Aplikacion
Kryeministri Edi Rama riformatoi për herë të tretë brenda dy vitesh kabinetin qeveritar, por analistët politikë vlerësojnë se lëvizjet janë kozmetike dhe nuk e ndryshojnë imazhin e sistemit të ngritur prej tij.
Kryeministri Edi Rama shpalli të hënën ndryshimet në shtatë poste ministrore në fund të një fjalimi të gjatë përpara Asamblesë së Partisë Socialiste, pa shpjeguar motivet e riformatimit të kabinetit të tij.
Ai vendosi të largojë nga kabineti i tij ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, atë të Bujqësisë, Frida Krifca dhe ministren e Arsimit, Evis Kushi – ndërsa përsëriti premtimin se nuk do të mbrojë askënd që do të përballet me drejtësinë.
Ky ishte ndryshimi i tretë dhe më i madhi në qeveri prej kohës kur Rama mori një mandat të tretë qeverisës në vitin 2021.
Një vit më parë, ai shkarkoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, i cili aktualisht është në arrati i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion dhe pastrim parash në dosje të lidhura me aferën e inceneratorëve.
Në korrik, Rama shkarkoi edhe ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi si përgjigje ndaj zemërimit publik përballë një tjetër skandali që përfshiu Policinë e Shtetit dhe familjarët e afërt të ish-deputetit të Krujës, Rrahman Rrahja.
Të paktën dy nga ministret e larguara këtë javë kanë qenë gjithashtu në shenjestër të akuzave publike.
Ish-ministrja Xhaçka ka edhe mandatin e deputetes në pikëpyetje për shkak të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që pasoi përfitimin nga bashkëshorti i saj i statusit të investitorit strategjik, ndërsa Krifca ikën nga Bujqësia pak muaj pasi Bashkimi Europian njoftoi pezullimin e fondeve IPARD në bazë të dyshimeve për korrupsion. Çështja është aktualisht nën hetim nga Prokuroria.
Ndryshimet e fundit në qeveri janë të lidhura sipas analistëve politikë me skandalet në qeverisje dhe hetimet që po kryhen aktualisht nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.
Armand Shkullaku, një nga drejtuesit e medias online, Lapsi.al, i tha BIRN se këto ndryshime reflektojnë nevojën e kryeministrit Rama për të ndërmarrë një akt “pas dhjetra skandaleve që kanë rrënuar imazhin e tij”.
“Pikërisht skandalet dhe çështjet e nxehta të abuzimeve dhe vjedhjeve në dhjetëra milionë euro e kanë detyruar Ramën të bëjë lëvizjet e fundit, me shpresën se ato mund të krijojnë perceptimin se tani diçka po ndryshon dhe kohës së keqpërdorimeve po i vjen fundi,” tha Shkullaku.
Por Shkullaku vlerëson se korrupsioni në qeverisjen e Ramës “nuk është një çështje e emrave të përveçëm, por e një sistemi të tërë”.
Edhe Robert Rakipllari, drejtor i televizionit informativ News 24, i tha BIRN se arsyeja kryesore pas ndryshimeve lidhet konsumimin e qeverisjes dhe hetimet e SPAK.
“Ajo që gjykoj në këto rrethana është një lëvizje për të ulur koston e figurave të konsumuara në qeveri,” tha ai.
Rakipllari vlerëson megjithatë se ministret e shkarkuara ndajnë profile të ndryshme.
“Xhaçka është një nga ministret më serioze dhe me bilanc në drejtimin e politikës së jashtme, ndërsa Krifca u pompua si figurë e re menaxheriale, por që nuk rezultoi e tillë,” shtoi Rakipllari.
‘Ndryshime kozmetike’
Në pushtet që prej vitit 2013, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer vartësit sa herë që pushteti i tij është tronditur nga skandale korrupsioni apo pakënaqësi popullore në rritje.
Ekipi i tij politik i vitit 2013 është zëvendësuar pothuajse tërësisht nga zyrtarë të profilit teknik – pa ndonjë lidhje të dukshme me Partinë Socialiste.
Në të njëjtën linjë, Rama promovoi në tre postet kyçe të kabinetit të tij ish.zv.ministrin Ervin Mete si ministër të Financave, diplomatin Igli Hasani në postin e ministrit të Jashtëm dhe Albana Koçiun në Ministrinë e Shëndetësisë.
Sipas Shkullakut, këto janë ndryshime kozmetike, pa asnjë risi për sistemin e ngritur tashmë nga Edi Rama.
