Aplikacion
Në një studim britanik me 11,508 burra dhe gra të moshës 16-74 vjeç, studiuesit zbuluan se 15% e burrave dhe 34.2% e grave raportuan se kishin interes të kufizuar për seksin.
Hulumtimi është publikuar në BMJ Open.
Burrat kishin më shumë gjasa të shfaqnin interes më të ulët seksual për shkak të moshës, mosfunksionimit erektil dhe problemeve të përgjithshme të shëndetit fizik dhe mendor. Në të njëjtën kohë, hulumtimi zbuloi se mungesa e komunikimit për seksin ose probleme të tjera në marrëdhënie mund të jenë gjithashtu faktorë në mungesën e interesit seksual.
Nga ana tjetër, mungesa e interesit të grave për seksin lidhet shpesh me problemet e marrëdhënieve, shëndetin e dobët fizik, depresionin, apo edhe të pasurit fëmijë të vegjël, ky nuk ishte një faktor për meshkujt.
Studimi zbuloi gjithashtu se qëndrimet dhe përvojat e kaluara mund të luajnë një rol në ndikimin e dëshirës seksuale. Për shembull, gratë që u rritën me një pikëpamje negative për seksin ose përjetuan një përvojë të parë seksuale të dhimbshme, madje edhe traumatike, si abuzimi seksual ose presioni për të bërë seks konsensual, kishin më shumë gjasa të kishin reduktuar interesin seksual më vonë në jetë. Nga ana tjetër për meshkujt, një përvojë e parë seksuale më pak se ideale nuk ishte një faktor në epshin e ulët.
Në të dyja gjinitë, megjithatë, konsiderohet se plakja luan një rol në uljen e interesit seksual. Ata që ishin dakord me deklaratën “Njerëzit duan më pak seks ndërsa rriten”, kishin më shumë gjasa të raportonin interes më të ulët për seksin.
Paralajmërimi i shkencëtarëve: I nxheti, zjarret dhe përmbytjet ishin vetëm maja e ajsbergutValët e të nxehtit, zjarret dhe përmbytjet këtë vit ishin vetëm maja e ajsbergut.
Ky ishte paralajmërimi i dhënë nga shkencëtarët, të cilët shprehen se fenomene më të këqija do të ndodhin në vijim.
Media e huaj “The Guardian” kërkoi vlerësimet e ekspertëve të më shumë se 40 shkencëtarëve nga e gjithë bota. Ata thanë se rritja e temperaturave globale ishte plotësisht në përputhje me paralajmërimet e dekadave dhe u rrit këtë vit nga rikthimi i “El Ninos”.
Por njerëzit dhe vendet ishin më të prekshme ndaj ngjarjeve ekstreme të motit sesa pritej dhe po vuanin efekte që nuk ishin përjetuar më parë pasi u thyen rekordet e klimës.
“Korriku ishte muaji më i nxehtë në historinë njerëzore dhe njerëzit në mbarë botën po vuajnë pasojat. Kjo do të bëhet vera mesatare në 10 vjet, nëse bota nuk bashkëpunon dhe nuk e vendos aksionin e klimës në krye të agjendës”, tha Prof Piers Forster në Universitetin e Leeds.
Për të diskutuar rreth çështjeve të klimës, OKB do të mblidhet në një samit në 20 shtator.
“Pothuajse të gjithë treguesit tanë për klimën po tregojnë drejtimin e gabuar”, tha Amina Mohammed, zëvendëssekretarja e përgjithshme e OKB-së. “
Organizata Botërore Meteorologjike ka paralajmëruar se pesë vitet e ardhshme ka të ngjarë të jenë më të nxehtat e regjistruara, duke goditur më së shumti komunitetet e cenueshme.
Detaje për vdekjen e Prigozhin: Ishte vendosur bombë në kondicionerin e avionitPas vdekjes në aksidentin me avion të kreut të Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, kanë nisur hamendësimet rreth mënyrës së si ndodhi ngjarja.
Sipas mediave të huaja, hetimet kanë nisur të nxjerrin në dritë një pistë, e cila rrotullohet rreth sistemit të kondicionimit të avionit me të cilin udhëtonte Prigozhin.
