Aplikacion
Ministria maqedonase e Punëve të Jashtme (MPJ) konfirmoi të shtunën se tre diplomatë rusë janë shpallur persona të padëshirueshëm. Ministria bëri të ditur se më 12 shtator kishte thirrur ambasadorin e Federatës Ruse në Shkup për t’ia dorëzuar notën diplomatike.
Vendimi, sipas MPJ-së është marrë pas njoftimeve nga autoritetet kompetente për aktivitete të diplomatëve që bien ndesh me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.
Njoftimi për vendimin u bë i ditur në platformën X, i njohur më parë si Twitter, të premten pasdite nga Ambasada Ruse.
Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova shkruante në rrjetet sociale se shpallja si persona non grata e diplomatëve rusë nga autoritetet në Shkup ishte bërë pa sqaruar arsyen e këtij vendimi.
Ajo e cilësoi këtë si një akt armiqësor dhe të papërgjegjshëm, ndërsa thekson se “kjo nuk do të mbetet pa përgjigje”.
Maqedonia e Veriut edhe në të kaluarën ka dëbuar diplomatë rusë, qoftë duke u solidarizuar me vendimet e Bashkimit Evropian, apo në bazë të njoftimeve për veprimtarinë e tyre të palejueshme në vend./Zoom.al
Vetëvritet polici në LezhëNjë ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Lezhës, ku një efektiv policie ka vrarë veten.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune. Viktima i identifikuar me iniciale Gj. L. i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit.
Dyshohet se ai u vetëvra në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë.
“Rreth orës 17;50, në fshatin Spiten, Lezhë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë, në oborrin e banesës së tij, është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë (armën e shërbimit), punonjësi i Policisë, shtetasi Gj. L., 64 vjeç, personel i D.V.P Lezhë”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet e para hetimore./ Zoom.al
Disiplina mbyt me gjoba klubet e Superiores dhe të K.Parë, paralajmërohet DinamoKomisioni i Disiplinës ka dhënë verdiktet për parregullsit e konstatuara në javën që lam pas në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar.
VENDIMET
Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i FK Kukësi, Oltion Kërnaja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
AF Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
Zyrtari i AF Elbasani, Elton Guranjaku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i AF Elbasani, Armando Rami, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDS, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
KF Vora, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Zyrtari i KF Bylis, Ermal Hasimaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KF Bylis, Kostantinos Michailidis, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KS Korabi, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
KS Besa, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Arbi Laçi. Klubi i Futbollit Dinamo, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 2, datë 06.03.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Lushnja, Ronald Disha, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Burreli, Dorian Bubeqi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Tirana, Arzen Voci, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Lushnja, Marius Sula, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. /zoom.al/
VIDEO | Interi cinik, fitues dhe dominues në derbi, shkatërron MilaninInter dominoi Derbin “Madonnina” duke mposhtur Milanin 5-1 në ditën e katërt të Serie A.
Në stadiumin San Siro, skuadra e Simone Inzaghit fitoi derbin e pestë radhazi në vitin 2023 duke goditur keqzi kuqezinjtë.
Në minutën e 5-të ishte Mkhitaryan, që befasoi “Djallin”.
Para pushimit Thuram shënoi me një gjuajtje me këmbën e djathtë në këndin e sipërm për të dyfishuar epërsinë.
Në pjesën e dytë, Milani rihapi lojën në minutën e 57-të me një blic të Leaos, por në përmbytjen e Milanit, Interi mundi të shpëtojë sërish me gjuajtjen e Mkhitaryan (69′) dhe më pas me penalltinë e Calhanoglu dhe golin e parë në sulmin e Frattesit.
Interi është i pari në Serie A me pikë të plota (12 pikë), Milan pëson humbjen e parë. /zoom.al/
Skandal me biletat e kombëtares! 4 copë ndërrohen me Smart në TiktokÇmenduri me biletat e kombëtares shqiptare për ndeshjen me Çekinë, që do të luhet në 12 tetor në “Air Albania”.
Edhe pse biletat dolën online dhe tifozët qëndruan mbi 5 orë në sistem për të blerë një biletë, në tregun e zi po lulëzojnë shitjet.
Në platformën Tiktok, një biletë që kushton 30 mijë lekë të vjetër, shitet në tregun e zi 200€.
Skandali nuk mbaron këtu, dikush ka publikuar një video ku bën me dije se 4 bileta i ndërron me një makinë Smart.
Nuk dihet se si këta persona i kanë blerë biletat, por fakti është se po shiten tmerrësisht në tregun e zi.
Për të parë videot kliko këtu këtu. /zoom.al/
Ndahet nga jeta gazetarja Rudina Dervishi. Humb betejën 2-vjeçare me kancerinRudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dyvjeçare me kancerin e gjirit.
Ikja e saj e parakohshme është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj të Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës dhe jo vetëm.
Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti.
Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën.
