Aplikacion
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar listën e arsenalit të armëve të konfiskuara gjatë aksionit në Veri, ku një grup i armatosur sulmoi policinë.
Në rrjetin social X kryeministri kosovar ka publikuar dhe disa fotografi ku shihen një mori armë dhe pajisje të nivelit ushtarak e të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës pas sulmit në veri. Kurti shkruan se autorët vepruan jo vetëm, por me mbështetjen e shtetit. Ai thotë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës.
“Këto armë dhe pajisje të nivelit ushtarak – të sekuestruara në operacionin antiterror të Policisë së Kosovës pas sulmit të djeshëm – nuk lënë vend për dyshim: autorët vepruan jo vetëm, por me mbështetjen e shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës”, shkroi Kurti në anglisht.
Futbolli shqiptar në zi, shuhet legjenda e Tiranës dhe futbollit shqiptarFutbolli shqiptar është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të spikatur të dinastisë kryeqytetase Mema, i cili ka shkruar emrin e tij me shkronjat të arta në historinë e futbollit shqiptar.
Mema, i cili ka luajtur në rolin e mesfushorit dhe mbrojtësit për Tiranën dhe Partizanin, është një nga lojtarët më të dekoruar në historinë e futbollit shqiptar, duke fituar kampionatin kombëtar shtatë herë, ndërsa është nderuar me tituj e dekorata nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Osman Mema, i cili shquhej për shkathtësinë, shpejtësinë, rezistencën dhe punën, ishte pjesë e disnastisë Mema, familje e cila ndër vite ka nxjerrë futbollistë e trajnerë me cilësi si vëllezërit e tij Haxhiu dhe Aliu, si dhe nipërit e tij Sulejman dhe Ardian Mema.
Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka vlerësuar kontributin dhe rolin e Osman Memës në historinë e futbollit shqiptar, duke e cilësuar si një personalitet të madh.
“Futbolli shqiptar e në veçanti ai tiranas humbi sot një tjetër figurë legjendare. Është ndarë nga jeta Osman Mema, një nga figurat më të spikatura të dinastisë Mema, që i ka dhënë shumë futbollit e që ka fituar më shumë tituj.
I nderuar me titullin “Legjenda e Futbollit Shqiptar” nga Federata Shqiptare e Futbollit pesë vite më parë, me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe shtatë herë Kampion i Shqipërisë me fanellat e Tiranës dhe Partizanit, Mema zë një vend të rëndësishëm në hollin e famës së futbollit shqiptar, duke qenë një personalitet i padiskutueshëm në fushë dhe jashtë saj. Një qytetar model dhe me vlera të mëdha.
Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mema për këtë humbje të madhe. Kujtimi i tij në historinë e futbollit shqiptar do të mbetet i paharruar. U prehtë në paqe!”, – shkruan Presidenti Duka në reagimin e tij.
Homazhet në nderim të Osman Memës do të zhvillohen nesër, e martë, nga ora 11:00 e deri në orën 13:00 në hollin e stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë.
VIDEO/ Momenti kur terroristët serbë arratisen maleve nga autoritetet e KosovësMediat kosovare kanë publikuar pamjet e momentit kur grupi i terroristëve serbë arratisen nga manastiri i Banjskës, pas përplasjeve me armë zjarri me Policinë e Kosovës.
Pamjet janë filmuar me dron, teksa ata shihen duke ikur malit dhe shihen të paktën 12 persona. Ata dyshohet se janë grupi që vrau në krye të detyrës efektivin e Policisë së Kosovë Afrim Bunjakun dhe plagosën dy të tjerë.
Milan Radojiçiq dyshohet të jetë plagosur dhe po trajtohet në SerbiKrimineli serb, Milan Radojiçiq, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin e djeshëm terrorist ndaj autoriteteve kosovare në Banjskë, dyshohet të jetë plagosur.
Siç qarkullojnë disa raportime në platformën X nga media boshnjake ‘Istraga’, thuhet se ai ndodhet në Serbi duke u trajtuar.
Lidhur me këtë rast, ende asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, por ajo çfarë dihet është se dokumente të tij u gjetën në makinat e sekuestruara nga Policia e Kosovë.