“Qeveria Rama është duke prekur fundin e saj dhe nuk besoj se këto ndryshime do të prodhojnë ndonjë performancë çudibërëse,” tha Shkullaku. “Sistemi që Edi Rama ka ngritur është e pamundur të thyhet me ndryshime kozmetike, për më tepër kur ai vetë nuk ka vullnetin apo fuqinë për ta ndryshuar,” shtoi ai.
Mungesa e një analize qeverisjeje dhe vendimmarrja vetjake pa konsultim me organet drejtuese të partisë, tregon sipas Shkullakut, se PS është kthyer në një “repart ushtarak që thjesht ngre dorën për çdo vendim të kryeministrit”.
Shkullaku e shikon fjalimin e kryeministrit Rama si tregues të distancimit të tij nga emrat qeveritarë të akuzuar për korrupsion, duke mbrojtur sistemin e ngritur prej tij.
“Pikërisht në këtë tentativë për të shpëlarë sistemin që ai vetë ka ngritur, Rama projektoi dhe ndryshimet në qeveri, duke larguar disa emra të akuzuar për abuzime dhe futur disa të tjerë që kanë qenë larg kupolës drejtuese të Rilindjes,” analizoi ai.
Rakipllari mendon gjithashtu se emrat e rinj e forcojnë rolin dhe protagonizmin e Ramës në qeveri.
“Risia e vetme janë emrat e rinj teknikë, surprizë të zgjedhur nga Kryeministri, për të cilët nuk ka akuza apo vlerësim negativ,” tha Rakipllari, ndërsa shtoi :” me ndonjë përjashtim, ata nuk ofrojnë ndonjë garanci si në aspektin menaxherial, ashtu edhe politik”./BIRN
“Na vodhe paratë”/ Aida Shtino shpërthen ndaj invalidit:Të ka parë zoti se je mosmirënjohësPas një aksidenti tragjik, i riu Xhino Merkohasani mbeti invalid, teksa qëndron vetëm i shtrirë në shtrat.
Rastin e tij e bëri publik gazetarja Aida Shtinos, ku familjarët e 37-vjeçarit në pamundësi ekonomike bëri thirrje publike për ndihmë.
Mirëpo, në rrjetet sociale, pas rreth dy vitesh është shfaqur Xhino me familjarët e tij teksa akuzojnë publikisht moderatoren Aida Shtino se ka vjedhur ndihmat që shqiptarët kanë dhuruar për të.
“Kur i kërkova lekët që ishin mbledhu nga shiptarët për Xhinon, më tha që ishin mbledhur vetëm 300 mijë lekë me të cilat pagova ambulancën”, thotë nëna e Xhinos për Aida Shtinon në një video LIVE në TikTok me personazhin e njohur të këtij rrjeti social, Kozaku.
Ndërkohë që Xhino shfaqet në TikTok, ku shihet gjendja e tij e rënduar, i paralizuar dhe nuk flet, e ëma pretendon se ka prova se Aida Shtino ka vjedhur fondet që shqiptarët kanë dhuruar në “GoFundMe”.
Pasi këto vide janë bërë virale në rrjetet sociale, moderatorja Aida Shtino ka bërë ditën e sotme një postim ku duket se e ka drejtëpërdrejtë me këto akuza.
Postimi i poltë i Aida Shtinos:
Njerzit më të këqinj në këtë botë janë MOSMIRNJOHËSIT dhe sigurisht ZOTI di se çfarë bën me ta. I ka lënë ose i çon aty ku ata e kanë vendin, që të përjetojnë në jetë pasojat e gabimeve fatale që kanë bërë më parë…
Nëse ne duam ti ndihmojmë i Madhi ZOT na tregon , se këta njerëz nuk duhet të ndihmohen, pasi ata janë ashtu vetëm e vetëm prej veprimeve të tyre, që kanë bërë në këtë jetë…
Tani ne a duhet të dalim mbi planin e ZOTIT për ta, duke i ndihmuar…si mendoni…?
Në fakt ata edhe pse kalojnë keq, kur dikush përpiqet ti ndihmojë, sërish helmojnë dhe sa keq që nuk kanë venë mend…në fakt kjo është natyra e tyre nuk ndryshojnë dot…Ata janë mësuar të helmojnë, sepse vetëm atë gjuhë dinë, nuk dinë gjuhë tjetër…
Këtu më kujtohet diçka…
Një njeri i mirë pa një gjarpër që kishte rënë në zjarr dhe u përpoq ta ndihmonte e ti shpëtonte jetën. Gjarpri sapo doli nga zjarri ju vërsul që ta kafshonte. Njeriu i mirë i tha , po unë të shpëtova jetën e ti më kafshon…?
