Aplikacion
I nxehti i verës një sfidë shumë e madhe është edhe për të gjithë dashamirësit e sportit dhe fitnesit. Vapa shpesh të krijon ndjesinë e lodhjes dhe përgjumjes saqë me zor të madh e merr guximit për të shkuar në palestër apo të marrësh pjesë në një aktivitet sportiv.
Por ekspertët e shëndetit e konsiderojnë dhe të rrezikshme, mbi të gjitha duke na këshilluar për kujdes dhe duke na treguar disa praktika të mira për t’u ndjekur.
Stërvituni në mëngjes dhe me seanca të shkurtra
Është shumë e këshillueshme që stërvitja të praktikohet herët në mëngjes kur temperaturat nuk janë rritur ende. Këshillohet që seancat e gjata stërvitore të zëvendësohen me seanca më të shkurtra dhe me pushime, në mënyrë që të shmanget ekspozimi i gjatë në diell.
Vishni veshje të përshtatshme
Në verë për çdo rast këshillohet që të hiqen nga përdorimi veshjet e errëta dhe të ngushta që përthithin nxehtësi, duke u zëvendësuar me ato të çelura dhe të lirshme. Aq më e rëndësishme bëhet kjo gjë kur flitet për ata që stërvitjen.
Mbroni lëkurën
Përdorni krem kundër diellit! Kremrat më të mirë të diellit për stërvitje janë ato më pak rezistente ndaj ujit që ju lejojnë të djersitni më lirshëm, pa bllokuar poret tuaja.
Zgjidhni pishinën
Në një ditë të nxehtë vere nuk ka asgjë më të mirë se një not freskues . Pishina është në fakt hapësira ideale jo vetëm për t’u çlodhur pas një stërvitjeje, por edhe si një zonë stërvitore më vete. Në fakt, është pothuajse e pamundur të lodheni në ujë, sepse trupi është 3 herë më i lehtë se kur jemi në tokë dhe për këtë arsye lëvizjet janë më pak të lodhshme.
Thuaj çdo gjë në 60 sekonda! Tjetër risi e WhatsAppWhatsApp ka njoftuar se tashmë përdoruesit mund të regjistrojnë dhe shkëmbejnë videomesazhe të shkurtra.
“Videomesazhet janë një metodë në kohë reale për t’iu përgjigjur mesazheve me çfarëdo që keni për të thënë e treguar brenda 60 sekondave. Ne mendojmë se kjo do të jetë një formë e këndshme për të ndarë momente me gjithë emocionin që vjen nga një video, qoftë duke i uruar dikujt ditëlindjen, duke qeshur me një shaka apo të ndarit e një lajmi të bukur”, shkroi WhatsApp në një postim.
Për të dërguar një videomesazh është po aq e thjeshtë sa të dërgoni një mesazh zanor.
Mjafton të klikoni ikonën ku dërgohet mesazhi zanor dhe do të shihni se do të kthehet në një kamera. Mbajeni shtypur për të regjistruar videon.
Mund ta rrëshqisni sipër për të regjistruar videon pa e mbajtur celularin. Videoja do të hapet automatikisht pa zë ndaj personi tjetër duhet të klikojë mbi të që ta dëgjojë. Videomesazhet janë të mbrojtura me të gjitha nivelet e sigurisë së platformës.
Ky përditësim i WhatsApp i shtohet opsioneve të reja që platforma ka përfshirë si heqja e telefonatave nga numra të panjohur dhe korrigjimi i mesazheve brenda afatit 15-minutësh.
Roza Lati rrëfen periudhën e depresionit: Qaja në çdo cep të shtëpisëRoza Lati, që njihet për natyrën e saj të hapur dhe pa komplekse, ka rrëfyer së fundmi një periudhë të vështirë në jetën e saj.
Momentin kur ngeli pa punë në vitin 2016, Roza tha gjatë një interviste televizive se e kishte përjetuar shumë keq dhe kishte kaluar në depresion.
