Aplikacion
Ballkani mposhti me përmbysje 4-1 BATE Borisov në Prishtinë dhe hedh një hap të madh drejt kualifikimit për në fazën e grupeve të Conference League.
Pas fitores sensacionale trajneri Ilir Daja në “Supersport”, dha përshtypjet për lojën e zhvilluar dhe në fund nuk i kurseu thumbimet për specialistët e studiove televizive.
Fitorja – “Kjo fitore i shkon Lindon Emërllahut, sepse dje është rikuperuar dhe i urojmë rikthim sa më të shpejtë. Kjo fitore shkon për tifozët e Suharekës, tifozët kosovarë. Kjo fitore shkon për këta djemë që nuk dorëzohen kurrë”.
Paraqitja – “Kemi dominuar kundërshtarin, me raste, me lojë, me gola. Kemi humbur raste, por kemi shënuar. Rezultati 4-1 në ndeshjen e parë ndaj një kundërshtari me goxha eksperiencë, sigurisht se është fitore bindëse për ekipin”.
Ngacmimet për një humbje në Europë – “Sukseset e Ballkanit janë sukseset e Kosovës. Kemi shtatë ndeshje, gjashtë fitore, një humbje. Unë nuk merrem, por le të merren specialistët me një humbje se nuk po i zë gjumi në darkë”, tha Ilir Daja, trajneri kampion në Kosovës. /zoom.al/
VIDEO/ I kërkuan këngën e Berishës ta këndonte në Shkodër, befason Breçani:Nuk më lejojnë ta këndojFarmira Breçani është një nga këngëtaret më të kërkuara për koncerte apo evenimente të ndryshme.
Koncertet që ajo është e ftuar, janë shumë të frekuentuara nga fansat e saj.
Një ndër këngët që i kërkohet në të gjitha evenimentet ku merr pjesë, është kënga për ish-kryeministrin Sali Berisha, e cila pëlqehet shumë nga fansat e këtij të fundit.
Por duket se në Shkodër nuk e kanë lejuar që këngëtarja Fatmira Breçani t’i plotësojë dëshirën fansave të Berishës.
Teksa ishte në fundit e performancës, një nga fansat e pyet këngëtaren për këngën në fjalë, dhe artistja i përgjigjet: “Nuk më lënë”.
LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë në Shëngjin, një i plagosur@megi_visiQe te mos ket probleme politike ☺️ #fatmirabrecani 💕♬ original sound – 𝓜𝓮𝓰𝓲 🤍 𝓥𝓲𝓼𝓲
Të shtëna me armë kanë ndodhur në Shëngjin këtë të enjte, ndërsa dyshohet për një të plagosur.
Ende nuk ka detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.
Plagosja ka ndodhur te Rana e Hedhun pranë një lokali./ Zoom.al
Ditëlindja u kthye në tragjedi. Dy turistët italianë që humbën jetën nga aksidenti në SarandëNjë aksident tragjik i mori jetën dy turistëve italianë, teksa po udhëtonin me motor në aksin Sarandë-Ksamil.
Viktimat janë Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32 vjeç, me origjinë nga Pozzuoli. Italianët u përplasën për vdekje nga një 17-vjeçar që drejtonte një “Mercedes Benz”, pa patentë dhe leje qarkullimi.
Mediat italiane shkruajnë se Gritto dhe Tizzano po ktheheshin nga një klub, pasi festuan ditëlindjen e këtij të fundit.
Lajmi tronditës është pasqyruar gjerësisht edhe në mediet italiane.
“Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë po ndjek me vëmendjen maksimale rastin, sipas asaj që mësohet më pas”, shkruajnë mediet italiane teksa kanë publikuar edhe fotografitë e dy italianëve që humbën jetën në rrugët e Shqipërisë./ Zoom.al
Kjo është stjuardesa që humbi jetën në avionin e PrigozhinitVdekja e Prigozhinit, pasi avioni u rrëzua pranë Moskës ka ngjallur dyshime të shumta. Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar detaje të reja lidhur më këtë ngjarje.
Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror ka zbuluar listën e pasagjerëve që humbën jetën në rajonin Tver pranë fshatit Kuzhenkino. Personat që vdiqën janë: Propustin Sergey, Makarian Evgeny, Totmin Alexander, Chekalov Valery, Utkin Dmitry, Matusev Nikolai dhe Yevgeny Prigozhin.
Midis anëtarëve të ekuipazhit ishin piloti Levshin Alexey, bashkë-pilot Karimov Rustam dhe stjuardesa Kristina Raspopova. Emri i 39-vjeçares tërhoqi vëmendje, pasi ishte e vetmja femër që ndodhej në avion.
