Aplikacion
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me shkarkimin nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PS.
Sipas Berishës, Gjiknuri është i përfshirë në dy afera dhe është në në hetim kombëtar për aferën e inceneratorëve dhe në hetim ndërkombëtar për aferën McGonigal.
“Gjiknuri është një kufomë politike e pakallur me dy hetime të tmerrshme, një kombëtar dhe një ndërkombëtar. Është në hetim kombëtar për aferën e inceneratorëve, por në një vepër penale bashkautor me Edi Ramën dhe shpejt do e sjellin këtu, Gjiknuri është në hetim ndërkombëtar për aferën McGonigal, dhe Edi Rama kujton se do e kalojë Lanën duke hedhur Gjiknurin. Jo, do bjerë vetë.
Çështja McGonigal i rri si shpatë Damokleu.
Asambleja më shumë foli me dyert e mbyllura të saj.
Të dashur qytetarë dhe qytetare. U mblodhën si në bodrum se kanë frikë dhe tmerr nga ju. Jo vetëm ju, por edhe anëtarësia e PS. Nuk ndjejnë asnjë detyrim ndaj saj. Tani me moton erdhëm, vodhëm, ikim, ata nuk pyesin për asnjë njeri.
Ndaj dhe ka vetëm një zgjidhje dhe kjo zgjidhje është në duart tuaja. Kjo zgjidhje nuk është në duart e askujt tjetër përveç njerëzve të lirë, njerëzve idealistë që vendosin të përballen dhëmbë për dhëmbë me këtë mafie të rrezikshme dhe t’i japin përgjigjen që meriton.
Unë kam besim se së shpejti, shqiptarët do flasin me zërin e tyre”, tha Berisha.
LAJM I FUNDIT/ Gjendet e vdekur pranë portit të Vlorës një gruaTrupi i pajetë i një gruaje është gjetur në Portin e Vlorës. Bëhet me dije se gruaja është gjetur në ujë, pranë një rimorkiatori.
Ka qenë stafi i mjetit ujor që ka njoftuar policinë.
Ende nuk dihet shkaqet, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Bota e artit në zi/ Ndahet nga jeta në moshë të re këngëtarja e njohurBota e artit është në zi.
Këngëtarja e njohur irlandeze Sinéad O’Connor, ka ndërruar jetë gjatë pasdites së sotme.
Lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtares e dhanë familjarët e saj, të cilët shkruajnë se duan që të kenë privatësinë.
Jeta dhe karriera e Sinead O’Connor
Albumi i saj i parë The Lion and the Cobra doli në 1987, duke hyrë në top 40 në MB dhe SHBA.
Vazhdimi i saj I Do Not Want What I Haven’t Got, i cili përfshinte Nothing Compares 2 U, ishte një hit numër një.
Djali 17-vjeçar i këngëtares, Shane, vdiq vitin e kaluar, disa ditë pasi u raportua i zhdukur.
Duke shkruar në mediat sociale pas vdekjes së tij, ajo tha se ai “kishte vendosur t’i jepte fund luftës së tij tokësore” dhe kërkoi “askush të mos e ndjekë shembullin e tij”.
U konvertua në besimin Islam në vitin 2018, duke ndryshuar emrin e saj në Shuhada’, por vazhdoi të performojë me emrin e saj të lindjes.
Ajo ishte e njohur për aktivizmin e saj të hapur për një sërë çështjesh.
Senol Gunes tregon armën e fortë të Tiranës: Besiktas nuk e diskuton kualifikiminTë enjten, Tirana do të zbresë në Vodafone Arena, stadiumin e gjigandëve turq të Besiktas për ndeshjen e raundit të dytë në Conference League.
Bardheblutë i pret një nga ato misione që mund të konsiderohet si të pamundur, mirëpo në radhët e turqve nuk ia lejojnë vetes të nëvlerësojnë kundërshtarin dhe në konferencën për shtyp, trajneri Senol Gunes vlerësoi kryeqytetasit.
Tirana – “Luajmë ndeshjen e parë zyrtare për këtë sezon, është një ndeshje shumë e rëndësishme. Por, ne nuk bëjmë ndarje mes skuadrave të mëdha apo të vogla. Te Tirana ka disa lojtarë që i njohim, di që ata luajnë shumë mirë në kundërsulm. Janë një skuadër e organizuar në mbrojtje dhe në atë repart lojtarët kuptohen mirë me njëri-tjetrin”.
