Aplikacion
Së fundmi, është zbuluar dhe emri i konkurrentit të radhës në garën e yjeve, “Dancing Ëith the stars”. Bëhet fjalë për ish-banorin e “Big Brother VIP 2”, Armaldo Kllogjeri.
Deri më tani janë zbuluar emrat e parë të konkurrentëve që do të marrin pjesë në spektakël. Disa prej tyre deri më tani janë: politikani, Saimir Korreshi, këngëtarja Enxhi Nasufi, Atlanta Kërçyku dhe blogerja e njohur Sara Karaj.
Edhe këtë vit, emisioni që do të drejtohet nga Bora Zemani dhe pritet të nisë muajin e ardhshëm Kujtomë se Ilir Shaqiri ka konfirmuar tashmë se do të jetë ai kryetari i jurisë së këtij spektakli. Fituesit e edicionit të parë ishte Sara Hoxha dhe partneri i saj i kërcimit Luixhino duke marrë kështu çmimin e madh prej 50 mijë euro.
“I shitur!” Rama kritikohet në rrjet pasi i vendos rrugës në Dropull emrin e MitsotakisLajmi se një ndër rrugët kryesore në Dropull do të mbajë emrin e kryeministrit grek Konstadinos Mitsotakis ka shkaktuar shumë pakënaqësi tek qytetarët shqiptarë.
Njoftimi është bërë nga kryeministri Edi Rama në FB e tij, i cili thekson se emri do të vendoset pasi Mitsotakis është kryeministri i parë grek që vizitoi vendin pas rënies së komunizmit.
Konstadinos është i ati i kryeministrit aktual të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Deputetët demokratë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Gazment Bardhit do të mbajnë takimin e radhës mes tyre ditën e martë.
Takimi do të mbahet në qytetin e Kukësit, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet që do të përsëriten në këtë bashki.
Ndërkohë pritet që tryeza e deputetëve të opozitës të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa vendi nuk është caktuar ende.
Kujtojmë që deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë vendosur të bashkohen, duke unifikuar aksionin e tyre parlamentar dhe politik, pas më shumë se dy vitesh përplasje mes njëri-tjetrit.
Në këto takime, të cilat tashme janë bërë të shpeshta nuk marrin pjesë deputetët që mbështesin Lulzim Bashën.
Coca-Cola po prodhon shijen e re me anë të AI: Pija e së ardhmesInteligjenca artificiale është e ardhmja. Të paktën sipas Coca-Cola. Kompania ka nxjerrë në treg një shije të re, të krijuar duke përdorur teknologjinë AI.
Coca-Cola Y3000 tashmë është shija e parë e krijuar nga inteligjenca artificiale dhe njerëzore.
Shija e pijes Y3000 ishte një proces me dy hapa. Së pari, studiuesit në Coca-Cola mblodhën “preferencat dhe tendencat kryesore të shijes për të kuptuar se çfarë imagjinojnë konsumatorët dhe mendojnë se si shijon e ardhmja”, tha një përfaqësues i kompanisë.
Më pas, ai informacion u grumbullua nga sistemi i inteligjencës artificiale të Coke-s për të “ndihmuar në zhvillimin e profileve të shijes”.
Coca-Cola nuk përshkruan se si shijon shija e re në asnjë prej materialeve të saj, por pija vjen në varietete normale dhe pa sheqer.
Inteligjenca artificiale u përdor gjithashtu për të zhvilluar paketimin futuristik të kanaçes.
“Ne duam të festojmë idenë e të gjithëve se si mund të duket e ardhmja”, tha në një deklaratë për shtyp drejtoresha e lartë e strategjisë globale e Coca-Cola, Oana Vlad.
Pabarazia relacionale, toka e minuar e zhvillimit ekonomik50 vjet më parë më 11 shtator 1973, Gjeneral Augusto Pinochet udhëhoqi një grusht shteti dhe rrëzoi presidentin socialist Salvador Allende. Bashkë me të u hap një sipar i ri në politikëbërjen ekonomike të Kilit, pasi Pinochet-i u dha pushtet “Djemve të Chicagos” , duke ju krijuar atyre një mundësi unike për të zbatuar teoritë që kishin mësuar nga Milton Friedman dhe kolegët e tij në Universitetin e Chicagos .
