Aplikacion
Në gusht 2023, në Shqipëri janë raportuar 117 aksidente rrugore, me një rritje me 7% nga gushti 2022.
Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 180 persona nga të cilët 123 ishin meshkuj.
Sjellja e drejtuesit të mjetit vazhdon të jetë shkaku kryesor i aksidenteve në vend, në 97% të rasteve. Të rinjtë 24-44 vjeç janë grupi me më shumë aksidente, por ka pasur rritje me 30% për grupmoshën 35-44 vjeç, në raport vjetor.
Tirana është vendi me më shumë aksidente gjatë gushtit 2023, 46, ndjekur nga Durrësi me 17 dhe Vlora me 14.
Sipas ditëve të javës, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e hënë me 18%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e diel me 10.3%. Orari më problematik është ai i mbrëmjes, 19:00-24:00 me 24% të aksidenteve në total.
Në tetëmujorin e vitit 2023, numërohen 770 aksidente rrugore nga 795 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 3.1 %.
Numri i të aksidentuarve është 1.067 persona nga 1.123 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aksidentet rrugore, në 12.2 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për tetëmujorin është ulur me 5.1 %.
“Njihni të drejtat tuaja”, Angelina Jolie shkruan në shqipYlli i kinematografisë botërore, Angelina Jolie ka njoftuar se libri “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, i shkruar nga ajo, Amnesty International dhe Geraldine Vab Bueren është publikuar edhe në Shqipëri dhe Kosovë.
Teksa flet për rëndësinë e librit, Jolie në postimin e saj të fundit në Instagram u është drejtuar ndjekësve edhe në gjuhën shqipe.
“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, ka shkruar aktorja.
Kodet “SKY” të Martinajt, paralajmëron Karamuço: Do të nxjerrë listë-pagesën e policëveEksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka paralajmëruar se një tjetër “tronditje” mund të ndodhë në vend, lidhur me të kërkuarin Ervis Martinaj.
Një person i afërt i familjes së Ervis Martinajt, “mbretit” të lojërave të fatit, është paraqitur në SPAK dhe ka dorëzuar disa kode të aplikacionit “Sky”, që janë përdorur nga ky i fundit para se të zhdukej.
Karamuço paralajmëron se çkodimi i bisedave mund të zbulojnë listë-pagesën e tij me policë dhe politikanë.
Karamuço thekson në rrjetet sociale, se për këtë arsye kodet duhet të hetohen me seriozitet nga organet e drejtësisë.
“Aplikacioni Sky ECC është mbyllur në Mars 2021. Zhdukja e Vis Martinit ka ndodhur në Gusht 2022. Mendoj se çdo kod sekret i dhënë nga familjarët, ka pas gjasë të zbulojë fatin e tij. Ato kode nëse do të hetohen me seriozitet, do të zbulojnë listë-pagesën e tij me policë dhe politikanë”, shkruan eksperti i kriminalistikës.
Pas Ilir Shaqirit dhe Valbona Selimllarit, dalin emrat e tjerë të jurisë së Dancing with the starsKonkursi i kërcimit “Dancing WithThe Stars” pritet të fillojë së shpejti, ndërsa deri më tani Valbona Selimllari dhe Ilir Shaqiri kanë konfirmuar se do jenë pjesë e jurisë së këtij spektakli.
Në rrjet po diskutohet se këtij paneli do t’i bashkohet edhe ish-banorja e “Big Brother Vip”, Olta Gixhari dhe balerina e njohur Lori Hoxha.
Kjo nuk është hera e parë që aktorja do ketë një rol të tillë pasi ajo ka qenë pjesë e jurisë së programit “Your Face Sounds Familiar”, ndërsa nga ana tjetër Olta ka qenë një ndër konkurentet e edicionit të parë të “Dancing with the Stars”./ Zoom.al
Rikthehet Covid-19 në Kosovë, shënohet një viktimëNjë person ka vdekur dhe 67 të tjerë janë infektuar me koronavirus në dy javët e fundit në Kosovë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë vend, mosha mesatare e të infektuarve është 52 vjeç.
Në një komunikatë për media, Ministria ka thënë se numri më i madh i të infektuarve në periudhën 30 gusht – 12 shtator është regjistruar në Prishtinë, 25 raste, Pejë, tetë raste, Gjakovë, shtatë raste.
