Aplikacion
Shkrumbimi i disa kateve të një pallati të ri në Tiranë, fatmirësisht pa dëme në njerëz, ka nxjerrë në pah një problematikë të sektorit të ndërtimit.
Ekspertët tregojnë se çfarë e shkaktoi zjarrin që u përhap përmes fasadës. Ata shpjegojnë se Alukobondi është material laminat dhe krijohet nga bashkimi i shtresave të aluminit, me shtresa plastike.
Në vetvete nuk është i rrezikshëm, por kur kombinohet me materiale të djegshme bëhet i tillë.
“Nuk mund të themi 100% me siguri se çfarë material ka, por duket që është një fasadë me Alukobond, dhe ka shumë të ngjarë që pas Alukobondit të ketë pasur edhe material tjetër të djegshëm siç mund të jetë Polisteroli. Polisteroli është produkt i naftës, naftë e shkumëzuar është, po i vure zjarrin digjet.
Në vendet e Eupropës këto kombinime janë të ndaluara me ligj, por këtu tek ne duke qenë se nuk ka kontroll nga institucionet përgjegjëse, dhe situate mbetet në shijet dhe dijet apo mosdijet e investitorit apo sipërmarrësit që bën fasadën. Ne kemi inspektorin e ndërtimit që rri atje pas qoshes dhe ruan kur bën ndonjëri ndonjë meremetim apo lyerje apo ndërron dritaret, ai të çon në Prokurori dhe të bën namin, kuptohet për të të zhvatur. Kurse për të kontrolluar këto materiale, kontrolli është zero. Kur licensohet një kompani për fasadë, apo kompani ndërtimi, ka një supervisor apo mbikëqyrës teknik, ka një Inspektoriat Shtetëror që kontrollon këta, nëse e shkelin. Por ndërtimi sot punon më klering dhe është një nga sektorët më të çorientuar. Evropa i ka bërë këto gabime. Në ne vend të mësojmë, po i përsërisim”, shprehet inxhinieri i ndërtimit Dr. Luan Murtaj.
Emrat/ Nga bukëpjekës në “shtëpi bari”, burg për dy shqiptarët në BritaniDy shtetas shqiptarë, të cilët u arrestuan nga autoritetet britanike duke rritur kanabis brenda një banesë në zonën e Windsor, janë dënuar me nga dy vite burg secili.
Bëhet fjalë për Amarlid Nezha dhe Gridi Fatia, të cilët jetonin ilegalisht në Britani dhe u arrestuan në flagrancë teksa kujdesshin brenda një ‘shtëpi bari’ në rajonin Berkishire. Gjatë kontrollit fizik në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi 276 bimë kanabisi me vlerë 200,000 deri në 800,000 mijë paund.
Nezha dhe Fatia kishin paguar disa mijë paund për të shkuar në Britani dhe kishin punuar si bukëpjekës dhe në ndërtim, deri në momentin kur u dërguan nga trafikantët për të punuar si “kopshtarë”.
Mediat britanik shkruajë se ka mundësi deportimi për 2 shqiptarët, pas shlyerjes së dënimit.
Amnistia / Përfitojnë mbi 600 të burgosur, kategoritë që do të lënë qelitëPlot 600 persona mund të fitojnë lirinë nga qelitë e burgimit, ndërsa qindra të tjerë të do të përfitojnë pushim të gjykimit, apo hetimit penal, falë ligjit për “dhënie amnistie” të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë.
Projekti i këtij ligji, iështë përcjellë Burgjeve, Prokurorive dhe Shërbimit të Provës, si grupe interesi, e më pas do i përcillet për miratim Kuvendit.
Në draft është parashikuar përjashtimi nga dënimi me burg, me gjobë apo ai alternativ, i personave të dënuar me vendim të formës së prerë për vepra të lehta penale, për dënime të dhëna deri më 30 qershor 2016.
