Aplikacion
Në një samit të tre vendeve, SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë u theksua solidariteti mes tyre dhe u dërgua një sinjal i qartë ndaj Kinës dhe Koresë së Veriut
Presidenti amerikan, Joe Biden,presidenti koreano-jugor, Yoon Suk Yeol dhe kreu i qeverisë japoneze, Fumio Kishida u takuan në rezidencën e presidentit amerikan, Camp David pranë Uashingtonit. Biden bëri fjalë për një “epokë të re partneriteti”. Dhe jo “për një ditë, një javë apo një muaj, por për dekada e dekada.”
Yoon theksoi, se, Camp David do të “mbetet në kujtesë si një vend historik, në të cilën Republika e Koresë, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara bënë të ditur, se duan të forcojnë rendin botëror të bazuar në rregulla dhe do të luajnë rol kyç për të rritur sigurinë rajonale dhe mirëqenien.”
“Sjellje agresive” e Kinës në Indo-Paqësor
Në një deklaratë të përbashkët, Biden,Yoon dhe Kishida dënuan “sjelljen e rrezikshme dhe agresive të Kinës” në Detin Jugor Kinez. “Ne jemi në mënyrë strikte kundër tentative për të ndryshuar status quonë në ujërat e Indo-Paqësorit”. Kina, një fuqi ushtarake në rritje ngre pretendime për hapësira të mëdha në Detin Jugor Kinez.
SHBA fajësojnë udhëheqjen në Pekin prej kohësh, se ndjek një kurs të ekspansionit dhe se nuk kanë përjashtuar një pushtim ushtarak të Tajvanit. Kina akuzon Uashingtonin nga ana e saj, se synon sundimin global. Në fillim të korrikut Republika Popullore e Kinës kishte apeluar tek Japonia e Koreja e Jugut, të rezistojnë “ndaj detyrimit për frikësim dhe sundim” pa e përmendur SHBA. Konkretisht krerët e tre vendeve ranë në ujdi, krahas mbajtjes së takimeve të përvitshme dhe manovrave ushtarake të shtojnë shkëmbimin e informacionit për startimet e raketave dhe aktiviteteve kibernetike të Koresë së Jugut si edhe një bashkëpunim më të madh në mbrojtjen ndaj raketave balistike. Po ashtu do të ketë një “hotline” për raste të veçanta krize.
Koreja e Jugut dhe Japonia – afrim për shkak të Koresë së Veriut
Që para samitit u konsiderua si sukses afrimi mes Japonisë dhe Koresë së Jugut. Mes të dy vendeve si gjithmonë ka diferenca të mëdha në qëndrimet lidhur me zhvillimet historike në vitet 1910 dhe 1945, kur e gjithë Koreja ishte një koloni japoneze. Atëkohë koreanët u dërguan në punë të detyruar dhe gratë u trajtuan si skllave seksi.
Ndërkohë si për Japoninë edhe Korenë e Jugut kërcënimi nga Koreja e Veriut luan rol vendimtar në forcimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Udhëheqja koreanoveriore vazhdon me forcimin e programit atomik dhe raketor, ajo përdor një retorikë të e ashpër kundrejt armikut të vjetër, SHBA.
Edhe vendi i samitit të parë mes të tre vendeve u zgjodh i mirëmenduar. Camp David në shtetin federal, Maryland është një vend me simbolikë historike në diplomacinë botërore. Ndër të tjera në vitin 1978 aty u arrit një marrëveshje historike mes Izraelit dhe Egjiptit që çoi në marrëveshjen e paqes më vonë mes dy vendeve. /DW
Sulmi rus në qytetin e Çernihiv, 7 të vdekur, mes tyre fëmijë! Raportohet për 90 të plagosurTë paktën shtatë njerëz janë vrarë, në mesin e tyre edhe një fëmijë, dhe 90 të tjerë janë plagosur të shtunën nga një sulm rus me raketë në qendër të qytetit Çernihiv, në veri të Ukrainës, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës (MBU).
Ministria ukrainase tha se një djalosh 11-vjeçar u vra dhe 11 fëmijë të tjerë u plagosën nga raketa, e cila e goditi teatrin e dramës në Çernihiv. Nëna e djaloshit të vrarë në sulm është në gjendje të rëndë, sipas autoriteteve.
“Një raketë ruse ra mu në qendër të qytetit, në Çernihivin tonë. Një shesh, një universitet politeknik, një teatër”, shkroi në Telegram presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili është në një vizitë pune në Suedi.
“Kjo tregon çfarë është një fqinjëri me shtet terrorist, kjo është ajo kundër të cilës ne po e bashkojmë botën”, tha Zelensky.
“Një e shtune e zakonshme, të cilën Rusia e shndërroi në një ditë të dhimbjes dhe humbjes”, shtoi ai.
Një video e shkurtër e postuar nga Zelensky shfaqi copëzat e shpërndara nëpër shesh përballë një teatri rajonal të dramës, ku u dëmtuan rëndë veturat e parkuara. Një trup i pajetë u pa aty, po ashtu.
Rusia i ka sulmuar qytetet ukrainase larg nga vija e frontit me raketa dhe me dronë, qëkur e ka nisur pushtimin në shkurt të vitit 2022.
Sulmi në Çernihiv ishte mbase “një raketë balistike”, tha guvernatori rajonal Vyacheslav Chaus, në Telegram.