Ministria ka thënë se Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHPK) është duke e monitoruar vazhdimisht situatën epidemiologjike, e cila vlerësohet të jetë e qetë.
Është bërë e ditur se IKSHPK-ja i ka identifikuar disa lloje të varianteve të koronavirusit në Kosovë, pas analizave të tjera në Departamentin e Mikrobiologjisë.
Kundër këtij virusi – që e shkakton sëmundjen COVID-19 – autoritetet në Kosovë e kanë miratuar dhënien e dy vaksinave të prodhuara nga Pfizer dhe Astra-Zeneca.
Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Më shumë se 6.9 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.
Tarifat e korrupsionit në Kadastër, 4 milionë lekë për një legalizimNë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës nën drejtimin e Dallendyshe Bicit vijon të zbatohet ligji i “xhunglës”. Pas dhjetëra denoncimeve të mbërritura për zvarritje dhe marrjen e zgjidhjeve kur ke mik, televizioni “Ora News” ka bërë një investigim të zgjatur në kohë në ASHK.
Te dera e këtij institucioni është afishuar njoftimi i drejtueses Dallëndyshe Bici, që mban datën 19.4.2023. Te njoftimi bëhet me dije se aplikimet bëhen vetëm në platformën “e-Albania”, duke shmangur në këtë mënyre kontaktin me punonjësit. Për më tepër asnjë person fizik apo juridik nuk duhet të lejohet brenda ambienteve të institucionit.
Ky njoftim ka vetëm vlerë teorike, sepse praktikisht në ambientet e Kadastrës hyjnë e dalin qytetarë pa pushim. Roja i lejon qytetarët të futen brenda vetëm pasi drejtorët ose specialistët japin urdhër për t’i takuar në zyrë. Qytetarët shprehen se për një legalizim tarifa është 4 milionë.
“Janë bërë të tërë dhe veç lekët e kanë mendjen, asnjë nuk punon veç pare duan. Kam aplikuar tre herë po në 2014-ën, herën e fundit erdhën dhe më bënë matjet te shtëpia. Ai më tha 4 milionë para 6 muajsh. Po ku t’i marr, i thashë, pensionist jam unë.
Apo kam dhe shumë pension, 200 mijë lekë. 20 mijë janë ato se na ka ngelur me Enverin… S’kam çfarë të të bëj, kur të të vijnë radha, më tha. Dje e mora në telefon, tha hajde njëherë po bisedojmë e ulim tarifën”, shprehet një qytetar.
Pas disa minutash pritjeje qytetarit i vjen telefonata.
Qytetarët që shkojnë e vijnë me dokumenta në duar shprehen se nuk ka sistem online që e shkul korrupsionin dhe ata ndihen të dorëzuar para këtij fakti.
“E hedhim ne këtë se nuk bëjmë gjë. Nuk gjejmë derman, s’ka rregulla kurrë. Korrupsioni siç ka qenë është. Është bërë më keq. Vetëm të kesh t’i shkelësh me këmbë.
T’i kesh lekët me i shkel. Më vjen gjynah për të rinjtë. Për Zotin, është hajdutllëk i madh, korrupsion i madh që nuk hiqet dot”, shprehet qytetarja.
Realiteti imagjinar i Dallëndyshe Bicit për ASHK është ky ku për të shmangur korrupsionin, koridoret e institucionit janë pa qytetarë, sepse shërbimet ofrohen online.
Por e vërteta e hidhur është se qytetarët mund të mbarojnë punë vetëm pasi të shkundin xhepat dhe paguajnë “gjobat” që i vënë drejtorët ose specialistët./Oranews
Meta: Qeveria Rama i ka hequr milionat arsimit e ja ka çuar inceneratorëveDitën e sotme, Partia e Lirisë ka mbledhur Kryesinë, teksa kryetari Ilir Meta ka deklaruar se pushteti i Ramës është vetë mafia që ka kapur shtetin i cili heq miliona euro të dedikuara dhe të miratura në buxhetin e bashkisë Tiranë për arsimin, për t’i kaluar te inceneratori që nuk egziston dhe që është nën sekuestro.
Sot pushteti i Ramës dhe Rilindjes është vetë mafia që ka kapur shtetin gati në çdo qelizë të tij.
Aferat mafioze nuk kanë të mbaruar dhe korrupsioni ka pushtuar gati dhe zyrën më të fundit.