Objektivi – “Në ndeshjen e parë ndaj Dinamo Batumi po humbnin 0-1, por qëndruan në lojë dhe në fund barazuan. Pastaj shkuan në transfertë dhe fituan, më duket sikur janë një skuadër që përshtatet më mirë në transfertë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne kemi forcë, besim dhe kualitet, duam të fitojmë në të dyja ndeshjet”, u shpreh Gunes. /zoom.al/
Pas darkës në Dhërmi, Rama shfaqet me Ivanka Trump në Tiranë (Foto)Vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump ka qenë në Tiranë së bashku me bashkëshortin e saj.
Ata kanë vizituar Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, ndërsa janë takuar edhe me kryeministrin Rama.
Kjo është bërë e ditur nga Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”. Ndërkohë, në foto shfaqet, kryeministri Rama dhe Richard Grenell.
Ndërsa konsiderohet si “njeriu i Soros në Shqipëri”, ai këto ditë është parë të darkojë me armiqtë kryesorë të filantropit.
Në këto darka ka qenë një tjetër anti-soroist, ish-shefi i komanduar i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës në kabinetin e Trump, Richard Grenell.
Por ende nuk dihet qëllimi i këtyre takimeve,
Richard Grenell ka postuar edhe video të shumta ku shihet duke eksploruar bregdetin shqiptar “për punë”.
A po u jep Edi Rama edhe Ivanka Trump-it dhe Grenell-it toka e koncesione në bregdet?
Shkarkohet Gjiknuri, Blendi Klosi emërohet Sekretar i Përgjithshëm i PS. Çuçi, kryetar grupiBledi Çuçi është zgjedhur në krye të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Vendimi është marrë në Asamblenë që po zhvillon kjo forcë politike. Rama ka propozuar ish ministrin e Brendshëm për të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar socialist.
Më herët, këtë detyrë e e ka mbajtur Taulant Balla, i cili zëvendësoi Çuçin në postin e ministrit të Brendshëm.
Kryesocialisti Edi Rama ka emëruar në vend të Damian Gjiknurit, Blendi Klosin si sekretar të Përgjithshëm të PS-së.
Emërimi i Klosit është i përkohshëm deri në muajin shtator.
Ministrja Ibrahimaj e mohon:Nuk jam shkarkuar dhe as kam dhënë dorëheqje, thashetheme vere“Nuk më kanë shkarkuar, kam dhënë dorëheqje!”. Kështu e mohoi lajmin ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj. Në një deklaratë për mediat, Ibrahimaj tha se nuk ishte e vërtetë që kishte dhënë dorëheqje apo që ishte shkarkuar.
“Nuk jam shkarkuar, kam dhënë dorëheqje, është koha e thashethemeve të verës. Nuk jam shkarkuar.”, tha ajo mes buzëqeshjes.
Pasditen e sotme u deklarua se në mbledhjen e qeverisë u miratua dhe vendimi për shkarkimin e Ibrahimajt, gjë që u mohua nga ministrja. Sot socialistët do të mblidhen në Asamblenë e PS-së, e cila pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Fatura e Arbitrazhit “Becchetti” fut në një zinxhir borxhesh institucionet publikeKompania e navigimit ajror, Albcontrol, po shkon drejt një kolapsi financiar, pasi Gjykata e Apelit në Bruksel vendosi bllokimin e llogarive në favor të biznesmenit Francesco Becchetti. Të dhënat e siguruara nga INA tregojnë se, nga 71.8 milionë euro të bllokuara deri më tani, 67.3 janë të Albcontrol-it dhe 4.3 milionë euro, të Autoritetit të Aviacionit Civil. Për të fshehur dështimin, shteti e ka ndihmuar me 32 milionë euro Albcontrol-in, nëpërmjet disa transaksioneve të fshehta, në formën e huave. Kjo ka bërë që Shqipëria të paguajë de facto 30% të faturës prej 108 milionë eurosh për gjyqin e humbur në Arbitrazhin ndërkombëtar.
