zoom

Day ArchiveEgnatia impresionon, por në fund Interi fiton me përmbysje miqësoren

Inter mposhti me vështirësi 4-2 me përmbysje Egnatian në miqësore.

Rrogozhinasit janë për t’u përgëzuar për paraqitjen dinjitoze të dhuruar mbrëmjen e sotme, teksa arrin të jetë në epërsi ndaj nënkampionëve të Europës deri në minutën e 80 të ndeshjes.

Fituesit në fuqi të Kupës së Shqipërisë befasuan ekipin e Inzagit që në minutën e 6 të takimit, kur pas një aksioni model Duamena tund rrjetën.

Pjesa e dytë nis me një ritëm të shtuar nga Interi, që kthen baraspeshën në minutën e 55 me anë të Barelës.

Por festa nuk zgjat shumë, teksa në minutën e 68, Fernando e dërgon topin në rrjetë me një panenka nga 11 metrat.

Interi zgjohet në minutat e fundit, kur për 10 minuta përmbysin ndeshjen. Lautaro Martinez realizon dy herë në pak minuta (80‘, 83‘), ndërsa në të 90 Stabile i fikson shifrat në 4-2.

Por pavarësisht rezultatit, Egnatia largohet me kokën lart nga Italia, pasi u përball në mënyrë dinjitoze më një nga klubet më të mëdha të Serisë A, megjithëse diferencat mes dy skuadrave janë jashtëzakonisht të mëdha. /zoom.al/

“K*rva, nuk i dua votat tuaja”/ VIDEO SKANDAL, kryebashkiaku i PS-së shan banorët

Një video skandal ka shpërthyer sërish në radhët e Partisë Socialiste. Ditën e sotme, deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka postuar një filmim, ku dëgjohet gjuha skandaloze që kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea përdor me banorët.

Dhjetra qytetarë po protestonin për plehrat dhe po kërkonin një zgjidhje nga kryebashkiaku i tyre, të cilin e zgjodhën me votë më 14 maj.

Biseda e qytetarëve me kryebashkiakun:

Qytetari: Tani këta kanë pretendime që mos të derdhen më, le të mbulohen, por vetëm të mos derdhen

Kryetari: I thuaj atyre të ikin dhe ti kishin bërë protestat para 10 vjetesh ai Like k*rva. Para 10 vjetësh t’i kishte bërë. Sot ti nuk më bën mua p*rdhë

Qytetarët: Kujt i thua k*rvë, ti ke marrë vota nga ne o maskara

Kryetari: Nuk i dua votat e tua, protestën duhet ta kishe bërë si njeri, protestën shko bëje me shokun tënd se me mua nuk ke shanse ti.

Chelsea dhe Liverpool ndalen në barazim në debutim, ngec edhe Tottenham

Ndeshja e parë e madhe në Premier League përfundon në barazim, Chelsea-Liverpool ndalen në 1-1.

Shfaqje e shkëlqyer menjëherë në Stamford Bridge: avantazhi i të kuqve me Luis Diaz erdhi në minutën e 18-të.

Blutë përgjigjen me golin e nënshkrimit të ri Disasi në minutën e 37-të.

Më pas pati dy gola të anuluar për çdo skuadër, një për Salah dhe një për Chilwell.

Një pikë edhe për Tottenham, i cili nuk shkoi përtej barazimit 2-2 në Brentford.

Spurs hapin dhe mbyllin rezultatin me Romero dhe Emerson, në mes dy golat e “bletëve” me Mbeumo 11-m dhe Wissa.

Portieri i kombëtares Thomas Strakosha ishte në stol te Brentford. /zoom.al/

Kush e vrau Joy Ayoko-n? Zbardhet letërporosia për autoritetet e Kenias, çfarë kërkon prokuroria

Autoritetet keniane kanë nisur përgatitjen e përgjigjes së letërporosisë së dërguar nga prokuroria shqiptare lidhur me çështjen e vdekjes së vajzës keniane Joy Ayoko. Tre ditë më parë Drejtoria e Hetimeve Penale të INTERPOL Kenias ka kontaktuar nënën e Joyt, Ruth Abongo dhe i kanë kërkuar raportin e vdekjes së Joyt për llogari të autoriteteve shqiptare, të cilën nëna ia ka dërguar 3 ditë më parë.