“E gjitha ka nisur në 2016 kur unë kalova vitin tim të depresionit kur ngela pa punë. Isha te “Dance with me” dhe pasi mbaroi emisioni mu bllokua një sezon televiziv.
Ngela pa punë, nuk kisha ku të shkoja sepse ishin zënë të gjitha vendet, ishin pozicionuar të gjitha emisionet. Unë sapo kisha marrë një shtëpi me qira, kisha marrë makinën me kredi. E përjetova shumë keq, më vinte turp t’i kërkoja lekë mamit.
Rita më ka qëndruar afër, më pagoi kredinë dhe më ka mbajtur shumë mirë. Por, unë e kam përjetuar shumë keq dhe filloi me ankthin, me rrahje zemre. Qaja shumë, qaja përditë. Vija në shtëpi e thoja: “Sot qava në divan, dje qava në krevat, po tani ku do qaj?” kam qarë në çdo cep të shtëpisë”, tha ajo.
Putin premton grurë falas: Të shmangim krizën globale ushqimorePresidenti rus Vladimir Putin tha përpara udhëheqësve dhe zyrtarëve afrikanë të enjten se Moska po bën përpjekje të mëdha për të shmangur një krizë globale ushqimore, pavarësisht shqetësimeve se tërheqja e vendit të tij nga një marrëveshje që mundësonte transportin e grurit nga Ukraina, do të shkaktonte rritje të çmimeve.
Putin foli në seancën hapëse të një takimi dyditor Rusi-Afrikë që po mbahet në Shën Peterburg, ku morën pjesë një numër shumë më i ulët i krerëve të shteteve dhe qeverive afrikane, krahasuar me një takim të mëparshëm në vitin 2019.
Presidenti Putin premtoi grurë rus falas në sasi të mëdha për gjashtë vende afrikane.
“Vendi ynë do të vazhdojë të mbështesë me dërgesa humanitare shtetet dhe rajonet në nevojë në veçanti. Ne kërkojmë të marrim pjesë aktive në ndërtimin e një sistemi më të drejtë të shpërndarjes së burimeve. Ne po bëjmë përpjekje maksimale për të shmangur një krizë globale ushqimore”, tha Putin.
“E kam thënë tashmë se vendi ynë mund ta zëvendësojë grurin ukrainas, si në baza komerciale, ashtu edhe atë që ofrohet si ndihmë për vendet më në nevojë afrikane, aq më tepër që ne presim sërish sasi rekord të korrash në grurë këtë vit”, tha ai.
Rusia synon të dërgojë deri në 50,000 tonë në grurë në Burkina Faso, Zimbabve, Mali, Somali, Eritrea dhe Republikën e Afrikës Qendrore në tre deri në katër muajt e ardhshëm, tha zoti Putin.
Grupi mercenar rus ‘Wagner’ ka qenë aktiv në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore. Eritrea ka votuar kundër një numri më të madh rezolutash të paraqitura në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që kritikojnë sulmin rus, se çdo vend tjetër afrikan.
Burkina Faso shihet nga disa vëzhgues si një objektiv i mundshëm i radhës i grupit ‘Wagner’ ndërkohë Zimbabve ka qenë prej kohësh i kritik ndaj sanksioneve të SHBA-ve kundër tij. Somalia, edhe pse një vend aleat i SHBA-ve, konsiderohet shpesh si vendi afrikan më i prekur nga çdo kufizim lidhur me drithërat për shkak të konfliktit në Ukrainë.
Si Rusia, ashtu edhe Ukraina janë furnizuesit kryesorë të grurit. Falë një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, Moska dhe Kievi ranë dakord një vit më parë të rihapin tre porte ukrainase në Detin e Zi, të bllokuara nga luftimet, duke garantuar që anijet që hynin në porte, nuk do të sulmoheshin. Javën e kaluar Rusia vendosi të largohet nga marrëveshja duke u ankuar se eksportet e saj po pengoheshin.
