Aplikacion
Reshje shiu dhe ulje temperaturash parashikohen gjatë ditës së dielë në vendin tonë.
Sipas, Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët.
Ndërsa të dielën do të kemi ndryshim të situatës meteorologjike, si rezultat i masave ajrore të lagështa. Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimi.
Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht mesatar në veri.
Parashikimi i motit:
Ditën e Shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi deri 15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4ballë.
Ditën e Diel do të kemi ndryshim të situatës meteorologjike, si rezultat i masave ajrore të lagështa. Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimi.
Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht mesatar në veri. Era do të fryje me shpejtësi mesatare 6-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2ballë. Vihet re një rënie e ndjeshme në fushën termike në mesditë
Aktorja britanike Sophie Turner ka paditur ish-partnerin e saj, këngëtarin Joe Jonas, duke kërkuar që ai të lejojë fëmijët e tyre të kthehen në rezidencën e tyre në Angli.
Çifti i famshëm njoftoi në fillim të këtij muaji se po divorcoheshin pas më shumë se katër vitesh martesë .
Ndërkohë avokatët e aktores ngritën padi në gjykatë ku aktorja pretendon se Joe Jonas po mban fëmijët e fëmijëve të tyre në Nju Jork.
34-vjeçari, e cili është amerikan, po kërkon kujdestarinë e përbashkët për dy vajzat e tyre, Willa, e cila lindi në vitin 2020 dhe fëmijën e dytë, e cila lindi vitin e kaluar, por emri i së cilës nuk është bërë ende publik.
Sipas padisë së Turner, shtëpia e përhershme e çiftit ishte Anglia. Dokumentet thonë se Jonas ka pohuar gabimisht në kërkesën e tij për divorc se fëmijët, të cilët kanë shtetësi të dyfishtë, kanë jetuar në Florida për gjashtë muaj përpara se këngëtari të kërkonte divorcin.
Turner dhe Jonas kishin rënë dakord që fëmijët të udhëtonin në SHBA në gusht, kur babai i tyre ishte në turne, thuhet në dokument, por kjo ishte një “marrëveshje e përkohshme”.
Dokumenti gjyqësor vazhdon duke thënë se dyshja u takuan në fund të javës së kaluar për të diskutuar ndarjen e tyre, gjatë së cilës Turner përsëriti “planin e rënë dakord” që fëmijët të ktheheshin “në shtëpi në Angli”.
Megjithatë, Jonas dyshohet se ka refuzuar të kthejë pasaportat e tyre dhe t’i dërgojë ato në MB.
Aktualisht 27-vjeçarja Turner aktualisht është në Nju Jork me fëmijët.
Në përgjigje të akuzave, një përfaqësues i Jonas tha për CNN se: “Fëmijët kanë lindur në SHBA dhe kanë kaluar shumicën dërrmuese të jetës së tyre në SHBA. Ata janë shtetas amerikanë.”
Ata shtuan se Jonas dëshironte që Turner “të rishqyrtojë pozicionin e saj të ashpër ligjor dhe të ecë përpara në një mënyrë më konstruktive dhe private” dhe se “shqetësimi i tij i vetëm është mirëqenia e fëmijëve të tij”.
Jonas ka mohuar gjithashtu pretendimet e Turner në dokumentet e gjykatës se ajo mori vesh për divorcin nga raportimet e mediave, duke thënë se ishte në dijeni paraprakisht.
Në fillim të kësaj jave, Turner u fotografua duke darkuar me yllin e popit Taylor Swift, e cila ishte në lidhje me Joe Jonas në vitin 2008.
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka nxjerrë vendimet për aktet e dhunës në ndeshjen Shqipëri-Poloni.
“Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me policinë e shtetit lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen Shqipëri – Poloni të zhvilluar më datë 10.09.2023, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2021 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 66 të statutit të FSHF , Nenit 59 e vijues të KDE,
VENDOSI:
1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF, UEFA e FIFA për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
– Gerti Lleshi
– Rinor Grajveci
– Edmond Hyseni
– Almir Dubovci
– Berat Maloku
2. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
3. Një kopje e këtij vendimi t`i përcillet Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. /zoom.al/
Kafe me xhenxhefil, kombinimi i tyre superfuqi për shëndetin! Si ta përgatisniKafja dhe xhenxhefili janë dy produkte të cilësuara si superfuqi falë vlerave shëndetësore që ato kanë.