Mësohet se përveç raportit të vdekjes së Joyt në letërporosi autoritetet shqiptare kanë kërkuar edhe marrjen në pyetje të nënës së Joyt, motrës dhe vëllait të Joyt dhe shoqes së Joyt në Kenia, me të cilën 22-vjeçarja ka komunikuar pak minuta para ngjarjes së rëndë ku u dhunua barbarisht.

Nga të dhënat dhe dëshmitë, është zbuluar se shoqja e dhomës së Joyt, Emily Mutua i ka thënë motrës së Joyt autorin e vrasjes së 22-vjeçares dhe për këtë arsye do të pyetet edhe motra e Joyt. Këto persona pritet të merren në pyetje në ditët në vijim nga autoritetet keniane sipas pyetjeve që i kanë nisur autoritetet shqiptare dhe më pas do i kthehet përgjigje letërporosisë së prokurorisë shqiptare.

Autoritetet keniane kanë nisur kontaktimin e personave që do pyeten. Po ashtu autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion edhe për laptopin e Joyt, i cili ndodhet në Kenia, pasi për grupin hetimor mund të jetë një provë e rëndësishme. Sipas informacioneve nga avokati mbrojtës i vajzës keniane, prokuroria po pret mbërritjen e përgjigjeve të letërporosisë nga Kenia, si prova të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes.

Bllokohet rruga nga Zvërneci deri në Vlorë, automjetet në radhë si asnjëherë më parë

Rruga nga Zvërneci deri në Vlorë është bllokuar totalisht si pasojë e pushuesve që kanë zgjedhur ta kalojnë në Vlorë këtë të diel.

Situata e trafikut në këtë aks rrugor paraqitet e rënduar si asnjëherë më parë.

Rradhët kilometrike kanë bërë që makinat të qëndrojnë pa lëviur prej disa orësh, ndërsa dalja nga ky aks po kthehet në të pamundur sot.

Po shkëmbenin 10 kg kokainë, prangoset shqiptari dhe dy italianë në Maltë

Një shqiptar dhe dy italianë janë prangosur nga policia gjatë një aksioni anti-drogë në Maltë.

Autoritet thanë se kishin mbledhur informacion gjatë ditëve të fundit për shkëmbimin e një ngarkese me drogë. Ata monitoruan parkingun ku po qëndronte brenda makinës një italian dhe vendosën ta rrethojnë.

Gjatë kontrollit policia zbuloi 10 kilogram kokainë me vlerë rreth 1.3 milionë euro.

Vetëm pak çaste më pas, policia arriti të identifikojë dhe arrestojë edhe dy shtetas të tjerë, një italian dhe një shqiptar i moshës 30-vjeç.

Hetuesit dyshojnë se ata janë pjesë e një rrjeti më të gjerë mafioz të trafikimit të drogës.

Dy vajza marrin makinën me qira, përmbysen dhe e braktisin në Vlorë

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në aksin Vlorë-Kuç pak çaste më parë, ndërsa aktualisht nuk raportohet për të lënduar.

Policia thotë se një makinë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, e pas verifikimeve ka rezultuar se makina është marrë me qira nga dy vajza.

Këto të fundit, identiteti i të cilave nuk dihet, dyshohet se e kanë braktisur automjetin dhe janë larguar pas aksidentit.

Deri tani në spital nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore asnjë person i dëmtuar.

Informacion paraprak nga policia e Vlorës:

Më datë 13.08.2023, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, ka dalë nga rruga (është përmbysur) një automjet tip “Volskwagen”.