Në raportin e saj ditor, ushtria ukrainase shkroi se “Forca Ajrore në bashkëpunim me mbrojtjen ajrore dhe përbërësit e tjerë të Forcave Mbrojtëse të Ukrainës, i shkatërruan 15 dronë të armikut”, duke shtuar se sulmet ruse kishin për cak pjesët lindore, veriore dhe perëndimore të Ukrainës.
Në mëngjesin e së shtunës, në tërë territorin e Ukrainës u lëshua alarmi për sulme ajrore.
Në fushëbetejë, forcat ukrainase vazhduan të përparojnë në zonat afër qyteteve jugore, Melitopol dhe Berdiansk, tha ushtria më 19 gusht, duke shtuar se forcat ukrainase i luftuan 36 beteja në 24 orët e fundit në vijën e frontit.
Shtytjet për ta çliruar qytetin strategjik të uzurpuar nga Rusia, Melitopol, janë pjesë e përpjekjeve të forcave ukrainase për ta prishur urën tokësore të Rusisë me Gadishullin ukrainas të Krimesë.
Më herët, një raport i inteligjencës amerikane, sipas The Washington Post, vlerësoi se forcat ukrainase nuk duken se kanë gjasa të arrijë në Melitopol dhe ta rimarrin kontrollin e tij gjatë kundërofensivës së vazhdueshme.
Megjithatë, një zyrtar amerikan tha për Reuters në kushte anonime më 18 gusht se, me gjithë raportin dhe përparimin e kufizuar drejt Melitopolit, Uashingtoni beson se ende ka mundësi për sukses.
The Washington Post raportoi se vlerësimi i inteligjencës amerikane kishte ardhur në përfundim se kundërofensiva do të dështojë në Melitopol.
Parashikimi është pothuajse plotësisht në përputhje me qëndrimin e Uashingtonit se kundërofensiva po shkon më ngadalë seç pritej.
Rusia e kontrollon pothuajse një të pestën e Ukrainës, përfshirë Gadishullin e Krimesë, shumicën e rajonit Luhansk, dhe pjesë të mëdha të rajoneve Donjeck, Zaporizhja dhe Herson.
Zelensky tha në një video mesazh gjatë natës se Ukraina po përgatitet për “gjëra të fuqishme” për ta përforcuar shtetin, përfshirë armë për ushtarët ukrainas dhe mundësi për mbrojtjen e vendit.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj të mbrojtjes ajrore e rrëzuan një raketë mbi gadishullin e uzurpuar nga Moska, Krimenë, më 19 gusht, duke shtuar se nuk kishte viktima apo dëme.
“Një raketë ukrainase u vërejt me kohë dhe u rrëzua sa ishte në ajër nga mjetet e mbrojtjes ajrore të Rusisë”, tha Ministria ruse në Telegram.
Rusia e aneksoi jashtëligjshëm Krimenë nga Ukraina në vitin 2014. /REL
Shqetësim pas dorëheqjeve të policëve serbë! Prishtina akuzon BeogradinAutoritetet vendore dhe ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimin për dorëheqjet që po ndodhin mes policëve të komunitetit serb në Kosovë.
7 policë të rinj serb së fundmi dhanë dorëheqje, vetëm një muaj pasi morën detyrën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani hodhi akuza në drejtim të Beogradit duke thënë se “si rezultat i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme të Beogradit”, policët po japin dorëheqje.
Kosova akuzon Beogradin për presion
“Dorëheqja e zyrtarëve policorë nga komuniteti serb është rezultat direkt i kërcënimeve të vazhdueshme dhe frikësimeve nga Serbia, një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e ish-udhëheqësit serb Sllobodan Millosheviq. Ne do të vazhdojnë të ofrojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë të sigurt për të gjithë”, shkroi Osmani në rrjetin social.
Edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla u shpreh, se “policët serbë po detyrohen të japin dorëheqje”. “Zyrtarët e policisë po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e Beogradit. Në këtë mënyrë ata po dëmtojnë qëllimisht komunitetin serb në Kosovë dhe po cenojnë sovranitetin tonë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, shkroi Svecla
Dorëheqjet e policëve serbë kanë shkaktuar reagime të komunitetit ndërkombëtar. Kreu i misionit të BE-së për polici dhe drejtësi në Kosovë EULEX, Giovanni Pietro Barbano, tha se policët që dhanë dorëheqje i ishin bashkuar së voni Policisë së Kosovës.”EULEX po përcjell nga afër këto zhvillime shqetësuese. Përbërja e policisë duhet të reflektojë dhe përfaqësojë shoqërinë për të cilën ata shërbejnë dhe mbrojnë. Pjesëtarët e komuniteteve joshumicë të Policisë së Kosovës mund të kontribuojnë për sigurinë e komuniteteve të tyre përmes patrullimit”, shkroi Giovanni në X, që më herët njihej si Twitter.
Shqetësime të ndërkombëtarëve
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se “një vend multietnik kërkon një polici multietnike. Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, pa marrë parasysh se cilit grup etnik i përkasin, duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa frikësime”, shkroi ambasadori Rohde. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, i cili tha se “po i përcjell nga afër këto zhvillime shqetësuese”. “Ne ritheksojmë përkushtimin tonë për një forcë policore shumetnike të Kosovës. E kam thënë disa herë, Policia e Kosovës ekziston për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe që zyrtarët policorë të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të lirë dhe pa frikësim. Po ndjekim nga afër këto zhvillime”, shkroi ai në X.
