zoom

Day ArchiveEMRI/ Motori që udhëtonte u përplas nga makina luksoze, humb jetën i riu shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje (7 shtator) në Itali, ku një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas përfshirjes në një aksident me motor.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, Aldo Gjoka, u përplas me një makinë tip ‘Jaguar’, ku drejtues ishte po ashtu një shqiptar. Motori i 29-vjeçarit u përplas me murin rrethues dhe shpërtheu në flakë, duke humbur jetën në moment. Ngjarja ka ndodhur më 7 shtator.

Prej vitesh, Gjoka jetonte me familjen e tij në Leçe.

Media greke ironizon shkarkimin e Olta Xhaçkës: Si e “hëngri” Beleri ish-ministren e Jashtme!

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama, shkarkoi Olta Xhaçkën nga posti i ministers së Jashtme.

Duket se largimi i Xhaçkës  ka marrë edhe vëmendjen e mediave greke.

Me shkrimin me titull “Si e hengri Beleri ministren e Jashtme”, Protothema.gr shkruan se largimi i Xhackës lidhet jo vetëm me çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, por edhe për aktivitetin e biznesit të bashkëshortit të saj.

“Ish-ministrja e Jashtme është vënë në shënjestër të opozitës, e cila i kërkoi Gjykatës Kushtetuese heqjen e saj nga detyra parlamentare, pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik nga qeveria e Edi Ramës.

Aktivitetet e burrit të saj në zonën bregdetare dhe konkretisht në Dhërmi, në fakt e bëri atë të shndërrohej në një mbrojtëse të ashpër të paraburgimit të Belerit, pasi kryebashkiaku denoncoi zyrtarisht transaksionet e paligjshme të burrit të saj”, shkruan gazeta greke.

“Megjithatë, deri tani largimi i Xhaçkës nuk është interpretuar si synimi i kryeministrit shqiptar për t’i dhënë fund “pengut” Beleri, duke e lejuar atë të betohet si kryetar i Bashkisë së Himarës dhe të ushtrojë zyrtarisht detyrat për të cilat bashkëqytetarët e tij e zgjodhën atë”, thuhet ne shkrimin e gazetes greke.

Shpresa i nis me “këmbën e djathtë” eliminatoret, mposht Armeninë

Shqipëria U-21 e nis me fitoren 1-2 ndaj Armenisë fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë.

PGolat e realizuar nga Stiven Shpendi dhe Arlind Rexhepi vendosën fatin e kësaj sfide të rëndësishme për Shpresat kuqezi.

Trajneri Alban Bushi hodhi në fushë 11-shen titullare: Simoni; Ismaili, Bajrami, Dajko, Buxhelaj; Berisha, Pecani, Bibo; Kurtulan, Shpendi, Rexhepi.

Që në pjesën e parë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Bushi ishin dukshëm më superiorë, duke tentuar që në minutat e para golin në portën kundërshtare.

Berisha pati një mundësi mjaft të mirë në minutën e 12-të, pas një asisti të bukur të dhuruar nga Arda Kurtulan.

Mesfushori godet me të majtën me topin që shkon ngjitur me shtyllën. Më pas Shpendi ka një mundësi të mirë për të kaluar kuqezinjtë në avantazh, por bllokohet nga armenët.

Në minutën e 28-të vjen goli i parë i Shqipërisë. Stiven Shpendi ndërmerr një inkursion personal në krahun e majtë, duke goditur me të brendshmen në shtyllën e dytë të portierit, e duke i dhënë kështu avantazhin kuqezinjve.

Nëntë minuta më vonë, është Arlind Rexhepi ai i cili dyfishon shifrat për Shqipërinë. Pecani ndërmerr përsipër një goditje këndi, duke dërguar topin në zonën kundërshtare. Në këtë moment përfiton Arlind Rexhepi, i cili e çon topin në rrjetë.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 2-0 për Shqipërinë e drejtuar nga Alban Bushi. Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, trajneri shqiptar bën një zëvendësim në fushën e lojës, duke hedhur në fushë Enis Asanin në vend të Stiven Bibos.

Sakaq, gjatë pjesës së dytë pati edhe një ndërprerje të rrymës elektrike që zgjati gati 10 minuta. Në minutën e 75-të rifilloi sërish loja. Trajneri Bushi bën edhe tre zëvendësime të tjera në radhët e kuqezinjve, duke hedhur në fushë Agan Mjakin, Cristian Shpendin dhe Klevi Qefalijan në vend të Ismailit, Kurtulan dhe Asanit.

Tarakhchyan ngushton shifrat për armenët, pas një kundësulmi të shpejtë të mesfushorit Iskenderian. 1-2 rezultati i ndeshjes në minutën e 88-të. Arbitri i sfidës akordon edhe 14 minuta shtesë për shkak të ndërprerjes së ndeshjes.

