Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në Gjadër të Lezhës, ku është plagosur me armë zjarri një i ri.
Sipas burimeve, bëhet me dije se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një 24 vjeçar, Dorjan Gjini nga fshati Balldre.
Mësohet se i riu është qëlluar në këmbë, ndërkohë që ende nuk dihen motivet dhe gjendja shëndetësore e 24-vjeçarit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.
Bora dhe Donaldi flasin për projektin e tyre, zbulohet emri i filmitNjë nga historitë më të komentuara ndonjëherë të showbiz-it shqiptar ka qenë padyshim ajo e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, të cilët qenë në vëmendje të të gjithë ndjekësve sidomos gjatë “Big Brother VIP 1”, ku puthja e tyre numëron miliona klikime në rrjete sociale.
Historia e tyre e dashurisë mesa duket do të përcillet përmes një projekti nga dyshja, një komedi me emocione të forta e ka konsideruar dyshja, ku në Instagram kanë bërë publik edhe titullin e filmit të tyre të parë romantik-“5 herë jo”.
Postimi i Bora Zemanit:
Ej,Miq!??
Një ngjarje e bukur për ne nis tani. Një rrugëtim i ri, plot aventura, intriga dhe emocione të forta. Më në fund po ndajmë me ju projektin e ëndërruar për të cilin kemi punuar prej kohësh. Teksa jemi në pragun e chak-ut të filmit tonë të parë, një komedi romantike e titulluar – “5 herë jo”, duam t’ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj ëndrre! Me miq gjërat e bukura bëhen realitet… le të ndajmë emocionet e të qeshim nga thellësia e shpirtit. Në këtë projekt tonin, jemi mirënjohës për skuadrën fantastike, mbështetëse dhe krijuese me të cilën po punojmë. Me një staf aktorësh nga më të dashurit për ju, që humorin e kanë në gen, do të sjellim një film-komedi me situata dhe të qeshura pafund.
Ndiqni @5herejo për t’u bërë pjesë e kësaj ëndrre, e këtij rrugëtimi të bukur artistik! Ti dhe ju bëhemi Ne!?
Pas Bleros, Afrona i jep fund edhe lidhjes me biznesmenin?Ish-bashkëshortja e Bleros, Afrona Dika është rikthyer edhe njëherë në vëmendje, sërish për kriza në një romancë.
Vetëm pak kohë pasi konfirmoi lidhjen e re të dashurisë me James-in, një biznesmen zviceran, marrëdhënia e tyre po përflitet se ka përfunduar, ose së paku, mes tyre ka momentalisht një krizë.
Edhe pse çifti javë më parë shijuan pushimet në Turqi, papritur u pa se nuk ndiqen më në rrjetet sociale. Edhe për ditëlindjen e Afronës, James nuk bëri asnjë urim publik, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për ndarje.
Sipas burimeve të “Prive”, në të vërtetë bëhet fjalë për ndarje përfundimtare.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, pasi nuk ka pasur ndonjë reagim nga asnjëra palë./ Zoom.al
Afera e koncesionit të sterilizimit, VOA: Zv.ministrin e drejtonte bashkëpunëtori i afërt tijNë Tiranë Gjykata e Posaçme mbajti sot në arrest me burg ish zëvendës ministrin e shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin e sterilizimeve spitalore, Ilir Rrapaj, si të dyshuar nga SPAK për falsifikime, mashtrime dhe shpërdorim detyre.
Qeveria dhe opozita reaguan në mënyra të ndryshme për këtë operacion të insitucioneve të reja të drejtësisë, gjatë të cilit u dhanë një seri masa arresti për zyrtarë të ministrisë së shëndetësisë.
Një ditë pas arrestimit të ish zëvendësministrit të shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenit të sterilizimeve Ilir Rrapaj, në akuzat për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe mashtrim me pasoja të rënda, qarqet politike reaguan në mënyra të ndryshme, por në mbështetje të hetimeve të thelluara nga Prokuroria e Posaçme.
