Aplikacion
Me industrinë e bukurisë që përpiqet gjithnjë e më shumë të plotësojë nevojat e çdo lloji të lëkurës, duke lançuar produkte me formula inovative, zgjedhja e asaj që na përshtatet më shumë po bëhet më e vështirë.
Zgjedhja e rastësishme e produkteve pa lexuar etiketat e përbërësve nuk do të japë kurrë rezultatin perfekt që ju kërkoni.
Një rutinë kujdesi duhet të përfshijë përbërës që kanë veti të dobishme për llojin e lëkurës tuaj dhe nevojat e saj, ndërsa në të njëjtën kohë duhet të keni kujdes në aplikimin e tyre të kombinuar, pasi mund të kenë efekt të kundërt.
Cilat janë ato?
Vitamina C dhe Retinol
Të njohur për vetitë e tyre të dobishme, këta elementë veprojnë kundër lëkurës tuaj kur përdoren në kombinim. Vitamina C , e cila ka një pH më të ulët, është mirë ta përfshini në rutinën tuaj në mëngjes, me aplikimin e një serumi, pasi ofron një efekt antioksidant që lëkura juaj ka më shumë nevojë atëherë. Retinoli është ideal për natën, kur flini, pasi atëherë fillon funksioni riparues dhe shërues i lëkurës. Kombinimi i këtyre dy përbërësve ka të ngjarë të shkaktojë acarim sepse kanë një përbërje të koncentruar.
Retinol me AHA dhe BHA
Roli i retinolit është të stimulojë qarkullimin e qelizave dhe të prodhojë kolagjen të ri. Nga ana tjetër, acidet kanë një efekt eksfolues në sipërfaqen e lëkurës. Përdorimi i tyre i kombinuar mund të shkaktojë acarim dhe pamje të pahijshme, ndërkohë që mund të ulë edhe efektivitetin e dy elementëve.
Vitamina C me AHA dhe BHA
Siç u përmend më lart, produktet që kanë vitaminë C kanë një pH më të ulët, i cili është në kontrast me përbërës si acidi glikolik ose salicilik, të cilët kanë një pH më të lartë. Kombinimi i tyre zvogëlon fuqinë e vitaminës C.
Një vit më parë, politikanë evropianë ishin në gjendje paniku, duke parë çmimet e gazit me shumicë të thyenin të gjitha rekordet e kohërave.
Numrat dukej se ishin në kontrollin e një force të papërmbajtshme: Gushti 2022 filloi me çmimin 145 euro për megavat/orë për gazin që tregtohej në “Title Transfer Facility” (platforma e shit-blerjes”. Ky ishte një nivel alarmant.
Dy javë më vonë u arrit niveli i 200 euro për megavat/orë, ndërsa në 26 gusht ndodhi e paimagjinueshmja: u kap çmimi 300 euro për megavat/orë.
Befas, perspektiva e qytetarëve evropianë, që ndër dekada kishin jetuar me prosperitet, e që tani do t’i nënshtroheshin racionimit dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike, u kthye nga e pamenduar në e besueshme.
“Çmimi i gazit ka kapur një rekord të ri. Sa larg mund të shkojë?”, lexohej në titullin e një artikulli kryesor europian të publikuar atë javë.
Titulli, ndonëse dramatik, përmblidhte atmosferën e pasigurisë dhe ankthit, që karakterizonte kohët më të këqija të krizës së energjisë, një fenomen i padëgjuar, i nisur që nga pandemia e Covid 19 dhe e përkeqësuar më tej pas vendimit të Vladimir Putin për të nisur një luftë në Ukrainë.
Në atë kohë, askush nuk mund t’i përgjigjej me bindje pyetjes “Sa larg do shkojnë çmimet?”
Por sot, një vit më vonë, ne mund ta japim një përgjigje: Pasi kapi rekordin e 300 euro plr megavat/orë, çmimi i gazit në Europë iu rikthye trajektores rënëse dhe regjistroi sërish shifra dyshifrore.
Të premten e shkuar, çmimi zbriti në 35 euro për megavat/orë, 88% më pak sesa në gushtin e vitit 2022.
Kjo e sjell kontinentin më pranë çmimeve me të cilat ishte mësuar deri para pandemisë, të cilat luhateshin mes 15 dhe 25 euro për megavat/orë.
Ky ndryshim drastik paraqet një nga sfidat më të mëdha të Evropës, që kur Kremlini mori vendimin të futej nl territorin ukrainas, duke transformuar strukturën e tregjeve të gazit dhe energjisë elektrike.
