zoom

Day ArchiveKurti hidhet në sulm: SHBA dhe BE e ledhatuan Vuçiç, gabuan rëndë me Kosovën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për gazetën kroate ‘Veçernji List’ ka folur për zhvillimet e fundit dhe tensionet Veri të Kosovës. Kurti nuk i kursyer kritikat ndaj SHBA dhe BE-së në raport me Serbinë.

Ai e ka quajtur të padrejtë vendimin për të vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, ndërsa ndaj Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç u mbajt një qëndrim më i butë.

“Brukseli dhe Uashingtoni kanë vënë bast për kalin e gabuar në Serbi, në presidentin e atjeshëm. Në fund doli që nuk ishte fare kalë, por dhelpër. Askush as nuk e ka imagjinuar që një vit e pesë muaj pas agresionit rus në Ukrainë, Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskës, por madje do të lejonte që Sputniku të mbante bazën rajonale në Beograd. Në vend të reflektimit dhe introspeksionit të tyre, ata më godasin mua. Brukseli dhe Uashingtoni e lejuan Vuçiçin që të mos e nënshkruante marrëveshjen nga Brukseli dhe Ohri, pastaj që ta shkelte atë marrëveshje dhe ja ku jemi në një situatë në të cilën ekziston asimetri drastike në qasje. Masa ndëshkuese ndaj meje, dhe nga ana tjetër falje për presidentin Vuçiç. Kjo është një padrejtësi”, ka thënë ndër të tjera Kurti. /zoom.al/

Kjo shenjë do të ketë shumë fat/ Horoskopi javor 24-31 korrik 2023

Dashi

Përgjatë kësaj jave për Dashin nuk ka vend për shqetësime. Do të jetë një javë e qetë. Është e rëndësishme të dihet periudha kur ndodhin fenomenet dhe ndikimet planetare të cilat në këtë shenjë do të ndikojnë më së shumti në zhvillimet e punës dhe karrierës. Do të merrni vendime shumë të rëndësishme, edhe pse momenti mund të duket pak ‘delikat’ do të rezultojë në fakt perfekt. Është një periudhë ideale sa i takon vazhdimësisë së punës dhe ekonomisë. Kjo periudhë ndihmon në gjërat që do ndikojnë sidomos në fushën e ekonomisë ku vendimet do të merren në kohën dhe momentin e duhur. Edhe pse mund të përballeni me disa probleme nuk ka asgjë për t’u stepur sepse çdo gjë do marrë zgjidhje. Është një moment perfekt, shumë kreativ ku mund të zbuloni gjëra të reja, por të cilat duhet ti mbani sekret për veten tuaj. Në çështjet shpirtërore nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, duket se do të jetë një javë e mbarë në këtë drejtim.

ADVERTISING

Demi

Shenja e mundësive të reja. Demi është me shumë fat sidomos 10-të ditëshi i parë. Prisni një çështje dokumentacioni për të cilën do merrni përgjigje pozitive. Gjithashtu është momenti më ideal për aplikime apo për nisma të reja në çdo drejtim. Përgjatë kësaj jave do t’ju jepet mundësia për të bërë disa takime për zgjidhjen e problemeve apo situatave të ndryshme. Jeni mjaft pozitiv në atë që bëni dhe është shumë e rëndësishme periudha kur ndodhin gjërat. Pikërisht kjo javë, është java e zhvillimeve të reja, do lodheni shumë, por do përfitoni akoma më shumë. Ndikimi më i madh në fushën e punës është për 10-të ditëshin e parë, ndërsa për 10-të ditëshin e tretë fokusi do të jetë i përqendruar tek ekonomia. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë duket se çdo gjë është e stabilizuar.

