zoom

Day ArchiveVideo/Sherr me thika në Shëngjin, plagoset një qytetar nga Kosova (EMRAT)

Një shtetas nga Kosova është plagosur me thikë këtë mbrëmje në zonën e Kunes në Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, ndërsa i plagosuri është nisur drejt spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.

Ai është identifikuar si Hazir Berisha, 59-vjeçar, dhe sipas policisë është plagosur nga 66-vjeçar po nga Kosova, pas një konflikti çasti.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin/Plagosi me thikë një 59-vjeçar pas një konfliki të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë,identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, banues po në Kosovë.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për tju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori.

 

Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

VIDEO/Automjeti përplas për vdekje të moshuarin në Berat

Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Stan”, Moravë, një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z, ka aksidentuar shtetasin A.A., 75 vjeç, këmbësor.

75-vjeçari pasi u transportua në Spital, humbi jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

VIDEO/ Historia e të moshuarit në Elbasan, eci 5 orë nga fshati në qytet për të shëruar qenin

Një histori e trishtë është bërë virale në rrjetet sociale duke prekur zemrat e të gjithë ndjekësve.

Një qytetar në moshë, ka ecur 5 orë në këmbë nga një fshat i Elbasanit për në zonën urbane me qëllim dërgimin e qenit të tij në një klinikë.

Historia bëhet me e trishtë kur ai tregon se u kthye  pashpresë në fshatin e tij, pasi për shkak të varfërisë asnjë klinikë e ka pranuar.

Teksti i plotë

“Ky burrë ka udhëtuar 5 orë në këmbë në piskun e vapës për të sjell qenin e tij të semurë në Elbasan për vizitë për shkak të varfërisë asnjë veteriner nuk e fuste brenda në klinikë i pashpresë mori rrugën për në fshatin e tij malor në këmbë.

E gjithë ajo sakrificë që bëri për qenushin e gjorë nuk i shkojë dëm.

E pamë rastësisht këtë njeri të mirë duke ecur anash rrugës i rraskapitur nga lodhja me qenin për dorë në fillim menduam se do e braktiste diku dhe e ndoqëm nga pas , ky njeri i mirë ndaloj të një lavazh dhe po i lutej punëtorit t’i jepte pak ujë për qenin duke e përkëdhel qeni me dashuri dhe mundohej t’i hidhte ujë në trup që ta freskonte.”

 

View this post on Instagram

A post shared by Vera Shelter (@elbasancaresaboutanimals)

Përfundon aventura europiane e Tiranës, Besiktas fiton sërish dhe kualifikohet në turin e tretë

Përfundon në turin e dytë rrugëtimi i Tiranës në Conference League.

Besiktas fitoi me shifrat 2-0 në “Air Albania dhe u kualifikua në turin tjetër me rezultatin 5-1.

Pavarësisht eliminimit Tirana, bëri një paraqitje pozitive në kryeqytet, por duhet të theksojmë se diferencat mes dy ekipeve janë shumë të mëdha.

Ndeshja nisi 18’ minuta me vonesë, pasi tifozët e Besiktas hodhën flakadanë dhe tymuese në fushë.

Zoom.al ka siguruar disa video ku ultrasit e Besiktas provokojnë dhe përpiqen të sulmojnë tifozët bardheblu.

Ekipet shkuan në pushim mes pjesëve me rezultatin 0-0, por ishte Tirana që zhvilloi një ndeshje të nivelit të lartë.

Në këtë pjesë, bardheblutë ishtin të pafat, pasi humbën dy lojtarë.

Fillimisht u dëmtua portieri Selmani, vendin e tij e mori veterani Lika, ndërsa më pas u largua Deliu, për mesfushorin Hila.

Në fraksionin e dytë Besiktas ndryshoi marsh dhe tundi dy herë rrjetën brenda pak minutash.

Në minutën e 57’ Amartey shënoi me kokë pas një goditje këndi, ku mbrojtja e Tiranës u vendos keq së bashku me portierin Lika.

