zoom

Day ArchiveBeyonce dhe Taylor Swift do të kenë tashmë gazetarë të veçantë nëpër media…njësoj si presidenti

Gannett, rrjeti më i madh i gazetave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka postuar një pozicion pune për të “raportuar mbi muzikën, modën dhe ndikimin kulturor dhe ekonomik” të Beyoncé-s dhe Taylor Sëift për USA Today dhe The Tennessean.

Përfitimi më i madh për reporterët e Taylor dhe Beyoncé-s: do t’u duhet të udhëtojnë nëpër botë për të ndjekur yjet.

“Roli ynë është të mbulojmë njerëzit që drejtojnë botën, ndikojnë në shoqërinë tonë, ndikojnë në jetë dhe krijojnë ndryshime pozitive”, tha në një deklaratë drejtoresha e përmbajtjes në Gannett, Kristin Roberts.

Megjithatë, kandidatët e mundshëm do të duhet të bëjnë një zgjedhje – ose Taylor ose Beyoncé. Të dyja punët nuk janë menduar të bëhen nga një gazetar i vetëm.

Dy nga artistet më të mira në histori po ushtrojnë një forcë të madhe mbi ekonominë amerikane. Për shembull, një Sëiftie (fans i Taylor) shpenzon 1,500 dollarë amerikanë për të ndjekur një koncert, duke përfshirë kostot për biletat, hotelet, fluturimet dhe ushqimin. Fansat e Beyoncé-s, BeyHive, mund të shpenzojnë diku te 1,800 dollarë për përvojën totale në koncertet e turneut “Renaissance”.

Në përgjithësi, ato kanë rritur prodhimin e brendshëm bruto amerikan të tremujorit të tretë me 5.4 miliardë dollarë. Politikëbërësit, ekonomistët në bankat e mëdha dhe komentuesit e tregut financiar po e marrin parasysh ndikimin e tyre.

Personi i vetëm që merr një mbulim të tillë mediatik është presidenti i SHBA-së.

Konventa e Bernës kërkon pezullimin e punimeve në aeroportin e Vlorës

Në mbështetje të thirrjes së Konventës së Bernës për të pezulluar ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, Organizatat kombëtare mjedisore, bashkë me organizatat ndërkombëtare i kërkojnë qeverisë shqiptare që të zbatojë këtë kërkesë.

Konventa e Bernës për Ruajtjen e Jetës së Egër në Europë kërkoi zyrtarisht ndërprerjen e menjëhershme të aktiviteteve të ndërtimit për aeroportin ndërkombëtar që ndodhet pranë Lagunës Vjosë-Nartës në Shqipëri. Kjo lagunë shërben si një ndalesë kritike për mijëra shpend shtegtarë që udhëtojnë midis Europës dhe Afrikës çdo vit.

Në një konferencë për shtyp, organizatat shqiptare dhanë edhe arsyet pse nuk duhet të ndërtohet ky aeroport.

“Konventa e Bernës, e njohur gjithashtu si konventa për ruajtjen e jetës së egër në Europë u ka kërkuar zyrtarisht autoriteteve shqiptare që të pezullojnë punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës brenda zonës së mbrojtur.

Ky vendim shkon në të njëjtën linjë me kërkesën tonë si shoqëri civile që të ndalohet ndërtimi i aeroportit brenda zonës së mbrojtur pasi shkel ligjet e vendit tonë dhe ato ndërkombëtare”, tha gjatë deklaratës Rodion Gjoka, ekspert mjedisi, duke shtuar se vendimi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës ka ardhur pas një procesi ku ka munguar tërësisht konsultimi me publikun dhe përfshirja e palëve të interesit.

“Qeveria shqiptare nxitoi të fillonte punimet për ndërtimin e aeroportit sipas projektit, kjo në kundërshtim me ligjin, duke lejuar kompanitë që të hapin kantierin dhe të fillojnë punën pa u pajisur fillimisht me një leje ndërtimi dhe një leje mjedisore”, tha Gjoka.