Nëntorin e vitit të shkuar, pjesëtarët serbë të policisë në veri të Kosovës dhanë dorëheqje, si pjesë e dorëheqjeve masive të zyrtarëve serbë në komunat veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut. E gjithë kjo në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato Republikës së Kosovës. Më pas, autoritetet kosovare shpallën konkurs për pranimin e policëve të rinj dhe në një muaj më parë me 14 korrik, 74 policë të rinj nga komunitetet joshumicë filluan punën në Policinë e Kosovës. Nga ky numër, 46 i përkisnin vetëm komunitetit serb. /DW
Profesionet që po “zhduken” dhe ato që po lulëzojnë në vendProfesionet ndryshojnë dhe zhduken, si rezultat i zhvillimeve teknologjike dhe ndryshimeve shoqërore. Ndërhyrja e automatizimit dhe Inteligjencës Artificiale gjithashtu ka ndryshuar mënyrën se si bota e punës funksionon. Megjithatë, roli dhe aftësitë e njeriut mbeten të rëndësishme. Cilat profesione kanë ndryshuar e cilat rrezikojnë të ‘vdesin’?
Njëzetepesë vjeçe, Sara ishte e angazhuar në fushën e marketingut dhe kishte ndërtuar një karrierë të suksesshme. Ajo punonte për një kompani marketingu e organizimi eventesh, kishte fituar përvojë të vlefshme dhe ishte vlerësuar për aftësitë e saj krijuese dhe strategjike.
Por, rreth moshës 30 vjeçe, ajo u përball me një vendim të vështirë: të linte punën dhe të përkushtohej plotësisht për t’u kujdesur për dy fëmijët e vegjël, asokohe njëri 2 vjeç dhe tjetri i porsalindur.
Për 10 vjet, Sara u angazhua në mënyrë të plotë për të kujdesur për fëmijët dhe për t’iu përkushtuar familjes së saj. Ajo mori rolin e një prindi të devotshëm dhe investoi kohë dhe energji për të krijuar një mjedis me mbështetje dhe dashuri të pandërprerë për fëmijët.
Kjo ishte një periudhë e jashtëzakonshme e jetës së saj, por ajo e nuk harronte pasionin për marketingun dhe ndjenjën e suksesit që ajo kishte provuar më parë. Pas 10 vitesh, fëmijët e saj u rritën mjaftueshëm për t’i lejuar Sarës të kthehej në tregun e punës.
Megjithëse ishte emocionalisht e vështirë, ajo vendosi të rikthehej në fushën e marketingut për të ndjekur pasionin dhe për të rifituar sigurinë dhe ndjenjën e pavarësisë financiare. Megjithëse Sara kishte pasur një përvojë të shkëlqyer në marketing, ajo u përball me sfida të reja në kthimin e saj në tregun e punës.
Pas 10 vjetësh, industria e marketingut kishte ndryshuar shumë. Teknologjia kishte avancuar, ndërsa metodat e marketingut dhe kërkesat e tregut kishin ndryshuar thelbësisht.
Ajo ndjeu një mungesë sigurie dhe kuptoi se duhej të përshtatej me ndryshimet e shpejta. Por sa mund ta arrinte këtë? Përplasja e parë më ndryshimet e dukshme në profesion ishte kur, në një agjenci të vogël marketingu në kryeqytet, vajza që e intervistoi e pyeti:
Sa ndjekës ke në rrjete sociale dhe të pëlqen më shumë të bësh TikTok apo Reels në Instagram? Histori si të Sarës ka plot, ashtu sikurse shpesh punonjësit në një industri të caktuar kërkojnë të bëjnë lëvizje profesionesh për një të mirë më të madhe financiare dhe ndryshimet që profesioni në vetvete pëson, janë të vështira për t’u përshtatur.
Në dekadën e fundit, zhvillimet teknologjike, ndryshimet shoqërore dhe kërkesat e tregut të punës kanë shkaktuar transformim të thellë në peizazhin profesional. Shumë profesione kanë përjetuar ndryshime të mëdha, disa janë zhdukur plotësisht, ndërsa të tjera kanë lindur me ide të reja dhe inovative.
Transformimi i profesioneve ka qenë i ndikuar thellësisht nga zhvillimet teknologjike dhe kërkesat e tregut të punës. Ndërsa disa profesione tradicionale janë zhdukur, profesione të reja kanë lindur për t’iu përgjigjur sfidave dhe mundësive të reja që vijnë me zhvillimet në fushën teknologjike dhe shoqërore.
Për t’u përshtatur me këto ndryshime të shpejta, është e rëndësishme që individët të jenë të gatshëm për të mësuar dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre në profesionet e reja dhe në zinxhirin e vlerës së tyre profesionale.
Sipas Erald Pashaj, ekspert punësimi, ndryshimi i profesioneve është një realitet i pashmangshëm.
“Këto vijnë si rezultat i ndryshimeve të shpeshta në teknologji dhe shoqëri. Ndërsa disa profesione zhduken, të tjera transformohen dhe lindin profesione të reja.
Është e rëndësishme që individët të jenë të hapur ndaj ndryshimeve, të përshtaten dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në mënyrë që të jenë konkurrues në tregun e punës të ndryshuar.
Në të njëjtën kohë, shoqëria duhet të sigurojë mbështetje dhe politika për menaxhimin e tranzicionit për të mbështetur punonjësit në këtë proces të ndryshimit. Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit dhe përgatitjes së përbashkët, mund të përballen me sukses sfidat dhe mundësitë që sjell ndryshimi i profesioneve” – thotë ai.
Për Dritan Mezini, sipërmarrës dhe ekspert në fushën e rekrutimeve, ndryshimi dhe zhdukja e profesioneve janë pjesë e procesit të evolucionit të botës së punës.