Edhe pse ligjbërësit në Bruksel kanë nxituar të përgëzojnë veten e tyre për fitoren gjeo-ekonomike, çelësi i suksesit në fakt është njl dimër më i butë, që kërkon më pak energji plr ngrohje./
Dy makina u përfshinë në një aksident mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Tushemisht-Pogradec, duke lënë të plagosur tre persona.
Sipas të dhënave paraprake, dy mjetet janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën prej mungesës së ndriçimit në rrugë, por dyshohet edhe se një prej shoferëve po lëvizte me shpejtësi të lartë.
Tre rë plagosurit janl dërguar në spital, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të mbledhur prova që zbardhin dinamikën e aksidentit.
Maqedonia e Veriut: Pafundësisht kandidate në BEMaqedonia e Veriut e ka të vështirë në dhe me Europën. Fillimisht bisedimet për antarësimin në BE u penguan nga grindja me vendin fqinjë Greqinë. Pas mëse dy dekadash grindjes iu dha fund pasi Shkupi pranoi ndryshimin e emërtimit të vendit. Kjo i hapi rrugën antarësimit në NATO, që u nënshkrua në vitin 2020. Por tani prej kohësh është Bullgaria që po kundërshton afrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Bullgaria do që Maqedonia e Veriut ta interpretojë në frymën e Sofjes historinë. Po ashtu Bullgaria pretendon, se gjuha maqedonase nuk është e mëvetsishme, por një dialekt i bullgarishtes perëndimore.
Sofja kërkon gjithashtu, që për pakicën bullgare prej 3.000 pjesëtarësh Maqedonia e Veriut të ndryshojë kushtetutën për ta konsideruar këtë pakicë si “komb shtetformues”, por njëkohësisht nuk pranon ekzistencën e një pakicë maqedonase në Bullgari. Edhe Serbia nuk ka qëndrim të mirë ndaj Maqedonisë së Veriut, sepse ajo e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Pavarësisht fjalimeve inkurajuese dhe premtimeve diplomatike të politikanëve perëndimorë: Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet si një top loje në në politikën ndërkombëtare dhe është vendi kandidat për në BE me kohëzgjatjen më të madhe si asnjë vend tjetër. Konferenca e ashtuquajtur e antarësimit në korrik 2022 shënon fillimin e bisedimeve, por bisedime të mirëfillta antarësimi për hapjen e kapitujve deri tani nuk ka pasur, për shkak të bllokadës bullgare.
Ndryshim Kushtetute
Parlamenti në Shkup në gusht 2023 për ditë të tëra debatoi mbi kërkesën e Bullgarisë, që kërkon përfshirjen në kushtetutë të minoritetit bullgar. Meqënëse opozita e kundërshton këtë, nuk ka mundur të arrihet deri tani shumica e nevojshme e dy të tretave. Opozita pretendon, se nuk synohet kushtetuta, por rishkrimi i librave shkollorë si dhe vihet në pikëpyetje gjuha amtare, kombi, identiteti dhe historia e Maqedonisë së Veriut. Bullgaria do që ta dominojë në fund Maqedoninë e Veriut. Vendimi i parlamentarëve për ndryshimet kushtetuese për këtë arsye është shtyrë.
Kryetari i opozitës dhe kryetar i partisë nacional-konservatore VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, bën ndërkohë edhe një hap më tej: “Nuk mund të ketë ndryshim të diktuar të kushtetutës”,tha ai të hënën (28.08.2023) për gazetën e Beogradit „Politika” – dhe: “Tani do të jenë zgjedhjet opcioni i vetëm.” Zgjedhësit duhet të vendosin për ndryshimet kushtetuese. Përkundër kësaj deklarate të tij, Portali me popullaritet A1 tërheq vëmendjen, se qeveria mund ta shtyjë teorikisht votimin deri në verën 2024 kur përfundon mandati i rregullt një miratimi në parlament me ndihmën e rregullores së punës parlamentare. Me gjasë qeveria shpreson, se deri atëherë do t’i bëjë për vete tetë deputetët që mungojnë në arritjen e kuorumit duke i shkëputur ata nga radhët e opozitës . Por se çfarë mund t’u premtohet në këmbim këtyre depuetëtve, kjo mbetet e paqartë.
