Aplikacion
Shkëlzen Berisha ka reaguar me anë të një statusi në “FB”, pas akuzave se ai është një nga ortakët në ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës.
Berisha është shprehur në status se nga ortak në kullë, sipas thashethemeve të portaleve, akuzat u degraduan si një qiramarrës në një nga pronarët që ka marrë lejen e ndërtimin për pallatin me firmën e Veliajt dhe Ramës.
Ndër të tjera, Berisha ka paralajmëruar dhe një padi penale për të gjithë ata që shpifin pa fakte.
Postimi:
Shpifja – Kulla 100 katëshe u bë qera shtëpie
Shpifja konsumon veten!
Kjo u vërtetua edhe këto ditë kur shpifja për financim kullash 100 kateshe e resortesh në bregdet u kandis në një qera shtëpie!
Që kur jam kthyer në Shqipëri para 17 vjetësh kam zgjedhur të jetoj gjithmonë me qera! Përgjatë gjithë këtyre viteve, ku kam ndërruar tre herë banesë, njëlloj si shumica e qeramarrësve përveç qerasë nuk kam pasur asnjë mardhenie pune me qeradhënësit!
Përgjegjësia e qeramarrësit është të paguajë qeranë jo të kontrollojë punët, financat dhe bizneset e qeradhënësit.
E njëjta gjë vlen dhe për banesën aktuale dhe pronarin e saj! Përtej tentativës që nga ortak në kullë, më bënë qiraxhi qyls, si Rama dikur te Dash Peza në Pezë e më pas tek Mihal Duri, i siguroj që qeranë e kam deklaruar e paguar me bankë sepse nuk kam patur fatin e Ramës për ta paguar në natyrë apo me klering me leje ndërtimi!
Për financime kullash dhe resortesh shpifësit do kenë mundësi të përballen me shpifjet e tyre në gjykatë! Sa për Ramën që përmes tualeteve të tij mediatike thotë se për kullat që ai dhe Veliaj firmosin si të ishin “shërbëtorët” e mi të bindur, fajin e ka Shkëlzeni, sfida mbetet e hapur Revoko leje ose haje me “nder”!
VIDEO | Magjeps Kristjan Asllani, asisit i tij i jep fitoren Interit në miqësoreKristjan Asllani e nisi miqësoren e së mërkurës nga stoli, por sapo hyri në fushë i tregoi Inzaghit se gaboi me vendimin e tij.
Mesfushori kombëtares u aktivizua në minutën e 70’ kundër Salzburg-ut, kur rezultati ishte në baraspeshë 3-3.
Në minutën e 90, Asllani shfaqi cilësitë e tij, duke dhënë një asist mjaft të bukur nga gjysmëfusha e tij.
La palla di Asllani 🤤
Stefano Sensi 🤤 pic.twitter.com/wxF6McOqMJ— Alessandro (@90ordnasselA) August 9, 2023
Lojtari i Interit pa lëvizjen e Sensit përpara dhe menjëherë dha një vertikalizim perfekt për shokun e skuadrës.
Sensi doli i vetëm me portierin dhe prej aty nuk e pati të vështirë të tundte rrjetën.
Shifrat shkuan në 4-3 në favor të Interit, që i gëzohet fitores përballë Salzburg. /zoom.al/
I mituri humbi jetën tragjikisht në rezervuarin e Fushë-Arrëzit, zbardhen detajet rrëqethëseDetaje të reja janë bërë publike për mediat nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Fushë Arrëz, ku për pasojë një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën.
Bëhet me dije se në rezervuarin e fshatit Iballë, ku 10-vjeçari me iniciale O.K, ka rrëshqitur në rezervuar teksa po mblidhte manaferra bashkë me prindërit.
Përpjekjet për ta shpëtuar kanë dështuar dhe fëmija ka humbur jetën.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Norvegjia goditet nga përmbytjet, mijëra qytetarë evakuohen pas daljes nga shtrati të lumenjveNorvegjia ka evakuuar mijëra qytetarë pasi lumenjtë në vend janë ngritur në nivelet më të larta në 50 vjet duke bërë që uji të vërshojë drejt shtëpive dhe bizneseve.