Në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar persona dhe nga verifikimet paraprake të kryera, rezulton se automjeti është në pronësi të shtetasit L. R., banues në Fier, dhe dyshohet se është marrë me qira nga një shtetase.

Po nga verifikimet paraprake të kryera, dyshohet se automjeti drejtohej nga një shtetase e cila është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të rastit, së bashku me një shtetase tjetër, pasagjere në automjet.

Në lidhje me këtë rast, deri tani, nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore asnjë person i dëmtuar.

Mesfushori kombëtares shkëlqen në Suedi, gjen golin e parë me ekipin e Goteborg

Arbnor Muçolli shënoi golin e parë me fanellën e Goteborgut.

Në përballjen e javës së 19-të të kampionatit suedez, mesfushori kuqezi arriti që të barazonte përkohësisht rezultatin ndaj Djurgarden në minutën e 77-të.

Me një goditje potente me të majtën, 23-vjecari mposhti portierin e skuadrës mike.

Goli i sulmuesit të majtë i hapi udhë përmbysjes së rezultatit, me Goteborgun që më pas shënoi edhe të dytin. Duke marrë tri pikë tepër të rëndësishme.

Një fitore me shumë vlerë për Goteborgun, që ndodhet në vendin e parafundit me vetëm 13 pikë.

Muçolli gradualisht po gjen formën e tij më të mirë dhe duket gati për të ndihmuar ekipin në vijim.

Lojtari ofensiv po luan sezonin e tij të parë te Goteborgu, aty ku u transferua gjatë muajit korrik pas përfundimit të aventurës daneze me Vejlen. /zoom.al/

Një valë e re nxehtësie do të “pushtojë” Europën, këto janë vendet më të “rrezikuara”

Një valë tjetë e fortë nxehtësie verore pritet të përfshijë shumë pjesë të Kontinentit Evropian duke u koncentruar më së shumti në jug të Spanjës dhe Francës. Vala e nxehtësisë do të jetë më intensive në këto dy rajone të Kontinentit të Vjetër, ndërsa territoret tona nuk pritet të përfshihen nga ndonjë valë ekstreme e të nxehtit veror.

Edhe në viset tona do të kemi rritje të temperaturave, por i nxehti pritet të jetë relativisht i fortë ose nëse mund të themi “krejtësisht normal për këtë periudhë kohore”. Intensiteti i lartë i nxehtësisë do të vjen nga një kupolë nxehtësie nga Mesdheu perëndimor e cila tani ka përfshirë Spanjën.

Temperaturat janë rritur edhe në Francë dhe Gjermani por pa nxehtësi ekstreme. Vetëm në jugperëndim të Spanjës dhe jug të Rusisë për momentin ka nxehtësi ekstreme.

Stuhitë e fuqishme që ishin të pranishme gjatë kësaj vere janë reduktuar dukshëm dhe janë qetësuar ngase frontet e Atlantikut janë të përqëndruara më larg territoreve tona në perëndim dhe veriperëndim të Evropes.

Rritja e sërishme e temperaturave dhe depërtimi i fronteve të Atlantikut mund të rindezin atmosferën përsëri në disa pjesë të Francës dhe Gjermanisë ditëve të ardhshme duke kushëzuar stuhi kalimtare shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Temperaturat do të rriten gradualisht ditëve të ardhshme edhe në Evropen qendrore dhe Ballkan, por njëherë për njëherë nuk pritet nxehtësi e madhe.

Efektet anësore të kastravecit që duhet t’i dini me patjetër

Në këto ditë të nxehta, falë përmbajtjes së lartë të ujit, kastravecët janë të shkëlqyer për hidratim. Po kështu përmbajnë vitamina dhe minerale thelbësore, si vitamina K, vitamina C dhe kalium, të cilat sigurojnë një sistem të shëndetshëm imunitar, ofrojnë lëkurë rrezatuese dhe ndihmojnë në ruajtjen e presionit optimal të gjakut.