Siç raportohet nga Moskovsky Komsomolets, kondicioneri dyshohet se u prish më 18 korrik, një ngjarje e papritur që do të kërkonte ndërtimin e një sistemi të ri shkruan Corriere della Sera, përveç ndalimit të avionit në aeroportin Sheremtyevo, në Moskë.
Operacioni do të kishte përfunduar më 20 gusht, një periudhë e konsiderueshme kohore, e cila mund t’u kishte dhënë sulmuesve mundësinë për të vendosur bombën në avion.
Sipas gazetës ruse, tre persona kishin akses në Embraer gjatë riparimeve, dy inxhinierë, Sergey Kitrish dhe Alexey Anshukov, dhe drejtori teknik Minchenkov.
Instalimi i turbocooler në kondicionerin e avioni filloi në mëngjesin e 19 gushtit dhe përfundoi në mbrëmjen e 20 gushtit, ndërsa incidenti me pasojë vdekjen e Prigozhin ndodhi më 23 gusht.
Elton John rrëzohet në vilë, merr mjekim në spitalElton John raportohet të jetë shtruar në spital pasi është rrëzuar teksa gjendej në vilën e tij në Nicë. 76-vjeçari është dërguar në departamentin e ortopedisë, në spitalin qëndror të Monakos, ku raportohet se ka marrë ndihmën mjekësore për disa dëmtime të vogla.
Një zëdhënës për Elton ka deklaruar se këngëtari ka dalë nga spitali mëngjesin e ditës së hënë dhe tashmë gjendet në shtëpi, duke gëzuar shëndet të plotë.
Elton po kalon pushimet verore në Francë së bashku me bashkëshortin e tij, David Furnish, dhe dy djemtë e tyre, pasi përfundoi turneun e tij muzikor “Farewell Yellow Brick Road”, i cili ishte i fundit për karrierën e tij.
Në muajin korrik, Elton dha koncertin e fundit të turneut të tij në Suedi, pas më shumë se 50 vitesh në skenë, ku u shpreh: “Kam patur një karrierë të mrekullueshme. 52 vite dashuri të pastër për të luajtur muzikë. Sa me fat jam që luaj muzikë? Por unë nuk do të isha këtu sonte nëse nuk do të kisha mbështetjen tuaj. Ju keni blerë këngët, albumet, CD dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, ju keni blerë biletat për kocertet e mia dhe ju e dini sa shumë e dashuroj të këndoj “live”. Nuk do t’ju harroj kurrë. Jeni në mendjen time, në zemrën dhe në shpirtin tim. Faleminderit shumë”.
Macron: Kosova dhe Serbia mund të përballen me pasoja nëse nuk sillen me përgjegjësiPresidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi të hënën Kosovën dhe Serbinë se do të përballen me pasoja nëse nuk veprojnë me përgjegjësi kundruall situatës në veri të Kosovës. Gjatë një fjalimi në konferencën vjetore të ambasadorëve francezë në Paris, presidenti Macron theksoi se Franca dhe Gjermania kanë ofruar një propozim për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar planit për të cilin palët u pajtuan më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër.
“Presim një ri angazhim të qartë nga të dyja palë”, tha presidenti Macron duke u bërë thirrje atyre të punojnë për organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës, që serbët të kthehen në institucionet e vendit dhe situata të shtensionohet.
“Franca dhe Gjermania i kanë bërë zotimet e tyre për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dyja palët nuk sillen me përgjegjësi”, tha presidenti Macron, duke theksuar se duhet qasje e kujdesshme posaçërisht kur qëndrueshmëria e Ballkanit Perëndimor është në rrezik.
Bashkimi Evropian vendosi në qershor masa ndëshkuese ndaj Kosovës, për shkak të siç thuhet, dështimit të qeverisë që të marrë hapa për uljen e tensioneve në komunat veriore të vendit, të banuara me shumicë serbe.
Tensionet shpërthyen pasi grupe qytetarësh serbë u hodhën në protesta kundër vendosjen në zyra komunale të kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, që u bojkotuan nga partitë politike serbe.
