Aplikacion
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Fier-Patos, ku një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër është plagosur.
Mësohet se një motor ka dalë nga rruga, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri fillimisht kanë mbetur të dy të lënduar dhe janë transportuar në spital.
Pasagjeri, Elton Bardhi 40 vjeç nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi, Bledar Balla 43 vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve./ Zoom.al
Shkëlqeu në ”Katar 2022”, futbollisti i talentuar i thotë “po” Man UnitedSofyan Amrabat ka zgjedhur Manchester United shkruan “Sportitalia”, por klubi nuk ka arritur ende një marrëveshje me Fiorentina-n.
Nga mediat e Marokut u raportua se ishte arritur një marrëveshje, që mesfushori të transferohej në “Old Trafford”.
Gjithashtu u tha se është kryer edhe një pjesë e testeve mjekësore.
Megjithatë, sipas mediave italiane, nuk ka ende një marrëveshje të arritur.
Eksperti i transferimeve në “Sportitalia”, Alfredo Pedulla, shpjegoi se Amrabat ka zgjedhur Manchester United dhe po pret që palët të përpunojnë detajet.
Është e ngjashme me situatën në të cilën 26-vjeçari ishte gjatë afatit kalimtar të janarit, kur ai synonte të nënshkruante me Barcelonën, por marrëveshja nuk ndodhi për shkak se “Blaugranët” ishin të përgatitur vetëm të nënshkruanin me të në formë huazimi fillimisht, duke përfshirë një opsion për ta blerë.
Por, tani në këtë rast, Fiorentina është më e përgatitur për të shitur dhe ia ka vendosur çmimin në 30 milionë euro.
Pedulla beson se një marrëveshje mund të arrihet edhe për 23-25 milionë euro, por duke përfshirë bonuse që mund të arrihet shifra e 30 milionë eurove.
Deri në fund të javës besohet se mund të qartësohen shumë gjëra. /zoom.al/
Partizani i kënaqet vetëm fitores, Zekiç: Nuk ishte kundërshtar i lehtë, kualifikimi i hapurPartizani ka marrë sot një fitore minimale 1-0 kundër Atletic në turin e dytë kualifikues të Conference League.
Megjithëse Atletic d’Escaldes shihej si inferior në letër, të kuqtë nuk kanë mundur të shënojnë dot më shumë se një gol në Andorra.
Trajneri i kampionëve të Shqipërisë ka folur për mediat pas përfundimit të ndeshjes, ku është shprehur se përballja rezultoi më e vështirë se sa mendohej.
Një rezultat pozitiv në Andorra – “Po, mendoj se kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Përpara se të luanim këtë ndeshje dukej gjithçka e lehtë, por sot kundërshtari nuk rezultoi aspak i tillë. Patëm mjaft shanse për të shënuar deri në fund për ta mbyllur ndeshjen, nuk ia arritëm dhe e vuajtëm disi. Mendoj që është normale, pasi sapo kemi filluar të punojmë dhe kemi ende shumë gjëra për të bërë. Kemi diskutuar shumë për mënyrën e lojës, por sot mendoj që nuk kemi zhvilluar një lojë të mirë taktikisht. Edhe fizikisht nuk kemi qenë aty ku duhet”.
Kualifikimi- “Sugurisht do të vendoset ë Tiranë, nuk duhet të mendojmë se çdo gjë ka mbaruar dhe në ndeshjen e kthimit do të jetë gjithçka më e lehtë. Kemi parë mjaft përmbysje rezultatesh. Ajo që është më e rëndësishmja është që të përqendrohemi seriozisht për të luajtur një ndeshje të rëndësishme”, tha Zoran Zekiçi. /zoom.al/
Emri/ Pushuesi hidhet keq në ujë dhe dëmton kokën, transportohet me urgjencë tek Spitali i TrumësNjë turist 35-vjeçar në Sarandë ka mbetur i plagosur, pasi është hedhur në det me kokë.
Bëhet fjalë për 35-vjeçarin, Andrius Naidziravicius, nga Lituania.
Mësohet se i riu ka pësuar frakturë vertebrae cervicale, ndërsa ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, por më pas është nisur me helikopter drejt Traumës në Tiranë.
Olta flet për sikletin e madh në filmin e saj me Luizin: E kemi përsëritur disa herë skenën e …Gjatë turit të tyre nëpër vendet e Shqipërisë gazetarët e programit “Pushime on Top” kanë intervistuar aktoren Olta Gixhari, e cila sapo ka përfunduar xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë” e tashmë ka nisur pushimet.
E pyetur se cilat janë planet e saj sezonin e ri televizion, Olta ka zbuluar shumë të reja e një ndër më interesantet është që mund të ketë një “Në kuadër të dashurisë 2”.
