Aplikacion
Policia e Tiranës ka arrestuar një person të përfshirë në dhunimin e një efektivi të Policisë në Tiranë dhe të vëllait të tij.
Blutë e kryeqytetit njoftojnë se në pranga ka rënë 29-vjeçari Blerim Bulica, ndërsa në kërkim mbeten shtetasit Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica, Benard Aliaj.
Gjithashtu bëhet me dije se pas arrestimit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Direction”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6.
Kapet dhe vihet në pranga pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, 29-vjeçari që në bashkëpunim me 4 persona të tjerë të shpallur në kërkim, goditi ditën e sotme dy shtetas (njëri prej tyre punonjës Policie).
Sekuestrohen 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së 29-vjeçarit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti disa persona kanë goditur shtetasit E. F., dhe B. F., dhe automjetin e tyre, dhe më pas janë larguar, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Direction”.
Pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Policisë, është bërë lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasi B. B., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit B. B., 35 vjeç, Sh. B., 25 vjeç, B. B., 31 vjeç, dhe B. A., 34 vjeç.
29-vjeçari, në bashkëpunim me 4 shtetasit e tjerë, rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën “Besim Alla”, për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasit E. F., (punonjës Policie) dhe B. F., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, dhe një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Spektakël në Durrës, por Teuta dhe Tirana ndajnë pikëtTeuta dhe Tirana kanë barazuar me shifrat 2-2 në javën e dytë të Superiores.
Bardheblutë kaluan të parët në avantazh me anë të Hasanit në minutën e 3, por Fili barazoi 7 minuta më vonë nga penalltia.
Gjinollari përmbysi Tiranën pak minuta më vonë, ndërsa pjesa e parë u ndërpre për disa minuta nga mungesa e energjisë elektrike.
Në pjesën e dytë Tirana barazoi me Najdovskin dhe doli me barazim, por Teuta konfirmohet edhe njëherë tjetër si “mace e zezë” për bardheblutë. /zoom.al/
Teuta-Tirana 2-2
Golashënuesit: Fili p’ 10′, Gjinollari 20′ / Hasani 3′, Najdovski 60′
Xhud Bellingam është kthyer në liderin e ri të Real Madrid dhe kushdo që mendonte se marilenët do të vuanin largimin e Karim Benzema, që tani kanë ndërruar mendje. Anglezi, ashtu si në tre takimet e para të madrilenëve në kampionat, ka vendosur edhe sot fatin e ndeshjes duke i dhënë fitoren e katërt ekipit të Ançelotit në këtë start perfekt të edicionin.
Në ndeshjen ndaj Getafes në “Santiago Bernabeu”, gjërat nuk nisën mirë për Realin i cili pësoi gol nga Majoral që në minutën e 11. Por madrilenët morën kontrollin e plotë të sfidës dhe të udhëhequr nga anglezi i papërmbajtshëm tentuan në çdo mënyrë që të shënonin.
Hoselu barazoi rezultatin sapo filloi pjesa e dytë për Realin, ndërsa furia përballë portës mike vazhdoi, duke detyruar portierin Soria që të bënte pritje pas pritje për të shpëtuar katërkëndorin. Por në minutën e 95-të më në fund Bellingam ia doli të dërgonte topin në rrjetë, duke shënuar golin e tij të pestë personal në këtë start të La Liga dhe duke mbajtur Realin të vetëm në kreun e renditjes.
Cikalleshi në super formë, gol tripikëshi për KonyasporSokol Cikalleshi është rikthyer në formën e tij më të mirë në Turqi.
Sulmuesi i kombëtares gjeti golin me fanellën e Konyaspor në transfertë kundër Basaksehir për llogari të Superligës turke.
33-vjeçari realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 53-të dhe gjithçka u mbyll me shifrat 1-0.
Kavajasi lëshoi një diagonale të fortë tokazi, me portierin kundërshtar që nuk mundi të bënte asgjë për të evituar golin.
Cikalleshi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon duke shkuar në kuotën e tre golave në katër ndeshje në elitën turke.
Një lajm i shkëlqyer ky edhe për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho në prag të dy ndeshjeve të kombëtares ndaj Çekisë në transfertë dhe Polonisë në shtëpi. /zoom.al/
Dhunimi i policit dhe vëllait të tij në Tiranë, të patën 7 persona qëlluan efektivinDetaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me dhunimin e një efektivi të policisë dhe vëllait të tij gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë.