Dhe gjarpëri ju përgjigj, nuk duhej të më shpëtoje, sepse unë isha për një arsye në zjarr, përndryshe kjo është natyra ime të helmoj e të kafshoj njerëz të mirë…
Atëherë njeriu i mirë e hodhi sërish në zjarr dhe kështu shpëtoi prej tij…
Pra përfundimin nxirreni vetë…
Ditë të mbarë o njerëz të mirë !
Situata në kampin opozitar vijon të mbetet e përçarë, por duket se një pjesë e mirë e të djathtëve i ka dalë kundër Lulzim Bashës.
I njohur për batutat e tij epike, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i ftuar pak kohë më parë në Euronews Albania, thumbonte keq Lulzim Bashën, teksa e quan “legen me vendim gjykate”.
Kujtojmë që Nard Ndoka dhe Lulzim Basha janë përplasur disa herë për shkak të rënditjes së Ndokës në listën jo të sigurt në zgjedhjet e 25 prillit 2021, ku nuk mundi të zgjidhej deputet.
Gjimshiti: E dua më shumë se kushdo tjetër pjesëmarrjen në Europian dhe e dini pse!@arditdedja21#basha #lulzimbasha #nardndoka #cut #basha #fyp #viral
Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti u shpreh që kuqezinjtë janë gati të përballen me Çekinë nesër dhe besojnë 100% se mund t’ia dalin të marrin një rezultat pozitiv në Pragë. Duke iu përgjigjur interesit të mediave, mbrojtësi shqiptar tregoi se skuadra e ka përgatitur mirë ndeshjen dhe se i kanë studiuar mirë çekët në lojën e tyre. Gjimshiti nënvizoi se skuadra është e fokusuar totalisht te ndeshja e nesërme kundër Çekisë, ndërsa tha se dëshira e tij është të kualifikohet me Kombëtaren në Europian dhe të jetë pjesë e grupit në finalet ‘Gjermani 2024’.
A mund t’ia dalim nesër me Çekinë? – Sigurisht që po. Jemi një grup me shumë eksperiencë dhe me lojtarë të rinj që japin gjithçka. Besojmë 100%, nëse nuk besojmë, gabojmë. Vendimtare? Çdo ndeshje është vendimtare, nuk ka rëndësi kundërshtari, a është Çekia apo Moldavia. Janë gjithmonë 3 pikë në lojë. Janë ndeshje finale ku duhet të japim maksimumin dhe më pas shohim ku do të arrijmë.
A janë marrë masat për shtatlartësinë e çekëve? – Është e drejtë, Çekia ka lojtarë me gjatësi të madhe. Nuk i arrijmë shumë me shtatlartësi, por do bëjmë futbollin, do kemi kujdes në topat në ajër kur të luajnë çekët. Në goditjet standarde janë shumë të rrezikshëm. Duhet të kemi përqendrim. Nuk është vetëm gjatësia që e ndryshon lojën, duhet të jemi vetvetja, të kemi besim. Nëse do që mos ta kapë topin kundërshtari, e merr. Besoj që ajo është cilësia e duhur.
Si është të luash për Shqipërinë – Në Kombëtare kemi lojtarë nga Maqedonia e Veriut, Presheva, Kosova. Çdo lojtar e di se për çfarë është këtu, të japë gjithçka në fushë. Shumë njerëz kanë vuajtur për të arritur në këtë pikë, por besoj se kur luan jo për fanellën, por për diçka më të madhe, për Kombin tonë, është diçka e papërshkrueshme.
Motivimi për të shkuar në Europian? –Motivimin nuk mund të them që e kam më të madh se lojtarët që janë në grumbullim. E kam gjithmonë motivimin kur jam në Kombëtare. Dua ta arrij edhe një herë kualifikimin. Sigurisht është një motivim shumë i lartë, jo vetëm të kualifikohem por edhe të jem atje. Edhe atëherë u kualifikua, por nuk isha në Europian. Besoj se motivimi është te çdo njeri që është këtu në Kombëtare, që jep gjithçka. Ato janë ndeshje që mbeten në histori për çdo futbollit. Motivimi është shumë i lartë edhe për mua personalisht.