Kështu, lirinë nga burgu e fitojnë meshkujt e dënuar deri në 3 vjet burg dhe gratë e dënuara deri në 4 vite burg, pavarësisht nga koha e mbetur e dënimit. Qelinë e lënë edhe të dënuarit meshkuj, që deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, iu ka mbetur pa vuajtur deri 3 vite burg e po ashtu, gratë që iu ka mbetur pa vuajtur deri 4 vite burgim.
Lirinë do ta shijojnë, sipas draftit, edhe të dënuarat femra, që në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, janë baraz ose mbi moshën 50 vjeç, si edhe meshkujt baras ose mbi 65 vjeç. Por jo çdo i dënuar që plotëson këto kritere kohore përfiton nga amnistia.
Në nenin 4 të projektligjit, listohen kriteret ndaluese, që përjashtojnë nga përfitimi të gjithë të dënuarit për krimet të rënda, mes të cilave, vrasje, terrorizëm, a krime seksuale. Po ashtu përjashtohen të dënuarit, apo personat nën hetim për krimet zgjedhore, për lojërat e fatit, si edhe personat që i janë fshehur drejtësisë.
Pas kalimit në Parlament, ku kërkon 84 vota pro, ligji “për dhënie amnistie” është parashikuar t’i fillojë efektet 15 ditë pas botimit në fletore zyrtare.
Zhaklina dhe Luiz Ejlli do të jenë opinionistët e BBV3?Së shpejti do të nisë Big Brother VIP 3, ndërsa ende po përflitet se kush do jenë opinionistët e sezonit të ri. Emrat që janë përfolur kanë qenë të shumtë, mes tyre edhe Luiz Ejlli së bashku me Zhaklina Lekatarin.
E ftuar në studion e “Live From Tirana” Lekatari ka folur ndër të tjera edhe për edicionin e tretë të këtij ‘reality show’. Ajo tha se nëse do jetë në krah me Luizin në këtë pozicion, nuk do mungojë rivaliteti.
“Mund të mos ndodhte asgjë. Ne biem dakord që nuk biem dakord. Unë dhe Arbri vjet ishte shumë e vështirë që të mos dakordoheshe, sepse situatat ishin aq parimore. Pastaj ka pasur raste që ne nuk e kemi menduar njësoj dhe secili ka shprehur mendimin e tij. Është mëse normale që ta mendojmë ndryshe. Me Luizin mund të ndodhte e njëjta gjë, varet se si do ta menaxhonte secili nga ne. Patjetër që nëse do të ishim të dy opinionistë, është e sigurtë që do të ketë rivalitet dhe antagonizëm, do kishte pole të kundërt. Ai përfaqëson një pjesë të shoqërisë, unë përfaqësoj një pjesë tjetër. Do të krijohej një “Big Brother” mes opionistëve, do të përplaseshim.”-tha Lekatari.
Skandali/ Bashkia Tiranë shton me “urgjencë” buxhetin për inceneratorin. Shifra 5.6 mln euroBashkia e Tiranës ka shtuar një fond prej 600 milionë lekësh (5.6 milionë euro) për të paguar inceneratorin e Tiranës, teksa kjo e fundit ka paralajmëruar se në rast mospagesë do të ndërpresë shërbimin e depozitimit të mbeturinave.
Bashkia është detyruar që ta sigurojë vetë fondin, teksa Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ku Bashkia u drejtua fillimisht i ka thënë se përgjegjëse në raste të vështirësive financiare është autoriteti kontraktor, konkretisht Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE).
Bashkia Tiranë ka përgatitur projektvendimin për “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2023-2025 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2023”, të ndryshuar, ku ka propozuar që të bëhen disa shtesa dhe ndryshime në buxhet, ku ndër të tjera
Një ndër ndryshimet kryesore lidhet me buxhetin është një fond shtesë për pagesat për inceneratorin e Tiranës për depozitimin e mbeturinave. Në relacion sqarohet se Bashkia Tiranë ka ezauruar të gjithë planin buxhetor të vitit 2023 për këtë shërbim.
