Aplikacion
Shqipëria ka barazuar me shifrat 1-1 ndaj Çekisë. Kuqezinjtë mbajnë gjallë shpresat për kualifikimin në Europian, falë golit të Nedim Bajramit. Më poshtë gjeni intervistat për “Supersport” të protagonistëve të Kombëtares:
Etrit Berisha: “Grupi jonë është shumë i mirë, kemi mësuar shumë nga e kaluara. Të gjithë ishin të lodhur në dhomat e zhveshjes, por edhe të kënaqur, të gëzuar. Duhej të bëhej një prezantim si kjo sot. Po luanim kundër një ekipi të fort fizikisht, i kemi bërë ballë. Shkojmë me vetbesim kundër polakëve”.
Berat Gjimshiti: “Ndoshta kjo nuk ishte ndeshja jonë më e bukur, por ishte pikë e mirë dhe jemi të lumtur dhe të lodhur. Mund të ishim më të mirë në metrat e fundit, të krijonim më shumë rrezik. Mund të kishim synuar fitoren. Dje isha me familjen dhe më treguan që sot, para 8 vitesh kam bërë debutimin në Danimarkë, është thuajse e njëjta ndeshje si kjo sot. Shpresoj të jetë rastësi e fatit.
Mirlind Daku qan në konferencë: “Jam pa fjalë, kur u mbyll ndeshja nuk kisha më fjalë për të përshkruar emocionin, bëra krenar familjen time. Është më shumë se një Kupë Bote që po përfaqësojmë këta njerëz që po sakrifikojnë për ne. Pasimi te Muja? Doja ta pasoja te Bajrami, por kisha merak mos ishte offside dhe ia dhashë Mujës”. /zoom.al/
Çfarë ndodhi? Efektivi i policisë dërgohet me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza”, u dëmtua në…Një shtetas 55-vjeçar dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë dhe është dëmtuar.
Gjithashtu mësohet se ai është transportuar me ambulancë në Spitalin “Nënë Tereza” për të marrë ndihmen mjekësore të nevojshme.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Reagimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.09.2023, rreth orës 21:50, në vendin e quajtur “21 Dhjetori”, dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta shtetasi H. H., 55 vjeç (punonjës Policie), dhe po transportohet me ambulancë në spitalin “Nënë Tereza”, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shqipëria shkëlqen në Çeki, Bajrami me një eurogol forcon ëndrrën “Gjermani 2024”Shqipëria zhvilloi një paraqitje tepër pozitive në Pragë duke barazuar 1-1 me Çekinë.
Protagonist i ndeshjes ishte mesfushori Nedim Bajrami, por padiskutim heroi në Pragë ishte portieri Berisha, që bëri disa ndërhyrje vendimtare.
45’ minutat e para u mbyllën në barazim 0-0, ku rastet e rrezikshme ishin me pikatore.
Në pjesën e dytë Çekia luan më mirë dhe gjen avantazhin me Vaclav Cerny, që mposhti Berishën.
Shqipëria u përgjigj në minutën e 66’. Eurogol i Nedin Bajramit vendosi ekulibrin në 1-1 në “Fortuna Arena”.
Më pas Shqipëria pati një rast të artë por gaboi fatalisht.
Në minutat e mbetura rezultati mbeti i pandryshuar dhe gjithçka u mbyll 1-1.
Me këtë barazim, kuqezinjtë e Silvinjos ngjiten në kuotën e 7 pikëve, duke mbajtur vendin e dytë, një më pak se Çekia kryesuese.
Ndërkohë në vend të tretë ndodhet Polonia me 6 pikë. Kujtojmë që polakët triumfuan ndaj Ishujve Faroe me rezultatin 2-0.
Në vend të katërt ndodhet Moldavia me 5 pikë, tabela mbyllet nga Ishujt Faroe me vetëm 1 pikë në 4 ndeshje. /zoom.al/
Bajrami shënon super gol, Shqipëria barazon përballë ÇekisëLIVE, Republika Çeke – Shqipëri 1-1
45’ e para u mbyllën 0-0, në pjesën e dytë Çekia kaloi në avantazh me Vaclav Cerny, që mposhti Berishën.