Premtimi që Rusia u bëri vendeve afrikane për grurë falas është kyç për arritjen e qëllimit të deklaruar të Putin për të përdorur takimin e Shën Peterburgut për të forcuar lidhjet me një kontinent prej 1.3 miliardë banorësh, që po shfaqet gjithnjë e më i vendosur në skenën globale.
Pesëdhjetë e katër (54) vendet e Afrikës përbëjnë bllokun më të madh për sa i takon numrit të votave në Kombet e Bashkuara dhe kanë qenë më të ndara se çdo rajon tjetër, në qëndrimet e tyre ndaj rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme, që kritikojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë.
Takimi Rusi-Afrikë vjen pas njoftimit të autoriteteve të Afrikës së Jugut javën e kaluar, se Putin nuk do të merrte pjesë në një takim ekonomik në Johannesburg muajin e ardhshëm, një udhëtim i cili mund të çonte në arrestimin e tij, bazuar në një urdhër të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, nën dyshimet për krime lufte në Ukrainë.
Putin njoftoi të enjten masa të tjera për të thelluar marrëdhëniet me Afrikën, përfshirë rritjen e numrit të studentëve afrikanë që regjistrohen në universitetet ruse, hapjen e zyrave të mediave shtetërore ruse në shumë vende afrikane si dhe një “hapësirë të përbashkët informacioni në Rusi dhe Afrikë”, me objektiv sikurse u tha, “transmetimin për audiencën ruse dhe afrikane të informacioneve të paanshëm për ngjarjet që ndodhin në botë”.
Këshilltari për çështjet e jashtme të zotit Putin, Yuri Ushakov, tha se vetëm 17 krerë shtetesh ishin të pranishëm në takim ndërsa 32 vende të tjera afrikane, përfaqësoheshin nga zyrtarë të lartë ose ambasadorë.
Kremlini tha se numri u tkurr për shkak të trysnisë së fortë perëndimore për të shkurajuar vendet afrikane që të marrin pjesë në takim. Në vitin 2019, në një takim të ngjashëm, morën pjesë 43 krerë shtetesh.
Krahas grurit, një çështje tjetër që ka të ngjarë të diskutohet në takim është fati i grupit mercenar ‘Wagner’ të udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin pas një rebelimi jetëshkurtër të tij, kundër udhëheqjes së lartë ushtarake muajin e kaluar. Sipas disa postimeve në rrjetet sociale, e që janë publikuar në disa media, zoti Prigozhin duket të ketë qenë i pranishëm në takimin e Shën Peterburgut. E ardhmja e grupit që ai drejton do të jetë një çështje urgjente për vende të tilla si Sudani, Mali si dhe të tjera që kanë bërë kontrata me ‘Wagner-in’, në këmbim të burimeve natyrore, sikurse ari.
Zyrtarët rusë dhe zoti Prigozhin kanë thënë se kompania do të vazhdojë të punojë në Afrikë.
Po kështu gjatë takimit dyditor pritet të diskutohet edhe rreth një propozimi për paqe në Ukrainë të ideuar nga udhëheqësit e vendeve afrikanë./ Zëri i Amerikës
Santiago Selmani prezantohet në Rumani, ish-sulmuesi i Shpresave firmos me CSMIsh-sulmuesi i Kastriotit, Santiago Selmani, do të vijojë karrierën në Rumani, por jo në elitë.
Sot futbollisti i talentuar është prezantuar te skuadra e CSM Ceahlaul Piatra, që këtë sezon do të militojë në Ligën e Dytë rumune.
Selmani në sezonin që u mbyll ishte pjesë e Kastriotit, ku në 27 ndeshje shënoi 4 gola.
Te ekipi i ri, 21-vjeçari do të jetë shok skuadre me sulmuesin tjetër shqiptar, Azdren Llullaku.