Këto afera nuk kanë kursyer as shëndetin e qytetarëve të cilët kanë mbetur dhe pa shërbimin mjekësor të domosdoshëm, deri në kushtet akute për shkak të fryrjes së faturave, të koncensioneve që braktisin dhejtëra dhe qindra miliona euro, dhe kjo është fytyra e vërtetë e regjimit që vjedh pa mëshirë taksat e djersës dhe të mundit.
Pushteti lokal siç e shohim gjithashtu është kthyer në një zgjatim të shëmtuar të korrupsionit marramendës të Rilindjes dhe bashkitë vetëm paguajnë, mijëra dhe mijëra patronazhistë dhe nuk i ofrojnë shërbimet e domosdoshme qytetarëve.
Këshilltarët tanë fatmirësisht, po ju japin zë shqetësimeve të shumta të qytetrëve dhe po denoncojnë aferat e panumërta korruptive dhe abuzimin me pushtetin të kryetarëve të bashkive ‘bunker’.
Kam vlerësimin më të mirë për grupin tonë të këshilltarëve në bashkinë e Tiranës dhe jo vetëm, të cilët kanë arritur të bëhen një zë shumë i rëndësishëm në mbrojtje të interesit qytetar dhe në mënyrë krijuese jam i sigurt se do ta thyejnë akoma më tej censurën që përpiqet të imponojë frika e një pushteti të korruptuar deri në palcë, i cili heq miliona euro të dedikuara dhe të miratura në buxhetin e bashkisë Tiranë për arsimin, për t’i kaluar te inceneratori që nuk egzsiton dhe që është nën sekuestro.
“Hoqi” kostumin e politikanit për sfidën e kërcimit, Korreshi: Do vazhdoj të shes shalqi, ose…Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi “hoqi” kostumin e politikanit, për t’iu bashkuar konkurrentëve të Dancing With The Stars.
Ligjvënësi demokrat, i njohur për batutat e tij në Kuvend dhe jashtë sallës së Parlamentit, do të ketë partnere kërcimi balerinën e TOB, Livia.
Ai u shpreh se sfidën e ka marrë përsipër me shumë dëshirë, por theksoi se “partnerja e tij” po ia nxin jetën.
I pyetur se si e pritën kolegët e tij, Korreshi theksoi se ata ia njohin tipin dhe nuk iu bëri shumë habi.
“Askush nuk e di që unë kam dhe 50 piktura. Kam qejf shumë gjëra. Edhe futboll kam luajtur. E kam marrë sfidën e ardhshme me dëshirë, besoj nuk do ju zhgënjej. Provat po shkojnë mirë.
Partnerja në kërcim ma nxin jetën për të gjitha se kështu është puna, por arma ime e fortë është që duroj shumë. Kolegët tashmë e dinë tipin tim prandaj nuk u bëri shumë habi. O do vazhdoj të jem politikan, o do vazhdoj të shes shalqi, kjo është 100 % e sigurtë”, tha Saimir Korreshi.
Kina çon kryediplomatin Wang Yi në Rusi, i krijon terren Putin të bëjë vizitën historike në PekinKryediplomati kinez Wang Yi po viziton Rusinë për bisedime për sigurinë, teksa Moska kërkon mbështetje të vazhdueshme për luftën e saj kundër Ukrainës.
Një aleat i ngushtë i Moskës, Pekini akuzohet se ka mbështetur Rusinë në mënyrë indirekte gjatë luftës, gjë që ai e mohon.
Vizita e tij vjen pasi Vladimir Putin takoi Kim Jong Un të Koresë së Veriut mes frikës së SHBA-së se mund të arrijnë një marrëveshje armësh.
Mediat ruse thanë se udhëtimi i Wang do të krijonte gjithashtu terrenin që Putin të bëjë një vizitë historike në Pekin së shpejti.
Në fillim të këtij muaji, Putin tha se priste të takohej me presidentin kinez Xi Jinping, por nuk tha se kur.
Presidenti rus nuk ka udhëtuar jashtë vendit që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për të në mars për krime lufte në Ukrainë.
Putin shkeli për herë të fundit në tokë të huaj në dhjetor 2022, kur ai vizitoi Bjellorusinë dhe Kirgistanin.
Ministria e Jashtme e Kinës tha se Wang do të qëndrojë në Rusi për katër ditë për “konsultime strategjike të sigurisë”.