Shqipëria u përgjigj në minutën e 66’. Eurogol i Nedin Bajramit vendosi ekulibrin në 1-1 në “Fortuna Arena”.
OKB: Bota po i braktis gratë, nuk ka barazi gjinoreDuke nisur nga lufta kundër varfërisë e deri të qasja në edukim, apo përfaqësimi në politikë, bota është duke “dështuar” në avancim të grave dhe vajzave, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara në një raport për barazi gjinore, të publikuar të enjten.
Në raportin e Agjencisë së OKB-së për Gratë, UN Woman, është analizuar përparimi i bërë pas miratimit të një dokumenti nga vendet anëtare më 2015, përmes së cilit është synuar që të krijohet një botë më e mirë për të gjitha gratë deri më 2030.
Mirëpo, rezultatet janë të zbehta.
“Kur i shohim të dhënat, duket se bota është duke dështuar në avancim dhe arritje të barazisë gjinore”, ka thënë zëvendësshefja ekzekutive e UN Woman, Sarah Hendriks.
“Dhe, sipas mendimit tim, arritja e këtij qëllimi është duke u parë prej larg”, ka shtuar ajo.
Synimi i bazuar në barazi gjinore parasheh që deri në fund të dekadës t’i jepet fund diskriminimit gjinor, dhunës ndaj grave, martesave me detyrim, dhe që të garantohet qasje në shëndet riprodhues, si dhe që grave t’iu garantohet pjesëmarrje në jetën politike dhe ekonomike.
Mirëpo “deri në gjysmën e periudhës deri te viti 2030, bota është duke dështuar me gratë dhe vajzat”, është thënë në raport, duke u përmendur që më shumë se gjysma e synimeve nuk janë përmbushur.
Çdo vit, 245 milionë gra mbi moshën 15-vjeçare janë viktima të dhunës fizike nga partnerët e tyre, dhe një në pesë gra janë të martuara para moshës 18-vjeçare.
Gratë i shpenzojnë 2.8 orë më shumë në ditë duke i kryer punët e shtëpisë, në krahasim me burrat, dhe gratë përbëjnë vetëm 26.7 për qind të të gjithë deputetëve në botë.
Ndryshimi i këtij trendi do të kushtonte me investime prej 360 miliardë dollarëve në vit në 50 vende në zhvillim, të cilat përbëjnë rreth 70 për qind të popullsisë së botës, ka vlerësuar OKB./REL
Gazetari Hoxha: Lirohet nga burgu biznesmeni i përfshirë në skandalin energjetik të CEZGazetari Artan Hoxha ka treguar se është liruar nga burgu biznesmeni Kastriot Ismailaj, i përfshirë në skandalin CEZ-DIA.
Sipas Hoxhës, ai është liruat pad 9 vitesh burg.
Statusi i plotë:
Sot në mesdite eshte liruar pas 9 vitesh burg, Kastriot Ismailaj, pronari i kompanise DIA.
Autoritetet e Burgut te Fierit, pasi plotesuan te gjithe dokumentacionin dhe verifikuan afatet e denimit, vendosen te lirojne nga burgu biznesmenin e perfshire në skandalin CEZ-DIA qe trazoi politiken shqiptare per vite me radhe.
Kastriot Ismailaj, biznesmeni i përfshirë në skandalin CEZ-DIA, u denua me 11 vjet burgim në tetor të vitit 2017 nga Gjykata e Tiranës.
Ismailaj ka qëndruar në paraburgim rreth 2 vjet e 6 muaj që ju llogariten në 3 vjet e 9 muaj. Nga tetori i 2017 deri në mesditen e sotme 7 shtator 2023, ai ka vuajtur pjesen tjeter te denimit.
Kastriot Ismailaj u arrestua më 12 Maj 2015 nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar.
Ismailaj u akuzua për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë.
Sipas akuzës, Ismailaj duke falsifikuar dokumentat arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë Euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer.
