zoom

Day ArchiveA është ky fundi i perandorisë Soros?

Edhe në tërheqje, perandoria e Sorosit komandon një histeri të ethshme. Kur dhjetorin e kaluar, 93-vjeçari George ia dorëzoi më në fund kontrollin e Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur (FSHH) djalit të tij 37-vjeçar, Aleksandrit, shumë nga mbështetësit e tij liberalë pyetën veten nëse ky ishte fillimi i fundit. Tani, frika e tyre më e keqe duket se është konfirmuar: nën maskën e një ndryshimi radikal të drejtimit strategjik, FSHH duket se po tërhiqet efektivisht nga Europa, ndërsa stafit i është thënë se organizata do të ndërpresë në masë të madhe fondet brenda Bashkimit Europian.

Në mënyrë të parashikueshme, lajmi dërgoi një valë paniku në zemër të establishmentit progresist të Europës, i cili prej kohësh e ka parë Sorosin e Vjetër si një aleat vendimtar në luftën kundër të djathtës populiste- dhe që mbështetet shumë te FSHH për financime. Me kalimin e viteve, Shoqëria e Hapur ka dhuruar miliarda për OJQ-të e panumërta evropiane, për institutet e mendimit dhe organizatat meditiatike, të cilat nuk i kanë pritur mirë raportimet për tërheqjen e Sorosit në këtë shkallë.

Duke u përballur me akuzat se tërheqja e FSHH nuk mund të vinte në një kohë më të keqe për projektin evropian, Soros i Riu nxitoi të sqaronte se FSHH thjesht po e zhvendoste projektin e saj më në lindje, te vendet jo-anëtare të BE-së në Ballkan- dhe më e rëndësishmja, në Ukrainë, ku Soros ka mbështetur organizatat pro-perëndimore për dekada- në mënyrë që ato vende të punojnë drejt anëtarësimit në BE dhe të kundërshtojnë ndikimin rus. “Bashkimi Europian ende qëndron si një fener global i vlerave që formësojnë punën tonë,” siguroi ai.

Ka dy mënyra për ta parë këtë. E para është se FSHH e konsideron misionin e saj për të siguruar një konsensus liberal-progresiv në BE si të kryer në një masë të madhe, dhe tani për këtë arsye mund të kalojë në zona më të lëna mbrapa nga e majta në kontinent. Nëse marrim parasysh ideologjinë që mbizotëron në mesin e elitave kulturore dhe establishmentit të Brukselit, dikush mund të anojë me të drejtë drejt këtij përfundimi. E dyta është më pak komplementare dhe e sheh vendimin e organizatës për t’u tërhequr nga BE-ja si një pranim të humbjes përballë valës së djathtë- populiste që ka përfshirë kontinentin, pjesërisht si një reagim ndaj ideologjisë liberal-progresive të promovuar nga njerëz si Soros (dhe natyrisht, vetë BE).

Kjo do të shpjegonte vendimin e Sorosit të Ri për t’u përqendruar më shumë në SHBA, me qëllimin e deklaruar se Trump, një republikan i stilit MAGA, skeptik ndaj BE-së dhe NATO-s, i cili kërkon t’i japë fund luftës në Ukrainë, nuk do të vijë në pushtet. Nëse Sorosët e kanë humbur betejën në kontinentin e vjetër, shmangia e një disfate të ngjashme në Amerikë do të bëhej natyrshëm një imperativ.

Se cili është qëndrimi i njerëzve për çështjen e Sorosit, kjo varet natyrisht nga prirja politike e secilit dhe ky është problemi. Ashtu si me shumë çështje sot, mesa duket lejohen vetëm dy qëndrime në diskutimin rreth Sorosit: ose ju besoni se ai është bartësi standard i demokracisë liberale, një mbrojtës trim i të drejtave të njeriut, lirisë dhe pluralizmit- ose duhet të jemi në mënyrë të pashmangshme një i djathtë- një teoricien konspirativ antisemitik, i cili beson se ai është një lojtar djallëzor marionetash, i prirur për të dominuar botën.