Më 15 maj të këtij viti, Gjykata e Apelit në Bruksel vendosi që t`i mbajë të bllokuara llogaritë e kompanisë shtetërore të navigimit ajror, Albcontrol, duke e futur në një spirale vështirësish financiare. Pas refuzimit të shtetit shqiptar për ta dëmshpërblyer me 108 milionë euro, llogaritë e shtetit shqiptar janë bllokuar që në vitin 2020, në favor të biznesmenit italian Francesco Becchetti, si një masë përmbarimore ndaj aseteve të Shqipërisë. Becchetti ka fituar të drejtën për t’u dëmshpërblyer në çështjen Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë, në bazë të një vendimi që ka dhënë Gjykata Ndërkombëtare e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të Investimeve në vitin 2019.
Shpresat te një fitore e gjyqit për të liruar paratë, që operatorët e fluturimeve hedhin në llogarinë e saj pranë Eurocontrol-it, u shuan përfundimisht disa javë më parë, ndërsa qeveria vijon që të refuzojë pagesën e detyrimeve të gjyqit të Arbitrazhit.
“Vendimi i Arbitrazhit ka si bazë ligjore Konventën dhe Marrëveshjen bilaterale me shtetin italian për Mbrojtjen e Investimeve të huaja. Më pas pala shqiptare ka kërkuar anulimin, ka kërkuar korrigjimin, ka kërkuar dhe rishikim vendimi, referuar një vendimi penal, ku Francesco Becchetti është dënuar. Në këto kushte është ezauruar tërësisht mjeti juridik, që të lejon Konventa, nuk kanë rrugë të tjera për ta refuzuar njohjen e vendimit. Është përfundimtar dhe i ekzekutueshëm”, – shpjegon Ledina Mandija, ish-Avokate e Shtetit.
Të dhënat e siguruara nga INA MEDIA tregojnë se që prej nëntorit të vitit 2020, kur Gjykata e Shkallës së Parë në Vjenë i dha të drejtë biznesmenit Becchetti që të bllokojë asete të Shqipërisë në vendet e Bashkimit Europian dhe deri në qershor të këtij viti, Albcontrol-it i janë bllokuar 67.5 milionë euro dhe 4.3 milionë euro të tjera i janë bllokuar Autoritetit të Aviacionit Civil, shumë që përbën 66% të faturës, që Shqipëria duhet t’i paguajë biznesmenit italian, pa llogaritur kamatat.
Për të mbijetuar kompania Albcontrol ka marrë gjithsej 32 milionë euro hua nga 3 agjenci shtetërore: Autoriteti Portual, Durrës, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Autoriteti i Aviacionit Civil.
Të kontaktuar nga INA MEDIA zyrtarë të Albcontrol-it nuk iu përgjigjën një kërkese për koment. INA MEDIA kontaktoi dhe me zyrtarë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe asaj të Infrastrukturës dhe Energjisë, por komenti nuk ishte i arritshëm deri në momentin e publikimit të shkrimit.
Paralizimi i Albcontrol-it
Kompania Albcontrol (ish-ANTA) është një shoqëri publike në pronësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e themeluar në vitin 1992. Qëllimi i saj, kryesor është ofrimi i shërbimit të kontrollit dhe sinjalizimit të trafikut ajror, një nevojë jetike për çdo vend që ofron udhëtime ajrore dhe ka hapësirë të qarkullimit për linjat e fluturimit.
Si një ndërmarrje private, që zotërohet nga shteti, Albcontrol mbledh të ardhura të vetat, të cilat i mundësojnë asaj investimet, pagesën e kontrollorëve dhe mbarëvajtjen e detyrave të saj, funksionale. Të ardhurat, që kanë peshën më të lartë në buxhetin e Albcontrol-it, janë tarifat që paguajnë kompanitë e fluturimit për shërbimin e navigimit, të cilat ndahen në tarifa për ulje-ngritjet e avionëve dhe tarifa për mbikalimet e fluturimeve përmes hapësirës shqiptare.
“Hapësira ajrore është e ndarë në 3-4 shtresa dhe disa shtresa në pjesën shqiptare menaxhohen nga Albcontrol-i. Nëse nuk e kryen dot këtë funksion Albcontrol-i, asnjë avion nuk do të mund të kalonte në hapësirën e Republikës së Shqipërisë”, – thotë eksperti i aviacionit civil, Dritan Goxhaj.
