zoom

Day ArchiveKomunikimet “SKY ECC”, Karamuço: Të përfshirë, një politikan i lartë dhe një ish-prokuror

Një ish-prokuror dhe politikan i lartë del i përfshirë në komunikimet me aplikacionin “SKY ECC”, kështu deklaron eksperti i sigurisë Ervin Karamuço.

Ai thotë se “lista po shtohet nga dita në ditë”, me emra të rinj dhe shumë interesant, por duhen pritur përfundimet e SPAK-ut.

“Një tjetër ish prokuror dhe politikan i lartë po del i përfshirë në komunikimet e SKY ecc. Megjithëse lista po shtohet nga dita në ditë me emra të rinj dhe shumë interesant, na duhet të presim akoma për përfundimet e SPAK,”- shprehet Karamuço.

Aplikacioni SKY flitet se është përdorur në masë të madhe nga kriminelë dhe persona të lidhur me krimin në Shqipëri. Ky aplikacion ishte në modë në botën e errët të krimti të organizuar në të gjithë Europën pasi pretendohej se me të mund të komunikohej pa u përgjuar.

Por zbërthimi nga autoritetet evropiane zbuloi mijëra anëtarë të bandave kriminale dhe jo vetëm, në të gjithë Europën, përfshi edhe ata të arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza” në Shqipëri.

“Një tjetër ish prokuror dhe politikan i lartë po del i përfshirë në komunikimet e SKY ECC. Megjithëse lista po shtohet nga dita në ditë me emra të rinj dhe shumë interesant, na duhet të presim akoma për përfundimet e SPAK,”- shkruan Karamuço./ Zoom.al

12-vjeçarja vret veten në Pogradec, i afërmi: Nënën, në 5 vite vetëm njëherë e takoi

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Buzaishtë në Pogradec. Një vajzë 12-vjeçare u gjet pa jetë në një kasolle. Tronditës ishte fakti se sipas policisë, e mitura ishte vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë.

Ka qenë gjyshja, e cila ka gjetur trupin e pajetë të mbesës dhe më pas ka njoftuar policinë.

Lidhur me këtë tragjedi janë mësuar detaje të reja nga i afërmi i viktimës. Ai ka zbuluar se vajza kishte vite që jetonte larg nënës, pasi prindërit i kishte të divorcuar. Por gjithashtu ai ka treguar se mendohet që të ketë qenë në gjendje të rënduar psikologjike, pasi e mitura e vuante shumë mungesën e nënës. Këtë verë, pas 5 vitesh ishte edhe takimi i tyre që mendohet se e ka rënduar edhe më shumë vajzën.

Gjithashtu ai shprehet se vajza u rrit në një familje pa probleme dhe të kujdesshme. Babai, nëna (njerka) gjyshja gjithmonë janë kujdesur për të mos u munguar asgjë.

“Këtë verë pas 5 vitesh ishte takimi i tyre i parë gjë që mendohet të ketë rënduar psikologjikisht vajzën e cila vuante mungesën e nënës së saj”, tregon ai.

“Në orën 2 më merr vëllai në telefon dhe më thotë mbesa është varur. Duheshin, i mbante mirë. Sot ndjemë lajmin e hidhur. E kishte gjetur e gjyshja bashkë me të ëmën(njerken)që ka aty, ato e kishin kërkuar. Kur ajo ishte varur. Jetonte me babain me të ëmën (njerkën). Shkonte në klasë të 7 më duket, mësonte ishte shumë e mirë, pa probleme. Unë nuk e di çfarë mund ta ketë shtyrë, nuk jam në brendësi unë kur e mora vesh më erdhi shumë keq, thashë po si…se nuk dëgjonim gjë të grindeshin.

Them ka ndodhur ngaqë kishte nënën të larguar, e takoi vetëm 1 herë këtë behar, ka 4-5 vjet e larguar, këtë behar para dy muajsh e takoi, e kërkoi. Nuk e di ka ikur, ju lut babai i vajzës për ta marrë, por nëna e vajzës nuk donte. Me vëllezërit dhe motrat e tjera shkonte mirë shumë, ajo rriti dhe 2 të tjerë. Nuk mendoj të jetë ndikuar nga ndonjë gjë tjetër i shkonte mëndja te e ëma, edhe këta e donin e kanë rritur. Gjyshi dhe gjyshja e donin shumë, ata bënë çmos që e mbajtën ta rrisnin me shumë dashuri mirëpo ja që s’del, s’vete atje ku duhet. Edhe burime zyrtare nga policia konfirmojnë të njëjtën gjë, sipas tyre dyshohet se vajza kishte mërzitje prej kohësh për shkak të divorcit të prindërve të saj”./ Zoom.al

Botërori Masters 45, Kreshnik Leka shpallet kampion bote në peshëngritje

Një tjetër rezultat i shkëlqyer vjen nga peshëngritësi shqiptar Kreshnik Leka.

Shtangisti Kreshnik Leka u shpall kampion bote në stilin e shkëputjes në Botërorin e zhvilluar në Wieliczka të Polonisë.

Drejtori i klubit shumësportësh Teuta ngriti me sukses 113 kg në provën e parë, 117 në të dytën dhe 119 kg në provën e tretë.

Në stilin e shtytjes Kreshnik Leka ngriti 137 kg në provën e parë dhe u rendit i katërti në dygarësh.

Në Botërorin Masters, Leka, i cili njëkohësisht është edhe president i Shoqatës “Mjeshtrat e Peshëngritjes Shqiptare”, garoi në Masters 45V në peshën 102 kg.

Kjo është medalja e dytë e artë në pakë kohë për Kreshnik Lekën, pas asaj në European Masters Games, zhvilluar në qershor. /zoom.al/

(VIDEO) Fluturoi te diga e liqenit me X6, arrestohet Eldi Alushi

Eldi Alushi, i riu i cili fluturoi me makinë nga rruga e Kosovarëve drejt digës së Liqenit të Tiranës ka rënë në prangat e policisë, pas disa orësh kërkime.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa autori po udhëtonte me një automjet të tipit “X6”.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Në pamjet e kamerave të sigurisë duket se për vetëm tre sekonda mjeti BMW i drejtuar nga 26 vjeçari nga Durrësi Eldi Alushi, nga Rruga e Kosovarëve përplaset me pemën dhe vijon pingul lëvizjen mbi pjesën e digës, por fatmirësisht nuk pati të lënduar nga këmbësorët që po bënin vrapin e mëngjesit.

26-vjeçari mori dokumentet e makinës dhe u largua në drejtim të paditur për t’u identifikuar orë më vonë dhe shpallur në kërkim për 2 vepra penale, shkatërrim i pronës dhe largim nga vendi i aksidentit./ Zoom.al

Të tjera telashe për inceneratorin e Elbasanit, ankimohen dy tenderë në KPP

Dy procedura prokurimi të hapura nga Eco-Elb shoqëria që i kaloi e drejta e inceneratorit të Elbasanit me aksionerë disa bashki të këtij rajoni janë ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik. Në fakt bëhet fjalë për procedura të hapura në prill të këtij viti por duket se vlerësimi i ofertave është bërë vetëm së fundmi duke lënë të pakënaqur operatorët për vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Konkretisht bëhet fjalë për procedurat “Monitorimi i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore (për impiantin)” dhe “Monitori i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore (per landfillin)”.  Ankimimi është bërë vetëm pak ditë më parë nga i njëjti operator për të dyja procedurat.

Por cili është objektivi që ka në vetvete procedura e hapur nga ECO-Elb? “Qëllimi i këtij raporti monitorimi është të pasqyrojë situatën reale të performancës mjedisore të landfill-it të Elbasanit dhe të paraqesë ndikimet që ky objekt kanë mjedis përreth në përputhje me kërkesat ligjore. Është e rëndësishme që të dhënat e prodhuara të jenë përfaqësuese, të domosdoshme, të vlefshme dhe që lejojnë vlerësimin e saktë të ndikimit të deponisë në mjediset. Qëllimi i programit të monitorimit fillimisht duhet të identifikohet nga procesi i hetimit, vlerësimit te ndikimit në mjedis dhe natyra e mbetjeve që depozitohen. Ai duhet të përfshijë të gjitha fushat mjedisore që mund të ndikohen ndjeshëm përmes funksionimit të landfillit.

Monitorimi i ujit sipërfaqësor dhe nëntokësorë duke përfshirë bio-cilësinë dhe analizimin e parametrave kryesore Monitorimi i ajrit dhe shqyrtimi i niveleve të ndotjes në zonë duke identifikuar parametrat që janë në nivele problemetike. Monitorimi i ndotjes akustike ka për qëllim vlerësimin e nivelit të ndotjes akustike në pikat kryesore të zonës, për të dhënë mundësinë që të gjykohet mbi nivelin e zhurmës së emetuar” thuhet në dokumentin.

Eco Elb është kompani e krijuar në 18.11.2021 dhe ka në objekt të aktivitetit “Grumbullimi, rehabilitimi dhe përpunimi i mbetjeve te ndryshme, organike, te ngurta, te gjelberta,..etj, ne territorin administrativ të të gjithë bashkive te Qarkut Elbasan. Trajtimi i mbetjeve me djegie (incenerator). Prodhimi dhe shitja e energjisë elektrike. Aktivitete te tjera ne fushën e përpunimit te mbetjeve, qe lejon ligji, për interesat e shoqërisë dhe te komunitetit. Aksionerë të saj janë Bashkia Cërrik me 8 për qind, Gramsh me 8 për qind. Elbasan 52 për qind, Peqin 8 për qind, Belsh 8 për qind, Librazhd 8 për qind.

Aktualisht çështja e inceneratorëve është me e diskutuara pas avancimit të hetimeve nga ana e SPAK ku pak kohë më parë u lëshuan 11 urdhër arreste dhe pesë persona u vunë në pranga.  Çështja përfshin jo vetëm inceneratorin e Elbasanit por edhe të Fierit dhe Tiranës./Monitor

Rama përsëri në Shpirag: Në fund të vitit dalin analizat e cilësisë së naftës

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një foto nga vizita e tij në Shpirag ku ndodhet zbulimi i rëndësishëm në 6.1 km në thellësi të tokës i burimeve të naftës.

Rama thotë se në fund të vitit do merret vesh edhe përfundimi i testit teknik që do vlerësojë qëndrueshmërinë e presionit të fluksit të naftës e gazit.

Më tej kryeministri thotë se po punohet edhe mbi projektin për Fondin Sovran që do administrojë pasurinë ku përmend rastet e ngjashme me ato të Norvegjisë, Arabisë Saudite apo edhe Azerbajxhanit.

Sot në Shpirag, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës. Në fund të këtij viti do ta mësojmë këtë, ndërkohë që po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë.

Paçim fat tanimë kur kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës”-shkruan Rama.

“L’italiano”, shuhet këngëtari italian Toto Cutugno pas betejës me një sëmundje të rëndë

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçari këngëtari i njohur Italian Toto Cutugno.

Artisti i njohur ka ndërruar jetë në spitalin ‘San Raffaele’ në Milano ku ishte shtruar ndërsa lajmin e dha për agjencinë e lajmeve ANSA, menaxheri i tij, Danilo Mancuso, duke shpjeguar se ‘pas një sëmundjeje të gjatë, këngëtari ishte përkeqësuar muajt e fundit’, shkruan Reppublica.

Cutugno u bë i famshëm në festivalin e San Remos në vitin 1983 me këngën ‘Lasciatemi cantare con la chitarra in mano…’, gjë që i solli popullaritet në mbarë Italinë e në botë.

Ai lindi në Fosdinovo, në provincën Massa Carrara, djali i një nënoficeri të marines e u rrit në La Spezia për arsyet e punës së të atit, i cili ishte edhe ai që e njohu me muzikën.

Konkursi i parë është në moshën trembëdhjetë vjeçare, më pas në të njëzetat e hershme ai fillon të formojë grupe muzikore të ndryshme deri në debutimin e tij në San Remo me grupin Albatros, një   nga 15 herët ku ka marrë pjesë në festivalin e njohur, rekord të cilin e ndan me Al Bano, Peppino di Capri, Milva e Anna Oxa.

Ai ishte ende pjesë e Albatros kur filloi karriera e tij solo, suksesi i parë ishte në 1977, ku kënga ‘Donna donna mia’ u bë kënga temë e programit të Mike Bongiorno. Bashkëpunime të tjera të rëndësishme të atyre viteve janë këngët e shkruara për Johnny Hallyday, Dalida, Miguel Bosé dhe Luis Miguel.

(Foto+video) Pamjet e frikshme nga Laçi nën zjarr. Rrezikohen banesat

Zjarri në afërsi të kishës së Laçit ëshët përhapute shpejtësi duke kërcënuar dhe banesat e qytetarëve aty

Nga pamjet e Zoom.al shihet pylli i mbuluar nga zjarri që sipas ministrit Taulant Balla ka qenë i qëllimshëm. Ai tha se autori është arrestuar.

 

 

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Zjarr masiv në Laç, Balla: Situata më e vështirë ndonjëherë

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në Laç, shkaqet e të cilit ende nuk dihen, por dyshohet i qëllimshëm.

Mësohet se helikopteri dhe zjarrfikëset e të gjitha bashkive janë angazhuar për të shuar zjarrin. Ndërkohë bëhet me dije se policia ka identifikuar autorët e dyshuar të zjarrvënies në Laç, ndërsa sqarohet se po punohet për kapjen e tyre.

Në vendngjarje ndodhet dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili e cilësuar atë si “një ndër situatat më të vështira të krijuar nga zjarret gjatë këtij viti”.

Balla u shpreh se forcat zjarrfikëse të të gjitha bashkive pranë Kurbinit janë urdhëruar të ndërhynë, teksa reparte të tjera janë mobilizuar po ashtu.

Të paktën 50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar dhe 2 mjete zjarrfikëse janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në Laç.

Për shkak të terrenit të vështirë situata është tejet sfiduese, ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi edhe për shkak të temperaturave të larta./ Zoom.al

Vuçiç pas takimit me Mitsotakis: Greqia nuk do e njohë Kosovën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zbuluar detaje nga takimi me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës së tij ën Athinë.

Vuçiçi thotë se autoritetet greke konfirmuar edhe njëherë se nuk do të ketë ndryshim sa i përket qëndrimit për mosnjohjen e Kosovës.

“Një bisedë e mirë dhe miqësore me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin shkëmbyem mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal, çështjet globale dhe qëndrimin e Greqisë ndaj situatës në Kosovë. Miqtë tanë grekë kanë konfirmuar edhe një herë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar për mosnjohjen e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të punojmë në forcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka thënë Vuçiç.