Një shembull i tillë është dokumentari i BBC i vitit 2019 ‘Dosjet e konspiracionit’, i cili fokusohet ekskluzivisht në teoritë më të egra të konspiracionit që rrethojnë Sorosin: nga pretendimi se ai është përgjegjës për vërshimin e qëllimshëm te emigrantëve në Europë dhe SHBA e deri te besimi se ai organizoi një fushatë me bomba postare të rreme për të delegjitimuar Trumpin. Implikimi i pakuptimtë është se çdo kritikë ndaj Sorosit është thjesht një përsëritje moderne e trupit antisemitik të ‘përbindëshit hebre, një manipulues global që mund të fajësohet për të gjitha të këqijat dhe problemet’, siç tha një i intervistuar nga qendra ‘Simon Wiesenthal’.

Tani është e qartë se ka shumë njerëz që e urrejnë Sorosin për shkak të trashëgimisë së tij hebraike. Por është po kaq e qartë se akuzat për antisemitizëm përdoren sot për të heshtur këdo që ngre shqetësime legjitime për Sorosin, asnjëra prej të cilave nuk ka të bëjë me prejardhjen e tij hebreje.

Në vitin 2019, siç e mbani mend, i ndjeri Roger Scruton u shkarkua nga roli i tij si këshilltar i qeverisë për strehimin pas një interviste në ‘New Statesman’, në të cilën ai përsëriti pretendimin e tij se ka një perandori të Sorosit në Hungari. “Kushdo që nuk mendon se ka një perandori të Sorosit në Hungari, nuk i ka vëzhguar faktet,” tha ai, një pretendim që revista e përshkroi si antisemitik. Megjithatë, pas shkarkimit të Scruton, ‘New Statesman’ u detyrua të pranonte se artikulli nuk përfshinte pjesën tjetër të deklaratës së Sir Roger se ‘nuk është domosdoshmërisht një perandori hebrenjsh, kjo është kaq e pakuptimtë’. Sekretari i Strehimit, James Brokenshire më pas kërkoi falje për shkarkimin e Scruton dhe e riemëroi atë, duke e pranuar se fjalët e tij ishin keqinterpretuar.

Ky është vetëm një shembull i mënyrës se si është bërë praktikisht e pamundur të ketë një debat të arsyetuar rreth Sorosit dhe fondacionit të tij. Sigurisht, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në vitin 2003, vetë ‘New Statesman’ publikoi një profil për Sorosin, ku ‘perandoria’ e tij përshkruhej në terma shumë të ashpër. Siç theksonte artikulli: “Në vitin 1984, Soros themeloi Institutin e parë të Shoqërisë së Hapur (pararendësi i FSHH) në Hungari dhe derdhi miliona dollarë në lëvizjet opozitare dhe mediat e pavarura. Mesa duket me synimin për ndërtimin e një ‘shoqërie civile’, këto iniciativa u krijuan për të dobësuar strukturat ekzistuese politike dhe për të hapur rrugën për kolonizimin përfundimtar të Europës Lindore nga kapitali global”. Në fakt, artikulli vinte në dukje se Soros u angazhua në aktivitete të ngjashme në të gjithë Europën Lindore gjatë viteve ‘70 dhe ’80, duke luajtur një rol vendimtar në rënien e komunizmit në rajon. Në dekadat në vijim, Soros e përdori Universitetin e tij të Europës Qendrore, të themeluar në Budapest në vitin 1991, për të ‘propaganduar pa turp etosin e kapitalizmit neoliberal dhe për të klonuar brezin e ardhshëm të liderëve pro-amerikanë në rajon’.