Pas më shumë se një shekulli të zhytur në një performancë mediokre ekonomike, mjaftuan vetëm 17 vjet dhe në fillimet e viteve 2000 , Kili ishte shëndruar në kombin më të pasur në Amerikën Latine . Ai gjithashtu kishte arritur nivelet më të larta të treguesve social në rajon për shëndetësinë , arsimin dhe jetëgjatësinë. Niveli i varfërisë ra nga 53 për qind që ishte në mesin e viteve 1980 në vetëm 6 për qind në vitit 2017. Për nga statistikat ekonomike, Kili i vitit 2020 i ngjasonte më shumë një vendi të Europës Jugore, si Portugalia apo Spanja, sesa një kombi të Amerikës Latine.
Por më 18 tetor 2019, për habinë e shumicës së vëzhguesve, nga një rritje e vogël e tarifave të metrosë – tridhjetë pesos, ose katër cent, protesta masive shpërthyen në të gjithë vendin. Por më shumë se sa për rritjen e tarifës, qindra mijëra njerëz marshuan qyteteve dhe demonstruan në fakt kundër elitave, abuzimit të korporatave, lakmisë, shkollave private, pensioneve të ulëta, pra shkurt kundër politikave të modelit neoliberal. Demonstruesit kërkonin faljen e borxheve të studentëve dhe shërbim shëndetësor universal falas.
Një paradoks i madh ky që kërkonte shpjegim, sepse ndërsa çdo tregues tradicional ekonomik tregonte se Kili ishte një sukses dhe po lëvizte në mënyrë të qëndrueshme drejt radhëve të kombeve të përparuara,një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë ishte thellësisht e pakënaqur dhe kërkonte ndryshime të mëdha. Elitat nuk i kuptonin arsyet e revoltës, madje edhe ata që kishin qenë kritikë ndaj modelit u befasuan nga masiviteti i saj .
Shumë pak njerëz e njohin modelin ekonomik kilian aq mirë sa Arnold Harberger, njeriu që u quajt me të drejtë babai i “Djemve të Çikagos “, i cili ishte koleg Freidman-it por shquhej si një mendimtar më fleksibël dhe më pragmatist se ky i fundit. Në një histori të treguar prej tij në vitin 2016 ai shprehet :
“Në vitin 1955 në Klubin e Fermerëve (Union Klub) në një drekë me 10 persona pyeta në menyrë krejt të pafajshme se sa antarë të këtij klubi ishin fëmijë fërmerësh. Ata gati ranë nga karriket e tyre , sepse ishte e pakonceptueshme që ndonjë nga ata të ishte i tillë. Megjithëse më vjen keq ta them, por në vitin 2000 isha sërish në “Union Club” dhe bëra të njëjtën pyetje, por kësaj rradhe jo aq pafajsisht. Fatkeqësisht reagimi ishte edhe më arrogant , nuk kishte sesi një djalë pa status të ishte pjesë e klubit.”
Megjithëse Harberger ishte i vetdijshëm se modeli neo liberal nuk ka në qendër pabarazinë, por thjesht uljen varfërisë, Harberger pranon “se modeli i suksesit në Kili në aspektin shoqëror mbështetej në “një fuçi baruti” .
Përtej pabarazisë vertikale ose shpërndarjes sasiore të të ardhurave, një tjetër pabarazi zhvillohet dukshëm në modelet neoliberale, aq më tepër kur ato implementohen në vende me demokraci të cunguar. Disa ekonomistë e quajnë atë “pabarazi horizontale”, ose sic e quan Elizabeth Anderson “pabarazi relacionale”. Pabarazia relacionale nuk ka të bëjë vetëm me të ardhurat monetare edhe të mirat materiale , por me ndërveprimin social, ndarjen, racizmin, mundësinë e sigurimit të komoditeteve dhe të mirave publike, duke mos përjashtuar edhe mënyrën se si njerëzit e thjeshtë trajtohen nga elitat.
