Aplikacion
David Beckham uron që brenda verës familja Glazers të shesë Manchester United, sepse sipas tij ata po kthehen në një problem për ecurinë e klubit.
Presidenti i klubit amerikan Inter Miami, klub i cili së fundmi ka nënshkruar me Lionel Messin, ka dhënë një intervistë për “The Athletic” ku është shprehur se duke u vonuar Glazers po e mban peng klubin.
“Nga jashtë fushe, si një fans dhe një ish lojtar, unë dua që kjo situatë të zgjidhet, prandaj duhet të merret shpejt një vendim. Nuk ka rëndësi se kush e drejton klubin por kushdo qoftë duhet ti japë vëmendjen e duhur, duhen njerëz pasionantë, nga ata që marrin vendimet e duhura, sjellin lojtarët e duhur në ekip. Klubi ka nevojë për investim si në stadium, në fushë apo ekip. Nëse këta njerëz nuk mund tja ofrojnë klubit këto gjëra, atëherë duhet të largohen. Për shembull më pëlqen ajo që po bën Manchester City”, tha ish-ylli i United.
Beckham këmbëngul se është koha për të bërë ndryshime.
“Ata kanë bërë shumë për klubin, si nga ana financiare ashtu edhe nga ajo sportive, ky është fakt dhe nuk mund të fshihet. Por tani është koha që ata të largohen, sepse vetëm do ta përmirësonin gjendjen e klubit dhe këtë e them me siguri”, shtoi ai.
David Beckham ka luajtur për 8 vite me fanellën e Manchester United, ku në total ka zhvilluar 265 ndeshje dhe ka shënuar 62 gola si dhe ka dhuruar 83 asiste. /zoom.al/
I ulur mes Ballukut dhe Ibrahimajt, Rama ndan fotot nga takimi qeveritar: Debat i dobishëm!Dita e parë e takimit të zgjeruar informal të kabinetit qeveritar në Tepelenë u mbyll dhe në mbyllje, kryeministri Edi Rama ndau foto nga tryeza.
Rama tregoi në rrjetet sociale se takimi u karakterizua nga debate e diskutime, që sipas tij, do të shërbejnë për sezonin e ri politik.
“Sapo mbyllëm ditën e parë të mbledhjes së zgjeruar të qeverisë, me debate të dobishme dhe shumë material të vlefshëm për sezonin e ri”, shkruan Rama.
Formati i mbledhjes shërben për t’i bërë një bilanc çfarë ka arritur secila ministri, çfarë projektesh janë duke u realizuar dhe çfarë nuk ka shkuar mirë.
Nga fotot e publikuara nga Rama, tregohet se nuk janë vetëm ministrat, të cilët duhet të raportojnë e shprehin ide.
Bashkë me ta janë edhe kabinetet ministrore, zëvendës ministrat përfshirë drejtorët më të rëndësishëm të tyre.
“Çmendet” i riu, qëllon me armë në koncertin e Mozzik, arrestohet nga policiaGjatë koncertit të fundit që Mozzik pati të enjten në Gjilan, një 21-vjeçar shkatërroi festën, duke i frikësuar të gjithë sepse hodhi një granatë dore dhe më pas qëlloi me armë zjarri në ajër.
Pas ngjarjes, i riu u arrestua nga Policia e Kosovës dhe lajmin e bëri të ditur vetë Mozzik në “Instagram”, ku tregon momentet kur policia ishte pjesë e investigimit të ngjarjes.
Mësohet se koncerti u ndërpre për çështje sigurie dhe të gjithë prjesëmarrësit u shpërndanë të sigurtë nga ambientet e “club-it”.
Një ditë pas ngjarjes, Policia e Gjilanit përmes një deklarate për mediat, bëri të ditur se është arrestuar i dyshuari për sulmin në fjalë.