“Në kohërat moderne, zhvillimet teknologjike dhe shoqërore kanë ndikuar thelbësisht në peizazhin profesional. Për t’u përshtatur me ndryshimet dhe për të shfrytëzuar mundësitë e reja, individët duhet të jenë të hapur ndaj rikualifikimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.
Roli i inovacionit në krijimin e profesioneve të reja është i rëndësishëm për të përmbushur kërkesat dhe mundësitë e tregut të punës të ndryshuar. Në fund të fundit, nëpërmjet bashkëpunimit, përgatitjes dhe inovacionit, mund të përshtatemi me sukses në këtë epokë të ndryshimeve të shpejta dhe të gjejmë rritje dhe realizim në profesionet e reja që bota e punës ka për të ofruar” – shprehet ai.
Profesionet ndryshojnë dhe evoluojnë me kalimin e kohës, duke u përshtatur me ndryshimet teknologjike, shoqërore dhe ekonomike. Në këtë kontekst, sipas prof. Laureta Zelaj, edukimi dhe institucionet e arsimit kanë një rol kyç në përgatitjen e individëve për të përballuar këto ndryshime.
“Nëpërmjet përqendrimit në zhvillimin e aftësive të nevojshme, rikualifikimin dhe edukimin e vazhdueshëm, individët mund të përshtaten dhe të gjejnë mundësi të reja në profesionet e ndryshme të tregut të punës. Bashkëpunimi midis institucioneve të arsimit, industrisë dhe qeverisë është thelbësor për të siguruar që edukimi të përmbushë nevojat e tregut të punës dhe të kontribuojë në zhvillimin e profesioneve të ardhshme.
Vetëdija dhe angazhimi për mësimin e vazhdueshëm dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve janë thelbësore për të gjetur sukses dhe realizim në botën e punës të ndryshuar”, – thotë pedagogia e Ekonomisë dhe Marketingut.
Ndryshimi i profesioneve është një realitet real në botën moderne, sipas Delina Muçollari, eksperte në turizëm aventure e marketing dixhital.
“Elasticiteti, aventura në karrierë dhe gatishmëria për të eksploruar fusha të reja janë cilësi thelbësore për individët që duan të përshtaten me këto ndryshime dhe të gjejnë sukses në botën e punës të ndryshuar.
Edukimi, rikualifikimi, inovacioni dhe bashkëpunimi midis sektorit privat e publik, gjetja e lidhjeve të duhura, përqafimi i botës dixhitale, janë shumë të rëndësishme për të përgatitur individët për profesionet e reja dhe për të menaxhuar tranzicionin në mënyrë efektive.
Me gatishmëri për të mësuar, për të pranuar sfidat dhe për të përballuar ndryshimet, individët mund të ndërtojnë karrierën e tyre në një botë profesionale të shpejtë dhe të ndryshme. Ndryshimi nuk duhet parë si armik, por si mundësi”, – thotë znj. Muçollari.
Sipas Geron Kamberi, studiues i asociuar pranë Qendrës për Studime Sociale e Ekonomike (CESS), teknologjia dhe zhvillimi shoqëror kanë qenë dy faktorë kyç në zhdukjen dhe transformimin e shumë profesioneve.
“Përdorimi i automatizimit, intelektit artificial dhe robotikës në prodhimin dhe shërbimet ka çuar në zvogëlimin e nevojës për forcën e punës tradicionale.
Për shembull, me avancimin e teknologjisë së komunikimit, profesionet si operatori telefonik, ose ndërmjetësi i komunikimit, kanë humbur rëndësinë e tyre, pasi tani njerëzit mund të komunikojnë nëpërmjet pajisjeve elektronike dhe platformave virtuale.
Po ashtu, tregu i punës është ndikuar ndjeshëm nga transformimi i mënyrës së blerjes dhe shitjes së mallrave dhe shërbimeve. Platformat e tregtisë elektronike kanë zëvendësuar dukshëm profesionet tradicionale të shitësve dhe tregtarëve fizikë.
Në anën tjetër, zhvillimi shoqëror, si ndryshimet demografike dhe kërkesat e reja të konsumatorëve, kanë përcaktuar ndryshimet në profesione. Për shembull, profesionet e përkujdesjes shëndetësore janë ndryshuar për t’u përshtatur me nevojat e një popullsie të plakur dhe rritjen e sëmundjeve kronike.
Zhvillimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit ka sjellë nevojën për profesione të reja në fushën e sigurisë së informacionit dhe të mbrojtjes së të dhënave. Ndryshimet në vetëdijën shoqërore, përfshirë ndërgjegjësimin e nevojës për qëndrueshmëri dhe kujdesin ndaj mjedisit, kanë sjellë profesione të reja në fushën e energjisë së rinovueshme dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Ndikimi i kombinuar i teknologjisë dhe zhvillimit shoqëror ka shkaktuar ndryshimin e thellë të botës së punës dhe zhdukjen e disa profesioneve të mëparshme.
Kjo ka sjellë sfida të reja për individët në kërkimin e punës dhe përshtatjen në tregun e punës të ndryshuar. Megjithatë, ka hapur edhe rrugën për profesione të reja dhe mundësi të zhvillimit personal dhe profesional. Përqendrimi në aftësitë dhe njohuritë e reja, në vazhdimin e edukimit dhe gatishmërinë për t’u përshtatur me ndryshimet është kyç për të shfrytëzuar mundësitë e krijuara nga ky tranzicion”, – thotë ai.