Ndërsa dy të arrestuarit nga SPAK u mbajtën nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në arrest me burg, dy zyrtarë në arrest shtëpie dhe katër të tjerë në detyrim paraqitje, kryeministri Edi Rama falenderoi këto dy institucione, si prova të drejtësisë së pavarur të rindërtuar nga shumica socialiste.
Duke lënë mënjanë faktin se zoti Rrjepaj ishte numri dy i ministrisë së shëndetësisë, ku drejtonte Ilir Beqaj, një ndër bashkëpunëtorët e tij më të afërt, zoti Rama theksoi në një status të gjatë në Tuiter se SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë shprehje e vullnetit të sinqertë e të palëkundshëm shtetndërtues, të Partisë Socialiste.
Zoti Rama theksoi se kjo qeveri ka hequr dorë nga kontrolli i drejtësisë dhe po e mbështet atë pa kushte kundër korrupsionit e krimit të organizuar, Shqipëria Europiane.
Ai shtoi se qeveria socialiste e hapi me vendosmëri rrugën e drejtësisë së re dhe kurrë nuk do ta pengojë drejtësinë në rrugën e vet, brenda qeverisë apo nën ombrellën e saj.
Opozita nga ana e saj akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për këtë aferë korruptive, e cila rrezikon shëndetin e qytetarëve si dhe dëshmon babëzinë dhe korrupsionin e thellë të qeverisë së tij.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina deklaroi se korrupsioni, abuzimi me detyrën dhe shpërdorimi i fondeve publikë është kthyer në një fenomen të qeverisë Rama, pasi zinxhiri i përfshirjes është në gjithë qelizat e qeverisjes dhe shtetit.
“Partia Demokratike përshëndet institucionet SPAK dhe GJKKO për këtë aksion kombëtar të vënies para drejtësisë të politikanëve e zyrtarëve të lartë dhe klientëve të tyre si shkelës të ligjit por, gjithashtu, i inkurajon këto institucione t’i shkojnë deri në fund hetimit, deri tek burimi i kësaj skeme korruptive e rrënuese për interesin publik, tek Edi Rama – kryeminstër, Ilir Beqja ish ministër i Shëndetësisë dhe Ogerta Manastirliu – ministër i Shëndetësisë”, tha zonja Karabina.
Ish zëvendës-ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmeni i sterilizimeve Ilir Rrapaj u arrestuan të enjten nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim dokumentash në bashkëpunim lidhur me koncensionin e sterilizimit afro 100 milionë dollarë të 8 vjet më parë, i cili nga dhjetori 2015 dhe deri sot ngjalli dyshime për korrupsion, shkelje të barazisë në garë dhe mosplotësim të kritereve ligjore.
Gjashtë zyrtarë të tjerë u vendosën me të njëjtat akuza nën arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje, si të dyshuar për bashkëpunim në këtë çështje.
Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar e ka orientuar SPAK-un që të zgjerojë hetimet edhe ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish ministrit të Financave, Shkëlqim Cani si dhe 4 zyrtarëve të tjerë, që kanë patur lidhje, dyshime për shkelje ligjore dhe dijeni për këtë koncension./VOA
Turistët ia mbathën pa paguar, Ambasada Italiane del me njoftim: Shkuam në Berat dhe paguam faturënAmbasada e Italisë në Shqipëri thotë se ka paguar sot faturën e darkës që konsumuan katër turistë italianë në Berat, të cilët u larguan pa e paguar.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Ambasada Italiane thotë se ka shlyer faturën, sipas porosisë së kryeministres Giorgia Meloni, duke shtuar se uron që raste të tilla të mos përsëriten.
View this post on Instagram
Incidenti u bë viral, pas denoncimit të restorantit në rrjetet sociale, për mospagesën e faturës prej 80 euro nga turistët italianë dhe shumë shpejt u pasqyrua në mediat vendase dhe ato ndërkombëtare.
“Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më,”- njofton Ambasada Italiane në Tiranë./Zoom.al
“Omonia” thirrje Ramës: Liroje disa orë Belerin sa të betohetOrganizata “Omonia” ka reaguar disa ditë pas protestës për lirimin e Fredi Belerit, të mbajtur në Himarë.
