zoom

Day ArchiveSi të zbuloni që ai ju do, por… vetëm për në shtrat

Jo çdo gjë që shkëlqen është flori! Ka momente kur ju mendoni se keni gjetur partnerin e duhur, por në fakt keni përballë mashtruesin e vërtetë.

 

E keni parasysh momentin kur një mik apo një orgasmë është false dhe ju shpesh mendoni se ajo është e vërtetë.

Fatkeqësisht, disa meshkuj kanë mënyra mashtrimi për të shprehur përkushtimin e tyre ndaj jush, por vetëm sa për të arritur “qëllimin” e tyre për t’ju çuar në krevat, transmeton Telegrafi.

Shumë femra mund të rrëzohen në gjunjë përpara fjalëve të ëmbla, dhuratave të vogla dhe premtimet të përjetshme pa kuptuar se ndoshta, ai e vetmja gjë që ka në mendje është krevati.

Por si ta kuptosh që ai po bën sikur ka rënë në dashuri me ty vetëm që të të çojë në krevat?

Nuk po shkruajmë këtë artikull që ju të humbni shpresën te meshkujt, duam thjesht që të uleni dhe të shihni sesi manipulohen femrat. Të dhëna janë të sakta!

  1. Ai nuk ju fton kurrë për një takim të vërtetë

Një gjë që bën një mashkull kur ju do vërtetë është të dalë me ju në takime, takime të vërteta. Nëse së fundmi jeni duke dalë me një mashkull, i cili nuk ju ka kërkuar kurrë një takim të vërtetë, kjo është një shenjë që duhet t’ju shqetësojë. Ftesa për të pirë një gotë pas orës 9 të darkës, nuk konsiderohet si një takim, mos u gënjeni!

Kur një mashkull ju pëlqen vërtetë, ai do që ju ta dini dhe mbi të gjitha t’ja u tregojë këtë. Nëse ai nuk ju fton (asnjëherë) për drekë apo darkë ju ndoshta duhet ta rikonsideroni kohën që po humbni me të.

  1. Ai nuk flet kurrë me ju përgjatë ditës

Kur jeni në një marrëdhënie të shëndetshme dhe mashkulli me të cilin po dilni ju pëlqen, rrjedhimisht ai do të kujdeset mjaftueshëm për të komunikuar me ty dhe për të parë se çfarë jeni duke bërë gjatë ditës dhe natës. Nuk e kemi fjalën për kontrollet 24 orë në ditë por ai duhet të bëjë diçka të thjeshtë si dërgimi i një mesazhi apo bërja e një telefonate në pushimin e drekës, thjesht për t’ju lënë të kuptoni se ju mendon dhe kujdeset për ju.

Nëse po dilni me një mashkull, i cili në fakt nuk ju ‘kontrollon’ apo telefonon gjatë gjithë ditës dhe i vetmi moment kur kujtohet për ju është fundjava apo darka vonë, në realitet ai nuk e ka seriozisht me ju por thjesht i pëlqen të kryej marrëdhënie seksuale.

  1. Ai është telefonues nate

Nëse ai ju telefonon ju mbrëmjeve vonë dhe asnjëherë gjatë ditës në fakt ai nuk dëshiron të jetë me ju, derisa të jetë nën krevat. Nëse ju jeni dakort kështu, atëherë në rregull mund ta takoni në errësirë. Ama nëse doni një marrëdhënie reale, dashuri dhe ndjenja të vërteta në jetën tuaj, është koha ta dërgoni në djall.

  1. Ai nuk ju prezanton kurrë te te tjerët

Një mashkull, i cili vërtetë do të jetë me ju, do të jetë krenar për ju, do t’ju marrë në takime dhe do t’ju prezantojë te famija dhe miqtë e tij. Kur një mashkull ju pëlqen vërtetë ai nuk do të humbë asnjë shans duke ju prezantuar te kushdo që mund të takoni kur jeni bashkë.