Ajo nisi punën në kompaninë MNT Aero, duke punuar me kontratë dhe ishte përgjegjëse për fluturimet private. Pak para tragjedisë, thuhet se ajo kishte zhvilluar një bisedë me partnerin e saj, të cilit i kishte treguar se avioni nuk u nis në orën e caktuar dhe se pati një vonesë për shkak të disa kontrolleve teknike.
Gjithashtu ai kishte postuar një foto të mëngjesit dhe valixhet e saj me fjalët “Kabina” në mediat sociale të mërkurën në mëngjes. Sipas mediave ruse, vëllai i saj është zëvendësprokurori i Jemanzhelinsk, Yevgeny Raspopov. Të dy thuhet se kanë lindur në Kazakistan, megjithëse në profilin e Kristinës thuhet se ajo punonte në Moskë./ Zoom.al
Avioni me Yevgeny Prigozhin, kreun e grupit paraushtarak Wagner, u rrëzua si rezultat i një komploti për vrasje, por nuk duket se është rrëzuar nga një raketë tokë-ajër, thanë zyrtarët amerikanë.
Vlerësimet paraprake të qeverisë amerikane, të cilat zyrtarët theksuan se janë të paplota, sugjerojnë se një bombë shpërtheu në avion ose se ndonjë formë tjetër sabotimi shkaktoi rrëzimin në veriperëndim të Moskës.
Qeveria ruse ka thënë se është duke hetuar shkakun e rrëzimit, por nuk ka ofruar një shpjegim. Kanalet e mediave sociale pranë Wagner kanë pohuar se avioni është rrëzuar nga një raketë kundërajrore ushtarake ruse.
Një ditë pas vdekjes së Prigozhin, Kremlini qëndroi i heshtur për vdekjen e tij, ndërsa mbështetësit e tij u dyndën në memorialet e improvizuara për të nderuar një njeri që kishte organizuar një kryengritje jetëshkurtër kundër Moskës.
Rama, nga “zero probleme me fqinjët” në një mal problemesh me Kosovën dhe GreqinëIshte vitit 2013, kur në një intervistë për agjencinë e lajmeve “ANA-MPA”, kryeministri Edi Rama, i besuar nga shqiptarët për të qenë kryeministri i radhës do të shpaloste strategjinë e qeverisjes së tij, lidhur me marrëdhëniet përtej kufijve:
Dikur politika e jashtme e kryeministrit Edi Rama bazohej në parimin “zero probleme me fqinjët”. “Aleanca Europiane për Shqipërinë ka një program politik proeuropian dhe jo nacionalist. Ne duam të shohim përpara dhe ta lëvizim gjeneratën e ardhshme drejt BE,”- do të shprehej ai dikur, duke nisur dhe një qasje më liberale ndaj Serbisë.
Gjithsesi, politika e jashtme e Ramës nën sloganin e zero problmeve, nuk zgjati shumë, madje edhe u zgjerua.
Teksa Serbia do të bllokonte antarësimet e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe do të niste një fushatë të egër kundër pavarësisë së Kosovës, Rama u angazhua në nisma rajonale me Serbinë si mini-Shengeni Ballkanik pa unifikuar qëndrimet me Kosovën, duke e vendosur këtë të fundit në një pozitë të vështirë.Ndonëse në 2014-ën, në një intervistë për të përditshmen kosovare “Zëri”, Edi Rama do të shprehej “Kosovën do ta ndihmojmë, por nuk jemi vëllai i madh”, prestigji i këtij roli do ta joshte jo pak, ku madje cilësime të tilla do t’i përdorte në retorikën provokuese ndaj Albin Kurtit.
“Meqë m’u drejtuat vëllai i madh, vëllai i vogël, unë kam qëlluar të jem vëllai i madh në shtëpi, kam mësuar rrugës që me vëllain e vogël ka gjithmonë një problem, kur i thua vëllait të vogël nuk të dëgjon, kurse ai të thotë gjithmonë ma zgjidh,”- do të shprehej Rama dy vite më parë.
Përplasja u intensifikua më tej dhe arriti kulmin më 6 korrik të këtij viti kur Kurti refuzoi të takonte Ramën, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Prishtinë.
Një mbledhje e tillë, e planifikuar të mbahej më 14 qershor, nuk u mbajt, pasi Rama kërkoi që t’i ndërrohej formati, për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.
Çështja Beleri
Athina zyrtare ka kërkuar lirimin e kryebashkiakut të Himarës, i cili ndodhet prej 12 majit në qeli, pasi akuzohet për blerje votash. Madje, pala greke ka kërcënuar se këtë çështje do t’ua parashtrojë edhe mekanizmave ndërkombëtarëve.
