zoom

Day ArchiveSherr në Kavajë/ Një person dhunohet me shkop bejsbolli, i dëmtojnë dhe makinen

Sherr mes disa personave në Kavajë- Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen nr. 1.

Bëhet me dije se shtetasi Danjel Habibi. dhe 35-vjeçari me inicialet Q.B. kanë dhunuar me shkop bejsbolli 49-vjeçarin Zenel Lushkja, i cili ka marrë plagë në dorë dhe në këmbë.

Ndërkohë gjatë sherrit autorët e përfshirë nuk janë ndalur, por kanë shkatërruar edhe makinën e shtetasit Zenel Lushkja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve./ Zoom.al

“Krim, korrupsion e nepotizëm”, DerStandard: Çdo javë një politikan nga PS në shënjestër të SPAK-ut

DerStandard i ka kushtuar një artikull situatës politike në Shqipëri, duke u ndalur tek korrupsioni, por edhe qeveria e kryeministrit Edi Rama dhe reagimet e fundit të SPAK.

“Socialistët prej kohësh kanë mbajtur një pozicion dominues në vendin ballkanik, kjo falë fuqisë që kanë krijuar në institucione, nepotizmit dhe shpërndarjeve të vendeve të punës”, kështu e nis artikullin DerStandard.

Por më gjërat në Tiranë u përkeqësuan edhe pas kërkimit të arrestimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Ahmetaj akuzohet për pastrim parash dhe falsifikim të deklaratave të pasurisë dhe ai shfrytëzoi mundësinë për t’u larguar menjëherë nga vendi. Por duket se Autoriteti shqiptar i Atikorrupsionin SPAK po u tregon edhe të fuqishme që të kenë frikë.

Thuajse çdo disa javë një politikan nga Partia Socialiste (PS) e Edi Ramës, i cili ka drejtuar vendin për dhjetë vitet e fundit, tashmë është në shënjestër të prokurorëve.

Javën e kaluar, për shembull, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj u arrestua si i dyshuar për shpërdorim detyre si pjesë e një kontrate prokurimi.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është akuzuar për trafik droge dhe shpërdorim detyre pasi dy kushërinjtë e tij u arrestuan në Itali në tetor 2017.

Më parë, parlamenti i dominuar nga socialistët, nuk kishte dhënë dritën jeshile për arrestimin e Tahirit.

Ai u lirua më vonë nga akuzat për trafik droge në dy gjyqe. Që atëherë ai është liruar nga burgu, me arsyetimin se gruaja e tij nuk mund të kujdeset për dy fëmijët.

“Veprat penale nuk kanë libër partie”

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua në dhjetor 2021 me akuzën e korrupsionit. Në atë kohë, Rama shkruante në Facebook se kjo nuk ishte as çështje politike dhe as partiake.

Po ashtu ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, u arrestua në mars të 2022-shit me dyshimin se ka marrë në mënyrë indirekte ryshfet mbi 120 mijë euro. Dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u arrestua në qershor të këtij viti si i dyshuar për shpërdorim detyre.

Dhe herë pas here, kryesia e partisë dhe vetë Edi Rama i shmangen çdo përgjegjësie me argumentin se këto janë “raste individuale” dhe veprat penale nuk kanë “anëtarësim partiak”. Të paktën deri më tani, Rama ka mundur ta kalojë me këtë strategji.

Edlira Gjoni e Institutit McCain thotë: “Nuk besoj për asnjë sekondë që vetë Rama të mos dijë asgjë për makinacionet e këtyre politikanëve të PS. Kryeministri do të mbështeste reformat për përmirësimin e shtetit ligjor, sepse kjo është e nevojshme edhe në kontekstin e afrimit me BE-në; në të njëjtën kohë, megjithatë, anëtarët e partisë së tij do të shpëtonin me dënime të vogla. “Sa herë që ka akuza ndaj politikanëve të PS-së, ai fillimisht i refuzon derisa të ketë shumë prova apo diplomatët ndërkombëtarë të bëjnë presion ndaj tij dhe vetëm atëherë distancohet nga këta politikanë”, tha Gjoni për STANDARD.

Kjo sjellje e Ramës nuk tregon as integritet dhe as parime. Në mënyrë të habitshme, Rama nuk mbron vetëm oligarkët e lidhur me partinë e tij, por edhe ata që kanë qenë pranë Partisë Demokratike kur ajo ishte në pushtet.

Në fakt, PS-ja e Ramës ka zgjeruar ndërkohë pozicionin e saj dominues në Shqipëri nëpërmjet pushtetit të saj në institucione, nëpërmjet nepotizmit dhe ndarjes së vendeve të punës. Opozita e përçarë nga brenda nuk po lëviz askund. Politika në Shqipëri është karakterizuar nga polarizimi që nga fillimi i demokracisë në fillim të viteve 1990. Toni duket pak i ashpër, ka pak vullnet për kompromis dhe konkurrentët politikë shihen si armiq.

Hije yjesh, sjellje arrogante

Në këtë kulturë politike Rama e ka portretizuar gjithmonë veten si viktimë, ndërkohë që shtatlarti që i pëlqen të ecë me atlete, është me vetëbesim të tepruar dhe ka zhvilluar ajrin dhe hiret e sundimtarit. Rama duket edhe arrogant, agresiv, sidomos ndaj përfaqësuesve të mediave.

Ai i cilëson shpesh gazetarët i etiketon me fjalë ofenduese dhe i këshillon të edukohen para se t’i bëjnë një pyetje tjetër. Së fundmi, për shembull, Rama nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve që nuk i përkisnin temave që ai kishte specifikuar, por që kishin të bënin me akuzat kriminale ndaj politikanëve të PS-së.

Organizatat gazetareske vazhdojnë të ankohen për sjelljen e Ramës. Tani ai drejton podkastin e tij në të cilin përpiqet të shpjegojë politikën e tij pa pyetje kritike të gazetarëve. Qeveria e tij është përpjekur vazhdimisht të vështirësojë punën e gazetarëve duke vendosur dënime për shpifje. Është e qartë se Rama nuk është rehat që nuk mund të kontrollojë të gjithë mediat dhe përfaqësuesit e medias. Vështirë se dikush guxon të kundërshtojë kryeministrin, i cili herë pas here ‘bërtet’ në mbledhjet e qeverisë.

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u zëvendësua në vitin 2018 sepse, ndryshe nga Rama, ai ishte kundër një shkëmbimi territoresh mes Serbisë dhe Kosovës.

Rama duket sa ka komunikim të mirë me presidentin Aleksandër Vuçiç. Të dy autoritarë, nga ana tjetër, nuk mund të shkojnë mirë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtim, një intelektual parimor dhe me mendje demokratike.

Së fundmi Rama e goditi Kurtin me thikë pas shpine dhe anuloi një takim të qeverisë kosovare dhe asaj shqiptare në qershor, pasi SHBA dhe BE kishin ndëshkuar më parë qeverinë Kurti për mospërkuljen ndaj direktivave perëndimore. Politika aktuale e SHBA-së, e udhëhequr nga ideja se Tirana duhet të ushtrojë një lloj patronazhi mbi popullatën shqiptare në rajon, duke përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut – promovon më tej nocionin e Ramës për madhështinë dhe rëndësinë e tij.

Nga ana Perëndimore vështirë se ka ndonjë kritikë ndaj kreut të qeverisë, i cili pëlqen të paraqitet si një artist botëror. Politologu Afrim Krasniqi nga Tirana beson se Rama ishte veçanërisht i suksesshëm në shitjen e tij në Perëndim.

“Por për ne ai nuk është artisti, atleti dhe autori modern dhe i orientuar drejt reformave. Në vendin e tij ai shfaqet me “arrogancë dhe mentalitet komunist ndaj kritikëve liberalë dhe kundërshtarëve politikë”. Krasniqi tregon se mungon demokracia, sidomos brenda PS-së, sepse Rama nuk e lejon. Fuqia e Ramës bazohet edhe në faktin se ai kontrollon oligarkët si institucionet. Duke vepruar kështu, ai hyri edhe në “një aleancë joformale me disa grupe kriminale”, thotë Krasniqi.

“Unë nuk mendoj se Rama është i përfshirë vetë në krim, por mendoj se ai toleron grupet kriminale të lidhura me partinë e tij”, analizon ai. Në çdo rast, Shqipëria e Edi Ramës është në një gjendje kontradiktore.

Nga njëra anë, shumë prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar u shkarkuan si rezultat i reformës në drejtësi që po kërkonte Rama, nga ana tjetër, qeveria vazhdon të ushtrojë ndikim.

Mesfushori polivalente mbetet te Man City, rinovon kontratën me “Qytetarët”

Bernardo Silva mbetet te Manchester City. Mesfushori e ka zgjatur deri në vitin 2026 kontratën që e lidh me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.

Kontrata e mëparshme e Bernardos ishte deri në vitin 2025, por City ka njoftuar se ai ka vendosur të qëndroi edhe një sezon më shumë.

“Kam kaluar gjashtë vite të pabesueshme te Manchester City dhe jam i kënaqur të zgjas kohën time këtu”, tha Bernardo. “Suksesi i trefishtë sezonin e kaluar ishte jashtëzakonisht i veçantë dhe është emocionuese të jesh pjesë e një skuadre ku ka një uri të tillë dhe pasion. Suksesi të bën të kërkosh më shumë dhe ky klub më jep këtë mundësi për të vazhduar të fitoj. Unë e dua trajnerin, shokët e mi të skuadrës dhe tifozët dhe shpresoj se mund të ndajmë edhe më shumë kujtime të mrekullueshme në vitet e ardhshme”, tha Silva.

Paris Saint-Germain dhe Barcelona treguan interes për nënshkrimin e 29-vjeçarit, por asnjë ekip nuk iu afrua të bënte një ofertë serioze. City i ofroi përmirësim të pagës, ndaj mori më në fund përgjigje pozitive nga futbollisti. /zoom.al/

Policia shqiptare do të bashkëpunojë me Indonezinë për të luftuar drogën, por ka diçka që nuk shkon

Policia shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me një ndër vendet me nivelin më të lartë të krimit në botë.

“Policia e Shtetit dhe Policia e Indonezisë, ura bashkëpunimi kundër veprimtarive kriminale globale, në fushën e narkotikëve”, njofton zyra e shtypit të policisë në vend.

Ironikisht, sipas raporteve ndërkombëtare Indonezia ka problem serioz trafikimin e narkotikës në vend, si dhe shërben si nyjë kyçe e tranzitit të drogës në botë, prandaj nuk është fort e qartë se si do ta ndihmojë Shqipërinë në këtë aspekt.

Gjithsesi përveç (luftës ndaj) narkotikës, vendi jonë dhe shteti aziatik duket të kenë pak të përbashkëta. Distanca territoriale, shoqërore, politike dhe ekonomike vetëm e pengojnë bashkëpunimin, sidomos në botën e drogës. Dobishmëria e kësaj marrëveshje vihet në pikëpyetje kur rikujtojmë marrëveshje të munguara apo jofunksionale me vende partnere dhe me më shumë rëndësi gjeopolitike për Shqipërinë.

“Bashkëpunimi u dakordësua të zhvillohet përmes krijimit dhe konsolidimit të kanaleve për shkëmbimin e informacioneve, si dhe përmes aplikimit të modeleve më të mira që ndjekin këto polici, në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike”, vazhdon më tej njoftimi.

Nuk dihet për çfarë modeli e ka fjalën Policia shqiptare, por pak kohë më parë Transparency International e renditi Policinë Indoneziane në top pesëshen e sistemeve policore më të korruptuara në të gjithë botën.

“Kur të nxirret nafta nga Shpiragu, do të kemi makina elektrike”/ Ekspertët ironizojnë Ramën

Lajmi nga kryeministri Edi Rama se shumë shpejt do të nxirret naftë cilësore nga Shpiragu është ironizuar nga ekspertë të ekonomisë dhe personazhe të tjera publike.

Fillimisht, profesori i financave dhe eksperti i ekonomisë Elvin Meka, shkruan në Facebook-un e tij “Kur të dalë naftë nga Shpiragu do të jemi të gjithë me makina elektrike. Nuk ka fat fukarai!”

Shkrimtari Rudi Erebara shkruan po në FB “Edhe tha Rezart Taci që ka naftë aty, por ju e përndoqët”, referuar ish-kreut të kompanisë së përpunimit të naftës ARMO, i cili është në kërkim nga SPAK.

“Na nxirr pak shalën”/ Publikohet video-skandali i Ermonela Felajt

Një video skandaloze është publikuar në rrjetet sociale me protagoniste një tjetër përfaqësues të mazhorancës qeverisëse të kryeministrit Edi Rama, Ermonela Felajn.

Nënkryetarja e Kuvendit Felaj, dëgjohet të thotë “Dona (jo shumë e qartë) na nxirr pak shalët”.

Mbi Felajn qëndron logoja e Kuvendit dhe flamuri shqiptar, duke konfirmuar se ajo ka qenë në hapësirën e këtij institucioni.

Nuk është e qartë se kush është personi të cilës zonja Felaj i kërkon t’i tregojë shalët dhe as nëse ajo është një tjetër përfaqësuese e mazhorancës qeverisës apo punonjëse e kuvendit.

Pritet që Felaj të japë shpjegime për këtë skandal, i cili besohet se ka ndodhur gjatë legjislaturës së kaluar.

Ajo nuk është e para zyrtare e PS që përdor zyrat shtetërore për biseda e veprime me përmbajtje seksuale. Videoja e saj publikohet pak kohë pas videos së skandalit seksual të Safet Gjicit, i cili u filmua në zyrën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë që po i kërkonte një projekt. /Zoom.al

 

@urimgjata42♬ originalljud – Urim Gjata42

Rrëzohet avioni privat në Moskë, humb jetën lideri i mercenarëve Wagner, Yevgeny Prigozhin

Agjencia ruse e lajmeve TASS raporton se 10 persona janë vrarë pasi një avion privat u rrëzua në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Bosi i Wagner, Yevgeny Prigozhin mendohet të ketë qenë në bordin e fluturimit, ka thënë pala ruse.

Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë më të lartë të Rusisë në qershor dhe u përshkrua në atë kohë nga Vladimir Putin si një “tradhtar”.

Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

Prigozhin u pa për herë të fundit në një video dje që duket se ishte bërë në Afrikë.

Ligji i ri në Itali: Pagat e kolegëve nuk do të jenë më sekret. E përcaktuar edhe në njoftime pune

Pagat e kolegëve nuk do të jenë më sekret. Ky është detyrimi i ri i Italisë, me qëllim uljen e hendekut gjinor të pagave sipas direktivave të BE-së. Në rastin e pagave diskriminuese, punëdhënësit do të thirren për të kompensuar punonjësit e paguar keq

Punëtorët do të jenë në gjendje të “kërkojnë dhe marrin informacion me shkrim për nivelin e tyre individual të pagës dhe për nivelet mesatare të pagës, të ndara sipas gjinisë, të kategorive të punëtorëve që kryejnë të njëjtën punë ose punë me vlerë të barabartë”.

Nëse një punëtor është viktimë e diskriminimit në pagë për shkak të gjinisë, ai/ajo mund të kërkojë rikuperimin e plotë të pagave dhe shpërblimeve të prapambetura, kompensim për mundësitë e humbura, dëme jomateriale si dhe kamatë mospagimi. Më pas në gjykatë do t’i mbetet punëdhënësit të provojë se ai nuk ka shkelur rregullat evropiane për hendekun e pagave gjinore.

Ndryshojnë edhe shpalljet e njoftimeve për vendet e punës: do të jetë e detyrueshme dhënia e informacionit për pagën e vendeve të lira dhe do të ndalohet pyetja e kandidatëve për informacione për pagat e marra në marrëdhëniet e mëparshme të punës.

VIDEOT/ Shqipëria bëhet virale në TikTok. Të huajt mahniten nga makinat luksoze

Nga çmimet e lira, plazhet e bukura dhe njerëzit miqësorë, Shqipëria ka mahnitur turistët e huaj edhe me një tjetër detaj…makinat luksoze.

Në rrjetet sociale, nën hashtagun #albanialuxurycars gjenden shumë video të bëra nga të huaj që lakmojnë makinat e shqiptarëve. Në videot që sjell Zoom.al tregohen disa nga mjetet në Shqipëri, vlera e të cilave nuk është e zakonshme për vendin tonë. Po ashtu, vitprodhimi i këtyre makinave është i vonë, duke i mahnitur edhe më shumë të huajt.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Videot janë shoqëruar me komente të shumta, ku mbizotërojnë ato të vetë shqiptarëve që ironizojnë duke rikujtuar se “përsëri rrugët mbeten me gropa”.

Komentet nga të huajt i quajnë pronarët e këtyre makinave “albanian mafia” si edhe i referohern Shqipërisë si Monte Carlo e Ballkanit apo si Dubai.

 

@supercarsaround Cars In Albania 🇦🇱 #cars #supercars #albania #albania🇦🇱 #shqipe #albaniacars🇦🇱 #lamborghini #mercedes #mclaren #rollsroyce #rich #kosovo #Fyp #viral ♬ original sound – CARS

@e.k55555 Jale Beach, Albania #albania #jalebeach #saranda #ksamil #cars #mercedesbenz #ferrari ##lamborghini #fy #luxurycar #luxurylife ♬ C’est La Mafia – ArisYea

Gjithsesi kjo nuk është hera e parë që Shqipëria përflitet për paradoksin e pagave të ulëta dhe makinave të shtrenjta.  Madje shpesh shqiptarët përfliten për dashurinë e tyre me makinat e markës Mercedes. Deri në fund të vitit 2022, në Shqipëri qarkullonin 116 mijë mjete me këtë logo, ndjekur nga Volkswagen me 115 mijë makina.

 

Një vit më parë, publikimi i databazës së targave të mjeteve në vend nxorri edhe numrin e mjeteve tepër luksoze. Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri rezultojnë të jenë regjistruar 16 makina luksoze Ferrari, njëra prej të cilave është në pronësi të Rigels Rajkut, i njohur si Noyzi. Lista numëronte 37 Bentley, 8 Rolls-Royce, 45 Lamborghini dhe 48 makina Maserati./Zoom.al

Përplasje në TikTok mes turistëve italianë për pushimet në Shqipëri

Që nga dalja e lajmit se në 2023 brigjet shqiptare po “pushtohen” nga turistët italianë në kërkim të një udhëtimi me kosto të ulët, vëmendja ndaj këtij vendi është rritur në mënyrë dramatike. Në rrjetet sociale po vërshojnë histori dhe dëshmi, duke treguar anët pozitive të “El Dorados” së re të turizmit, por edhe ato negative. Dhe, siç ndodh shpesh në këto raste, diskutimet kthehen në përplasje të vërteta.

“Det i bukur, çmime të ulëta”. Etiketa e ëndrrave, me të cilën Shqipëria është kthyer në qendër të çdo diskursi në pushimet verore. Por a është vërtet kështu? Varet. Madje, në rrjetet sociale shumë persona tregojnë përvojën e tyre, duke konfirmuar edhe mirë se ato që janë thënë.

“Çadra në rreshtin e parë 10 euro, më sjellin kafe sa jam në shezlong dhe paguaj vetëm 2 euro”, – komenton një italian i entuziazmuar.

“Ata që kritikojnë Shqipërinë janë sepse nuk kanë qenë atje”, thotë një tjetër. Dhe përsëri një tjetër: “Mjaft injorantëve që kritikojnë Shqipërinë, nëse nuk ju pëlqen, rrini në Itali. Është më bukur këtu”.

Mjafton të bëni kërkimin #Albania në TikTok, për të pasur dhjetëra shembuj të këtij lloji. Një i ri i përgjigjet një turisti italian që dokumentoi “detin e pistë dhe plazhin e mbushur me njerëz”.

“Është e qartë se je ende i dehur nga një natë më parë – thotë ai – po thua një tufë gënjeshtrash”.

Atëherë kush ka të drejtë?

“Realiteti është se varet se ku shkoni – komenton një tjetër italian që ishte me pushime në Shqipëri – Këtu ka shumë zgjedhje, por duhet të keni kujdes. Disa vende, ato më të kërkuarat, kanë çmime të larta dhe është e lehtë të zhgënjehesh. Por është plot me parajsë”.

Me pak fjalë, si për të thënë, e vërteta qëndron diku në mes. Megjithatë, nuk është e vështirë të gjesh shumë shembuj të videove totalisht negative.

“Miq shqiptarë, mos u zemëroni me fenomenin e momentit, jetoni në një vend fantastik”, thotë në një video influencuesja Simone Coccia. Një gjë është e sigurt, napolitanët janë të çmendur pas Shqipërisë.

“A ka ndonjë venecian këtu? Unë shoh vetëm njerëz nga Napoli”, komenton me ironi një vajzë. Suksesi i Sarandës dhe qyteteve të tjera shqiptare është edhe falë tyre./ Il Gazzettino

 

@umbertovici Senza parole. Aspetto la vostra opinione nei commenti @XHILDADEMAJ #albania #berat #italianinonpaganoilconto #italianiinalbania #ambasciataitaliana @Giorgia Meloni ♬ suono originale – Umberto Vici

@orianacama La verita delle vacanze in Albania da metta dei turisti italiani #tiktokalbania #viraltiktok #viralalbania #ksamilalbania #viralitalia #vacanzeinalbania #turistiitaliani #fypシ ♬ original sound – Oriana Cama