Rrugët kryesore u mbyllën dhe shërbimet e trenave u pezulluan në pjesë të mëdha të shtetit norvegjez pasi lumenjtë dolën nga shtrati. Autoritetet kanë paralajmëruar për përmbytje të mëtejshme që mund të pasojnë në ditët në vijim, pasi uji po lëviz drejt zonave më të ulëta.
Qarku Inlandet, një nga zonat më të goditura, njoftoi se një numër njerëzish ishin izoluar nga përmbytjet dhe se shërbimet e urgjencës mund të mos jenë në gjendje të arrijnë menjëherë tek të gjithë ata në nevojë.
“Ne jemi në një gjendje të jashtëzakonshme të përmasave kombëtare”, tha kryetari i bashkisë së Inland Aud Hove.
Autoritetet norvegjeze thanë se nuk ka pasur viktima deri më tani. Erërat e forta, shiu i dendur dhe rrëshqitjet e dheut kanë goditur ditët e fundit Finlandën dhe Suedinë.
U arrestua i armatosur në Vlorë, kush është i riu që dikur shënjestronte Inez Hajrullan (Detaje)Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e Amarildo Nikollit ditën e djeshme (8 gusht) nga policia e Vlorës, pasi ky i fundit u kap me armë me silenciator dhe i pajisur me municion luftarak, doreza dhe kapuç.
Nikolli, i cili njihej edhe me nofkën “Shkodrani” ka patur më herët shënjestër Inez Hajrullan, i cili në vitin 2019 i ka mbijetuar një atentati te Uji i Ftohtë, si edhe një atentati tjetër në vitin 2017.
Në 2011 Amarildo Xhanej u arrestua me një kilogram kokainë. Në krye të rrjetit të trafikimit të lëndëve narkotike ishin shqiptarët raportonin mediat italiane në atë kohë.
Sipas hetuesve shqiptarët ishin ngarkuar të furnizonin dhe importonin drogën direkt nga Shqipëria. Përveç stilit të shtrenjtë jetesës ajo çfarë vihej re ishte edhe përdorimi i makinave dhe motorëve të shtrenjtë, të ardhurat e të cilave siguroheshin nga trafiku i drogës.
Tragjike në Fushë Arrëz, fëmija mbytet në rezervuarRaportohet për një ngjarje të rëndë të sapo ndodhur në Fushë-Arrëz, ku një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në liqen.
Mësohet se një fëmijë është mbytur në rezervuarin e fshatit Iballë.
Fëmija 10-vjeçar dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rrënë në liqen.
Policia ka mbëritur në vendin e ngjarjes.
Olsi Bylyku publikon FOTON, tregon “Mbretëreshën” e tij të reAktori i humorit Olsi Bylyku ka qenë në qendër të mediave kohët e fundit, për shkak të ndarjes nga e dashura e tij, Egli Tako. E teksa jeta e tij personale ndoshta nuk është në momentin më të mirë, aktori vazhdon me projektet e tij profesionale.
Ai është shumë aktiv edhe në Instagram, ku vazhdimisht ndan momente nga përditshmëria e tij. Së fundmi aktori ka publikuar një foto me një qenushe, dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin, “Mbretëresha e studios”. Mesa duket kjo është dashuria më e re e Olsit!
Pak javë më parë, Olsi foli në “Më lër të flas” për ndarjen nga Elgi, kuu shpreh se rrethanat ishin të tilla që ishte më mirë që secili të shihte rrugën e vetë. “Unë me thënë të drejtën i kam parë lajmet e në disa gjëra kanë pasur të drejtë në disa të tjera kanë bërë shkrimet e veta. Me thënë të drejtën jam një njeri që jam shumë përgjegjës dhe mundohem shumë që ti mbaj ato balancat e mira me miqtë e kolegët, mundohet ti jap kohën të gjithëve e partneres.
Kjo balancë ndoshta më ka vënë edhe një përgjegjësi mbi shpatulla që të ec me plan se ku dua të shkoj e ku dua të jem dhe unë mendoj se edhe me Eglin ja kemi arrit planin sepse besoj që e kemi këndu historinë tonë një vit më përpara. Unë me Eglin kam qenë në një lidhje, as të fejuar as të martuar.