Në vitin 2021 të ardhurat nga shërbimi i navigimit ishin 27 milionë euro, por nga këto pará Albcontrol-i arriti të përdorë vetëm 4.3 milionë euro, që ishin tarifat për ulje-ngritjet në tokën shqiptare. 22.8 milionë euro të tjera, që paguhen nga kompanitë e fluturimeve pranë Eurocontrol-it (Njësisë Europiane të Trafikut Ajror), e cila më pas duhet t’i kalonte në llogarinë e Albcontrol-it, u bllokuan pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë në Bruksel, ku ndodhet selia qendrore e Eurocontrol-it. Gjykata u shpreh në favor të avokatëve të biznesmenit Francesco Becchetti, për të bllokuar llogaritë bankare të Albcontrol-it, duke i konsideruar paratë asete që zotërohen nga Shqipëria.
“Shoqëria është përballur me vështirësinë për likuiditet si pasojë e pamundësisë së përdorimit të fondeve në llogaritë e saj bankare jashtë vendit, duke ndikuar në frenimin e një ecurie normale të punës së saj. Kompania ka reduktuar pjesën më të madhe të shpenzimeve këtë vit, duke u përpjekur të mbulojë vetëm shpenzimet më të nevojshme për ecurinë e punës”, – thuhet në raportin vjetor të Albcontrol-it për vitin 2021.
Të ardhurat e Albcontrol-it në vitin 2022 u rritën, për shkak të fluksit të lartë të fluturimeve që pati periudha pas pandemisë së Covid-19, por sërish 30 milionë euro u bllokuan dhe vetëm 4.4 milionë euro arritën të arkëtohen nga ulje-ngritjet e avionëve në tokën shqiptare. Kjo shumë duket të jetë e papërfillshme për të kryer operacionet normale të navigimit dhe përbën vetëm 13% të të ardhurave që kompania merr nga tarifat e kontrollit të trafikut ajror. E ndodhur në një situatë të vështirë financiare, pas një viti ku për shkak të pandemisë kishte rezultuar me një humbje prej 5.2 milionë eurosh, rezultati nuk ndryshoi edhe pas boom-it që patën fluturimet vitet më pas.
Gjatë vitit 2021 fitimet për kompaninë Albcontrol ishin 5 milionë euro, por, edhe pse ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, mori vendimin që paratë të shkonin për mbulimin e humbjeve, operacioni nuk u realizua për shkak të bllokimit të llogarive në Bruksel.
“Rëndësia e Albcontrol-it fillon që me përzgjedhjen e individëve në bordin e saj, që janë personalitete dhe niveli më i lartë i përfaqësimit të qeverisë shqiptare. Duke patur këtë lloj rëndësie në aspektin e gjithë Aviacionit Civil, nuk kishte pse të vuante efektin e një problematike, që nuk ka lidhje me këtë sektor. Kjo e ka detyruar që, duke i munguar financat përkatëse, të kufizohet në zgjerimin e saj në të ardhmen në kapacitete njerëzore dhe teknologji, që në këtë fushë evoluon me shpejtësi”, – sqaron Eduart Gjokutaj.
Agjencitë, në zinxhir borxhesh
E gjendur në situatë të vështirë dhe e paaftë për të përballuar funksionet e saj, kompania publike ndihmohet nga disa agjenci shtetërore nën koordinimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe asaj të Financave dhe Ekonomisë. Vitin e shkuar Albcontrol mori 5.8 milionë euro hua nga Autoriteti Portual, Durrës, 4 milionë euro nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor dhe 18.8 milionë euro nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Albcontrol ka marrë dhe 4.5 milionë euro të tjera borxh nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor për pjesën e parë të këtij viti, duke akumuluar në total 33 milionë euro detyrime.
“Albcontrol ka humbur pavarësinë e saj, financiare, duke qenë në borxh ndaj gjithë këtyre enteve publike dhe në këtë mënyrë edhe plani i saj i biznesit varet nga vlera që do të marrë hua. Edhe pse janë ndërmarrje publike, çdo kompani shtetërore ka bilanc më vete, që synon optimizimin e objektivave të saj. Disiplina financiare ka çeduar këtu dhe kjo ndikon në performancën financiare të secilës”, – sqaron eksperti i qendrës Altax, Eduart Gjokutaj.