Eksod
Gjendja e luhatur në politikën e brendshme po bllokon në fakt edhe reformat e rëndësishme dhe po e zhgënjen e deprimon popullsinë. Gazeta Vecer përpara pak ditësh kujton, se një ndryshim i kushtetutës në favor për pakicës bullgare nuk është tema më e rëndësishme: “Interesi i parë kombëtar në vend ka të bëjë me një ekonomi të fuqishme, me më pak korrupsion, një kujdes të mirë shëndetësor, me arsim dhe një shtet të fortë ligjor.
“Por në vend të që t’u përkushtohen këtyre temave qeveria dhe opozita sulmojnë reciprokisht njera-tjetrën, se kanë shkatërruar vendin me korrupsion, censurë mediatike dhe kontroll ndaj drejtësisë.
Në përgjithësi në popull në Maqedoninë e Veriut është përhapur ndjenja e stanjacionit total dhe mungesës së perspektivës në vend. Nga politikanët vendas shumica flasin vetëm me nënçmim. Pothuajse askush nuk shpreh ndonjë mendim të mirë për BE dhe as nuk presin ndonjë gjë pozitive nga Brukseli. Kush mundet gjen ndonjë punë jashtë vendit. Eksodi është masiv në Maqedoninë e Veriut, popullsia 1,8 milionëshe është tkurrur vitet e fundit me 10 përqind.
Nuk ka zgjidhje të afërt
Përse një spektër i gjerë politik në Bullgari është unik në qëndrimin ndaj vendit të vogël fqinj, Maqeodnisë së Veriut? Me sa duket kjo ka të bëjë me politikën e brishtë të brendshme. Vitet e kalauara në Bullgari ka pasur pesë zgjedhje parlamentare. Pas zgjedhjeve të fundit në prill 2023 koalicioni aktual qeverisës sërish u vendos mes partnerësh që nuk përputhen: GERB-i konservator (Qytetarët për zhvillimin europian të Bullgarisë) partia kjo e ish-kryeministrit Bojko Borissov, i cili bëhet përgjegjës për një sërë aferash korrupsioni dhe aleanca liberale e reformave dhe antikorrupsionit “Ne vazhdojmë kthesën” (PP).
Vetëm ndarja e pushtetit mes dy partive në kontrast mes tyre mundësoi krijimin e qeverisë. Fillimisht njëra palë nxorri kryeministrin, e pastaj pasoi një kryeministre nga ana tjetër. Në një sfond të tillë me kaq shumë politikë të brishtë, shumica e politikanëve shfrytëzojnë gjendjen për të ngritur një çështje të përbashkët kombëtare në formën e Maqedonisë së Veriut. Një rast precedent ka pasur: Kur ish-kryeministri Kiril Petkov i partisë PP përpara një viti e gjysmë donte të afrohej me Maqedoninë e Veriut duke i hapur rrugë, por e frenuan partitë e tjera dhe presidenti Rumen Radev.
Maqedonia e Veriut
Ndërsa shumica e juristëve dhe historianëve të huaj janë në anën e Maqedonisë së Veriut, BE-ja do të imponojë që kushtetuta të ndryshojë në frymën e Bullgarisë. I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar gjatë vizitës në Shkup bëri të qartë, se Bullgaria nuk do të ngrejë pretendime të tjera përpos ndryshimit të kushtetutës. Sipas tij, për këtë e ka siguruar ministrja e jashtme bullgare dhe kryeministrja e ardhëshme Marija Gabriel.
Megjithatë nuk duket se bllokada mund të kapërcehet shpejt. Edhe nëse Maqedonia e Veriut do të mund të zgjidhte gríndjet në politikën e brendshme, është e paqartë, nëse Bullgaria do të heqë dorë nga qëndrimi i saj. Kjo do të zhyste në një krizë edhe më të thellë jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por do të ulte besimin edhe ndaj rajonit. Pasoja mund të jetë një tension i ri i rrezikshëm në këtë rajon të Europës./ DW
VIDEO/ “Jam lakuriq moj zemër” – Çfarë ndodhi mes Luizit dhe fanses?Fituesi i “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli ka refuzuar një fanse që i kërkoi të bëjë një foto me të gjatë ditës së sotme kur ishte në Velipojë.
Arsyeja?
Luizi ishte i zhveshur në pjesën e sipërme të trupit dhe shprehet se fotoja mund të keqkuptohet.
“Jam lakuriq moj zemër, jam lakuriq. Do thonë pastaj kam fjet me të a, po ta tregoj, do thonë ke fjet me të…”, është shprehur Luizi.