Pak ditë më parë në Greqi u mbajt darka informale e liderëve të Ballkanit Perëndimor, e organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Pjesë e kësaj darke nuk ishte Shqipëria, mungesë që u komentua jo pak nga shtypi grek.
Sipas medias “Protothema”, Rama nuk mund të ftohej në asnjë rrethanë në këtë darkë, për sa kohë që Beleri mbetet në burg”. Po ashtu, bëhet e ditur se me vendimin e Mitsotakisit për të mos ftuar Ramën, dërgohet mesazhi për Tiranën se Greqia vazhdon të punojë për këtë qëllim, lirimin e tij.
Pas takimit të liderëve të Ballkanit në Athinë, kryeministri shqiptar e cilësoi këtë lloj qasjeje greke si “peng i politikës së brendshme fisnore”.
Teksa iu referua kryeministrit Kiriako Mitsotakis si një “mik të dashur dhe koleg shumë të respektuar”, Rama u shpreh:
“Për sa më përket mua, të flasësh, të komunikosh, të debatosh me miqtë, aleatët, partnerët dhe fqinjët, para së gjithash, është thelbi i politikës ndërkombëtare dhe të përpiqesh, gjithmonë të përpiqesh, të vendosësh veten në vendin e tjetrit është një domosdoshmëri. Aq më tepër kur gjërat duket se shkojnë keq”, duke e paraqitur veten, thënë në vija të trasha, një lider liberal, e ndërsa homologun grek, një ekstremist.
Mosprania e kryeministrit shqiptae në darkën e Athinës hapi një tjetër çështje, atë të sjelljes së Presidentit Begaj si marionetë e Ramës, pasi refuzoi ftesën e fqinjit./Zoom.al
Ancelotti tregon kush është zëvendësuesi i Benzema te Real MadridReal Madrid u nda këtë verë pas shumë vitesh me Karim Benzema.
Pritej që “Los Blancos” të ndërhynin në sulm pas lamtumirës së francezit, megjithatë deri në këtë moment spanjollët nuk e kanë bërë.
Megjithatë trajneri Carlo Ancelotti në një intervistë të fundit bën të ditur se zëvendësuesi i Benzema në fakt ka mbërritur dhe është pjesë e 11-tëshes titullare.
“Ne te Reali besojmë shumë se Jude Bellingham është i zoti për të mbuluar mungesën e Benzema. Bellingham është një lojtar shumë i pjekur dhe ajo çfarë bën në fushë ne nuk na surprizon aspak. E njohim mirë sepse e shohim në stërvitje, për t’u habitur është fakti që ai është vetëm 20-vjeç”, u shpreh Ancelotti.
Në këto dy javë të para të kampionatit, Bellingham ka shkëlqyer duke shënuar tre gola ndërsa në llogarinë e tij është edhe një asist.
Direktivat e Ancelottit për talentin britanik janë të qarta dhe sa herë skuadra sulmon në krah, Bellingham depërton në zonën kundërshtare ku shfrytëzon më së miri aftësitë e tij realizative. /zoom.al/
Asambleja e PS miraton kandidaturën për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit (EMRI)Asambleja e PS ka miratuar kandidaturën e Albert Halilajt për garën elektorale në Bashkinë e Kukësit, e cila do të mbahet në 24 shtator.
Lajmin e bëri të ditur drejtuesi politik i qarkut të Kukësit, Pandeli Majko, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Vështirsia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim!”, ka shkruar mes të tjerave Majko.
Këto zgjedhje në Kukës vijnë pas dorëheqjes së ish-kryebashkiakut socialist, Safet Gjici, i cili u përfshi në një skandal seksual.
Reagimi i Majkos:
Sot, asambleja e Partisë Socialiste miratoi kandidaturën e Albert Halilaj! Shtabi elektoral bëri mbledhjen e parë!
Vështirsia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim!
Michael Jordan hyn në histori, grumbullon 3.5 miliardë $ pas shitjes së Charlotte Hornets
Michael Jordan është basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Dhe më i pasuri.
Legjenda e basketbollit shiti aksionet e tij të Charlotte Hornets këtë muaj dhe arriti vlerën e pasurisë së tij në rreth 3.5 miliardë dollarë neto sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, i cili po llogarit pasurinë e tij për herë të parë.
60-vjeçari, i cili udhëhoqi Chicago Bulls në gjashtë tituj të NBA dhe ishte pesë herë MVP, së fundni hoqi dorë nga shumica e aksioneve në Hornets për 3 miliardë dollarë.
Jordan ia shiti kontrollin e ekipit një konsorciumi të udhëhequr nga Gabe Plotkin dhe Rick Schnall, por Hornets thanë se ai ka ruajtur një pakicë të aksioneve në ekipin e NBA. /zoom.al/