Vendimi i Gjykatës së Apelit të Brukselit i dha fund shpresës për të patur akses në paratë e bllokuara dhe tashmë kompania po përballet me kërkesat për shlyerjen e borxheve. Albcontrol arriti të paguajë vetëm huan e marrë pranë Autoritetit Portual, Durrës. Vetë Autoriteti Portual, Durrës u detyrua që të prishë një investim me vlerë 1 miliard lekë (9.4 milionë euro) pranë fondit Credins Premium, ku përmes operacioneve, që kishte si funksion ky portofol investimi, i jepte hua shtetit shqiptar, duke fituar në 2 vjet 670 mijë euro. Kur autoritetet e kuptuan që Autoriteti Portual, Durrës nuk po i transferonte fitimet në buxhet, por po i përdorte paratë e fituara për t’ia dhënë me interes shtetit, e urdhëruan që investimi të prishej dhe fondi të shkonte për të ndihmuar kompaninë Albcontrol.
“Në janar të vitit 2022 shoqëria i tërhoqi të gjitha mjetet monetare, të investuara në fondin e investimit Credins Premium. Në mars 2022 shoqëria ka lidhur një kontratë huadhënieje me një shoqëri aksionere që zotërohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për një shumë prej 5 milionë eurosh dhe afat kthimi brenda muajit dhjetor 2022”, – thuhet në raportin e auditit financiar të vitit 2021 të Autoritetit Portual, Durrës.
“Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni, që duhet të kontrollojë zbatueshmërinë në këto agjenci dhe këto janë shkelje të rënda në disiplinën e asaj që kanë në objektin e tyre këta persona juridikë-publikë. Ky rast përshkruan mënyrën se si menaxhohet gjithë sistemi i kompanive publike. Kjo duhet të analizohet dhe të jetë pjesë e hetimeve administrative të komisioneve parlamentare”, – shpjegon Gjokutaj.
Në planin financiar të Albcontrol-it parashikohet që huaja me vlerë 8.5 milionë euro ndaj Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor të paguhet në dy këste, 2.8 milionë euro, gjatë tremujorit të tretë 2023 dhe pjesa e mbetur, në fund të vitit. Në fund të vitit llogaritet të paguhen edhe 18.8 milionë euro, që janë marrë nga Autoriteti i Aviacionit Civil, por këto projektime sipas ekspertëve duket se do të mbeten në letër, nëse paratë e bllokuara nuk lirohen.
“Vendi i ekzekutimit të detyrimit ka gjetur ligj të zbatueshëm ligjin e vendit ku zbatohet detyrimi. Në rastin konkret është shteti belg. Paratë janë gjetur në Bruksel, kanë kontraktuar një përmbarues belg dhe atje sipas ligjit kryhen dhe veprimet përmbarimore. Janë veprime përmbarimore në bazë të ligjit atje dhe paratë edhe mund të tërhiqen në bazë të procesit që parashikon Kodi i Procedurës Civile atje”, – sqaron Ledina Mandija.
Një burim pranë Albcontrol-it tha në kushtet e anonimatit se, edhe pse në vitin 2022 kompania rezulton me fitim neto në vlerën 11.2 milionë euro, është vetëm një shifër në letra, pasi paratë qëndrojnë të bllokuara. Në këto kushte Albcontrol nuk llogarit as derdhjen e pagesës për fitimin pranë Drejtorisë së Tatimeve për 15% të fitimit të vitit 2022, shumë që sipas bilancit të shoqërisë do t’i takonte të paguante 1.7 milionë euro. Për vitin 2023 tabelat financiare, të siguruara nga INA, tregojnë se Albcontrol nuk do të gjenerojë fitim as në vlerë kontabël, pavarësisht rritjes së fluksit të fluturimeve në hapësirën ajrore, shqiptare.
Ekspertët e Aviacionit Civil e konsiderojnë cenimin e operacioneve të navigimit nga mungesa e likuiditetit si të rrezikshme dhe të papërgjegjshme, ndërsa shprehin indinjatë, që manovrat e ndihmës së buxhetit janë bërë në mënyrë të fshehtë dhe pa dhënë sinjale sigurie për publikun.
