Aplikacion
Etrit Berisha e ka nisur si titullar përballjen e sotme kundër Juventusit.
Gardiani shqiptar zuri menjëherë vendin në portën e Empolit dhe po e justifikon prezencën e tij mes shtyllave.
Në minutën e 39, Juve fitoi penallti dhe Vlahoviçi shkon përballë Berishës në një duel nga pika e bardhë.
Serbi godet portën, por portieri shqiptar i thotë “jo” golit duke e ndaluar.
Etrit Berisha arriti të presë me sukses penalltinë e ekzekutuar nga lojtari i Juventusit, duke lënë në fuqi rezultatin 0-1 për bardhezinjtë.
Berisha denies Vlahovic's penalty with a crucial save. #EmpoliJuve pic.twitter.com/SKE2iijWEo
— Iywhite Hair Collection (@247_UpdateMe) September 3, 2023
Gjithsesi Juve shënoi edhe një gol në pjesën e dytë me Chiesa-n dhe sfida u mbyll 0-2 për bardhezinjtë. /zoom.al/
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli martoi vajzën këtë të dielë.
Pegi Ylli i dha fund beqarisë në një ceremoni, ku të ftuar ishin edhe politikanë të njohur e figura nga fusha e sportit.
Mes tyre ishte edhe kryeministri Edi Rama, që shoqërohej nga bashkëshortja Linda Rama, i cili në një moment shfaqet krah Fidelit dhe vajzës së tij. Në dasmë nuk mungoi as atletja Pavlina Evro.
Një meteor ka dhuruar spektakël në qiellin e natës në Turqi.
Drita e gjelbër u kap nga kamerat, teksa kalonte mbi qytetin e Erzurumit dhe provincën Gumushane në lindje të vendit.
Meteori zbret mes reve, duke përhapur një dritë të fortë, para se të bjerë.
Shumica e shirave të meteorëve krijohen nga mbeturinat e lëna pas nga kometat. Kometa, së cilës i duhen 133 vjet për tu rrotulluar rreth Diellit, lë pas një re të mbeturinave hapësinore dhe kur hyn në atmosferën e Tokës “reja” shkëlqen për shkak të fërkimit dhe djegies, dhe ne shohim si një blic ose një meteorit.
Këto mbetje të djegura nuk përbëjnë asnjë rrezik për ne në Tokë. Shiu i meteorëve konsiderohet si një nga ngjarjet më tërheqëse astronomike.
VIDEO/ Arbana i kërkon Xhemit dhuratën luksozeArbana Osmani dhe Xhemi Shehu kanë vendosur të kalojnë disa ditë pushime nën shoqërinë e njëra-tjetrës në Lago di Como, në Itali.
Gjatë një xhiroje në det të hapur me jaht Arbana i ka kërkuar me shaka që t’i bëjë dhuratë një nga vilat që ndodhen në brigjet e Lago di Como.
“E bukur ë do ma blesh mua këtë 120 mijë euro java është çfarë i ke këto t’i”, i thotë Arbana, Xhemit.
E pabesueshme/ Pronarët në Zvicër ndajnë fitimet me kamarierët, paga deri në 17 mijë euroNë brigjet e liqenit të Zyrihut ndodh e pabesueshmja.
Kamarierët për sezonin e verës arrijnë të fusin në xhep aq të ardhura sa mund të përballojnë jetesën pa punuar për të gjithë muajt e vjeshtës, për t’mos thënë gjithë vitin. Disa betohen se kanë fituar deri në 16,500 franga – afro 17,250 euro – vetëm në muajin qershor. Pa llogaritur shpenzimet.
Në realitet, megjithatë, një çështje e tillë ha debat, pasi rastet që shërbimi të arrijë të fitojë shuma kaq marramendëse janë mjaft të izoluara.
Shkak për fitimet e majme në këtë rast është bërë strategjia e ndjekur nga dy sipërmarrës zviceranë, të cilët pasi u përballën me mungesën e stafit, vendosën që të indeksojnë pagat e punonjësve në varësi të xhiros së bizneseve.
Punonjësit e servisit të tavolinave meshkuj dhe femra kanë grumbulluar, pa TVSH, midis 7 dhe 8% (përqindja ndryshon nga vendi në vend) të arkëtimit total mujor për person.
Michel Péclard, njëri prej biznesmenëve shpjegoi se të gjithë kamerierët që punojnë në bizneset e tij, marrin nga 8 deri në 12 mijë franga në muaj; pa përfshirë këtu pagën minimale prej 3750 frangash të garantuar në kontratë. Kjo strategji, sipas tij, e nxit të gjithë stafin që të punojë njësoj sikur restoranti të ishte i tyre. “Ndërkohë rroga prej 16,500 është më e larta deri më tani, e fituar nga një kamerier”- thotë Péclard.
Megjithatë, strategjia e ndjekur nga dy pronarët e disa restoranteve në këtë zonë, nuk është e duhura shprehen përfaqësues të shoqatës tregtare GastroSuisse. “Pagat e bazuara në qarkullimin e të ardhurave mund të jenë sigurisht një zgjidhje”, tha presidenti i GastroSuisse Casimir Platzer, ndërsa e cilësoi rastin tejet shpërqëndrues dhe jo profesional.