Përshtatja në botën e punës të ndryshuar është thelbësore për individët që duan të vazhdojnë të jenë konkurrues dhe të suksesshëm në karrierë. Kështu sugjeron Erion Muça, ekspert punësimi.
Zhdukja dhe transformimi i profesioneve, sipas tij, kërkojnë një qasje të re ndaj zhvillimit të aftësive dhe njohurive.
“Është e rëndësishme për individët të jenë të hapur ndaj mësimit të vazhdueshëm dhe trajnimeve shtesë, për të fituar kompetencat e nevojshme për profesionet e reja.
Gjithashtu, elasticiteti dhe gatishmëria për të ndryshuar dhe për të eksploruar fusha të reja janë cilësi të rëndësishme për t’u përshtatur me kërkesat e tregut të punës.
Ndikimi i teknologjisë dhe zhvillimit shoqëror kërkon që individët të kenë ndërgjegjësim të lartë të ndryshimeve dhe të jenë të gatshëm për të përshtatur mënyrën e tyre të punës dhe të përdorin teknologjinë në përputhje me nevojat dhe zhvillimet e kohës.
Nëse individët janë të aftë të përshtaten në këtë mjedis të ndryshuar, ata mund të përfitojnë nga mundësitë që ofrohen nga profesionet e reja. Kjo përfshin mundësinë për të zbuluar fusha të reja të interesit, për të ndikuar në inovacion dhe për të gjetur sfida të reja që përshtaten me talentet dhe pasionet e tyre.
Gjithashtu, individët mund të zhvillojnë një portofol profesional të ndryshëm dhe të diversifikojnë karrierën, duke iu përshtatur ndryshimeve të vazhdueshme të tregut të punës. Kjo përshtatje e përhershme siguron një bazë të qëndrueshme për zhvillim personal dhe profesional në një botë të shpejtë e ndryshuar” – thotë z. Muça.
Sipas tij, për të përmbushur suksesin në botën e punës të ndryshuar, individët duhet të kenë një qasje proaktive dhe të jenë të gatshëm për të mësuar, për të ndryshuar dhe për të eksploruar mundësitë e reja që ofrohen.
“Vetëpërmirësimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm janë thelbësore për të qenë të përshtatshëm me zhvillimet e tregut të punës dhe për të krijuar një karrierë të suksesshme në një botë që ecën me shpejtësi”, – thotë eskperti i punësimit, z. Muça.
Profesione që kanë ndryshuar rrënjësisht
Ndikimi i teknologjisë, globalizmit dhe ndryshimeve shoqërore ka bërë që disa profesione të evoluojnë dhe të ndryshojnë me shpejtësi të mahnitshme, duke sjellë sfida të reja dhe mundësi të ndryshme për individët që i praktikojnë ato.
Në një komunikim me aktorë tregu që ndër vite kanë qenë pjesë e sektorit të punësimit, rekrutimeve, si dhe agjencitë e reklamave, në kontakt me ndryshimet e bizneseve, profesionet që kanë ndryshuar janë:
a) Inxhinieri Softueri: Inxhinierët e softuerit janë një prej profesioneve që ka përjetuar ndryshime drastike në dekadën e fundit. Zhvillimet në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit kanë shkaktuar kërkesë të madhe për inxhinierë softueri të aftë për të zhvilluar aplikacione të sofistikuara dhe të përshtatshme për platformat e ndryshme.
b)Specialisti i Analizës së të Dhënave: Rritja e vëllimit të të dhënave dhe nevoja për të nxjerrë informacione të dobishme nga to ka krijuar kërkesën për specialistë të analizës së të dhënave. Analistët e të dhënave janë të aftë të përdorin teknikat e analizës së të dhënave për të identifikuar modelet, trendet dhe për të dhënë rekomandime strategjike për organizatat.
c) Specialisti i Marketingut në Internet: Me zhvillimin e mediave sociale dhe rritjen e tregtisë elektronike, specialistët e marketingut në internet kanë fituar rëndësi të madhe. Ata zhvillojnë strategji marketingu në rrjetet sociale, përmbajtje dixhitale dhe promovojnë produkte dhe shërbime në mënyrë të qëndrueshme në internet.
Profesione të reja
Profesione të reja po shfaqen në horizontin e botës së punës, duke sjellë një valë të mundësive dhe sfidave për individët e sotëm. Ndryshimet teknologjike, zhvillimi ekonomik dhe kërkesat e reja të tregut kanë hapur rrugën për profesione inovative dhe tërheqëse që dikur nuk ekzistonin. Sipas të dhënave të marra, profesionet që mund të quhen të reja janë:
a)Specialisti i Sigurisë Kibernetike: Rritja e kërcënimeve kibernetike ka sjellë në jetë një profesion të ri, specialistin e sigurisë kibernetike. Këta specialistë merren me mbrojtjen e informacionit dhe sistemeve të organizatave nga sulmet kibernetike dhe përmirësimin e sigurisë së tyre në mënyrë proaktive.
b)Specialisti i Realitetit Virtual: Me avancimin e teknologjisë së realitetit virtual dhe të shtuar, ka lindur profesioni i specialistit të realitetit virtual dhe të shtuar. Këta specialistë zhvillojnë aplikacione dhe përvoja të reja gjithëpërfshirëse që përdorin teknologjinë e realitetit virtual dhe të shtuar për qëllime të ndryshme, si arsimimi, argëtimi dhe përdorimi industrial.
Cilët profesione humbën?