Nëse ai ju referohet në prezantim si “thjesht një shoqe” ose nëse ju nuk keni takuar asnjëherë njerëzit që ai njeh, atëherë ju jeni diçka që ai do ta mbajë në errësirë.

  1. Ai nuk është i interesuar për familjen dhe miqtë tuaj

Nëse mashkulli me të cilin jeni duke dalë nuk e vret mendjen të dëgjoj ndonjë bisedë për familjen, miqtë apo histori për qenin e familjes suaj, është qartësisht e dukshme se për çfarë qëndron me ju.

6. Alkooli është gjithmonë i përfshirë

Siç e thamë edhe më lart, nëse partneri juaj ju fton për takim për të pirë diçka dhe asnjëherë për nëj takim të vërtetë, atëherë ai nuk i interesuar për asgjë tjetër! Nëse ai ju fton dhe ky takim përfshin gjithmonë ‘diçka për të pirë në një bar’ apo diçka tjetër që përfshin alkoolin atëherë kuptoni që këto shenja nuk janë aspak normale dhe cilësojini si të tilla pa justifikime.

  1. Jeni ju gjithmonë iniciatorja

E Kuptojmë shumë mirë që ajo që duam është dashuria dhe mbi të gjitha kthimi i saj reciprok. Fatkeqësisht, një mënyrë kur ju nuk do të merrni asnjëherë atë që dëshironi është nëse jeni të dëshpëruara për të.

Nëse jeni ju ajo që gjithmonë e ftoni për të dalë, apo jeni iniciatorja e daljes duke ‘premtuar’ edhe marrëdhënien seksuale më pas, atëherë sigurisht që ai do të jetë gati për të dalë me ju. Nëse jeni ju gjithmonë ajo që kërkoni takim. ju dukeni të dëshpëruara dhe sigurisht që ai ju konsideron si pre të lehtë, duke qenë se sa herë që dilni, përfundoni duke bërë seks.

Nëse ai nuk ju telefonon kurrë për t’ju ftuar, boll duke u bërë si të dëshpëruara dhe duke humbur kohën me një mashkull të tillë. Nuk ja vlen!

  1. Ai nuk dëshiron që ju të jeni miq në rrjetet sociale

Në shoqërinë e sotme, çfarë njerëzit shohin në rrjetet sociale janë shpesh përfaqësime të sakta të asaj/atij që ju jeni në jetën reale. Dhe nëse ai këmbëngul të mos jeni miq në rrjetet sociale, atëherë ai është duke ju thënë hapur se nuk do t’ju ketë në jetën e tij.

Në pjesën më të madhe, ne e dimë përgjigjen e pyetjeve tona, sidomos kur vjen puna te lidhjet dhe dyshimet. Në përpiqemi t’i injorojmë ato çfarë dimë tashmë, duke kërkuar përgjigje për pyetjet tona diku tjetër, me shpresën se do të marrim një përgjijgje apo do të dëgjojmë diçka ndryshe, në vend të asaj që kemi nevojë të dëgjojmë.

E vërteta është se nuk ka rëndësi sesa herë i keni bërë vetes të njëjtën pyetje apo se nga sa njerëz keni kërkuar përgjigje: përgjigja zakonisht do të jetë më e thjesht, për të mos thënë gjithmonë.

Nëse keni dyshime mbi djalin me të cilin po dilni dhe mendoni se ai nuk është aq i dhënë pas teje sa ti pas atij, atëherë keni të drejtë. Mos jini lloji i femrës që ngatërron seksin dhe intimitetin në dashuri. Meshkujt mund të gënjejnë për ndjenjat e tyre ashtu siç gënjejnë femrat për orgazmën.