Në njoftimin e policisë thuhet se :
“Njësiti i hetimeve rajonale nga Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore, ka arritur që të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin me inicialet L.C. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar) me dyshimin se i njëjti me datën 28.07.2023 rreth orës 01:50 ka hedhur një granatë dore dhe ka shtënë me armë zjarri në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe nga prokurori i shtetit është lëshuar vendimi mbi ndalimin për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Qëndroi për 46 mijë vjet i ngrirë, shkencëtarët ringjallin krimbinShkencëtarët kanë mundur të ringjallin një krimb që ishte ngrirë 46,000 vjet më parë, kohë kur mamuthët e leshtë, tigrat me dhëmbë sabre endeshin në Tokë.
Krimbi i rrumbullakët, i një specie të panjohur më parë, mbijetoi 40 metra nën sipërfaqe në një gjendje të fjetur të njohur si kriptobiozë.
Teymuras Kurzchalia, profesor në Institutin Max Planck të Biologjisë dhe Gjenetikës Molekulare të Qelizës në Dresden shpjegon se organizmat në gjendje kriptobiotike mund të durojnë mungesën e plotë të ujit ose oksigjenit dhe t’i rezistojnë temperaturave të larta, si dhe kushteve të ngrirjes ose jashtëzakonisht të kripura.
Ata mbeten në një gjendje “midis vdekjes dhe jetës”, në të cilën normat e tyre metabolike ulen në një nivel të pazbulueshëm, shpjegoi Kurzchalia.
“Mund të ndalojë jetën dhe pastaj ta fillojë atë nga e para. Ky është një zbulim i madh”, tha ai, duke shtuar se organizmat e tjerë të ringjallur më parë nga kjo gjendje kishin mbijetuar për dekada dhe jo për mijëvjeçarë.
Pesë vjet më parë, shkencëtarët nga Instituti i Problemeve Fizikokimike dhe Biologjike në Shkencën e Tokës në Rusi gjetën dy lloje të krimbave të rrumbullakët në permafrostin siberian.
Një nga studiuesit, Anastasia Shatilovich, ringjalli dy nga krimbat në institut thjesht duke i rihidratuar me ujë, përpara se të merrte rreth 100 krimba në laboratorë në Gjermani për analiza të mëtejshme.
Dashnor Sula, mbështetësve të Bashës: Mos u merrni me cic-mice, le të bashkohemiDeputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula u bën thirrje demokratëve që mbështesin Lulzim Bashën që të heqin dorë nga kjo përçarje.
Procesin e nesërm zgjedhor për kreun e PD-së zyrtare, Sula e quan imagjinar dhe kërkon prej deputetëve të bëhen bashkë për të luftuar me mazhorancën.
Reagimi i Dashnor Sulës në rrjetet sociale:
Në demokraci, shumica vendos, pakica zbaton vullnetin e shumicës.
Po lexoj një pakicë të pakicës së pakicës që pretendon se deklarata e Grupit Parlamentar të PD është qëndrim individual. Me siguri flasin për veten e tyre që pasi thonë nuk ndjekin fenomenin e “unit”, bëjnë ekzaktësisht atë që kanë kundërshtuar.
-Mbase janë ende me udhëtimet që u mundëson Kuvendi dhe nuk i dinë vendimet e grupit. Them këtë se më bën përshtypje se asnjë nga këta flamurtarë, kur në Parlament diskutohej një nga aferat më flagrante që gllabëron paratë e shqiptarëve dhe grupi i PD nxirrte fakte dhe ia dorëzonte fajtorët drejtësisë, këta flamurtarë nuk dukeshin në horizont. Nuk dinin çfarë bënte grupi.
Kur në Parlament kalonte ligji për kanabisin dhe grupi e kundërshtonte, ndonjë nga këta flamurtarë nuk dukej asgjëkundi sepse elbete donte të bëhej kryetar komisioni që të reagonte. A thua se opozita bëhet vetëm duke patur poste. (E kanë shembull nga modeli që ndjekin).
Kur në Parlament diskutohej ligji që detyron studentët e mjeksisë të punojnë në Shqipëri dhe ne si Grup Parlamentar e kundërshtonim, ndonjë flamurtar mendonte sesi të kthehej në atë postin e vet partiak dhe jo të mbronte interesin e të rinjve që u privohen të drejtat dhe liritë.
