Aplikacion
Shërbimi kombëtar i motit i Britanisë ka bërë të ditur se temperaturat në Mbretërinë e Bashkuar pritet të rriten në 32 gradë Celsius në rajonet juglindore të vendit.
Pas paralajmërimit nga Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar lëshoi një “alarm të verdhë” për të gjitha rajonet, përveç Anglisë verilindore.
“Presioni i lartë ndodhet në juglindje të Mbretërisë së Bashkuar, duke sjellë kushte më të qeta me temperatura që rriten gjatë gjysmës së parë të kësaj jave”, tha Mark Sidaway, zv/shefi i Zyrës Meteorologjike.
“Derisa temperaturat më të larta priten në jug, kushtet e valëve të të nxehtit ka të ngjarë në pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit veçanërisht, me pjesë të Skocisë dhe Irlandës së Veriut gjithashtu ka të ngjarë të shohin disa temperatura të larta të paarsyeshme”, shtoi ai.
Zyra tha se temperaturat do të jenë deri 4 gradë Celsius më të nxehta se ishulli spanjoll Ibiza.
Më tej, u njoftua se temperatura minimale më e lartë e regjistruar gjatë natës për shtatorin është 21.7 gradë Celsius, por ky rekord pritet të ndryshojë të mërkurën dhe të enjten.
Për pak muaj mbush 17-vjeçe, shikoni si duket sot vajza e Dr. FloritTashmë kanë kaluar 9 vite nga vdekja e këngëtarit Florian Kondi, i njohur edhe si Dr. Flori i grupit “West Side Family”.
Vajza e artistit të ndjerë, Kaltrina, ka hapur faqen e saj në rrjetin social “TikTok” ku edhe ka publikuar disa foto, në tre prej të cilave shfaqet në moshë të vogël në krahët e babait dhe një foto se si dulet sot.
“Mbrapa çdo vajze të bukur është një baba tullac”, ka shkruar Kaltrina krahas postimit.
Tashmë vogëlushja që njihnim është rritur dhe ka ndryshuar, ajo pritet të mbushë 17-vjeç në muajin dhjetor.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se pa SHBA-në, Kosova do ishte zhdukur si shtet.
Në një intervistë për “Top Story” në Top Channel, Osmani ka theksuar se raporti me SHBA-në është ekzistencial për Kosovën.
Po ashtu ajo ka thkeksuar se kontributi i SHBA-së në Kosovë shihet në çdo sferë.
“Unë jam thellësisht e bindur se për suksesin e Republikës së Kosovës si shtet sovran i integruar në strukturat euroatlantike duhet të vazhdojmë ta trajtojmë raportin me SHBA si ekzistencial. Këtë fakt unë e kam përjetuar si një e re në politikë e angazhuar në proceset kyçe të pavarësisë së Kosovës, të njohjes së saj, të hartimit të Kushtetutës së parë të Republikës tonë, të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Asnjë sukses i yni nuk do të arrihej pa rolin ekzistencial të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kontributi i tyre shihet në çdo sferë, në çdo frymë të republikës tonë. Madje 4 korrikun unë e përmenda jo vetëm për simbolikën që ka, por edhe për të treguar se është ndërtuar për herë të parë ushtria jonë. Uniformat e para që kanë mbajtur ushtarët tanë kanë qenë uniformat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk është vetëm simbolikë, është një lloj zgjidhje afatgjate strategjike që tregon, ashtu sikurse e tha edhe Presidenti Biden në një nga fjalimet ikonike sa i përket pushtimit të Ukrainës, “në momentet më të rënda që përjeton, ka shumë rëndësi ku qëndron, për çfarë qëndron, por mbi të gjitha kush qëndron me ty”. Kosova ka përjetuar gjenocidin, ka përjetuar një situatë ku secilin prej nesh, edhe fëmijët në atë kohë, tentonin të na vrisnin për të na hequr nga faqa e dheut. Kjo nuk ka ndodhur para shumë shekujsh, është një përjetim që secili prej nesh në Kosovë e kujton çdo ditë. Prandaj nuk duhet të harrojmë kush qëndroj me ne në momentet kur Serbia tentoi të na zhdukte nga faqja e dheut. Kush qëndroi me ne kur bëmë hapat e para si shtet,” tha Osmani.
Përfundon në tragjedi festa për zbulimin e gjinisë së foshnjesNjë festë e organizuar nga një çift për të zbuluar gjininë e foshnjes së tyre është kthyer në tragjedi. Ngjarja ka ndodhur në Sinaloa të Meksikës. Çifti kishte marrë me qira një avion që do të fluturonte mbi kokat e tyre dhe do të hidhte pluhur ngjyrë rozë ose blu në varësi të gjinisë së fëmijës.
Sapo bashkëshorti njoftoi partneren e tij se fëmija që po presin është vajzë, avioni i vogël hodhi pluhur rozë mbi kokat e tyre. Por në këtë moment gjithçka shkoi keq.
Avioni humbi kontrollin dhe u përplas në tokë vetëm pak metra larg vendit ku po mbahej festa. Të pranishmit fillimisht nuk e kuptuan tragjedinë, pasi kishin shpërthyer në brohoritje nga njoftimi për gjininë e fëmijës.
Piloti i avionit, një 32-vjeçar, u gjet mes rrënojave dhe u dërgua në spital. Për fat të keq ai humbi jetën për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte pësuar.
Kanye West dhe gruaja e tij Bianca Censori janë ndaluar përgjithmonë të përdorin shërbimet e “Venezia Turismo Motoscafi”, një kompani veneciane që jep varka me qira.