Përpjekjet e autoriteteve për të legjitimuar ndërtimin e këtij aeroporti, thotë Gjoka gjatë deklaratës, u pasuan nga vendimi për të ndryshuar kufijtë e zonave të mbrojtura si në rastin e zonës Vjosë-nartë, duke hequr të paktën 300 hektarë në zemër të kësaj zone të mbrojtur.

“Kjo hapësirë përkon pikërisht edhe me kantierin ku vijon puna prej një viti”.

Raporti i përbashkët i përpiluar nga konventa e Bernës, Konventa e llojeve të shtegtarëve dhe marrëveshja afrikano-euroaziatike për shpendët shtegtarë shpreh se ndryshimi i kufijve të zonës së mbrojtur nuk është në përputhje me vlerat e biodiversitetit që ajo zonë ka, e njohur si pikë kyçe për mijëra shpendë që shtegtojnë nga Afrika në Europë dhe anasjelltas, ku ekzistojnë të paktën 200 lloje shpendësh që jetojnë në këtë zonë të mbrojtur.

“Vendimi i fundit i Konventës së Bernës pason edhe rezolutën e parlamentit europian që i kërkon Shqipërisë të ndalojë projektin brenda zonës së mbrojtur”, tha Gjoka.

Ndërkohë, fill pas publikimit të Konventës së Bernës, Aleanca për Mbrojtjen e Ligatinave të Mesdheut, një grupim organizatash për mbrojtjen e mjedisit i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, komisionit europian dhe organizatës ndërkombëtare për transportin ajror, ku kërkohet pikërisht pezullimi i ndërtimit të aeroportit të Vlorës.

Letra është firmosur nga 33 organizata të ndryshme, nga të paktën 27 shtete në rajon.

Gjatë konferencës, Gjoka tha se shpërfillja e institucioneve europiane thellon edhe më tej shkeljet dhe në vend të mbrojtjes së habitateve, konflikti po nxitet pikërisht nga ana e autoriteteve.

“Ne kërkojmë që të ndalet shmangia e konsultimeve dhe të drejtohemi drejt vendimmarrjeve me konsensus siç e parashikon ligji, me pjesëmarrje të gjerë në konsultime me grupe të interesit dhe publikun”, përfundoi Gjoka.

 

Pas deputetit Korreshi, këngëtarja dhe moderatorja konfirmohet si konkurrentja e re DWTS

Pas deputetit Saimir Korreshi, është konfirmuar konkurrenti i dytë i Dancing with the Stars…më sakt konkurrenntja.

Bëhet fjalë për këngëtaren dhe moderatoren Enxhi Nasufi.

Këngëtarja e cila aktualisht moderon emisionin e mëngjesit në Top Channel “Wake Up”, do të shoqërohet nga partneri i kërcimit Silvester Shuta.

Ky i fundit, edhe vitin e shkuar në Dancing with The Stars ishte po në krahë të një moderatoreje dhe këngëtareje, Julka Gramos.

VIDEO/ Çfarë mbeti pas fikjes së zjarrit që përfshiu pallatin në Tiranë

Pas shuarjes së zjarrit në pallatin e zonës së ish-Parkut, apartamentet e prekura janë shkrumbuar tërësisht.

Kjo  duket qartë në videon e Zoom.al ku tregohen pamjet e trishta, por që për fat nuk kërcënoi jerë njerëzish.

Sipas banorëve, zjarri ka nisur në katin e 10-të të pallatit, aty ku banon një doktor. Ata janë shprehur se në apartamentin ku nisi zjarri kishte një furrë. Megjithatë mbetet e paqartë se për çfarë lloj furre bëhet fjalë.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Inxhinieri: Pallati që mori flakë nuk ishte brenda standardeve të ndërtimit. Problemi që në projekt

Zjarri në pallatin e zonës së ish-Parkut mund të ishte shmangur në rast se ndërtesa do të ishte ndërtuar me materialet e duhura dhe brenda standardeve.

Kjo është analiza që bën inxhinieri i ndërtimit Gëzim Beqaj, i cili thekson se kusht kryesor për një material është që të mos vetëdigjet.

