zoom

Day ArchiveOpozita serbe akuzon Vuçiçin për ngjarjet në Kosovë

Një pjesë e partive opozitare në Parlamentin serb e kanë akuzuar partinë në pushtet, Partinë Progresive Serbe (SNS) dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për sulmin në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues të dyshuar.

Presidenti i partisë opozitare serbe, Lëvizja Kombëtare e Serbisë, Mirosllav Aleksiç, tha më 26 shtator se presidenti Vuçiq dhe nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç “janë përgjegjësit kryesorë për gjakderdhjen në Banjskë” të Zveçanit, transmetoi agjencia Beta.

Duke komentuar për videon e publikuar më 26 shtator nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, që pretendoi se shfaqte Radoiçiqin në manastirin e Banjskës i pajisur me armë zjarri, Aleksiç tha se politika e Listës Serbe, SNS-së dhe qasja e Vuçiqit ndaj Kosovës pësuan debakël.

“Pas konfliktit të armatosur në Banjskë, në të cilën vdiqën të paktën katër persona, Vuçiç duhet të japë dorëheqje. Radoiçiq nuk ka mundur të armatosë dhjetëra serbë në veri pa dijeninë dhe miratimin e Vuçiqit dhe shërbimeve serbe të sigurisë. Këta të dy kanë më së shumti përgjegjësi për gjakun e derdhur në Banjskl”, tha Aleksiq.

Lista Serbe është partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit dhe Radoiçiq është në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit dhe krimit ndërkombëtar. Emri i tij është i lidhur edhe me vrasjen e Oliver Ivanoviçit, një politikani opozitar në Kosovë.

Deri më tani, Lista Serbe dhe Vuçiq publikisht e kanë mbrojtur atë. Vuçiç nuk ka komentuar pretendimet për përfshirjen e Radoiçiçit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Deputeti nga subjekti opozitar, Partia pro-Evropiane Demokratike, Sërxhan Milivojeviç, tha se Vuçiq duhet të japë dorëheqje, sepse në, siç u shpreh ai, luftën njëditore të tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lideri serb sakrifikoi serb të rinj në Kosovë.

Duke komentuar akuzat e Sveçlës se Radoiçiq udhëhoqi 30 serbë që sulmuan Policinë në Banjskë të duekën, Milivojeviq tha se pjesëmarrja e Radoiçiqit në këtë ngjarje tragjike “nuk do të ishte befasi”.

“Nëse Radoiçiqi ka marrë pjesë në këtë ngjarje, atëherë është e qartë se regjimi në Beograd i udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq qëndron prapa çdo gjëje. Nëse Radoiçiqi ose kushdo tjetër ka organizuar këtë gjë pa miratimin apo urdhrin nga Beogradi, ai tashmë do të ishte arrestuar apo do të ishte fundi i Vuçiqit”, tha ai.

Kreu i partisë opozitare të krahut të djathtë, Dveri, Boshko Obradoviq, kërkoi nga Qeveria serbe që të njoftojë për numrin emrat e të vrarëve, të plagosurve dhe arrestuarve në mesin e serbëve në Kosovë.

Ai tha se është “veçmas skandaloze” që pushteti në Serbi po ua lë fajin serbëve në Kosovë.

Ndërkaq, lideri i partisë së krahut të djathtë, Partia e Re Demokratike, Millosh Jovanoviç, tha se ngjarjet e fundit në Kosovë tregojnë se Qeveria e SNS-së duhet të ndryshojë “politikat shkatërruese” sa i përket Kosovës.

“Ky është fundi dhe kjo situatë tragjike tregon se ne duhet të bëjmë ndryshime thelbësore në Serbi. Qeveria duhet të ndryshojë sepse për 12 vjet në pushtet të tyre dhe politikat që nga viti 2008 na kanë sjellë deri te kjo”, tha ai.

Një grup i maskuar dhe i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit – zonë e banuar me shumicë serbe – më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku vazhdoi përleshjen e armatosur me Policinë e Kosovës.

Autoritetet në Kosovë thanë se tre sulmues janë vrarë dhe tetë persona janë arrestuar.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka akuzuar Millan Radoiçiin, nënkryetar të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulm.

Më 26 shtator, Sveçla publikoi një video të incizuar me dron, ku pretendohet se shihet Radoiçiqi i armatosur në Banjskë.

Lista Serbe – partia që ka mbështetjen e Beogradit – e as institucionet në Serbi nuk kanë reaguar lidhur me akuzat e Kosovës për përfshirjen e pretenduar të Radoiçiqit.

Sulmi është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. /REL

Gazetari italian Saviano:Një pjesë e pasurisë së shefit të Cosa Nostra-s ndodhet në Shqipëri

Lidhja me Shqipërisë me mafian më famëkeqe të botës ‘Cosa Nostra’-s siçiliane është e hershme.

Kreu i kësaj organizate Matteo Messina Denaro vdiq pak ditë më parë në moshën 61-vjeçare pas një agonie disa ditore, në spitalin e L’Aquila.

Ai vuante nga një formë e rëndë e kancerit të zorrës së trashë, e cila u diagnostikua ndërsa ishte ende në kërkim në fund të vitit 2020.