Binjakët

Shenja e komunikimit, e mundësive dhe angazhimeve për stabilizimin ekonomik. Duket se kjo javë do të jetë pak e lodhshme për ju, është një javë provokimi, është javë stabilizimi. Mundësitë që ju keni qoftë nga gjërat më të thjeshta deri tek më të mëdhatë do të jenë të shumta. Me ndikimet favorite por dhe me punën dhe këmbënguljen tuaj do të arrini majat. Duhet të ktheni kokën pas të rishikoni gabimet e së kaluarës në mënyrë që të mos i përsërisni më, në këtë mënyrë suksesi do të jetë i garantuar. Është një moment ideal në çështjet ekonomike të cilat do të kenë ndikim për të ardhmen tuaj. Zgjuarësia, maturia, rëndësia që do i jepni zhvillimeve në këtë javë do të ketë ndikim të madh në ditët e muajt që do të vijnë. Në planet që ju keni patur, mund të kenë ndërhyrë shumë sabotues, ka ardhur mometi që të kuptoni shumë gjëra dhe të arrini në finish të planeve tuaja. Në çështjet shpirtërore është një periudhë pozitive për takime të reja dhe ndryshime të mëdha.

Gaforrja

Do të jetë një javë e përqendruar në punën tuaj, në vendime të rëndësishme që mund të merrni. Ka diçka shumë të madhe për ju në këtë periudhë që lidhet me karrierën. Do të keni mundësi të mëdha sidomos ata që inspirojnë apo janë në vende drejtuese. Është një cikël i ri që do ‘hapet’ para jush. Hëna e re në shenjën tuaj ju jep shumë mundësi, të cilat do të kenë ndikim të madh në të ardhmen tuaj. Çelësin e zgjidhjeve të problemeve, të suksesit dhe të lumturisë e gjeni tani! Andaj tregohuni të vëmendshëm, vigjelent, të matur e të përkushtuar në çdo vendim dhe hap që hidhni, i cili do të marrë një rëndësi të veçantë ‘nesër’. Në çështjet shpirtërore është momenti më ideal në zgjidhjen e problemeve. Nëse jeni në pritje të një udhëtimi, por ai nuk realizohet, nuk ka vend për t’u mërzitur pasi është në të mirën tuaj.

Luani

Shenja e vendimeve të mëdha dhe e zbatimeve të projekteve. Vendimet e mëdha kanë lidhje me ekonominë dhe dashurinë, ndërsa projektet me punën. Vetë koha dhe periudha ju ndihmon që t’ia dilni me sukses. Është një kohë ideale për të vepruar, ndikimi planetar dhe mundësitë që ju jepen janë të mëdha. Hëna në shenjën tuaj do të japë mundësinë për të qenë kreativ dhe kërkues në çdo fushë si në punë, karrierë, ekonomi e financa ashtu dhe në dashuri. Një mundësi e madhe do të ndikojë në rritjen e anës ekonomike, në ndryshime dhe vendime që do të merren. E gjithë java ka ndikime dhe aktivitete të rëndësishme. Në fundjavë futet dhe Dielli në shenjën tuaj duke ju dhënë një pozitivitet dhe përparësi. Në çështjet shpirtërore me Hënën dhe Diellin në shenjën tuaj gjithçka do arrihet të zgjidhet dhe bëhet ashtu siç ju dëshironi.

Virgjëresha

Shenja e stabilitetit dhe kuriozitetit sidomos në dashuri. Jeni kurioz të dini sesa i drejtë është ai që ju propozon dhe sa e sigurtë është e ardhmja. Pranoni çdo ofertë që ju bëhet në këtë periudhë, pasi do të rezultojë në të mirën tuaj. Virgjëreshat kanë instiktin dhe intuitën më të zhvilluar ndër 12 shenjat e zodiakut. Është një moment mjaft perfekt në ndryshime dhe vendime që merren në kohën e duhur dhe ju i keni të gjitha mundësitë. Gjithmonë Virgjëresha është një hap para. Në lidhje me punën dhe karrierën keni një çështje të pambyllur që i përket së shkuarës, është një kohë e përshtatshme që ju jep mundësinë e zgjidhjes së këtij ngërçi nga e kaluara që ju ka munduar deri në ditët e sotme. Anashkalojeni ditën e enjte nëse do t’ju duhet për të marrë një vendim apo për të kryer një punë apo takim të rëndësishëm, pasi mund të ndikoheni për një lëvizje të gabuar. Kujdes ditën e enjte!