Në rrugën e zhvillimit të botës së punës, disa profesione kanë pësuar zhdukje të plotë, duke u bërë thjesht një kujtim i kaluar. Kjo është pasojë e ndryshimeve teknologjike, evoluimit të tregut dhe kërkesave të reja të shoqërisë.
–Punonjësi i laboratorit për fotografi analoge: Me hyrjen e epokës së fotografisë dixhitale, profesionet e lidhura me zhvillimin dhe printimin e fotografive analoge janë shuar gradualisht. Fotografia dixhitale ka sjellë efikasitet dhe lehtësi në përpunimin dhe ndarjen e fotove, duke zëvendësuar praktikat tradicionale.
–Operatori telefonik: Me përhapjen e telefonisë celulare dhe smartphone-ve, profesionet e operatorëve telefonikë janë zhdukur. Tani, shumica e komunikimit ndodh nëpërmjet aplikacioneve dhe shërbimeve të mesazheve në internet, duke reduktuar nevojën për operatorë telefonikë tradicionalë.
–Punonjësi i laboratorit të filmit: Zhdukja e fotografisë analoge dhe hyrja e kinemasë dixhitale ka sjellë edhe eliminimin e punonjësve të laboratorit të filmit. Më parë, filmat e regjistruar duheshin zhvilluar dhe kopjet duheshin prodhuar në laboratorë specializuar. Sot, filmat kryesisht prodhohen dhe përpunohen në formate elektronike, duke zvogëluar nevojën për këtë profesion.
– Punët në zhdukje e sipër: Punët mekanike, alkimistët, shpërndarësit e gazetave, letrave, shpërndarësit e qumështit, punonjës parkimi, orëndreqës, këpucarë etj.
–Prodhimi: Në industrinë e prodhimit, automatizimi ka ndryshuar radikalisht mënyrën se si prodhohen mallrat. Robotët dhe linjat e prodhimit të automatizuara kanë zëvendësuar punën e shumë punonjësve në fabrika.
Kjo ka çuar në zhdukjen e disa profesioneve të fabrikës tradicionale, si punëtorët e prodhimit dhe kontrollorët e cilësisë.
Ndikimi i transformimit shoqëror dhe kërkesave të tregut të punës
Profesionet gjithashtu ndryshojnë në përgjigje të ndryshimeve shoqërore dhe kërkesave të tregut të punës.
Për shembull, ndryshimet demografike dhe nevojat për shëndetësi të popullsisë kanë rritur kërkesën për profesione të lidhura me kujdesin shëndetësor, si infermierët dhe teknikët laboratorikë.
Në anën tjetër, profesionet tradicionale që nuk janë në përputhje me kërkesat e tregut, si punonjësit e fabrikave të konsumit të ulët, mund të jenë në rrezik të zhdukjes ose zvogëlimit të tyre në të ardhmen.
Roli i aftësive të njeriut dhe krijimtarisë në profesionet e ardhshme
Megjithëse ndryshimet teknologjike kanë ndikim të madh në profesionet moderne, nuk duhet nënvlerësuar roli dhe vlera e aftësive të njeriut dhe krijimtarisë.
Aftësitë si mendimi kritik, analiza komplekse, krijimtaria dhe aftësia për të menaxhuar marrëdhëniet njerëzore mbeten të rëndësishme në profesionet e ardhshme.
Ndërsa disa detyra rutinë mund të automatizohen, është njeriu që do të ketë nevojë për të zbuluar zgjidhje të reja, për të menaxhuar projekte komplekse dhe për të krijuar lidhje emocionale me klientët dhe kolegët.
Prandaj, pavarësisht nga ndryshimet në tregun e punës, profesionistët që zhvillojnë aftësitë e tyre unike dhe të përqendruar te njeriu mbeten të kërkuara dhe të vlefshëm në botën e punës të ardhshme.
Ndikimet sociale dhe menaxhimi i tranzicionit
Ndryshimi dhe zhdukja e profesioneve nuk ka vetëm ndikim në nivelin individual, por edhe pasoja sociale dhe kërkon menaxhim të tranzicionit.
Kur profesionet zhduken ose ndryshojnë, ka pasoja të drejtpërdrejta te punonjësit e prekur. Puna e tyre, identiteti profesional dhe mënyra e tyre e jetesës mund të preken.
Është e rëndësishme që shoqëria dhe institucionet të përgatisin mjete dhe politika për të mbështetur individët gjatë këtij tranzicioni.
Trajnimi i ri, programet e ri-ìkualifikimit dhe ndihma financiare janë disa prej mënyrave që mund të ndihmojnë punonjësit të përshtaten me kushtet e reja të tregut të punës dhe të gjejnë mundësi të reja profesionale.
Marrëdhënia ndërmjet inovacionit dhe profesioneve të reja
Në kontekstin e ndryshimeve të shpeshta në profesione, inovacioni luan rol kritik në krijimin e profesioneve të reja. Zhvillimet teknologjike dhe shoqërore hapin rrugë për mundësi të reja dhe sfida të ndryshme për organizatat dhe individët. Inovacioni, si krijimi i produkteve, shërbimeve dhe modeleve të biznesit të reja, shpesh rezulton në lindjen e profesioneve të reja.
Nëpërmjet zgjidhjeve inovative mund të shikojmë zhvillimin e profesioneve në fusha si Inteligjenca Artificiale, teknologjia e informacionit, energjia e rinovueshme e shumë të tjera.