Disa fiksime seksuale tejet të çuditshme që me siguri nuk i dini

Për foot fetish (tërheqje seksuale ndaj këmbëve të dikujt) besojmë se keni dëgjuar dhe pas këtij artikulli do ju duket shumë e zakonshme. Bëhuni gati të lexoni këto fiksime të tjera seksuale tepër të çuditshme dhe ~të shpifura~ për të krijuar eksitim, por ja ku jemi, mesa duket ndodh më tepër seç mendojmë:

Necrophilia – Eksitimi nga trupa të vdekur. Po, siç e lexuat…

Coprophilia – Eksitimi nga jashtëshqitja. Ju thamë që në fillim që do habiteshit.

Frotteurism – Eksitimi nga prekja e organit gjenital të dikujt tjetër në ambjente publike që mund të ndodhë edhe kshu përciptazi me justifikimin që thjesht po kalonte aty dhe e bëri padashje.

Lithophilia – Eksitimi nga gurët dhe zhavorri.

Actirasty – Eksitimi nga rrezet e diellit, ka shumë vitaminë D. Prandaj.

Xylophilia – Eksitimi nga druri. Wow!

Gerontophilia – Eksitimi nga personat në moshë.

Agalmatophilia – Eksitimi nga statujat, manekinët, kukullat.

Formicophilia – Eksitimi nga insektet. Këtu s’ka koment askush nga ju besojmë.

Stygiophilia – Eksitimi nga mendimet e ferrit dhe mallkimet.

Eksportuesit kërkojnë takim me qeverinë: Leku u forcua me 14%. Banka të bëjë transparencë!

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e nisi këtë javë në rënie të fortë, pas rritjes së javës së kaluar. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 102.87 lekë, në rënie me pothuajse tre lekë nga niveli ku mbylli javën e kaluar.

Përmes një deklarate shoqata e eksportuesve kërkojnë transparencë nga Banka e Shqipërisë për tendencën e rënies së euros dhe rritjen e numrit të zyrave të Këmbimit Valutor.

“Pati një tendencë rritje të euros, e cila ndaloi po aq shpejt sa tentoi të niste.  Në fakt nga publikimet në ëebsite të BSH, kemi konstatuar zhvillime habitore të tregut të valutave, sikurse është rritja e numrit të Zyrave të Këmbimit Valutor, madje edhe përgjatë periudhës së pandemisë (ndonëse askush nuk dilte jashtë)”

Gjithashtu ata i kërkojnë BSH-së të bëjë transparencë për situatën ekonomiko financiare në vend  dhe shpjegim mbiçmimin e lekut në mënyrë të menjëhershme me 14% në dy muajt e fundit.

“Kërkojmë pikërisht këtë transparencë nga Banka e Shqipërisë, bashkë me shpjegimet se mbiçmimi i lekut është rrjedhojë logjike e zhvillimit ekonomik të vendit. Asnjë ekspert ekonomie që kemi kontaktuar, nuk ka shpjegim ekonomik e makroekonomik për mbiçmimin e lekut brenda një periudhe kaq të shkurtër në masën 14%, ndaj mirëpresim transparencën e Bankës së Shqipërisë, që ta kuptojmë në drejtimin e duhur këtë fenomen” thuhet në deklaratën e shoqatës së eksportuese shpërndarë sot.

Ata shprehin më tej shqetësimin se mbiçmimi i lekut nuk po godet vetëm fasonët, por ka goditur e po falimenton çdo ndërmarrje që prodhon e eksporton dhe shprehen të gatshëm dhe të hapur të takohen me një përfaqësi të qeverisë.

Mbiçmimi i lekut nuk po godet vetëm fasonët, por ka goditur e po falimenton çdo ndërmarrje që prodhon e eksporton. Në vijim, pa dyshim pasojat do i kenë edhe ato që prodhojnë e shesin në vend, pasi importi nuk shpreh rritje proporcionale me situatën e krijuar dhe rritja e çmimeve nga ana tjetër ka ulur fuqinë blerëse. Pra goditet brandi dhe angazhimi qeverisë “made in Albania”, rritet numri i të papunëve, rritet pasiguria në treg dhe krijohet një atmosferë jo transparente në shoqëri në përgjithësi” thuhet në deklaratë.

