Aplikacion
Presidenti i Turqisë, Tayyip Recep Erdogan, tha të enjten se nuk pajtohet me qasjen, siç e quajti ai negative, të liderëve të tjerë botërorë ndaj presidentit rus Vladimir Putin, sipas televizionit shtetëror turk.
Duke folur para gazetarëve në Nju Jork pasi mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Erdogani tha se Rusia nuk është një vend i cili mund të nënvlerësohet dhe e përsëriti se ka shpresa se marrëveshje e Detit të Zi për eksportimin e drithërave mund të ringjallet.
“Liderët dhe kryeministrat kanë qasje negative ndaj Putinit. Natyrisht, ne nuk e mbajnë apo pasqyrojmë këtë qëndrim. Mua nuk më duket në rregull këto qasje, sepse Rusia nuk është vend i zakonshëm”, tha Erdogani.
Moska u tërhoq në korrik nga marrëveshja për drithërat.
“Rusia e ka një vend të qartë, qoftë në me sipërfaqen e saj, qoftë me pozicionin në botë. Sa i përket prodhimit të drithërave, Rusia është ndër vendet e pakta në botë [që prodhon] tani. Tani, nuk mund ta nënvlerësoni një vend të tillë”, shtoi ai.
Turqia, një aleate e NATO-s, ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira edhe me Moskën edhe me Kievin qëkur Rusia e pushtoi Ukrainën vitin e kaluar. Ajo i ka dhënë përkrahje ushtarake Ukrainës dhe e ka ngritur zërin për integritetin e saj territorial, por, në të njëjtën kohë, i ka kundërshtuar sanksionet kundër Rusisë në parim.
Ankaraja është duke punuar për ta bindur Rusinë të kthehet në të ashtuquajturën “Iniciativa për Drithërat e Detit të Zi”, arritjen e të cilës e ndërmjetësoi bashkë me Kombet e Bashkuara vitin e kaluar.
Pasi tërheqja e Moskës i dha fund mbrojtjes njëvjeçare të eksportimit të drithërave nga portet e Ukrainës në kohë lufte, Erdogani tha se do të punonte me Putinin, me të cilin ka lidhje të mira personale, për ta ringjallur marrëveshjen, duke iu bërë thirrje vendeve të Perëndimit ta bëjnë pjesën që u takon. /REL
Del foto/ Ky është 33-vjeçari Valter Fjerza që u ekzekutua pranë banesës pas sherrit në lokalPersoni që shikoni në foto është 33-vjeçari Valter Fjerza që u ekzekutua pranë banesës së tij.
I riu raportohet se u gjet pa shenja jete nga familjarët e tij që kanë njoftuar policinë.
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në lokalin e fshatit, ku viktima ishte së bashku me të vëllain e tij.
“Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër”, njoftoi policia.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar më tepër rreth kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ikona e modës Naomi Campell rrëfen varësinë nga droga: Po vrisja vetenNaomi Campell zbuloi se varësia nga droga për pak i mori jetën në kulmin e karrierës së saj në vitet ’90.
Ylli i pasarelave foli abuzimin e saj me substancat narkotike në serialin e ri dokumentar “The Super Models”.
Ajo pranuar se nisi të konsumojë kokainë për të përballuar traumën e fëmijërisë dhe vdekjen e stilistit e mikut të ngushtë italian Gianni Versace.
“Mendoj se kur fillova të përdorja, kjo ishte një nga gjërat që u përpoqa të mbuloja, ishte pikëllimi”, tha Campbell. “Ti mendon se do të shërojë plagët, por jo. Mund të shkaktojë një frikë dhe ankth kaq të madh. Kështu që u zemërova shumë.”
Ikona e modës tha se bota e saj u trondit kur Versace u vra jashtë shtëpisë së tij në Miami Beach në vitin 1997.
“Ai më shtynte të dilja jashtë dhe të shkoja më tej, kur nuk mendoja se e kisha brenda vetes fuqinë për ta bërë këtë. Kështu që kur ai vdiq, pikëllimi im u shtua.”
Supermodelja e lindur në Britani luftoi me varësinë e saj për pesë vjet, madje u rrëzua gjatë një sesioni fotografik në 1999.
“Kur përpiqeni të mbuloni diçka, ndjenjat tuaja , nuk mund ta beni, po vrisja veten. Ishte shumë e dhimbshme.”
Por ai incident i tmerrshëm ishte thirrja e zgjimit që asaj i duhej për t’u rehabilituar.