Bashkia ka kërkuar fonde tek Ministria e Financave, por kjo e fundit i ka thënë se “Në momentin e vështirësive financiare (të faktuar/verifikuar ligjërisht) nga ana e Bashkisë Tiranë, Autoriteti Kontraktor (MIE) është përgjegjës për garantimin e fondeve për kryerjen e pagesave nëpërmjet alokimit të buxhetit për Bashkinë Tiranë”.
Bashkia thotë se shoqëria ka paralajmëruar për ndërprerjen e shërbimit të depozitimit të mbetjeve, në rast të mos shlyerjes së detyrimeve. Si rrjedhojë lind e nevojshme që Bashkia e Tiranës të mbulojë nga të ardhurat e veta detyrimet për këtë kontratë duke parashikuar fondin e nevojshëm, deri në fund të vitit 2023.
Sipas tabelave që shoqërojnë vendimin dhe detajojnë rishpërndarjen e fondeve buxhetore, shuma shtesë për zërin “Shpenzime për Ndërtimi i Landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimit të venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike” është 600 milionë lekë, ose rreth 5.6 milionë euro.
Sipas relacionit, “Bashkia e Tiranës në buxhetin e vitit 2023 dhe PBA 2023-2025 ka miratuar fondin për kontratën koncesionare, “Për ndërtimin e Landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike”, sipas planit të financimit, respektivisht për Bashkinë Tiranë dhe Qeverinë, për vitet e zbatimit të projektit.
Sipas këtij plani, i cili bazohet në parashikimet për sasinë minimale të garantuar të depozitimeve, në buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të planifikohej pjesa tjetër e fondit të nevojshëm, e cila është parashikuar pjesërisht, në vlerën 200,000,000 lekë.
Aktualisht, Bashkia Tiranë ka ezauruar të gjithë planin buxhetor të vitit 2023 për këtë shërbim, planifikuar sipas angazhimit përkatës, si dhe fondin e parashikuar në buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për këtë qëllim dhe ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes financiare nga buxheti i shtetit sipas planit të angazhimit të dakordësuar.
Në vijim të shkresës me Nr.Prot 8835/1 datë 21.08.2023 nga Ministria e Brendshme me lëndë: “Mbi sigurimin e vijueshmërisë së menaxhimit të mbetjeve të Bashkive Tiranë, Durrës, Kamëz, Kavajë dhe Vorë” (bashkëlidhur), ku shkak për situatën e vështirë financiare është bërë moskryerja e pagesave të detyrueshme për menaxhimin e mbetjeve gjë e cila ka cuar në mospagesën e pagave të punonjësve të shoqërisë dhe të nënkontraktorëve të cilët kanë ndërprerë shërbimet deri në shlyerjen e detyrimeve, Bashkia Tiranë me shkresën me Nr.Prot 29299/1 datë 22.08.2023 ju drejtua dhe njëherë Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vlerësimin e të gjitha mundësive buxhetore për të akorduar për Bashkinë Tiranë në buxhetin e vitit 2023 fondin e nevojshëm për shlyerjen e detyrimeve, duke qenë se ndodhemi tashmë në kushtet e emergjencës.
Me shkresën me Nr.Prot 14743/1 datë 04.09.2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka rekomanduar marrjen e masave të menjëhershme për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe detyrimeve në vijim për këtë kontratë, nga Bashkia e Tiranës dhe se “Në momentin e vështirësive financiare (të faktuar/verifikuar ligjërisht) nga ana e Bashkisë Tiranë, Autoriteti Kontraktor (MIE) është përgjegjës për garantimin e fondeve për kryerjen e pagesave nëpërmjet alokimit të buxhetit për Bashkinë Tiranë”.
