zoom

Day ArchiveFotot/ Rrugët e Medresesë të mbushura me mbeturina. Askush nuk i mbledh

Menaxhimi i mbeturinave në kryeqytet mbetet një ccështje kritike, sidomos në zonat me aktivitet të lartë ekonomik. Në zonën e Medresesë, ku operojnë qindra biznese, situata vetëm përkeqësohet.

Nga fotot e Zoom.al duken rrugët e tejmbushura me mbeturina të prodhuara nga bizneset, kryesisht plastikë.

Keqmenaxhimi nga bashkia Tiranë dhe kompania që ka këtë shërbim duket si faktor kryesor i këtij problemi, që buron nga bizneset e papërgjegjshme.

I dha hashash një të mituri dhe videon e postoi në “Tik Tok”, në pranga 31-vjeçari në Lezhë

Një 31-vjeçar është vënë në pranga e policisë në Lezhë, pasi i dha një të mituri hashash dhe videon e postoi në Tik Tok. Në pranga ka rënë Gëzim Avdi (Kalia).

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, menjëherë pas publikimit të një videoje, në rrjetin social Tik Tok, në të cilën shfaqej një shtetas duke i dhënë për të pirë një të mituri, cigare me lëndë  të dyshuar narkotike, kanë nisur verifikimet për identifikimin e shtetasit që shfaqej në video.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i shtetasit G. A.( K.), 31 vjeç, banues në Patok, Kurbin.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialisët për Hetimin e Narkotikëve të  Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë 31-vjeçarin, për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me të miturit apo me nxënësit dhe cilindo që tenton të nxisë fëmijët për të përdorur lëndë narkotike apo për t’i përfshirë në vepra të tjera penale, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

Skandal në Rumani, UEFA ndërpret ndeshjen pas banderolave politike kundër Kosovës

UEFA ka ndërprerë ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës që po zhvillohej në Bukuresht në minutën e 18’ pas parullave politike të shfaqura nga tifozët vendas.

Ultrasit rumunë të grupimit “Uniți Sub Tricolor” ndezën fishekzjarrë dhe hapën një parullë në të cilën shkruhej ”Kosova është Serbi”, një mesazh dhe provokim politik, të cilin UEFA nuk e ka toleruar.

Gjyqtari dhe delegati i ndeshjes kthyen skuadrat në dhomat e zhveshjes. Gjithsesi pas shumë diskutimesh ndeshja rifilloj sërish.

Rumania nuk e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës dhe ultrasit kanë provokuar. /zoom.al/

Pamjet apokaliptike nga Libia. Mbi 5.000 të vdekur nga përmbytjet

Shtëpitë në Libi nuk janë ndërtuar për t’i rezistuar erërave dhe përmbytjeve, veçanërisht në qytetet më të vogla dhe fshatrat gjysmë të shkretëtirës.

Dhe kjo shpjegon efektet shkatërruese të uraganit “Daniel”, i cili goditi veçanërisht Cyrenaicën në orët e fundit.

“Ka pasur shira të rrëmbyeshëm, të cilët e shndërruan zonën e shkretëtirës në lumenj të furishëm. Problemet më serioze u përkeqësuan më pas nga era, e cila shpërtheu çatitë dhe shndërroi gjithçka që ngrihej në ajër në predha vdekjeprurëse”, thonë dëshmitarët.

Por goditja përfundimtare erdhi me shembjen e dy digave në lindje të vendit, të cilat me sa duket lëshuan mbi 33 milionë metër kub ujë, duke shkaktuar përmbytje të zonave të mëdha bregdetare.

Bilanci i parë është tronditës. “Mbi 5000 të vdekur”, thonë autoritetet libiane. Një numër që mund të rëndohet, duke qenë se nga 6.000 deri në 10.000 persona janë raportuar të zhdukur.

Shpresa arrin një fitore sensacionale kundër Rumanisë U21 për llogari të Euro 2025

Shqipëria U-21 luajti sot ndaj Rumanisë U-21 ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Europianit të kësaj grup-moshe, duke triumfuar me rezultatin 3-2 pas një ndeshjeje të mbushur me emocione.

Formacioni i Shqipërisë: Klidman Lilo, Behar Ismaili, Ermis Selimaj, Adrian Bajrami, Ajdi Dajko, Arda Kurtulan, Medon Berisha, Arlind Rexhepi, Adrion Pajaziti, Stiven Shpendi, Geralb Smajli.