Qeveria e Kosovës është pajtuar për hapat e uljes së tensioneve, duke përgjysmuar praninë e njësive të policisë në ndërtesat komunale në veri dhe duke bërë veprime për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
Por Bashkimi Evropian ka thënë se veprimet e qeverisë “janë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të tjerë” për të zbutur krizën në veri dhe zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur.
Përmendja e çështjes së vizave nga presidenti Macron, nga vëzhguesit në Kosovë u pa si një paralajmërim për thellim masash ndëshkuese për shkak të situatës në veri.
Në muajin prill Bashkimi Evropian vendosi që qytetaret e Kosovës të përfshihen në regjimin e udhëtimit pa viza nga 1 janari i vitit 2024. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është përfshirë në këtë regjim dhe e fundit në proceset integruese evropiane.
Presidenti francez tha të hënën se Bashkimi Evropian është në rrugën e zgjerimit, veçanërisht me rajonin e Ballkanit Perëndimor, por blloku duhet të reformohet nëse dëshiron të integrojë vende të reja./Zëri i Amerikës
Kush është fansi që i dha flamurin serb Rita Orës? (EMRI+FOTO)Këngëtarja Rita Ora u përball me një “lumë” komentesh pas performancës së saj me flamurin serb në Hungari.
Flamuri iu dha artistes nga një fans, teksa ajo ishte në skenëdhe këngëtarja shqiptare e mbajti për disa minuta rreth krahëve.
Mediat serbe kanë identifikuar tashmë dhe fansin, që ishte autor i dhënies së flamurit.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin serb Sabo Gaga Borivoj, i cili jeton në Budapest.
Pas situatës së krijuar, vetë Rita Ora pohoi se flamuri iu dha nga një fans dhe se nuk e kishte vënë re cilit shtet i përkiste.
FOTO/ Irina Shayk “çmend” rrjetin, del nudo mbi shkëmbinjModelja Irina Shayk ka provokuar jo pak me fotot e fundit të postuara në rrjetet sociale.
Duke pozuar mes shkëmbinjsh, ajo shfaqet nudo në pjesën e sipërme të trupit.
Modelja mbulohet me duar, ndërsa në pjesën e poshtme është e veshur me bikini dhe me një triko të lidhur rreth belit dhe atlete.
Ylli shihet në poza të ndryshme, qoftë në këmbë apo e shtrirë mbi shkëmbinj.
“Verë me gurë”, shkruan Irina në postim.
Në Forumin e Bledit që po mbahet në Slloveni, dolën në pah marrëdhëniet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë.
Fillimisht, kryeministri Albin Kurti pranoi se për të ulur tensionet dy vendet duhet të bien dakord sa më parë për zgjedhje të parakohshme në komunat me shumicë serbe.
“Bie dakord, na duhet një ulje përshkallëzimi dhe ulja e tensioneve dhe ka 2 muaj që s’ka tensione as protesta. Me zor pres të kem zgjedhjet e parakohshme në bashkitë e veriut dhe besoj që të kemi fushatë të ndershme për zgjedhje të lira dhe demokratike. Duhet bërë shumë për pjesën e ekonomisë, në 6 muajt e parë të këtij viti, te ardhurat e buxhetit janë rritur, kjo tregon besueshmërinë ndaj organeve shtetërore”, tha Kurti.
Por kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç pasoi fjalën e Kurtit me një deklaratë provokuese, duke u shprehur se Kosova nuk do të anëtarësohet dot në Bashkimin Evropian sepse ka ende vende nuk e njohin si shtet të pavarur.