Gjithashtu Olta nuk shpëtoi pa u pyetur për skenën e shumë komentuar të puthjes me Luiz Ejllin ku aktorja është shprehur se nuk e mban mend sepse është diçka shumë teknike si të bësh një ecje duke shpjeguar se puthja në film nuk është diçka që mund ta shijosh apo ta ndjesh sepse ka vetëm anë profesionale. Gjithashtu Olta ka treguar se skena e puthjes është përsëritur disa herë pasi dy aktorëve u vinte për të qeshur dhe nuk ishte mirë këndi i dritës.
Olta për planet e saj:
“Në tetor del filmi, mezi po pres dhe pse jo për një 2-sh, për një “Kuadër të dashurisë 2” me shpresën që njëshi të shkojë mirë…Kam disa projekte që jam duke e diskutuar, nuk dua një projekt që të bllokohem, dua të jem e lirë, të udhëtoj, të shijoj cunin, nuk është se televizioni në full time të jetë ambicia ime…”
Stuhi “apokaliptike” në Milano, humb jetën 16-vjeçarja. Palermo digjet nga zjarri (FOTO)Një 16-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të një stuhie të pazakontë në Milano që rrëzoi pemë, shkaktoi përmbytje si dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Në situatën që italianët e përshkruajnë si apokaliptike, një pemë e rrëzuar për shkak të stuhisë shkaktoi vdekjen e një të miture në Brescia.
Një tjetër pemë e shkulur nga stuhia e fortë për pak sa nuk i mori jetën edhe një familjeje.
Në via Corrggio në Monza një familje e cila ishte duke udhëtuar me makinë u godit nga një pemë. Burri ishte në mjet me bashkëshorten dhe vajzën e tij dhe mori dëme të shumta në kokë. Fatmirësisht vajza dhe nëna shpëtuan pa u lënduar ndërsa burri u shtua në spitalin San Gerardo.
Stuhia e pazakontë goditi kryeqytetin italian teksa po zbardhej, rreth orës 04:00. Për shkak të stuhisë, zjarrfikësja e Milanos ka marrë me qindra telefonata për çati dëmtuara, përmbytje si dhe mjaft pemë të rëna duke dëmtuar edhe mjetet e banorëve të zonës.
Për shkak të stuhive që italianët e kanë përshkruar në rrjete sociale si ‘apokalips’, ATM-të, autobusët dhe tramvaji janë përkohësisht jashtë funksioni.
Përpos se në Monza, linjat hekurudhore janë kufizuar edhe në zona të tjera.
Në Palermo është dhënë alarmi maksimal për shkak të zjarreve që ende kanë ‘pushtuar’ kodrat.
Zjarret kanë rënë në malin Capo Gallo. Flakët arritën edhe në autostradën A29 Palermo-Mazara dhe nyjet Villagrazia Carini dhe Cinisi u mbyllën.
Aeroporti i kryeqytetit sicilian do jetë i mbyllur sot. Në Palermo, observatori astronomik regjistroi 46.4 gradë, duke tejkaluar kulmin prej 44.8 që kishte ndodhur në 1999.
Partizani fiton ndeshjen e parë kundër D’Escaldes, por loja lë për të dëshiruarPartizani ka arritur që të fitojë me shifrat 1-0 kundër Atletic D’Escaldes në transfertë.
Ndaj një ekipi modest, me trajner dhe 8 lojtarë të larguar, të kuqtë nuk e bën dot diferencën.
Pjesa e parë ishte thuajse katastrofë për të kampionët e Superiores.
Asnjë kombinacion dhe ide për të dalë në sulm, karshi një rivali që kur kryente tre pasime së bashku, ishte arritja më e madhe.
Topat e gjatë shiheshin si zgjidhje e vetme duke krijuar një lojë tërësisht të shëmtuar.
Dukej si një stërvitje e Partizanit, por në fakt ishte ndeshje zyrtare në turin e dytë të Conference League.
Me nisjen e së dytës, portieri i Escaldes kërkoi të luante pak me Mba për ta dribluar. Por sulmuesi arriti të kapte topin dhe ta dërgonte në rrjetë.
I vetëdijshëm që një gol i tillë ndaj një rivali të tillë dhe me një lojë si ajo e Partizanit nuk kishte arsye për t’u festuar, Mba nisi të largohej me kokën ulur.
Pjesa e mbetur ishte po e thuajse e njëjta panoramë, me Partizanin që zhgënjeu dukshëm dhe ishte shumë larg nivelit të ndeshjes me Bate Borisov.
Në fund, një fitore 0-1 që askush nuk e ka guximin për ta festuar./zoom.al/
U dënua me burgim të përjetshëm, zbardhen 6 akuzat e rënda për Redjan RrajënGJKKO ka dënuar sot me burgim të përjetshëm, Redjan Rrajën, i akuzuar për 6 vepra të rënda penale.
Në njoftim gjykata sqaron të gjashtë akuzat, për të cilat ai ka marrë dënimin nga 4 vite burg deri në 35 vjet burg. Ndërsa si i përfshirë në atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm.
Për Redjan Rrajën gjykata thotë se ka aplikuar nenin 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, për bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Redjan Rraja me burgim të përjetshëm.
Dënimin, i pandehuri Redjan Rraja, do ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.