“Ne, kolegët e saj të Zërit të Amerikës, do ta mbajmë mend Rudinën për mprehtësinë, dinamikën, humorin dhe përkushtimin e saj,”- shkruhet në specialen dedikuar saj./ Zoom.al
“S’kishte as 50 lekë në xhep”/ Beleri në qeli për blerje votash, flet BerishaIsh-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se mbrëmjen e arrestimit për blerje votash, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk kishte as 50 lekë në xhep.
Berisha theksoi se Beleri u burgos, teksa po darkonte dhe sipas tij akuza se u kap në flagrancë duke shpërndarë para, është mashtrim.
Ish-kryeministri tha se po bëhet një betejë e paimagjinueshme për t’ia marrë mandatin.
“Shikoni se çfarë ndodh në rastin Beleri. Një betejë e paimagjinueshme për t’ia marrë mandatin. E burgos në mesnatë tek po darkonte, mashtron e thotë se e kapën në flagrantë duke shpërndarë para, në një kohë kur ai nuk kishte as 50 lekë në xhep.
Nuk e lejon të bëjë betimin, në një kohë kur ligjet e vendit nuk e pengojnë, sepse në një vend që pretendon të respektojë normat më elementare ligjore, ai që nuk është i dënuar, është i pafajshëm. Ky precedent ka funksionuar në raste të tjera, por nuk funksionon për mandatin e Himarës, sepse ai aty ka parashikuar parajsën e tij.
Pra, një sherr i madh në të katër anët për një mandat. E solla këtu si shembull se çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama për mandatin që fikson tamam.
Nëse Beleri paska blerë vota, atëherë çoje të betohet siç është betuar herët e tjera dhe të dënohet mbrapa. Por duhet ta humbasë mandatin për afatin e betimit”, tha ish-kryeministri Berisha./ Zoom.al
Rama uron Nanon për ditëlindjen: Ju rrëfej presorin garipKryeministri dhe kryetari aktual i Partisë Socialiste, Edi Rama ka uruar për 71-vjetorin e lindjes liderin historik të kësaj partie, Fatos Nanon.
Veç urimit, Rama i ka bërë Nanos një profil të rrallë, ndërsa thekson se ata të dy flasin si shoferi i turnit të parë me shoferin e turnit të dytë, për të njëjtën makinë.
Nano po kalon ditë jo të lehta në spital, për shkak të komplikacioneve shëndetësore në mushkëri që kanë nisur që prej periudhës së Covid-19.
Prej 29 gushtit, ai ndodhet i shtruar në një spital privat në kryeqytet, por jashtë rrezikut për jetën.
Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK që prek mushkëritë.
Urimi i Ramës për Nanon:
#EDHE100
FATOS NANO u gjend në krye kur armata e shpartalluar komuniste kryente funeralin e Partisë së Punës në mes të shkretëtirës, me flamurin e rreckosur të diktaturës së proletariatit në gjysëm shtizë, moralin nën shuajt e këpucëve të rraskapitura nga marshimi 45 vjeçar drejt horizontit që vetëm largohej derisa u zhduk dhe gurmazin e konsumuar të komunizmit që nxirrte thirrjet e fundit për luftë me tërë botën, teksa era e papërmbajtshme e ndryshimit e kthente vajtimin e egër të dëshpërimit, në një fishkëllimë sa çjerrëse aq edhe qesharake. Mes fytyrave verdhacuke të udhëheqësve gjemimbytur nga ardhmja e qametit dhe sekretarëve lëkurërreshkur nga dielli i arafabrikakantiereve, “Qorri” ishte aty fytyra e dykuptimtë e kuadrit të ri të partisë, që punonte në Institutin e Marksizëm-Leninizmit dhe e presorit garip të Ekonomikut, që tregonte barcaleta tallëse për regjimin e luante Bitëllsat me kitarën e tij.
Ishte pikërisht profili joskematik i Fatos Nanos që i dha atij skeptrin e të majtës së porsalindur pas varrimit të Partisë së Punës dhe natyra e tij jodogmatike, e kombinuar me burgosjen absurde që e pagëzoi si lider të pakonkurueshëm të socialistëve, i dha Partisë Socialiste një frymëmarrje të re e një perspektivë si forcë e parë në rrugën e përpjetë të politikës shqiptare. Mbase pa sakrificën e tij të imponuar, socialistët do të kishin pasur një fat më pak bujar, por edhe Fatosi pa atë sakrificë të imponuar, mbase nuk do ishte bërë lideri i tyre aq jetëgjatë. Fotoja që kam përzgjedhur për këtë ditë urimi ka qenë për mua pamja më domethënëse e Fatos Nanos fill pas daljes së tij nga burgu dhe ende sot befasohem nga ndryshimi i hatashëm mes saj e pamjes së tij në gjyq. Fatosi i prangosur para gjykatësve me vështrimin enigmatik, është presori i Ekonomikut i marrë peng që mbahet fort për sytë e popullit. Ndërsa Fatosi me duart e lira dhe sytë që shkëlqejnë fort është një kafshë e rrallë politike, të cilën pata fatin ta njoh nga afër.