Minutat e para janë shumë të balancuar me të dyja skuadrat që qarkullojnë topin, por nuk arriijnë të krijojnë raste të pastra për shënim. Në minutën e 14-të Borza i Rumanisë ka një mundësi për gol shumë afër portës, por gjuan jashtë.

Janë sërish rumunët që i afrohen rrezikshëm portës kuqezi me gjuajtjen e kapitenit Munteanu nga distanca që përfundon jashtë ngjitur me shtyllën pingule. Pjesa e parë mbyllet me një barazim 0-0 pa shumë raste të pastra për shënim.

Pjesa e dytë nis shumë vrullshëm me Rumaninë që zhbllokon rezultatin me anë të Grameni, i cili godet saktë në zonë pas një krosimi nga e djathta duke e depozituar topin në rrjetë.

Kombëtarja U-21 reagon menjëherë një minutë më pas kur pas një krosimi nga e djathta në qendrë të zonës Arda Kurtulan godet dhe topi përplaset në traversë. Buxhelaj i ndodhur aty pranë provon fare afeër portës, por një nga mbrojtësit rumun largon topin në vijnë fatale.

Shqipëria U-21 hidhet e gjitha në sulm dhe bën presion të lartë, duke iu afruar sërish golit, këtë me Shpendin, gjuajtja e të cilit përfundon jashtë ngjitur me shtyllën. Trajnerët kanë bërë ndërkohë zëvendësimet e para, duke rifreskuar forcat.

Pavarësisht përpjekjeve në minutën e 58-të rumunët dyfishojnë. Gjuajtja nga distanca e njërit prej mesfushorëve rumunë grushtohet nga portieri Lilo, por Borza që ndjek aksionin godet saktë dhe shënon.

Gjithsesi, kuqezinjtë nuk dorëzohen dhe në minutën e 63-të Berisha jep një top në thellësi për Cristian Shpendin, i cili arrin të godasë portën me topin që pasi devijohet nga një mbrojtës përfundon në rrjetë.

Goli u jep zemër kuqezinjve që vazhdojnë të këmbëngulin dhe barazim nuk vonon. Kapiteni Medon Berisha lëshon një predhë nga një distancë e largët me topin që përfundon në trekëndëshëin e portës rumune. Është minuta e 70-të dhe rezultati i fiksuar në shifrat 2-2.

Tani Shqipëria U-21 beson dhe hidhet e gjitha në sulm. Në minutën 87-të kuqezinjtë zbresin në zonë dhe Stiven Shpendi, jep një pasim të shkurtër për Pajazitin, i cili godet saktë dhe arrin të shënojë për 3-2.

Misioni përmbysje realizohet, shpërthen festa në “Elbasan Arena” me kuqezinjtë që më në fund arrijnë të kalojnë në një avantazh të merituar.

Në minutat e fundit Kombëtarja shqiptare arrin të menaxhojë mirë lojën, duke marrë kështu tre pikë të rëndësishme, duke u renditur në vendin e parë të Grupit E me 6 pikë pas dy ndeshjeve të para. /zoom.al/

Në pranga 4 shqiptarë në Belgjikë. Mbillnin kanabis pak metra larg rajonit të policisë

Katër shqiptarë janë prangosur në Belgjikë, nën akuzën e kultivimit të kanabisit brenda një banese.

Mësohet se hetuesit kanë gjetur mbetjet e një plantacioni kanabisi në një shtëpi private që ndodhej pranë godinës së rajonit të policisë.

Shtëpia e shqiptarëve, e kthyer në plantacion për rritjen e kanabisit, si edhe rajoni i policisë belge, i cili ndodhet disa qindra metra larg, në mes të fotos.

Sipas mediave të huaja efektivët e policisë kalonin pranë banesës ku kultivohej kanabisi dhjetëra herë çdo ditë, por pa mundur të gjurmonin veprimtarinë e paligjshme.

Sakaq, shqiptarët e arrestuar do të përballen me drejtësinë për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa drejtuesi i tyre rrezikon deri në dy vite burg.

Ish-ministri debat me Grida Dumën live: Bëj një emision me pronarët e TCH për inceneratorët

Emisioni i fundit Top Story, i cili kishte si teme dosjen e SPAK për inceneratorët ka kulmuar me një debat interesant mes Grida Dumës dhe Ylli Manjanit. Ish-ministri i Drejtësisë i ka sugjeruar moderatores që të bëjë një emision me pronarët e televizionit Top Channel, për të sqaruar insinuatat për lidhjen e tyre me inceneratorët.