Sa ndihet pesha e përgjegjësisë për të arritur objektivin? – Ndihet. Ndonjë lojtar e ndjen më fort peshën e përgjegjësisë. Ka dhe lojtarë që kanë luajtur ndeshje me presion të lartë në klubet specifike. Edhe veten e fus këtu, kam luajtur ndeshje me presion të lartë dhe besoj se mund të përballem. Por, lojtarët e dinë vlerën e kësaj ndeshje dhe do të përmbahen e do të përballen me presionin sepse kemi vetëm diçka në kokë: KUALIFIKIMI.
Çekia pa Patrik Shik, më e lehtë? – Forca e Çekisë nuk janë individualitetet, është grupi. Kanë një forcë shumë të lartë, me ekipe që luajnë në klube të mëdha, me shumë cilësi. Unë e njoh Patrik Shik, pasi kam luajtur në Itali me të, është një lojtar super i fortë. Ka pasur dëmtime, që e kanë frenuar nga forma, por do rikthehet edhe ai. Çekia mbetet një ekip shumë i fortë dhe favorit për t’u kualifikuar.
Më mirë 3 pikë në Çeki dhe barazim me Poloninë, apo 1 pikë me Çekinë dhe fitore me Poloninë në Tiranë – Të shikojmë nesër, se si do shkojë ndeshja. Janë dy ndeshje të ndryshme. Mendojmë vetëm ndeshjen me Çekinë fillimisht dhe pastaj shohim ndeshjen e radhës. Kemi tre ditë kohë për të përgatitur Poloninë. Fokusi ynë është të japim gjithçka në ndeshjen e nesërme. /zoom.al/
Si lëngu i rrushit me limon forcon venat e zemrës dhe ul rrezikun e trombozësLëngu nga rrushi përmban shumë antioksidantë të cilët luftojnë inflamacionin dhe përmirësojnë sistemin imunitar.
Është ende stina e rrushit. Ata i gjejmë në ngjyrë të bardhë, të zezë dhe të kuqe. Të tre këta lloje janë super të shijshëm.
Në Shqipëri, rrushi konsiderohet si një prej frutave më popullorë dhe më të shijshëm sepse ato janë një burim i vitaminës A, C, B6, folatit, por edhe kaliumit, kalciumit, hekurit, fosforit, magnezit dhe seleniumit.
Studime të shumta kanë zbuluar një lidhje mes verës së kuqe dhe parandalimit të sëmundjeve të zemrës. E njëjta gjë mund të thuhet për lëngun e rrushit. Madje, ky i fundit është i përshtatshëm për fëmijët dhe njerëzit që nuk pijnë alkol.
Ata që tregojnë kujdes për kaloritë, duhet të ndihen të lehtësuar sepse mund t’i marrin të gjitha përfitimet e lëngut të rrushit pa marrë shumë kalori.
Lëngu i rrushit përmban shumë antioksidantë të cilët luftojnë inflamacionin, përmirësojnë sistemin imunitar falë vitaminës C dhe kanë sheqerna të thjeshta që japin energji të menjëhershme.
Përfitimet e lëngut të rrushit
Vlerat shëndetsore të lëngut të rrushit përfshijnë aftësinë për trajtimin e konstipacionit, problemeve me tretjen, lodhjes, çrregullimeve të veshkave dhe problemeve me sytë.
Lëngu i rrushit është një burim i mirë i vitaminës B-6, C, thiaminës, apo edhe mineraleve si mangani dhe kaliumi.
Përfitimi kryesor vjen nga flavonoidët, antioksidantë që luftojnë radikalet e lira në organizëm, të cilët shkaktojnë shumë dëme në qeliza.
Lëngu i rrushit ka përmbajtjen më të madhe dhe gjithëpërfshirëse të polifenolëve dhe antioksidantëve.
Tromboza
Lëngu i rrushit, ndihmon në uljen e rrezikut të formimit të trombozës që mund të shkaktojë atak në zemër.
Ekspertët sugjerojnë se lëngu i rrushit jo vetëm që pakëson gjasat e mpiksjes së gjakut në arterie, por edhe forcon oksidin nitrik që i mban arteriet të shëndetshme e të forta.
Shëndeti i zemrës
Lëngu i rrushit përmban flavonoidë që parandalojnë oksidimin e kolesterolit të keq në trup, që shkakton një barrë të rëndë në arterie dhe shkakton arterosklerozë. Ky lëng është magjik për forcimin e venave dhe zemrës në tërësi.