Ndërsa fansja duket se është prekur pasi ne video dëgjohet të thotë: “Avash more”.
Berisha: Kjo javë i hoqi çdo maskë Ramës, në Bled u përçmuaIsh-kryeministri Sali Berisha komentoi në rrjetet sociale deklaratat politike të kryeministrit Edi Rama të kësaj jave.
Sipas Berishës, ditët që kaluan treguan qartë që Rama nuk respektohet më nga askush.
Berisha tha se kjo u vu re qartazi qoftë kur nuk u ftua nga kryeministri grek Mitsotakis, qoftë nga sjellja në Forumin e Bledit në Slloveni.
Reagimi i plotë i Berishës:
Në Athinë nuk ftohet, në Bled përçmohet!
Të dashur miq, kjo ishte një javë që hoqi çdo maskë dhe tregoi se cili është Edi Rama i vërtetë.
Pak ditë më parë në takimin e rëndësishëm rajonal të organizuar në 20 vjetorin e Deklaratës së Selanikut, ku morën pjesë liderët e BE-së dhe ata rajonal, kryeministri Micotaqis nuk e ftoi Edi Ramën për shkak të qëndrimit despotik ndaj shtetit ligjor dhe shkelmimit të vlerave eurpiane në farsën elektorale të 14 maj 2023. Lajkatarët dhe mediat e tij u përpoqën t’i veshin ngjyra nacionaliste qëndrimit të Edi Ramës, mos lejimin nga ana e tij në kundërshtim me ligjin dhe precedentin të Fredi Belerit, fitues në Bashkinë e Himarës të bëj betimin. Lëpirësit e paguar të Ramës harruan se fshehja e interesave mafioze pas atyre nacionaliste u rikjuton njerëzve shprejen e Niçes se “Nacionalizmi është strofulla e fundi i horrave.”
Por pas Athinës, në Forumin e Bledit i plagosur rëndë Edi Rama neveriti dhe i ngjalli krupën audiencës kur deklaroi : “Kur Dritani (Abazoviç) po fliste, po e shikoja dhe po thoja me vete “kush” duhet të sulmojë “kë” në këtë panel për të marrë anëtarësimin më shpejt me Ukrainën. Dhe Bullgaria mund të sulmojë fare mirë Maqedoninë e Veriut, Kroacia mund të sulmojë fare mirë Serbinë, Serbia – Kosovën, Bosnja veten, pa asnjë problem. Ne nëse pyesnim grekët që të na bëjnë nderin dhe ata do na sulmojnë neve me shumë kënaqësi. Mali i Zi mund të luajë, të shullëhet në diell kështu që ne mund të jemi të gjithë gati për t’ju bashkuar trenit me Ukrainën”.
Me këtë deklaratë Edi Rama ngjalli krupën të pranishmëve në sallë dhe neveri tek të gjithë ata që e dëgjuan. Ai i lejoi vetes t’i drejtohet BE-së me gjuhën e një njeriu të pacipë, por në fakt edhe të tregojë mosrespekt e fyej si ordiner qindra mijëra martirë të kombit ukrainas që me gjakun, guximin, jetën e tyre në mbrojtje të lirisë sovranitetit të Ukrainës dhe mbarë vendeve të lira të Europës nga agresioni barbar rus firmosën për statusin e Ukrainës të vendit kandiat për BE.
Ky krahasim fyes e vulgar i Edi Ramës me të cilin më së paku barazoi agresorin me viktimën, është dëshmi e shpërthimit të përroit të tij psiqik pro-rus.
Nuk duhet harruar se Edi Rama, argati i Vuçiçit deri dy muaj më parë ishte mbrojtësi me fanatik i Ballkanit të Hapur sebo-rus. Ai është i vetmi në rajon dhe Europë që ka mbrojtur haptas mosrespektimin nga Serbia të sanksioneve të BE dhe NATO-s ndaj Rusisë, po kështu ai refuzoi për më shumë se një vit kërkesën direkte të presidentit Zelenski për mos pranimin e turistëve rus në Shqipëri, të cilet pasi vrisnin në Ukrainë femijë, burra, gra të pafajshëm vinin dhe bronzoheshin e dëfreheshin në plazhet tona për të vazhduar të shplodhur barbarinë e tyre ndaj kombit të lirë ukrainas. Si përfundim miq, kjo javë mund të quhet java e zezë e Edi Ramës.
