zoom

Day ArchiveTuristet ikën pa paguar nga lokali, media italiane: Pronari nuk bëri asnjë përpjekje për t’i ndalur

Media “Corriere della Sera” ka reaguar pas lajmit se në një restorant në qytetin e Beratit, turistët italianë ia mbathën pa paguar dhe ikën me vrap.

Në shkrimin e medias italiane,  theksohet se turistët në Shqipëri kanë qenë të shumtë, të cilët kanë shijuar brigjet e detit dhe shumë oferta të mira në lidhje me çmimet.

Po ashtu shton se bumi i turistëve italianë në Shqipëri, mesa duket ka sjellë edhe ata njerëz që kanë “zakone të këqija”.

“Për shumë italianë, vera e vitit 2023 ishte e lidhur me Shqipërinë: ikja nga brigjet kombëtare, shkaktoi rekordin historik të nisjeve verore drejt Tiranës. Një pushtim që banorët vendas nuk mund të mos e vinte re. Megjithatë, jo gjithmonë me kënaqësi, pasi disa turistë duket se kanë sjellje të këqija: ky është rasti i një grupi prej katër italianësh që u larguan nga një restorant pa paguar faturën prej rreth 80 euro. Gjithçka ka ndodhur në Berat, një qytet historik në qendër të vendit. Sipas gazetave lokale, pronari i restorantit, nuk bëri as përpjekjen më të vogël për t’i ndjekur,”- shkruan media italiane./ Zoom.al

U përfshi në sherr, plagoset me sende të forta 16-vjeçari në Ali Dem

Një i ri është plagosur në Tiranë, pranë zonës së ‘Ali Demit’ pas një konflikti të çastit.

Mësohet se 16-vjeçari është goditur me sende të forta dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes apo autorët, po ashtu as gjendja e të miturit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2023, rreth orës 21:15, në Ali Dem, gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta një 16-vjeçar, i cili po kalon në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Partizani kualifikohet në “play off”, kundërshtari i radhës është Astana

Partizani nuk ka lënë vend për surpriza. Pas fitores 1-2 në Letoni, të kuqtë kanë marrë një tjetër fitore, këtë herë 1-0 në “Elbasan Arena”. Ndeshja u vendos në minutën e 21-të të takimit, kur Rrapaj fioi një penallti në zonën kundërshtare.

Pranë topit shkoi golashënuesi më i mirë i Partizanit në këto kualifikuese në Kupat e Europës, Tedi Cara.

Ky i fundit u tregua i saktë nga 11 metrat, duke e dërguar topin në rrjetë.

Valmiera përpiqet të ndryshojë fatin e takimit, teksa në pjesën e dytë kërcënojnë disa herë portën e Partizanit.

Megjithatë topi nuk hyri në rrjetë dhe Partizani siguroi kualifikimin për në “play off”.

Pengesa e fundit për të mbërritur në grupet e Ligës së Konferencës do të jetë Astana, e cila është mposhtur nga Ludogoretsi.

Deklarata e fortë e Karamuços: Britanikët kanë sjellë listën e re “Non Grata”, por gabojnë në…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa shkruan në Facebook se Britania e Madhe ka përgatitur një listë të re me emra të personave të shpallur “non grata” në Shqipëri.

Karamuço shkruan se britanikët po bëjnë një gabim me politikën e tyre për të mbajtur sekretë emrat që ndodhen në këtë listë dhe  thekson se lista e re që ka ardhur duhet të bëhet transparente për publikun, ose përndryshe sipas tij, ajo nuk ka asnjë vlerë.

“Britanikët kanë një politikë shumë të gabuar që mbajnë sekret emrat “non grata”. Lista e re që ka ardhur, duhet të bëhet transparente për publikun, ndryshe nuk ka asnjë vlerë…”, shkroi ai në Facebook.

Mjekët tregojnë arsyet: Pse nuk duhet konsumuar darkë në orët e vona të mbrëmjes

Studimet e fundit kanë paralajmëruar se ushqyerja e vonë gjatë natës rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Shumë njerëz hanë edhe pas orës 19.00 dhe akoma më shumë preferojnë diçka të shpejtë edhe përpara gjumit.
Mjekët paralajmërojnë se koha e të ngrënit mund të përbëjë faktor rreziku për shëndetin e zemrës. Ora biologjike e trupit të njeriut ndikon tek tretja, metabolizmi dhe hormonet. Rrjedhimisht është e logjikshme të mendohet se koha e ushqyerjes mund të ndikojë në reagimet e trupit ndaj ushqimit. Sipas të dhënave kur vjen puna tek sëmundjet e zemrës, ajo që ka rëndësi është edhe cilësia e ushqimit, pra jo vetëm koha e ngrënies së tij.