Si ta përgatisni në shtëpi
Përbërësit:
2 gota me kokrra rrushi, të zinj, të kuq ose të bardhë, por të ëmbël.
Gjysëm limoni
1 deri në 1 gotë e gjysmë me ujë
6-8 kuba akulli
Udhëzimet:
-Lajeni ose shpëlajeni rrushin në ujë të rrjedhshëm për të larguar papastërtitë dhe pesticidet.
-Hiqni kërcenjtë e vegjël.
-Hidhini kokrrat në enën e mikserit.
-Shtoni një gotë me ujë dhe përzijini së bashku.
-Me një lugë druri, shtypini mbetjet e rrushit për të përfituar më shumë lëng.
-Merrni një napë të pastër, dhe kullojeni lëngun e formuar mbi një enë të re.
-Shtrydhni sipër lëngun e limonit dhe shtoni kubat e akullit.
Përzijeni lëngun me një lugë. Nëse është shumë i ëmbël shtoni edhe gjysëm gote me ujë. Servireni të ftohtë./AgroWeb.org
Ish-ministri Koka kërkon lirinë: Të besosh tek çifti famëkeq, njësoj si të investosh tek SudjaIsh-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kërkuar lirinë nga qelia, duke pretenduar se është i pafajshëm.
Në një deklaratë për GJKKO, ish-zyrtari shprehet se pagesat për inceneratorin e Fierit, nisën kur ai s’ishte më ministër.
Koka theksoi se të besosh tek çifti famëkeq është njësoj si të investosh tek Sudja dhe Rrapushi në ditët e fundit të falimentit, referuar akuzave të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Deklarata e plotë e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka:
Pagesat dhe ndërtimi Inceneratorit kanë filluar në 2018 unë jam larguar si Ministër I Mjedisit ne 2017. Shpronësimi i tokës është njohur i ligjshëm me Vendim të Gjykatës Administrative Statusi i është ndryshuar nga Këshilli Bashkiak Fier para se vendimi të vinte në Këshillin e Ministrave.
Gjykohem dy herë për të njëjtën gjë. Akuza është thjeshtë kopje e procesit te Elbasanit. Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores, jo në prova. Të besosh tek çifti famëkeq është njësoj si të investosh tek Sudja dhe Rrapushi në ditët e fundit të falimentit.
Kjo çështje kërkon drejtësi! Drejtësia është vetëm një e pa ndikuar në interesa, e pa ndikuar nga akuza e pa ndikuar nga opinioni. Përndryshe unë do të jem viktima e rradhës e kjo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo.
Kjo strukturë nuk është kala ku ju të bërë bashkë duhet ta mbroni por është kala e çdo Shqiptari për të marrë Drejtësi.
Nuk do të rresht së kërkuari deri në frymën e fundit, jo vetëm në këtë gjykatë të provojë pafajësinë time.
Më hoqën lirinë në mënyrë brutale duke më arrestuar e më pas duke sajuar prova të turpshme.
Meqënese nuk u provua asnjë shumë e përfituar, asnjë llogari bankare , asnjë aset i shtuar që nga viti 2010, prokurorët menduan të më akuzojnë për pastrim dhe të sekuestrojnë prona të përftuara që në vitin 2000.
Që nga viti 2003 kur mora edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Durrës, kam qenë subjekt i deklarimit të pasurisë dhe pronat që disponoj janë fryt i punës time të ndershme dhe jo i ryshfeteve, as i trafiqeve, as i prostitucionit e as i të qenit aksioner anonim në shoqëri ndërtimi, e për të atillë më njeh Durrësi qyteti im e më gjerë.
Do ngushëllohesha në izolim nëqoftëse kallëzimin do e kishte bërë cdokush tjetër Shqiptar, por të bëhet nga ai cift famëkeq është e trishtë, e të besosh tek ata është si të investosh tek Sudja e Rrapushi në ditët e fundit të falimentit.
Ndaj dua sot para jush të kërkoj drejtësi dhe drejtësia është vetëm një, e pa ndikuar nga interesa, e pa ndikuar nga akuza, e pa ndikuar nga opinioni pasi përndryshe një drejtësi e tillë rrit pasigurinë, humbet besimin e opinionit e unë do të jem viktima e radhës duke mos harruar se ajo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo.
