Aplikacion
Një panel me këshilltarë pranë Qendrës për Kontrollin e Parandalimin e Sëmundjeve në Amerikë, ka votuar ditën e martë për një dozë tjetër të Covid-19, pas shqetësimeve të javëve të fundit me rritjen e numrit të të sëmurëve, kryesisht me probleme në frymëmarrje. Dhe për ta, këshilla më e mirë në këtë moment, teksa jemi edhe në nisjen e stinës së vjeshtë, është edhe një dozë vaksine anti-covid. Këshilltarët votuan 13-1, në rekomandim për vaksinimin e popullatës, duke nisur nga foshnjet 6-muajshe e deri tek të moshuarit.
“Të gjithë janë të rrezikuar, në këtë moment”, tha doktoreshë Camille Kotton, anëtarë e panelit të CDC, që votoi pro një doze të radhës, profesoreshë në Harvard.
Tani, Amerika po përgatitet të fillojë një fushatë vaksinimi brenda disa ditësh.
Ekspertët thanë se dozën duhet ta bëjnë të gjithë, jo vetëm popullata specifike.
Rekomandimi ndryshon nga ato në shumicën e vendeve europiane që kanë lëshuar udhëzime. Këtë muaj, Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tha se programet e vaksinimit në vendet e BE-së duhet t’u japin përparësi njerëzve të moshës 60 vjeç e lart, si dhe grupeve të tjera me probleme shëndetësore.
Në Gjermani, vaksinat përforcuese janë synuar për këto grupe, ndërsa komiteti i vaksinave i qeverisë britanike tha se vetëm të rriturve 65 vjeç e lart dhe disa kategorive të tjera do t’u ofrohet vaksina.
“Unë jam për një rekomandim universal”, Kotton.
“Le ta largojmë Covid-19 sa më mirë që të mundemi duke parandaluar sëmundjen përmes vaksinave”.
Këshilltarët e CDC u takuan një ditë pasi Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi vaksinat e përditësuara të Covid të bëra nga Pfizer dhe BioNTech si dhe nga Moderna për njerëzit 12 vjeç e lart.
Pfizer dhe Moderna kanë thënë se dozat e reja do jenë të disponueshme këtë javë.
Infeksionet me Covid-19 dhe shtrimet në spital janë rritur në Shtetet e Bashkuara, Europë dhe Azi, por mbeten përsëri më pak se një vit më parë. Vdekjet janë relativisht të ulëta në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
Arrestimi i Encës, Zhaklina Lekatari i del në mbrojtje: Mos e hidhni në turrën e druve pa e ditur!Policia e Tiranës arrestoi dje këngëtaren Enca Haxhiaj pasi në banesën e saj në periferi të Tiranës iu gjetën dhe sekuestruan 5 vazo të mbjella me kanabis sativa. Këngëtarja pranoi para hetuesve se i kishte mbjellë vetë pasi sipas saj është përdoruese. Lidhur me arrestimin e saj ka reaguar edhe Zhaklin Lekatari e cila në emisionin “Shqipëria Live” ka dhënë opinionin e saj.
Zhaklina shprehet se i vjen keq që emri i Encës po lakohet pa e ditur nëse është fajtore apo jo. Sipas saj nuk mund të hidhet në furrën e druve dikush pa e ditur se si ndihet ajo apo familja e saj.
“Mua më vjen keq që gazetaria në vendin tonë është kthyer në një gazetari skandalesh dhe gjëja e parë që pashë sot në mëngjes ishte se të gjitha portalet kishin të njëjtën ngjarje copy- paste. Ne kemi dëshirë të flasim të bëjmë thashetheme, të spiunojmë të denigrojmë dhe kryesisht gratë. Në një vend si Shqipëria ku flitet e flitet vazhdimisht për kultivimin e kanabisit më bën për të qeshur që personat që punojnë në institucione dhe që disa prej tyre janë edhe në kërkim, dhe që janë ata që bëjnë politikat e këtij vendi dhe kanë në dorë të ardhmen tonë, për ta nuk flitet dhe ata nuk lakohen, ndërkohë që këngëtarja jonë Enca ndodhet në të gjitha mediat dhe emri i saj sigurisht do të lakohet edhe për ditët në vazhdim, do të bëhen lajme dhe meme për të nga të gjithë dhe për këtë më vjen shumë keq. Unë si gazetare dhe si grua më vjen keq që edhe nëse ka gabuar apo jo, personat të linçohen dhe të hidhen në furrën e druve pa e ditur si ndihet ajo apo familjarët e saj. Edhe mua më bën përshtypje se kush e ka lajmëruar policinë dhe më duket si hakmarrje, ose xhelozi”, shprehet Zhaklina.
