zoom

Day ArchiveMakthi merr fund! Armando Broja kthehet në fushë dhe tregon se si ishte të luante sërish

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja u rikthye këtë të dielë në fushë duke luajtur për Chelsea-n si zëvendësues.

Broja e nisi sfidën ndaj Aston Villas nga stoli, ndërsa zbriti në fushë në minutën e 79’, duke zëvendësuar Caicedo-n.

Në një reagim në rrjetet sociale, Broja shprehu keqardhje për humbjen 0-1 ndaj Aston Villas, ndërsa më tej falenderoi të gjithë ata që punuan në rikthimin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armando (@armando.broja)

“Natyrisht nuk është rezultati që prisnim sot, por çfarë ndjesie e pabesueshme dhe emocionale të kthehesh në fushë pas kaq shumë muajsh jashtë. Faleminderit djema për mbështetjen dhe faleminderit të gjithëve që punuan për kthimin tim”, shkruan Broja. /zoom.al/

VIDEO | Atletico bën me “dhimbje koke” Ancelotti-n, Reali zhgënjen në derbi dhe humb kreun

Reali i Madridit detyrohet t’i lërë kreun e LA Liga-s Barcelonës pas një disfate në derbi kundër Atletico.

Skuadra “merengues” dështoi të merrte pikë në derbin e Madridit kundër Atleticos në stadiumin “Metropolitano”, që fitoi me rezultatin 3-1.

Dygolëshi i sulmuesit Alvaro Morata dhe finalizimi i Griezmann e bënë të pavlefshëm rrjetën e Toni Kroos.

Real Madrid me këtë disfatë mbetet në kuotën e 16 pikëve, një më pak se Barcelona dhe Girona. /zoom.al/

Foto/ I shtrirë përtokë pa shenja jete, pamjet e terroristit serb që u vra nga policia e Kosovës

Ky është një nga agresorët serbë të vrarë gjatë një aksioni të policisë së Kosovës për kapjen e tyre pas vrasjes së efektivit Afrim Bunjaku.

Ai shihet i shtrirë në tokë pa shenja jete. Aksioni nisi pasi një grup terroristësh vranë reshterin dhe plagosën një tjetër, gjatë përleshjeve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Policia tha së në orët e para të mëngjesit njësitë e saj vunë re vendosjen e dy kamionëve të tonazhit të rëndë në urën në hyrje të fshatit Banjskë. Dy kamionët pa targa kishin bllokuar lëvizjen.

Tre njësi të policisë që shkuan në vendin e ngjarjes u qëlluan me armë zjarri, përfshirë bombat e dorës dhe armë të tjera të rënda, duke bërë që një polic i Kosovës të vritet dhe një tjetër të plagoset.

Autoritetet thanë se rreshteri i policisë Afrim Bunjaku nga fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrrisë, vdiq nga plagët e marra gjatë sulmit. Autoritete thanë se sulmuesit e armatosur ishin vendosur në Manastir dhe përreth tij në fshatin Banjskë. Sulmuesit shkëmbyen të shtëna me organet e rendit gjatë gjithë ditës.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tha në mbrëmje se situata është vënë nën kontroll. Ai trregoi se tre nga sulmuesit janë vrarë, ndërsa janë arrestuar gjashtë persona, dy prej të cilëve të plagosur që ishin me uniforma dhe të armatosur, ndërsa katër të tjerë u gjetën me radiolidhje, që sipas policisë dyshohet se ishin në kontakt me grupin sulmues.

Fotolajm/ Kosova qan Afrim Bunjakun! Homazhe për policin e vrarë

Kosova ka mbajtur homazhe për policin e vrarë Afrim Bunjaku mëngjesin e sotëm, pas një sulmi të një grupi terrorsitësh serb.

Homëzhe në nder të tij kanë mbajtur qytetarë të shumtë, si edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe kryeministri Albin Kurti.

Ata morën pjesë në ceremoninë e ndezjes së qirinjve në nder të Afrim Bunjakut.

Ndërkohë e hëna është shpallur ditë zie nga presidentja e vendit Vjosa Osmani në nderim të policit Afrim Bunjaku.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, njoftoi Presidenca e Kosovës në një postim në Facebook.

Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë shërbente si rreshter në Polici.  Ai u vra si pasojë e sulmeve nga një grup agresoresh serb ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës.