U mësua se polici dhe vëllai i tij janë dhunuar nga të paktën 7 persona me shkopa bejsbolli.
Mësohet gjithashtu se agresorët i kanë nxjerrë të dy viktimat nga automjeti me të cilin po udhëtonin, teksa kanë tentuar ta fusin në garazh dhe i kanë sulmuar.
Gjatë sulmit ndaj efektivit, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Konflikti ka ndodhur për rrethana ende të paqarta në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet, rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Punonjësi i policisë dhe vëllai i tij janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punonon për kapjen e autorëve dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përshfirë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.09.2023 rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta, shtetasit B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre.
Gjatë konfliktit, shtetasit E. F., i ka renë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje.
Si pasojë shtetasit E. F., dhe B. F., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përshfirë.
Zbulohet arsyeja, “lirohet” Hashim ThaçiIsh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është liruar procizotisht nga Gjykata e Hagës dhe është kthyer në vendlindjen e tij, në Borovë.
Gazeta Express shkruan se Thaçit i është aprovuar kërkesa për vizitë nga Gjykata Speciale, për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Thaçi vjen te familja e tij për shkak të gjendjes shëndetësore të prindërve të tij.
Shokon shkencëtari gjerman: NASA zbuloi jetë aliene në Mars, por e vrau padashjeDirk Schulze-Makuch, një profesor në Universitetin Teknik të Berlinit, bëri një rrëfim shokues. Ai tha se 50 vjet më parë shkencëtarët patën fat dhe zbuluam jetën jashtëtokësore, të cilën e shkatërruan padashje.
Përpara Curiosity, NASA nisi në një mision roverin Viking, rreth mesit të viteve 1970, i cili u ul në sipërfaqen e Marsit. Misioni arriti t’i sigurojë njerëzimit imazhet e para nga sipërfaqja e Marsit. Përveç kësaj, Viking kreu edhe një analizë biologjike të tokës marsiane, me qëllimin kryesor zbulimin e shenjave të jetës.
Gjetjet e ekspeditës përmbanin formacione të shumta gjeologjike që ishin në përputhje me efektet e rrjedhave të konsiderueshme të ujit në tokë. Në veçanti, vullkanet e Marsit kishin shumë ngjashmëri me ato të Hawait – duke nënkuptuar ekspozimin e tyre të mëparshëm ndaj shiut.
Roveri gjithashtu zbuloi sasi të vogla të lëndëve organike të kloruara, që fillimisht mendohej se ishin kontaminim nga Toka. Megjithatë, misionet e mëvonshme në Mars konfirmuan praninë e përbërjeve organike natyrore në Mars, megjithëse në formë të klorur.
Si i vrau NASA alienet
Një nga eksperimentet e misionit Viking përfshinte shtimin e ujit në mostrat e tokës. Uji i mbushur me lëndë ushqyese dhe karbon radioaktiv (karboni-14) u fut kështu në tokën e kuqe të Marsit. Hipoteza ishte se nëse do të kishte mikroorganizma të mundshëm në Mars, ata do të konsumonin lëndët ushqyese dhe do të lëshonin karbon radioaktiv si gaz. Rezultatet fillestare treguan këtë emetim të gazit radioaktiv, por pjesa tjetër e rezultateve mbetën të paqarta.
Schulze-Makuch argumenton se NASA mund t’i ketë “mbytur” këto mikrobe të mundshme, duke çuar në vdekjen e tyre.
“Shumë nga eksperimentet e bëra në Viking përfshinin aplikimin e ujit në mostrat e tokës, gjë që mund të shpjegojë rezultatet e çuditshme. “Ndoshta mikrobet e supozuara marsiane të mbledhura për këto eksperimente nuk mund të përballonin këtë sasi uji dhe vdiqën pas një kohe,” shkroi ai në Big Think.
“Do të ishte sikur një anije kozmike aliene të të gjente duke u endur gjysmë të vdekur në shkretëtirë dhe shpëtimtarët tuaj të mundshëm do të mendonin: “Njerëzit kanë nevojë për ujë. Le ta vendosim këtë njeri në mes të oqeanit për ta shpëtuar! Por kjo nuk do të funksiononte”, shpjegoi ai.