20 vjet më parë, pretendime të tilla ishin mjaft të pakontestueshme- dhe, interesant, kishin më shumë gjasa të vinin nga e majta sesa nga e djathta, siç mund të pritej përballë një miliarderi që e bëri pasurinë e tij duke spekuluar në mënyrë agresive në tregjet financiare dhe më pas përdori pasurinë dhe fuqinë e tij për të ‘amerikanizuar’ dhe rimodeluar vende dhe shoqëri të tëra në kallëpin e kapitalizmit neoliberal. Në fakt, Universiteti i tij i Europës Qendrore nuk e fshehu misionin e tij për të ndihmuar në ‘edukimin e një korpusi të ri udhëheqësish të Europës Qendrore’.

Me kalimin e viteve, perandoria filantropike e Sorosit është zgjeruar përtej Europës Lindore. Sot ajo operon në më shumë se 120 vende dhe mbështet një sërë kauzash: nga të drejtat e romëve dhe lëvizja ‘Black Lives Matter’ deri të fushatat e ndryshme kundër Brexit dhe transaktivistët. Kohët e fundit, Ben Scallan, një gazetar dhe komentator irlandezo-xhamajkan, pohonte se OJQ-të e lidhura me Sorosin po shtrembërojnë statistikat për të treguar një rritje të madhe të krimeve të urrejtjes në të gjithë Irlandën, pavarësisht se të dhënat e vetë qeverisë tregojnë të kundërtën, në mënyrë që të rrisin mbështetjen për një ligj të propozuar për gjuhën e urrejtjes, që do të kufizonte seriozisht lirinë e fjalës.

Çështja këtu nuk është se çfarë mendon dikush për këto shkaqe, disa prej të cilave mund të jenë vërtet të denja për mbështetje: Çështja është nëse është e pranueshme, në shoqëritë demokratike, që një individ i vetëm të përdorë pasurinë dhe ndikimin e tij- ose në rastin e Aleks Soros, pasurinë dhe ndikimin e trashëguar të babait- për të formësuar kulturën dhe politikën e kombeve të tëra.

Nuk është çudi që kohët e fundit, ka pasur një reagim në rritje kundër Sorosit në shumë vende, para se gjithash- për ironi, në vendin e tij të origjinës, në Hungari. Në vitin 2018, qeveria e Viktor Orbanit, pasi akuzoi Sorosin dhe FSHH-në për inkurajimin e emigracionit në Europë dhe minimin e kulturës kombëtare të Hungarisë, përfundimisht e detyroi FSHH-në dhe Universitetin e Europës Qendrore të largoheshin nga vendi dhe të zhvendosnin zyrat e tyre përkatësisht në Berlin dhe Vjenë.

Sa i përket faktit se aktivitetet e Sorosit kanë shkaktuar gjithashtu një gamë të gjerë teorish të egra konspirative, ka pak dyshime. Por kjo ndodh pikërisht sepse kritikat legjitime janë përjashtuar nga debati publik. Në fund të fundit, nuk ka asgjë veçanërisht origjinale apo konspirative për këtë çështjen e perandorisë filantropike të Sorosit: ajo është thjesht një nënprodukt i kapitalizmit të papërmbajtur dhe oligarkëve që fuqizon në mënyrë të pashmangshme. Përgjatë historisë, klasat dominuese janë përpjekur gjithmonë të gjenerojnë forma të reja të “njohjes së politikave” që konvergojnë me interesat e tyre. Në shekullin e 19-të, për shembull, industrialistët dhe baronët grabitës më të famshëm të Amerikës – Carnegie, Stanford, Cornell, Johns Hopkins, Rockefeller – të gjithë themeluan universitete pikërisht për këtë qëllim. FSHH, ashtu si Fondacioni Bill & Melinda Gates, thjesht përfaqëson mishërimin bashkëkohor të kësaj tradite shekullore.