Kjo pasi dyshja dyshohet se u panë duke shijuar një moment intim në varkat e tyre. Në fotot që qarkullojnë West duket me të pasmet e tij të zhveshura përpara turistëve të shumtë, duke ngritur dyshime për një akt seksual oral.
Venezia Turismo Motoscafi” në një deklaratë ka konfirmuar se çifti nuk është më i mirëpritur në varkat e tyre.
Nga ana tjetër përdoruesit e rrjeteve sociale kanë kërkuar që ata të arrestohen, ose të paktën të dënohen në mënyrë shembullore, sepse kanë marrë disa qëndrime në mes të ditës, nën sytë e shumë njerëzve (përfshirë fëmijët).
Një shpërthimi i fuqishëm është dëgjuar pak minuta më parë në lagjen “Partizani” në Vlorë.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Pritet një reagim nga ana e bluve për zbardhjen e plotë të rastit.
Kalifornia jep frutat dhe perimet me recetë në vend të ilaçeveShteti amerikan i Kalifornisë po teston një metodë të re në luftën kundër sëmundjeve kronike dhe ndryshimin e të kuptuarit klasik të recetave mjekësore.
Ky projekt quhet “recetë ushqimore” dhe është një program i ri në të cilin në vend të ilaçeve përshkruhen ushqime të shëndetshme. Kështu, për shembull, diabetikët mund të marrin një kuti falas me fruta, perime, mish pule, quinoa dhe ushqime të tjera të shëndetshme në adresën e shtëpisë së tyre çdo dy javë.
Mbështetësit e kësaj qasjeje besojnë se programi mund të ndihmojë në luftimin e sëmundjeve kronike, uljen e kostove të trajtimit dhe urisë. Programi u drejtohet kryesisht të moshuarve.
Kjo ide u inkurajua nga nisma ‘Ushqimi është Mjekësi’, anëtarët e së cilës besojnë se ushqimi i duhur mund të parandalojë dhe trajtojë sëmundjet kronike. Sipas një studimi, duke promovuar një dietë të shëndetshme, është e mundur të reduktohen kostot e mëdha në sistemin e kujdesit shëndetësor. Programet ekzistuese kanë treguar rezultate pozitive në uljen e obezitetit, presionit të lartë të gjakut dhe sheqerit në gjak.
Megjithatë, prezantimi i një programi të tillë përballet me sfida të shumta, prandaj është i nevojshëm edukimi i pacientëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor.
U rrëzua teksa vraponte, Scholz shfaqet me sy të maskuar: Mirëpres të gjitha memetDisa ditë pas aksidentit teksa ishte duke vrapuar, kancelari gjerman Olaf Scholz ka publikuar këtë të hënë një fotografi para daljes së tij të parë publike.
Në foto kancelari duket i lënduar në fytyrë, ndërsa ka një mbrojtëse të zezë në syrin e djathtë. Në foto shihen qartë gërvishtjet dhe mavijosjet.
“Mezi pres memet. Faleminderit për urimet, duket më keq se sa është!”, ka shkruar Scholz në X, ish-Twitter, teksa ka publikuar foton.
Kancelari 65-vjeçar gjerman u rrëzua teksa kishte dalë për vrapim. Si pasojë është detyruar të anulojë takimet për këtë fundjavë.
“Çfarë i ke ti 120 mijë euro”, Arbana i kërkon dhuratën super luksoze XhemitArbana dhe Xhemi së bashku me bashkëshortët e tyre, po shijojnë disa ditë pushime në Liqenin e Komos, në Itali. Nga atje Arbana ka ndarë plot momente të tyre së bashku e teksa bënin xhiro me varkë i ka kërkuar Xhemit diçka.
Me humor Arbana shprehet se Xhemi do i dhurojë një nga vilat luksoze.
“E bukur ë do ma blesh mua këtë 120 mijë euro java është çfarë i ke këto ti”, i thotë Arbana Xhemit.
Kuqezinjtë nisin përgatitjet, Sylvinho në “telashe”, futbollisti më në formë shfaq problemeKombëtarja shqiptare ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet në fushë për dy ndeshjet e kualifikueseve të Euro 2024, ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë.
Departamenti Komunikimit në FSHF bën me dije se të fundit që i janë bashkuar ekipit pas impenjimeve me klubet kanë qenë Arbnor Muja, Etrit Berisha, Ylber Ramadani apo edhe Ivan Balliu.
Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit tekniku, lojtarët kanë zhvilluar një seancë stërvitore në fushat e Shtëpisë së Futbollit.
Programi ka qenë i kombinuar për shkak se disa prej lojtarëve kanë luajtur ndeshje me klubet gjatë të dielës dhe kishin nevojë për sa më pak ngarkesa.
Më konkretisht, Ylber Ramadani, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Arbnor Muja, Ernest Muçi, Elseid Hysaj dhe Elhan Kastrati kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar mes palestrës dhe ushtrimeve fizike në fushë pa top.
Ndërkaq, pjesa tjetër e lojtarëve përveç ushtrimeve fizike, është angazhuar në një ndeshje kontrolli së bashku me lojtarët e Kombëtares U-19, që është e grumbulluar në Tiranë duke u përgatitur për dy miqësoret ndaj Azerbajxhanit.
Vetëm mesfushori Qazim Laçi është lënë pushim sot për shkak të gjendjes gripale, me lojtarin që po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor kuqezi.
Kombëtarja do të vijojë përgatitjet edhe të martën me një tjetër seancë stërvitore dhe mëngjesin e të mërkurës do të udhëtojë drejt Pragës për duelin e parë zyrtar të shtatorit.
Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke më 7 shtator, ora 20:45, me ndeshjen që luhet në stadiumin “Fortuna Arena” dhe është nga më të rëndësishmet e kësaj fushate kualifikuese. /zoom.al/