“Për mendimin tim unë nuk jam ai që duhet të vendos aty. Materialet e ndërtimit, ajo që është pjesa termike e sistemit kapot duhet të jetë i vetëshueshëm. Nëse bie zjarr në një zonë ai të rrijë i lokalizuar aty ku ka rënë zjarri, pra të mos vetëdigjet. Nëse ka një shkëndijë elektrike të digjet vetëm pjesa ku është zjarri prezent. Unë po shoh që materiali vazhdon dhe digjet në tërë masën e tij. Kjo nuk duhet të ndodhë sipas standarteve të izolimit termik. Po të ishin materialet e duhura dhe të vetëshuheshin nuk do të kishte ndodhur kjo. Ky material nuk është i këshillueshëm. Jo vetëm termiket por edhe dyshemetë. Nuk e di është bërë ndonjë test nga inxhinierët të marrin një copë material t’i vënë zjarrin a është toksike? Shpërndahet zjarri? Materialet një nga kushtet që kanë është të mos vetëdigjen.”

Inxhinieri përmend disa elementë që mund të kishin ndihmuar në parandalimin e zjarrit.

“Kjo fillon që në fazën e projektitmit. Që në projektim duhet të ishin përcaktuar qartë lloji i materialit. Dhe pastaj është detyra e atij që zbaton punimet. Janë disa hallka përgjegjegjëse der isa të zbulohet se kush e ka problemin. Projekti, zbatuesit… Unë mendoj që mbikëqyrësit e punimeve sduhet të emërohen nga ata që bëjnë ndërtimin por të jetë i pavarur, të mos ketë varësi financiare dhe të mos paguhet nga ai që ndërton. Të emërohen dhe menaxhohen nga pushteti vendor”.

“Të gjithë ne inxhinierët duhet të jemi të vëmendshëm të kujdesshëm. Në Shqipëri mungon urdhri i inxhinierit. Urdhi është një nga hallkat që ndikon në disiplinë. Po të ishte një disiplinë korrekte do të ishte më me disiplinë.”

Pallati 10-katësh u përfshi nga zjarri në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, ndërsa zjarrfikësve iu deshën mbi tri orë për shuarjen e flakëve. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, pesë zjarrfikës u asfiksuan ndërkohë që banorët u evakuuan pa pasoja për shëndetin. Objekti me rreth 50 apartamente është ndërtuar në vitin 2021 nga biznesmeni Tanush Mëhillaj.

Administratori i pallatit 10-katësh është shoqëruar për t’u marrë në pyetje në polici.

Mësohet se përveç administratorit, është shoqëruar edhe pronari i apartamentit që ndodhet në katin e fundit, prej ku mendohet se shpërthyen fillimisht flakët, për t’u përhapur më pas thuajse në të gjithë sipërfaqen përmes fasadës së pallatit.

Pallati është ndërtuar në vitin 2021 nga firma “Mëhillaj sh.p.k.” me pronar Tanush Mëhillaj.

View this post on Instagram

A post shared by Mëhillaj SH.P.K (@mehillaj_sh.p.k)

Gati hetimin për aeroportin e Rinasit? Konkurrenca pranon pozitën dominuese të TIA

Pas hetimeve të shumta për subjektet e lidhura me koncesionarin e aeroportit të Rinasit, Autoriteti i Konkurrencës duket se është shumë pranë hapjes së një hetimi dhe për vetë TIA-n, që menaxhohet nga Kastrati Group.

Në njoftimin e hapjes së hetimit (përsëri) për shërbimin taksi në aeroportin e Rinasit, kompani që drejtohet po nga të afërmit e Kastratit, Konkurrenca hedh akuza të rënda ndaj tij.

“Ndaj në kuptim të nenit 9 të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, sjellja e TIA mund të përbëjë abuzim me pozitën dominuese duke refuzuar aksesin ndërmarrjeve të tjera që janë të licensuara dhe që ofrojnë shërbimin e transportit rrugor të udhëtarëve me taksi nga aeroporti drejt Tiranës apo një destinacioni tjetër”, shkruhet në dokumentin e Konkurrencës.