-Vendim i Grupit Parlamentarë do të thotë vendi i shumicës së grupit.
Ndaj sa të merremi me këto cic-mice, do ishte në nderin e të gjithë neve që të mos shtyjmë më tej përçarjen me procese imagjinare, por të bashkohemi për një betejë të përbashkët kundër abuzuesve të taksapaguesve të vendit tonë.
Zbulimi amerikan: Kina po furnizon ushtrinë ruse me teknologjiKina po ndihmon Rusinë të shmangë sanksionet perëndimore dhe ka të ngjarë që po i jep Moskës teknologji ushtarake me përdorim të dyfishtë për agresionin e saj në Ukrainë, thuhet në një raport të paklasifikuar të zbulimit amerikan të publikuar të enjten.
Vlerësimi nga Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar (ODNI) u publikua nga Komisioni i Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve.
Kina ka mohuar në mënyrë të përsëritur dërgimin e pajisjeve ushtarake në Rusi që nga fillimi i agresionit të Moskës mbi Ukrainën në shkurt të vitit 2022.
“Kina po ofron disa teknologji me përdorim të dyfishtë që përdoren nga ushtria e Kremlinit për të vazhduar luftën në Ukrainë, pavarësisht një kordoni ndërkombëtar sanksionesh dhe kontrollesh eksporti”, thuhet në raportin e ODNI-t. Raporti thotë se Kina është bërë “një partner edhe më i rëndësishëm” i Rusisë pasi Moska sulmoi Ukrainën vitin e kaluar.
ODNI thotë në raport se Kina dhe Rusia kanë rritur tregtinë dypalëshe në monedhën kineze dhe se institucionet financiare të të dy vendeve po zgjerojnë përdorimin e sistemeve të brendshme për pagesat. Kina ka rritur importin e energjisë ruse, përfshirë naftën dhe gazin./ Zëri i Amerikës
Armaldo tregon arsyen pse nuk flet me LuizinArmaldo Kllogjeri ka zbuluar për herë të parë arsyen se përse nuk flet me Luiz Ejllin.
Në një intervistë televizive, Armaldo tha se Luizi nuk e ka uruar për ardhjen në jetë të vajzës.
Ai tregoi se i ka bërë bllok në rrjetet sociale Luizit prej hatërmbetjeve, por gjithsesi, priste urim nga këngëtari për vajzën.
“Do isha shumë i gëzuar nëse Luizi do më uronte për ardhjen e vajzës time në jetë. Është tërheqje vëmendje. Në gëzime dhe në hidhërime të paktën duhet të mos kemi hatërmbetje.
Unë prisja një mesazh nga ai, pavarësisht bllokut që i kam bërë në Instagram”, tha Armaldo.
Skemë mashtrimi 2.2 mln euro, sekuestrohet TIBOKompania Tibo.al ka organizuar një skemë mashtrimi prej 2.2 milionë eurosh dhe për këtë arsye, Gjykata e Tiranës vendosi këtë të premte sekuestro preventive.
Hetimet zgjatën disa muaj, me kërkesë të prokurorëve Ndini Tavani dhe Mirela Zavalani.
Kompania TIBO, pa patur asnjë të drejtë shpërndarjeje përmes platformës së saj IPTV, ka piratuar duke transmetuar Top Channel dhe TV Klan në të gjithë botën.
TIBO po ashtu u shiste shqiptarëve sikur të kishte të vetën edhe kampionatet “La Liga”, “Premier League”, “Bundes Liga” dhe “Copa Italia”, ndërkohë që këto kampionate janë të blera me të drejta transmetimi vetëm nga DigitAlb.
Qershori i jep shtysë të fortë kredisë së re, 6-mujori mbyllet në rritjeKredia për ekonominë shënoi një rritje të ndjeshme gjatë muajit qershor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e kredive të reja të disbursuara nga sektori bankar arriti në 29.4 miliardë lekë, në rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më par.