Rëndësia e planifikimit ushqimor

Kur vjen puna tek ushqyerja e shëndetshme, qëllimet e mira janë të pamjaftueshme. Sekreti i të zbatuarit një regjim të shëndetshëm ushqimor qëndron tek planifikimi. Planifikimi i ushqyerjes së shëndetshme, bazohet në katër shtylla kryesore të listuara më poshtë.

Pazari i Zgjuar

Nuk është e nevojshme që të mbushni frigoriferin dhe dollapët plot e për plot me ushqime.Këshillohet të blini ato që ju nevojiten dhe të mos blini ushqimet kur jeni të stresuar apo të uritur.

Planet Ditore

Është e rekomandueshme që të planifikoni çdo ditë çfarë do të konsumoni në drekë dhe në darkë. Për shembull, nëse planifikoni që të gatuani mish pule, e nxirrni më parë atë nga frigoriferi për t’u shkrirë.

Kësisoj keni bërë një plan dhe nuk do të tundoheni të porosisni një picë.

Ushqim Me Vete

Merrni ushqim me vete kur shkoni në punë. Është më mirë dhe më shëndetshëm të merrni një panine ose sallatë të përgatitur në shtëpi, se një produkt të paketuar gjetkë.

Informimi

Nëse jeni dashamirës të të ngrënit jashtë shtëpisë, mbani sytë tek menuja. Duke qenë të vëmendshëm ndaj përbërësve ushqimorë të një gatimi, do të shmangni kalori të panevojshme.

Koha E Të Ngrënit

Nëse stili i jetesës u lejon ushqyerje të vonshme në mbrëmje, atëherë të paktën sigurohuni që nuk do të konsumoni ushqime të shpejta. Këto të fundit ofrojnë më shumë kalori dhe rreziku i mbipeshës mund të jetë më i dëmshëm për zemrën në një periudhë afatgjatë./AgroWeb.org

E rëndë/ 37-vjeçari nga Kuçova rrëmben dhe kërcënon me thikë nënën dhe motrën (EMRI)

KUÇOVË…Mbajti peng për një orë e gjysëm motrën dhe nënën,duke i kërcënuar me thikë se do ti vriste,ndërhyrja e policisë shpëton nënë e bijë dhe arreston 37-vjeçarin Gjergji Salla,person me probleme të theksuara të shëndetit mendor.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë pasditës së sotme në lagjen “11 Janari” nē Kuçovë.

Një 37-vjeçar me probleme të theksuara të shëndetit mendor, i ndetifikuar si Gjergji Salla ka mbajtur “peng” për rreth 2-orë në një nga banesat e shtëpisë mamanë dhe motrën e tij,duke i kërcënuar me thikë në dorë se do ti vriste.

Të bërtiturat e nënë e bijë dhe thirrjet e tyre për ndihmë janë dëgjuar nga komshinjtë,që duke ditur edhe gjendjen shëndetësore të djalit të shtëpisë kanë njoftuar menjëherë policinë.Drejt banesës së familjes Salla janë nisur efektivë të shumtë të Komisariatit të Policisë Kuçovë.Mësohet se ka qënë Shefi i Krimeve në këtë komisariat,Gentjan Mallkuçi,ai që ka neutralizuar situatën e krijuar në banesë dhe që ka bindur 37-vjeçarin Gentjan Salla të hedhë thikën e të lejojë hyrjen e policisë brenda shtëpisë.Pas futjes në banesë,policia ka neutralizuar dhe arrestuar Gjergji Sallën,ndërkohë që nëna dhe motra e tij nuk kanë pësuar lëndime.

U bë me dije se 37-vjeçari Gjergji Salla është një person me probleme të theksuara të shëndetit mendor dhe se shkak për ngjarjen e sotme është bërë refuzimi nga ana e tij e marrjes së medikenteve dhe gjilpërave qetësuese kronike.

Çekiçi “sakrifikon” ligën për paratë, mesfushori firmos në Turqi

Endri Çekiçi do të jetë pjesë e Sakaryaspor për dy vitet e ardhshme.

26-vjeçari ka nënshkruar dhe do të përfitojë një shifër shumë të lartë për tregun e lojtarëve të kombëtares shqiptare, teksa transferohet si një lojtar i lirë.