Toka përjetoi verën më të nxehtë në histori, u regjistruan temperatura rekordToka ka përjetuar verën më të nxehtë në histori, me temperatura rekord të regjistruara në Hemisferën Veriore. Gushti i këtij viti ka qenë më i nxehti në histori, duke mbyllur një sezon të temperaturave brutale dhe vdekjeprurëse, tha Organizata Botërore e Meteorologjisë.
Muaji i kaluar nuk ishte vetëm gushti më i nxehtë që shkencëtarët kanë regjistruar deri më tani me pajisjet moderne. Po ashtu, ai ishte muaji i dytë më i nxehtë i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, pas korrikut të vitit 2023, tha Organizata Botërore e Meteorologjisë dhe shërbimi evropian për klimën, Copernicus.
Gushti ishte për rreth 1.5 gradë Celsius sesa mesatarja e periudhës para-industriale, që është një kufi i nxehtësisë që bota po tenton që mos ta tejkalojë.
Oqeanet e botës – që përbëjnë mbi 70 për qind të sipërfaqes së Tokës – u përballën me temperaturat më të larta ndonjëherë, pothuajse 21 gradë Celsius. Këto temperatura vazhduan për tre muaj rresht.
“Përkeqësimi i situatës klimatike ka filluar”, tha sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Deri më tani, viti 2023 ka qenë viti i dytë më i nxehtë në histori, pas vitit 2016, tha Copernicus.
Shkencëtarët ua lënë fajin ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu përmes djegies së qymyrit, përdorimit të naftës dhe gazit natyror, por edhe fenomenit natyror El Ninjo, që është duke ngrohur pjesë të Oqeanit Paqësor, gjë që më pas shkakton ndryshime të klimës në mbarë botën. /REL
Qeveria e Kosovës publikoi Udhëzimin Administrativ, dokumentin që i hap rrugë shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe. Udhëzimi mundëson një peticion të qytetarëve, përmes të cilit mund të largohen kryetarët aktualë shqiptarë, që nuk janë të pranueshëm për komunitetin serb që jeton në atë pjesë. Autoritet qendrore kosovare janë zotuar, se do të mbajnë zgjedhje të reja në katër komunat në veri, ndonëse dorëheqja e kryetarëve shqiptarë nuk është duke u shqyrtuar.
Mbledhja e nënshkrimeve duhet të bëhet mbi bazën e vullnetit të lirë dhe pa presion
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pasi publikoi dokumentin, tha se udhëzimi ka për qëllim përcaktimin e procedurës së fillimit të organizimit dhe dorëzimit të nismës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Në udhëzim thuhet se mbledhja e nënshkrimeve duhet të bëhet mbi bazën e vullnetit të lirë dhe pa presion, por ka edhe një sërë procedurash.
“Fillimisht duhet të formohet një grup, i quajtur nismëtar, i përbërë prej të paktën tre personave që e përfaqësojnë kërkesën nga komuna përkatëse. Ky grup, para nisjes së mbledhjes së nënshkrimeve duhet të njoftojë kryesuesin e kuvendit komunal, në komunën përkatëse dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Më pas, kryesuesi e informon kryetarin e komunës përkatëse, ministrinë përkatëse për pushtet lokal dhe KQZ-së për kërkesën e grupit nismëtar”, thuhet në udhëzim.
Kërkesa për largim të kryetarëve aktualë duhet të nënshkruhet nga të paktën 20 për qind e votuesve me të drejtë vote në atë komunë. Nënshkrimet duhet të mblidhen në një afat brenda 30 ditësh me mundësinë e zgjatjes së afatit edhe për 15 ditë tjera dhe do të verifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Për të larguar kryetarin e një komune përmes peticioni sipas dokumentit duhet të votojnë 50 për qind plus një e votuesve me të drejtë vote në atë komunë. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e prillit të këtij viti në listën e votuesve në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, së bashku ishin rreth 45 mijë votues.
Kosova i trembet një plani “destabilizues nga Serbia”
Bashkimi Evropian kërkoi uljen e tensioneve në veri përmes një plani që parashikon pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuara të serbëve të Kosovës. Por autoritetet kosovare po i tremben një plani siç thonë “të Serbisë për destabilizim të situatës në veri”.
Një ditë më parë, në një shtepi në Zveçan, policia gjeti një sasie të madhe armatimi. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “shtëpia e bastisur është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje armësh për grupet kriminale serbe”. Sipas tij, policia gjeti aty “armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksplozivë”. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Shqipëri, tha se “Serbia po synon të zbatojë një plan destabilizues në Ballkanin Perëndimor, të ngjashëm me, siç u shpreh, atë që e realizoi Rusia në Ukrainë, në vitin 2014”. Sipas saj, “nuk ka javë që kalon që dikush nga Serbia nuk gjuan me armë policët e Kosovës që janë në territorin e Kosovës”.