Zoom.al ka denoncuar gjithmonë sjelljen abuzive të TIA-s dhe duke theksuar nevojën e hapje të një hetimi të thellë për këtë subjekt, që në fakt operon në kushte të monopolit.

Gjithsesi, Konkurrenca nuk ka ende një vendim final për të nisur një hetim të tillë, por hipoteza e hedhur është një lajm i mirë. Për fat të keq, kreu i Konkurrencës, Denar Biba, pak kohë më parë teksa jepte ‘llogari’ në komisionin e ekonomisë tha se vendimet e këtij autoriteti nuk kryhen sepse Gjykata i rrëzon ato.

Deklarata u dha në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, ku ishte thirrur Bordi Drejtues i AK-së për një seancë dëgjimore mbi hetimin e tregut të miellit dhe çështjes së rritjes së çmimit të bukës, nga grupi parlamentar i PD-së.

“Gjoba rrodhi në media para se ne t’a shqyrtonim, por ne nuk kemi qëllim primar gjobitjen e  bizneseve. Qëllimi është efikasiteti i tregut.  Ne nuk krijuam bindjen që ka diçka që nuk shkon, nuk ka provë konkrete, por kishte problem. Në 694 raste kishte çmime të ngjashme, por nuk kishte numër të saktë operacionesh dhe indiciet ishin të paqarta. Kam kërkuar shtyrjen e mbledhjes dhe hetimit. Duhen periudha 4-6-15 vite sepse për aq kohë nuk jep dot vendim vetëm me indicie, më vonë do ta rrëzonte gjykata. Shumë vendime janë rrëzuar nga gjyqësori”,- tha Biba një vit më parë.

VIDEO/ Rrjeti vë në lojë Pjerin Ndreun pas deklaratës qesharake në emision

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu është bërë pjesë e memeve virale për shkak të një deklarate mediatike tepër qesharake.

“Vetëm vjet në Shëngjin janë shitur 200 mijë hyrje,”- është shprehur ai, në një intervistë me Blendi Fevziun.

Një shifër e tillë aspak reale, ka nxitur reagimet e përdoruesve të platformave online, duke bërë kështu xhiron e rrjetit.

Disa nga komentuesit kanë reaguar me shaka duke shkruar se ka ngatërruar shifrat, nga 2 apo 20 mijë. Mbizotëruese janë komentet negative që kritikojnë Ndreun për formimin e tij arsimor e profesional.

@marku239♬ suono originale – Luli

Lewandowski i sinqertë, tregon se tek Barcelona nuk është më “killer” si te Bayern

Robert Lewandowski nuk po kalon momentin më të mirë para portës. Fillimi i tij në kampionat, pavarësisht se ka shënuar dy gola në katër raundet e luajtura deri më sot, nuk ka qenë brilant.

Sulmuesi polak preferoi të kërkonte justifikime, duke vënë në pikëpyetje qasjen taktike të trajnerit të “Blaugranave”, Xavi.

I pyetur nëse po mendon të shkojë në Arabinë Saudite në të ardhmen, Lewy pranoi se është larg nivelit me të cilin ishte mësuar në Gjermani dhe se nuk është i njëjti futbollist që ishte gjatë kohës së tij në “Allianz Arena”.

“Arabia Saudite? Tani as që e mendoj këtë. Jam super i lumtur në Barcelonë, në ekip, në qytet, me familjen time. Si person jam i lumtur”, ishin fjalët e lojtarit të Barcelonës, i cili gjithashtu la të kuptohet se nuk është më vrasësi që theu të gjitha rekordet e mundshme te Bayerni: “Para Barcelonës isha si makineri, këtu u bëra më njerëzor. Kam kontratë dyvjeçare këtu me opsion edhe një vit tjetër”.

Në lidhje me MLS-në amerikane, ai shtoi: “Përpara pandemisë së Koronavirusit, ideja e MLS-së ishte e fortë në kokën time. Por ndryshova mendje më vonë.”