Megjithatë, nëse Soros beson sinqerisht në drejtësinë e kauzave që ai sponsorizon, ose nëse ai mendon se ato u shërbejnë interesave të tij materiale, është jashtë çështjes. Sepse në zemër të saj, “filantropia”, kur bëhet fjalë për ushtrimin e një ndikimi kaq masiv mbi qeveritë dhe shoqëritë, është në thelb antidemokratike – dhe duhet të kundërshtohet para së gjithash mbi baza të tilla. Në këtë kuptim, me të gjitha aspektet e tij të diskutueshme, shtytja kundër “sorosizmit” në Evropë dhe gjetkë duhet të shihet si një reagim demokratik nga një organ politik që ndihet gjithnjë e më i zhveshur nga elitat globale. Megjithatë, nëse do të jetë efektive, duhet të trajtojë edhe sistemin ekonomik dhe institucional, pjesë e të cilit është BE-ja, që krijon në radhë të parë oligarkë të tillë si Soros.

Nga Thomas Fazi, UnHerd

Vrasja e shqiptarëve në Greqi, shtypi grek: Urdhri u dha nga mafia e burgjeve

Mediet greke raportojnw se urdhri për vrasjen e 6 personave që sipas tyre janë shqiptarë, ka ardhur nga burgjet për mosmarrëveshje për drogën.

Iefimerida shkruan se anëtarët e mafies shqiptare dyshohet se kishte mosmarrëveshje për afera të paligjshme si drogë apo grabitje.

Prita u bë në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos në Artemisa. Sipas autoriteteve greke ky vend është zgjedhur nga autorët pasi është favorizuar edhe për t’u arratisur.

Fotot/ Mediat greke nxjerrin pamjet nga masakra në Athinë ku u ekzekutuan 6 shqiptarë

Mediat në Greqi kanë siguruar pamje nga ngjarja e rëndë në Athinë, ku janë qëlluar për vdekje gjashtë persona.

Brenda dhe jashtë mjetit që duket në foto janë gjetur gjashtë trupa të pajetë, që dyshohet se janë të gjithë të rinj shqiptarë. Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë janë larjet e hesapeve mes bandave në shtetin fqinj.

Mbi 200 gëzhoja, të dala nga 4-6 armë të ndryshme janë gjetur në vendngjarje, në një rrugicë të Artemidës në Luca.

Sipas dëshmive, dyshohet se autorët kishin ngritur pritë dhe kishin qëlluar shumë herë. Policia po shqyrton nëse bëhet fjalë për një masakër që lidhet me tregtinë e drogës dhe zhvatjen.

Detaje të reja nga atentati në Greqi/ Autorët përdorën makinë me targa shqiptare false

Mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja nga atentati në Greqi, ku kanë mbetur të vdekur 6 shqiptarë.

Raportohet se autorët që kanë qëlluar ndaj shqiptarëve kanë përdorur një makinë me targa false shqiptare.

Mediat shkruajnë se shqiptarët që po lëviznin të gjithë së bashku me një makinë janë zënë në pritë nga një bandë rivale dhe shkak janë bërë larjet e hesapeve.

“Air Albania” drejt falimentimit, sherr mes drejtuesve. CEO turk fshin mesazhin: Pritjuani kokat

Pak kohë më parë, Qendra Kombëtare e Biznesit raportoi se kishte pezulluar aktivitetin e linjës së fluturimeve “Air Albania”, pasi nuk kishte dërguar dokumentacionin për pronarët përfitues, një ndër detyrime kryesore të MoneyVal në BE, për luftën kundër pastrimit të parave.

Por përtej njoftimit të QKB-së, panorama e kompanisë turko-shqiptare është shumë më e errët.

Zoom.al ka mësuar se në fakt, kompania e shitur si një sukses gjigand i qeverisë Rama, është në prag të falimentimit dhe kjo për shkak të shpenzimeve të pakontrolluara dhe disa operacioneve të fshehta për të fshehur shpenzimet me avionin charter që përdor kryeministri i vendit.

Burimet e Zoom.al raportojnë se kompania nuk ka më likuiditet qarkullues për të operuar dhe për këtë arsye ka prekur kapitalin e investitorëve, të cilët janë Turkish Airlines me 49 %, biznesmeni shqiptar Sinan Idrizi me 41 % dhe shteti shqiptar me 10 % nëpërmjet kompanisë Albcontrol.