Ky kombinim fantastik jo vetëm që krijon një shije unike por është i aftë të mbrojë organizmin dhe të promovojë shëndetin e mirë.
Në këtë artikull do të mësoni mbi vlerat e shumëfishta që përfiton organizmi nga konsumimi i kafes me xhenxhefil si dhe mënyrën e përgatitjes së saj.
Antioksidantë të fuqishëm
Të dy si xhenxhefili ashtu edhe kafja janë antioksidantë të fortë.
Kafja është produkti më i pasur me antioksidantë ndërsa vetitë e saj në dobi të shëndetit janë të panumërta.
Kafja cilësohet si një mike e mirë e shëndetit. Sipas studimeve më të fundit ajo mbron mëlçinë, diabetin e tipit 2 si dhe vepron kundër sëmundjes së Parkinsonit.
Nga ana tjetër, krahas kuzhinës, përdorimet mjekësore të xhenxhefilit janë të pafundme.
Të pasura në vlera ushqyese
Si kafja ashtu edhe xhenxhefili janë jo vetëm antioksidantë të fuqishëm por gjithashtu veprojnë si antibakterial.
Xhenxhefili është përbërës i mbi 40 barnave farmaceutike.
Kolesterol i shëndetshëm
Sipas të dhënave më të fundit që AgroWeb.org disponon, konsumimi i 3 gramë xhenxhefil pluhur për 30 ditë nga pacientët që vuajnë nga diabeti ka reduktuar në mënyrë domethënëse nivelin e lartë të glukozës në gjak.
Xhenxhefili ka efekte pozitive kundër sëmundjes së diabetit.
Mbron mëlçinë, veshkat dhe shëndetin e syve
Kafja dhe xhenxhefili mbrojnë mëlçinë, shëndetin e veshkave, sistemin nervor qendror dhe shëndetin e syve.
Si ta përgatisni
Si fillim zieni 2-3 feta xhenxhefil në një filxhan e gjysmë çaji me ujë dhe lëreni të ftohet.
Më pas, shtoni në filxhanin e kafes suaj një lugë çaji nga lëngu i xhenxhefilit që keni përgatitur./AgroWeb
Nga kontaktet me Ramën, te pagesa 250 mijë dollarë! McGonigal pranon akuzat e lidhura me ShqipërinëIsh-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të premten fajësinë se kishte fshehur faktin që kishte marrë 225,000 dollarë shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj i cili u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri.
Pranimi i fajësisë u bë në një seancë në një gjykatë federale në Uashington, në bazë të një marrëveshje mes akuzës dhe avokatëve të zotit McGonigal, përmes së cilës ai pranoi fajësinë për akuzën e parë për fshehje provash materiale dhe prokurorët rrëzohuan tetë akuzat e tjera në akt-padi.
Zoti McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të Kryeministrit të Shqipërisë, Dorian Duçka.
I pyetur nga gjykatësja e çështjes Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’, zoti McGonigal u përgjigj “Po”.
Gjatë seancës zoti McGonigal pranoi se i kishte zhvilluar lidhjet dhe kontaktet në Shqipëri përmes një mikut të tij, duke iu referuar Nezës, me synimin për të përgatitur terrenin që pasi të largohej nga FBI-ja të ndiqte mundësi biznesi dhe përfitimesh në Shqipëri. /VOA
Bossi i mafies italiane në koma të pakthyeshme, “bota” e errët e Messina DenaroIsh-bossi i mafies, Matteo Messina Denaro është në një koma të pakthyeshme, raporton Ansa.
61-vjeçari Denaro u shtrua në spitalin e burgut L’Aquila, nuk do të dalë me nga koma. Mbrëmjen e sotme mjekët do t’i heqin ushqimin.
Messina Denaro, i cili u arrestua pas 30 vitesh në arrati në një klinikë në Palermo në mes të janarit, ndodhet i shtruar në spital prej më shumë se një muaj.
Ai iu nënshtrua një operacioni në zorrë më 8 gusht, i cili rezultoi i suksesshëm.
Por kanceri i avancuar i zorrës së trashë i shkaktoi përkeqësim të pakthyeshëm gjendjes shëndetësore të mafiozit italian.
Bossi i Cosa Nostra është dënuar për përfshirjen e tij në dhjetëra vrasje, duke përfshirë vrasjne e dy gjykatësve antimafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, me shpërthim bombe në vitin 1992.