Agjencia ruse e lajmeve Tass, duke cituar Kremlinin, raportoi se ai do të takohej me homologun e tij rus Sergei Lavrov dhe lufta në Ukrainë do të jetë një temë kryesore e bisedimeve të tyre.
Vizita e Wang vjen disa ditë pasi Kim takoi Putin në lindjen e largët të Rusisë, ku sipas SHBA-ve u diskutua per shitjen e armëve të Koresë së Veriut në Kremlin. Moska mendohet se po përballet me mungesë armësh dhe municioni.
Rusia dhe Koreja e Veriut thanë se biseduan për “bashkëpunim ushtarak” dhe ndihmë për programin satelitor të Phenianit.
Kim ka përfunduar vizitën e tij në Rusi, tha të hënën Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve. Ai po shkon në shtëpi me dhurata, duke përfshirë një pushkë të prodhuar nga Rusia, një dorezë kozmonauti, një jelek antiplumb, një kapelë dhe drone ushtarake.
Myku i thonjve është jo vetëm bezdisës por edhe i dhimbshëm. Ai karakterizohet nga inflamacioni, dhimbjet, enjtja e gishtit, zverdhja dhe plasaritja e thoit ose thonjve. Ky myk shfaqet për arsye të ndryshme.
Disa prej tyre janë imuniteti i dobët, djersitja e tepërt, higjena, çorapet sintetike dhe ekspozimi ndaj lagështisë.
Edhe trajtimet e këmbëve siç është pedikyri mund të konsiderohet një shkak i shfaqjes së mykut të thonjve.
Kjo ndodh sepse mjetet e përdorura për këto trajtime nuk sterilizohen siç duhet.
Përveç medikamenteve përkatëse që kanë efekte anësore, mund të përdorni edhe disa bimë mjekësore, vajra natyralë, lëngje frutash e të tjerë që zgjidhin këtë problem.
Uthulla e mollës
Këshillohet të bëni një banjë për këmbët duke përzier një filxhan me uthull molle dhe një filxhan me kripë të trashë në 6 filxhanë me ujë të ngrohtë.
Banjën e këmbëve duhet ta bëni dy herë në ditë për të paktën 30 minuta.
Vaji esencial i portokallit
Këtë vaj esencial mund ta përdorni çdo ditë për të lyer thonjtë dhe kuruar infeksionin.
Lyejini thonjtë dhe mbajini këmbët me vaj për të paktën një orë.
Vaji esencial i portokallit mund të jetë shumë i fortë për njerëzit me lëkurë të ndjeshme, ndaj në këtë rast mund ta përzieni me vaj ulliri.
Mielli i misrit
Misri në vetvete përmban një lloj myku që nuk i bën dëm njeriut por është shkatërrimtar për shumicën e parazitëve që shkaktojnë infeksion tek njerëzit.
Përzieni një filxhan me miell të bluar trashë dhe 2 litra ujë.
Pas një ore futeni këmbën e infektuar në këtë tretësirë dhe mbajeni për gjysëm ore ose më shumë. Këshillohet që këtë kurë ta përsërisni sa herë të dëshironi.
Soda e bukës
Myku ka nevojë për një mjedis acidik që të shpërthejë plotësisht.
Soda e bukës e pengon këtë gjë.
Përziejeni me ujë dhe më pas me këtë pastë lyeni thoin e infektuar 3-4 herë në ditë.
Vaji i arrës së kokosit
Vendosni një shtresë të hollë të vajit të arrës së kokosit mbi thoin e infektuar dhe mbajeni për të paktën 15 minuta.
Ky vaj është i shkëlqyer për lëkurën ndaj mund ta përdorni sa herë të dëshironi.
Vaji i i rigonit
Vaji i rigonit është efikas kundër disa llojeve të mykut.
Përzieni disa pika të vajit të rigonit në një lugë çaji me vaj ulliri dhe lyeni thoin e infektuar.
Probiotikët
Prishja e ekuilibrave të baktereve në stomak krijon një mjedis të favorshëm për shumë baktere dhe infeksione.
Nëse jeni të prirur ndaj mykut, AgroWeb.org ju këshillon të merrni në konsideratë edhe marrjen e probiotikëve shtesë me rekomandimin e mjekut./AgroWeb.org