Takimi mbyllet me rezultatin 1-2, me kuqezinjtë e Alban Bushit që e nisin mbarë këtë fushatë eliminatore në Armeni. Më 12 shtator, Shqipëria do të presë Rumaninë në stadiumin ‘Elbasan Arena’ me ndeshjen që është planifikuar të nisë në ora 18:30. /zoom.al/

Skandali në Gjermani/ Qeveria Scholz akuzohet për fshehje të borxhit publik

Kanë kaluar vetëm tre muaj që kur Christian Lindner, ministri gjerman i financave, paralajmëroi gjatë Këshillit Ecofin në Luksemburg: “Nëse duam të mbajmë euron dhe tregun e përbashkët të qëndrueshëm, nëse duam të mbetemi konkurrues, ne kemi nevojë për rregulla fiskale që stabilizojnë financat publike.” Por në atë kohë askush nuk e dinte se Gjermania po fshihte borxhin publik, njësoj si Greqia dikur.

Skandali shpërtheu tani. Gjykata Gjermane e Auditimit (Bundesrechnungshof), akuzoi qeverinë e Olaf Scholz se ka fshehur kushtet reale financiare të vendit duke transferuar angazhime financiare shumëvjeçare në mjete të veçanta financiare (Sondervermoegen), pra brenda kompanive të krijuara me qëllimin e saktë të fshehjes së borxhit midis një game të gjerë investitorësh.

Një lëvizje në kontrast total me rregullat evropiane, pretendon Bundesrechnungshof, e cila thotë se këto fonde duhet të llogariten në financat publike dhe se, për momentin, ato po grumbullojnë shumën masive prej 869 miliardë eurosh.

Me kalimin e kohës, në fakt, qeveria e udhëhequr nga Scholz ka tërhequr gjithnjë e më shumë fonde jashtë buxhetit federal, duke përfshirë një fond të posaçëm për të forcuar Forcat e Armatosura (Bundesëehr) me 100 miliardë euro, 60 miliardë të tjera për të arritur objektivat klimatike si dhe 200 miliardë për rikonvertimin e energjisë.

Vetë fondi për fuqizimin e ushtrisë është në qendër të stuhisë. I krijuar vitin e kaluar për t’u marrë me emergjencën në Ukrainë dhe për të arritur objektivin e NATO-s për të shpenzuar të paktën 2% të prodhimit kombëtar për mbrojtjen duke filluar nga viti 2024, fondi prej 100 miliardë eurosh dhe duhet të ndahet vetëm për blerjen e armatimeve dhe pajisjeve luftarale.

Por duket se nuk ka shkuar kështu, duke qenë se Bundesrechnungshof kundërshton planin e qeverisë për të zgjeruar përdorimin e synuar, duke e përcaktuar masën si “shkelje të ligjit” dhe, për rrjedhojë, “të papranueshme”.

Zëdhënësi i BE-së: “Ndalohet përdorimi i fondeve speciale për të ulur deficitet”

Një lëvizje, ajo e Berlinit, e cila nuk kaloi pa u vënë re në Bruksel. Në vazhdën e asaj që është specifikuar tashmë nga Gjykata Gjermane e Audituesve, një zëdhënës i Komisionit Europian nënvizoi për Adnkronos se vendet anëtare të BE-së nuk lejohen të përjashtojnë “ndonjë shpenzim të veçantë” nga deficiti publik duke përdorur “fondet speciale”.

“Është një koncept statistikor – vazhdoi ai – i llogaritur nga autoritetet statistikore kombëtare dhe evropiane, në përputhje me një metodologji të rënë dakord nga të gjithë, e njohur si ESA 2010 – vazhdon ai – në përputhje me këtë metodologji dhe për qëllimet tona. Nuk është e mundur që asnjë shtet anëtar të përjashtojë ndonjë shpenzim të veçantë nga deficiti duke përdorur metoda ad hoc, për shembull nëpërmjet përdorimit të fondeve të veçanta”.

Kuqezinjtë nisin përgatitjen për Poloninë, Sylvinho humbet një futbollist

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar menjëherë nga Praga për në Tiranë pas ndeshjes me Republikën Çeke, që përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Kuqezinjtë kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit në Shqipëri dhe në orët e pasdites ka zbarkuar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit për të zhvilluar seancën e radhës stërvitore.

Departamenti i Komunikimit bën me dije se mesfushori Qazim Laçi nuk do të mund të rikuperohet për ndeshjen e të dielës ndaj polakëve dhe për këtë arsye stafi i ka dhënë leje që të rikthehet në shtëpi.

Edhe mesfushori Keidi Bare nuk është stërvitur rregullisht me skuadrën për shkak të një problemi shëndetësor, por që pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen.

