zoom

Day ArchiveZbulohet plani “ogurzi” i Real Madridit për të firmosur me Mbappe këtë merkato

Real Madridi nuk do të heq dorë nga Kylian Mbappe.

“Los Blancos” nuk e kan ndërmend të presin deri verën e ardhshme.

Gazeta gjermane Bild raporton se klubi spanjoll do të bëjë një ofertë prej 120 milionë euro në orët e fundit të merkatos verore.

Kjo ishte planifikuar prej vitesh në mënyrë sekrete nga bordi drejtues i Real Madridit.

Mbetet të shihet përgjigjja që do të jap Paris SG, por verën e ardhshme ata rrezikojnë ta humbasin falas.

Kontrata e Mbappe përfundon në vitin 2024 dhe ai nuk ka pranuar të rinovoj. /zoom.al/

Skandal në Spanjë, presidenti i federatës së futbollit puth në buzë lojtaren

Kombëtarja e femrave të Spanjës është kurorëzuar sot kampione e Kupës së Botës.

Vajzat spanjolle kanë mposhtur Anglinë në finale, duke bërë të tyren trofeun.

Por, përpos këtij suksesi të jashtëzakonshëm, vëmendje të madhe ka marrë veprimi i presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit.

Gjatë momentit të ndarjes së medaljeve, Luis Rubiales ka përqafuar lojtaren e Kombëtares së tij.

Por nuk është mjaftuar me kaq, teksa më pas e ka puthur në buzë.

Ky veprim i tij është përcjellë si një skandal nga mediat spanjolle dhe ato botërore.

Luigi Di Biaggio tregon Dinamon e sezonit të ri dhe bashkëpunimin me City-n

Dinamo ka barazuar pa gola kundër Vllaznisë në Loro Borici. Pas barazimit 0-0 ishte trajneri i Dinamos, Luigi Di Biaggio, i cili ka folur në “Supersport”.

Trajneri është shprehur se futbolli në Shqipëri ka disa ndryshime me atë në Itali.

“Jemi një ekip në ndërtim e sipër. Kemi vetëm 10 ditë që po stërvitemi. Djemtë po japin më të mirën e dita-ditës po kuptohemi mjaft mirë me njëri-tjetrin. Ndihem mirë këtu dhe po përpiqem që t’i jap skuadrës idetë e mia. Është një futboll ndryshe nga ai që jam mësuar, por çdo ditë po punojmë shumë për t’u përmirësuar.

Duhet të punojmë akoma dhe më shumë dhe objektivi do të jetë të jemi gjithmonë edhe më lart. Është herët për të folur për 2-3 vendet e para, pasi ka akoma shumë punë dhe projekti duhet parë në vazhdimësi. Më kanë pëlqyer gjithmonë sfidat dhe kjo është një sfidë për mua. Ekipi po kthehet pjesë e “City Group” ndonëse nuk është bërë ende zyrtare dhe do të shihet në vazhdim”, u shpreh Luigi Di Biaggio.

Bradley Cooper thotë se është me “fat” që ka mbijetuar për 19 vjet pa “alkool dhe drogë”

Aktori Bradley Cooper ka folur së fundmi ndaj betejave të së kaluarës, si varësia mbi drogat dhe alkoolin.

Cooper, 48 vjeç, u shfaq në një episod të fundit të “National Geographic’s Running Wild With Bear Grylls: The Challenge”, dhe vendosi të flasë hapur mbi sfidat e kaluara, duke thënë se ndihej “shumë me fat” që i kishte kapërcyer ato.

Cooper i tha prezantuesit Bear Grylls në një moment gjatë episodit se ai ndihej sikur nuk “humbi në famë”, gjë që e shtyu Grylls, 49 vjeç, ta pyeste atë: “Por ju patjetër keni pasur disa vite të egra?”

“Për sa i përket alkoolit dhe drogës, po. Por nuk ka të bëjë me famën, megjithatë”, u përgjigj Cooper, duke shtuar: “Por unë isha me fat. U bëra esëll në moshën 29 vjeç dhe kam qenë esëll për 19 vjet, kam qenë shumë me fat”.

Duke vazhduar bisedën e tyre të sinqertë, Grylls pyeti nëse luftimet e së kaluarës ndaj varësisë së Cooper-it e ndihmuan atë me rolin e tij në “A Star Is Born”, në të cilin ai luante një muzikant me varësi ndaj alkoolit.