 

Grupi i shoqatave të eksportit thotë se është i gatshëm të thërrasë ekspertët më në zë të ekonomisë ndër vite dhe është i hapur për të diskutuar mbi këtë çështje me përfaqësuesit e qeverisë, qoftë këshilltarë pranë kabinetit të Kryeministrit, ashtu dhe nga institucionet e tjera përgjegjëse dhe gardiane të politikave ekonomike.

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur në Kuçovë gjatë mbrëmjes së sotme, ku një fëmijë 10-vjeç është përplasur nga makina.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit, tek parku i ri i qytetit.

Mësohet se fëmija ka dalë nga parku me vrap në rrugë dhe është përplasur nga mjeti.

Fëmija është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arrestohet 48-vjeçari shqiptar në Itali, shfrytëzonte për prostitucion vajza nga Rusia dhe Ukraina

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, por kishte arritur të arratisej.

48-vjeçari joshte vajza nga Rusia dhe Ukrainë që të shkonin në Bolonja dhe më pas i shfrytëzonte për prostitucion.

Denoncimi për shqiptarin ka ardhur nga një prej viktimave. 48-vjeçari ndodhet në burgun e Croneos në Bolonja.

 

Aksident në Vlorë/ Makina del nga rruga, ndërron jetë shoferi

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në fshatin Kotë të Vlorës.

Sipas burimeve, nja automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Qafa e Dushkut” dhe për pasojë drejtuesi ka humbur jetën.

Ende nuk ka detaje shtesë mbi ngjarjen, ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Reagimi i Policisë:

Policia bën me dije se rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kotë-Gjormë, shtetasi Italian G. F., 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe  për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi G.F, për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Marrëveshja e re/ Tenderat mund të klasifikohen edhe “sekrete shtetërore”, ndonëse me fonde publike

Tenderat në Shqipëri do të klasifikohen edhe si sekrete shtetëror, lidhur me rëndësinë dhe llojin e informacionit që përmbajnë.

Sipas një marrëveshje të sapo nënshkruar midis Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) dhe Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), bëhet fjalë për institucionet që kanë në fokus mbrojtjen dhe sigurinë, të cilat shoqërohen me të dhëna të klasifikuara, që nuk duhet të publikohen.

“Kjo marrëveshje ka si qëllim bashkëpunimin në funksion të ndërgjegjësimit të autoriteteve kontraktore në mirëzbatimin e legjislacionit të prokurimeve në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe për mirëzbatimin e rregullave, procedurave dhe kërkesave për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe kryerjes së këtyre procedurave” thuhet në njoftimin e APP sa i takon marrëveshjes së lidhur me dy institucionet.

Informacionet që klasifikohen si ‘sekrete shtetërore’ janë të fshehura për publikun për një afat të konsiderueshëm, sipas rëndësisë së tyre..

Raporti i BE-së për Shqipërinë: Ekonomia e saj me para droge dhe trafikim të njerëzve

Pas çeljes zyrtare të negociatave, Komisioni Europian ka publikuar raportin ‘screening’ për Shqipërinë, ku pasqyrohet rrugëtimi Shqipërisë drejt BE-së, në plotësimin e kapitujve që lidhen me përafrimin e legjislacionit dhe arritjen e standardeve të kërkuara.

Në raportin prej 135 faqesh,  theksohet se sa i përket kuadrit ligjor raporti se ai duhet të konsolidohet sipas praktikave të Bashkimit Europian.

“Shqipëria ka një sektor të madh informal dhe ekonomia e saj bazohet kryesisht në para. Krimet që gjenerojnë të mëdha shumat e parave përfshijnë trafikun e drogës, evazionin fiskal, kontrabandën dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Reagimi i autoriteteve të zbatimit të ligjit ndaj krimit të organizuar, veçanërisht hetimi i kriminelëve të mëdhenj rrjetet, duhet të jenë më proaktive dhe sistematike. Shqipëria duhet të rrisë përdorimin e specialeve teknikat e hetimit”, thuhet në raport.