Çështja u rikthye në dyert e SPAK pas një kërkesë që deputeti Taulant Balla bëri për rigjykimin e dosjes në vitin 2020 në ngarkim të disa personave, ndër ta edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Biznesmeni ishte pronari i kompanisë “DIA”, e cila lidhi marrëveshje me “CEZ-Albania” me qëllim mbledhjen e borxheve financiare të klientëve që kishin detyrime financiare në mospagimin e energjisë elektrike në Shqipëri.
Por kjo marrëveshje ishte një dështim total dhe mashtrim me vlerë dëmi 5 milion euro. Për shkak të humbjeve të mëdha, që pësoi kompania me qendër në Pragë dhe mos mbledhja e borxheve, shteti Shqiptar vendosi të largojë firmën energjitike Çeke,“CEZ-Albania”.
Për rrjedhojë CEZ, nisi proces arbitrazhi kundër Shqipërisë për dëmet dhe Shqipëria u detyrua t’i paguajë CEZ-it 95 milionë euro për të rimarrë pronësinë e kompanisë.
Ndërsa në Shqipëri, prokuroria nisi paralelisht një proces penal, duke arrestuar e dënuar me 11 vite burgim Kastriot Ismailaj.
Njëherësh këtij të fundit ju konfiskuan 5 milion euro në llogaritë e tij bankare, duke ja kaluar buxhetit të shtetit. Marrëveshja “CEZ Albania” dhe “DIA”, vijon të hetohet nga SPAK dhe shfaqë shqetësim për funksionare dhe ish-funksionare të lartë të shtetit.
VIDEO/ Stuhia Daniel në Greqi, rrjedha e ujit merr qytetarin, kalimtarët ndërhyjnë për ta shpëtuarMoti i keq ka shkaktuar dëme të pabesueshme në qendër të Athinës. Së fundmi është bërë virale një video teksa tregon momentet dramatike të një qytetari të cilin e marrin para ujërat e rrëmbyeshëm.
Fatmirësisht falë ndërhyrjes dhe angazhimit të menjëhershëm të kalimtarëve është arritur që të shpëtohet.
Qytetari duket teksa mbahet para një makinë për t’i shpëtuar rrjedhës së ujit. Kalimtarët kanë nxituar menjëherë për ta shpëtuar dhe fatmirësisht arritën ta tërhiqnin drejt trotuarit.
VIDEO/ “Bërtiste Allahu Akbar”- Shqiptari hero ndalon pasagjerin që tentoi të hapte derën e avionit
Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është kthyer në hero. Mediat e huaja raportojnë se Victor Troboloni, u përball me një person i cili tentoi të hapte derën e avionit në një lartësi mbi 9 mijë metra, gjatë fluturimit nga Tel Avivi për në Londër.
Shqiptari ka rrëfyer për “The Sun” të gjithë ngjarjen, ndërkohë në video shihet Troboloni me një kapele bejsbolli duke mbajtur autorin në rreshtin e kabinës.
Victori, me origjinë nga Shqipëria, por me banim në Zyrih, ishte nisur për të vizituar nënën e tij të sëmurë në qytetin Shën Albans, në Angli, kur e pa burrin që sillej çuditërisht gjatë fluturimit. Ai tregon se nisi të dyshonte dhe po e shikonte gjatë gjithë kohës.
“E pashë duke ecur, ndoshta duke kërkuar disa gjëra në avion… duke kontrolluar numrat e sediljeve. Unë jam vetë inxhinier avionësh, kam punuar në mirëmbajtje. Kështu që unë e di se çfarë po ndodh. Ishte një situatë shumë e frikshme”- tregon ai.
Më pas shton se burrin e ndaloi duke e goditur me kokë për ta rrëzuar në tokë.
“Ai u përpoq të hapte daljen emergjente, ai ishte ulur prapa dhe e kishte të lehtë të hapte një dalje emergjence. Ai ishte shumë i rëndë… E godita me kokë dhe stjuardesat ia lidhën duart me lidhëse plastike.. E mbajta për 10 minuta, i merrej fryma dhe u lodh”.- tha ai.