“E bëri më të lehtë të isha në gjendje të hyja vërtet atje”, u përgjigj Cooper.

“Dhe faleminderit zotit isha në një vend në jetën time ku isha i qetë me të gjitha këto, kështu që mund ta lija veten të shkoja”, vazhdoi ai.

“Kam qenë shumë me fat me rolet që më është dashur të luaj. Ka qenë një bekim i vërtetë. Shpresoj që të vazhdoj ta bëj”, ka shtuar Cooper.

Në një klip ekskluziv nga episodi i ndarë më parë me People, Cooper foli gjithashtu se si babai i tij që vdiq nga kanceri në mushkëri në vitin 2011 ndikoi në pikëpamjen e tij për jetën.

“Patjetër që pata një qëndrim nihilist për pak kohë”, pati thënë ai.

“Nuk e di, nuk ishte mirë për pak, derisa kuptova se duhej të përqafoja atë që jam në të vërtetë dhe të përpiqesha të gjeja një paqe me këtë. Dhe më pas u rregullua disi”, shtoi ai aso kohe.

Cooper gjithashtu u hap me Grylls se si vdekja e babait të tij ka ndikuar në përvojën e tij si baba.

Bradley Cooper, ndan vajzën e tij Lea, 6 vjeçe, me modelen ruse, Irina Shayk.

Tjetër valë e të nxehtit, temperatura të larta në javën e fundit të gushtit

Për javën që presim përpara vendi ynë por edhe një pjesë e madhe e europës do të përjetojë një tjetër valë të nxehti.

Moti për pjesën më të madhe të ditëve të javës parashikohet i kthjellët. Megjithatë, në relievet kodrinore – malore në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet kryesisht të ulët por hera-herës dhe në periudha afatshkurtra do të jenë edhe të vrrullshme në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Vlen për tu theksuar fakti se pavarsisht origjinës së masave ajrore nga Afrika e Veriut (të thata dhe tepër të nxehta) kalimi i tyre mbi detin mesdhe i bënë ato të mbushen me lagështirë. Kjo bënë që temperaturat e mesditës të ndihen disa gradë më të larta për trupin e njeriut se sa vlerat e matura në kafazin meteorologjik (vapë “mbytëse”).

Megjithatë sipas hartave të parashikuara duke filluar nga fundjava e ardhshme pritet rënie e ndjeshme e temperaturave si dhe reshje shiu në një pjesë të madhe të territorit, bën me dije Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Vran tifozin grek, UEFA merr vendimin ekstrem për Dinamon e Zagrebit

UEFA ka përjashtuar tifozët e Dinamo Zagreb nga të gjitha ndeshjet në transfertë në kompeticionet europiane për këtë sezon.

Ky vendim i Qeverisë Europiane të Futbollit vjen pasi një tifoz grek u vra në përleshjet e dhunshme në Athinë muajin e kaluar.

Ndërkohë ky vendim vjen disa orë pasi Dinamo Zagreb u eliminua nga Champions League nga AEK Athens, ndeshje që ishte shtyrë për të shtunën për shkak të dhunës.

Kjo ndeshje ishte planifikuar të luhej që me 8 gusht, por u shty për 19 gusht, pas vdekjes së 29-vjeçarit Michalis Katasouris, në përleshjet e dhunshme mes tifozëve pranë stadiumit të AKE-ut.

Gati 100 tifozë të Dinamo Zagreb u arrestuan në Athinë, nën akuza penale, që përfshijnë vrasje dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Tifozët e Dinamos kishin udhëtuar për në Athinë, ndonëse klubi i tyre e kishte të ndaluar nga UEFA t’u shiste bileta për këtë ndeshje, e cila cilësohej si e rrezikut të lartë.

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin, u takua me kryeministrin e Greqisë Kzriakos Mitsotakis të mërkurën në Athinë, për të diskutuar se si të përballen me dhunën në mesin e tifozëve.

Ndërkohë këtë të dielë, 20 gusht, UEFA tha se të gjitha ndeshjet e Dinamos cilësohen tani si “me rrezik të lartë dhe kjo u konfirmuar, fatkeqësisht, nga shkalla ekstreme e incidenteve në Athinë”.