Pritet rikthimi i ditëve të nxehta nga kjo datë e gushtitMëngjeset dhe darkat e këtij fillim gushti po ndjehen më të freskëta pas ditëve përvëluese që përjetuam në korrik.
Temperaturat minimale kanë zbritur deri në 12 gradë, megjithatë normale këto për muajin gusht sipas sinoptikanëve.
Nga dita e enjte temperaturat do të rriten ndjeshëm. Maksimumi të shkojnë deri në 37 gradë deri në fundjavë në qytetet e zonës së ulët, në vijën bregdetare nga 32 në 34 gradë Celcius.
Do të kemi dominim të kthjellimeve, kalime të pakta të vranësirave ditën e enjte ku do ketë mundësi për reshje te izoluara të shut dhe të pakta në zonat juglindore ndërsa pjesa tjetër në dominimin e kthjellimeve.
Ndryshe nga fundjava e parë e gushtit, këtë herë reshjet do ia lënë vendin diellit. Moti i mirë do mbizotëroje edhe fillim javën e ardhshme, temperaturat pritet të shkojnë deri në 38 gradë Celcius.
Partizani sfidon Valmiera-n, Zekiç: Kualifikimi vendoset në Tiranë, i njohim mirëPartizani do të përballet mbrëmjen e nesërme me Valmiera në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Conference League.
Trajneri i të kuqve Zoran Zekiç, doli sot përpara mediave, ku ka dhënë mendimet e tij për përballjen e nesërme.
Ndeshja e parë – “Valmiera është një skuadër që meriton vlerësim maksimal. Ata janë kampionët në fuqi të Letonisë. Kanë ndryshuar disi, pasi nga skuadra aktuale ditët e fundit kanë patur edhe largime. Kjo gjë ndoshta mund të na i vështirësojë paksa gjërat, pasi ne e kemi analizuar kundërshtarin nga përballjet e fundit që ka zhvilluar. Por kam shumë besim tek skuadra. Pas gati 2 muaj bashkë tashmë kuptohemi më mirë me njëri- tjetrin, çfarë na duhet të bëjmë për të qenë kompetitiv në Europë”.
Kualifikimi – “Nuk mendoj se do të jetë përcaktues ndeshja e nesërme, pasi do të luajmë dy të tilla. Po ta shikoni përgjatë këtyre tureve, rezultatet kanë ndryshuar nga ndeshja e parë tek e dyta. Na duhet vetëm të përqëndrohemi te 90 minutat e nesërme e më pas do të mendojmë për sfidën e kthimit”.
Studimi i Valmiera – “Sigurisht që kemi siguruar informacionet e duhura, ashtu sikurse edhe kundërshtari ka marr informacione për ne. Ne duhet të jemi shumë të disiplinuar si në çdo ndeshje, të vrapojmë shumë, të jemi kompakt për të bërë lojën tonë. Përpara ndeshjes mund të kemi shumë për të folur, por në momentin që fillon ndeshja çdo gjë është e hapur dhe mund të vendoset edhe nga disa episode”, tha Zoran Zekiçi. /zoom.al/
U fsheh në Shqipëri pas 66 grabitjeve në Itali, arrestohet hajdutiNjë 30-vjeçar shqiptar, i akuzuar për 66 grabitje në zonat mes Friulit dhe Venetos është arrestuar falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare dhe policisë italiane të rajonit të Pordenones.
Pasi kreu 66 grabitjet, i riu ishte kthyer në Shqipëri për të vijuar jetën i qetë, por gjykatat italiane e kanë dënuar me 7 vjet e 7 muaj burg gjatë kësaj kohe.
Pavarësisht tentativës së grabitësit për t’u fshehur, italianët ranë në gjurmët e tij dhe i riu u arrestua në Shqipëri, për t’u ekstraduar më pas në Itali, ku autoritetet e dërguan në burgun e Viterbos, raportuan mediat italiane.
Ai akuzohet se nga fundi i vitit 2018 deri në shkurt 2019 ka kryer 66 vjedhje mes Friulit, Venecias, Giulia-s dhe Venetos.
Në nëntor të vitit të kaluar, Kasacioni përmbylli procesin gjyqësor, duke konfirmuar dënimin e Gjykatës së Apelit të Triestes për 30-vjeçarin.