Debati i plotë:

Ylli Manjani: Një këshillë, po të ma dëgjoni. Bëj një emision me pronarët e këtij televizoni. Është koha për t’u bërë.

Grida Duma: Pse do të duhej?

Ylli Manjani: Për të sqaruar të gjitha insinuatat, që lidhin në thashethemin e Bulevardit të Tiranës dhe në copa letrash që shpërndahen poshtë e përpjetë, lidhjen ose jo të televizionit me inceneratorët, lidhjen ose jo të pronësisë me presionin politiko-ekonomik të njerëzve të përmendur ndaj televizionit, ndaj pronësisë së televizionit. Pse ka presion tek gjykatat? Duhet dikush ta sqarojë këtë gjë.

Sepse ky televizon është themeluar nga një njeri modern. Është një televizon modern, në avangardë të çdo gjëje, por këto gjëra nuk mund të lihen pa u sqaruar.

Unë sugjerim e kam. Pronësia e këtij televizioni duhet ta sqarojë këtë gjë. Ja ka kaq borxh publikut sepse presioni politiko-ekonomik është shumë i madh.

Grida Duma: Tani Ylli unë një gjë të them. Kjo dosje, lëri procedurat praktikat etj etj, është shtyrë nga Top Channel, dosja Ahmetaj që lidhej tangencialisht?

Ylli Manjani: Por unë këtë dua të them. Pse duhet përzier një media në një histori hetimore? Pikërishtg këtë po them. Ky televizion duhet të çlirohet nga disa akuza të Bulevardit, që kanë disa gjëra. E para lidhet me debatin gjyqësor për pronësinë.

Grida Duma: I cili është një çështje e ditur publikisht se ku qëndron pronësia.

Ylli Manjani: Është i ditur publikisht, por ka gjithmonë historira në background, që kush e preson të kundërtën. Kush preson të kundërtën? Se ndoshta nga kjo mund të vijmë këtu, tek dosja e inceneratorit. Se unë nuk po flas kot.

Reforma e pagave e qeverisë e Rama drejt dështimit? Shteti i rriti me 17%, por privati jo

Gjatë tremujorit të dytë 2023, paga mesatare mujore në vend arriti 70.905 lekë, duke u rritur me pothuajse 17% në raport vjetor. Kjo është rritja më e fortë në 4 vitet e fundit dhe duket se është shtyrë nga rritjet në sektorin shtetëror.

Specifikisht, rritja e pagës për administratën ka rezultuar 20.4% për të njëjtën periudhë. Ne vlera nominale, paga mesatare në shtet raportohet 82.207 lekë, kur një vit më parë ishte 68.245 lekë.

Sipas INSTAT, në sektorin privat rritja ka qenë shumë më e ngadaltë. Paga mesatare në këtë sektor arrin 65.901 lekë, kur një vit më parë ishte 57.327 lekë. Krahasuar sipas vlerës së shtuar, paga në shtet është rritur me rreth 20 mijë lekë, ndërsa ajo në privat rreth 8 mijë lekë, në një vit.

Aktivitetet me pagën më të lartë janë ato financiare e të sigurimit dhe informacioni e komunikimi me paga mesatare 150.000 lekë dhe 120.000 lekë respektivisht.

Sipas profesioneve, ligjvënësit, menaxherët dhe drejtorët ekzekutivë kryesojnë piramidën e pagave, ndjekur nga specialistët dhe format e armatosura. Punonjësit elementarë dhe ata në fushën e bujqësisë janë më të keqpaguarit me paga shumë pak më të larta se ajo minimale.

Rritja e pagës mesatare në shtet në një normë kaq të lartë brenda pak muajve lidhet me nismën e qeverisë ‘për të çuar pagën mesatre 900 euro’ siç pati premtuar kryeministri Edi Rama. Në qershor 2023, në sektorin shtetëror nisi reforma e pagave, ku të gjithë punonjësit, përfshirë parlamentin patën një rritje të pagës së tyre, që do të jetë progresive deri në vitin 2025.

Kryeministri Edi Rama pati lajmëruar se efekti në buxhet do të jetë rreth 83 mld lekë dhe se do të jetë një nxitje e fortë edhe për sektorin privat, që do të ndikohet nga rritjet në shtet.