Referuar sa më sipër dhe në kushtet e emergjencës, përballë njoftimit nga shoqëria për ndërprerjen e shërbimit të depozitimit të mbetjeve, në rast të mos shlyerjes së detyrimeve, lind e nevojshme që Bashkia e Tiranës të mbulojë nga të ardhurat e veta detyrimet për këtë kontratë duke parashikuar fondin e nevojshëm, deri në fund të vitit 2023.
Në vazhdim të kësaj shkrese, Drejtoria e Përgjithshme e Punëve Publike me shkresën me Nr.Prot 30940 datë 07.09.2023 i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit Financiar për parashikimet respektive në buxhet sipas përllogaritjeve për fondin e nevojshëm”, thuhet në relacion.
Në fillim të gushtit pas një procesi të gjatë hetimesh Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë vendosi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi kompaninë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” që zotëron koncesionin e Tiranës, dhe të gjitha pasuritë e tjera në emër të kompanisë.
SPAK njoftoi se, po hetonte në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 143/3 dhe 25, 248, 260 të Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 287/ gërma “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragafi 2 i Kodit Penal.
Më herët SPAK vendosi nën hetim edhe inceneratorin e Elbasanit për të cilin më pas kreu edhe arrestime në nivel të lartë drejtues.
Inceneratorët përfituan miliona euro
Projektet e inceneratorëve nisën me atë të Elbasanit dhe pasuan më pas më Fierin dhe Tiranën të sjella nga qeveria si një formulë që do ti jepte fund problematikës së mbetjeve. Por teksa u kritikuan fort për modelin e zgjedhur të menaxhimit kontratat e Partneriteteve Publike Private avancuan duke marrë nga buxheti i shtetit miliona euro.
Inceneratori i Elbasanit mori për periudhën 2015-2021, aq sa ishte dhe afati i koncesionit, rreth 2.4 miliardë lekë.
Inceneratori i Fierit mori për periudhën 2015-2022 rreth 4 miliardë lekë.
Inceneratori i Tiranës ka marrë pagesa nga buxheti 5.5 miliardë lekë për 2019-2022, ndërsa në total ka arkëtuar, sipas bilancit rreth 9.9 miliardë lekë për shkak se merr dhe pagesa nga bashkitë dhe për shërbimin e heqjes së dherave.
Në korrik, para se SPAK të hapte hetimin, Ministria e Financave shkurtoi fondet e programuara në fillim të vitit për financimin e inceneratorin e Tiranës. Lajmi u njoftua në dokumentin e rishikimit të mes vitit të buxhetit 2023. Nga 1,27 miliardë lekë i ishte fondi përcaktuar në buxhetin fillestar, në rishikimin e qershorit do të jetë vetëm 464 milionë lekë me një ulje 63 për qind nga programi. Sakaq deri në fund të muajit maj inceneratori mori 326 milionë lekë ose rreth 70 për qind të financimit vjetor raportoi Ministria e Financave./Monitor
Përmbytja në Libi/ Vazhdojnë kërkimet për më shumë se 10,000 të zhdukurZyrtarët thanë të premten se qyteti lindor i Libisë Derna është mbyllur pasi punonjësit e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për më shumë se 10,000 njerëz që janë ende të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese.
Numri i vlerësuar i vdekjeve ndryshonte, me disa zyrtarë që thanë se mbi 5,000 të vdekur. Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe dha një numër të vdekjeve prej më shumë se 11,300 në Derna, me 170 persona të tjerë të konfirmuar të vdekur diku tjetër në vend.
Ministri i Shëndetësisë i Libisë Lindore, Othman Abduljaleel tha se ekipet e shpëtimit ishin ende në kërkim të ndërtesave të rrënuara në qendër të qytetit dhe zhytësit po krehnin detin në të cilin qindra trupa u përfshinë nga përrua, ndërsa ndihma ndërkombëtare është derdhur gjithashtu.