“Deri më sot nuk ka patur probleme për mirëmbajtjen e aparaturave apo blerjen e radarëve dhe dhënien e pagave të kontrollorëve. Këto janë të domosdoshme për sigurinë e fluturimeve në hapësirën shqiptare, por kjo kompani ka dalë tërësisht jashtë statutit të saj, i cili sanksionon, që mund t`i përdorë fondet vetëm për nevojat e saj, por në fakt ka bërë investime, siç është ai tek Air Albania. Nuk ka patur mirë-menaxhim të financave”, – thotë eksperti Goxhaj.
Ekspertët financiarë janë të shqetësuar, se përfshirja e agjencive të tjera në një rrjet borxhesh shkatërron disiplinën financiare dhe mund të krijojë probleme për funksionin bazë të shërbimeve, që ato iu ofrojnë qytetarëve dhe bizneseve.
“Duhet një plan për skenarët e daljes nga kjo situatë. Grumbullimi i shumë borxheve e bën kompaninë më pas, që ose duhet të shpëtohet nga shteti, ose do të shpallë falimentin. Të dyja këto është e mundur të parandalohen, nëse zbatohet ligji për menaxhimin e financave publike”, – thotë Eduart Gjokutaj.
Ata thonë se, edhe pse qeveria nuk ka pranuar që ta paguajë faturën e Arbitrazhit, nëse do të mblidheshin shumat e huave që kanë shkuar për Albcontrol-in dhe nuk janë transferuar në buxhetin e shtetit, apo efekti në buxhetin e shtetit i taksave, që do të derdheshin nga kompania, ka bërë që Shqipëria de facto të ketë paguar 30% të faturës së Arbitrazhit.
“Askujt nuk i vjen mirë që të paguajë faturën e Arbitrazhit, por kjo tashmë ka kaluar në çështje ekonomike dhe duhet të ketë transparencë. Duhet t’i thuhet dhe publikut se sa do të merren nga taksat e tij për faturën e kësaj gjobe”, – shton Gjokutaj.
Qeveria ndihmon me transferta të fshehta
10 ditë përpara se të mbyllej viti 2022, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë urdhëron transferimin e një shume me vlerë 2 miliardë lekë (18.8 milionë euro) në formën e grantit nga llogaritë e saj në arkën e Autoritetit të Aviacionit Civil. Shkresa për dërgimin e shumës u firmos më 21 dhjetor 2022 dhe urdhër-shpenzimi nga Thesari u ekzekutua në datën 27 dhjetor.
Transaksioni i fshehtë kishte si qëllim dërgimin e parave pranë kompanisë Albcontrol për ta shpëtuar nga faturat dhe borxhet e shumta, por kjo ligjërisht nuk lejohet, pasi shteti nuk mund të injektojë kapital në kompanitë publike, vetëm nëse bëhet me ligj të veçantë apo kur ka si qëllim subvencionimin e çmimeve. Për të qenë në përmbushje të detyrimeve ligjore, vendoset që transferta të bëhej ndaj Autoritetit të Aviacionit Civil, duke e përdorur si llogari transit, i cili më pas do ta dërgojë si hua për Albcontrol-in.
Më datën 29 dhjetor buxheti i shtetit rishikohet dhe i shton një shumë të përafërt (16.1 milionë euro) buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas dokumenteve të pasqyrave financiare të Autoritetit të Aviacionit Civil, të siguruara nga INA MEDIA, rezulton se fondi me vlerë 2 miliardë lekë (18.8 milionë euro) ka hyrë dhe ka dalë brenda pak ditësh nga llogaria e AAC.
“Kemi të bëjmë me një kompani, së cilës nuk mund t’i mundësohet injektimi i kapitalit dhe për dhënien e parave nga buxheti ka rregulla të përcaktuara qartë, që bëhet, ose kur është në prag falimenti, ose kur ka vështirësi operimi i saj. Në fakt, Albcontrol po vuan pasojat e krijuara nga vendimet e autoriteteve europiane për të shlyer faturën e Arbitrazhit”, – sqaron Gjokutaj.