Sipas BE-së, shqipëria duhet të rrisë koherencën e kuadrit ligjor dhe institucional për parandalimin e korrupsioni dhe integriteti i zyrtarëve publikë, i cili është gjithëpërfshirës, por tepër kompleks, në veçanti si për zyrtarët e lart. “Shqipëria duhet të përshpejtojë zbatimin e ligjit antimafia për sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve parandaluese, duke përfshirë konfiskimin pa dënim dhe konfiskimin e palës së tretë, për të ngrirë pasuritë lidhur me aktivitetet kriminale dhe promovimin e ripërdorimit të tyre social. Tavani financiar për transaksionet me para në dorë duhet të zbatohet. “Shqipëria tregoi se ishte e nevojshme të përfundonte dixhitalizimi i regjistrit të pronave dhe të zgjeroheshin bazat e të dhënave në të cilat kanë akses hetuesit financiarë, të zhvillohen sisteme elektronike për shkëmbimin e informacionit midis vendeve, të lehtësohen nënshkrimet elektronike në dokumente, të dixhitalizohen regjistrat e jahte, anije, avionë, aeroplanë dhe helikopterë, dhe për të lejuar aksesin tek hetuesit financiarë, si dhe për të zhvilluar kapacitetin e stafit për të rritur bashkëpunimin, operacionet e përbashkëta me vendet e BE-së dhe më gjerë”, thuhet në këtë dokument të siguruar nga Gazeta Si.

Në goditjen e krimit të organizuar kërkohet që të ketë një strategji.

“Për të trajtuar me efikasitet krimin e organizuar dhe natyrën e tij dinamike, të gjithë zinxhirët e zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit duhet të kenë një qasje strategjike, të integruar, si dhe një nivel të përshtatshëm burimesh dhe specializimi. Një organizatë policore profesionale, e besueshme dhe efikase është e një rëndësie të madhe për të garantuar sundimin e ligjit brenda vendit dhe për të qenë një partner i besueshëm për shtetet e tjera anëtare, agjencitë e BE-së, vendet e treta dhe partnerët ndërkombëtarë në hetimet përkatëse dhe çështjet penale, si dhe procedura të tjera gjyqësore me aspekt transnacional”. Sipas dokumentit  bashkëpunimi efikas në çështjet civile dhe penale ndërmjet shteteve anëtare është kyç për funksionimin e duhur të BE-së.

Shqipëria ka identifikuar boshllëqe në legjislacionin e saj, thuhet më tej, dhe duhet të sigurojë një ndryshim të mëtejshëm të legjislacionit të saj për të përmbushur plotësisht të gjitha instrumentet përkatëse të BE-së në këtë fushë, veçanërisht në fushën e krimit kibernetik, trafikimit.në qeniet njerëzore dhe trafikimi i armëve të zjarrit.

“Shqipëria ka një nivel përgatitjeje në luftën kundër krimit të organizuar. Bashkëpunimi i zbatimit të ligjit me shtetet anëtare të BE-së, EUROPOL dhe EUROJUST, si dhe një përfshirje shumë aktive në EMPACT, po japin rezultate pozitive. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të konsoliduar historikun e hetimeve, ndjekjeve penale, dënimeve përfundimtare dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve të lidhura me krimin e organizuar”, thuhet si konkluzion të gjetjeve.

Në raport përmendet edhe nisma për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, për të cilën theksohet se e rëndësishme është parandalimi i mundësisë që ai të përdoret për qëllime të tjera.

“Është e rëndësishme të sigurohet që janë vendosur mekanizmat për të parandaluar në mënyrë efektive devijimin e këtij kanabisi tregjet e paligjshme. Nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të harmonizuar legjislacionin kombëtar me listën e substancave psikoaktive të BE-së, e cila përditësohet shpesh. Shqipëria duhet të zhvillojë një histori solide të konfiskimeve dhe shkatërrimit të drogës dhe konfiskimin e aseteve përkatëse”, thuhet në raport.