“Zgjodha të shkoj në rehabilitim. Ishte një nga gjërat më të mira dhe të vetme që mund të kisha bërë për veten time në atë kohë”, tha Campbell. “Më janë dashur shumë vite për të punuar dhe për t’u marrë me të. Dhe ende shfaqet ndonjëherë.”
Krahas luftës me vdekjen e Versace, nëna e dy fëmijëve ka reflektuar më parë edhe për traumën e fëmijërisë që përjetoi pasi babai i saj braktisi nënën e saj.
U gjet i pajetë jashtë makinës nga familjarët, si u ekzekutua 33-vjeçari në ShkodërI riu Valter Fierza, i cili u ekzekutua me armë zjarri në Shkodër u gjet i pajetë jashtë makinës nga familjarët e tij.
Më pas ata kanë njoftuar policinë që ka shkuar në vendngjarje.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme (21 shtator) rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, pranë kishës.
Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes së 33-vjeçarit, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorit/ve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Leku fiton sërish terren në kursin e këmbimit, Euro prek nivelin më të ulët në një muajLeku po fiton terren këtë javë në kursin e këmbimit me Euron. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehej të enjten me 106.23 lekë, në rënie me 0.7 lekë që nga fundi i javës së kaluar. Kursi Euro-Lek ka zbritur në nivelin më të ulët që prej datës 22 gusht.
Edhe shumica e valutave të tjera po ndjekin rënien e Euros. Paundi Britanik zbriti në 122.54 lekë, niveli më i ulët që prej mesit të muajit gusht. Franga zvicerane zbriti në 110.06 lekë, edhe kjo në nivelin më të ulët prej një muaji.
Dollari Amerikan ngelet poshtë nivelit të 100 lekëve, por megjithatë të enjten shënoi një rritje të lehtë dhe u këmbye me 99.67 lekë.
Edhe muaji shtator po konfirmon pozitat e forta të Lekut në kursin e këmbimit valutor. Megjithëse periudha e pikut e sezonit turistik ka kaluar, monedha europiane nuk ka arritur një ringritje të qëndrueshme. Mes datave 23 dhe 25 gusht, kursi i Euros dhe fitoi pothuajse pesë pikë brenda tre ditëve, duke arritur deri në nivelin e 110.67 lekëve.
Por, ashtu siç ka ndodhur disa herë të tjera këtë vit, forcimi i Euros ka rezultuar shumë afatshkurtër. Me shumë të ngjarë, rritja i detyrohej një kërkese të përqendruar nga një ose disa subjekte të mëdha.
Për shkak të përmasave të vogla të tregut valutor, por ndoshta edhe të një lloj pasigurie që ka shkaktuar luhatshmëria e kursit gjatë këtij viti, kërkesat e mëdha dhe të papritura sjellin një rritje të forta dhe përtej normales të kursit të këmbimit të Euros.
Por, në momentin ku këto kërkesa përmbushen, kursi i këmbimit të Euros gradualisht bie pranë niveleve të mëparshme. E njëjta gjë ndodhi edhe këtë herë, me Euron që tashmë është kthyer në nivelet e një muaji më parë.
Ekspertët mendojnë se efekti i turizmit në kursin e këmbimit tashmë paraqitet më i shtrirë në kohë. Nëse deri para disa vitesh këto efekte shtriheshin kryesisht gjatë muajve korrik dhe gusht, zgjatja e sezonit ka bërë që ndikimi sezonal në kurs të jetë i prekshëm edhe në muajt qershor dhe shtator. Numri rekord i turistëve të huaj këtë vit ka bërë që oferta valutore të ngelet e lartë, ndërsa kërkesa nuk paraqet lëvizje të rëndësishme. Kjo mund të shpjegohet edhe me faktin që shumë subjekte i kanë blerë rezervat e nevojshme të valutës qysh në muajt e verës, me qëllimin për të përfituar nga kursi i ulët.
Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente ka shënuar nivelin më të ulët historik për 6-mujorin e parë të vitit, në rënie me 27.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në krahun tjetër, edhe oferta e shtrënguar e Lekut po luan një rol në forcimin e monedhës kombëtare. Agregati monetar M2 po shfaq ritme të dobëta të rritjes, duke pasqyruar efektet e politikave monetare dhe fiskale me tendencë shtrënguese.
Banka e Shqipërisë e ka rritur vetëm njëherë normën bazë këtë vit dhe aktualisht ajo qëndron në nivelin 3%. Por, kreditimi në muajt e fundit ka shfaqur një tendencë të qartë ngadalësuese. Ngadalësimi reflekton pjesërisht edhe forcimin e Lekut dhe efektin korrektues të kursit të këmbimit mbi ofertën totale monetare.