Politikanë të lartë nga të dy anët e një vendi të ndarë midis administratave rivale perëndimore dhe lindore, duke përfshirë kryetarin e këshillit presidencial Mohamed al-Menfi në lindje dhe kryeministrin e përkohshëm të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht me bazë në Tripoli, Abdel Hamid Dabaiba, kanë bërë thirrje për një hetim.
I udhëhequr nga prokurori i përgjithshëm i vendit, Al-Siddiq Al-Sour, një nga të paktët zyrtarë, juridiksioni i të cilit teorikisht e kapërcen ndarjen, hetimi synon të “të mbajë përgjegjës të gjithë ata që bënë një gabim ose neglizhuan të ndërmarrin veprime që rezultuan në kolapsin. të digave të qytetit”, sipas al-Menfi.
“Kastrofë si natyrore ashtu edhe e shkaktuar nga njeriu”
Zemërimi i publikut është rritur për dështimin dhe korrupsionin e perceptuar të qeverisë.
“Kjo fatkeqësi është një fatkeqësi natyrore dhe një fatkeqësi e shkaktuar nga njeriu,” tha për DW ekspertja libiane e sigurisë dhe komentatorja Aya Burweila. ” Stuhia Daniel është një katastrofë natyrore, por pasojat e tmerrshme që pamë më pas ishin të bëra nga njeriu. Dhe kjo, natyrisht, shkon deri në korrupsion.”
Duke e quajtur Libinë e pasur me naftë “një nga vendet më të korruptuara në botë”, Burweila përshkroi një shtet në të cilin “nuk ka auditime domethënëse të shpenzimeve qeveritare” dhe në të cilin “fondet publike shkojnë për qeveritë që nuk janë zgjedhur publikisht”.
“Çfarë ndodh kur një qeveri nuk është përgjegjëse ndaj njerëzve? Ajo që ju merrni janë vetë-shërbyes, jo nëpunës publikë. Dhe ky është problemi që Libia ka kaluar për dekada.”
Asnjë sistem paralajmërimi i hershëm
Burweila theksoi gjithashtu mungesën e investimeve në sisteme të sofistikuara të paralajmërimit të hershëm, të cilat mund të dërgojnë njoftime direkt në telefonat inteligjentë të njerëzve në rast urgjence, siç është e zakonshme në Evropë dhe në vendet më të zhvilluara.
“Ishte një dështim i qeverisë për të paralajmëruar njerëzit e Dernës,” tha ajo, duke u pajtuar me Organizatën Botërore Meteorologjike të OKB-së (WMO), kreu i së cilës Petteri Taalas u tha gazetarëve të enjten se, nëse sistemi në Libi do të kishte funksionuar siç duhet, “urgjenca forcat e menaxhimit do të kishin mundur të kryenin evakuimin e njerëzve dhe ne mund të kishim shmangur shumicën e viktimave njerëzore”.
Qendra Kombëtare Meteorologjike e Libisë (NMC) lëshoi paralajmërime për motin ekstrem 72 orë përpara dhe kishte njoftuar autoritetet qeveritare me email, duke u kërkuar atyre të marrin masa parandaluese. Por WMO tha se “nuk ishte e qartë nëse [paralajmërimet] ishin shpërndarë në mënyrë efektive”./DW
Berisha: Po përgatitemi që betejën për PD ta çojmë në StrasburgPa dhënë një datë, por duke premtuar një mënyrë ndryshe nga tubimet e dy viteve të fundit, Sali Berisha paralajmëroi këtë të premte nisjen e një sezoni protestash që sipas tij nuk do ndalen deri në arritjen e qëllimit.
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i Rithemelimit komentoi edhe situatën ligjore të Partisë Demokratike, për të cilën tha po bëhen përgatitjet për një përballje në gjykatat europiane.
Sa i përket votëbesimit të tij pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit, Berisha tha se procesi do të përmbyllet brenda këtij viti.