Përveç vrasjeve të Falcone dhe Borsellino, ai është dënuar për vrasjen e Giuseppe Di Matteo, djalit 12-vjeçar të një dëshmitari, në vitin 1996, dhe vendosjen e bombave në objektet fetare në Milano, Firence dhe Romë që vranë 10 njerëz dhe plagosën 40 të tjerë në 1993.
I njohur si mafiozi më i pamëshirshëm dhe me karizmën e tij si playboy, Messina Denaro vulosi reputacionin e tij duke vrarë rivalin Trapani dhe duke e mbytur të dashurën e tij tre muajshe shtatzënë.
Bosi mafies tha se mund të kishte mbushur një varrezë me ata që kishte vrarë.
McGonigal pranon fajësinë! Fshehu faktet për marrjen e 225 mijë dollarëve nga ish-agjenti shqiptarIsh-agjenti i FBI, Charles McGonigal ka pranuar fajësinë për fshehje të informacionit nga Byroja Federale e Hetimit.
“Charles McGonigal pranon se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish agjent shqiptar”, informon Departamenti i Drejtësisë në SHBA.
McGonigal pranoi në gjykatën federale të Uashington DC akuzën për falsifikimin e të dhënave dhe dhënien e deklaratave të rreme në lidhje me 225,000 dollarët që mori nga Agron Neza, gjatë kohës që ishte agjent i FBI-së.
“McGonigal u deklarua fajtor sot për fshehjen e fakteve materiale për marrjen e 225,000 dollarëve nga një individ që kishte interesat e biznesit në Evropë, ndërsa McGonigal po mbikëqyrte përpjekjet e kundërzbulimit. Kërkesa u pranua nga gjyqtarja e Gjykatës së Qarkut të SHBA, Colleen Kollar-Kotelly, e cila caktoi seancën për dhënien e dënimit 16 shkurt 2024”, thuhet në njoftim.
Data e dënimit të ish-agjentit të FBI-së, Charles Mcgonigal është caktuar me 16 shkurt 2024.
Sipas dokumenteve të depozituara në Gjykatë, nga gushti 2017 deri në momentin që doli në pension nga FBI në shtator 2018, McGonigal fshehu nga FBI natyrën e marrëdhënies së tij me një ish-agjent të huaj sigurie dhe një biznesmen i cili kishte interesa të vazhdueshme biznesi në vendet dhe qeveritë e huaja.
“Në mënyrë të veçantë, McGonigal mori të paktën 225,000 dollarë para në dorë nga ky individ dhe udhëtoi jashtë vendit me të, si edhe u takua me shtetas të huaj.
Më vonë ky individ shërbeu si një burim i FBI-së në një hetim penal që përfshinte lobim politik të huaj mbi të cilin McGonigal kishte përgjegjësi zyrtare mbikëqyrëse”, vazhdon njoftimi.
Akuza parashikon një dënim maksimal prej pesë vite burg. Ky rast është duke u hetuar nga zyrat e FBI-së në Los Anxhelos dhe Uashington.
“Samiti i drogës” nga shqiptarët në Kolumbi, shoku i El Gordos u “tradhtua” nga fotot e të dashurësDy shqiptarët “zotër” të trafikut të drogës në Kolumbi, Besnik Nikolli dhe Lirio Ajazi, ranë në prangat e policisë rreth 1 muaj më parë.
Në videot e regjistruara nga një i infiltruar nga Drejtoria e Hetimit Kriminal dhe Interpol (Dijín), u regjistrua se si alias Niko ose el Gordo, një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në botë, veçanërisht nga autoritetet franceze, hyri në një klub nate në Santa Marta për të festuar blerjen dhe dërgimin me sukses të të paktën një ton kokainë në Francë.
Niko urdhëroi mbylljen e klubit të natës, duke organizuar një festë luksoze për të gjithë ata që po pushtonin vendin, por ky ka qenë gabimi i shqiptarit që e nxorri zbuluar.
Ditë përpara kësaj ngjarjeje, krimineli i njohur shqiptar organizoi një samit të trafikut të drogës në Bogota, ku morën pjesë njerëz nga Spanja, Holanda, Meksika, Shqipëria dhe Kolumbia.
Në një seri fotografish shihet se në këtë ngjarje ka marrë pjesë një nga krerët e një bande tjetër të fuqishme shqiptare.
Si u zbuluan?
Hetuesi i Dijín shpjegoi se trafikantët e drogës udhëtojnë nëpër vende ekskluzive në qytetin e Bogotas.