Vetë Autoriteti i Aviacionit Civil është duke pritur lirimin e llogarive pranë Eurocontrol-it për mbledhjen e tarifës së kostos së rrugës (en-route), e cila për vitet 2021, 2022 dhe 2023 llogaritet të jetë 4.3 milionë euro. Tarifa mblidhet nga Albcontrol-i, i cili më pas ia kalon kësaj agjencie, por bllokimi i fondeve ka bërë që edhe ky institucion t`i ngrijë planet se si do t’i përdorë këto të ardhura apo transferimin e tyre në buxhetin e shtetit, nëse janë më tepër se shpenzimet e planifikuara.
“Edhe për këtë vit të ardhurat nga tarifa en-route nuk janë marrë në konsideratë, pasi është e pamundur të parashikohet se për sa kohë do të rrijë në fuqi bllokimi i fondeve pranë Eurocontrol-in”, – thuhet në programin ekonomik, të miratuar nga bordi i Autoritetit të Aviacionit Civil.
“Autoriteti i Aviacionit është autoriteti që në bazë të Kodit Ajror duhet të mbikëqyrë Albcontrol-in dhe duhet të shohë dhe shpenzimet që ka bërë në vite, sa i ka patur rezervat dhe çfarë ka bërë me to, jo vetëm të bëjë transferta ndihme”, – sqaron eksperti i aviacionit, Dritan Goxhaj.
Kamata dhe miliona euro shpenzime gjyqësore
Deri më sot Shqipërisë i ka kushtuar 5.1 milionë euro pagesa për studiot ligjore për ta mbrojtur në çështjen përballë Francesco Becchetti-t. Shqipëria u ndëshkua në vitin 2019 për të dëmshpërblyer me 108 milionë euro biznesmenin, por më pas vendimi u ankimua edhe një herë pranë së njëjtës gjykatë, ICSID. Vendimi i dytë ishte sërish në favor të Becchetti-t. Vlera e parave të dëmshpërblimit nuk ndryshoi dhe mbeti 108 milionë euro. Disa tentativa të tjera, ligjore janë ndjekur për të bërë anulime të vendimit, por kanë rezultuar të pasuksesshme. Së fundi, kryeministri ka pranuar detyrimet që do të duhet të paguajnë paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe ka hedhur idenë e daljes së vendit nga juridiksioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
“Do të hapim probleme të mëdha, duke filluar nga java e ardhshme, nga e cila madje po analizojmë edhe mundësinë e daljes fare nga juridiksioni, pasi është skandaloze ajo që ka ndodhur”, – tha kryeministri Rama në prill të këtij viti.
“Në vendimet e publikuara Shqipëria ka të vetmin rast me një faturë kaq të lartë financiare në Arbitrazhin e investimeve. Ishte i pakuptimtë edhe reagimi që bëri qeveria, duke thënë që “do të dalim nga Konventa”, sepse, të dyshosh në drejtësinë e atij tribunali, është pak e pavend, për sa kohë që Shqipëria ka qenë e suksesshme në betejat e tjera, ligjore me këtë gjykatë. Kjo është humbja më e madhe, jo vetëm në Arbitrazhin tregtar, po dhe në Arbitrazhin e investimeve dhe është i vetmi rast, ku Shqipëria humb në Arbitrazhin e investimeve”, – tregon ish-Avokatja e Shtetit, Ledina Mandija.
Ajo shprehet se dalja nga ky juridiksion vetëm do ta rëndojë situatën e Shqipërisë dhe nuk e shpëton dot nga pagesa e gjobës.
“Edhe nëse dalim nga Konventa e ICSID, jemi të detyruar që ta paguajmë faturën prej 108 milionë eurosh për Becchetti-n, jo vetëm për të, por edhe për të gjitha çështjet që janë sot të regjistruara dhe do të vijojnë që të gjykohen e do të jenë të detyrueshme për t’u ekzekutuar”, – thotë ish-Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Ledina Mandija.
Ekspertët e ekonomisë thonë se dalja nga ky juridiksion e penalizon vendin në sytë e investitorëve të huaj dhe dëmton indikatorët e klimës së biznesit.
“Shqipëria ka hyrë në pagesën e detyrimit, pasi nuk është më në vullnetin e saj. Në dijeninë time, Shqipëria do të jetë vulnerabël për të paguar detyrimet e pesë juridiksioneve të tjera europiane, ku kemi gjenerim të ardhurash për shkak të aktiviteteve që kryen shteti shqiptar. Tashmë duhet të dalë qartë për të thënë kostot përkatëse të këtij procesi, të cilat nuk kanë pse paguhen në këtë lloj forme, por të kthehen në atë normalitet që kanë qenë dhe të mos ndodhë gjithë ky zinxhir borxhesh”, – përfundon Eduart Gjokutaj.