Radojiçiç është në kërkim nga drejtësia shqiptare i akuzuar për vrasjen e politikanit serb në Kosovë Oliver Ivanoviç, si dhe është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vuante dënimin në Burgun e Beratit, i burgosuri ndërron jetë gjatë operacionit në SanatoriumNjë 57-vjeçar nga Berati, i identifikuar si Valerio (Vasillaq) G., ka ndërruar jetë gjatë një operacioni në Sanatoriumin e Tiranës.
57-vjeçari ishte duke vuajtur dënimin në Burgun e Beratit, kur gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Beratit dhe më pas drejt Sanatoriumit të Tiranës.
Mësohet se i burgosuri vuante nga sëmundje të mushkërisë dhe ka gjetur vdekjen në sallën e operacionit, gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.
Valerio (Vasillaq) G. ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Milanos në Itali për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe vendimi penal italian u njoh në Shqipëri, ku Gjykata e Apelit e dënoi atë me 5-vjet burg, të cilat më pas u shtuan në 7-vite burg nga një vendim i marrë nga Gjykata e Lartë.
Burime nga IEVP Berat bëjnë me dije se vitin e fundit i burgosuri kishte shfaqur probleme të shumta shëndetësore dhe merrte trajtim mjekësor.
Të njëjtat burime konfirmojnë se për shkak të problemeve shëndetësore, ai kishte kërkuar edhe lirim me kusht, por kërkesa e tij nuk ishte marrë parasysh.
Zbardhen dëshmitë e serbëve të arrestuar, tregojnë si iu bashkuan grupit terroristTë paktën 3 nga 6 të arrestuarit serbë për sulmin ndaj zyrtarëve policor, në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, kanë rrëfyer para hetuesve, për sulmin që kishin përgatitur. Ata kanë pranuar të flasin duke mos shfrytëzuar të drejtën e tyre për mbrojtje në heshtje, siç e kanë shfrytëzuar disa të tjerë të arrestuar.
Bllagoje Spasojevic, është njëri nga të arrestuarit nga Policia e Kosovës, e i cili tashmë është në arrest. Ai para hetuesve ka thënë se me dëshirën e tij i është bashkuar grupit terrorist që sulmuan policinë, raportojnë mediat në Kosovë.
Sipas avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare, Halit Derguti, po ky person pretendon se është dorëzuar tek policët.
“S’ka pasur ankesë, as a t’kanë rrah dikush, ka thënë jo, me ka thënë se vullnetarisht ka shkuar me marr pjesë në atë grup, nuk kam shtirë me armë…Ata thonë e kanë arrestuar, ky thotë jam dorëzuar, kur kanë filluar me shti me armë, jam shtri për toke, ai thotë qatëher jam dorëzuar këta thonë janë arrestuar, kryesore ai është arrestuar…Nuk ka lajmëruar që ka lëndime nuk ka dashur të shkojë te mjeku, faktikisht lëndimet në krye ne ball i shifet që ka pasur gjak… Po ka thënë se vullnetarisht kam shkuar”, ka thënë Halit Derguti, Avokat i Bllagoie Spasoievic.
Para organeve të rendit, ka folur edhe Dushan Vllajoviç, në veturën të cilën ishte duke udhëtuar së bashku me një person tjetër tek i cili u gjet një radiolidhje. Siç raportojnë mediat kosovare, ky ka thënë se se nuk ka qenë në dijeni se shoku i tij ka poseduar një radiolidhje.
Për ngjarjen ka rrëfyer edhe Milovan Gjoni, i arrestuar për vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Ndërkohë që këta të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të komunës së Zveçanit, ndodhen nën arrest, në QKUK po vazhdon trajtimi mjekësor i Vladimir Stoliç.