Deklaratat e Presidentes së Kosovës i hodhi poshtë Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili tha se “politika e Serbisë është e përgjegjshme dhe paqebërëse”. Sidoqoftë, zgjedhjet e reja në veri të Kosovës janë pjesë e hapave për uljen e tensioneve në këtë pjesë, ku kërkohet pjesëmarrje e pakushtëzuar e serbëve të Kosovës. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka paralajmëruar më 14 shtator një takim të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku do të kërkohen zgjidhje për situatën aktuale. /DW
Sylvinho i bindur: Kemi potencialin për ta thyer Çekinë, i kam analizuar me detaje
Në prag të përballjes së parë të muajit shtator kundër Republikës Çeke, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, që do të luhet mbrëmjen e së enjtes në stadiumin ‘Fortuna Arena’, në ora 20:45, trajneri i Shqipërisë, Sylvio Mendes Campos Junior dhe mbrojtësi i ekipit kombëtar, Berat Gjimshiti dolën në konferencën zyrtare për media.
Ndërsa iu përgjigj interesit të mediave shqiptare dhe çeke, trajneri Silvinjo u shpreh se përballja me Çekinë është shumë e rëndësishme dhe koha në dispozicion për të përgatitur këtë ndeshje ka qenë e pakët. E megjithatë, tekniku i ekipit tonë kombëtar është shprehur shumë i kënaqur për gjendjen e lojtarëve të grumbulluar dhe për gatishmërinë e tyre. Trajneri Silvinjo vlerësoi kundërshtarin çek ndërsa tha ndër të tjera se ende nuk e ka vendosur formacionin e 11 titullarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë për ndeshjen kundër Çekisë. Mesazhi për kuqezinjtë është një i vetëm: Nuk duhet të mungojë përqëndrimi në fushën e lojës.
Si i kam motivuar lojtarët për sfidën kundër Çekisë? – Është një ndeshje e rëndësishme. Kanë qënë dy ditë, kështu është këtë herë, ka qënë një periudhë që duhet të menaxhonim lojtarët, të punonim me video, nuk kemi pasur mundësi të punojmë shumë në fushë, por me video. Kemi punuar fort duke analizuar kundërshtarin dhe përgatitur në mënyrën më të mirë. Ka qënë një kohë e pakët ku kemi menaxhuar skuadrën në nivel individual dhe si grup ku kemi ndarë informacion. Jam i kënaqur për gjëndjen e skuadrës. Motivimi është i lartë dhe duhet të them se nesër është një ndeshje e vështirë, djemtë e dinë këtë dhe ata janë mësuar të luajnë në të tilla ndeshje. E qartë që kërkohet një përgjegjësi më e madhe këtë herë, duke parë ndeshjen që kemi përpara. Ne e ndjejmë përgjegjësinë që kemi, këto janë ndeshje për t’u shfrytëzuar në mënyrën më të mirë. Janë ndeshje të rëndësishme dhe të gjithë duan të luajnë. Jam shumë i lumtur për këtë.
Formacioni i i Shqipërisë kundër Çekisë – Ne akoma nuk kemi vendosur për disa pozicione se kush do të luajë. Kemi bërë një rrugë të mirë deri më tani. Ndihemi mirë me mënyrën e lojës. Duhet të menaxhojmë mirë të gjithë lojtarët. Nesër në mëngjes do të zhvillojmë dhe një seancë të fundit. Kush është në 100%-shin e tij do të zbresë në fushën e lojës si titullar. Është një ndeshje që kërkon nivel përqendrimi shumë të lartë. Nëse ka diçka që duhet t’i thuhet lojtarëve në përgatitje është se në këto ndeshje, përqendrimi nuk duhet të mungojë. Ata janë një skuadër shumë e fortë, kanë një trajner që ndodhet këtu prej disa vitesh. Ai ka lojtarë shumë të fortë. Do të jetë një ndeshje e bukur. Të shikojmë nesër por më duhet të them se ne si skuadër kemi tashmë një mënyrë loje, kemi bërë një rrugë të mirë deri më tani, duhet të ecim në drejtimin e duhur. Nesër mbetet për t’u parë.