Stafi teknik e ka ndarë grupin në dy pjesë, teksa lojtarët që u aktivizuan titullarë bënë më shumë një stërvitje të lehtë dhe pa top, si edhe pak punë në palestër.

Ndërsa lojtarët që ishin në stol dhe ata që u aktivizuan për pak minuta bënë një seancë të plotë mes palestrës dhe ushtrimeve me top.

Atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe të gjithë janë të karikuar për të marrë një rezultat pozitiv në një nga duelet më vendimtare të grupit tonë.

Shqipëri-Poloni, sfida e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, do të luhet ditën e diel, 10 shtator, dhe nisë në ora 20:45. /zoom.al/

Frikë nga disfata e radhës? PD e Bashës tërhiqet nga gara për Kukësin

Partia Demokratike zyrtare, dega Kukës ka deklaruar se nuk do të dalë me një kandidat për zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit.

Në një deklaratë, PD dega Kukës thekson se duke ndjekur zhvillimet e fundit brenda demokratëve thotë se nuk do të bëhet kurrë “trau i dytë” i humbjes, në dëm të demokratëve dhe qytetarëve kuksianë.

Me tërheqjen Basha duket se po përpiqet të evitojë disfatën e radhës. Në zgjedhjet e 14 majit PD zyrtare u rendit forcë e tretë e në disa bashki edhe forcë e katërt.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike Dega Kukës, duke ndjekur me pergjegjësi te lartë politike dhe morale  situatën e krijuar në Kukës; pas refuzimit nga një pjesë e opozitës për një kandidat përbashkues, rezident në Kukës dhe me të gjithë vullnetin për të nxjerrë një kandidat fitues në zgjedhjet e 24 shtatorit, kërkon t’ju rikujtojë të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj se qëndrimi jonë ka qenë konstant dhe vetëm në interes të demokratëve të ndershëm të Kukësit.

Ne besojmë se gara për drejtimin e Bashkisë Kukës ,është një përfaqësim dinjitoz dhe I munguar për qytetarët e lirë të këtij vendi. Kjo garë nuk duhet absolutisht të jetë një garë për pazare dhe  qoka oligarkësh mes rilindasve te Ramës dhe përfituesve të PL së Metës.

Megjithatë, në rrethanat kur PD , institucionet e saj lokale dhe qëndrore, këmbëngulën për më se dy muaj për një bashkim gjithëpërfshirës të faktorëve opozitarë ne Kukës, me qëllimin e vetëm kthimin e qeverisjes lokale tek e djathta,në shërbim të qytetarëve, çdo kërkesë e jona u pa se ra në vesh të shurdhët./ Zoom.al

Milan në ankth për Giroud, dalin përgjigjet e ekzaminimeve mjekësore

Lajme të mira për Milanin. Dëmtimi i sulmuesit kryesor të kuqezinjve, Olivier Giroud, nuk është shumë shqetësues dhe me shumë gjasa veterani francez do të jetë gati të luajë në të dy ndeshjet.

Giroud u zëvendësua në minutën e 27’ të ndeshjes mes Francës dhe Irlandës për një problem në kavilje, teksa sot ka kryer edhe ekzaminimet mjekësore, të cilat nuk kanë evidentuar asnjë dëmtim serioz.

Giroud ka ndërprerë grumbullimin me Francën dhe do të udhëtojë në Milano, për t’u ndjekur nga mjekët e Milanit, teksa gjasat janë që të rinisë stërvitjen me grupin të enjten e ardhshme.

Më pas i takon Piolit të vlerësojë gjendjen e tij fizike dhe të vendosë nëse do ta aktivizojë apo jo nga minuta e parë në derbin e  Milanos. /zoom.al/

VIDEO/ Veliaj ofendon përsëri studentët e Tiranës: Ne jemi qytetarë, jo konviktorë!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur përçmim për të rinjtë që shkollohen dhe punojnë në kryeqytet. Në një takim, Veliaj ka deklaruar se qytetarët janë ndryshe nga studentët që jetojnë në konvikte për shkak se arsyetojnë.

Sipas Veliajt, studentët nuk arrijnë të arsyetojnë, por shohin vetëm punën e tyre.

“Nëse secili bën llogaritë e veta, nuk quhemi komunitet. Quhemi disa konviktorë që secili ka atë adresën e vet. Qytetarët janë ndryshe. Ne nuk jemi në konvikt, ne jemi banorë dhe jemi qytetarë. Kjo do të thotë se arrijmë të arsyetojmë se kur do akomodojmë me prioritet fëmijët, kur do akomodojmë biznesin dhe kur do akomodojmë kantiere. Qyteti nuk është i pafundmë,”- tha Veliaj.

Më herët, Veliaj u kryqëzua në rrjet, pasi tha se “çunat e Tiranës janë zdromsa”./ Zoom.al

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Pas ngjarjes te Liqeni, një makinë fluturon në Laprakë. Dy të plagosur

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak çaste më parë në kryeqytet.

