Aplikacion
Aktori dhe regjisori i njohur, Genc Fuga ndodhet në një moment tepër kritik, pasi ka pësuar një goditje në tru.
Bashkëshortja e tij, Eni Jani ka kërkuar përmes një postimi në Instagram, ndihmë financiare për të paguar ndërhyrjen që regjisori po kryen, i cili kushton 19 mijë euro.
“Nuk qenka e lehte por ne keto momente e kam domosdoshmeri. Genci po kalon nje periudhe te veshtire. Ka pesuar nje goditje ne tru dhe ne keto momente po kryen nderhyrje ne spitalin amerikan. Do i lutesha te gjithe punonjesve te Rtsh nese munden dhe kush mundet te ofroje nje kontribut prej 200 leke te rinj per te patur mundesine te kem shumen 19 mije euro te operacionit. Ndjese dhe konsiderete….”, shkruan Jani.
Nëse mundeni të kontribuoni, kontaktoni vetë Eni Janin në Instagram./ Zoom.al
“I thoja duro se është turp”/ Flet e ëma e gruas që u vra në Maliq: Burri e ka mbytur me çarçafPasditen e sotme, Gjergji Mullalli vrau bashkëshorten e tij, Luizën, në Maliq. Çifti i bashkëshortëve mësohet se ka qenë në proces divorci.
E ëma e viktimës, Muazez Ferati ka treguar detaje rreth ngjarjes së rëndë, ku sipas saj, çifti jetonte në shtëpi të ndryshme.
Gruaja thotë se autori e ka mbytur viktimën me çarçaf, kur ajo është kthyer nga puna.
Ferati fajëson veten, pasi i kishte thënë shpesh vajzës që ta duronte dhunën e bashkëshortit.
“Ngjarja ka ndodhur që në drekë. Më ka vrarë çupën. E kisha çupën trimëreshë të fortë. Pinte ai. Kanë 2 çupa dhe një djalë. Di deshte as fëmijët e tij, i rrihte. Nuk shkonin se nuk sillte para. Ishin në prag divorci. Dje na foli, ai e ka pritur kur ka ardhur nga puna. Iku ai e mbyti. Më vravi çupën e vraftë zoti. E kisha trimëreshë çupën, ja qeni çfarë bëri. E ka mbytur ça i ka bërë. Doli andej nga nuk dukeshe, se do e kishin parë. Unë i thoja moj çupë duro se është turp, ky turpi na ka lënë mbrapa,”- është shprehur e ëma e viktimës./ Zoom.al
Tronditet vendi/ Pas vrasjes në Maliq, burri plagos me armë zjarri gruan (EMRI)Pas vrasjes në Maliq, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku Robert Kotsi ka plagosur gruan e tij 28-vjeçare me armë zjarri.
U mësua se ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, dhe e plagosura ndodhet në Spitalin e Fierit ku po kurohet.
Ende nuk ka detaje shtesë mbi ngjarjen, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
U rikthye në krye të PD-së, Basha: Jemi gati t’i përvishemi një tjetër betejeLulzim Basha ka reaguar pasi u rizgjodh sërish në krye të PD-së, një rezultat i cili nuk ishte surprizë për askënd.
Basha, nga selia e PD, u shpreh se “demokratët treguan se jemi gati t’i përvishemi një tjetër beteje”, por theksuan se kjo s’do të jetë e lehtë.
Teksa falenderoi rivalin Gjergji Hani, ai u shpreh se “lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, ca të vërteta dhe ca të sponsorizuar nga ata që e duan Shqipërinë, pa liri, pa barazi para ligjit”.
Lulzim Basha: Ju falënderoj për mbështetjen dhe pjesëmarrjen tuaj. Demokratët dhe PD pavarësisht të gjitha vështirësive mbeten shpresa e shqiptarëve. Falënderim për strukturat e PD që organizuar një proces shembull dhe të denjë për standardet që kemi shpallur për të nesërmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Mirënjohje për votuesit dhe falënderim i veçantë për Gjergji Hanin që me fuqinë e argumentit të tij, pastërtinë dhe përkushtimin ndaj PD e ktheu këtë proces në një debat të vërtetë idesh dhe vlerash si i takon garës. Jam i vetëdijshme për sfidat me të cilat ndodhet PD. Lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, ca të vërteta dhe ca të sponsorizuar nga ata që e duan Shqipërinë, pa liri, pa barazi para ligjit.