“Mos na japin ndonjë kakërdhi”/ Dalin përgjimet që fundosën sekretaren e ministrisë së ShëndetësisëSot kaloi për gjykim dosja ndaj ish-sekretares së Shëndetësisë, Joana Duro. GJKKO pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të Joana Duros dhe 3 të dyshuarve të tjerë, specialistes Laura Shteto, administratorit të kompanisë “Dricons” Vladimir Topi, dhe inxhinierin Silvi Shehi.
Ndërkohë në dosjen që disponon gazetarja Anila Hoxha, kanë dalë të tjera audio përgjime për ryshfetin e marrë nga zyrtarja e lartë. Në dosjen e prokurorisë thuhet se rezultojnë të dhëna për dyshime për abuzime me fondet shtetërore, ku punonjës me funksione shtetërore përcaktonin fituesit e tenderave kundrejt përfitimeve monetare.
Nga audio-përgjimet ka rezultuar se më datë 31 maj të këtij vitit, Vladimir Topi dhe Silvi Shehu kanë komunikuar me njëri-tjetrin dhe kanë bërë gati 330.000 mije lekë, për t’i dhënë për të kryer akt korruptiv, pasi kishin fituar fazën e parë të tenderit të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë për LOT 1,”Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në Tiranë dhe Durrës, me fond limit 805.872 lekë”.
Paratë ishin dhënë nga Laura Shteto tek e pandehura Joana Duro. Nga biseda që ka bërë e pandehura Laura Shteto me bashkëshortin e saj, Genci Shteto, administrator dhe ortak me 100% të aksioneve të operatorit ekonomik “OE SHTETO-PRO”, e pandehura Laura Shteto ka komunikuar se “ku jemi ne këtu, çfarë fitojmë apo do bëjmë korrierin si herën tjetër“. Shtetasi Genci Shteto komunikon se “do vij unë t’i marr vlerat monetare dhe t’i sjell te Laura“, por kjo e fundit komunikon se “le të m’i sjellë Silvi mua (Silvi Shehi) dhe ja jap unë “.
Më 1 qershor, Silvi Shehi, ka komunikuar me Laura Shteto, dhe kjo e fundit i thotë se deri në orën 16:30, është në punë dhe Silvi mund të shkojë te ndërtesa e QKB-së, në anë të Ministrisë së Jashtme dhe t’ja dërgojë paratë.
Nga ndjekja me metoda speciale të hetimit, përgjimet telefonike dhe vëzhgimet e kryera, është dokumentuar dërgimi i shumës së parave prej 330 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë nga ana e të pandehurës Laura Shteto tek Joana Duro.
Kjo shumë parash i është dorëzuar të pandehurës Joana Duro të cilat u kapën në flagrancë dhe u sekuestruan. Këto para janë dhënë si ryshfet nga i pandehuri Vladimir Topi i cili do përfitonte në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë.
Gjithashtu, rezulton se Silvi Shehi, me detyrë inxhinier pranë “Dricons” sh.p.k, pas komunikimit me Vladimir Topin, ka marrë shumën e parave nga banesa e tij dhe ia ka dërguar Laura Shtetos dhe më pas paratë kanë shkuar të Sekretarja Duro.
Paratë u gjetën në zyrën e sekretares në një zarf të bardhë të mbyllur ku veç parave ndodheshin edhe dy letra formati A4 analiza spitalore në emër të Genci Shteto. Në audio përgjime telefonike më të shumta janë mes Vladimirit dhe Gencit, bashkëshortit të Lauras ku mes të tjerash kur bëhet “pazari”, Vladimiri i thotë “Ore po mos na japin nai kakërdhi ato mo, s’kemi asnjë lloj interesi”.
Zbardhja e bisedave telefonike më datë 13 prill mes Genci Shtetos dhe Vladimir Topit. A-Genci dhe B, Vladimiri.
A: Alo?
B : Hë Genc si je?
A: O Ladi, ca bëre? Mirë mirë. Dëgjo desha me e bë atë vizitën unë…
B: Car e?
A: Domethënë, desha të të vija për vizitë e kam fjalën..
B: Epo unë jam në Krujë… ti ngrihesh vonë..