Për shembull, ata zakonisht qarkullojnë nëpër Parque de la 93 dhe hyjnë në vende të shtrenjta dhe hipin në makina luksoze, gjë që bënte të aktivizoheshin alarmet.
I infiltruari zbuloi se në takim trafikantët e drogës kërkonin të eliminonin ndërmjetësit për të blerë drogën në Kolumbi dhe në këtë mënyrë ta çonin më lehtë në Evropë.
Pas samitit të drogës, i cili zgjati tre ditë në kryeqytet, trafikanët u kthyen në banesat e tyre pa e ditur se agjentët e inteligjencës po ndiqnin hapat e tyre, siç është rasti i El Gordo, i filmuar nga një dron në ballkonin e banesës së tij, në Santa Marta.
Nga ana tjetër, në Cali, agjentët gjurmuan edhe shqiptarin Lirio Ajazi, që fshihej në një banesë të thjeshtë.
Ky i fundit u zbulua nga e dashura pasi postoi një foto në rrjetet sociale ku tregonte vendndodhjen.
Momenti i plagosjes së efektivit! Pasi 42-vjeçari e qëllon me plumb, 2 policët fshihen në lokal
Zoom.al ka siguruar videon e momentit të plagosjes së efektivit Edlir Alleshi nga 42-vjeçari Klered Bozhanaj mbrëmjen e së mërkurës (20 shtator) në Tiranë.
Pasi autori e qëllon me plumb në bark, efektivi i plagosur i “Shqiponjave” dhe kolegu i tij që po ndiqnin Klered Bozhanaj fshihen në lokal.
View this post on Instagram
Si ndodhi ngjarja:
Sipas dosjes, patrulla e “Shqiponjave” ka konstatuar një person duke ecur në këmbë, i cili sapo i ka parë, është larguar me vrap.
Kur efektivët i bënë thirrje të ndalojë, ai iu është drejtuar “Ikni ore, më lini rehat” dhe më pas është futur në hyrjen e një pallati ku ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre duke plagosur policin Edlir Alleshi me plumb në bark.
“Rreth orës 18:50 minuta, të datës 20, disa punonjës policie të Shqiponjave, mes tyre efektivi i plagosur, kanë patrulluar me motor në afërsi të një kompleksi në territorin e komisariatit nr.4.
Efktivët kanë konstatuar një person duke ecur në këmbë, që sapo i ka parë, është larguar me vrap. Punonjësit e policisë i kanë bërë thirrje që të ndalonte, por personi i ka thënë; ikni ore, më lini rehat’ dhe është larguar duke mos ju bindur urdhrit të tyre.
Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje të këtij personi, i cili sapo është futur në hyrjen e një pallati ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të policëve, mes tyre Edlir Alleshi, i cili ka marrë plagë në bark.
Më pas kolegu tjetër i ka ardhur në ndihmë policit të plagosur dhe e transportuan në spital. Më pas autori është fshehur”, thuhet në dosje.
Ky aeroport i klasit botëror së shpejti do të jetë pa pasaportaUdhëtimi nëpër një nga aeroportet më të mira në botë do të jetë më i lehtë vitin e ardhshëm.
Duke filluar nga viti 2024, zyrtarët thonë se aeroporti Changi i Singaporit do të prezantojë lejen e automatizuar të imigracionit.
Kjo do t’i lejojë pasagjerët të largohen nga qyteti-shteti pa pasaporta, duke përdorur vetëm të dhëna biometrike.
“Singapori do të jetë një nga vendet e para në botë që do të prezantojë licencën e imigracionit të automatizuar, pa pasaportë”, njoftoi Ministrja e Komunikimeve, Josephine Teo, gjatë sesionit parlamentar të hënën, ku u miratuan disa ndryshime në Aktin e Emigracionit të vendit.
Teknologjia biometrike, së bashku me softuerin e njohjes së fytyrës, është tashmë në përdorim deri diku në aeroportin Changi në pika të automatizuara në pikat e kontrollit të imigracionit.
“Kjo do të zvogëlojë nevojën që pasagjerët të paraqesin vazhdimisht dokumentet e tyre të udhëtimit në pikat e kontaktit”, tha Teo.
Biometria do të përdoret për të krijuar një “shenjë të vetme vërtetimi” që do të përdoret në pika të ndryshme duke eliminuar nevojën për dokumente fizike udhëtimi si lejet e imbarkimit dhe pasaportat.
Por pasaportat do të kërkohen ende për shumë vende jashtë Singaporit që nuk e ofrojnë këtë lehtësi.