Aplikacion
Policia vuri në pranga këtë premte kryetarin e
Partisë Socialiste në Bshkinë e Finiqit, Thoma Kallijeri.
Ai shërben njëkohësisht si këshilltar bashkiak në këtë bashki dhe drejtor i Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Sarandës.
Arrestimi i tij erdhi sepse u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij.
Raportohet se 67-vjeçari u kap në flagrancë nga autoritetet e policisë rrugore të Sarandës me një sasi të lartë alkooli në gjak.
Zoi u bë 1 vjeç dhe Arbana e pagëzoi (FOTOT nga festa)Zoi, vajza e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt mbushi 1 vjeç.
Në ditëlindjen e saj të parë, Arbani dhe Eduarti kishin vebdosur ta pagëzonin vajzën dhe kanë ndarë fotot nga festa.
Përkrah fotove, Arbana ndau dhe disa fjalë zemre për të voglën e saj që e cilëson si ‘ëngjëll’.
Çfarë
“Duke festuar Engjëllin që erdhi në jetën time si surpriza më e madhe:) Jam shumë e bekuar që jam nëna jote dhe do të të dua përgjithmonë. Të duam shumë Zoi, shumë shumë fare”, shkruan Arbana.
Parisi ndalon skuterët me qira, i pari vend në EvropëParisi është kryeqyteti i parë në Evropë që ndalon totalisht dhënien me qira të skuterave elektrike, për shkak të rritjes së numrit të viktimave dhe të lënduarve me këto mjete gjatë viteve të fundit.
Skuterët elektrikë të aksesueshëm nga telefonat inteligjentë nëpërmjet aplikacioneve, mbërritën në kryeqytetin francez në vitin 2018 dhe bashkia kërkoi të rregullonte përdorimin e tyre në vitin 2020 me ligje të caktura, duke kufizuar numrin e operatorëve të autorizuar në tre.
Por pas dy vitesh Këshilli i Qytetit të Parisit inkurajoi qytetarët që të mos i përdornin, duke shprehur keqardhjen që aksidentet ishin rritur me 189% që nga viti 2019.
Më pas në referendumin e bashkisë për heqjen e tyre nga përdorimi, pro ndalimit votuan gati 90% e votuesve që iu drejtuan qendrave të votimit.
Instagrami vjen me ndryshime, do të transformojë postimet e videoveInstagrami do të përjetojë disa ndryshime në ditët në vijim.
Rrjeti social i shumëpërdorur do të ofrojë mundësinë që videot e postuara në Reels të jenë më të gjata se 3 minuta, sa janë aktualisht.
Sipas zhvilluesit dhe këshilltarit të respektuar Alessandro Paluzzi, kohëzgjatja e videove në Reels do të jetë deri në 10 minuta, duke transformuar në mënyrë efektive këtë rrjet social në një platformë më të qëndrueshme për ndarjen e videove, si YouTube.
Lëvizja do të lejojë gjithashtu Instagram të konkurrojë me rivalin TikTok, i cili tashmë i lejon përdoruesit të postojnë video deri në 10 minuta.
FOTO/ Luizi zbulon emrat me të cilët do të bëjë këngën e radhësPas përfundimit të “Big Brother Vip 2”, Luiz Ejlli iu rikthye karrierës muzikore.
Ai është mjaft aktiv nëpër koncerte dhe me projekte të reja muzikore dhe deri tani ka sjellë plot hite, disa prej të cilave dhe bashkëpunime.
Edhe kënga e radhës duket se do të jetë bashkëpunim.
Luizi po punpn bashkë me dy këngëtarët e njohur, Brunon dhe Klajdi Harunin.
Policia “blindon” Vlorën, në aksion për të kapur kriminelët edhe efektivët e TiranësPolicia Rrugore e Vlorës dhe efektivë të Tiranës po ushtrojnë kontrolle të shtuara në Vlorë.