AKUZAT PER REDJAN RRAJEN
1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 134, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
1.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i tretë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
1.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/a e 22, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim.
1.4 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të viktimës Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79, shkronja “dh”, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
1.5 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
1.6 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Redjan Rraja me burgim të përjetshëm.
1.7 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Redjan Rraja, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.
AKUZAT PER ARJOL HALILAJ
2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ariol Halilaj për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 134, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
2.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ariol Halilaj për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
2.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ariol Halilaj për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i tretë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
2.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ariol Halilaj për veprën penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/a e 22, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
2.4 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ariol Halilaj për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të viktimës Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79, shkronja “dh”, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim.
2.5 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ariol Halilaj për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
2.6 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Ariol Halilaj me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim.
2.7 Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ariol Halilaj do të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, caktuar me vendimin nr.46, datë 05.05.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2.8 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Ariol Halilaj, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.
3.Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, lidhur me provat materiale të sekuestruara gjatë hetimeve, bashkuar me fashikullin e gjykimit sipas urdhërit “Për bashkimin e sendeve dhe provave materiale me fashikullin gjyqësor”, datë 22.01.2021 si dhe të gjitha provat materiale të sekuestruara sipas procesverbaleve përkatëse, gjykata disponon për lënien në ruajtje të tyre për llogari të procedimit penal të ndarë me nr.184/1, viti 2021 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
4. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve solidarisht.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg përjetë Redjan Rrajën me akuzën se ka qenë një nga ekzekutorët e atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi.
Ndërkohë, GJKKO ka dënuar me 35 vite burg edhe Arjol Halilajn, i cili sipas SPAK ka pasur rolin e ndihmësit për të larguar autorët nga vendi i ngjarjes.
Sipas akuzës, nipin e deputetit të PS-së e implikon AND-ja e gjetur në një palë syze “Emporio Armani” me inicialet e tij, të gjetura në makinën e autorëve, por edhe elementët biologjikë në rroba, kapele e një palë doreza ngjyre te zezë.
Për prokurorinë, zbërthimi i dy telefonave dhe transkriptimi i komunikimeve me platformën SKY EÇ, janë të tjera provat që implikojnë të akuzuari në atentatin e ndodhur tek Ura e Shkozetit në autostradën Tiranë-Durrës. Nga transkriptimi i komunikimeve mes anëtarëve të grupit, janë evidentuar terma si “bidon”, “benzin”, “autostradë.
Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se Rraja ka qenë në vendin ku ndodhi atentati ditën e ngjarjes, pasi vendndodhja e tij është lokalizuar dhe sipas aplikacionit në telefonin e tij ai për 7 minuta ka kryer 886 hapa, veprime këto intensive dhe të sforcuara që sipas SPAK, tregojnë angazhimin në krim dhe largimin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Telefoni i Rrajës para ngjarjes është loguar në rrjetin VVireless të lokalit të Plaurent Dervishajt, i cili është në kërkim si porositësi i atentatit. Sipas SPAK, Arjol Halilaj ka marrë dy ekzekutorët me një automjet “Honda” dhe I ka larguar nga vendi I ngjarjes.
Redjan Rraja I ka mohuar akuzat gjatë gjithë kohës pas arrestimit. Po ashtu, SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që të konfiskoje pasuritë e sekuestruara në vitin 2021 të Redjan Rrajës.
Atentati ndaj Arjan Ndojës
Ngjarja e rëndë ndodhi në 1 nëntor të vitit 2019. Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.
Makinës ‘Benz’ me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurorit Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet.
Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.
Tirana drejt misionit të pamundur në Stamboll, Shehi: Dihet kush është BesiktasTirana luan me Besiktas për llogari të turit të dytë kualifikues në Conference League.
Ndeshja e parë luhet në Stamboll të enjte më 20:00, teksa një javë më pas bardheblutë presin turqit në Tiranë.
Në prag të një dueli kaq të fortë, trajneri Orges Shehi ka thënë se jo gjithmonë fiton më i forti dhe se grupi që ka në dispozicion është i plotë.
Forma dhe pritshmërit – “Gjendja e skuadrës është e plotë, sigurisht që ka optimizëm sepse kemi kaluar një transfertë të vështirë, por akoma më e vështirë është kjo që na pret tani së shpejti. Është e vërtetuar që nuk fiton gjithmonë më i forti. E dimë që do të luajmë përballë një skuadre të fortë, e dimë që shanset i kanë më shumë ata, por sigurisht në futboll çdo skuadër luan shanset e veta”.
Cilësitë e kundërshtarit – “Besiktasi tani nuk ka luajtur ndeshje zyrtare, ka luajtur vetëm dy miqësore që ne me aq mundësi sa kemi, i kemi ndjekur. Mendoj se Besiktasi ka shumë më shumë kualitet se Batumi, por mund të ketë dinamikë tjetër në rrjedhën logjike të lojës”, tha Shehi.
Kujtojmë se në rrethin e parë eliminator, Tirana kaloi Dinamo Batumin e Gjeorgjisë. /zoom.al/