Ndërkohë, suficiti buxhetor në muajin korrik ishte pranë nivelit të 45 miliardë lekëve, gati tre herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Monitor
Emri/ Vritet me armë zjarri një 33-vjeçar në Shkodër! Detaje nga ngjarjaTë shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme (21 shtator).
Raportohet se një 33-vjeçar ka humbur jetën nga të shtënat me armë.
Viktima është identifikuar si Valter Fierza, ndërsa nuk dihen ende detajet e ngjarjes së rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri rreth orës 21.48.
Policia po punon për identifikimin e autorit/ve të ngjarjes dhe janë ngritur pika kontrolli.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gjykatat e zbrazura nga procesi i vettingut, KLGj mban peng emërimin e magjistratëve të diplomuarMë 23 janar 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj vendosi që të caktojë lejimin e pranimit të 40 kandidatëve për gjyqtarë, për të vijuar programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës gjatë vitit akademik 2020-2021.
Numri i lartë i pranimit u ndikua edhe nga largimet e magjistratëve nga sistemi i drejtësisë, si pasojë e shkarkimeve gjatë procesit të vetingut.
Megjithëse ky planifikim i kryer tre vjet më parë pritej që të ndihmonte në plotësimin e vakancave të krijuara në gjykata, KLGJ në kundërshtim me përcaktimet në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…”, nuk i ka emëruar ende 40 të diplomuarit e rinj, megjithëse është tejkaluar afati ligjor.
Më 26 qershor 2023, Shkolla e Magjistraturës miratoi listën e kandidatëve për magjistratë të diplomuar, nga të cilët 40 për gjyqtarë dhe 26 për prokurorë.
Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…” parashikon në nenin 35 se, “Brenda afatit njëmujor nga data e publikimit të listës së të diplomuarve, Këshillat: a) emërojnë magjistrat çdo person që është në listën e të diplomuarve, i cili përmbush kriteret e emërimit, ose refuzojnë të emërojnë magjistrat çdo person që është në listën e të diplomuarve, por që nuk përmbush kriteret e emërimit”.
Brenda afatit ligjor njëmujor, më datë 12 korrik, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zhvilloi ceremoninë e betimit të 26 prokurorëve të rinj që u caktuan në pozicione në prokurori të ndryshme të juridiksionit të përgjithëm në gjithë vendin.
Ndryshe nga KLP, Këshilli i Lartë Gjyqësor vijon ende të mos e ketë kryer këtë detyrim të përcaktuar në ligj, edhe pse kanë kaluar afro dy muaj.
Ndryshimet ligjore të kyera në vitin 2021, përcaktuan ndër të tjera se procedurat verifikuese të pasurisë dhe figurës për gjithë kandidatët për magjistratë që më parë kryheshin pas diplomimit të tyre, të fillonin disa muaj më parë, me qëllim që kur të merrnin titullin të kishte përfunduar verifikimi dhe të ishin gati për emërim.
I pyetur për mosemërimin e 40 kandidatëve për gjyqtarë të diplomuar në qershor, Këshilli i Lartë Gjyqësor shpjegoi se ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe verifikuese të lidhura me proceset e ndryshme të përmbushjes së kushteve dhe kritereve ligjore nga këta kandidatë dhe se më datë 18 korrik ka vendosur kualifikimin për të 40-të, duke vijuar procedurën e mëtejshme për emërimin e tyre si gjyqtar.
Në vijim KLGJ sqaron se për mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, ka ndërmarrë disa hapa me qëllim plotësimin e vendeve vakante në gjykata, përmes instrumentit ligjor të lëvizjes paralele, konkretisht nëpërmjet hapjes së procedurave të lëvizjes paralele për disa pozicione në Gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Këto gjykata cilësohen si institucione karriere e promovimi për gjyqtarët që janë në sistem.
“Me qëllim plotësimin e këtyre vakancave, Këshilli po vijon punën intensive për përfundimin e procedurave të transferimit paralel dhe ngritjes në detyrë të kandidatëve në pozicionet ku kanë kandiduar, për të vijuar më pas me shpalljen e vendeve të lira si dhe emërimin dhe caktimin në detyrë të magjistratëve të sapo diplomuar”, citohet në përgjigjen e KLGJ dhe theksohet se përfundimi i procedurave të lëvizjes paralele përpara caktimit në pozicion të magjistratëve të diplomuar është detyrim dhe kusht ligjor i përcaktuar nga ligji nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar.