“Omonia” thotë se në protestë ishin të pranishëm 1,500 qytetarë dhe se nga Himara u dha leksion demokracie.
Në fund të reagimit, “Omonia” i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të japë urdhër për lirimin e Fredi Belerit, të paktën për disa orë sa të betohet si kryebashkiak.
Reagimi i plotë:
Një protestë, e cila fare mirë mund të cilësohet si reklamë e moralit dhe vlerave demokratike, u zhvillua në Himarë të hënën, më 14 gusht, me sloganin kryesor lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.
Më shumë se 1500 persona nga zonën e Bashkisë Himarë, si dhe miq nga Greqia dhe Shqipëria, bashkuan zërat e tyre në pedonalen qëndrore të Spilesë dhe i kërkuan qeverisë shqiptare të respektojë vullnetin e popullit të Himarës, siç u reflektua në votimet e 14 majit.
Krahas anëtarëve të këshillit bashkiak të koalicionit zgjedhor dhe degës vendore të OMONOIA-s, folën edhe ish-ministri i drejtësisë z. Ylli Manjani, përfaqësuesi i Partisë Demokratike z. Ivi Kaso, kryetari i përgjithshëm i OMONOIA-s, z. Vasilis Kajos, kryetari i PBDNJ dhe deputeti, z. Vangjel Dule, kryetari i bashkisë së Igumenicës, z. Ioannis Lolos, kryetari i bashkisë së Selanikut, z. Konstantinos Zervas dhe kryetari i bashkisë së Athinës, z. Kostas Bakojanis. Në fund, aktiviteti u mbyll me një mesazh audio nga kryetari i bashkisë së Himarës, z. Fredi Beleri.
Na nderuan me praninë e tyre, deputeti i Zonës A’ të Selanikut i Partisë Demokracia e Re z.Konstantinos Giulekas, deputeti i Thesprotisë i Partisë Demokracia e Re z. Vassilis Giogiakas, deputeti i Atikës Lindore i Partisë Zgjidhja Helene. z. Stylianos Fotopoulos.
Fatkeqësisht, nuk munguan as mosmarrëveshjet pasi policia lokale, në përpjekje për të mbyllur zërin e protestës por edhe për të na provokuar, u përpoq të pengonte zhvillimin e protestës, duke iu përgjigjur negativisht kërkesës së depozituar me justifikimin qesharak se nuk qe deklaruar adresa e saktë. Të gjithë ne në Himarë e dimë se pas këtyre skemave qëndron agjenti i Edi Ramës dhe orkestruesi i çështjes së sajuar ndaj Fredi Belerit dhe survejimit të paligjshëm të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe ai nuk është askush tjetër veçse shefi i policisë së Himarës, Ermal Ajdini.
Ajo që e karakterizon protestën tonë si shumë të suksesshme, përveç organizimit të shkëlqyer dhe pjesëmarrjes masive, është fakti se ajo provokoi ndërhyrjen e kryeministrit shqiptar, z. Edi Rama, i cili nuk kishte as taktin e duhur për të pritur të kalonin 24 orë nga zhvillimi i protestës, duke treguar kështu dëshpërimin dhe shqetësimin e tij. E vërteta është se zoti Rama ka detyrimin prej kohësh të bënte një ndërhyrje pasi gjatë një konference për shtyp pas zgjedhjeve lokale kishte premtuar se do të mbante një qëndrim më të detajuar për çështjen e arrestimit të Fredi Belerit pas përfundimit të zgjedhjeve në Greqi, gjë të cilën nuk e bëri por u mjaftua duke u pozicionuar për këtë çështje me artikuj anonimë në median shqiptare që ai kontrollon.