“Së pari më duhet të them që për mua është një vend, nuk janë dy vende. Kosova e ashtuquajtura Republikë nuk njihet nga ana ndërkombëtare, nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara, nuk do të jetë as pjesë e BE-së për aq kohë sa nuk njihet nga 5 vende. Normalizimi filloi me Marrëveshjen e Brukselit në prill të vitit 2013, pra dhjetë vjetë më parë, që ishte marrëveshja e parë mes Beogradit e Prishtinës, dhe që u nënshkrua edhe nga Bashkimi Evropian, nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së. E vetmja gjë që është dashur të bëjë Prishtina ka qenë themelimi i AKS-së. Gati 11 vjet më vonë, kemi çdo gjë vetëm Asociacionin jo. E z. Kurti thotë se Marreveshja e Brukselit nuk ekziston më. Është marrëveshja e parë e normalizimit, që duhet zbatuar. BE-ja është garantuese për zbatimin e plotë. Po e presim Asociacionin. Ne jetojmë për paqe e stabilitet. Është në interesin tonë të mbajmë paqen e stabilitetin në rajon”, tha Brnabiç.
Basha porosit këshilltarët bashkiakë të PD: Mos bini në kurthin e numraveNë një takim që pati me këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike që garuan më 14 maj, Lulzim Basha la si porosi për ta është se nuk duhet të bien në kurthin e numrave.
Sipas tij, puna e tyre duhet të jetë vetëm në interes të qytetarëve, ndërsa ata që përqendrohen te numrat, Basha i konsideroi zombi.
“Është gabimi më i madh të biem në kurthin e numrave. Nëse ka një mërzi deri në mllef apo urrejtje për klasën politike sot, është se diskutimi është mbyllur në një dhomë dhjetëra herë më të vogël se kjo ku flitet për para dhe interesa të ngushta mes pak njerëzve në kurriz të gjithë shqiptarëve.
Duhet të heqim filtrat e hipokrizisë që edhe numrat e mëdhenj nuk i shërbejnë gjithnjë qëllimeve të mëdha. Numrat e mëdhenj nuk i shërbejnë gjithnjë interesit të qytetarëve.
Ata që i thonë vetes shumë enden si zombi pa arritur të kuptojnë se domethënia e tyre për njerëzit e thjeshtë është zero. Numrat me të cilat rrahin gjoksin për qytetarët janë arsye më shumë për t’i kthyer shpinën kësaj kaste politike. Nuk bëhet fjalë për numra kur bëhet fjalë për llogaridhënie. Kjo nuk është çështje numrash, është çështje morali. Është çështje integriteti”, u shpreh Basha.
Shkarkohet drejtori i kompanisë ONE Albania. Kush e zëvendësonPas problemeve të shumta me shërbimin, që kulmuan veçanërisht gjatë ditëve të fundit, grupi hungarez 4iG ka shkarkuar drejtorin Ekzekutiv të One Albania, Emil Georgakiev. Mësohet se ai do të zëvendësohet me drejtorin e kompanisë në Mal të Zi.
“Për të ofruar një strategji dhe një plan të bazuar në qasjen për të patur në qendër abonentin 4iG emëron Brano Djuroviç, drejtorin Komercial të One Mali i Zi si drejtor ekzekutiv të One Albania” thuhet në njoftimin e shkarkimit, sipas Oligarkia.al.
Emil Georgakiev qëndroi në krye të ONE Albania prej gati 4 vitesh. Ai udhëhoqi proceset e ribrandimit, por edhe bashkimit të kompanisë me Albtelecom. Por problemet me shërbimin e ofruar nga kompania për abonentët e saj, gjatë muajve të fundit duket se i kanë shtyrë pronarët hungarez të ndryshojnë ekipin drejtues të ONE.
“Ky është një moment i përsosur për të përmirësuar më tej pozicionin tregtar të ONE Albania. Pas bashkimit të madh dhe prezantimit të markës ONE, ne mund të kalojmë në një nivel tjetër më të lartë dhe kemi besim se shoqëria shqiptare dhe abonentët do të përfitojnë nga kjo” është shprehur drejtori ekzekutiv i grupit 4iG, Peter Fekete.
Muajt e fundit ONE Albania ka qenë në qendër të një stuhie denoncimesh publike për shkak të problemeve të shpeshta me shërbimin celular dhe atë të internetit. Këto denoncime kulmuan ditët e fundit, kur kompania ndërpreu shërbimin për mijëra abonentë në të gjithë vendin.
Ndërkohë ONE është denoncuar edhe nga figura politike si deputeti socialist Erjon Brace apo deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi për arrogancë dhe abuzim financiar ndaj abonentëve.