“Pacienti i rastit të djeshëm ka ardhur në orët e vona të së dielës, dhe ka qenë me plagë me armë zjarri, me plagë të hapura të kërcilit të majt dhe i është nënshtruar nga ekipa kujdestare intervenimit, që ka qenë i suksesshëm, dhe sot e kemi vizituar dhe gjendja e përgjithshme është e mirë”, ka thënë Gani Jashanica – Drejtor i Klinikës së Ortopedisë.6 të arrestuarit gjatë ditës së djeshme, ende nuk kanë dalur para Gjykatës, derisa vazhdojnë të jenë në ndalim për 48 orë, nën dyshimet për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ , ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’, ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Përveç në spitalet kosovare, trajtim siç kanë raportuar mediat serbe, janë duke marrë edhe disa të plagosur që janë shtrirë në Spitalin e Novi Sadit, por nuk janë dhënë detaje konkrete mbi numrin tyre.
Përplasen dy makina në Prrenjas, një i lënduarNjë person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Prrenjas mbrëmjen e sotme.
Mësohet se dy makina janë përplasur njëra me tjetrën.
Personi i lënduar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Video/ Tmerr në Florida, Aligatori del në rrugë me një trup njeriu në gojëNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, SHBA. Kalimtarë të rastit kanë parë një aligator që shëtiste në rrugë me një trup njerëzor në gojën e tij.
Menjëherë zvarraniku është filmuar dhe videot janë bërë virale në rrjetet sociale.
Nuk dihet se si aligatori doli në rrugë dhe se kush është viktima që ra pre e gojës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në një rrugë, të një zone banimi të quajtur Largo, në Florida.
Kjo zonë është afër një parku të njohur si Ridgecrest, e cila përfshin një liqen prej 5 hektarësh, e njohur si shtëpia e aligatorit.
Autoritetet e kanë vrarë më pas zvarranikun dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Franca dënon sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe bën kërkesën urgjenteMinistria e Jashtme e Francës ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Përmes një reagimi Franca thirrje që autorët e këtij sulmi të dalin para drejtësisë. “Franca dënon ashpër sulmin e papranueshëm ndaj policisë së Kosovës që ndodhi më 24 shtator, duke lënë të vdekur një polic dhe dy të tjerë të plagosur. Franca shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe bën thirrje që autorët të dalin sa më shpejt para drejtësisë”, është theksuar në reagim.
Parisi zyrtar ka deklaruar se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është e vetmja mënyrë “për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve”.
“Rëndësia e këtyre ngjarjeve nënvizon nevojën urgjente që Serbia dhe Kosova të veprojnë me përgjegjësi për të ulur tensionet dhe për t’u riangazhuar me mirëbesim në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili është e vetmja mënyrë për të pasur sukses në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe t’i lejojë ata të bëjnë përparim drejt BE-së”, është thënë në reagim.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa u plagosën edhe policë të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore. Katër sulmues mbetën të vrarë ndërsa janë arrestuar gjashtë persona. Institucionet e Kosovës deklaruan se aksioni në kërkim të sulmuesve është duke vazhduar.
Arratiset 40-vjeçari shqiptar nga burgu në Itali. Përdori vetëm një litar dhe dronArratisja e një 40 vjeçari shqiptar nga burgu i Teramos në Abruzzo të Italisë, ka rrëmbyer vëmendjen e mediave italiane.
Me litarin e një alpinisti ai arrin të ngjitet mbi murin rrethues dhe është arratisur. Shqiptari në kërkim tashmë, po kryente dënimin e tij për krime droge dhe grabitje. Megjithatë vendimi përfundimtar nga gjykata ende nuk kishte ardhur për të.
Sa i përket skenarit të arratisjes, i burgosuri ulet në mënyrë tërthore me një litar alpin të fiksuar në shufrat e hekurta. Thuhet se ai mund të ketë patur ndihmën e një bashkëpunëtori si dhe një droni për dërgimin e mjeteve të dobishme për t’ia mbathur.
Në përshkrimin e tyre, mediat italiane e krahasojnë me një skenar filmi.
“Për momentin, regjistrimet e të gjitha kamerave në burg po ekzaminohen për të kuptuar dinamikën e saktë të arratisjes”, raporton Gino Ciampa nga policia e burgut.
“Ndihma e një droni dyshohet për dorëzimin e mjeteve të dobishme me të cilat i burgosuri shqiptar ka kryer arratisjen gjatë natës nga burgu i Teramos. Zbulimi i arratisjes u bë vetëm mëngjesin e sotëm”, saktëson Gino Ciampa./ Ilmessaggero