A: Jo mirë mirë..shiko..eh..është një tender.. për projektimin e spitalit të degës (nuk kuptohet)..
B: Kur?
A: Djegie plastikës edhe duhet me bo një letër interesi..e bën Banka Botërore…kështu që nuk është kaq e pamundur domethënë..eeh… edhe thashë t’ja u tregoja njëherë..si dokument edhe..të flisnim..
B: Jo mirë mirë bën. Mirë bën po. Në qoftë se je i lirë, unë jam në Krujë nëse pret puna.
A: Po pret o pret..pret o burrë..
B: Eh. Unë do kthehem nga Kruja dhe drejt e në zyrë do vete nëse je i lirë pastaj do të marr.
A: Dakord dakord..
B: Po të marr unë. Me ministrinë e Shëndetësisë është ajo?
A: Po po..
B: Po mbase ja kanë… mbase ja kanë taks ndonjë tjetri ata ore.?
A: Po e bën Banka Botërore o burrë..
B: Jo jo s’është Banka Botërore, Banka Botërore jep fondet po agai.. agai është ndonjë qen bir qeni, ndonjë Diana.
A: Diana kush?
B: Diana te ministria e Shëndetësisë ore..
A: Eh..prit një sekondë si e ka kjo..kjo e ka .. Blerina.. Blerina Duduci.
B: Po Duduci po është në Ministrinë e Shëndetësisë e?
A: Po. domethënë ke ministria e Shëndetësisë është po qe…
B; Po ti ke Joanën atje, mund të bëjë gjë ajo Joana apo jo?
A: Po nuk va… hajt se flasim po nuk është që…nuk i bën ministria e bën Banka Botërore vetë.
Silvi Shehi me Vladimir Topin Biseda mes të tjerash:
B (Vladimir): Po ne Gencit ca i thamë, ne i thamë që nuk na do..na.nuk na do Diana..apo jo?
A: Po, nuk na do D***, se kshu kshu kshu, atë tenderin atje ja kishte dash me ja dhënë Harabelit..
B: Po kësaj pse i ka ngrënë b***a kësaj xhanëm?
A: Po këtë se mor vesh unë tashi, pse i ka ngrënë po..
B: Po i the ti, po.. hë po mirë që e tha tamam kjo…
Biseda mes Vladimir Topit dhe Genci Shtetos më 16 maj 2023.
A(Vladimir). Hë Genci.
B(Genci): Lado çkemi?
A: Ngrihesh vonë ti zakonisht e, po.
B: Jo mo po me kishte rënë bateria, se di.
A: E s’ka gjë jo. Bëre ndonjë muhabet me naj vend andej apo jo?
B: Po po, në rregull jemi, po s’na ka thënë se për kë.
A: Ore po mos na japin ndonjë kakërdhi ato mo, s’kemi asnjë lloj interesi, e kupton?
B: Jo jo, me zor s’ta jep njeri o burrë, e lemë po qe.
A: Një muhabet duhet bërë se edhe rahmet pastë..
B: Muhabeti është bërë me nja dy mesazhe në celular o burrë se tani …
A: Epo dakord, dakord. Kur e japin haberin ata apo kush e di?
B: Po tashi nuk e di, të shohim, se i tha do të të marr vetë.
A: Mirë mirë, hajt, kalofsh mirë.
Biseda mes Vladimir Topit dhe Silvi Shehut më 19 maj 2023. Silvi B, Vladimir A.
A: Llafos kot, tallin bythën ata se kemi gjashtë muaj me këta këtu e ku di unë, as kafe si japin këta. Po nejse, edhe i takova, ndenja 10 minuta, e urova, thashë kshu kshu. Po ai është i mbyllur ai muhabet më tha mu o Lad. Mora këtë pastaj, o faleminderit e ku di unë.
B: Hë epo mirë, hajde varja. Të paktën u binden. Tashi unë desha…
Biseda mes Silvi Shehit(A) dhe Vladimir Topit (B) më 31 maj.
B: la bëra gati unë aty në një zarf, megjithatë si mori në telefon, unë isha duke biseduar me atë Ferdinandin.
A: E mirë. Merre, merre, le të vijë ai, le ti marri. Se po ai do i çojë, se mos…
B: Unë aq e lash, 330 (treqind e tridhjetë) e lashë.
A: Shumë mirë, shumë mirë.
B: E ca duan ketë, duan mut që të hanë.