Peshorja

Është një kohë ndryshimesh për Peshoren dhe për këtë duhet të jenë të përgatitur. Ndryshimet kanë të bëjnë kryesisht me punën tuaj, pritet që të merrni shumë vendime në lidhje me këtë. Shtatori është muaji i rinovimeve për ju dhe do të ishte e mira që marrjen e vendimeve ta shtyni dhe të mos i merrni tani, pasi mund të nxitoheni. Merrni të gjithë kohën që ju takon! Në fushën ekonomike ndikimi do të jetë pozitiv në këtë periudhë. Është koha dhe momenti më i mirë i zgjidhjes së problemeve, veproni tani! Keni një mundësi shumë të mirë në lidhje me biznesin, do të bëni një ndryshim. Gjithashtu favorit është momenti dhe në dokumentacion apo shitblerje të pasurive të paluajtshme. Është një javë e mbarë sa i takon fushës ekonomike financiare, gjithashtu është javë e mirë dhe për të bërë blerje të cilat nesër mund të kenë tjetër vlerë.

Akrepi

Për Akrepët është pikërisht kjo javë, javë e zhvillimeve të mëdha që mund të ndikohen, mund të realizohen. Është një periudhë, ku ju kërkoni të stabilizoni punën tuaj, financat dhe ekonominë. Disa situata të mëparshme pak të komplikuara duket se do të zgjidhen dhe do të ecin në rrugë të drejtë. Merrni në konsideratë çdo moment të kësaj jave, është një javë shumë e mirë për bashkëpunime, sidomos dita e mërkurë, është një ditë ideale për takime. Vetëm kujdes, mos jepni shumë informacione, disa gjëra duhen mbajtur sekret për veten tuaj. Duhet të keni pak kujdes në këtë drejtim, pasi ndonjëherë fjalët e tepërta keqkuptohen apo keqpërdoren. Në lidhje me çështjet shpirtërore do të keni shumë mundësi dhe arritje pozitive. Një njohje e re ka mundësi të kthehet në diçka serioze.

Shigjetari

Shenja e punës dhe e ndryshimeve të reja në vazhdim. Është një kohë që jeni në ruajtje të financave tuaja, nuk po shpenzoni shumë. Keni mjaft mundësi të reja në lidhje me ndryshime që doni të bëni në jetën tuaj, keni mundësinë për të lëvizur nga një vend pune në një tjetër. Do të hapet një dritare shumë e madhe për Shigjetarët sa i takon mundësive të mëdha që do të kenë përgjatë kësaj periudhe. Keni mundësinë të zgjidhni mes asaj që doni të bëni dhe asaj që mund të realizohet, të dyja në fakt do të bëhen. Është një mundësi shumë e mirë në stabilizimin ekonomik, në çështjet e punës dhe karrierës, në vendime që do të merrni. Gjithashtu një ndikim shumë të madh dhe pozitiv do të keni në çështjet shpirtërore, lidhjet me probleme mund të stabilizohen.

Bricjapi

Është një kohë në të cilën do të merren vendime të rëndësishme, të cilat duket se do të realizohen. Çdo punë që ju kërkohet që ju ta bëni e keni mundësinë dhe kapacitetin për ta kryer me sukses, qoftë dhe një punë në rol drejtues. Bricjapët janë financierë të shkëlqyer. Është një javë shumë pozitive për ju, do të jetë e qetë dhe pa shqetësime. Është koha juaj për të zgjidhur çdo lloj problemi, çdo çështje të lënë pezull, është momenti tani që ta zgjidhni! Kjo është diçka shumë e madhe, është shumë pozitive dhe e rëndësishme për juve të kësaj shenje sepse do zgjidhni gjëra të mëdha, do zgjidhni gjëra që përpara ishin pothuajse të pamundura për t’u zgjidhur. Gjithçka varet nga puna juaj dhe vendimet që do të merrni. Në çështjet shpirtërore do të kenë disa surpriza të këndshme.