Ardit Gjebrea merr vendimin e rëndësishëm, anulohet “Kënga Magjike”

“Kënga Magjike” nuk do të zhvillohet këtë vit. Producenti Ardit Gjebrea mësohet se ka vendosur që të anulojë një prej festivaleve më të njohura të muzikës shqiptare.

Sipas Prive, ndryshe nga vitet e kaluar “Kënga Magjike” këtë vit ka mungesë organizimi dhe interest të ulët për të marrë pjesë.

Kjo është hera e dytë që festivali i muzikës anulohet, pas asaj në vitin 2020 për shkak të pandemisë.

Festivali i “Kënga Magjike” është bërë traditë përmbi dy dekada, por këtë vit do mungojë në ekranin shqiptar.

Kosova shpall të hënën ditë zie në nderim të policit të vrarë Afrim Bunjaku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, njoftoi Presidenca e Kosovës në një postim në Facebook.

Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë shërbente si rreshter në Polici.  Ai u vra si pasojë e sulmeve nga një grup agresoresh serb ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës.

Kura me sodë buke dhe mjalë, përfitimet shëndetësore që ka për stomakun dhe mëlçinë

Soda e bukës është përdorur që në lashtësi kundër një sërë sëmundjesh dhe problemesh dermatologjike.

Vlerat e mrekullueshme të sodës së bukës

Soda e bukës është aleati më i mirë i sistemit tretës.

Ajo ndihmon kundër fryrjeve në stomak dhe për tretjen e ushqimeve të rënda.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, soda e bukës është një kurë që funksionon kundër urthit dhe ndjesisë së djegies në kraharor.

Soda e bukës ndihmon mëlçinë të shpërbëjë toksinat që nuk treten dot.

Ajo është e pasur me vitaminë C dhe kalium.

Kësisoj, soda e bukës është një nga antioksidantët më të mirë natyralë që ekzistojnë në botë.

Soda e bukës zbut infeksionet dhe neutralizon bakteret dhe viruset.

Ajo përdoret gjërësisht edhe kundër gripit dhe virozave, sipas informacioneve të AgroWeb.org.

Soda e bukës e ndihmon organizmin të ngrejë një sistem mbrojtës kundër baktereve.

Ajo është shumë efikase kundër infeksioneve urinare.

Kura e sodës së bukës me mjaltë

Përbërësit:

Përgatitja:

Përziejini përbërësit në një enë qelqi deri sa masa të jetë homogjene dhe e trashë.

Vendosni një tenxhere me ujë në zjarr, dhe ngroheni enën me mjaltë e sodë brenda tenxheres në ujin e valuar për 10 minuta.

Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Ju duhet të konsumoni dy ose tre lugë gjelle çdo ditë për një muaj.

Kurën mund ta konsumoni para ose pas vakteve.

Është shumë e rëndësishme që kurën të mos e konsumoni për më shumë se një muaj.

Gjatë kësaj kohe, duhet të shmangni mishin e kuq, miellin dhe sheqernat.

Kjo kurë funksionon kundër disa sëmundjeve si: stomaku, gripi dhe sëmundjet e veshkave.

Nëse vendosni të konsumoni kurën, këshillojet të informoni mjekun që ndjek progresin e sëmundjes suaj./AgroWeb.org

AF Elbasani fiton në frymën e fundit kundër Dinamos dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

AF Elbasani fiton me përmbysje ndaj Apolonisë, në takimin e javës së katërt të Kategorisë së Parë, në “Elbasan Arena” dhe merr kreun e kampionatit.

Ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën me Trifonin në minutën e 4’, ndërsa vetëm dy minuta më pas Maksuti dyfishoi avantazhin e fierakëve.

Vendasit tentuan të reagonin dhe në minutën e 18’ Karakaçi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 1-2.

Fraksioni i dytë foli për AF Elbasani, me Kasën që barazoi në minutën e 63’. Ndërsa në minutën e 90+6’ ishte po Kasa ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës, duke përmbysur rezultatin.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 3-2 me AF Elbasani që kryeson me dhjetë pikë, teksa Apolonia renditet në vend të katërt me shtatë pikë. /zoom.al/

Aleksandër Vuçiç: Ne kurrë s’do ta njohim Kosovën, ju mund të na vrisni të gjithëve

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk do e njohin kurrë Kosovën si shtet të pavarur.

“Atyre që mendojnë se do të ushtrojnë presionin më të madh që Serbia ta njohë Kosovën e pavarur, u them se ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, ju mund të na vrisni të gjithëve”, theksoi Vuçiç në një konferencë për mediat, ku foli për situatën në Veri të Kosovës.