Grupet e policisë janë vendosur në rrugët kryesore të qytetit, një ndër to edhe rruga e Unazës së Madhe.
Uniformat blu po kontrollojnë automjetet kryesisht të shtrenjta dhe ato me xhama të zinj.
Fokusi i kontrolleve është zbulimi i eksponentëve të krimit të organizuar, personave në kërkim, si edhe i atyre që mbajnë me vete armë dhe mjetet të ftohta apo sende të forta.
Kontrollet po ushtrohen edhe për dokumentacionin e automjetit si dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Skënderbeu trondit Dinamon, “Nëndetësja” nuk di të dali në sipërfaqeSkënderbeu dhe Dinamo janë përballur mbrëmjen e sotme në javën e dytë të “Abissnet Superiore”-s.
Korçarët po tregojnë forcën e tyre në elitën e futbollit shqiptar, ku duket se synojnë të mbërrijnë sa më lart.
Bardhekuqtë kanë mposhtur sot Dinamon me rezultatin minimal 1-0.
Ndeshja u vendos nga Behiratçja, i cili në minutën e 48 e dërgon topin në rrjetën e tij.
Skënderbeu ka përfituar nga dhurata e mbrojtësit të Dinamos për të marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat.
Skuadra juglindore shkon kështu në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Dinamo ende nuk ka shijuar pikën e parë në Superiore. /zoom.al/
Kujdes! Nëse udhëtoni me fëmijët në makinë, rrezikoni të gjobiteniNëse udhëtoni me makinë me fëmijë nën 12 vjeç, rrezikoni të gjobiteni nëse ata nuk janë të siguruar me rrip.
Policia Rrugore paralajmëron shoferët se nëse kapen duke udhëtuar me të mitur pa sistemet e duhura të fiksimit, do të gjobiten deri në 15 000 lekë.
“Për të krijuar një mjedis sa më të sigurtë për përdoruesit e rrugës dhe për qytetarët, Policia Rrugore është angazhuar maksimalisht për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët konstatohen duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur raste të drejtuesve të automjeteve të cilët mbajnë fëmijë nën moshën 12 vjeç, pa sistemet e fiksimit.
Kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative, nga 5000 deri në 15 000 lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e fëmijës, kur ai ndodhet aty në çastin e kryerjes së shkeljes.
Në rast se shkelësi është drejtuesi i mjetit, përveç masës së parë administrative, atij i vendoset edhe masa administrative plotësuese pezullim i lejes së drejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj”, njoftoi Policia Rrugore.
Beleri në burg, flet vëllai i tij: Ka qenë e planifikuar që në fillimVëllai i Fredi Belerit ka dhënë një intervistë për mediat greke, pas replikave dhe kundër-replikave të shkëmbyera në distancë mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke.
Sipas vëllait të tij, arrestimin e Belerit e kishte planifikuar Edi Rama që në fillim që të mos ndryshonte drejtimi i Bashkisë Himarë.
“Jam i detyruar të respektoj vendimin dhe votat që kam marrë nga 4000 himariotë . Do të qëndroj në në sa të jetë e nevojshme. Pala shqiptare kërkon të mos lejojë që Bashkia të kalojë në duart e Greqisë. Kjo është e qartë, pas kaq shumë aplikimeve për lirimin e kryetarit të Himarës, në mënyrë që ai të bëjë betimin. Fatkeqësisht nuk ka vullnet. Nga data 12 maj e deri më sot, jemi të sigurt që kjo ka qenë e planifikuar që në fillim, që Bashkia e Himarës të mos ndërrojë dorë”, theksoi Leonard Beleri.
E rëndë në Kamëz, tre të miturit plagosen në aksidentTre të mitur u plagosën nga një aksident rrugor i ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Kamëz.
Në aksident u përfshinë dy automjete, ku në njërin prej tyre udhëtonin edhe tre miturit.
Makina u përplas me automjetin me drejtues Gersi Domi.
Të miturit janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, dhe nuk kanë probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.