Deri më sot qëndrimi i qeverisë mbetet se paratë nuk do të paguhen. Të pyetur nga INA MEDIA, nëse ka një qëndrim të ri në lidhje me pagesën e gjobës apo ecurinë e kësaj çështjeje, Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk ka komentuar deri në këto momente./InaMedia/
Del në ankand unaza e Tupac, shuma marramendëse që u shitGati 30 vjet pas vdekjes së tij në 1996, reperi i njohur Tupac Shakur ende po vendos rekorde.
Sipas Sotheby’s New York unaza dikur në pronësi të reperit “California Love” e cila ishte prej ari, rubini dhe diamanti u shit për mbi 1 milion dollarë duke u bërë kështu bizhuteria më e çmuar e Hip Hop-it e shitur ndonjëherë në ankand.
Unaza u shit për një vlerë rreth 1,016,000 dollarë pas një lufte ofertash më shumë rreth 300,000 dollarësh.
Tupac e bëri me porosi unazën në vitin 1996 dhe ai e mbajti atë gjatë paraqitjes së tij të fundit publike në ‘MTV’ Video Music Awards 1996. “Pac & Dada, 1996” është gdhendur në grup, një shenjë për marrëdhënien e tij me ish-të dashurën Kidada Jones , vajzën e producentit muzikor Quincy Jones dhe aktores së ndjerë Peggy Lipton.
Kjo nuk është hera e parë që një nga pasuritë e reperit del në ankand. Pasi në vitin 2018, letra e ndarjes së Tupac me Madonnën doli në bllokun e ankandeve. Këngëtarja, 64 vjeçe, u përpoq pa sukses të ndalonte shtëpinë e ankandeve Gotta Have Rock and Roll për ta publikuar letrën po rezultoi pa sukses.
Njoftim i Policisë së Shtetit: Megaoperacion për kërkim-shpëtimin e vulësStrukturat e policisë së shtetit janë angazhuar maksimalisht për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmerise.
Pas denoncimeve në media, Drejtoria e Krimeve të Rënda shpall publikisht zhdukjen pa gjurmë të vulës së subjektit politik Partia Demokratike.
Aktualisht është ngritur një grup i posaçem operativo-hetimor i cili hartoi një plan masash për të lokalizuar, gjetur dhe kthyer pronarit vulën e zhdukur pa nam e pa nishan. Plani i masave përfshin ngritje postoblloqesh në hyrje e dalje qytetesh dhe fshatrat, krehje të zonave ku dyshohet se është fshehur vula, kontrolle trupore e ambientale nga forcat e FNSH dhe RENEA, koordinimin me organet e tjera ligjzbatuese në vend.
Po kështu, vula është shpallur në kërkim kombëtar me kartelë rozë dhe ndërkombetar, me kartele të kuqe. Në këtë kuadër po bashkepunohet intensivisht dhe janë ngritur skuadra hetimore të perbashketa me Interpol, Europol, Eurojust si dhe me vendet partnere përtej Adriatikut dhe Atlantikut.
Për këdo që jep informacion për vendndodhjen e vulës dhe pengmbajtesin e saj Drejtoria e Policisë së Shtetit ka vënë në dispozicion 24/7 nr tel 0694100001. Garantojmë sigurinë e anonimatit dhe një shpërblim prej 100 mijë eurosh për çdo informacion të vlefshëm.
Policia e shtetit me këtë rast u bën thirrje partive politike të ruajnë vulat dhe të zbatojne legjislacionin në fuqi duke vendosur kamera në dhomën ku qëndron vula.
P.S
Për shkak se vula është shpallur në kërkim ndërkombëtar operacioni për gjetjen dhe kthimin e saj pronarit ka këto emra të koduar:
-Në vendet anglisht folëse “SEAL”
-Në Turqi dhe vendet turkophone:”Myhyr”
-Në Greqi: “Sfavidha”
-Në Holandë: “Stempel”
-Në Kinë: “Xi”
-Në vendet arabisht folëse: “Khatam”
-Në vendet shqip folëse: “Vulëhumburi”