Sot mjafton një bisedë 10 minutëshe me një grup adoleshentesh nga shkollat e shtrenjta të Tiranës për të kuptuar thellësinë e pabarazisë relacionale. Apo mjafton një vizitë disa sekonda në rjete sociale për të dalluar rëndësinë e statusit social, i cili në mos qoftë sajohet .
Sot ne jemi më pak empatikë dhe më shumë më narcizistë. Dukshem vihet re një zhvendosje nga modaliteti ”Ne” në modalitetin “ Unë “. Edhe sa më shumë shkallëzohet ekonomikisht shoqëria ku thyerjet bëhen më të thella distanca midis kushteve dhe prejardhjeve të ndryshme do të bëhet më e madhe, duke e bërë të vështirë gati te pamundur rruajtjen e respektit të ndërsjelltë .
Sot duhet të flasim më shumë për kohezionin social, edhe pabarazinë relacionale. Individualizmi duhet të balancohet me njohjen e një përgjegjësie kolektive për t’u kujdesur për ata që dështojnë në kohë të vështira dhe për t’u siguruar të gjithëve përbërësit e nevojshëm për të ndërtuar një jetë të mirë. Sot, përtej treguesve tradicionalë ekonomikë, zhvillimi duhet matur edhe me faktin sa fëmijë fermerësh janë “pjesë e klubit”, në të kundërt çdo sukses ekonomik sado i madh të jetë do të ngrihet mbi një “tokë të minuar “.
Kim Jong Un përfundon vizitën në Rusi. Moska i dhuron armë e dronëPara se të largohej nga rajoni Primorye në Rusi drejt Koresë së Veriut, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka marrë disa dhurata nga zyrtarët rusë.
Sipas Sky News liderit koreano-verior iu dhuruan pesë dronë kamikazë dhe një jelek antiplumb në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Rusi.
Guvernatori Oleg Kozhemyako gjithashtu i dorëzoi liderit veshje anti-termike dhe një dron zbulimi, tha agjencia shtetërore ruse Tass.
Udhëtimi shënoi “një kulm të ri miqësie dhe solidariteti dhe bashkëpunimi po hapet në historinë e zhvillimit të marrëdhënieve midis Koresë së Veriut dhe Rusisë”, tha agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA.
Video/ Dasma shqiptare bëhet virale. Makinat shoqërohen nga helikopteriDasmat shqiptare vijojnë të bëhen virale në rrjetet sociale.
Këtë herë përpos makinave të shtrenjta, vëmendjen e ka tërhequr helikopteri që shoqëron vargun e makinave.
Gjatë kësaj vere, dasmat madhështore dhe makinat luksoze kanë tërhequr dhe vëmendjen e të huajve duke e bërë Shqipërinë një ndër temat më të përfolura në rrjet.
I dha të miturit hashash dhe e postoi në TikTok, gjykata e dërgon 31-vjeçarin në spital psikiatrikView this post on Instagram
Gëzim Avdi (Kalia), 31-vjeçari i cili u arrestua të marten nga policia e Lezhës, i cili kishte postuar një video në rrjetet sociale, duke konsumuar hashash me një fëmije të mitur, rezulton të ketë probleme të shëndetit mendor.
I riu nga Kurbini u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës, ku pasi dëgjoi palët dhe u njoh me raportin mjekësor, gjyqtari Gentjan Marku e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 31-vjeçarit dhe vendosi shtrimin e tij në një spital psikiatrik.
Gëzim Avdi (Kalia) banues në Patok Kurbin, u arrestua mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës, pasi kishte bere video duke i dhëne lende narkotike një fëmije te mitur dhe postuar në rrjetin social TikTok.