Kjo do të jetë aventura e parë e Selmanit, jashtë Shqipërisë, teksa më herët është aktivizuar te Iliria, Laçi dhe Teuta. /zoom.al/
Basha nuk bën hap pas: Të shtunën nis rrugëtimi i ri, PD nuk është pronë e askujtLulzim Basha, në garë për t’u rizgjedhur në krye të Partisë Demokratike, nuk tërhiqet nga procesi, ndonëse Këshilli Kombëtar i thirrur nga Gazment Bardhi vendosi sot anulimin e zgjedhjeve të 29 korrikut.
Basha u shpreh në “Facebook” se zgjedhjet të shtunën do të zhvillohen, duke nisur kështu, sipas tij, një rrugëtim të ri për demokratët.
Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:
Të shtunën me 29 korrik demokratët do të shprehin vullnetin e tyre në një nga momentet më të rëndësishme për Partinë Demokratike. Ata do të votojnë jo vetëm për kryetarin, por për të nisur një rrugëtim të ri, të organizimit, ringritjes dhe shndërrimit të PD në alternativën që duan dhe presin shqiptarët.
Gjatë këtyre javëve jam takuar dhe kam biseduar me shumë demokratë, kemi folur hapur pa asnjë kufizim për gjithçka që kemi kaluar këto kohë e se si duhet të ringremë PD.
Partia Demokratike nuk është pronë e asnjë individi, por investim i përbashkët i demokratëve, të cilët e kanë mbrojtur atë në ditë të vështira dhe pas çdo sfide i’a kanë dalë ta bëjnë atë edhe më të fortë. Jam i bindur se kështu do të ndodhë sërish, sepse këtë presin prej nesh shumica e shqiptarëve.
Ndonëse jemi përballur me një agresion të pandërprerë, nuk jemi mposhtur, as dorëzuar, por kemi qëndruar e qëndrojmë të vendosur për kauzat tona dhe më të vetëdijshëm se kurrë për vlerat që na bashkojnë e misionin që na thërret.
Ajo që është e rëndësishme për sot dhe të ardhmen e PD është qëndrimi i palëkundur për interesin kombëtar dhe standardet euroatlantike të demokracisë, barazisë para ligjit dhe konkurrencës së ndershme në politikë, ekonomi dhe kudo.
Në një lidhje të re e të pastër me të djathtën historike, me njerëzit e lirë dhe demokratë që ishin radha e parë e persekutimit komunist, me kontribuesit pas viteve ’90, me të gjithë anëtarët e partisë, qytetarët, intelektualët, gratë dhe të rinjtë, sipërmarrësit, fermerët dhe grupet e interesit, ne do të ndërtojmë alternativën më të mirë të Partisë Demokratike dhe të djathtës shqiptare.
Aleanca Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për ta çliruar ekonominë dhe për t’i çuar përpara ndryshimet kushtetuese, që do të zhbëjnë ato të 2008-ës, duke mundësuar:
✅ Listat e hapura;
✅ Kufizimin e mandateve;
✅ Votën e diasporës;
✅ Vetting-un në politikë.
Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste.
Shqipëria i ka jetike ndryshimet në sistemin politik që mundësojnë kontrollin dhe balancën e pushteteve, transparencën dhe llogaridhënien para publikut.
Për këtë arsye:
☑️ Duhet të ndryshojmë formulimin e Mocionit të besimit dhe atë të mosbesimit;
☑️ Numri i ministrive dhe rritja e Borxhit Publik të bëhen me ligj nga Parlamenti;
☑️ Heqjen e kontrollit politik ndaj punonjësve të administratës, duke u dhënë atyre siguri në punë;
☑️ Zgjedhjen e drejpërdrejtë të Presidentit nga populli, si mbartës dhe balancues i pushteve.
Partia Demokratike do t’u ofrojë shqiptarëve një model që mishëron kulturën e re politike të ndërtuar mbi aktet dhe veprat e qendrestarëve, burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave që mbrojtën me vendosmëri vlerat dhe parimet që janë në themel të forcës sonë politike.
Sot ky është një mision i ri, më i rëndësishmi që nga krijimi i kësaj partie. Me shpresë të madhe dhe dhembshuri për fatet e çdo shqiptari, me besim tek Zoti, ta nisim së bashku këtë rrugëtim për Shqipërinë!