Në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme, rreziqet e korrupsionit në lidhje me oficerët e zbatimit të ligjit, duke përfshirë kufijtë dhe gjatë hetimeve penale, duhet të vlerësohen dhe trajtohen në mënyrë adekuate. Për më tepër, masat për të forcuar integritetin në të gjithë sektorin e zbatimit të ligjit dhe gjyqësorin duhet të ndiqen më tej, duke përfshirë mbrojtjen e sistemeve nga përpjekjet e padrejta

ndërhyrjet në hetimet e vazhdueshme të çështjeve penale dhe rrjedhjet e informacionit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore duhet të konsolidohet më tej dhe rezultatet duhet të monitorohen. Sa i përket zgjedhjeve, raporti nënvizon se ato respektuan parimet themelore të demokracisë.

“Financimi i partive, ka bërë hapa para por mbetet ende shumë për t’u përmirësuar. Rishikimi i kornizës legjislative për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore ishte një hap drejt transparencës më të madhe dhe mbikëqyrjes më efektive”.

Një nga pikat e dobëta të Shqipërisë sipas raportit mbetet çështja e pronës

Wanda Nara sqaron thashethemet për gjendjen e saj shëndetësore

Wanda Nara nuk ka qenë kurrë larg titujve në vitet e fundit.

Së fundmi argjentinasja ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar disa gjëra për shëndetin e saj për të cilin është folur shumë. Përmes llogarisë së saj në Instagram, Nara ka qetësuar ndjekësit duke iu përgjigjur disa pyetjeve që i drejtohen asaj.

Megjithatë, ajo nuk u pyet vetëm për shëndetin e saj, pasi u pyet edhe për destinacionin e saj të ardhshëm apo ndonjë projekt të ardhshëm.

“Si ndihesh? Në televizor kanë thënë që po shkon për kurim, ku?”. pyeti një ndjekës, të cilit Nara iu përgjigj: “Unë nuk do të shkoj për trajtim në asnjë vend. Do të shoqëroj Mauron”.

Partneri i saj, Mauro Icardi, së fundi nënshkroi për klubin turk Galatasaray, ku e kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi dhe si rrjedhojë ajo konfirmoi se do t’i bashkohet në rrugëtimin e tij të ardhshëm.

“Stamboll”, ishte përgjigja e saj kur u pyet se cili është destinacioni i saj i radhës.

Nara ndau edhe mendimet e saj për të gjitha raportimet për shëndetin e saj, të cilat dukej se nuk i vlerësonte: “Gënjeshtra janë thënë shumë, flasin dhe thonë gjëra që nuk janë të vërteta pa marrë parasysh që flasin për jetën e dikujt tjetër. ”

Kështu, sipas Wanda Narës, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore pavarësisht të gjitha thashethemeve. Ajo u pyet gjithashtu nëse ka momente kur dëshiron të mos jetë më e famshme.

“Kur dal me fëmijët e mi ose kur shkoj në supermarket”, u përgjigj ajo. Pas kësaj, ajo ka postuar disa ‘stories’ duke treguar foto nga udhëtimi i saj në Turqi me fëmijët e saj, partnerin dhe kafshën e saj, të cilën e mbante në çantë.

Ankesat e shumta të pasagjerëve, vihet nën monitorim “Wizz Air”/ Detyrim të kompensojë qytetarët

Kompania e udhëtimeve “Wizz Air” është vënë nën monitorim nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Mbretërisë së Bashkuar për shkak të ankesave të shumta që ka marrë nga pasagjerët për udhëtimet e anuluara, për të cilat “Wizz Air” nuk i ka kompensuar vlerën e biletës.