Prandaj, nëpërmjet vazhdimësisë së inovacionit dhe përshtatjes së aftësive në përgjigje të kërkesave të reja, mund të zgjidhen sfidat dhe të përhapen profesionet e reja në një mjedis dinamik dhe konkurrues. /Monitor
“E dua”- Mozzik zbulon se është në një romancë, pasi Loredana konfirmoi lidhjen me futbollistinReperi Mozzik është i rezervuar për jetën private, por së fundmi ai ka thyer “rregullin” duke zbuluar statusin e tij në një postim në InstaStory.
Teksa ka publikuar një foto të tij, reperi ka treguar që prej 11 muajsh ai është një lidhje dashurie.
“Në fakt unë nuk jam beqar që 11 muaj dhe e dua shumë atë”, ka shkruar Mozzik, por pa zbuluar identitetin e partneres.
Ndërkohë ish-partnerja e tij Loredana Zefi ka konfirmuar disa javë më parë se është në një lidhje dashurie me futbollistin gjerman Karim Adeyemi.
Zbulohet shtëpi bari në Dimal, policia shoqëron 5 persona, u kapën në një hotelNjë shtëpi bari është zbuluar në fshatin Pobrat në Dimal.
Mësohet se deri tani janë shoqëruar nga policia 5 persona, të cilët po merren nē pyetje.
Personat e shoqëruar janë nga Fieri dhe Berati.
Njëri prej tyre dyshohet si pjesë e grupit kriminal që kutivoi hashash në një karburant në Lushnje, tek “Pushimi i shoferit”.
Personat e shoqëruar flinin në një hotel në afërsi të Kalasë në Berat, aty ku edhe u ndaluan nga policia.
Deri tani nuk ka asnjë info zyrtare nga policia, ndërkohë që nuk dihet as sasia e drogës së sekuestruar.
E rëndë/ Futet në dush për t’u larë, 32-vjeçaren e zë korrenti! Humb jetënNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik, ku një 32-vjeçare e zuri korrenti në dush.
Mësohet se lagjen nr.1 rreth orës 20:40. Viktima ishte futur për t’larë, por e zuri korrenti dhe humbi jetën.
Cërrik/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:40, në lagjen nr. 1, në banesë, shtetasja I. M., 32 vjeçe, banuese në Cerrik, gjatë kohës që ka qenë duke u larë në dush, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Këngëtarja Britney Speras ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga Sam Asghari, pas akuzave se ka tradhtuar dhe dhunuar modelin.
Ajo u shpreh se “ndjen shumë dhimbje” dhe se është e tronditur nga ndarja, megjithatë nuk zbuloi arsyet e fundit të martesës me 29-vjeçarin.
“Siç e dinë të gjithë, unë dhe Sam nuk jemi më bashkë… 6 vite janë një kohë e gjatë për të qenë me dikë, kështu që jam pak e tronditur por… nuk jam këtu për të shpjeguar pse, sepse sinqerisht nuk është punë e askujt!!! Por, sinqerisht nuk e duroja dot më dhimbjen!!!
Do të doja të tregoja emocionet e mia dhe lotët se si ndihem vërtet, por disa arsye më është dashur gjithmonë të fsheh dobësitë e mia!!! Supozohet që duhet t’iu duan pa kushte … jo me kushte !!!! Kështu që unë do të jem aq i fortë sa mundem dhe do të bëj më të mirën!!! Dhe në të vërtetë po e bëj shumë mirë !!! Gjithsesi kalofshi një ditë të mbarë dhe mos harroni të buzëqeshni !!!”, shprehet Britney.
Nga ana tjetër, Sam në reagimin e tij u shpreh se ka marrë vendimin për tu ndarë për “dallime të papajtueshme”.
“Pas 6 vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur t’i japim fund rrugëtimit tonë së bashku. Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe i uroj asaj gjithmonë më të mirën.”, shkroi ai.
U futën për t’u larë, tre maqedonase rrezikuan të mbyteshin në Golem, 2 në gjendje të rëndëTre shtetase nga Maqedonia e Veriut kanë rrezikuar të mbyteshin pasditen e sotme në plazhin e Golemit.
Atyre iu dha ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët që ishin me shërbim në vijën bregdetare.
Ato u dërguan në spital dhe 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Kavajë/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në plazhin e Golemit, duke notuar, kanë rrezikuar të mbyten në det, 3 shtetase nga Maqedonia e Veriut.
Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë Kavajë që ishin me shërbim në vijën bregdetare.
Të trija këto shtetase janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore.
Shtetasja Sh. A., 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja K. A., 66 vjeçe dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Sterilizimet”/ VOA: GJKKO kërkon të ndriçohen lidhjet e ish-Ministrit Ilir Beqaj me aferënNë Tiranë, hetimet e Prokurorisë së Posaçme SPAK për koncensionin 10-vjeçar të sterilizimit mund të përfshijnë një numër më të madh zyrtarësh për shpërdorim detyre.
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e orientoi Prokurorinë e Posaçme që të shtrijë hetimet edhe mbi përgjegjësitë e 6 personave të tjerë; për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish ministrin e Financave Shkëlqim Cani, si dhe për katër komisionerë të prokurimeve.
Në vendimin prej 348 fletëve mbi arrestet me burg për ish zëvendës ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, Gjykata thekson se provat e SPAK-ut evidentojnë shkelje ligjore edhe nga dy ish ministrat dhe 4 komisionerët.
Arrestimi i ish zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit të sterilizimeve spitalore Ilir Rrapaj nën akuzat e mashtrim, falsifikim dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim.