Publikimi i faktit se kompania ka prekur kapitalin e investitorëve ka shkaktuar debate brenda drejtuesve të kompanisë, të cilët kanë nisur një gjueti shtrigash për të gjetur personat që e kanë nxjerrë këtë informacion.

Tërheqja e vëmendjes nga këto veprime, por edhe publikimi i disa të dhënave që flasin për shpenzime marramendëse të drejtuesve, ka detyruar CEO-n e Air Albania, turkun Sinal Dilek, të fshijë të gjitha postimet nga rrjetet sociale.

Zoom.al ka monitoruar veprimtarinë e CEO-s turk dhe i ka ruajtur shumë nga postimet e tij.

Në njërin prej tyre ai shkruan: “Pritjuani kokat pa gdhirë…”. Kjo është një pjesë e thirrjes që  Sinan Dilek ka bërë në Facebook, (siç duket nga përkthimi automatik nga turqishtja në anglisht) dhe që tani e ka fshirë, por Zoom.al e disponon atë në versionin origjinal.

4 vite pa bilance

Air Albania po fsheh prej 4 vjetësh bilancet e saj. Ajo ka dorëzuar në QKB vetëm bilancin e vitit 2018, kur nuk kishte akoma aktivitet dhe raportoi humbje me 120 mln lekë. Nuk është në QKB as bilanci i 2019-s, as 2020-s dhe 2021-shit, afati i të cilëve ka përfunduar me kohë.

Bilanci i vitit 2022 ka kohë të dorëzohet deri në 15 shtator, por ka pak gjasë që të arrijë dritën e publikimit.

Air Albania zë 12% të tregut të fluturimeve sipas numrit të pasagjerëve, duke u renditur e dyta, pas Wizz Air, me 42%, duke bërë të qartë se fitimet janë marramendëse, ndonëse pa shifra nominale.

Air Albania pas avionit charter të Ramës

Zoom.al ka raportuar se një avion që është pjesë e flotës së Air Albania përdoret nga kryeministri Edi Rama. Bëhet fjalë për avionin e pagëzuar me emrin “Ismaili”, i matrikulluar si TC ANA Airbus A319-100 ACJ.

Ky avion luksoz, me vlerë aktuale prej 40 milionë eurosh, ka qenë pjesë e qeverisë turke. Prej më shumë se 3 vjetësh ai përdoret nga kryeministri Edi Rama, si avion privat. Mënyra se si ka kaluar në përdorim të kreut të qeverisë shqiptare është e dyshimtë. Asnjë nga institucionet shtetërore nuk ka pranuar deri sot të bëjë transparencën.

Nuk dihet as se si paguhen faturat e përdorimit të avionit, i cili kushton afro 15 mijë dollarë për çdo orë fluturim. Zoom.al ka mësuar se pagesat bëhen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, por ky institucion ka refuzuar kërkesat tona për transparencë.

Pjesë e fshehjes së  transaksioneve është bërë dhe Air Albania, e cila gjithashtu nuk ka pranuar të bëjë transparencë mbi këtë rast.

Opozita hesht

Opozita shqiptare bëri disa akuza publike për shpenzimet marramendëse të kryeministrit Rama me avionin “Ismaili”, por ajo nuk ndërmori asnjëherë hapa ligjorë apo legjislativë për të hedhur dritë mbi këtë aferë.

Lulzim Basha u mjaftua me disa akuza publike dhe nuk i shkoi asnjëherë çështjes në thelb, duke ngritur dyshime serioze se ai më shumë e kompromentoi investigimin e Zoom.al sesa e ndihmoi atë.

Më vonë Sali Berisha u mjaftua duke publikuar një shifër prej 22 milionë dollarësh si shpenzime të kryeministrit Rama me avionin në më shume se 137 fluturime, por ai nuk kërkoi kurrë ngritjen e një komisioni hetimor për të hedhur dritë mbi këto shpenzime apo mbi mënyrën se si ky avion ka përfunduar në duart e kreut të qeverisë shqiptare.