Pse disa njerëz bëjnë tatuazh pas ndarjes?Nisur nga Britney Spears, e cila ka bërë një tatuazh të ri pas divorcit të bujshëm me ish-bashkëshortin, Sam Asghari, po të sjellim 2 arsye pse njerëzit zakonisht bëjnë tatuazhe pas ndarjes.
Para se të kalojmë tek arsyet, Brit ka bërë tatuazh një gjarpër të kuq te pjesa e shpinës dhe është shumë e lumtur për të.
Tani, kalojmë tek arsyet:
Sipas Lisa Barreta, autore e “Conscious Ink: Mythical, Magical, And Transformative Art You Dare to Wear”, një tatuazh pas ndarjes mund të simbolizojë lirinë dhe gjetjen e lumturisë te vetja dhe dëshirat e tua.
Një tjetër arsye është sepse njerëzit ndihen sikur një energji e re emocionale përzihet me tatuazhin dhe shënon një epokë të re në jetën e tyre.
Një tatuazh pas ndarjes mund t’u rikutojë njerëzve se edhe nëse dashuria nuk është e përjetshme, sërish tatuazhet dhe gjërat që bën për veten, janë.
Fillimi i një jete të re, duke lënë pas të shkuarën.
Por, ka edhe arsye si:
Mbulimi i dhimbjes me një mekanizëm të ri mbrojtës, siç mund të jetë tatuazhi.
Gjithashtu, edhe një mënyrë për të rifituar kontrollin mbi trupin dhe jetën.
Sidoqoftë, duhet theksuar se arsyet janë personale dhe çdokush ka motive të ndryshme.
Sipas tatuazhistëve, ka disa tatuazhe që janë shumë të zakonshme pas ndarjes dhe ato përkojnë me:
Mbulimin e një tatuazhi të mëparshëm, si në rastin e Megan Fox, e cila zëvendësoi me një lule dhe gjarpër emrin e ish-bashkëshortit.
Një shprehje që njerëzit pëlqejnë dhe zakonisht lidhet me dashurinë ndaj vetes.
Një simbol, që lidhet me ndjesitë pas ndarjes dhe mënyrën se si personi po e përjeton atë.
Fjala “freedom” (“liri”), kuptueshëm për të thënë se një kapitull u mbyll dhe tanimë jam i/e lirë të hap një të ri.
Policia amerikane vret 21-vjeçaren shtatzënë, dyshohej si hajdute (VIDEO shokuese)Autoritetet e Ohajos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar videon e marrë nga kamera e trupit të oficerit të policisë që qëlloi dhe vrau afrikano-amerikanen Ta’Kiya Young, 21-vjeçare shtatzënë, një javë më parë.
E reja që ndodhej brenda makinës dhe pamjet tregojnë se si Young pasi u ndalua nga oficerët nuk pranoi të dilte nga makine dhe i dha gaz duke goditur lehtë edhe njërin prej policisë. Polici qëlloi dhe e vrau.Ngjarja ndodhi më 24 gusht jashtë një dyqani ushqimor Columbus në periferi të Blendon Township, raportojnë mediat vendase.
Gruaja ishte identifikuar nga dy shitëse si autore e vjedhjes së disa shisheve me alkool.
Vrau babanë e verbër me tritol! Ky është i riu nga Selenica, u hakmor ndaj dhunës së të atitMato Glluçaj, 23-vjeç është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi dyshohet se vrau me tritol babanë e tij të verbër Durmish Glluçaj.
Mato Glluçaj kishte vendosur lëndë eksplosive në oborrin e shtëpisë pranë sobës dhe në momentin kur i ati është afruar e ka shpërthyer përmes një mekanizmi elektrik. Sipas policisë 23-vjeçari dhunohej vazhdimisht prej kryefamiljarit.
Policia ishte e paqartë, nëse 56-vjeçari nga fshati Gjorm i Vlorës, Durmish Glluçaj, humbi jetën nga shpëthimi me eksploziv, apo bombola e gazit.
Ajo që blutë nuk dinin, ishte se të dyja këto pista, ishin në fakt pjesë e asaj që në fillim u raportua aksidentale, por që doli një skenar vrasje.
Djali 23-vjeçar i shtëpisë, Mato Gllucaj kishte organizuar gjithçka. Në sobën me gaz që e mbanin në oborrin e shtëpisë, kishte vendosur lëndë eksplozive. Sapo babai i është afruar sobës, djali e ka shpërthyer përmes një mekanizmi elektrik.