Sidoqoftë, rreth tyre duhet të dini edhe diçka më shumë. Ndonëse është e rrallë, disa individë mund të përjetojnë shqetësime gjatë tretjes, të tilla si fryrje ose gazra, kur konsumojnë kastravecë. Për më tepër, disa janë të prirur ndaj reaksioneve të lëkurës, të tilla si kruajtje ose skuqje. Ja cilat janë disa nga efektet anësore të kastravecëve:

1. Shqetësime në tretje

Një nga efektet anësore më të zakonshme të kastravecit është shqetësimi gastrointestinal. Kastravecët njihen gjerësisht për vetitë e tyre hidratuese dhe përmbajtjen e bollshme të fibrave, megjithatë disa individë mund të hasin probleme në stomak pas konsumimit të tyre. Përmbajtja e konsiderueshme e fibrave te kastravecët, veçanërisht në lëkurën e tyre, mund të çojë potencialisht në probleme gastrointestinale si aciditeti, fryrja dhe diarreja. Përmbajtja e fibrave mund të ngrejë shqetësime, veçanërisht për individët me sistem të ndjeshëm të tretjes ose ata që janë të ndjeshëm ndaj kushteve gastrointestinale si sindroma e zorrës së irrituar (IBS).

Për të zbutur këto probleme të tretjes, rekomandohet të vëzhgoni se si reagon trupi juaj kur konsumoni në mënyrë të kontrolluar. Disa njerëz mund të kuptojnë se qërimi i kastravecit ose heqja e farave ndihmon në zbutjen e simptomave, pasi këto pjesë mund të jenë më të vështira për t’u tretur. Për më tepër, përfshirja e kastravecëve në vakte dhe me ushqime të tjera lehtësisht të tretshme mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e shqetësimit të tretjes.

2. Reaksione alergjike

Edhe pse rrallë, disa njerëz mund të përballen me reaksione alergjike ndaj kastravecëve. Kjo mund të shfaqet si kruajtje, ënjtje, urtikarie apo edhe vështirësi në frymëmarrje. Në rastin e ndonjë alergjie të njohur më parë ndaj frutave të tjera si pjepri ose kungull i njomë, ju mund të jeni në një rrezik më të lartë për të përjetuar edhe një alergji nga kastraveci. Alergjitë e kastravecit zakonisht grupohen nën kategorinë e sindromës së alergjisë orale (OAS), e njohur gjithashtu si sindroma e ushqimit të polenit. OAS ndodh kur proteinat në ushqime të caktuara, të tilla si kastravecët, ngjajnë me proteinat që gjenden në polen.

Ashpërsia e alergjive varion nga ënjtja e lehtë në gojë ose fyt deri te simptoma të rënda si anafilaksia. Nëse dyshoni se keni një alergji ndaj kastravecit ose keni ndonjë simptomë shqetësuese pas konsumimit të tyre, është thelbësore të kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

3. Ekspozimi ndaj pesticideve

Kur kastravecët konsumohen pa larjen e duhur ose nëse zgjidhen varietete jo organike, ekziston rreziku i gëlltitjes së mbetjeve të pesticideve. Mbetjet e pesticideve mund të jenë të pranishme në lëkurë apo edhe të depërtojnë në brendësinë e kastravecit. Këto mbetje mund të ndryshojnë në varësi të pesticideve specifike të përdorura, praktikave bujqësore dhe rregulloreve në rajone të ndryshme.

Kur trupi i njeriut është i ekspozuar ndaj pesticideve për një periudhë të gjatë, kjo mund të çojë në probleme të rënda shëndetësore kronike. Kjo mund të variojë nga modifikimet gjenetike, te çekuilibrat hormonalë dhe ndërprerjet në sistemet riprodhuese. Prandaj, për të shmangur këtë rrezik, është mirë të zgjidhni ato organike dhe t’i konsumoni pasi të keni qëruar lëkurën e kastravecit./ Zoom.al