ka iniciuar megaoperacionin policor të mbrëmjes së kësaj të mërkure në disa qytete të vendit, që çoi në zbardhjen e 6 vrasjeve, 2 në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Ndërkohë janë lëshuar 15 urdhër-arreste.

Operacioni ka nisur që prej mesditës së sotme dhe është ende në vijim. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e të kërkuarve. Ndërkohë mes urdhër-arresteve janë dhe emra të njohur të botës së krimit.

Artan Tafani është arrestuar nga Policia disa ditë më parë në Lushnje por arrestimi i tij është mbajtur sekret në kuadër të hetimeve që çuan dhe në zbardhjen e disa krimeve. Raportohet se Tafanit i është komunikuar masa e sigurisë këtë të mërkurë në Tiranë dhe në vijim pritet t’i komunikohen edhe 2 masa të tjera

Operacioni në Elbasan e Lushnje/ I penduari “fundos” grupin e vrasësve me pagesë të Laert Haxhiut

Një operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit, ndërsa mësohet se të ndaluarit kanë qenë në qytetin e Elbasanit dhe atë të Lushnjes dhe pjesëtarë të grupit të Laert Haxhiut.

Policia e Lushnjës ka arrestuar disa ditë më parë Artan Tafanin, të riun e shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një exchange në zonën e Astirit në Tiranë. Nga rrëfimi i Tafanit, i cili është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë janë zbardhur 6 vrasje, 2 në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Janë firmosur 15 urdhër-arreste.

I penduari ka pranuar të rrëfejë gjithçka duke nxjerrë zbuluar një grup vrasësish me pagesë, të përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe të drejtuar nga Laert Haxhiu, i cili njihet për një sërë krimesh të kryera në qytetin e Lushnjes, ku mbi të rëndojnë akuzat për vrasjen e tre personave. 

Artan Tafani rezulton të jetë pjesë e grupit të Laert Haxhiut në Lushnjë dhe ndër emrat që ka përmendur para hetuesve për vrasjet që janë zbardhur është edhe emri i Haxhiut.

Sakaq mësohet se urdhër arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Elbasanit, ndërsa më pas dosja do i kalojë SPAK-ut për procedura të tjera hetimore.

EMRI/ Plagosi me armë zjarri një person në Malësinë e Madhe, arrestohet autori

Pas plagosjes me armë zjarri në Malësinë e Madhe behët me dije se është arrestuar autori i ngjarjes.

Sipas informacioneve për zoom.al mësohet se i arrestuar është shtetasi Arsid Kurtaj.

Deri tani i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka marrë një plumb në shpatull.

Policia akoma nuk ka dalë me njoftim zyrtar për këtë ngjarje të rëndë.

Njoftimi:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve E. G., e A. K., me shtetasin S. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. G., 28 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi S. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. G.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit A. K, i përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, shpallet në kërkim autori

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin tonë mbrëmjen e kësaj të mërkure, pas asaj në Dukagjin.

Mësohet se pas një konflikti mes 3 personave në Malësinë e Madhe, një prej tyre është shpallur në kërkim, një person është shoqëruar dhe është shpallur në kërkim autori, Arsid Kurtaj.

I plagosuri ka marrë plagë në pjesën e shpatullës dhe ndodhet në spital.

Fillimisht u njoftua një ngjarje e rëndë në Dukagjin, ku pas një atentati të rëndë një

Një ngjarje e rëndë tronditi Dukagjinin pasditen e sotme Babë e bir ranë pre e atentatit me armë zjarri të regjistruar në mal të Shoshit në Dukagjin, ku mbeti viktimë babai dhe i plagosur rëndë i biri.

Sulmi në veri të Kosovës, Vuçiç: Radoiçiç gjendet në Serbi dhe do të merret në pyetje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, gjendet në Serbi dhe do të merret në pyetje nga organet serbe.

“Ai definitivisht do t’i përgjigjet ftesës nga autoritetet kompetente në Serbi. Republika e Serbisë dhe autoritetet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, tha ai.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, Vuçiç tha se Radoiçiçi gjendet në territorin “e Serbisë qendrore” dhe mohoi se është i plagosur.

Kosova ka akuzuar Radoiçiçin se ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në sulmin më 24 shtator ku u vra një polic i Kosovës dhe tre sulmues të dyshuar.

“Millan Radoiçiç kurrë nuk është fshehur, kurrë nuk është turpëruar për rolin e tij… në diçka që ka ndodhur që nuk është në të mirë të Serbisë apo që nuk i ka sjell dobi Serbisë”, tha ai.

“Ai e konsideron veten luftëtar të lirisë, ai kurrë nuk ka hequr dorë nga shokët e tij dhe kurrë nuk do ta bëjë, por ka gjëra dhe pyetje që ai duhet t’iu përgjigjet”, tha presidenti serb.

Kur u pyet për qëllimin e grupit të armatosur që sulmoi policinë e Kosovës, Vuçiç tha:

“Si mund ta di këtë, por jam i sigurt se ata shkuan të ruanin shtëpitë e tyre dhe u përgatitën për sulme në të ardhmen”.