10’ minuta më vonë miqtë mbeten me një lojtar më pak, pasi Musuaku u ndëshkua me karton të kuq.

Edhe pse në disavantazh numerik Besiktas luan më mirë dhe shënoi edhe golin e dytë me Vincent Aboubakar, që realizoi nga brenda zonës dhe gjithçka u mbyll 0-2. /zoom.al/

VIDEO/ Kiara nuk i lejon Luizit të takojë fanset vajza?

Së fundmi fituesi i “Big Brother” Luiz Ejlli  po komentohet nga fansat dhe ndjekësit e tij lidhur me një video ku ai shkrep disa foto me mbështetësit e tij por në video bie në sy një detaj interesant Luizi takon dy dashamirës të tij një vajzë dhe një djalë, ku me vajzën ai bën foto nga xhami i makinës së tij duke mos u ulur për ta takuar ndërsa me djalin që shikohet në video ulet dhe shkrep një foto krah për krah.

A vjen ky veprim për të treguar se e vetmja vajzë që mund të bëj foto afër me këngëtarin është partnerja e tij Kiara Tito, a është Kiara aq xheloze sa Luizi nuk “i lejohet” të bëj foto me vajza?

Përtej kësaj çifti janë shumë të dashur për publikun shqiptar.

 

@luizonee Shembull per te gjith ky djal😍❤️🫶🏻#luizejlli #meluizin #foryou #fypシ #fyp #viral #artist #baba ♬ Sad Emotional Piano – DS Productions

VIDEO | Sherr, flakadanë, vonesa e shumë raste… mbyllet 45’ e parë mes Tiranës dhe Besiktas

Shumë tension, provokime, përplasje, flakadanë, vonesa, por edhe spektakël.

Kështu u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes ndërmjet Tiranës dhe Besiktas, e cila filloi 18 minuta me vonesë për shkak të tymueseve të hedhura nga tifozët turq.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Zoom.al ka siguruar edhe një video ku tifozët e Besiktas provokojnë dhe përpiqen të sulmojnë tifozët e Tiranës.

Ekipet shkuan në pushim mes pjesëve me rezultatin 0-0, por ishte Tirana që zhvilloi një ndeshje të nivelit të lartë.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Në këtë pjesë, Tirana ishte e pafat, pasi humbi dy futbollist. Fillimisht u dëmtua portieri Selmani, vendin e tij e mori veterani Lika, ndërsa më pas u largua Deliu, për mesfushorin Hila.

Në tërësi ndeshja ishte shumë e bukur, me raste, por munguan golat. /Zoom.al/

Falimentimi i ujësjellësit të Durrësit, një këmbanë alarmi!

Falimentimi i ujësjellësit të Durrësit është një këmbanë alarmi për domosdoshmërinë e reformave të thella dhe mbikëqyrje të rreptë të kompanive publike në nivel qendror dhe vendor. Të parët që goditen nga ky falimentim  janë punonjësit. Si për shkak të shkurtimeve, por edhe për shkak se sigurimet shoqërore mund të mos jenë paguar në kohë. Detyrimet ndaj tyre duhet të jenë të parat në radhën e pagesave nga thesari. Ky  debat për radhën e pagesave nga kompanitë apo bashkitë e falimentuara  është bërë më parë nga Nobelisti Stiglitz, kur falimentoi Detroitin.

Falimentimi i ujësjellësit dhe i çdo kompanie publike i ngarkon taksapaguesit, e para sepse rrit borxhin publik, sidomos nga kreditë e marra nga institucionet financiare ndërkombëtare, për të cilat qeveria ka dhënë garanci. Së dyti, nga rritja e numrit të të papunëve që duan mbështetje buxhetore deri në gjetjen e një pune të re.