Denaro ishte dënuar për krime të shumta, përfshirë për rolin në planifikimin e vrasjeve të prokurorëve anti-mafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino më 1992.

Vetë Denaro kishte deklaruar më parë se kishte vrarë aq shumë njerëz, mjaftueshëm sa për ta mbushur një varrezë.

Para se të humbiste ndjenjat, ai takoi disa anëtarë të familjes dhe i dha mbiemrin vajzës së tij Lorenza Alagna, të cilën e kishte fshehur dhe nuk e kishte njohur kurrë. Vajza, e cila e kishte takuar për herë të parë të atin në burg në prill, së bashku me një nga motrat e bosit mafioz dhe mbesën e saj Lorenza Guttadauro, e cila është edhe mbrojtësja e shefit, ka qenë pranë tij ditët e fundit.

Gazetari italian Roberto Saviano ka analizuar për ‘Corriere della Sera se prokurorët nuk do të mund të identifikojnë kurrë të gjitha paratë e Matteo Messina Denaro.

Sipas tij, një pjesë e pasurisë së tij ndodhet edhe në Shqipëri.

“Është gjithmonë një segment që zbulohet, sidomos në lidhje me pasuritë materiale në Itali, por llogaritë e huaja, paratë e tij ndoshta në Shqipëri – zonë ku shpesh e kanë gjurmuar hetimet -, paratë në parajsat fiskale, ato nuk mund të arrihen kurrë. Epo, kujt do t’i shkojnë ato para? Vetëm për trashëgimtarët e njohur nga vetë shefi”, shkruan gazetari.

Koreja e Veriut në OKB: Jemi në prag të luftës bërthamore

Zyrtari i Koresë së Veriut në OKB, deklaroi se Gadishulli Korean është në prag të luftës botërore, për shkak të Shteteve të Bashkuara.

“Situata ushtarake në dhe rreth gadishullit Korean po shkon në prag të një lufte bërthamore,” tha ambasadori i Phenianit, Kim Song, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke kritikuar ashpër politikën e Uashingtonit në Azinë Verilindore.

Kim Song akuzoi SHBA-në dhe Korenë e Jugut për shkaktimin e “një situatë të rrezikshme”. Si rezultat, vendi i tij është i detyruar të “përshpejtojë zhvillimin e aftësive vetëmbrojtëse,” argumentoi ai.

Ai komentoi gjithashtu formimin e fundit të Grupit Këshillimor Bërthamor , nëpërmjet të cilit Shtetet e Bashkuara shpresojnë të integrojnë më mirë aftësitë e tyre bërthamore me forcat konvencionale të Koresë së Jugut, me dy aleatët që rrisin shkëmbimin e informacionit dhe planifikimin e emergjencës.

Kim komentoi se grupi ishte “përkushtuar për të planifikuar, operuar dhe ekzekutuar një sulm bërthamor parandalues ​​kundër Koresë së Veriut”.

“SHBA tani po kalon në fazën praktike të realizimit të qëllimit të saj të keq për të provokuar një luftë bërthamore duke dërguar shpesh nëndetëse bërthamore strategjike dhe bombardues bërthamorë strategjikë që mbajnë armë bërthamore brenda dhe rreth Gadishullit Korean,” tha ai.

Kim Kardashian siç nuk e keni parë kurrë më parë, pozon për CR Fashion Book

Ne e njohëm atë nga reality show i saj, më pas vendosi të përfshihej në biznes dhe ia doli jashtëzakonisht mirë, paralelisht me realitetin, ndërsa vazhdimisht i shtynte kufijtë në gjithçka që trajton dhe tani konsiderohet një muzë e kohës sonë, e cila ripërcakton vazhdimisht çfarë do të thotë të frymëzosh. Kush është kjo grua? Por sigurisht Kim Kardashian.

CR Fashion Book vendosi të shfaqë Kim në kopertinën e tij në numrin 23 siç nuk e kemi parë kurrë më parë. Pas debutimit në kopertinë në 2013, për numrin 3 me fotografin legjendarin Karl Lagerfeld dhe drejtorin artistik Riccardo Tisci, Kim është fotografuar sërish për numrin 13 përkrah Cher dhe Naomi Campbell. Por këtë herë do të jetë krejtësisht ndryshe dhe CR Fashion Boom Issue 23 Muses do të hyjë në histori.

“Një idhull për mua është dikush që lufton për atë që dëshiron dhe ndjek ëndrrat e tij dhe i bën ato realitet. Dikush që është aq pa falje vetvetja, por ruan mirësinë dhe ngrohtësinë”, tha Kim për revistën.

https://

View this post on Instagram

A post shared by CR Fashion Book (@crfashionbook)

Për herë të parë një shqiptare zgjidhet anëtare jurie në “Miss USA”

Bukuroshja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj, do të jetë anëtare jurie në kompeticionin e bukurisë në Amerikë “Miss USA 2023”. Këtë rol të rëndësishëm e ka njoftuar faqja zyrtare e “Miss USA 2023” në llogarinë e saj në Instagram.