Inzaghi: Ishim të dobët deri para 3 ndeshjeve, tani duket se duhet të fitojmë EuropianinNë prag të derbit trajneri Simone Inzaghi ka hequr disa guralecë nga këpucët e tij. “Deri tre ndeshje më parë thuhej se ishim më të dobët, tani duket se duhet të fitojmë kampionatin evropian në vend të Italisë. Ne e dimë që duhet të punojmë dhe që nesër do të kemi kundërshtarë shumë të fortë për t’u përballur”, tha trajneri i zikaltrve.
Milan – “Ata kanë ndryshuar, por parimet kanë mbetur të njëjta. Një ekip agresiv, i organizuar, i stërvitur mirë. Ata kanë vendosur më shumë fizik. Sigurisht që do të bëjnë mirë. Leao është një vëzhgues i veçantë”.
Frattesi – “Ne të gjithë e donim Davide në Inter, ai është përshtatur shumë mirë dhe ka punuar shumë mirë me shokët e tij për dy muaj. Më duhet të bëj zgjedhje, jam i lumtur që duhet t’i bëj ato. Vitin e kaluar në 2-3 muaj isha në gjendje të bëja zgjedhje dhe Interi bëri shumë mirë”.
Milani ka ndryshuar shumë në krahasim me vitin e kaluar – “Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, ato janë dy skuadra që kanë ndryshuar dhe rinovuar. Nesër nuk është një ndeshje vendimtare, por ne e dimë se çfarë do të thotë për qytetin dhe tifozët”.
Sa e rrezikshme është të ndihesh më i fortë? – “Ne jemi krenarë që kemi fituar derbet e vitit të kaluar që na çuan në finalen e Champions League, por precedentët nuk e fitojnë lojën”.
Rreziku publik Leao numër 1 – “Leao do të vëzhgohet posaçërisht, ai është një lojtar i madh që ka bërë shumë mirë vitet e fundit. Ne do të përpiqemi të marrim kundërmasa si gjithmonë, herë mirë e herë më keq”.
Sa e rëndësishme është të kuptosh nivelin e Interit për momentin – “Ne e dimë se çfarë përfaqëson derbi për të gjithë. Shpresoj të kemi edhe Cuadrado dhe Sanchez, të cilët do t’i shoh vetëm sot, për nesër, pastaj nga e diela do të mendojmë për Champions”. /zoom.al/
I riu e preku në të pasme, bëhet viral sulmi i gazetares në MadridPak ditë më parë në rrjet qarkulloi me shpejtësi një video, ku gazetarja Isa Balado u ngacmua seksualisht nga një kalimtar, teksa po raportonte live për një grabitje.
Një burrë iu afrua nga pas dhe i preku të pasmet. Kur e nxorri përpara përgjegjësive, ai e mohoi aktin edhe pse i tha se e kishte regjistruar pasi ishte në transmetim live.
Ajo mundohet të qëndrojë e qetë dhe të vazhdojë raportimin e saj, por prezantuesi i lajmeve reagon dhe kërkon që kamera të tregojë autorin.
Me fal Isa që të ndërpres, por ai të goditi nga pas” dhe më pas kërkon t’i flasë: “Më jep atë idiotin” .
Ndërsa gazetarja i kërkon të largohet, i riu i përkëdhel flokët dhe më pas ikën.
Gazetarja dëgjohet duke kërkuar falje dhe prezantuesi thotë se është siguruar çdo provë pasi kamera e regjistroi sulmuesin.
https://https://twitter.com/EnBocaDe_Todos/status/1701563994010448354
Foto/ Aksident në Mullet, “Hummer-i” përfundon në kanalNjë aksident automobilistik ka ndodhur sot pasdite në rrugën e Mulletit, teksa një automjet tip “Hummer” ka përfunduar në një kanal. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Më poshtë një foto nga aksidenti, ku shihet makina luksoze në kanal, ndërsa një person të hapë derën e pasagjerit.
Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa duhet theksuar se dëmet kanë qenë vetëm materiale. Detaje të tjera priten të mësohen në minutat në vazhdim.