Sinani shqiptar i Air Albania

Air Albania, themeluar në 2018-n është një kompani turko-shqiptare. Pronari shqiptar është Sinan Idrizi.

Është i njëjti që qëndron pas klubit shqiptar të futbollit, Flamurtari, ndonëse burimi i të ardhurave të tij mbetet i dyshimtë.
Nga kërkimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit nuk rezulton që që ai të ketë pasur aktivitete të mëdha biznesi. Idrizi ka po një lidhje tjetër me Turqinë, përveç Air Albania.

Një vit më parë, në një artikull të Zoom.al shkruhej se Sinan Idrizi është i  akuzuar për mashtrim me vlerën e 3.5 milionë eurove në Turqi. Adnan Polat, një biznesmen i njohur në Turqi, ish -president i ekipit të futbollit Galatasaray, e akuzoi Idrizin se i kishte marrë paratë duke i premtuar blerjen e kompanisë së markimit të karburanteve, GFI Albania.

Prokuroria e Stambollit kërkoi 3.5 deri në 10 vjet burg. Por gjykata vendosi ta lirojë nga akuzat. Disa media në Turqi e Shqipëri raportuan se në vendimin e gjykatës kishte ndikuar ndërhyrja e vetë presidentit turk, Erdogan.

Megjithatë mediat në Shqipëri zbuluan se premtimi për të blerë aksionet e GFI kishte qenë një mashtrim.

Adnan Polat nga ana tjetër deklaroi se për blerjen e kompanisë GFI kishte pasur miratim edhe nga kryeministri Rama.

Sinan Idrizi ka qenë gjithashtu pjesë e negociatave fillestare edhe për ndërtimin e Aeroprotit të Vlorës në 2017, një iniciativë që dështoi për shkak të ndërhyrjes së Komisionit Europian, i cili kërcënoi me nisjen e hetimeve për një aferë korruptive. /Zoom.al

 

 

Kriset marrëdhënia e Luizit, Arbanës dhe Eduardit. Këngëtari i “vë vizën” dhe i heq nga Instagrami

Luiz Ejlli ka hequr dorë nga miqtë e tij të vjetër, përfshirë ata që kontribuuan fort në suksesin e tij në Big Brother, ciftin Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj. Ejlli i ka hequr të dy autorët e BBV nga rrjeti i tij social Instagram.

Në dukje që nga “BBV2″dukej se ata gëzonin një miqësi të mirë me njëri-tjetrin. Madje Luizi shpesh gjatë live të “BBV2” shprehte dëshirën për të qenë pjesë e stafit të “Big Brother VIP 3”. Publiku madje herë pas here e shihte Luizin të favorizuar nga regjisori Grishaj, ndoshta nisur dhe nga vendi i njëjtë i origjinës.

Por me sa duket marrëdhënia mes fituesit të “BBV2” dhe çiftit Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj ka pësuar krisje.

Ndër emra të tjerë të njohur të shoëbizit që Luizi ka larguar nga Instagrami janë: Bardhi, Sinan Hoxha, Shpat Kasapi, Redon Makashi, Blerina Braka etj.

Fuoristrada përplas makinën e policisë në Frakull. 3 efektivët dërgohen në spital

Tre punonjës policie kanë mbetur të plagosur pas një aksident sot në fshatin Frakull e Madhe, në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur, punonjësit e Policisë H. K., E. Gj. dhe G. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Policia raporton se automjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin me iniciale S. B., është përplasur me automjetin e Policisë tip “Skoda”, me drejtues punonjësin e Policisë, me iniciale H. K.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Madhe, automjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin S. B. është përplasur me automjetin e Policisë tip “Skoda”, me drejtues punonjësin e Policisë H. K.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar punonjësit e Policisë H. K., E. Gj. dhe G. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

VIDEO/M*sakra në Greqi! Dyshohet se janë shqiptarë, 5 viktimat u gjetën të vrarë brenda në makinë,

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë ditës së sotme në zonën e Artemida në periferi të Athinës. Nga të shtënat me armë, janë regjistruar 6 viktima që dyshohet se janë shqiptarë.