Krahas fotos së modeles së njohur, bëhet dhe një prezantim për karrierën e saj dhe veprat humanitare, që ka realizuar.

“Emina Cunmulaj-Nazarian, një supermodele e arrirë shqiptaro-amerikane, katapultoi famë në moshën 15-vjeçare duke fituar Elite Model Look Jugosllavi në vitin 2001. Ajo bashkëpunoi me ikona të modës si Jean Paul Gaultier, Karl Lagerfeld dhe Dolce & Gabbana, duke zbukuruar kopertinat e Vogue, Marie Claire, dhe më shumë. Që nga viti 2019, Emina ka qenë një figurë e spikatur në Harvard dhe në Universitetin e Miçiganit, duke dhënë leksione për filantropinë. Ajo themeloi Fondacionin Emina’s Hand, shërben si COO dhe anëtare e bordit në Fondacionin Fundjavë Ndryshe, mbështet edukimin përmes Fondacionit Nazarian Family, mban një vend në bord në Fondacionin Shëndetësor Baptist, duke promovuar me pasion filantropinë dhe mirëqenien e komunitetit”, thuhet në faqen e Miss USA.

Përplasjet në veri, reagon NATO: KFOR ka vepruar në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

Përplasjet në veri, vjen reagimi nga NATO: KFOR ka vepruar në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

Në një deklaratë zyrtare theksohet se, trupat paqeruajtëse ishin të pranishëm në zonë duke vëzhguar situatën nga afër dhe “të gatshëm të përgjigjeshin, nëse kërkohej”.

Po ashtu në deklaratë thuhet se komandanti i KFOR-it po mban kontakte te rregullta me EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të organizatave të sigurisë së Prishtinës si dhe shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë

A do të luajë Broja titullar kundër Brighton? Ja si përgjigjet Pochettino…

Armando Broja është rikthyer në fushën e blertë me Chelsea-n pas një dëmtimi të gjatë.

Sulmuesi i Shqipërisë luajti për disa minuta në ndeshjen kundër Aston Villa.

Ndërkohë mbrëmjen e nesërme, londinezët do të përballen me Brighton në EFL Cup.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, trajneri Pochettino deklaroi se Broja do ta nisi nga stoli.

“Jo, Broja nuk është ende gati për ta nisur nga minuta e parë. Unë mendoj se ai po e ndihmon ekipin dhe po bën mirë, por kërkon kohë që të jetë në gjendje për ta nisur si titullar. Mendoj se 20, 25 ose 30 minuta mund ta ndihmojë ekipin, por nuk është ende gati”, tha Pochettino. /zoom.al/

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë i del në krah Kosovës: Serbia të heqë dorë nga dhuna

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, kërkoi nga Serbia që të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna.

Përmes një postimi në X, kryediplomatja gjermane tha se pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator, “të githë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe”.

“Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në këtë situatë të tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë se çfarë bëhet për shtensionim të situatës. Serbia, në veçanti, duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, shkroi ajo në X, që më herët njihej si Twitter.

Sekuestrohen 1.7 tonë kokainë në Spanjë, arrestohet një shqiptar. Mediat: Ka trajnime ushtarake

Zyrtarët e Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore, në një operacion të përbashkët me Policinë Kombëtare, kanë arritur të godasin rrugën kryesore të hyrjes së kokainës në Spanjë për kartelin ballkanik. Si rezultat i operacionit u kapën më shumë se 1700 kilogramëve kokainë në portin e Valencias dhe u arrestua një shqiptar, pjesë e anëtarëve të bandës.

Në deklaratën e Agjencisë Tatimore dhe Policisë Kombëtare raportohet se shqiptari ka trajnime ushtarake dhe njohuri të larta operacionale, raportojnë mediat e huaja. Gjatë hetimeve u zbuluan mënyrat e ndryshme të veprimit që shqiptari pjesë e kartelit “Los Balkanes” përdorte për të fshehur drogën. Hetimi nisi kur agjentët mësuan se rrjeti kriminal mund të importonte çdo javë kontejnerë detarë me fruta nga Ekuadori, të cilat do të fshihnin sasi të konsiderueshme droge.

Sa i përket drogës së sekuestruar, ajo ishte fshehur në kontejnerë me fruta deti nga Ekuadori në mënyra të ndryshme, duke përdorur vrima në frigoriferin e kontejnerëve, duke projektuar dysheme false mbi to ose trarë me zgavra brenda për të vendosur lëndën narkotike.

Foto/ Luizi dhe Kiara në kopertinën e një libri, surprizohen fansat

Një prej çifteve më të famshëm të shoëbizit shqiptar, e ka gjetur veten në kopertinën e një romani rozë.

Bëhet fjalë për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, të cilët janë “përjetësuar” tashmë në kopertinën e një libit.

Ka qenë vetë Luizi ai që ka postuar një foto të kopertinës së librit në Instagram, me titull: “Në mes të kaosit”.

Mesa duket jo vetëm që foto e çiftit gjatë dasmës është printuar me mirëkuptim, por dashuria e tyre duket se është bërë edhe muzë për shkrimtaren.