Rritja e lartë e qershorit bëri që edhe vlera progresive e kredisë së re për 6-mujorin e parë 2022 të kthehet në rritje. Për gjashtë muaj, sektori bankar dha 139.6 miliardë lekë, në rritje me 2.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shifrat tregojnë se ecuria e kredisë këtë vit po shfaqet më e mirë se pritshmëritë. Rritja e shpejtë e normave të interesit vitin e kaluar besohej se do të kishte një efekt në frenimin e kreditimit për ekonominë, por deri tani ky efekt ka qenë vetëm i pjesshëm. Një ndikim në vijimësinë e kreditimit duket të ketë pasur ngadalësimi i procesit të normalizimit monetar nga Banka e Shqipërisë. Norma bazë e interesit është rritur vetëm njëherë këtë vit, në nivelin 3%. Ky tregues qëndron ndjeshëm poshtë nivelit të Eurozonës dhe vendeve të rajonit.
Kjo është reflektuar në një korrigjim në rënie të yield-eve të bonove dhe obligacioneve, pas rritjes së shpejtë të gjysmës së dytë të vitit 2022. Një ecuri e tillë është përcjellë edhe në ngadalësimin e rritjes së normave të interesit për depozitat dhe kreditë e reja.
Në tërësi, shtrëngimi i politikës monetare po rezulton shumë më i moderuar nga sa pritej dhe kjo po nxit vijimësinë e rritjes pozitive të kreditimit. Nga ana tjetër, edhe kërkesa e ekonomisë duket e shëndetshme, me ritme rritjeje më të mira se parashikimet, të mbështetura sidomos nga turizmi dhe sektori i pasurive të paluajtshme.
Rritja e kredisë gjatë muajit qershor u mbështet sidomos nga segmenti i biznesit, ku kredia e re arriti vlerën e 20.1 miliardë lekëve, 35% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo ka bërë që edhe ecuria progresive e 6-mujorit të kthehet në rritje, në vlerën e 87.4 miliardë lekëve, me 0.4% më shuëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ecuria e kreditë vazhdon të jetë në rritje edhe për segmentin e individëve. Megjithëse qershori solli një rënie krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, për 6-mujorin portofoli i kredisë së re për individë rezultion në rritje me 2.3%.
Shifrat e kredisë duken pozitive edhe duke pasur parasysh efektin tkurrës që ka dhënë mbi vlerën e portofolit forcimi i Lekut në kursin e këmbimit, që në mesin e këtij viti arriti një mbiçmim vjetor dyshifror. Në mungesë të forcimit të lekut, rritja e portofolit të kredisë do të kishte qenë ndjeshëm më e lartë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në mesin e këtij viti, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 713.3 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 1.6%./ Revista Monitor
Juventus përjashtohet nga UEFA dhe nuk do të marrë pjesë në Conference League, kompeticion të cilin skuadra torineze e siguroi nëpërmjet kampionatit, pasi u rendit në vendin e shtatë.
UEFA ka bërë me dije se ky vendim vjen pasi Juventus ka shkelur rregullat e “Fair Play Financiar” dhe është përjashtuar nga kompeticionet europiane për sezonin 2023-2024.
Gjithashtu, Juventus është gjobitur edhe me 20 milionë euro, të cilat 10 milionë do të paguhen menjëherë, ndërsa gjysma tjetër mund të aktivizohet nëse klubi shkel përsëri rregullat përgjatë tre sezoneve të ardhshme.
Sa i përket përjashtimit të “bardhezinjve”, Fiorentina “feston”, pasi skuadra finaliste e edicionit të kaluar në Conference League do të marrë vendin e Juves në këtë kompeticion.
Mediet italiane raportojnë se, në Torino, prej javësh ishin bërë gati për këtë vendim dhe nuk pritet që klubi të apelojë, pasi nga pikëpamja ekonomike nuk është ndonjë humbje serioze.
Skuadra e Allegrit tashmë do të përqendrohet vetëm te kampionati dhe Kupa, aty ku do të kërkojë t’i japë fund ecurisë 2-vjeçare pa trofe. /zoom.al/