Ndërkohë UEFA ka urdhëruar klubin e Dinamo Zagreb që të “krijojë dhe zbatojë një strategji për ta çrrënjosur dhunën e ndërlidhur me klubin, në bashkëpunim me autoritetet politike, të sigurisë dhe të futbollit në Kroaci. Dinamo dhe autoritetet publike duhet patjetër të ndërmarrin masa për të garantuar masa të nevojshme të sigurisë për tifozët vizitorë”. /zoom.al/

E rëndë në Librazhd, 11-vjeçari mbytet në lumin Shkumbin

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Librazhd, pasditen e kësaj të diele.

Mësohet se një 11 vjeçar ka humbur jetën në ujërat e lumit Shkumbin.

“Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun“, njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Fusha e Kromit, me të miturin që dyshohet se është future për të larë, por nuk ka mundur të dalë në breg.

Trupi i pajetë i të miturit është nxjerrë nga ekipet e zjarrfikëses së Librazhdit.

Një 100 vjeçar rinovon pasaportën: Më duhet të lëviz për punë!

Me të vërtetë nuk është kurrë vonë për të udhëtuar. Sigurisht që nuk është për zotin Gino Belacca, shkruan faqja ilrestodelcarlino.it.

Lindur në Rimini, një ndërtues ende aktiv dhe udhëtar i padurueshëm. Shenjat dalluese: 100 vjeç. Një moshë në tre shifra ajo e zotit Xhino, e cila megjithatë nuk e pengoi atë mëngjesin e djeshëm të paraqitej para komisariatit për të marrë pasaportën e rinovuar.

Për t’ia dorëzuar zotit Belacca, jo një oficeri të thjeshtë, por vetë komisarja Rosanna Lavezzaro që i dhuroi pasaportën e re për njëqindvjetorin.

Në fakt, me kalimin e viteve, puna e zotit Gino e ka bërë atë të udhëtojë në të gjithë botën, veçanërisht në Meksikë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, por dje, kur u pyet se cilin udhëtim e kujton më shumë Xhino, duke shkëlqyer nga emocionet kujtoi muajin e mjaltit në Florida me gruan e tij tashmë të vdekur.

Së fundi, komisarja Lavezzaro i kujtoi Gino Belacca-s se pasaporta është e vlefshme për ‘vetëm’ dhjetë vjet dhe për këtë arsye e pret atë për rinovimin e radhës.

Italia preket nga virusi i Nilit Perëndimor, raporton 56 infeksione dhe një vdekje

Pushuesit që shkojnë në Itali këtë verë, janë paralajmëruar për një shpërthim të një sëmundjeje vdekjeprurëse, të bartur nga mushkonjat.

Zyrtarët shëndetësorë kanë konfirmuar pothuajse 90 raste, të virusit të Nilit Perëndimor në disa vende evropiane, që nga 9 gushti i këtij viti.

Shifrat nga Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, sugjerojnë se shumica e rasteve kanë ardhur nga Italia, ku ka pasur 56 infeksione dhe një vdekje të raportuar këtë vit.

Raporti javor, zbuloi se rastet e virusit në Evropë, pothuajse u dyfishuan nga 48 në 89 raste midis 3 deri më 9 gusht, duke sugjeruar se virusi po përhapet me shpejtësi, shkruan The Sun.

Greqia pason Italinë me 22 raste dhe dy vdekje të raportuara nga autoritetet lokale shëndetësore javën e kaluar.

Virusi i Nilit Perëndimor, është një gjendje potencialisht paralizuese ose fatale, që mund të shkaktojë sëmundje neurologjike te njerëzit, si encefaliti dhe meningjiti, ku të dyja përfshijnë inflamacion të trurit dhe mund të jenë vdekjeprurëse.

Rumania ka raportuar pesë raste, ndërsa Franca dhe Hungaria kanë regjistruar të dyja tre raste.

Trafik i madh në Kapshticë, grekët punojnë me dy sportele

Radhë kilometrike janë shkaktuar në doganën e Kapshticës këtë të dielë, teksa qindra bashkëatdhetarë kthehen drejt Greqisë pas pushimeve në vendlindje.

Mësohet se shkak i radhëve të gjata në këtë ditë kur nuk kanë munguar as temperaturat deri në 36 gradë celsius, është puna e reduktuar nga dogana greke që aktualisht operon me dy sportele.

Fluks të lartë makinash ka patur edhe në doganën e Morinës me Kosovën, për shkak të numrit të madh të shqiptarëve nga Kosova që zgjedhin vendin tonë për të pushuar. Po ashtu, në këtë aks problematikë kanë shkaktuar edhe punimet në urën e re të lumit Drin.