Por kjo duket se është vetëm fillimi i pjesës së dukshme të aferës korruptive të koncensionit 100 milionë dollarë të nënshkruar në dhjetor 2015 nga ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Dy prej protagonistëve të procesit, Rrapaj dhe Rrjepaj, janë tashmë në arrest me burg, dy të tjerë – drejtorët ekonomikë dhe juridikë janë në arrest shtëpie, katër komisionerë të koncensionit në detyrim paraqitje, ndërsa GJKKO e ka orientuar SPAK të zgjerojë hetimet edhe ndaj ish ministrit Ilir Beqaj dhe ish ministrit të financave Shkëlqim Cani.
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar thekson në vendim se “pavarësisht qëndrimit të prokurorisë, nga analiza e provave të administruara dhe të para në unitetin e tyre, në to evidentohen shkelje të akteve ligjore e nënligjore, të cilat ngrihen në nivelin e përgjegjësive penale për ish ministrin e Shëndetësisë Beqaj dhe ish ministrin e Financave Cani, si dhe për katër komisionerë të prokurimit publik”.
GJKKO vëren se nga moria e të dhënave hetimore del se fituesi i këtij koncensioni ishte paracaktuar nga drejtuesit e ministrisë së shëndetësisë para se të nisnin procedurat formale, madje fituesit parapërgatitën dokumente dhe përshtatën kriteret ligjore në mënyrë që të siguronin fitoren.
Hetimet kanë vërejtur shkeljen e barazisë së konkurrentëve në garë, fryrje artificiale dhe shumëfishimin e kostove dhe çmimeve, falsifikimin e dokumenteve dhe shifrave statistikore, kalimin e qendrës së re të sterilizimeve të QSUT-së në përdorim të koncensionarit, llogaritje të pasakta ekonomike dhe shkelje ligjore, gjë që ka nxitur dyshimet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.
Në vendimin e GJKKO-së mbi masat e arrestit të tyre dhe 6 zyrtarëve të shëndetësisë thuhet se ish ministri Beqaj dhe zëvendësi i tij Rrjepaj kishin njohje dhe takime të vazhdueshme qysh nga dhjetori i vitit 2013 me biznesmenin Rrapaj, pra dy vjet para se ky të fitonte koncensionin e sterilizimeve spitalore.
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vërejti gjatë hetimeve se, në emailet mes tyre ish zëvendësministri Rrjepaj merr udhëzime nga biznesmeni Rrapaj për veprimet, që duhet të kryejë në rajonin e Umbrias, pjesë nga studimi i fizibilitetit me logot dhe adresat e kompanisë Investital, në komunikime ku tregohet se ata të dy kanë njohje dhe marrëdhënie të afërt miqësore me njëri-tjetrin.
Ata kanë studiuar për mjekësi në të njëjtat vite, i kanë ndërprerë ato në të njëjtin vit dhe i kanë rinisur në të njëjtin vit.
Biznesmeni Rrapaj, ish ministri i Shëndetësisë Beqaj dhe zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj kanë udhëtuar së bashku me avion nga Italia në qershorin e 2014, periudhë që sipas hetimeve përkon me veprimet përgatitore të koncensionit.
Po ashtu biznesmeni Rrapaj dhe ish zëvendës ministri Rrjepaj udhëtuan së bashku me avion drejt Italisë në mars 2015, periudhë që përkon me shpalljen e njoftimit të tenderit brenda afatit të dorëzimit të ofertave, vërejnë hetuesit.
Kompanitë operatore fituese ishin informuar për detaje të koncensionit të patën 6 muaj para se të shpallej kontrata 10-vjeçare, madje ata e dinin më herët se kjo procedurë do të ishte koncension dhe jo prokurim i zakonshëm.
Rrapaj bëri një regjsitrim formal të kompanisë së tij në Prishtinë si subjekt tatimor, ku deklaroi si punëtor të vetëm të kompanisë veten e tij me pagë 200 euro, ndërsa ajo nuk ka si veprimtari dizinfektimin e sallave kirurgjikale.
SPAK vëren se operatorët fitues kanë patur dijeni të plotë për procedurat e koncensionit dhe kanë parapërgatitur dokumentacionin para se kontrata të shpallej më 13 shkurt 2015.
Ilir Rrapaj mbante kontakte të vazhdueshme me ministrinë e Shëndetësisë, dhe sipas hetimeve ai e regjistroi kompaninë e tij Investital LLC në Prishtinë një muaj pasi fluturoi në Itali me dy drejtuesit e ministrisë së shëndetësisë, Beqaj e Rrjepaj, dhe një muaj para se të dilte urdhëri i ministrit për ngritjen e komisionit mbi dhënien e koncensionit.
Rrapaj ka udhëtuar edhe me automjetet e zyrtarëve drejtues të ministrisë së shëndetësisë, mes të tjerave, edhe drejt Kosovës.
Pasi ish ministri Beqaj dhe biznesmeni Rrapaj nënshkruajnë kontratën e koncensionit 10 vjeçar për afro 100 milionë dollarë në dhjetor 2015, një varg fluturimesh ajrore të tjera drejt Italisë kanë kryer ata, si dhe ish zëvendësministri Klodian Rrjepaj së bashku me administratorë të kompanisë fituese në vitin 2016 dhe 2017.
Ndërsa koncensioni është duke u zbatuar në vitin e tetë të tij, dhe 8 persona janë në hetim, GJKKO-ja orientoi SPAK-un që krahas masave të deritanishme, të zgjerojë hetimet mbi përgjegjësitë penale të dy ish ministrave Beqaj dhe Cani si dhe 4 komisionerëve të prokurimeve.