Nga këndvështrimi i Lewandowskit, gjëja më e rëndësishme në këtë pikë në karrierën e tij është të kënaqet në maksimum.

“Ka të bëjë me kujtimet, ruajtjen e çdo momenti, çdo fitoreje në kokën tuaj. Disa nga komentet për numrin e golave ​​që shënova ishin të çmendura, veçanërisht në sezonin me 41 golave në Mynih (duke thyer rekordin e Gerd Müller në Bundesligë).

Thyerja e rekordeve nuk është më qëllimi im kryesor. Gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj skuadrën time të fitojë dhe të shijojë ndeshjet. Këto janë vitet e mia të fundit në botën e futbollit, dy, ndoshta tre. Mos më keqkuptoni: Unë ende dua të arrij sukses dhe të shënoj gola. Por nuk jam këmbëngulës si më parë”, përfundoi Lewandowski. /zoom.al/

Arrestuan Ujkun e Cërrikut/ Shihni si u shndërrua operacioni i Taulant Ballës me 233 të arrestuar

“MEGA” dhe “SUPER” ishin cilësimet e përdorura për operacionin policor që çoi në arrestimin e 233 personave për lëndë narkotike, ndër ta personazhi i njohur, Ujku i Cërrikut.

Ndonëse i shoqëruar në makinën e policisë nga efektivët, Ujku mban në kokë kurorën karakteristike dhe nuk nguron të japë show përpara kamerës.

Pikëpyetjet e shumta lidhur me shëndetin mendor të personazhit ngrenë diskutim mbi seriozitetin e operacionit në fjalë. Po kështu, komentues shkruajnë në rrjet se goditen vetëm peshq të vegjël dhe jo trafikantët e vërtetë të drogës.

“Të vendosur për të ngritur në një tjetër nivel luftën kundër krimit të organizuar,”- u shpreh nga ana tjetër ministri Taulant Balla./ Zoom.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Shpërthen Bonucci: Juventus më shkatërroi, nuk mund ta harroj këtë torturë psikologjike

Leonardo Bonucci është rikthyer të flasë për largimin nga Juventusi, duke shfaqur gjithë mllefin dhe zhgënjimin e tij për mënyrën se si e trajtuan bardhezinjtë, pas më shumë se 500 ndeshjesh me ta.

Mbrojtësi veteran italian tha se vetëm në tetorin e kaluar i propozuan rinovimin, teksa brenda pak muajsh e nxorën nga planet.

“Ishte një turpërim, ai që më bëri Juventusi pas më shumë se 500 ndeshjesh të luajtura për këtë skuadër. Kam sakrifikuar shumë në fushë dhe sigurisht që meritoja një trajtim ndryshe. Në tetor skuadra më ofroi rinovimin e kontratës, ndërsa më pas ndërhyri Allegri dhe më nxori nga ekipi. Pastaj dëgjova fjalët e trajnerit sipas të cilit koncepti i lamtumirës në fund të sezonit do të ripërsëritej nga ai dhe klubi në shkurt. Edhe kjo nuk është e vërtetë: trajneri më thirri vetëm në fund të marsit në zyrën e tij, para ndeshjes kundër Freiburgut në Europa League, për të më thënë se do të ishte e përshtatshme të parashikoja – sipas tij – karrierën time si trajner duke lënë futbollin. Unë i thashë se e respektoja atë opinion, por që nuk doja të ndalesha deri në Kampionatin Evropian 2024”, deklaroi Bonucci.

Duke folur për procesin gjyqësor, mbrojtësi italian tha se është më shumë i karakterit moral, teksa drejtoi gishtin e akuzës nga Allegri, si njeriu që e detyroi dy herë të largohet nga Juventusi.

“Gjyqi është më shumë çështje morale dhe nëse e fitoj, dëmshpërblimin do ta jap për bamirësi. Jam larguar dy herë nga Juventusi dhe të dy rastet më ka detyruar i njëjti njeri ta bëj këtë”, u shpreh mbrojtësi. /zoom.al/