Një makinë Benz, në zonën e Laprakës ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka kapërcyer bordurën duke u përplasur me një makinë tjetër Golf 5.

Raportohen se nga aksidenti janë plagosur dy persona.

Mercedes-i drejtohej nga një grua. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për menaxhimin e situatës./ Zoom.al

Elon Musk sabotoi Ukrainën në luftë me Rusinë/ Detajet tronditëse për biznesmenin në librin e ri

Elon Musk i urdhëroi fshehurazi inxhinierët e tij të çaktivizonin komunikimet satelitore të Starlink pranë brigjeve të Krimesë së pushtuar nga Rusia vitin e kaluar për të sabotuar një sulm të planifikuar me dron nga Ukraina.

Musk ishte i shqetësuar se sulmi i nëndetëses me dron, i cili synonte flotën detare ruse në Sevastopol, do të përshkallëzonte tensionet dhe potencialisht do të çonte në një luftë bërthamore, sipas një pasazhi nga biografia e ardhshme e historianit Walter Isaacson nën titullin “Elon Musk”.

Musk të enjten në mbrëmje tregoi një histori paksa ndryshe nga ajo e përshkruar nga Isaacson. Ai tha se satelitët në ato rajone nuk u ndezën kurrë dhe ai thjesht zgjodhi të mos i aktivizonte.

Përmbledhja e publikuar nga Washington Post të enjten, tregon udhëtimin e Musk nga një mbështetës i etur në një aleat i tërhequr i Ukrainës.

Isaacson shkruan se Musk thuhet se ra në panik kur dëgjoi për sulmin e planifikuar ukrainas, i cili po përdorte satelitët Starlink për të drejtuar gjashtë dronë të mbushur me eksploziv drejt brigjeve të Krimesë.

Pasi foli me ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara – i cili thuhet se i tha atij se një sulm në Krime do të shkaktonte një përgjigje bërthamore – Musk mori gjërat në dorë dhe urdhëroi inxhinierët e tij të çaktivizonin mbulimin e Starlink “brenda 100 kilometrave nga bregu i Krimesë. ”

Kjo bëri që dronët të humbnin lidhjen dhe të rrëzoheshin “në një breg të padëmshëm”, duke sabotuar në mënyrë efektive misionin sulmues.

Reagimi i Ukrainës ishte i menjëhershëm: Zyrtarët e thirrën furishëm Musk dhe i kërkuan që të ndizte sërish shërbimin, duke i thënë se “sulmet me dron ishin vendimtare për luftën e tyre për liri”.

Por Musk ishte i palëkundur. Ai argumentoi se Ukraina “po shkonte shumë larg dhe po kërkonte humbje strategjike” dhe se ai nuk donte që satelitët e tij të përdoreshin për qëllime sulmuese.

Ky ishte fillimi i një ftohjeje të mirë-dokumentuar të marrëdhënieve midis forcave ukrainase dhe sipërmarrësit miliarder, i cili kishte ndihmuar në mbajtjen e Ukrainës si temë kryesore në internet që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Kremlinit përmes satelitëve të tij Starlink, pasi infrastruktura ukrainase u dëmtua rëndë nga ruse. sulmet.

Por ndërsa Ukraina lëvizi në ofensivë, Musk filloi të kufizonte përdorimin e Starlink nga ushtria ukrainase në rajonet e kontrolluara nga Rusia dhe për kontrollin e dronëve, ndërsa paralajmëroi gjithashtu se do të ndalonte mbështetjen financiare të shërbimit. Argumenti i tij ishte i njëjtë: Ai donte të parandalonte që konflikti të përshkallëzohej në një luftë botërore.

“Kishte një kërkesë urgjente nga autoritetet qeveritare për të aktivizuar Starlink deri në Sevastopol,” tha Musk në X (ish-Twitter). “Qëllimi i dukshëm ishte të fundosni pjesën më të madhe të flotës ruse në spirancë. Nëse do të kisha pranuar kërkesën e tyre, atëherë SpaceX do të ishte në mënyrë eksplicite bashkëpunëtore në një akt të madh lufte dhe përshkallëzimi konflikti.”

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev të enjten vlerësoi zgjedhjen e Musk për të mbyllur Starlink gjatë përpjekjes për sulm të Ukrainës.

“Nëse ajo që ka shkruar Isaacson në librin e tij është e vërtetë, atëherë duket se Musk është mendja e fundit e saktë në Amerikën e Veriut,” shkroi Medvedev në X të Musk. “Ose, të paktën, në Amerikën neutrale gjinore, ai është një me topat.”

“Elon Musk”, një biografi nga historiani, profesori dhe ish-redaktori i revistës Time, Isaacson, do të publikohet më 12 shtator./Politico