“Harrojen njohjen e Kosovës, zyrtarisht, joformalisht”, shtoi presidenti serb.

Referuar uniformave që mbanin veshur agresorët serb, Vuçiç tha se nuk janë të ushtrisë.

“Këto nuk janë uniforma të ushtrisë serbe apo të policisë serbe, uniformat mund të blihen kudo në treg dhe nuk janë të vështira për t’u gjetur.

Kam muaj që them se po rritet rezistenca dhe rebelimi në popullin në veri dhe kudo, të cilët duan të organizohen. Por s’mund të hyjmë pa lejen e KFOR-it nëse nuk duam të hyjmë në konflikt.  Kam biseduar me disa përfaqësues të Listës Serbe dhe me Petkoviçin. Ata njerëz janë sigurisht të tmerruar”, tha kreu i shtetit serb.

“Një gjë është e sigurt, ata nuk do ta marrin kurrë pavarësinë e tyre dhe nuk kam asnjë problem me këtë, sado që të përpiqen, le të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre. Për këtë çështje do të marrim vendime në ditët në vijim, vetëm duam ta bëjmë me gjakftohtësi. Për vendimet se si dhe në çfarë mënyre do ta kërkojmë apo mbrojmë popullin serb do t’i informojmë qytetarët në ditët në vijim”, theksoi Vuçiç.

 

Sulmi ndaj policisë së Kosovës/ Vuçiç: Albin Kurti është i vetmi fajtor, provokon gjithë kohës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas sulmit ndj policisë së Kosovës në orët e para të mëngjesit të së dielës.

“Një nga ditët më të vështira për Serbinë që nga viti 2004. Që nga viti 1999, ne nuk kemi pasur kontroll mbi Kosovën dhe Metohinë.

Na është dashur shumë kohë që të hetojmë vetë se çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe Metohi. Çfarë ndodhi sot në mëngjes, gjatë gjithë mëngjesit dhe pasdites. Le t’u tregojmë njerëzve se çfarë ndodhi”, tha ai.

Ndërsa shtoi: “Rreth orës 02:46 një grup serbësh nga Kosova dhe Metohija vendosën dy kamionë si barrikada në Banjskë. Pastaj vjen policia e Kosovës, duke tentuar t’i heqë ato barrikada.

Pati një konflikt me serbët që i ngritën barrikadat dhe në atë konflikt ka mbetur i vrarë një polic. Në orën 08:57 janë mbyllur vendkalimet në Jarinje dhe Bërnjak, të shtënat dhe përleshjet vazhdojnë ende. Në orën 10:15 shqiptarët njoftojnë se katër qytete serbe janë zona të operacioneve terroriste.”

Aleksandër Vuçiç tha se e dënon vrasjen e policit të Kosovës, por sipas tij faji është i Albin Kurtit.

Ai theksoi se nëse do kishte ndërhyrë KFOR do të kishte më pak viktima.

“Në asnjë mënyrë nuk dua ta fal vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj. Është absolutisht e dënueshme dhe është diçka që nuk i duhet askujt, Kurti është organizatori kryesor i kaosit. 

Edhe pse folëm shumë herë për këtë, edhe pse çdo ditë paralajmëroja si në Bruksel ashtu edhe në Nju Jork se e gjithë kjo mund të ndodhte, pak njerëz vendosën të dëgjojnë. Serbët vuajnë nga terrori i Kurtit.

Ndaj tyre u krye një sulm brutal dhe ne në fillim menduam se pse nuk e bëri KFOR-i, do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve që disponojmë, thuhet se tre serbë kanë vdekur në Kosovë dhe Metohi. Dy sigurisht nga snajperi, kur nuk ishte e nevojshme që të likuidoheshin. Dy mbetën të plagosur rëndë”, theksoi presidenti serb.

Ndërsa shtoi: “I vetmi fajtor, edhe pse ka pak faj të atyre që e ndihmojnë në këtë, për gjithçka që ndodh është Albin Kurti. Provokonte gjatë gjithë kohës. Dhe më vjen keq që një pjesë e serbëve ranë në ato provokime. Albin Kurti është i vetmi fajtor, i vetmi që do konflikte dhe luftë. Askush tjetër nuk dëshiron konflikt dhe luftë, dëshira e tij e vetme është të na tërheqë në një luftë me NATO-n dhe kjo është gjithçka që ai bën gjithë ditën.”