“Specialistët e thjeshtë në administratën publike do kenë një rritje page deri në 81 mijë lekë, mësuesit e gjimnazeve mbi 100 mijë lekë dhe ata në arsimin bazë deri në 94 mijë. Një rritje të konsiderueshme pedagogëve të gjithë sistemit universitare me 20%, duke iu dhënë mundësi që ata të shkojnë në 30%, sepse ato janë autonomë. Infermierët do të shkojnë nga 87 mbi 90 mijë lekë. Për zjarrfikësit deri në 80 mijë lekë. Do të vijojë rritja e pagave edhe për forcat e armatosura dhe punonjësit e gardës”-shpjegoi kryeministri Rama paka para zgjedhjeve të 14 majit.

 

Florian Binaj zyrtarisht në politikë, i bashkohet lëvizjes së Adriatik Lapajt

Aktori i njohur Florjan Binaj duket se zyrtarisht i është futur politikës. Ai i është bashkuar Adriatik Lapajt, i cili do të hapë një parti të re.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lapaj shkruan se kushdo që ka vlera për të kontribuar në ndryshimin e atdheut, është i mirëpritur në ekip.

“Përshëndetje, unë jam Florjan Binaj. Shtetet e mëdha i kanë bërë njerëzit ëndërrimtar, njerëzit mendjendritur, njerëzit punëtorë dhe mbi të gjitha ata që janë dhe që e duan atdheun.

Fatkeqësisht në vendin tonë gjatë këtyre 33 viteve të paskomunizmit kanë ikur nga Shqipëria më shumë shqiptarë nga ç’kanë ikur nga 500 vite pushtim osman, nga një luftë ballkanike dhe dy luftra botërore, nga 50 vite komunizëm të mbledhura së bashku.

Ne nuk mund të krijojmë zgjidhje me të njëjtat mjete që kemi krijuar këto probleme . Prandaj në këto mommente teper të rëndësishëm pa ligjin e referendumeve, pa votën e emigrantëve, pa depolitizimin e administratës dhe pa ndryshimin e kodit zgjedhor, Shqipëria jo 33 vite por as 333 vite nuk do i dalin për ta bërë sërish Shqipërinë një vend të begatë. Shqipëria bëhet”, dëgjohet të thotë Binaj në një video-mesazh.

“Urdhër i Ramës”/ Gazetarët grekë çojnë arrestimin e Belerit në Departamentin Amerikan të Shtetit

Pasi e çuan çështjen në PPE ku arritën të miratojnë edhe një rezolutë që acaroi jo pak kryeministrin Rama, Greqia po e ndërkombëtarizon në ekstrem çështjen Beleri.

Një gazetar grek e ngriti këtë çështje edhe në Shtëpinë e Bardhë. Ai kërkoi një koment nga zëdhënësi i DASH duke i thënë arrestimi i Belerit ishte urdhëruar nga kryeministri Rama.
Me gjasë i painformuar për çfarë ka ndodhur me këtë rast, zëdhënlsi i DASH i tha se do t’i jepte përgjigje sapo t’u përgjigjej kolegëve të tij për çështje të tjera.

Që prej arrestimit të Belerit, Greqia ka kërkuar
nga qeveria shqiptare që ta lirojë atë, të paktën duke i dhënë mundësinë për t’u betuar.

Refuzimi i Tiranës zyrtare, duke thënë se kjo është një çështje që i përket drejtësisë, ka bërë që marrëdhëniet mes dy vendeve të shkojnë në pikën më të ulët të dekadës së fundit.

Në shenjë proteste kryeministri Mitsotakis nuk e ftoi kryeministrin Rama në takimin që zhvilloi me liderët e vendeve të rajonit në 20 vjetorin e paktit të Selanikut.

Ndërsa Rama insistoi të jepte intervista në disa media greke për të shpjeguar pozicionin e tij, por as këto sqarime nuk e kanl zbutur Greqinë.

Qeveria greke e ka bërë të qartë se arrestimi i Belerit do t’i kushtojë Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Fredi Beleri u arrestua pak orë pasi kryeministri Rama e sulmoi atë ashpër gjatë një dalje televizive.

Prokuroria e Vlorës thotë se ai u kap në flagrancë duke ndarë para në këmbim të votave por avokatët e Belerit thonë se ai ishte nën shoqërinë e disa miqve dhe se nuk ka asnjë provë që ai të ketë shpërndarë para.

Beleri ka bërë rekurs në të gjitha shkallët e gjyqësorit për të rrëzuar arrestimin, por kërkesa e tij është rrëzuar nga të gjitha gjykatat.

https://

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)