Victor tha gjithashtu se sulmuesi bërtiste “Allahu Akbar” në mënyrë të përsëritur.
Gara (e humbur) 2030Oferta e BE-së, shprehur nga Michel që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë mundësinë e anëtarësimit në BE deri më 2030, është e mirë por nuk ka shumë gjasa. BH-ja, Serbia, Kosova e Mali i Zi jetojnë në zonë konflikti të papërfunduar, edhe pse janë në procese integruese. Çka duhet bërë?
1.
Ka filluar gara: Ballkani Perëndimor dhe BE-ja duhet të bëhen gati që më 2030 BE-ja t’i gjejë si anëtare vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kështu deklaroi në fund të gushtit Charles Michel, kryetar i Këshillit Evropian, në fjalimin e vet të Forumit Strategjik të Bledit, dhe kjo deklaratë mbajti interesim një apo dy ditë. Në të lexuar tekstin e fjalimit të tij, mund të thuhet se titulli ishte më i madh se ç’kishte përmbajtje. Dhe kështu ndodh, sepse është vështirë të bësh ndonjë titull që ka të bëjë me integrim evropian në të e të duket se tërheq vëmendje më të madhe; tashmë ekziston një topitje në opinionin publik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i mësuar me shprehjen e njëjtë , “perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Michel, ç’është e vërteta, shkoi një apo dy hapa më larg, dhe i quajti vendet e Ballkanit Perëndimor “anëtare të ardhshme”, për të treguar një lloj sigurie në përcaktim. Madje, për të mbështetur këtë përcaktueshmëri, shpalli se buxheti i ardhshëm i BE-së do të akomodojë financimin e nevojshëm për procesin integrues. E, përtej këtyre konkretësive mbetën edhe disa ide që duhet të përshpejtojnë interaksionin mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, si mbledhje të përbashkëta, si ato të politikës së jashtme e të sigurisë, e kështu me radhë.
Ndoshta porosia më e fortë e Michelit ishte drejtuar kah BE-ja, që të jetë vetë gati për anëtarë të rinj, sepse kjo dilte të ishte njëra anë e fortë e problemit: edhe po të ishin të gatshme shtetet e Ballkanit Perëndimor, a do të ishte e gatshme BE-ja?
2.
Pyetja tjetër që rrjedh natyrshëm është se a janë të gatshme vendet e Ballkanit Perëndimor, apo kur do të jenë të gatshme për integrim?
Këtu ia vlen të kandidohet një pyetje tjetër: a ka “vizioni Michel” (apo “premtimi i Bledit”, siç u quajt) politika përkatëse (gjegjësisht të reja) për Ballkanin Perëndimor?
Formula Michel, e reformave në vendimmarrje në BE (prej konsensusit te vota e shumicës së cilësuar) apo të ndryshimeve të tjera, është brenda konceptit të “fuqisë së butë” të BE-së, ku shtetet reformohen dhe adaptohen për integrim. Por, problemet me të cilat ballafaqohet BE-ja me disa prej “anëtarëve të ardhshëm” është e “sigurisë së fortë”, të vetë ekzistencës së shteteve. Në fjalimin e Michel-it vendeve të Ballkanit Perëndimor u ofrohet mundësia të jenë anëtare të BE-së më 2030 së bashku me Ukrainën e Moldavinë. Ndërkohë, katër prej gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor janë ende duke përcaktuar shtetësinë e vet e Ukraina është në luftë të armatosur për çlirim nga agresioni rus. Ftesa për 2030 nuk është se u bëhet ca shteteve që kanë nevojë për reforma, por shteteve që pothuajse njëkohësisht me reformat janë në përpjekje për përcaktimin bazik të shtetësisë së vet.
3.
Matësi i politikave të BE-së ndaj sfidës së sotme të “sigurisë së fortë” të Ballkanit Perëndimor nuk shkon kah indikatorët pozitivë.