Ndaj 31-vjeçarit është ngritur akuza “Nxitja për përdorimin e drogës”, vepër penale qe parashikon dënimin deri në 15-vite burgim. Ndërkohe në deklarimet e tij i riu e ka konsideruar videon montazh, ndërsa policia nuk ka arritur ende të identifikoje fëmijën qe shfaqet duke konsumuar hashash.
“Pa ty Tasha”/ Historia që përloti shqiptarët. Mësuesi i dha fund jetës te varri i gruasPetrit Jaupaj, mësues i lëndës së Bio-Kimisë në qytetin e Ballshit i dha fund jetës në mënyrë tragjike.
I ndjeri piu fotoksinë, pranë varrit të gruas së tij, e cila ishte ndarë nga jeta rreth një vit më parë. Duket se vdekja e saj e kishte tronditur thellë shpirtin e mësuesit, i cili i dedikonte vazhdimisht vargje dhe thënie.
Në një postim në Facebook, Petrit Jaupaj shkruante:
“7 Marsi i parë pa ty Tasha. Nuk ishe në shtëpi të bëheshe gati si më parë. Tani kjo festë nuk do të jetë më si 39 vitet e shkuara kur ne festonim dhe uronim njëri-tjetrin. Po 8-Marsi Tasha. Do jetë hera e parë që vajzat tona nuk do të urojnë… Sa dhimbje na ka shkaktuar ikja jote. Por ti do jesh si flutur në zemrat tona!”
Takimi i radhës i ekipit tonë Kombëtar, Shqipëri-Republika Çeke, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” më datë 12 tetor, në orën 20.45 është padiskutim një ndeshje me interes shumë të lartë nga publiku shqiptar që jeton brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Këtë sezon kualifikues për shitjen e biletave, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur në dispozicion të publikut portalin ebileta.al. Kjo me të vetmin qëllim që sportëdashësit që duan të ndjekin ndeshjet e ekipit Kombëtar në shtëpi apo në transfertë, ta kenë sa më të lehtë e komode rezervimin dhe blerjen e tyre.
Për këtë ndeshje kemi vepruar dhe ndjekur të njëjtat procedura dhe rregulla si në ndeshjet me Moldavinë dhe Poloninë ku secili aplikant mund të blejë jo më shumë se 4 bileta. FSHF ka njoftuar fillimin e procesit ditën e premte, datë 15 shtator. Por për arsye të mbingarkesës e rradhës së madhe të aplikantëve sistemi ka pasur disa herë rënie, të cilat janë stabilizuar dhe shitja ka filluar në orën 21.15 siç është njoftuar në kanalet tona zyrtare të komunikimit.
Në portalin e biletarisë dhe në faqen zyrtare të Federatës kanë qënë mbi 300 mijë persona ne pritje në orët para dhe gjatë shitjes së biletave.
Biletat e nxjerra në shitje në një kohë rekord janë mbaruar. Në të njëjtën kohë dëshirojmë të saktësojmë se biletat e kërkuara nga tifozeritë e organizuara që mbështesin ekipin kombëtar në ndeshjet brenda dhe jashtë vendit janë të reservuara dhe i shpërndahen tifogrupeve të cilët bëjnë shpërndarjet për anëtarët e tyre.
Rastet e individëve që kanë bërë pagesa dhe nuk kanë arritur të marrin biletën nga portali biletarisë janë zgjidhur të gjitha me sistemin bankar që ka kthyer mbrapsh të gjithë pagesat e kryera.
Falenderojmë të gjithë tifozët për interesimin dhe kërkojmë e dëshirojmë të mirëkuptohemi nga ta për mosplotësimin e të gjithë kërkesave të tyre. Çdo stadium i ndërtuar do të ishte i pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesat për këtë ndeshje.
Federata Shqiptare e Futbollit uron që të kemi rezultat pozitiv në këtë ndeshje të rëndësishme të ekipit kombëtar në rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian dhe të gjithë sëbashku të festojmë sukseset e djemve kuqezi. /zoom.al/