E treta – falimentimi krijon një efekt zinxhir me efekt negativ tek furnitorët e tyre, disa prej tyre janë kompani publike por edhe private. Konkretisht, borxhi më i madh i ujësjellësve është për koston e energjisë elektrike.  Prandaj falimentimi i ujësjellësit përkeqëson situatën financiare në efektin e tij domino. Kjo sjell edhe më pak të ardhura në buxhet.

Menaxhimi i keq i kompanive publike në nivel komunal dhe qeveritar, sipas një studimi të FMN-së për rastin e Bosnje Hercegovinës, ndikon deri në 2% të rritjes ekonomike të tyre. 2% e PBB-së është një shifër domethënëse për ekonominë e çdo vendi. Aj  ndihmon për një rritje ekonomike më të lartë dhe të qëndrueshme. Qeveria shqiptare duhet ta bëjë sa më shpejt këtë studim për kompanitë publike në vendin tonë.

Situata kritike e furnizimit me ujë kërkon reforma më të thella.

Rritja e çmimit nuk duhet të jetë mundësia e parë, por e fundit e ristrukturimit të tyre.

Ministria e Infrastrukturës, si ministri e linjës, duhet të iniciojë reforma dhe plane ristrukturimi të çdo ujësjellësi me rrezik falimentimi ose performance të dobët ekonomike dhe financiare për një periudhë të shkurtër kohore.

Ministrie e Financave dhe Ekonomisë, duhet të kushtëzojë subvencionimin dhe garancitë për kreditë e marra prej tyre me një plan ristrukturimi konkret dhe të matshëm.

Përzgjedhja e drejtorëve dhe anëtarëve të bordit duhet të jetë tërësisht profesionale, larg interesave personale apo partiake.

Reduktimi i abuzimeve me punësimin duke rritur ndjeshëm numrin e tyre dhe duke ulur ndjeshëm performancën e tyre – duhet të jetë një hap konkret dhe i matshëm.

Numri i punonjësve buxhetore kontrollohet nga ligji organik i buxhetit dhe saktësohet në një tabele bashkëshoqëruese të buxhetit vjetor të miratuar nga parlamenti. Aktualisht është 84.918.

Bllokimi i abuzimit të punonjësve buxhetorë ka bërë që abuzuesit e pushtetit të gjejnë si mundësi përfitimi jo vetëm elektoral, por edhe rritjen e punonjësve në ndërmarrjet publike, ku përfshihen pagat, kontributet  sociale dhe shëndetësore.

Kjo kosto e rritur në ujësjellësat me gjendje të rëndë financiare mund të përshpejtojë përkeqësimin e  e tyre deri në falimentim.

Auditorët e brendshëm dhe të jashtëm duhet të zgjidhen me kujdes dhe të kontrollohen  për performancën e tyre, duke krijuar kështu një listë audituesish si individë dhe kompani që mund të strukturojnë dhe të shpëtojnë furnizimin me ujë nga falimentimi dhe ndërmarrjet e tjera publike.

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave në periudha periodike mund të rrisë efikasitetin e kontrollit parlamentar mbi performancën ekonomike dhe financiare të shoqërive të ujësjellësit.

Autoriteti rregullator në këtë sektor duhet të rrisë efektivitetin e tij, duke qenë identifikues dhe paralajmërues i rreziqeve të mundshme për falimentimin e shoqërive të ujësjellësit.

Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, enti rregullator i furnizimit me ujë duhet të koordinohen dhe mbikëqyren nga Komisioni parlamentar përkatës, duke eliminuar mbivendosjet dhe duke sqaruar kompetencat dhe përgjegjësitë përkatëse.

Aurela Gaçe refuzon “me lezet” një bashkëpunim me Luiz Ejllin: Kur të kalojë famën!

Këngëtarja Aurela Gaçe ka refuzuar me mirësjellje një bashkëpunim muzikor me Luiz Ejllin.

Gaçe u shpreh se ai e ka përmendur dhe ndihet e vlerësuar për fjalët e mira por nuk mendon se është koha e përshtatshme për një bashkëpunim mes tyre kjo pasi ajo rrëfen se prodhimet muzikore më të mira vijnë kur e ke kaluar fazën e të qenurit ‘në majat e karrierës dhe famës’.