Mbi të gjitha e sotmja nuk shënon votën për një individ, por shënon nisjen e punës dhe puna fillon për të ndërtuar mes dy brigjeve të lumenjtë të mosbesimit, urën mes bregut të sotëm të dëshpërimit të shqiptarëve, depresionit psikologjik, ekonomik, mllefit e dëshirës për ndryshim dhe bregut e shpresës dhe besimit që do të sjellë ndryshimin e qeverisjes pavarësisht bindjeve politike.
Nuk ka për të qenë e lehtë, por demokratët treguan se jemi gati t’i përvishemi një tjetër beteje. Shqipëria pret që demokratët të kthehen në krye të detyrës për të mbrojtur interesin publik.
Çifti ishin në proces divorci, si ndodhi krimi në familje! Pamjet nga vendngjarjaDetaje të reja janë zbuluar nga krimi i rëndë në familje, ku bashkëshorti dyshohet se vrau gruan e tij.
Çifti i bashkëshortëve, Luiza dhe Gjergji Mullalli mësohet se kanë qenë në proces divorci.
Pasi ka vrarë 48-vjecaren raportohet se Gjergji Mullalli e ka hedhur në një gropë të ujërave të zeza pranë baneses në Zëmblak.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Emrat/ Vrau gruan dhe e hodhi në një gropë septike pranë banesës, detaje nga krimi në familjePolicia ka dhënë detaje nga krimi i rëndë në familje në Maliq.
Dyshohet se 48-vjeçarja Luiza Mullalli është vrarë nga bashkëshorti i saj, Gjergj Mullalli.
Trupi i pajetë i gruas u gjet në një gropë septike pranë banesës së tyre në fshatin Zëmblak, rreth ores 20:40.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Krim i rëndë në familje në Maliq! Burri vret bashkëshortenNjë krim i rëndë në familje raportohet se ka ndodhur në Maliq.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se burri ka vrarë bashkëshorten e tij. Trupi i pajetë i 46-vjeçares u gjet në një gropë septike pranë banesës së saj në fshatin Zëmblakj, rreth orës 20:40. Ndërsa bashkëshorti i viktimës është shpallur në kërkim.
Nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Më në fund vjen një ofertë për Rey Manajn, klubi i madh italian josh shqiptatinPritja vazhdon për Rei Manajn. Sulmuesi shqiptar është pa ekip që nga janari, pasi Watford vendosi që të ndërpriste bashkëpunimin.
Megjithatë klubi anglez e la Manajn që të stërvitej me ekipin në mënyrë që të kishte formën e duhur fizike.
Edhe në merkaton e verës ofertat po mungojnë për Manajn, pavarësisht se është pa kontratë.
Së fundmi është raportuar nga mediat italiane se Sampdoria po shfaq interesim për sulmuesin e kombëtares.
Klubi i Serie B e sheh lojtarin shqiptar si zëvendësues ideal të Gabbiadinit. /zoom.al/
Basha zgjidhet kryetar i PD-së, Gazment Bardhi ironizon: Çfarë surprizeGazment Bardhi ka ironizuar rizgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike.
“Çfarë surprize“, shkroi kreu i Grupit Parlamentar të PD me nota ironie, duke shtuar: „Sapo mbërriti në aeroport kurora e “Mbetit të Mbretërisë së Bashkuar” P.s: Statusi ska lidhje me asnjë ngjarje joekzistente! Pushime të mbara!”
Basha fitoi përballë kandidatit Gjergji Hani në zgjedhjet e 29 Korrikut, duke u rizgjedhur në krye të partisë.
Garoi përballë Gjergji Hanit, Lulzim Basha fiton zgjedhjet! Shpallet sërish kreu i PD-sëLulzim Basha është shpallur sërish kreu i Partisë Demokratike.
Rezultati u shpall pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.
Basha fitoi përballë rivalit të tij, Gjergji Hani, duke siguruar 16 mijë vota në zgjedhjet e datës 29 Korrikut.
“25460 votues në lista. Rezulton se kanë marrë pjesë në votime 18052 anëtarë të PD-së, pra rreth 71 %. Nga 18052 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim, në kutitë e votimit janë gjetur 18052 fletë votimit, të pavlefshme janë gjetur 199. 17853 janë vota të vlefshme, nga të cilat Basha ka marrë 16196 vota dhe Hani 1657 vota. Në bazë të këtyre të dhënave, Komisioni elektoral i PD-së deklaron fitues të zgjedhjeve Lulzim Bashën”, u shpreh kryetaari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana.