Aplikacion
Pas një dite të gjatë në punë, ajo çfarë dëshironi është të shkoni në shtrat dhe të flini.
Por në mëngjes, atëherë kur rrezet e diellit futen nga dritarja, një raund seksi duket si ide e mirë. Nëse ju pëlqen seksi i mëngjesit, nuk jeni të vetmit.
Nga një anketë e kryer nga kompania e lodrave të seksit “Lovehoney” me 2300 të rritur pjesëmarrës, rezultoi se meshkujt kishin pasur tendenca të shprehin dëshirë për seks rreth orës 6:00 deri 09:00 të mëngjesit, kur “kulmin e eksitimit” e kishin arritur në 7:54 të mëngjesit.
E kundërta kishte qenë e vërtetë për femrat, të cilat kishin preferuar seks mes orës 11:00 dhe 14:00. Seksi i mëngjesit është i mahnitshëm, jo vetëm sepse seksi është i kënaqshëm, por për shumë arsye tjera.
Seksi i mëngjesit ju bën më produktiv: Në një anketim tjetër të këtij viti, ‘Mattress Advisor’ i cili kishte pyetur rreth 1000 të rritur që jetojnë me partnerin rreth qëndrimeve të tyre sa i përket seksit të mëngjesit. Më shumë se gjysma e meshkujve, 53% kishin thënë se seksi i mëngjesit i bën më produktivë gjatë ditës.
Seksi i mëngjesit lufton stresin: Seksi e mbush trupin me oksitoksinë, hormon i cili e liron stresin dhe ju bën të ndiheni të relaksuar e të lumtur. Pra, s’është aspak një mënyrë e keqe për ta tejkaluar një ditë të vështirë në punë. Për një dozë ekstra të lirimit të stresit, gjeni kohë të përqafoheni para se të dilni nga shtrati dhe të futeni në dush.
Nivelet e testosteronit janë më të larta në mëngjes: Në mëngjes nivelet e testosteronit janë më të larta, që do të thotë se për meshkujt, edhe epshi seksual është më i madh.
Partizani i thotë lamtumirë Europës, Zekiç shpërthen në kritika kundër arbitritAventura e Partizani në Europë përfundoi sot në fazën “play off” të Conference League.
Të kuqtë barazuan me rezultatin 1-1 kundër Astanës, por humbja 1-0 në Kazakistan përcaktoi ekipin që do të marrë pjesë në grupet e Ligës së Konferencës.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Zoran Zekiç ka dhënë përshtypjet e tij të para për emisionin “Skaner” në “MCN TV”.
“Sigurisht që jemi të trishtuar. Edhe po t’i shohësh djemtë në dhomën e zhveshjes, janë të zhgënjyer. Por jam i kënaqur me lojën. Treguam karakter, megjithëse bëmë disa gabime taktike. Është një katastrofë për ne. I druhesha shpërqendrimit. Folëm pas pjesës së parë që të bëjmë të njëjtën lojë. Që në fillim të pjesës së parë, gabuam. Megjithatë besuam deri në fund. Nuk dua të flas për arbitrat, por sot vendimet e tij ishin të çuditshme. Na ndëshkoi pas pesë minutash me karton të verdhë. Për mua rasti i Rrapajt ishte 100% penallti. Nuk e di pse nuk shkoi ta shihte në VAR”, ka deklaruar Zoran Zekiçi. /zoom.al/
Austria mbron qytetarët nga inflacioni, frenon rritjen e qiraveQeveria austriake nuk do të lejojë rritjen e qirave më shumë se 5% përgjatë tre viteve të ardhshme. Ky vendim i ekzekutivit që përbëhet nga konservatorët dhe të gjelbrit vjen në kuadër të masave që po ndërmerren për të luftuar inflacionin.
“Gjatë tre viteve të ardhshme, qiratë do të rriten vetëm një herë në vit me një maksimum prej pesë përqind. Nga ky vendim do të përfitojnë 75 për qind e të gjitha qirave ndërsa aktualisht po hartojmë edhe zgjidhje më afatgjata”, tha zv.kancelari i Austrisë, Werner Kolger.
Sipas parashikimeve të ekspertëve, në rast se qeveria nuk do të ndërhynte, vitin e ardhshëm disa sektorë të tregut të pasurive të paluajtshme do të pësonin një rritje prej 15 për qind të qirasë.
Norma vjetore e inflacionit në eurozonë arriti deri në 5.3% muajin e kaluar, ndërsa një vit më parë ishte 8.9%.
Zyra statistikore e Bashkimit Evropian gjithashtu bën të ditur se normat më të ulëta vjetore u regjistruan në Belgjikë, Luksemburg dhe Spanjë, ndërsa niveli më i lartë u arrit në Hungari me 17.5%.
I moshuari paraqitet në spitalin e Shkodrës, u plagos me thikë nga e rejaNjë 68-vjeçar ka mbërritur i plagosur në spitalin e Shkodrës.
Sipas policisë, ai është qëlluar me armë të ftohtë thikë nga një 21-vjeçare.
Vajza e akuzuar për ngjarjen është arrestuar,
ndërsa policia ndodhet në spitalin e Shkodrës ku po heton për rrethanat.
Performanca e Rita Orës me flamurin serb në krah po komentohet gjerësisht edhe në Serbi. Mediat atje kanë bërë shkrime të shumta lidhur me ngjarjen.
‘KËTIJ PERSONAZHI I JEPNI PENSION KOMBETAR, Rita Ora me flamurin serb’- nis artikullin media ‘Alo.rs’., duke nënkuptuar se Rita është ambasadore e Kosovës e për këtë, paguhet nga shteti.
Media të tjera janë përqendruar te falja që Rita u kërkoi shqiptarëve, pas performancës në skenë, duke kujtuar edhe simbolin e shqiponjës dykrenare, të cilën e quajnë një provokim.
“Më parë, Rita së bashku me koleget e saj Dua Lipa dhe Bebe Rexha provokuan në performanca duke treguar shqiponjën dykrenare, e cila përfaqëson ‘Shqipërinë e madhe’ dhe tani, falë një vizitori të koncertit që shtoi një serb flamur për të, ajo duhej tu kërkonte falje bashkatdhetarëve”- shkruajnë mediat.
I shkuan pranë kualifikimit, Partizani nuk ia del përballë AstanësPartizani i ka dhënë lamtumirën në play-off të Ligës së Konferencës këtij edicioni në Kupat e Europës. Skuadra kryeqytetasve, nuk ia doli të çonte deri në fund përmbysjen ndaj Astanës, edhe pse u duk shumë afër saj.
Ishte Bintsuka që kaloi të kuqtë në avantazh, por miqtë barazuan gjithçka në minutën e 46′ m Tomasov.
Edhe pse Partizani krijoi shumë raste, ai nuk mundi që të shënojë golin e dytë.
Keqqeverisja iu kushton shqiptarëve çdo vit më shtrenjtë se nafta në ShpiragPër herë të disatë në dekadën e fundit, kryeministri Edi Rama po përpiqet të krijojë një eufori publike mbi një zbulim të madh, i cili, pavarësisht paralajmërimeve të shpeshta të tij, dështon të na shfaqet. Pak ditë më parë, Rama përsëriti edhe një herë atë që kishte thënë edhe në korrik të vitit të kaluar dhe në raste të tjera, se në Shpirag do të prodhohet naftë dhe se ky zbulim do t’i bëjë shqiptarët, sipas fjalëve të tij, aq të pasur, sa të mund të krijojnë një fond rezervë për brezat e ardhshëm, përveç përdorimit të një pjese të këtyre parave për të zgjidhur krizën e pensioneve.