Platzer argumenton se nuk mund të imagjinohet shtrirja e këtij modeli në të gjithë fushën pasi në restorantet e vetëshërbimit, ndër të tjera, mungojnë kushtet e përshtatshme dhe “çdo restorant duhet të vlerësojë nëse kjo zgjidhje është adekuate apo jo”.
Unia, sindikata ndërprofesionale zvicerane, thotë se nuk është kundër “faktit që pagat më të larta paguhen në varësi të xhiros“, por duhet bërë një pyetje: “A marrin bashkëpunëtorët një pjesë të arsyeshme të fitimeve? Po pronari i resorantit a kufizohet ai në transferimin e rrezikut të tij të biznesit tek të tjerët?”.
Zona e Liqenit të Zyrihut në Zvicër është më e frekuentuara nga turistët, kryesisht italianë, dhe jo vetëm./ Përshtatur në shqip nga Corriere della Sera
115 ditë në burg, Fredi Beleri tregon si e trajtojnë në qeli: Qëndrim hakmarrës!Kryetari i zgjedhur për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri ka mbushur 115 ditë në burg, ku po qëndron si i akuzuar për shit-blerje votash.
Në një intervistë për mediat greke, Beleri tregoi se stafi i burgut me të sillet mirë, megjithatë akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mban qëndrim hakmarrës ndaj tij.
Sipas tij, arrestimi i tij ishte i pabazuar në prova të ligjshme, duke shtuar se sot po pengohet të bëjë betimin si kryebashkiak në mënyrë të padrejtë.
Beleri thotë se duhet të dalë nga qelia sepse akuzohet për një vepër që nuk rrezikon ta kryejë sërish, pasi të dalë nga burgu.
Pjesë nga intervista: Martohet vajza e Luçiano Boçit, dalin pamjet nga dasma
Vajza e ish-deputetit demokrat Luçiano Boçi, Enxhi Boçi, i ka dhënë fund beqarisë.
Enxhi kurorëzoi dashurinë e saj me biznesmenin në fushën e energjisë, Eri Doko në një dasmë madhështore të organizuar një natë më parë.
Të ftuar në dasmë ishin qindra personazhe nga bota e politikës, biznesit dhe medias.
Në nisje të dasmës, Luçiano Boçi vallëzoi me të bijën, një moment që u duartrokit nga të pranishmit.
Gjatë gjithë festës nuk munguan këngët dhe vallet tradicionale të zonës së Elbasanit.
Fero, që deri para pak javësh ishte reper, por më pas hoqi dorë për t’iu përkushtuar fesë Islame, është shfaqur i penduar për dhunën që ka ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli.
Ai kërkoi falje për të gjitha veprimet e këqija që ka kryer, duke shtuar se sot i është shtuar dashuria për këdo.
“Nuk është turp me kërku falje por turp është që të përsëritësh gabimin. Iu kërkoj falje të gjithë njerëzve që iu kam bërë padrejtësi. E kam dashur nënën time, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur se si të sillem me familjen time me nënën time dhe njerëzit, por Islami tani më ka mësuar që të jem shembullor. Tani që e kam kuptuar fenë, ëse nënë time e kam dashur një herë, tani e dua 100 herë, nëse gruan time e kam dashur 2 herë, tani e dua 200, nëse babin tim e kam dashur 3 herë, tani e dua 300 herë. Çdo njeri që kam dashur një herë, tani më është rritur edhe 100 herë dashuria për të”, është shprehur Fero.
Ndër të tjera artisti rrëfeu se ditën e tretë të qëndrimit në burg ai është udhëzuar nga Allahu që të bëhet predikues i fesë Islame.
“Unë jam udhëzuar në burg ditën e tretë. Allahu më ka udhëzuar në burg”, tha ai.
Kosovarët “zbrazin xhepat” në ShqipëriÇdo vit e më shumë, dhjetëra mijëra qytetarë nga Kosova zgjedhin bregdetin shqiptar si destinacionin tyre të preferuar të pushimeve verore.
Interesi i shtuar reflektohet edhe në të dhënat e insitutcioneve të kosovës.
Sipas raportit të Bankës Qendrore në Prishtinë, për muajin qershor, rreth 50 për qind e shpenzimeve të qytetarëve të Kosovës u përdoren gjatë udhëtimeve në Shqipëri.
Shpenzimet, të cilat janë rritur me 18% përqind krahasuar me një vit më parë, kapin vlerën e rreth 59 milionë eurove, prej të cilave 46% për qind janë harxhuar vetëm në Shqipëri.
Egnatia merr fitoren e parë në Superiore duke ofruar spektakëlEgnatia arriti sot fitoren e parë për këtë edicion në Superiore.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Tetova ka arritur që të fitojë me shifrat 4-0 përballë Kukësit në “Kukës Arena”.
Verilindorët nuk janë aspak në situatë të mirë, teksa problemet e tyre janë bërë të ditura që pa nisur kampionati.
Goli i parë i Egnatias u realizua nga Paulaskas në minutën e 17, pasi i ishte afruar dy herë golit.
Për të dyfishuar rezultatin mendoi Dwamena në të 29, por me nisjen e pjesës së dytë, ky sulmues gjeti edhe një tjetër gol spektakolar duke e bërë “autostradë” krahun e djathtë.
Goli i fundit u realizua nga afrimi i verës, Iskandarli, ndërsa te Egnatia u shpërdoruan të tjera raste të pastra goli. /zoom.al/