Ai e mbajti timonin e PS në të përpjeta e të tatëpjeta dhe padiskutim është e tija në radhën më të parë, merita që Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment, nga graviteti i interesit kombëtar, çka përbën sot e gjithë ditën një vijë sjelljeje të palëkundur të PS e unikale mes partive politike në Shqipëri. Në krye të PS ai i nxorri socialistët nga shkretëtira pas varrosjes së Partisë së Punës, duke i futur në Internacionalen Socialiste si një familje idesh progresiste të kohës së re dhe duke e bërë shpirtin e ndryshimit motor të lëvizjes përpara. Në krye të qeverisë atij iu desh të drejtonte daljen e popullit nga shkretëtira e piramidave dhe rifillimin e shtetndërtimit nga zeroja pas katrahurës rrafshuese të vitit ’97.
Historia e marrëdhënies sonë të zhvilluar mes ekstremesh, nga “birësimi” im në familjen socialiste me bekimin e Fatosit, deri tek “vrasja e babait” për marrjen e skeptrit të tij, dihet përgjithësisht. Po në ndërkohën që flasim marrëdhënia mes nesh ushqehet shëndetshëm, me një komunikim miqësor ku e kuptojmë njëri-tjetrin në ajër, sepse prej kohësh tanimë flasim si shoferi i turnit të parë me shoferin e turnit të dytë, për të njëjtën makinë. Ose jo në fakt, se kur mendoj çfarë katërrrotaku sovjetik mori Fatosi në turnin e parë, çfarë mjeti shumë më të mirë mora unë prej tij dhe çfarë brandi shpejtësie është sot Partia Socialiste, flasim në fakt si dy pilotë të një makine që duhet të vijojë vetëzhvillimin dhe lëvizë ende më shpejt, duke e mundur përditë rrezikun e ngadalësimit nga konkurenca e dobët.
Duke i uruar ditëlindjen liderit historik të socialistëve, uroj gjithashtu që një ditë ta shkruajmë në një libër, së bashku, raportin e turneve tonave, për t’ua lënë në bibliotekën e zyrës së kryetarit, atyre që do të marrin turnin pas nesh. Po ka kohë plot deri atëherë dhe në ndërkohë, uroj për Fatosin shëndet, gëzime e çdo të mirë familjarisht.
#TëRRALLË
*shtator 2020/ Zoom.al
Ronaldo kthehet në problem për Juventusin, CR7 do të nisë një proces gjyqësorNuk është një moment i mirë për Juventusin.
Bardhezinjtë janë mes shumë pikëpyetjesh mbi të ardhmen e klubit ndërsa nga ana tjetër janë edhe lojtarët që vazhdojnë të shkaktojnë probleme e polemika, mjafton të përmendim rastin e fundit të Paul Pogba.
Por, mesa duket telashet nuk kanë të mbaruar dhe nga Arabia vijnë lajme negative.
Cristiano Ronaldo ka vendosur të nisë një process gjyqësor kundër Juventusit me portugezin që kërkon pagën e padhënë nga klubi në kohën e COVID-19.
Bëhet fjalë për një shifër që shkon deri në 19.9 milionë euro me Ronaldon që nuk pret dhe kërkon të marrë atë që i takon.
Pagat u shndërruan në një problem për Juventus gjatë periudhës së pandemisë me drejtuesit që pretenduan se gjetën një marrëveshje me lojtarët për t’i ulur ato apo edhe për ta shtyrë në kohë kalimin e tyre.
Por, pas Dybalës që gjeti një marrëveshje me drejtuesit për tre milionë euro, tashmë është Cristiano Ronaldo që nuk ka ndërmend të falë asnjë cent. /zoom.al/
Rrit pjellorinë dhe ul rrezikun e sëmundjeve, ky frut i thatë forcon spermën e zemrënKy frut i thatë mbron funksionimin e duhur të zemrës dhe rrit pjellorinë mashkullore.
Nëse përfshini lajthitë në dietën tuaj ushqimore, përfitimet që marrim janë të shumëfishta dhe shtrihen në funksione të ndryshme të trupit.
Ashtu si arrat, ato janë të pasura me lëndë ushqyese, me një përmbajtje të lartë të proteinave, yndyrave të dobishme, vitaminave dhe mineraleve.
Lajthitë në veçanti përmbajnë vitaminë E, acide yndyrore, hekur, fosfor, kalium dhe zink.
Të gjithë këta elementë kontribuojnë në funksionimin e duhur të trupit dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.
Mbrojnë funksionin e zemrës
Ashtu si shumica e arrave, lajthitë ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës. Sipas një studimi, ngrënia e një diete të pasur me lajthi mund të përmirësojë biomarkerët e rrezikut kardiovaskular, duke reduktuar potencialisht rrezikun e problemeve të zemrës.
Gjithashtu ul nivelet e kolesterolit lipoprotein, një lloj kolesteroli që rrit gjithashtu shanset për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.
Rrisin cilësinë e spermës
Konsumimi i shpeshtë i lajthive mund t’i japë zgjidhje problemit të përgjithshëm të infertilitetit.
Hulumtimet e fundit kanë treguar se ngrënia e më shumë arrave, duke përfshirë lajthitë, mund të rrisë numrin e spermës dhe të përmirësojë cilësinë e spermës.