Në mënyrë jo shumë bindëse, ai madje shkoi në vendin ku kompania Shell po shpon, duke e deklaruar vizitën “inspektim”, ndonëse nuk kuptohet se mbi çfarë kompetencash, kryeministri po e kryente këtë “inspektim”. Sipas ministres Balluku, “nga momenti që kemi nisur punën për ngritjen e një fondi sovran do të thotë që nuk janë të ardhura 500 mln euro në vit të cilat shkojnë direkt në buxhetin e shtetit për të mbuluar nevojat por flitet për të ardhurat shumë më të larta që nuk mund të menaxhohen nga buxheti i shtetit por nga fondi sovran siç ka ndodhur me naftën në Norvegji, Arabi Saudite, Azerbajxhan.” Ndonëse autori i këtyre radhëve nuk është në gjendje të kuptojë se çfarë konkretisht po thotë ministrja në këtë fjali, më duhet ta interpretoj me sugjerimin që qeveria pret 500 milionë euro të ardhura në vit për t’i futur në buxhetin e shtetit dhe “shumë më të larta” se sa kaq për t’i vënë në fond sovran. Pra, le të supozojmë se bëhet fjalë, përvec 500 milionëve për buxhetin e shtetit, edhe për 1 miliardë apo 2 miliardë të tjera për fondin sovran. Dhe duke lënë mënjanë faktin që në këtë rast, peshku nuk nuk është tamam në det, por në thellësinë e tokës, na duhet të themi se edhe 2 miliardë euro në vit nga zbulimi i naftës nuk është diçka që e bën Shqipërinë vend të zhvilluar, madje as nuk e afron me nivelin ekonomik të Bullgarisë apo Rumanisë, vendeve ne nivelin më të ulët ekonomik mes vendeve anëtare të BE-së.
Prodhimi i brendshëm bruto i Shqipërisë këtë vit pritet të arrijë në 2.19 trilionë lekë, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kjo është një shifër e barabartë me 19.9 miliardë euro, sipas kursit aktual të këmbimit. Nëse Shpiragu bën mrekullinë e paralajmëruar nga Rama dhe Balluku, të 2 miliardët që po supozojmë se do të vijnë, do ta shtojnë PBB-në e Shqipërisë me 10 për qind. Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë do të rritet në këtë mënyrë, nga 766 mijë lekë që pritet të jetë këtë vit, në 842 mijë lekë ose 7,660 euro. Ndërkohë, Bullgaria ka PBB për frymë në nivelin 14 mijë euro, Rumania 17 mijë apo Hungaria, 18 mijë. Të 2 miliardët të ardhurat shtesë nga nafta, nuk do ta bëjnë Shqipërinë të pasur as sa Serbia, qytetarët e së cilës i gëzohen PBB-së për frymë në masën 10 mijë euro në vit. Me një fjalë, që Shqipëria të arrijë nivelin ekonomik të Serbisë, do t’i duhet të zbulojë tre apo katër shpiragë, ndërsa për të arritur nivelin e Rumanisë, do t’i duhet të zbulojë dhjetë apo pesëmbëdhjetë të tillë. Aq më pak nuk ka shans që mrekulli të tilla të na bëjnë të pasur si Bashkimi Evropian, PBB për frymë e së cilës është aktualisht 45 mijë euro në vit.
Nga ana tjetër, ndonëse Shpiragu nuk na mjafton për të arritur nivelin ekonomik të vendeve më të varfra të BE-së, ka një rrugë që, brenda pak dekadash, të na bëjë qytetarë evropianë, jo vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht.
Potenciali i rritjes ekonomike të Shqipërisë në terma realë vlerësohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në masën 4.5% në vit ndërsa në terma nominalë, në 7.5% në vit. Kjo do të thotë që, përmes mirëqeverisjes, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë të rritet, nga 19.9 miliardë euro që është aktualisht, në 21.4 miliardë euro në vitin e parë, në 23 miliardë në vitin e dytë, në 24.7 miliardë në vitin e tretë, e me radhë. Me pak fjalë, rritja ekonomike potenciale, e cila mund të realizohet, sipas vlerësimit të FMN-së, i jep shqiptarëve më shumë të ardhura shtesë çdo vit, nga sa mund të japë edhe ndonjë zbulim i madh nafte apo gazi.
Fondi Monetar Ndërkombëtar e vlerëson potencialin e rritjes ekonomike duke përdorur ushtrimet ekonomike më të specializuara të mundshme. Potenciali nënkupton prodhimin që mund të realizohet me eficiencë maksimale. Me pak fjalë, nëse ke qeverisjen e duhur, ekonomia shqiptare mund të rritet me këtë ritëm. Por në rast se ke qeverisje të keqe, atëhere rritja ekonomike është, ose më e ulët se kaq, ose më e lartë se kaq. Kur është më e ulët, do të thotë se keqqeverisja po ia merr frymën ekonomisë përmes korrupsionit, përmes pengesave burrokratike të panevojshme apo përmes politikave të gabuara. Kur rritja është më e lartë se sa potenciali, atëhere ka gjasë që ajo po ushqehet nga rritja spekulative e borxhit dhe sërish, është keq sepse pasohet nga krizë pas një periudhe të caktuar.
Shqipëria ka përjetuar në fakt keqqeverisje të të dyja formave. Në vitet 2006-2008, qeveria rriti borxhet dhe i bëri beton para se të binte në krizë ndërsa pas vitit 2013, qeveria, jo vetëm që ka rritur borxhet, por shpenzimet e saj kanë qenë aq inefikase sa prodhimi i brendshëm bruto është rritur tejet ngadalë. Sipas të dhënave të FMN-së, rritja ekonomike nominale e Shqipërisë mes viteve 2014 dhe 2023 ka qenë 5%. Kjo është 2.5 për qind më pak në vit. Por nëse marrim parasysh se rritja është progresive, atëhere duhet të themi se, nëse qeverisja do të kishte realizuar rritjen ekonomike potenciale, atëhere PBB e Shqipërisë do të ishte sot disa shpiragë më shumë se sa është.
Po jap një shembull të shkurtër se pse keqqeverisja apo korrupsioni i hapur janë çfarë pengojnë Shqipërinë të zbulojë shpiragë në mënyrën që i ka zbuluar bota e zhvilluar, pra përmes punës dhe mirëqeverisjes.
Një segment rrugor 42 kilometra i gjatë që lidh qytezën e Ersekës me atë të Leskovikut në Shqipërinë e jugut është aktualisht duke u asfaltuar. Projekti, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i prokuruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, [link], parashikon zgjerimin e rrugës aktuale me një metër për ta bërë me pesë metra gjerësi, sistemimin e ujërave sipërfaqësore përmes kanalit të drenazhimit përgjatë të gjithë gjatësisë së rrugës, rindërtimin e shtresave në rast se ato janë dëmtuar, asfaltimin dhe sinjalistikën, e gjitha për pak më shumë se 5 milionë euro. Me një kosto prej 125 mijë eurosh për kilometër, banorët e zonës dhe turistët që pëlqejnë peisazhet e mrekullueshme të asaj ane të Shqipërisë, do të mund të shijojnë udhëtim me shpejtësi normale.
Por historia ka një anë tjetër, anën e një segmenti rrugor që lidh Qafën e Qarrit me qytetin e Ersekës, të cilën e ka prokuruar qeveria shqiptare. Këtu, qeveria ka vendosur të ndërtojë një rrugë të re, me një kosto prej rreth 40 milioë eurosh. Nëse qeveria do të kishte ndjekur standardet e Bashkimit Evropian, rruga do të kishte kushtuar 5 milionë euro dhe qeverisë do t’i mbeteshin edhe 35 milionë të tjera për të ndërtuar apo rikonstruktuar edhe 300 kilometra të tjera rrugë të ngjashme, në një vend ku shumë fshatra vijojnë të jenë pa lidhje me rrugë të asfaltuara. Por problemi nuk mbaron këtu. Duke hedhur miliona euro në mënyrë të tillë joefikase, qeveria i heq shqiptarëve një copë nga rritja ekonomike potenciale, duke i lënë ata të varfër edhe nëse shansi u jep naftë në Shpirag./Reporter.al
Ndërtesa përfshihet nga flakët, mbi 70 të vdekur, mes tyre edhe fëmijëMë shumë se 70 persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit që përfshiu një ndërtesë pesëkatëshe në Johanesburg, qyteti më i madh i Afrikës Jugore.
Në mesin e viktimave janë identifikuar edhe fëmijë, ndërsa vijon operacioni i kërkim shpëtimit.
“Aktualisht janë 73 të vdekur. Ndërkohë 52 persona të plagosur janë dërguar në spitale për të marrë shërbimin mjekësor. Zjarri tashmë është shuar dhe vijon operacioni i kërkimit. Është ngjarje shumë e rëndë, numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë”, tha Robert Mulaudzi, zëdhënës i shërbimit emergjent.
Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërsa mendohet se në ndërtesën shumëkatëshe jetonin të paktën 200 persona kryesisht migrantë afrikanë dhe të pastrehë që ishin vendosur aty pa ndonjë marrëveshje kontrate formale.
Këto rrethana e kanë vështirësuar edhe më shumë kërkimin.
Uzurpimi i jashtëligjshëm i ndërtesave të papërdorura në qendër të qytetit është i madh dhe thuhet se shumë prej tyre janë nën kontrollin e grupeve kriminale, të cilët marrin qira nga banuesit.
Greqia insiston: Do të shfrytëzojmë çdo mundësi që Beleri të betohet. Përgjigjet XhaçkaAthina zyrtare reagoi sërish për çështjen “Beleri”, pas intervistës së dhnënë nga kryeministri Edi Rama për mediat greke.
Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis deklaroi se Greqia nuk do të heqë dorë nga kjo çështje, derisa Fredi Beleri të dalë nga burgu dhe të bëjë betimin si kryebashkiak i Himarës.
“Dua të theksoj se, pavarësisht nga çështja e vendimeve gjyqësore, pavarësisë së drejtësisë shqiptare, këtu shtrohet çështja e paraburgimit që e pengon atë të marrë detyrën. Kjo është një shkelje e qartë e prezumimit të pafajësisë, e shtetit të së drejtës, e të drejtave politike të tij dhe të qytetarëve të Himarës që e zgjodhën atë.
Dhe dua të theksoj se kjo çështje, veçanërisht betimi dhe marrja e detyrës nga z. Beleris, nuk ka të bëjë me funksionin gjyqësor në Shqipëri, por është thjesht një çështje vullneti politik, nga ana e qeverisë shqiptare. Dhe për këtë arsye, Greqia do të vazhdojë të shfrytëzojë çdo mundësi, në mënyrë që të mundësohet betimi i z. Beleri si kryetar bashkie dhe të shprehet në mënyrën më të mirë vullneti i banorëve të Himarës, ashtu siç erdhi përmes zgjedhjeve të saj bashkiake të 14 majit”, u shpreh ministri grek.
Në kundërpërgjigje, nga Tirana zyrtare reagoi ministrja Olta Xhaçka.
Ajo përsëriti se për Fredi Belerin, nuk mund të ndërhyjë qeveria shqiptare, por duhet lënë drejtësia të flasë.
“Nuk ka mundësi që miqtë & fqinjët tanë grek të jenë të vetmit që kanë të drejtë, kur këmbëngulin në një kërkesë të rrëzuar nga gjykatat shqiptare dhe të qartë për miqtë e partnerët e tjerë, të cilët thonë se kjo është një çështje e drejtësisë shqiptare!
Organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre dhe qeveria shqiptare ka folur qartë po ashtu: Çështja e betimit të kryebashkiakut të ndaluar nga drejtësia është një çështje e drejtësisë. Jo e qeverisë shqiptare. As e qeverisë greke.
Homologut tim grek për të cilin kam shumë respekt, i kam thënë se për këtë çështje nuk duhet të niset nga ligji grek por nga ligji shqiptar.
Dhe sipas ligjit shqiptar, s’ka vullnet politik që e nxjerr zotin Beleri nga burgu apo që fut noter në burg që ai të bëj betimin si kryebashkiak.
Me keqardhje po kjo është kështu dhe vetëm kështu”, u shpreh Olta Xhaçka.
E kemi parë gjithmonë me Sabianin, Keisi na prezanton me mamanë e saj (FOTO)Keisi Medini, vajza e Sabianit, është parë gjithmonë në publik nën shoqërinë e babait të saj, ndërsa portreti i nënës së saj nuk është aq familjar për ndjekësit e saj.
Së fundmi, Keisi ka vendosu të na prezantojë me mamanë e saj, përmes një postimi në “Instagram”.
Të dyja shfaqen krah njëra-tjetrës duke udhëtuar me makinë dhe duhet pranuar që e ëma e Keisit ngjan si “vajzë e re”.