Prej se ka filluar procesi integrues evropian i Bosnjë-Hercegovinës ky shtet nuk është bërë më funksional. Javën e kaluar, prijësi i serbëve të BH-së, Dodik, u vu në krye të protestës në katër vija delimitimi mes Republikës Serbe dhe pjesës tjetër të BH-së. Në traditën e përgjakshme të këtij shteti, ky është paralajmërim se njëherë protestohet në vija imagjinare ndarëse etnike, pastaj aty nxirren pushkët.
Prej se ka filluar negociatat për anëtarësim në BE, Serbia nuk e ka zgjidhur problemin e vet parësor, atë të përcaktimit të territorit të shtetësisë së vet. Politikat e BE-së nuk e kanë shtytur apo detyruar që të mos aspirojë sundimin e një shteti tjetër, Kosovës, apo pjesëve të atij shteti. Fakti që Serbia dhe Kosova kanë nënshkruar MSA të veçanta, me subjektivitetin e tyre të qartë juridik ndërkombëtar, nuk e ka bërë Serbinë që ta njohë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Për më tepër, as i ka bërë pesë shtetet mosnjohëse të BE-së ta bëjnë këtë punë.
Dhe, ndonëse ka qenë në krye të shteteve në reforma evropiane, Malit të Zi kjo në fund nuk i ka ndihmuar që të mos zhytet në një luftë të brendshme identitare, që ka potencialin e rrezikimit të karakterit të shtetësisë së këtij vendi, përfshirë edhe ushtrimit e sovranitetit në tërë territorin e vet.
Në leximin e BE-së së Michelit këto shtete duhet të ndihmohen që të reformohen e të bëhen të gatshme për integrim deri më 2030. Në leximin e Rusisë së Putinit, këto shtete janë pararojë e konfrontimit me Perëndimin, me investim të vogël e profit të madh.
Në leximin e BE-së, tabela “Sarajeva serbe, mirëserdhët në Republikën Serbe” është një anomali e mbetur prej vendosjes së Marrëveshjes së Daytonit. Në leximin e Rusisë, kjo është vijë fërkimi mes Rusisë dhe Perëndimit, një vijë që duhet të mbetet aty.
Në leximin e BE-së, Kosova është një shtet* që aspiron të jetë shtet. Në leximin e Rusisë, është një shtet* që aspiron të jetë shtet, dhe rrjedhimisht një derë që nuk do lejuar t’i mbyllet ndikimit të saj dhe goditjeve pjesës së butë të stomakut të NATO-s e BE-së.
Në leximin e BE-së, Mali i Zi është një shtet i vogël anëtar i NATO-s që me reforma më së lehti mund të shndërrohet në vend të BE-së. Në leximin e Rusisë, është një shtet i vogël që me sulm identitar ( religjioz e etnik) më së lehti mund të shndërrohet në bazë ruse në ujërat e ngrohta.
Në leximin e BE-së, i tërë ky regjion duhet të dëshmojë se si Evropa ka forcë për të qenë e bashkuar në BE, prej Portugalit deri në Ukrainë më 2030. Në leximin e Rusisë, i tërë ky regjion duhet të dëshmojë se si politikat e BE-së janë të pamjaftueshme për vendosjen e një rregulli perëndimor, bazuar në vlerat e demokracisë liberale.
4.
Gara 2030 e filluar nga Michel është shenjë e mirë. Është gjithnjë mirë të vendoset një lloj caku orientues dhe pastaj të numërohet prapa e të kërkohen mjete e veprime se si të arrihet caku.
Por, vendosja e cakut dhe e masave të deritanishme nuk mjaftojnë. Në këtë situatë, nga këndvështrimi i vetëm i gjendjes së sotme, gara 2030 është që tani e humbur. Një pjesë e madhe e Ballkanit Perëndimor ende jeton në konflikte të papërfunduara dhe, ja ironia, sa më i largët të jetë realiteti i integrimit në BE, aq më të thelluara do të jenë konfliktet. Sot në Ballkanin Perëndimor në skenën politike po hyjnë të rinjtë e lindur e të rritur në konflikt, të cilët janë aty si një garanci dhe kontinuitet fizik i konflikteve.