Vuçiç tha se se pjesëtarët e grupit të armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, “nuk janë terroristë”.

“Për mua si president i Serbisë ata njerëz nuk mund të jenë terroristë. A mund ta justifikojë vrasjen e një polici… nuk ka asnjë justifikim dhe për këtë autoritetet shtetërore do të ndërmarrin hapa”, tha ai.

Vuçiç tha se tani ka më shumë informacione sesa në ditën kur ndodhi sulmi, kur iu drejtua publikut në Serbi.

“Ne do të kërkojmë që të na i tregojnë pamjet me dron se si u vra polici. Nuk ishte një vrasje e planifikuar”, tha ai.

Çfarë ndodhi në veri më 24 shtator?

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i maskuar dhe i armatosur, teksa forcat e rendit po tentonin të largonin barrikadat që ishin vendosur në një rrugë në fshatin Banjskë të Zveçanit – një prej katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe.

Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku gjatë gjithë të dielës u përlesh me policinë.

Policia dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë thënë se udhëheqës dhe pjesëmarrës i këtij sulmi ishte Millan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Për pjesëmarrjen e Radoiçiçit – i cili është nën sanksione amerikane dhe kërkohet në Kosovë për frikësimin e dëshmitarëve në rastin gjyqësor të njohur si Brezovica – Sveçla ka publikuar edhe një video të incizuar me dron, që tha se e shfaq zyrtarin e Listës Serbe në Banjskë.

Aktualisht, katër persona janë të arrestuar për ngjarjet në Banjskë, teksa Policia ka ekspozuar më 25 shtator armë dhe pajisje të tjera që ka thënë se janë konfiskuar në këtë fshat.

Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Megaoperacion në disa qytete të Shqipërisë, zbardhen 6 vrasje. Lëshohen 15 urdhër-arreste

Një megaoperacion i Policisë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit.

Bëhet me dije se në kuadër të këtij operacioni policor janë lëshuar 15 urdhër-arreste.

Gjithashtu mësohet përmes operacionit të policisë janë zbardhur edhe 6 vrasje, të cilat ishin nën hetim.

Ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia dhe në orët në vijim priten më shumë detaje mbi aksionin.

VIDEO/ Një plumb në kokë dhe 3 në këmbë, Gjin Guri niset drejt Traumës në gjendje kritike

Gjin Guri, i cili ra pre e atentatit pasditen e kësaj të mërkuren në fshatin Molla e Shoshit në Dukagjin, është në gjendje kritike për jetën.

Pasi ka mbërritur fillimisht në spitalin e Shkodrës, ai është nisur më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Mësohet se ai ka marrë tre plumba në këmbë dhe një në kokë.

Nga të shtënat me armë zjarri ndërroi jetë në vend babai i tij, Zef Guri. Dyshohet se shënjestra e atentatit të sotëm ka qenë Gjin Guri, një person me të shkuar kriminale, për shkak të konflikteve për parcelat me kanabis në Mollën e Shoshit në Dukagjin.

Pas atentatit në Dukagjin, në drejtim vendit të ngjarjes janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë së Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe FNSh-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjin Guri nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2015 figuronte në listën e 10 personave të shpallur në kërkim si i dyshuar se ka qëlluar me armë ndaj helikopterit të Policisë. Ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit u vendos tritol.

https://

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Aeroporti i Kukësit s’ka fluturime, humbja në 2022 rreth 1.5 milionë euro

Në aeroportin e Kukësit nuk po kryen më fluturime. Këtë mund ta konfirmosh qartësisht nga faqja e internetit e vetë këtij aeroporti ku nisjet dhe mbërritjet rezultojnë pa asnjë fluturim si në ditën aktuale edhe për të nesërmen.

Kjo është një situatë ekstremisht e ndryshme në raport me aeroportin e Tiranës ku si efekt i turizmit frekuenca e fluturimeve ka qenë tepër e lartë.

Teksa ende interesi turistik për vendin mbetet i lartë, mungesa e fluturimeve nga Kukësi tregon se përpara paraqitet sfida e tërheqjes së operatorëve drejt këtij aeroporti ku më herët kryenin fluturime Air Albania dhe Wizz Air.

Koncesioni për aeroportin e Kukësit ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më herët duket se nuk po rezulton shumë fizibël.
I dhënë për një afat 35 vjeçar ky koncesion ka shënuar në vitin 2022 një humbje 159 milionë lekë apo rreth 1.5 milionë euro( 1 euro=107 lekë).
Kjo humbje u rrit me 1.5 herë në raport me humbjen e shënuar në vitin 2021 sipas të dhënave nga bilanci të raportuara nga kompania në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të ardhurat nga aktiviteti dytësor i parë ishin 79 milionë lekë apo rreth 743 mijë euro. Këto të fundit janë rritur me 1.2 herë në raport me vitin paraardhës 2021.

Deri në dhjetor 2022 në aeroport raportoheshin 77 persona të punësuar, një staf me rritje në raport me fundin e vitit 2021 kur raportoheshin 69. Vlera e mbetur e koncesionit më 31 dhjetor 2022 është 1.73 miliardë lekë me rritje në raport me 2021 kur raportohej 1.51 miliardë lekë.