Duhen bërë për hobi dhe për kënaqësi jo për të qenë ‘in’ shprehet artistja.

“Luizi kur ka qenë brenda më ka përmendur si një nga artistet e preferuara dhe kjo është gjë e mirë që brezat më të vonë se ti  të duan dhe respektojnë për punën.

Luizi e ka arritur atë që çdokush që hyn në Big Brother do të donte është tani në majat e tij.

Edhe unë i kam arritur me kohë qëllimet e mija prandaj them që bashkëpunimet më të mira vine pasi ta kesh kaluar famën atë momentin “wow” bëhen për hobi pastaj për ti dhënë vetes dhe publikut që të ndjek kënaqësi.

Kështu që Luiz më vonë kur ta kesh shijuar karrierën unë këtu do jem edhe pas 20 vjetësh”

I prishet “Jet Ski” në det në Himarë, 28-vjeçari shpëtohet pas 10 orësh në ujë

Një 28-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht pas 10 orëve në mes të detit. I riu ishte nisur me një motor uji nga Porto Palermo drejt Borshit.

Por për shkak të një defekti mjeti lundrues ishte fikur në mes të detit. Për pasojë, rrymat detare e kishin zhvendosur atë në drejtim të ishullit të Korfuzit. Operacioni për kërkimin dhe shpëtimin e tij nuk zgjati pak, por 10 orë.

Ai ishte nisur rreth orës 20:00, ndërsa policia mundi ta gjente vetëm në orën 06:20 të ditës së sotme në det të hapur. 28-vjeçari kishte shkuar 2.5 milje në thellësi të detit. Aktualisht ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Falënderoj shumë Policinë Kufitare të Himarës dhe të Vlorës, pasi kam 10 orë që rri në det të hapur, për shkak të një defekti që pësoi motori i ujit, dhe rrymat detare më çuan drejt ishullit të Korfuzit. Desh Zoti më shpëtuan jetën shefat që erdhën me motor dhe më ndihmuan të dal në breg prapë se unë nuk kisha më shpresa, as fuqi”, tha i riu.

Qiratë e papërballueshme, strehimi një luks në Gjermani?

Kush kërkon një banesë në një zonë të mirë banimi në Berlin duhet të ketë shumë para. “Jepet menjëherë me qira” shkruhet në një platformë online “një apartament i mrekullueshëm me hapësirë me 4 dhoma” në lagjen Charlottenburg është në ofertë. 182 metra katrorë i mobiluar, me qira mujore 8.190 euro. Plus kostot e ngrohjes, korentit, ujit dhe shërbimeve të tjera e rrisin çmimin në 50 euro për metër katror.

Si një qira e përballueshme sociale në Gjermani aktualisht konsiderohet nga 6,50 deri në 7,50 euro për metër katror. Por me një çmim të tillë aktualisht në Berlin nuk arrin të gjesh as “ofertën e ofertave të muajit”. Me të tilla çmime ofrohen aktualisht banesat me 96 metra katror në skajin më lindor të qytetit me një qira mujore prej 725 eurosh. Meqënëse apartamenti ndodhet në katin e gjashtë pa ashensor kërkohet “një familje sportive”. Familjes mundësisht duhet t’i vijë përdoresh edhe punët e ndërtimit, sepse apartamenti duhet të rinovohet.

Qiraja gëlltiti të ardhurat mujore

Sipas Entit Federal të Statistikave, të ardhurat mesatare neto në Gjermani, pra ato që mbeten pas zbritjes së taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, janë 2.165 euro. Rreth një e treta e të ardhurave shpenzohet për qira. Megjithatë, kur bëhet fjalë për qira të reja, kjo shpesh nuk është më e mjaftueshme.