E pyetur për përcaktimin ligjor konkret që urdhëron përfundimin e procedurave të lëvizjes paralele të gjyqtarëve që janë në sistem, përpara caktimit në detyrë të të diplomuarve kandidatë për magjistratë, anëtarja e KLGJ-së e caktuar për marrdhëniet me median dhe publikun, Marçela Shehu pohoi gjatë një komunikimi telefonik se bazoheshin në pikën 1 të nenit 39 të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…”.
Në këtë pikë të nenit 39, përcaktohet se “Brenda muajit qershor të çdo viti, pas përfundimit të procedurave të transferimit paralel dhe ngritjes në detyrë, secili Këshill shpall vendet e lira për të emëruarit”, ç’ka duket se parashikon që procedurat e transferimit paralel dhe të ngritjes në detyrë duhej të ishin përfunduar brenda muajit qershor. Po ashtu, përcaktohet se vendet e lira shpallen për “të emëruarit”, ndonëse kandidatët për magjistratë janë ende në pritje të emërimit, megjithëse kanë kaluar dy muaj.
Shehu shtoi se një tjetër arsye që ka penguar emërimin e të diplomuarve, ka qenë edhe mungesa e 40 vendeve të lira të përhershme. Ajo argumentoi se një pjesë e gjyqtarëve të shkarkuar janë të pezulluar nga detyra pasi pritet shqyrtimi i ankimeve të tyre në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe për rrjedhojë vakanca e krijuar pas pezullimit të tyre nuk është e përhershme. Sipas Shehut, vendet ku duhet të caktohen të diplomuarit e rinj duhet të jenë vende të lira të përhershme.
“Me përfundimin e lëvizjeve paralele hapen vendet dhe do vijohet me caktimin e të diplomuare në detyrë”, pohoi Shehu.
Emërimi i 40 gjyqtarëve të rinj do të lehtësonte ngarkesën e atyre aktualë në gjykatat e shkallëve të para të juridikdionit të përgjithëm, të krijuar në vite, si dhe si pasojë e shkarkimit të një numri të konsiderueshëm të magjistratëve nga vetingu. Po ashtu, do të sjelli përshpejtim në shqyrtimin e çështjeve të prapambetura dhe atyre aktuale, duke u dhënë zgjidhje më të shpejta kërkimeve të qyetarëve.
Në vitin 2022, numri i çwshtjeve stok në sistem llogaritej në 120 mijë.
Ndërkohë, të 40 kandidatët për magjistratë që ende nuk janë emëruar në detyrë, u lind e drejta që t’i drejtohen Gjykatës Administrative për të kërkuar shlyerjen e pagave prej datës 26 korrik që është afati maksimal kur duhej të ishin emëruar dhe caktuar në detyrë, që në rast se do të pajtonin avokatë për përfaqësimin e këtyre çështjeve, atëherë do të rritej ndjeshëm vlera financiare që do të duhej të shlyhej nga buxheti i shtetit si pasojë e moszbatimit të ligjit nga ana e KLGj-së. /BIRN
Miliarderi heq dorë nga kreu i gjigandit mediatik, postin e tij e merr i biriManjati i medias Rupert Murdoch do të largohet nga posti i kryetarit të Fox dhe News Corp. Vendin e tij në krye të dy komanive do e marrë djali i tij Lachlan në krye të të dyja kompanive.
Në një memo për punonjësit, Murdoch tha se “është koha e duhur” që ai të marrë “role të ndryshme”.
92 vjeçari Murdoch krijoi Fox News në vitin 1996 dhe sot është kanali më i ndjekur i lajmeve televizive në SHBA.
Murdoch tha se ai do të kalojë në rolin e Kryetarit të nderit të dy firmave në mes të nëntorit.
“Kompanitë tona janë në gjendje të mirë, ashtu si unë. Mundësitë tona i tejkalojnë shumë sfidat tona tregtare,” shkroi ai.
“Ne kemi çdo arsye për të qenë optimistë për vitet e ardhshme – sigurisht që jam dhe planifikoj të jem këtu për të marrë pjesë në to.”
Lachlan Murdoch, 52 vjeç, është djali i Rupert Murdoch me gruan e tij të dytë, Anna Maria dePeyster.
Miliarderi është martuar katër herë dhe ka gjashtë fëmijë, shumë prej të cilëve e ndoqën të atin në biznesin familjar.
Serotonina është një neurotransmetues që gjendet në trurin tuaj, gjakun dhe sistemin tuaj tretës. Ajo ndikon në çdo pjesë të trupit tuaj, që nga emocionet deri tek aftësitë tuaja motorike.