Hap i rëndësishëm për karrierën e pogradecarit, që ishte pjesë e Konyaspor sezonin e shkuar, ku luajti 20 ndeshje dhe shënoi dhe 2 gola në kampionat.

Interesim konkret për mesfushorin kishte dhe nga Kasimpasa dhe Rizespor.

Një mundësi e mirë iu ofrua dhe nga Arabia Saudite, por për lojtarin është herët për të provuar eksperiencën arabe.

Sakaryaspor po ndërton një projekt ambicioz për t’u kthyer në Superligë, pasi drejtimin e skuadrës e ka marrë një nga njerëzit më të pasur në Turqi.

Pikërisht projekti e bindi Çekiçin për të vijuar aventurën në Turqi. /zoom.al/

FOTO/ Katër ditë në Vlorë, Meloni pi kafe me Ramën dhe familjen në Lungomare

Ndryshe nga çfarë u lajmërua për një vizitë njëditore, të hënën, kur Giorgia Meloni mbërriti në portin e Vlorës me tragetin e linjës së Brindisit, kryeministrja italiane ndodhet ende në qytetin bregdetar dhe pritet të largohet në mbrëmje.

Pas tre ditësh qëndrimi dhe ekspeditash në ujërat e kristaltë të Jugut, ku vila qeveritare në të cilën ajo po qëndron ka qenë hermetike, duke ruajtur rrjedhjen e informacioneve, Meloni për herë të parë është fotografuar në Lungomaren e Vlorës, pasditen e sotme.

Ajo është ndalur në një kafene, në shoqërinë e kryeministrit Edi Rama, bashkëshortit Andrea Giambruno, vajzës Ginevra, motrës së saj Arianna e bashkëshortit Francesco Lollobrigida (ministri italian i Bujqësisë), por edhe ambasadorit italian Fabrizio Bucci.

Këto janë imazhet e para të qarta të Melonit duke ecur në rrugët e Vlorës, pas videos së publikuar nga La Stampa që tregonte udhëtimin e saj me skaf për në Dhërmi.

Edhe vetë Rama me një postim në rrjetet sociale, ka ndarë një foto me Melonin ku shkruan se vizita e saj në vendin tonë ishte një nder.

Motra nga Shqipëria Vëllai nga Italia FALEMINDERIT GIORGIA, ISHTE NJË NDER”, shkruan Rama.

Kryeministrja e Italisë erdhi në Shqipëri me ftesë të Ramës, duke ndërprerë përkohësisht pushimet e saj në Puglia, në një fermë pranë Ceglie Messapica./ Zoom.al

Gazetari denoncon “Conad”: Çmimet abuzive, djathi dyfish më shtrenjtë se në Itali

Gazetari Dritan Hila ka denoncuar përmes një postimi në Facebook skandalin me çmimet e ushqimeve në Shqipëri, në supermarketin Conad.

Ai tregon diferencën e çmimit duke marrë shembull djathin parmigiano të blerë në Conad në Shqipëri dhe atë të blerë në Itali.

Përmes fotografive, Hila tregon një rritje të frikshme çmimesh abuzive nga ana e Conad-it./ Zoom.al

Nga Laçi në Francë, Rudolf Turkaj prezantohet te klubi i ri

Rudolf Turkaj, në provën e parë në futbollin evropian. Mbrojtësi 28-vjeçar lezhjan është transferuar në Kategorinë e Tretë të Francës, te Martigues.

Në njoftimin e dhënë nga klubi jugor, zbulohet se Turkaj ka hedhur të zezën mbi të bardhë pasi bindi në ndeshjet kontrolluese kundër Grasse dhe Hyères.

“Mbrojtësi shqiptar 28-vjeçar, mëngjarash, i aftë për të luajtur si në qendër ashtu edhe në krah, do të përjetojë kështu eksperiencën e tij të parë jashtë Ballkanit. Ai vjen nga KF Laçi, klub i Kategorisë Superiore shqiptare, me të cilin ka marrë pjesë në disa ndeshje të Europa League dhe Conference League. Ne e mirëpresim afrimin tonë të tetë, i pari nga vendi i shqiponjave, që do të veshë fanellën e ekipit tonë”, shkruhet në njoftim.

Sezonin e kaluar, Turkaj është aktivizuar në 29 ndeshje të Kategorisë Superiore (ka shënuar një gol), tri sfida i numëron në Kupën e Shqipërisë dhe katër në Conference League. /zoom.al/