Në postimin e tij të gjatë, zoti Rama ndër të tjera përmend se protesta është organizuar nga politikanët grekë dhe se është e paprecedentë në historinë e Europës. I nderuar zoti Rama, e dimë që është e vështirë, por kapërdijeni, protesta u organizua nga ata që i vunë frena planeve tuaja në 14 maj, nga njerëzit e thjeshtë të Himarës që ju i përbuzni dhe i nënçmoni duke i quajtur një grusht ekstremistësh. Gjithsesi, duhet të biem dakord që është vërtet një situatë e paprecedentë, ashtu si e gjithë çështja për arrestimin dhe paraburgimin e zgjatur të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, z. Fredi Beleri. Së fundi, sa i përket ndarjes së pushteteve dhe drejtësisë së pavarur në Shqipëri, ne banorët e Jeruzalemit e dimë mirë se pengimi i betimit të kryebashkiakut tonë është vetëm vendimi juaj politik dhe nuk ka të bëjë me drejtësinë. Ndaj zgjidhni nyjën gordiane dhe pranoni kërkesën për disa orë leje për betim.
Sa për Himarën dhe himarjotët, mos u shqetësoni, ne do të vazhdojmë të japim leksione etike dhe demokracie dhe do të vazhdojmë të jemi shembull i bashkëjetesës harmonike të grekëve dhe shqiptarëve.
JEMI TË GJITHË FREDI BELERI!
Natën e mirë zoti Rama!
Broja dhe dilemat e Chelsea-t, Pochettino tregon të ardhmen e shqiptaritTrajneri i Chelsea-t, Mauricio Pochettino, ka folur për të ardhmen e Armando Brojës.
Në prag të javës së dytë në Premier League, Pochetino është ndalur te sulmuesi i Shqipërisë.
“Ne po vlerësojmë të gjitha mundësitë në treg. Mendoj se të gjitha ekipet janë në të njëjtën situatë si ne. Në të njëjtën kohë po mbajmë një sy, Armando Brojën, nuk mund ta harrojmë. Ne besojmë shumë tek ai, mund të jetë një sulmues shumë i rëndësishëm për Chelsea-n. Duhet të jemi të kujdesshëm”, tha Pochettino. /zoom.al/
E rëndë/ Një 20-vjeçar i vë flakën babait të tij, arrestohetGjatë ditës së djeshme, policia e SB Ropotovë në Maqedoninë e Veriut, ka arrestuar një 20-vjeçar nga një fshat i Prilepit për shkak se ka sulmuar fizikisht babain e tij 51-vjeçar.
Sipas policisë, ata kanë pasur edhe një debat familjar më datë 11.08.2023, pas së cilës i riu, me lëndë djegëse i ka vënë flakën babait të tij, pas së cilës e ka fikur menjëherë zjarrin me batanije.
51-vjeçari ka pësuar djegie, e cila është konstatuar nga Spitali i Përgjidhëm në Prilep.
I riu është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Mori koncesionin e sterilizimit, bashkëstudentja konfirmoi njohjen mes ish-zv.ministrit RjepajProkurorët e SPAK që po hetojnë koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro kanë marrë informacion të bollshëm për njohjen e mëparshme mes ish-zv.ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili zotëronte shumicën e aksioneve në kompaninë Sani Service që iu dha koncesioni.
Në dosjen e SPAK-ut rezulton se Rrapaj e Rjepaj përfunduan studimet bashkë me fakultetin e mjekësisë në 1991-1994, bashkë me shtetasin A.LL., i cili është drejtor ne kompaninë koncesionare Sani Service. Po kështu njohjen mes Rrapajt dhe Rjepajt e konfirmoi bashkëstudentja D.N.
DOSJA
Më 2 nëntor 2021 në Universitetin e Mjekësisë është kryer këqyrja e dokumenteve të mbajtura për ndjekjen e studimeve nga shtetasi Klodian Rjepaj në këtë Universitet. Nga këqyrja rezultoi se shtetasi Klodian Rjepaj ka ndjekur vitet akademike në vitet 1990-1998, të ndara në dy periudha. Në vitet 1990-1994 dhe më pas në vitin 1994-1995 nuk ka frekuentuar studimet, për vitin 1995-1996 ka dhe shënimin “përsërit vitin”. Edhe për vitin 1996-1997 nuk ka shënime në regjistër. Më pas rezulton se ku shtetas ka kryer studimet në vazhdim në vitet akademike 1996-1997, 1997-1998 kur dhe është diplomuar.
Në këto regjistra vërehet se ka ndjekur studimet akademike në mjekësi edhe shtetasi Ilir Rrapaj.