Llogaritë? – Ne në këtë moment nuk jemi akoma në gjysmën e ndeshjes. Mungojnë akoma edhe 5 finale. Nesër do të jemi në 50% të rrugës dhe do të kuptojmë sa janë shanset tona. Nesër është e rëndësishme paraqitja, të ecim përpara në rrugën tonë, të bëjmë një lojë të bukur dhe të marrim pikë sepse ndryshe nuk arrijmë dot tek objektivi ynë. Llogaritë mund të bëhen vetëm në nëntor. Llogaritë nëse duhet të luanim për barazim ose fitore mund t’i shikojmë në nëntor, sot nuk bëhen llogari. Unë jam absolutisht i bindur se 23 lojtarët që kam në skuadër nesër do të zbresin në fushën e lojës për të fituar. Duam të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim pikë. Llogari nuk dua të bëj, ne jemi 100% të përqendruar te kjo ndeshje me Republikën Çeke. E thashë edhe më parë që kanë një trajner ekspert me lojtarë shumë të mirë, por edhe unë jam shumë i kënaqur me lojtarët që kam. Kemi lojtarë të fortë, jemi një skuadër e fortë dhe do të zbresim në fushën e lojës për të bërë mirë.
Elementi plus që duhet – Nëse duhet të themi një element më shumë që duhet të ketë kjo skuadër, sigurisht është niveli i përqendrimit që duhet të ketë Shqipëria në një ndeshje si kjo. Niveli i përqendrimit duhet të jetë shumë i lartë, lidhet me atë që thamë më parë. Fokusi në këtë ndeshje duhet të jetë jo i lartë, por shumë i lartë. Në ndeshje si kjo merr vlerë dhe shprehja që nuk humbet skuadra që bën më shumë, por ajo që bën më pak gabime mund të marrë maksimumin. Është një ndeshje që në nivel teknik dhe taktik është shumë lart dhe ndodhta një gabim i vogël mund të hedhë në erë gjithçka, mund të humbasë ndeshjen. Kjo është ajo që duhet të bëjmë këtë herë, të jemi të fokusuar në maksimum. Luajmë ndaj një kundërshtari mjaft të fortë si Çekia, luajmë në një stadium shumë të mirë. Kemi lojtarë të mirë në dispozicion, i kemi të gjithë elementët e duhur për të marrë maksimumin.
Sa e kam analizuar Çekinë personalisht? – Kam parë shumë ndeshje të Çekisë. Ndërsa isha me pushime, kam parë 7 ndeshje të Çekisë dhe të tjera pas 31 korrikut kur jam kthyer në punë. Kemi analizuar Çekinë, kemi parë thuajse të gjitha ndeshjet si staf dhe momentet kryesore. Janë ekip shumë i organizuar, vlerësoj dhe trajnerin e tyre që është me Çekinë që prej 2008. Lojtarët çekë janë shumë të fortë, sidomos në aspektin fizik, të gjatë. Mund të mbërrijnë në zonën kundërshtare me 4-5 lojtarë dhe janë shumë të rrezikshëm. Edhe në mbrojtje. Janë shumë të organizuar.
Si e mban mend trajneri golin që ka shënuar si lojtar? – Nuk është një kujtim i bukur për mua sepse unë shënova në atë ndeshje, por ne e humbëm ndeshjen. Më pëlqen Praga. Shpresoj të shoh një gol të bukur si ai që shënova unë. Ndoshta shënon Mario. /zoom.al/
Emri/ Prej 4 ditësh i zhdukur, 67-vjeçari gjendet pa shenja jete në rezervuar! Ç’dyshon policiaTrupi i pajetë i një 67-vjeçari është gjetur në bregun e rezervuarit të Gjançit në Korçë.
Ai është identifikuar si Niko Ngjela dhe raportohet se ishte zhdukur prej 4 ditësh.
Trupi i tij i pajetë u zbulua nga banorë të zonës që më pas njoftuan policinë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
67-vjeçari, sipas uniformave blu, ishte larguar nga banesa më 2 shtator.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.09.2023, rreth orës 17:30, në bregun e rezervuarit të Gjançit, Korçë, është konstatuar i pajetë, dyshohet i mbytur shtetasi N. N., 67 vjeç, banues në Korçë, i cili më datë 02.09.2023, ishte larguar nga banesa e tij.
Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë i 67-vjeçarit, do të transportohet drejt morgut, për të kryer ekspertizën mjekoligjore e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.