Dalin fotot, ceremonia mortore e Prigozhin në fshehtësi të plotëYevgeny Prigozhin u përcoll ditën e sotme në banesën e fundit, me një ceremoni private në Shën Petërsburg.
Varrimi i kreut rus të organizatës mercenare Wagner u mbajt në fshehtësi të plotë, në një rreth të mbyllur, në një varrezë në periferi, pranë babait të tij.
Ndërkohë, mediat kanë publikuar dhe pamjet e para, teksa pranë varrit nuk mund të dallohen njerëz.
“Kreu i PMC Wagner u varros si një qen endacak dhe pa nderime ushtarake në një varrezë pa emër pranë babait të tij”, komentojnë ukrainasit.
Zyra e shtypit e Prigozhin më herët njoftoi shkurtimisht se lamtumira e tij “u mbajt në një rreth të mbyllur” dhe se “ata që dëshirojnë t’i thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat e Porokhovsky”.
Në një tjetër lajm raportohet se “Putin dhe ‘vëllai i tij i dashur’ Kadyrov nuk erdhën për t’i thënë lamtumirën kreut të Wagner”.
Një 35-vjeçar shqiptar me origjinë nga Fieri, ende i paidentifikuar, u qëllua me armë në Greqi, në lagjen e Menidit në Athinë.
Sipas mediave greke, shqiptari u konfliktua me një shtetas grek, i cili e qëlloi me një plumb në kokë.
Konflikti që u bë shkak për ngjarjen, sipas policisë, nisi të shtunën në një festë me muzikë ku shqiptari është konfliktuar me dy persona të tjerë, mes të cilëve edhe persono që e qëlloi dy ditë më vonë.
Ngjarja e rëndë u shënua dy ditë pas festës, kur shqiptari shkoi me një armë në vendin e konfliktit duke hapur zjarr ndaj 35-vjeçarit grek të cilin e plagosi në këmbë, raportojnë mediat greke.
Autori tentoi të largohet, por më pas u përplas me një person tjetër dhe i ra pistoleta në tokë. Në këtë moment shtetasi grek ka marrë armën dhe ka qëlluar ndaj shqiptarit duke e goditur në kokë duke e lënë të plagosur rëndë.
Sipas mediave greke 35-vjeçari shqiptar ka kryer dënime për vepra të rënda penale dhe ishte liruar nga burgu së fundi.
Deklaratat e KE-së dhe Michelin, Rama: Më mirë në autobusin e BE-së se sa në avionin e PutinKryeministri Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e zëdhënëses së KE, e cila, duke folur për zgjerimin e BE, theksoi se Komisioni nuk është i përqendruar tek afatet kohore, por tek ndihma e ofruar për vendet kandidate për të përparuar në procesin e zgjerimit.
Me anë të një postimi në Twitter, Rama tha se, “në statusin aktual të punëve të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurtë se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë larg.”
Rama tha gjithashtu se “është e sigurt që autobuzi i BE-së nuk do të përplaset kurrë.”
Sot, Komisioni Europian kundërshtoi objektivin e Charles Michel për zgjerimin e Bashkimit Europian deri në vitin 2030.
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Dana Spinant, tha se Michel nuk ishte konsultuar me Presidenten e KE Ursula Von Der Leyen për përmbajtjen e fjalimit të tij që kishte të bënte me zgjerimin e BE-së.
“Ne nuk jemi të fokusuar tek data, por të fokusuar në punën e ngushtë me vendet kandidate që përgatiten për t’ju bashkuar BE-së”, tha zëdhënësja e KE.
Spinant këmbënguli se zgjerimi i BE është një proces i bazuar në merita dhe se vendet kandidate do të lejohen të anëtarësohen pasi të kenë përmbushur kërkesat e BE.
Ish-banori i BBV: Luizi bën lekë, Kiara i numëron…Gazetari i njohur Bledi Mane ishte ndër konkurentët më të komentuar të “Big Brother Vip”.
Prej disa ditësh ai ka nisur pushimet në Afrikë, ndërsa nuk i ka lënë pas dore as fansat e tij të “zjarrtë” me të cilët shpesh herë ka zhvilluar biseda virtuale.
Mes shumë pytjeve në bisedën e zhvilluar së fundmi një ndër fansat e ka pyetur atë se çfarë u bë me Luizin dhe Kiarën, ndërsa ai ‘thumboi’ hapur çifit me përgjigjen e tij.
“Luizi bën lekë, Kiara numëron lekët e Luizit”– ka shkruar Bledi.