Fjalimit të Michel-it, si dhe politikave të BE-së prej kohësh u mungon një koncept që fillon me një fjali.
Ndoshta pjesë e fjalimit të Ch.Michel do të duhej të kishte qenë se “pas nënshkrimit mes vete të marrëveshjes për paqe e bashkëpunim si kusht pa të cilin nuk bën, gjashtë shtetet e Ballkanit do të kenë mundësi që në saje të reformave vetjake të bëhen anëtare të BE-së që në 2030”.
Shkatërrohet grupi kriminal në Padova, në pranga 5 shqiptarë. Lëviznin kokainë Shqipëri-ItaliNjë grup kriminal italo-shqiptar është goditur, pas një hetimi të nisur nga komanda provinciale e Guardia di Finanza, e cila shkatërroi rrjetin e trafikantëve të drogës mes Italisë dhe Shqipërisë. Nga operacioni, janë arrestuar 5 shqiptarë, 2 tunizianë dhe një italian, ndërsa 30 persona janë vënë nën hetim.
Një grup kriminal i trafikut të drogës është shkatërruar nga Policia e Padovas, e cila ka prangosur 8 persona, mes të cilëve 5 shqiptarë.
Zbërthimi i bandës italo-shqiptare, drejtuesit e së cilës mendohet se veprojnë nga Shqipëria ishin të dedikuar për shitjen e kokainës dhe heroinës mes dy vendeve fqinje.
Nga përfshirja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, deri tek posedimi dhe tregtimi i drogës, janë disa nga akuzat që janë ngritur ndaj 8 të arrestuarve.
Rruga e kalimit të drogës në Lombardi
Sipas hetuesve, droga është nisur drejt Italisë e fshehur në një fund ‘të rremë’ të makinave. Mjetet lëviznin në dy drejtime, me traget ose në rrugë tokësore.
Lëvizja e makinave kontrollohej nga një zinxhir anëtarësh të organizatës që ishin aty për t’i shpëtuar kontrolleve. Anëtarët e grupit komunikonin me telefona që ishin të koduar dhe për këtë arsye bëheshin shumë të vështirë për t’u përgjuar.
Raportet e përditshme të hetuesve që ndiqnin rastin bënë të mundur rindërtimin e të gjithë organigramës së bandës kriminale, të përbërë nga dy grupe të dallueshme, një grup shqiptar dhe një tjetër italian, të cilët vepronin midis Padovës dhe Selvazzano-s. Në fakt, ata ishin në kontakt me një sindikatë kriminale shqiptare me bazë në Lombardi, e aftë për të furnizuar me sasi të mëdha kokaine dhe heroinë bashkatdhetarët e tyre në Veneto dhe celulat e ndryshme në veri të Italisë.
Në dritën e provave që dolën, hetimet e drejtuara nga Prokuroria e Venecias u përqendruan te furnitorët shqiptarë, duke arritur kështu të grumbullohen prova serioze në lidhje me drejtuesit e hipotezuar të organizatës, të cilët në fakt ndodhen në Shqipëri.
Në përfundim të hetimeve, përveç tetë të arrestuarve në aktin mes Selvazzano-s dhe Padovës, u arrit të identifikoheshin 30 persona, pothuajse të gjithë italianë, dhe disa tuniziane dhe shqiptare, të cilët do të duhet të përgjigjen për krime, konspiracion që synon trafikimin, posedimin dhe tregtimin e drogës.
Me këtë operacion, Antimafia është e sigurt që i ka dhënë një goditje të rëndë tregut të trafikut të drogës, pasi hetimet ndaj tyre kryer nga komanda provinciale e Guardia di Finanza, për llogari të Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Venecias.
Objektivi i aktivitetit që vazhdoi për disa vite ishte çmontimi i një trafiku ndërkombëtar droge që lëvizte në aksin Shqipëri-Itali. Baza e logjistikës në Itali ishte Lombardia, konkretisht Milano dhe Varese. Nga këtu droga, në varësi të kërkesave, arrinte në Padova.