Biseda mes Vladimir Topit (A) dhe Fenci Shtetos (B), më datë 31 maj.
A: Po si do piqemi ne për ato? Se i bëra gati unë.
B: Unë do vij… po vij nesër atëherë.
A: Hajde nesër ti, po unë po i le…
B: Ose pasnesër.
Biseda me Laura Shtetos (B) dhe bashkëshortit të saj më datë 31 maj.
B: Ia çoj unë direkt (paratë), ajo është gjëja me thjeshtë po neve se ngelëm tu bo korrierin…
A: E nejse mos flasim kshu..
A: Dëgjo kjo duhet mendu mirë herë tjetër, mos me u fut mo në këtë lloj…
B: Në këtë valle..
A: Marrëdhënie..ne këtë Iloj marrëdhënie..
B: Po po…
Biseda telefonike mes Vladimirit dhe Silvit më datë 1 qershor
A: I kam lënë të paketuara unë… Do e marr unë në telefon atë. Po i them do vijë Silvi kshu kshu. Mirë?
B: Në rregull.
A: Ato unë i kam bërë 330 (treqind e tridhjetë) mijë, numëroji po deshe.
Nga këqyrja e telefonit të Jonaa Duros më datë 19 maj rezulton një foto e një letre ngjyrë blu me shifrën që ka fituar tenderin shoqëria “Dricons” sh.p.k, per LOT 1, “Supervizim për rikonstruksionin e disa tenderave shëndetësore në qarqet Tiranë dhe Durrës.
Më dosje thuhet se nga provat rezulton se Joana Duro me funksion të lartë shtetëror, rezulton se me veprimet e kundraligjshme ka konsumuar elementet e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, duke përfituar vlerën prej 330.000 lekë, me qëllim favorizimin e shoqërisë “Dricons” sh.p.k, me administrator Vladimir Topi për tenderin e ministrisë./TCH
Një muaj më parë u tha se BKH-ja i sekuestroi telefonin, shkarkohet komandanti i Forcave AjroreKomandanti i Forcave Ajrore të Shqipërisë, Gjeneral Brigade, Ylli Pulaj është shkarkuar nga detyra nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.
Begaj ka emëruar në këtë post Gjeneralin e Brigadës, Ferdinant Vasil Dimo.
Ndonëse nuk dihen motivet që kanë çuar në shkarkimin e Pulajt, dekreti i Begajt vjen vetëm një muaj pasi në media u raportua se agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kishin zbarkuar në zyrën e tij duke i sekuestruar edhe telefonin personal.
Aludimet janë se SPAK po kryen hetime lidhur me tjetërsimin e pronave të Ushtrisë Shqiptare, që në disa raste i janë dhënë biznesmenëve të fuqishëm në vend për t’i kthyer në resorte dhe fshatra turistikë.
Një akuzë politike e tillë ka rënduar edhe mbi ish-ministren e Jashtme Olta Xhaçka, e cila më herët kishte mbajtur edhe postin e Ministres së Mbrojtjes, e shkarkuar tashmë nga kryeministri Edi Rama.
Një zë i fortë për këto denoncime ka qenë edhe ish-Zv.Komandanti i Forcës Detare Artur Meçollari.
Të gjithë banorët e BBV me emision/ Maestro moderatori më i ri në ekranin e Top ChannelKëngëtari Armaldo Kllogjeri, që shijoi sukses në Big Brother Vip 2 do të jetë moderator në në ekranin e Top Channel.
I njohur si maestro, këngëtari nuk është i vetmi ish-konkurrent i BBV që ka “fituar” një emision pas dajes nga reality. Këtu përmendim, vëllezërit Veshaj, Kiara Tito, Ronaldo Sharka etj.
Sofra festive, shoqëruar me biseda, histori dhe rrëfime ekskluzive, do të vendoset çdo javë në një qytet të ndryshëm. Këngëtarë dhe instrumentistë do të dhurojnë për publikun e “E Diell” performanca live.
Pas Ramës reagon ministri grek: S’do pranojmë vende kandidate që s’përmbushin kriteret e BE-sëMinistri i Jashtëm i Greqisë, Georgos Gerapetritis, i ka dërguar sërish mesazh Shqipërisë mbi çështjen e Fredi Belerit, duke deklaruar se perspektiva e saj evropiane lidhet me respektimin e të drejtave të pakicës kombëtare greke.