Pasagjerët janë ankuar se linja ajrore kishte dështuar që të të përmbushte detyrimet e saj për të drejtat e pasagjerëve, sidomos kur bëhet fjalë për orarin e fluturimeve, të cilat shpesh shtyhen, por edhe anulohen pa dhënë asnjë shpjegim.

Vendimi i Autoritetit Civil vjen pas një numri shumë të madh vendimesh në Britaninë e Madhe që janë marrë nga gjykata kundër linjës ajrore për detyrimet monetare përgjatë 9 muajve të fundit.

Pasi Autoriteti vendosi që ta marrë nën monitorim, “Wizz Air” është zotuar të prezantojë ndryshime në politikat, procedurat dhe komunikimin e pasagjerëve. Linja ajrore është zotuar gjithashtu të rishikojë pretendimet që ka marrë për kostot e fluturimit (alternative) zëvendësues, transfertat kur fluturimet zëvendësuese kryhen nëpërmjet aeroporteve të ndryshme dhe kujdesin dhe ndihmën (zakonisht kostot e hotelit) pas ndërprerjeve të fluturimeve.

Kjo do të sigurojë që pasagjerët që kanë paraqitur pretendime për “Wizz Air” në të kaluarën, por që pretendimet e tyre janë refuzuar gabimisht, do të marrin paratë që u detyrohen ligjërisht.

Shqyrtimi do të mbulojë pretendimet e bëra nga pasagjerët për fluturimet që kanë pasur datë nisjeje ose mbërritjeje në një aeroport në Mbretërinë e Bashkuar më 18 mars 2022 ose pas kësaj. Nuk nevojitet asnjë veprim nga ana e pasagjerëve për t’u siguruar që këto pretendime do të shqyrtohen.

Pasagjerët, fluturimet e të cilëve do të niseshin ose do të mbërrinin në një aeroport në Mbretërinë e Bashkuar përpara datës 18 mars 2022, mund të kërkojnë gjithashtu që pretendimet e tyre me kompaninë ajrore të rihapen, për sa kohë që fluturimi i tyre nuk ishte më shumë se gjashtë vjet më parë.

“Wizz Air” ka rënë dakord të nënshkruajë përgjegjësinë që zyrtarizon këto angazhime me rregullatorin.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Mbretërisë së Bashkuar do të monitorojë linjën ajrore për pajtueshmërinë me politikat dhe procedurat e saj të rishikuara gjatë muajve të ardhshëm. Si pjesë e veprimit të zbatimit, “Wizz Air”-it do t’i kërkohet gjithashtu t’i japë informacion Autoritetit të Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me shqyrtimin e pretendimeve të shpenzimeve të tashmë të mbyllura.

Rregullatori do të shqyrtojë gjithashtu shembuj të pretendimeve që Wizz Air ka marrë në shqyrtim, për t’u siguruar që detyrimet janë plotësuar kënaqshëm dhe që pasagjerët kanë marrë atë që kompania u detyrohet.

Paul Smith, Shefi Ekzekutiv i Përkohshëm i Përbashkët në Autoritetin e Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar, tha se ky veprim detyrues ndaj “Wizz Air” është një mesazh i qartë që të gjitha linjat ajrore duhet të përmbushin detyrimet e tyre kundrejt pasagjerëve.

Zoom.al ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme për skandalet e “Wizz Air” në vendin tonë dhe mënyrën sesi i keqtrajton pasagjerët. Thuajse gjithmonë ata përballen me pritje për orë të tëra në aeroport për shkak të vonesave të fluturimeve dhe papërgjegjshmrisë së kompanisë për t’i njoftuar, ndërsa nuk mungojnë edhe rastet kur fluturimet e tyre anulohen pa marrë një njoftim paraprak.

Me qindra udhëtarë janë ankuar për vonesat dhe shtyrjen e pajustifikuar të fluturimeve, ku u është dashur që të presin me orë të tëra në aeroporte të ndryshme, ndërsa të tjerë janë shprehur se nuk do ta zgjedhin më këtë kompani ajrore për shkak të problematikave që e shoqëron.