Ujori

Keni hyrë në një periudhë ndryshimesh! Ujorët nuk janë mistikë, por janë sekret. Ata vendosin vetë pa pyetur dhe marrë mendimet e të tjerëve. Ndërsa në dashuri mund të themi se Ujori dashurinë e quan të përjetshme, kursesi nuk mund të jetë momentale. Shenja e Ujorit ka një mundësi tani për të stabilizuar anën ekonomike – financiare. Gjithashtu do të kenë mundësi për të stabilizuar disa probleme që kanë patur kohëve të fundit. Ndikimi planetar do të jetë favorit në fushën e punës dhe karrierës. Është një periudhë mjaft e mirë dhe vendimtare në çështjet ekonomike. Kurse në dashuri një problem të vogël do të kenë mundësi ta zgjidhin në lidhjen e tyre, dita e mërkurë mund të jetë perfekte në këtë drejtim. Hëna dhe Dielli në shenjën e Luanit do të kenë një ndikim pozitiv në shenjën tuaj.

Peshqit

Një shenjë që mund të quhet ‘çelës universal’, ata bëjnë gjithçka, janë të kuptueshëm dhe shumë të hapur. Çdo punë që ju jepet janë në gjendje ta bëjnë, përballen me vështirësitë, përballen me gjithçka. Për shumë shenja mund të duket se Peshku është frikacak, por në fakt e kanë gabim, pasi në një përballje me Peshk në pjesën më të madhe do të jetë një përballje e vështirë ku ai do të dalë fitimtar. Peshku ka dy armë shumë të forta, së pari dinjitetin dhe së dyti intuitën. Këtë të fundit e kanë shumë të zhvilluar. Në këtë periudhë Peshqit do të kenë mundësi të bëjnë realitet ëndrrat e tyre, kanë mundësi të stabilizojnë gjithçka sidomos në punën e tyre. Peshqit janë udhëheqës kryesorë në vende të rëndësishme. Ndërsa në anën shpirtërore mund të jenë pak fajtorë, por e kanë mundësinë përgjatë kësaj jave që të zgjidhin çdo ngërç në lidhjen e tyre.

Zjarri del jashtë kontrollit, përkeqësohet situata në pikën e grumbullit të plehrave në Vlorë

Zjarri në pikën e mbeturinave në Vlorë ka dalë sërish nga kontrolli.

Sipas Ora News, pavarësisht luftës së zjarrfikëse prej disa orësh, flakët vijojnë të jenë ende jashtë kontrolli.

Kjo për shkak se vatra gjendet disa metra në thellësi të pikës së grumbullimit.

Nga flakët po digjet plastikë e cila çliron gaz duke ushqyer më tepër flakët. /zoom.al/

Një ylli i ri në not ka lindur, 21-vjeçari Léon Marchand thyen rekordin e Phelps

U thye këtë të diel, më 23 korrik, rekordi i fundit që i përkiste ende amerikanit Michael Phelps.

Francezi Léon Marchand, vetëm 21 vjeç, ka regjistruar kohën më të shpejtë në histori në 400 metra stil i lirë.

Ai e uli me më shumë se një sekondë kohën e legjendës së notit, të arritur në Lojërat Olimpike të Pekinit, në 2008, 4:03.84.

Tani, në Botërorin e Fukuokas, në Japoni, Marchand notoi 400 metra për 4 minuta e 2.5 sekonda.

Vetë Michael Phelps, fitues i 28 medaljeve olimpike gjatë gjithë karrierës së tij, 23 prej të cilave të arta, ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të medaljes së artë.