Në regjistrin 8 Mjekësi, ku ndodhet emri i shtetasit Klodian Rjepaj, dy rreshta mbi të është i shënuar emri i shtetasi Ilir Rrapaj, të cilët për vitet akademike 1991-1992, 1992- 1993, 1993-1994, kanë ndjekur bashkë vitet akademike. Për vitin akademik 1994-1995 ashtu si Klodian Rjepaj, edhe shtetasi Ilir Rrapaj nuk ka frekuentuar studimet. Për vitin akademik 1995-1996 ashtu si Klodian Rjepaj edhe shtetasi Ilir Rrapaj ka shënimin “Përsërit vitin”. Edhe për vitin akademik 1996-1997 nuk ka shënime në regjistër. Gjithashtu, në të njëjtin regjistër në “regjistrin 7”, ku ndodhet emri i shtetasit Ilir Rrapaj, vërehet emri i shtetasi A.LL. i cili ka përfunduar studimet në vitin akademik 1994-1995.
Shtetasi A.LL. rezulton të jetë Drejtor në kompaninë Koncesionare Sani Service që nga krijimi i saj. Gjithashtu, ai është administrator i kompanisë “Gamaservice”, kompani e cila ka transaksione në shitjet e kryera nga Koncesionari Sani Service për periudhën Prill 2020-dhjetor 2021 në vlerën 116 966 534 lekë (referuar informacionit të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve). Nga përmbajtja e këtyre akteve rezulton se Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj kanë ndjekur bashkë studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në vitet 1991-1994 (1995-1996 të dy nuk kanë frekuentuar studimet). Gjithashtu, këta të fundit kanë përfunduar studimet me shtetasin A. Ll.
Gjithashtu më 22 dhjetor 2021 është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasja D. N., e cila kur është pyetur lidhur me faktin nëse ka njohje me shtetasit Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj ka deklaruar se: “Klodianin e kam pasur shok gjatë kohës së ndjekjes së studimeve universitare në Universitetin e Mjekësisë në vitet 1990-1992. Më pas unë jam larguar nga Shqipëria dhe kam vazhduar studimet në vitin 1995. Në dijeninë time edhe Klodiani është larguar një vit në Greqi dhe ka lënë studimet e i është rikthyer përsëri më vonë. Gjithashtu kam punuar me Klodianin në Institutin e Shëndetit Publik në vitet 2008-2013, ku Klodiani ka qenë menaxher i programit kombëtar të HIV-AIDS.
Sa i përket njohjes me biznesmenin, D.N. ka deklaruar: Po e njoh Ilir Rrapajn pasi është nga Vlora dhe kemi qenë studentë bashkë në fakultet, Iliri ka qenë në një brez me mua dhe Klodianin./ Zoom.al
Struga pranë historisë, UEFA vendos për stadiumin ku do të luhet ndeshja “finale”Struga ka zyrtarizuar stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja e fazës “Play-Off” të Conference League ndaj Breidablik.
Në një reagim në faqen zyrtare, klubi i Strugës bën me dije se skuadra do të përballet me ekipin nga Islanda në Ohër.
Struga sqaron se ky vendim është marrë nga UEFA, ndonëse si opsione të tjera iu paraqitën edhe “Elbasan Arena” apo stadiumi i Strumicës.
“Ndeshjen e parë të fazës “play-off” në Ligën e Konferencës kundër skuadrës përfaqësuese të Islandës, Breidablik, do ta zhvillojmë në Ohër. Kështu ka vendosur UEFA, pavarësisht se kishte edhe shumë opsione tjera, si stadiumi i Strumicës, apo edhe ai i “Elbasan Arena”.
Po në stadiumin e Ohrit, ekipi i Struga Trim Lum zhvilloi edhe takimin e parë kualifikues të këtij edicioni në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Zhalgiris, ndërsa sërish do të jemi nikoqir, këtë herë në fazën “play-off” ndaj skuadrës islandeze të Breidablik. Takimi në fjalë në program do të jetë me datë 24 gusht me fillim në ora 17:00”, thuhet në njoftimin e Strugës. /zoom.al/