Ndërsa mediat greke kanë bërë me dije se 5 nga viktima u gjetën të vdekur brenda makinës, ndërsa 1 i gjashtë jashtë mjetit.

Të gjithë viktimat janë qëlluar me armë zjarri. Mjeti i viktimave është me targa gjermane, ndërsa CNN-i grek raporton se të vrarët dyshohet të jenë shqiptarë. Megjithatë, nga policia greke nuk ka ende asnjë informacion zyrtar për identitetin e viktimave.

 

Alban Bushi: Rumania kundërshtar i fortë, por kemi synime të mëdha në këto eliminatore

Kombëtarja shqiptare e nën 21 vjeçarëve do të luajë nesër takimin e radhës ndaj Rumanisë në stadiumin ‘Elbasan Arena’, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e ‘Kampionatit Europian 2025’ për këtë grupmoshë.

Pas tre pikëve të fituara në transfertën e Armenisë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi synojnë të marrin një tjetër rezultat pozitiv. Tekniku kuqezi shprehet se fitorja në Armeni ishte e merituar, ndërsa nënvizon se edhe ndaj Rumanisë, kuqezinjtë do të luajnë për të marrë tre pikët.

Gjendja e skuadrës – Gjendja është e mirë dhe morali i çunave është i lartë. Kemi pasur disa dëmtime, por besoj deri nesër do t’i rikuperojmë.

Fitorja ndaj Armenisë- Ishte një fitore e merituar dhe e vështirë. Asnjëherë nuk është e lehtë të fitosh jashtë. I kam falenderuar çunat për shpirtin e sakrificës që ata treguan deri në fund. Nuk ishte loja jonë më e mirë, kishim shumë mungesa dhe grupi bëri vetëm një stërvitje së bashku, për shkak të lojtarëve që munguan nga mos-pajisja në kohë me pasaporta. Kjo ndikoi në manovren sulmuese. Na mungoi edhe Pajaziti që për ne është shumë i rëndësishëm në mesfushë.

Çfarë presim nesër nga ekipi U-21? – Besimi është arma e fortë qe ne kemi. Nuk kemi frikë asnjë ekip. Ne do bëjmë lojën tonë dhe do luajmë për fitore. E respektojmë emrin e Rumanisë, por nuk e mbivlerësojmë si ekip. E dimë që vështirësia është e lartë me këtë lloj kundërshtari, por objektivi dhe qëllimi që ne kemi nuk do të na pengojë për të marrë 3 pikët! Mendoj që ky grup do të jetë i hapur deri në fund. /zoom.al/

“Mos më hapni barkun”/ Hoqi Luizin nga Instagrami, flet për herë të parë Efi

Edhe pas përfundimit të ‘Big Brother Vip 2’, një pjesë e personazheve vijojnë të jenë ende në qendër të vëmendjes. Së fundmi në rrjet qarkulluan lajme se ish-banorja e “BBV”, Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli nuk ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin.

Ka qenë Efi e cila ia ka hequr ‘followin’ këngëtarit shkodran duke ia vënë ‘kapakun’ aludimeve për miqësinë e tyre.

Ndryshe nga ajo, Luizi vazhdon akoma ta ndjekë në Instagram atë.

Mëgjithatë nuk ka mjaftuar kjo pasi, Efi ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale.

9

“Duke qenë se u lodha shumë nga kjo historia e Bigut. Doja të ju thoja të gjithëve ju që më ndiqni për arsyet e juaja por që nuk jam unë arsyeja, atëherë me gjithë kënaqësinë e mundshme mund të më hiqni lirshëm sepse kam hallet e mia. Kam aq shumë gjëra në kokën time dhe po vazhdoj jetën time. Kjo histori vetëm po më hap barkun. Ju dua.”- ka thënë Efi