Në Mynih, një metër katror kushton 19 euro me qira, në Shtutgart 18 euro, në Dyseldorf dhe Këln 12 deri në 13 euro dhe në Berlin 11 euro. “Kërkesa e lartë për hapësirë ​​jetese të përballueshme plotëson rritjen historike të qirasë dhe ofertën që është shumë e pakët”, thuhet në një deklaratë aktuale nga portali online Immoscout24.

Më pak blerës, më shumë qiraxhinj

Gjermania tradicionalisht është një vend i qiraxhinjve. Ndërsa kuota e pronësisë në Europë mesatarisht është rreth 70 përqind, në Gjermani vetëm 46 përqind jetojnë në banesa e tyre private. Në qytetet e mëdha kjo kuotë është edhe më e ulët. Në Hamburg vetëm 22 për qind banojnë në shtëpinë e tyre, në Berlin madje vetëm 14 për qind.

Në Berlin kishte dhe demostrata kundër qirave të larta: Në qytetet e mëdha rriten çdo vit kostot e banimit.

Në mbarë botën po rriten çmimet e imobiljeve. Instituti Ifo dhe Instituti i Zvicrës për Politikën Ekonomike parashikojnë, që në dhjetë vitet e ardhëshme mesatarisht duhet llogaritur me një rritje prej nëntë për qind. Për Gjermaninë parashikohet një rritje me shtatë për qind. Bashkë me rritjen e inetersave të kredive kjo e bën të papërballueshme blerjen e një banese. Mbetet pra alternativë marrja me qira e banesës. Kjo e ashpërson mungesën në tregun e qirave dhe nxit rritjen e mëtejshme të çmimeve.

Përse është kaq i tensionuar tregu i banimit?

Sipas një studimi të Institutit Eduard-Pestel për studimet e sistemeve në Gjermani mungojnë më shumë se 700.000 banesa në segmentin e çmimeve të favorshme. Qeveria ka deklaruar, se do të kujdeset për ndërtimin e 400.000 banesave të reja çdo vit. Faktikisht sivjet do të arrihet pak më shumë se gjysma, ndërsa më 2024 arritja e objektivit do të jetë dukshëm më e vështirë. Këtë e ka përllogaritur Instituti për studimet Makroekonomike dhe Koniunkturën i afërt me sindikatat.

Lufta në Ukrainë dhe inflacioni i kanë rritur kostot e ndërtimit. Ekspertët parashikojnë, që do të jetë pothuajse e pamundur që të ndërtohet me një kosto më pak se 5000€ për metër katror. Ka mungesë punëtorësh dhe lëndësh ndërtimi, në kantjere puna po ndërpritet. Në maj të këtij viti numri i lejeve të ndërtimit ka rënë me 25,9 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ndërkohë që në Gjermani ka shumë pak banesa sociale me sponsorizim nga shteti. Të tilla janë ndërtuar kryesisht në vitetet 1950 deri më 1970, ndërsa dekadat e fundit aspak.

Shoqatata sociale kërkojnë rregullimin e tregut të qirave

Shoqatat sociale paralajmërojnë, se banimi po kthehet gjithnjë e më shumë në një çështje ekzistenciale në Gjermani. Kjo krijon tensione me potencial shpërthyes në shoqëri. Një banesë me çmim të arsyeshëm është e drejtë e njeriut, theksojnë këto shoqata.

Qira të kontrolluara nga shteti? Shumica e qytetarëve e konsiderojnë si pozitive këtë. Por Gjykata Kushtetuese në vitin 2020 e hodhi poshtë normimin e qirave të aplikuar në Berlin. Përmes një kërkese në parlament kërkohet tani sërish që politika e strehimit të jetë një detyrë publike dhe e shtetit me prioritet të lartë dhe që përmes rregullimit të qirave me një tavan të krijohet më shumë drejtësi në tregun e imobiljeve për strehimin. Nga ana tjetër kritikët tërheqin vëmendjen, se një normim i tillë do të frentonte ndërtimin, sepse pa joshjen për përfitim financiar mund të stepen investitorët./ DW