Teksa hapja e një aeroporti të dytë u cilësua shumë i rëndësishëm nga qeveria duke justifikuar kështu koncesionin me kalimin e kohës Kukësi u lakua se do të ishte vetëm një aeroport sezonal.

E në fakt fluturimet që janë kryer shpesh kanë ndalur dhe rifilluar por sigurisht frekuenca e fluturimeve apo numri i operatorëve nuk ka ardhur në rritje duke ngritur pikëpyetje mbi ecurinë afatgjatë të këtij partneriteti publik privat dhe kthimin e tij një aeroport fitimprurës.

Në fund të këtij viti në vend pritet që të vijë një tjetër operator low cost por prania e tij është konfirmuar për Tiranën nga ku do të operojë në disa destinacione.

Koncesioni i aeroportit të Kukësit

Në mars të vitit 2019 Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për Aeroportin e Kukësit. Procedura e tenderimit u krye në dhjetor të vitit 2018 dhe fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k (tashmë zotëron 100% të aksioneve). dhe Bami sh.p.k.

Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vite kurse kohëzgjatja e punimeve dhe afati i vënies në punë është 24 muaj. Vlera e rehabilitimit ishte rreth 8 milionë euro. Fluturimet nga aeroporti i Kukësit nisën zyrtarisht në korrik 2021 me disa destinacione ku fillimisht Zvicra dhe më pas nga Londra./Monitor

Rusët shkelin ligjin dhe rrezikojnë burgun vetëm për të parë Barbie

Pavarësisht bojkotit të Hollivudit ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, rusët ende mund të “aksesojnë” titujt e filmave të mëdhenj, falë shfaqjeve të paligjshme. Megjithatë, ata rrezikojnë të shkojnë në burg për shkak të saj.

Edhe pse të shkuarit në kinema mund të jetë shqetësimi më i vogël i rusit mesatar, për të devijuar mendimet e tyre dhe për t’u argëtuar, gjë për të cilën çdo njeri ka nevojë, të paktën deri në një farë mase, mund të bëhet një problem serioz për rusët.

Edhe pse studiot e Hollivudit i tërhoqën filmat nga Rusia në mars të vitit të kaluar, edhe pse Rusia është tregu i nëntë më i madh në botë, kjo nuk i ndaloi shumë rusë që t’i shijonin ilegalisht.

Ndaj nuk kanë munguar as hitet verore si Barbie dhe Oppenheimer dhe shumë filma të tjerë hollivudian. Megjithatë, për autoritetet ruse kjo është e paligjshme, sepse ata i cilësojnë filmat amerikanë si “propagandë”, aspak të dëshirueshme në kohë lufte dhe për këtë kërcënohen me dënime me burg.

Rusët ishin në telashe të ngjashme gjatë Luftës së Ftohtë, por pavarësisht kësaj, filmat u panë ilegalisht në të gjithë Bashkimin Sovjetik, zakonisht të dubluar nga vetëm një njeri. Njerëzit u dyndën për të parë Alien, Terminator, Rocky…

Në ditët e sotme, është shumë më e lehtë të aksesosh ilegalisht filma me rezolucion të lartë dhe të gjesh titra, kështu që përvoja është më se e mirë. Megjithatë, të shkosh në shfaqje filmash në kinema është edhe më mirë, shkruan Guardian.

Gjithashtu, shfaqjet “ilegale” të filmave të Hollivudit në Rusi nuk janë më si dikur nëpër bodrume dhe as nuk njihen gojarisht. Ato shfaqje reklamohen sot dhe janë në kinema. Duhet pranuar, jo në zinxhirë të mëdhenj, por në më të vegjël, privatë.

Kështu u quajt Barbie “Speed ​​​​Dating” ose Bija e Peshkatarit. Studiot e Hollivudit nuk kanë asgjë nga projeksione të tilla, por rusët “vazhdojnë” dhe kanë njëfarë pikëpamje të jetës që gëzonin para fillimit të pushtimit të Ukrainës…

Video/ Ariu i uritur “ndërpret” piknikun e familjes në Meksikë, ha të gjithë ushqimin

Një familje, e cila kishte dalë për piknik u përball me një situatë të pazakontë. Sipas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ariu afrohet ku njerëzit po hanë vaktet e tyre dhe fillon të hajë të gjithë ushqimin.

Silvia Masia udhëtoi për në Chipinque, në periferi të qytetit verior të Monterrey, për të festuar ditëlindjen e 15-të të djalit të saj, Santiago.

https://

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

“Gjëja më e keqe ishte se Santiago mund të tmerrohej. Ai ka shumë frikë nga kafshët, madje edhe nga macet dhe qentë. Prandaj i mbulova sytë sepse nuk doja që ai të shihte dhe të fillonte të bërtiste apo të vraponte.

Kisha frikë se ariu do të reagonte nëse djali im do të frikësohej”, tha gruaja për Associated Press.

Pasi hëngri të gjithë ushqimin dhe u ngop, ariu u largua në qetësi.