Serotonina konsiderohet si një stabilizues natyral i humorit dhe përbëhet nga aminoacidi thelbësor i quajtur triptofan, i cili merret përmes ushqimit.
Mungesa e triptofanit mund të çojë në uljen e niveleve të serotoninës.
Kjo mund të rezultojë në çrregullime të humorit, të tilla si ankthi ose depresioni.
AgroWeb.org, në bazë të kërikmeve të ndryshme dhe këshillave të ekspertëve të shëndetit, ju liston disa mënyra natyrale për të rritur nivelet e sterotoninës.
Konsumoni më shumë ushqime që përmbajnë triptofan
Misioni juaj është të merrni triptofan, të cilin trupi juaj mund ta shndërrojë në serotoninë.
Prandaj një dietë e qëndrueshme me ushqime të pasura me triptofan, mund të rrisë me kalimin e kohës nivelet e serotoninës.
Disa nga ushqimet më të mira që përmbajnë triptofan:
Vezët – janë plot me aminoacide dhe antioksidantë si triptofani, tirosina, kolina, biotina dhe acide yndyrore omega-3.
Ananasi – është i pasur me triptofan dhe shumë bromelainë, një enzimë që zvogëlon inflamacionin.
Djathi – në një studim ku AgroWeb.org u bazua, pjesëmarrësit raportuan gjendje shpirtërore të përmirësuar, gjatë një diete 4-ditore me përmbajtje të lartë të triptofanit sesa gjatë dietës së tyre pasuese 4-ditore me më pak triptofan.
Dhe ishte pikërisht djathi që i bëri ata të ndiheshin më të lumtur.
Bananet – janë të famshme për përmbajtjen e tyre të kaliumit, por tashmë njihen edhe për përmbajtjen e lartë të triptofanit.
Salmoni – përveç se i pasur me triptofan, ai përmban acide yndyrore omega-3, të cilat ndikojnë pozitivisht edhe në shëndetin e zemrës tuaj.
Gjeli i detit – duke qenë i pasur me triptofan, ky ushqim nuk ka pse të shërbehet vetëm natën e ndërrimit të viteve.
Miks me fruta të thara dhe arra – në vend të ushqimeve jo të shëndetshme, ju mund të konsumoni një miks frutash të thara dhe arrash.
Këshilla të tjera për të rritur nivelet e sterotoninës :
Ushqimi nuk është e vetmja mënyrë për të nxitur prodhimin e serotoninës, një mënyrë jetese e rregullt është gjithashtu çelësi i lumturisë.
Qëndroni të hidratuar – konsumoni sasi të mjaftueshme uji përgjatë ditës, në mënyrë që truri dhe trupi juaj të funksionojnë në mënyrë të rregullt.
Aktiviteti fizik – aktiviteti fizik bën që trupi të çlirojë triptofan dhe endorfinë në qarkullimin tuaj të gjakut dhe si rrjedhojë humori juaj do të përmirësohet ndjeshëm.
Qëndroni në diell – drita e diellit nxit prodhimin e serotoninës, prandaj është e rëndësishme të përftioni nga ditët e mira me diell.
Ju gjithashtu mund të merrni shtesa të vitaminës D nëse keni vërtetë nevojë.
Kujdesuni për sistemin tretës – ushqimet e përpunuara mund të ndikojnë negativisht në sistemin tretës, gjë që ndikon në gjendjen shpirtërore dhe shëndetin e përgjithshëm.
Ndonjëherë edhe pse mund t’i zbatoni të gjitha këshillat e mësipërme, duket se asgjë nuk po funksionon.
Atëherë është koha të flisni me mjekun tuaj për të filluar terapinë dhe për të marrë mjekimin e duhur./AgroWeb.org
Me shapka me gisht e pantallona të shkurta, pamjet e arrestimit të 42-vjeçarit që qëlloi efektivinJanë publikuar pamjet e momentit të arrestimit të 42-vjeçarit, Klerend Bozhanaj që qëlloi efektivin e Forcave “Shqiponja”, Edlir Alleshi.
Ai shihet teksa shoqërohet nga uniformat blu, i veshur me shapka me gisht dhe pantallona të shkurtra sportive.
Mësohet se 42-vjeçari u arrestua pranë banesës së tij pas 24 orësh në kërkim nga policia.
“Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar”, raportojnë uniformat blu.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.
Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës (20 shtator) në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.
Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë u plagos efektivi Edlir Alleshi. Ai u qëllua me plumb në bark dhe u dërgua në spital.