Ai e përgëzoi notarin francez për këtë arritje sinjifikative. /zoom.al/

E ardhmja e trajnerit Santos te Polonia varet nga Shqipëria

Fernando Santos mbërriti me shumë bujë për të marrë drejtimin e Polonisë.

Ky trajner është më i paguari në historinë e kombëtares polake, por ndonjëherë emri nuk mjafton.

Pritshmëritë nuk janë përmbushur aspak. Rezultatet e polakëve lënë për të dëshiruar dhe Shqipëria mund të ëndërrojë për kalimin në fazën e grupeve të Europianit.

Mediat polake janë të sigurta se shkarkimi i Santos do të vijë menjëherë nëse kuqezinjtë e mposhtin në “Air Albania”.

Sipas gazetarit Janusz Basalaj, marrëdhënia e drejtuesve të Federatës me Santos është prishur.

Kushti i vendosur është fitorja me Shqipërinë për vazhdimësinë e kontratës. /zoom.al/

Korfuzi nën flakë, autoritetet angazhihen për evakuimin e banorëve të zonës

Zjarri ka pushtuar Athinën, por alarmante është gjendja edhe në veriun e Korfuzit.

Në disa qytet të Greqisë, vatrat e zjarrit janë kthyer në shqetësim të madh.

Mijëra banorë në Rodos janë evakuuar nga vendbanimet e tyre, dhe forcat zjarrëfikse po përballen me një situatë të rrezikshme.

Sa i përket veriut të Korfuzit, autoritetet janë angazhuar për evakuim të banorëve të zonës, pasi i frikësohen përkeqësimit të situatës.

Ndërsa në gatishmëri janë vendosur zjarrfikës, si edhe Mbrojtja Civile. /zoom.al/

Ndërron jetë shqiptari në Itali, aksidenti me motor rezultoi fatal

Ka rezultuar fatale për 50-vjeçarin shqiptar përplasja me makinën, teksa po u udhëtonte me motor në periferi të Lugos në Itali.

Në momentin kur ka marrë kthesën 50-vjeçari shqiptar që drejtonte motorin është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka fluturuar disa metra, duke humbur jetën në vend.

Makina drejtohej nga një grua, 53-vjeçarja nga Sant’Agata sul Santerno e cila raportohet nga mediat italiane se nuk kishte pësuar lëndime. /zoom.al/

Zjarri djeg Peshtanin, Balla mbërrin në Fier dhe tregon masat që po merren

Ministri i Brendshëm Taulant Balla së bashku me drejtues të Bashkisë së Fierit dhe Drejtorisë së Policisë vendore ka mbërritur në Peshtan, duke ndjekur nga afër situatën e zjarreve.

Prej tre ditësh zona e Peshtanit është përfshirë nga zjarri, flakët kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë më pisha, dushk, shkurre si edhe ullishte.

Zjarri ka dejgur një pjesë të konsiderueshme të territorit, por sipas Ballës, po bëhet gjithçka për normailizimin e situatës. /zoom.al/

Mbyllet procesi zgjedhor në Rrogozhinë, pjesëmarrje më e madhe se 3 muaj më parë

Është mbyllur procesi i votimit për kreun e Bashkisë në Rrogozhinë.

Në këto zgjedhje ka pasur rreth 1100 votues më shumë se në zgjedhjet e 14 majit.

“Mund të themi se kemi surprizë nga Rrogozhina pasi janë rreth 1100 votues më shumë se në zgjedhjet e 14 majit. Pritet për t’u parë edhe se si do të shkojë numërimi”, tha gazetari Osman Stafa.

Gjithashtu janë raportuar tre katër raste që kanë tentuar të fotografojnë votën dhe se këta persona rrezikojnë të penalizohen. /zoom.al/

LAJM I FUNDIT/ Çifti i bashkëshortëve humbin jetën pas kontaktit me energjinë elektrike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës, ku burrë e grua, kanë ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.