Besiktas thyen me lehtësi Tiranën në Stamboll, Kaina shënoi golin e vetëm për bardheblutëBesiktas mundi me lehtësi me shifrat 3-1 Tiranën, për llogari të ndeshjes së parë të turit të dytë të Conference League.
Në tërësi sfida në “Vodafone Arena”, foli për ekipin e Gunes, që ishte superior në fushë.
Ashtu si pritej Besiktas e nisi në sulm ndeshjen dhe në momentin e parë që Tirana kaloi në aventurë, me një zbritje të shpejt në sulm, tundi rrjetën.
Masuaku krosoi në zonë nga e majta dhe aty përfitoi Bulut, që lëvizi më shpejt se Përgjoni dhe tundi rrjetën.
Në disavantazh bardheblutë përpiqen të dalin në sulm, por si Lushkja ashtu edhe Latifi, vonohen në daljet në sulm duke sfumuar dy mundësi të mira.
Pak para fundit të pjesës së parë, Besiktas shënoi edhe golin e dytë me Muleka, që realizoi pas një aksioni brilant.
E njëjta tablo edhe në pjesën e dytë, Besiktas qarkullon topin dhe përpiqet të menaxhoj rezultatin.
Trajneri Shehi detyrohet të bëjë dy zëvendësime të detyruar, Doka dhe Abazaj lanë fushën të dëmtuar, në vendin e tyre u aktivizuan Haxhiu dhe Kaina.
Pikërisht nga këmbët e tyre erdhi goli i Tiranës, që rihapi ndeshjen në minutën e 83, Haxhiu shërben bukur në zonë dhe Kaina e shtyn topin në rrjetë.
Goli zgjon Besiktas që në shtesë mbylli llogaritë me adoleshentin Kilicsoy. /zoom.al/
Dua Lipa kthehet në “shtëpi”, relaksohet në jugun e ShqipërisëDua Lipa është rikthyer në Shqipëri për pushime verore.
Njoftimin e ka bërë vetë këngëtarja shqiptare me famë botërore, përmes një postimi në Instagram.
Ajo ka ndarë disa foto nga bregdeti, ku duket se është duke shijuar bukurinë natyrore të vendit, në një nga plazhet e jugut.
“Shtëpi’, ka shkruar këngëtarja, bashkangjitur me flamurin shqiptar.
Mbështetësit e Bashës i përgjigjen Bardhit: Të shtunën zgjedhim kryetarin!Pavarësisht vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për të anuluar zgjedhjet e 29 korrikut në PD, grupimi i Lulzim Bashës duket se nuk do të bëjë hap pas, përtej akuzave të Gazment Bardhit se në këtë mënyrë po përçahen më tej demokratët.
Orjola Pampuri, e cila bën pjesë në grupin e demokratëve që mbështesin Bashën në garën e tij për t’u rizgjedhur kryetar, reagoi në rrjetet sociale pas vendimeve të Këshillit Kombëtar të thirrur nga Bardhi online.
Në reagimin e saj, Pampuri tregon qëndrimin e grupimit të Bashës, i cili është i bindur për procesin zgjedhor të të shtunës.
“Më 29 korrik, të shtunën Partia Demokratike zgjedh kryetarin e saj”, shkruan Pampuri.
“Je thesari im”/ Luiz Ejlli publikon këngën e re, dedikim për KiarënKënga e radhës e Luiz Ejllit është sërish dedikim për Kiara Titon.
Kënga “Dedikim” u publikua këtë të enjte në “Youtube” dhe në të Luizi i kushton fjalët më të ëmbla Kiarës.
“Ti e di je thesari im! Kiara, shpirtin ty ta fala”, këndon në një pjesë Luizi.
Në videoklip (kliko këtu për ta parë) ka marrë pjesë edhe Kiara, ku në fund çifti i dhuron njëri-tjetrit një puthje.