Duke folur për zgjerimin e BE-së në konferencën ndërkombëtare ELIAMEP me titull “Perspektivat e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor në dritën e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, Gerapetritis theksoi se Athina nuk mund të pranojë vende kandidate që nuk përmbushin kriteret e anëtarësimit dhe parimet bazë të BE-së, si demokracia dhe shteti i së drejtës, duke iu referuar Shqipërisë.
Ai iu referua konkretisht rastit të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Belerit, duke folur për sjellje dhe praktika që sipas tij tregojnë se këto parime nuk janë miratuar ende nga të gjitha vendet kandidate.
“Shqipëria duhet të dëshmojë se respekton të drejtat e pakicës kombëtare greke dhe shtetin e së drejtës”, theksoi ministri i Jashtëm
Departamenti Amerikan i Shtetit u dërgoi sot një mesazh autoriteteve shqiptare në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, i cili vijon të jetë në qelitë e paraburgimit që pas arrestimit më 12 maj. Sipas Departamentit të Shtetit, qeveria amerikane pret që çështja të ndiqet sipas legjislacionit shqiptar. Në përgjigje të një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i DASH-it theksoi se është në dijeni të ndalimit të Fredi Belerit dhe pret që autoritetet shqiptare të ndjekin një proces të rregullt sipas ligjeve të vendit.
Fredi Belerit, i cili akuzohet për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit,së bashku me bashkëpunëtorin e tij Kokaveshi akuzohen se ofronin 50 euro për votë, ndërsa ata u arrestuan më 12 maj duke dhënë paratë. Dy të pandehurit akuzohen për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’ kryer në bashkëpunim. Fituesi i zgjedhjeve për Bashkinë Himarë, ka bërë 2 kërkesa për leje të veçantë që t’i mundësohet betimi si kryebashkiak, por burgjet kanë refuzuar. Ndërsa në Gjykatë të Lartë Beleri ka bërë 2 rekurse për të shpallur të paligjshëm arrestimin dhe përgjimet e prokurorisë. Në seancën e 14 shtatorit pritet të jetë i pranishëm edhe vetë Fredi Beleri.
Skandali, denoncon ish-deputetja: Sistemi i aeroportit të Rinasit nuk funksionon, asnjë shpjegimKrejt sistemi i check-in jashte funksionit. Por sigurisht nuk ta thote askush. Thjesht te lene ne kete radhe pa asnje ndjese e asnje shpjegim.
Njerezit thone: Nuk po hapet check-in
Dal ne krye te radhes dhe i afrohem bankës ku rri nepunesja:
Une: Me falni, kur hapet Check-in?
Ajo: Check-in eshte hapur. Por nuk punon sistemi…
Une: Aha! Pra kur hapet check-in, dmth kur ndreqet sistemi?
Ajo: Nuk e di. Po punohet per ta ndrequr sistemin
Une: Po nese sistemi i perdrequr nuk ndreqet brenda orarit te nisjes?
Ajo: (me qetesi) Do riskedulohet fluturimi se s’ka kuptim te niset avioni bosh
Une: Kuptim s’ka as qe nuk funksionon sistemi ne Aeroport. Pra me pak fjale do shtyhet fluturimi?
Ajo: Ndoshta…
Une: Nisemi po sonte? Se une e kam jetike te jem neser ne mengjes aty ku duhet te jem. Studentet e mij mbrojne Tezat e Masterit.
Ajo: Nuk e di.. Varet nga sistemi.
Largohem nga radha me shije shume te keqe dhe me ankth per nisjen dhe sistemin. Dhe ne mend me vjen nje banderole studentore ne sheshet e Madridit: ”EL PROBLEMA ES EL SISTEMA”
Shqipëria po militarizohet, ligji i ri për forcat rezerviste, Financat kundër PeleshitQeveri ka hartuar një projektligj që parashikon krijimin e 2100 forcave ushtarake rezerviste, ku do të përfshihen jo vetëm ish-ushtarakët, por edhe civilët. Nisma që është hedhur për konsultim publik, ka pasur disa kontestime nga ana e ministrisë së Financave dhe nga SHISH. Vërejtja kryesore e SHISH është që pjesëtarë të forcave të rezerviste të mos jenë punonjësit e saj. Kjo kërkesë, sipas relacionit, është pranuar nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndërkohë që përplasje më e madhe e Ministrisë së Mbrojtjes është me Ministrinë e Financave, pasi nisma efekte financiare të konsiderueshme. ” Kostoja fillestare e aktivizimit e përllogaritur për një numër efektivesh prej 2100 vetë, do të jetë në vlerën 1,527,183,144 lekë dhe kosto mesatare e mobilizimit për një afat kohor mesatar prej 40 ditë mobilizim në vit do të jetë në vlerën 826,072,512 lekë”, thuhet në relacion.
Ndërsa ministrja i kërkon Peleshit që forcat rezerviste ta realizojë me numër të plotë deri në vitin 2029.
“Përcjell kosto financiare të ndjeshme, 2.3 miliard lekë për vitin e parë, të cilat nuk janë parashikuar në buxhetin vjetor dhe afatmesëm të Ministrisë së Mbrojtjes. Për rrjedhojë, projekti paraprakisht duhet të bëhet pjesë e diskutimeve të projektbuxhetit afatmesëm 2024-2026.
Në lidhje me sa më sipër, sqarojmë se gjatë hartimit të projektligjit është nxjerrë kosto e mësipërme që është në shumën 2.3 miliardë lekë, për vitin e parë. Kjo kosto financiare ka të bëjë me implementimin e këtij ligji në sasinë e personelit prej 2100 vetash. Në lidhje me këtë nga ana jonë mbi vlerën e përgjithshme është bërë ndarja përkatëse me koston përkatëse, duke filluar me 1 kompani me rezervistë, me vlerat financiare sipas të gjitha zërave, duke e shtrirë këtë buxhet deri në vitin 2029, për çdo vit aktivizimi dhe implementimi”, thuhet në qëndrimin e ministrisë së Financave.
Forcat rezerviste parashikohen të futen edhe civilët, e argumentuar si pjesë e kritereve të NATO-s. Ndërsa parashikohet shërbim dhe aktivizim, grumbullim nga 15 deri 45 ditë. Rezervistët mund të angazhohen në raste emergjente, fatkeqësish, por edhe misione të ndryshme ndërkombëtare.
Përmbytjet në Greqi, autostrada kombëtare Athinë-Selanik mbetet e mbyllurAutostrada kombëtare Athinë-Selanik mbetet e mbyllur pas motit të keq që goditi Thesalinë , ndërsa problem ka edhe rrjeti hekurudhor.
Nga ana tjetër, në trekëndëshin Larisa, Kardita, Trikala, të gjitha arteriet kryesore rrugore në Thesali janë të hapura, përveç aksit Trikala-Larisa, tha zëvendës përfaqësuesi i Zjarrfikësve, Giannis Artophios, gjatë konferencës emergjente nga nQendra e Koordinimit të Operacioneve në Larisa.
Përveç kësaj, ai vuri në dukje se po bëhen përpjekje dhe se në një të ardhme të afërt do t’i jepet energji elektrike Larisës.
Njëkohësisht ai theksoi se qendra operative e Brigadës së Zjarrfikësve dhe Mbrojtjes Civile ka marrë më shumë se 11725 thirrje në shkallë vendi me 4592 shpëtime dhe evakuime të bashkëqytetarëve tanë në vende të sigurta, prej të cilave 807 janë kryer nga ajri.
Përgjimet që “fundosën” Encën, lidhja me narko-grupin te Komuna e ParisitGazetari Igli Çelmeta ka treguar se këngëtarja Ruensa Haxhiaj e njohur me emrin e artit si Enca u arrestua mbrëmjen e së hënës pas një përgjimi dhe një hetimi ndaj kësaj të fundit.
Siç sqaroi ai, Enca u vu në prangat e policisë pas një operacioni anti-drogë te Komuna e Parisit ku u arrestuan 8 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër. Sipas tij, Enca i blinte drogë këtij grupi dhe pas operacionit u mbajt nën vëzhgim, ku iu zbuluan edhe vazot me kanabis tek vila e saj në Lundër.
“Policia zbuloi se 27-vjeçarja blinte drogë te ky grup kriminal. Pasi u zbulua ky detaj u mbajt në vëzhgim dhe në përgjim dhe u zbulua dhe kanabisi me 4 vazo në ballkonin e banesës së saj në Lundër. Kishte kultivuar kanabis që në deklaratën e saj tha se e përdorte për vete,” – u shpreh Çelmeta në Euronews Albania.
Sipas gazetarit edhe i dashuri me të cilin jetonte këngëtarja është shoqëruar në polici, por është lënë i lirë pasi ka deklaruar se nuk kishte lidhje me kultivimin e bimëve narkotike dhe se nuk ishte në dijeni për vazot.