zoom

Day Archive(VIDEO) Tragjedia në Liqenin e Banjës, momenti kur trupat e viktimave nxirren nga uji

E premte e zezë për familjen Zogu nga fshati Cingar i Poshtëm në Gramsh! Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij të mitur Rubensin 19 vjeç dhe Estin 14 vjeç si dhe nipin e tij Melis Zogu, vetëm 20-vjeç, janë mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit.

Alarmin për mbytjen e tyre e dhanë familjarët, të cilët njoftuan policinë, duke thënë se 4 anëtarët e familjes Zogu janë futur në liqen për t’u larë dhe nuk kanë dalë më që aty. Ishin forcat palombare të RENEA-s, të cilët pothuajse brenda një ore, nxorrën nga uji trupat e pajetë të 4 viktimave. Trupi i parë që u nxorr nga uji ishte ai i 46-vjeçarit Arben Zogu e më pas u nxorrën edhe trupat e tre djemve.

Gjithçka që u gjet në breg të liqenit, ishin dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit.

VIDEO/Merr gjithçka përpara, pamje dramatike nga tornado në Itali

Një tornado e fuqishme ka përfshirë Milanon së fundmi duke sjellë panik te qytetarët.

Mediat e huaja shkruajnë se për shkak të stuhisë pjesë të qytetit në Lombardi, në Italinë veriore, kanë mbetur të mbushura me pemë të rrëzuara dhe ndërtesa të dëmtuara pasi u goditën nga era dhe shiu.

Pamjet e tmerrshme tregojnë një tornado që fshin rrugët midis Gessate dhe Cernusco sul Naviglio. Mbeturinat mund të shihen duke u rrotulluar në ajër ndërsa retë e zeza shfaqen.

Zjarrfikësit janë dërguar në më shumë se 110 thirrje pasi moti i keq ka përfshirë qytetin, ku shumë zona janë përmbytur.

Dyshohet se disa persona janë lënduar, raporton faqja italiane e motit MeteoWeb

https://

BREAKING: A damaging tornado has impacted densely populated portions of the Milan metro, specifically Cernusco sul Naviglio, Lombardy, NW Italy about 2 hours ago. pic.twitter.com/I1EyaE4rsx

— Nahel Belgherze (@WxNB_) July 21, 2023

Shqipëria digjet nga vapa, Kroacia dhe Bosnja shkatërrohen nga stuhitë, shënohen 6 viktima

Një stuhi e fuqishme e ka goditur të premten pjesën veriore të Bosnje-Hercegovinës, përkatësisht Banja Llukën, Shamacin dhe Oxhakun. Në Banja Llukë është raportuar se erërat i kanë shkulur edhe drunjtë. Për stuhi është raportuar të premten edhe në disa zona të Krociasë, në Istri e më pas edhe në Zagreb. Erërat kanë shkaktuar dëme edhe atje dhe një person është raportuar të jetë plagosur në Novigrad.

Në Kvarner dhe Istri është raportuar për shumë dëme të shkaktuara nga erërat përfshirë, pemë të rrëzuara, makina të dëmtuara, ndërprerje të energjisë dhe rritje të sasisë së ujit nëpër rrugë. Autoritetet kanë thënë se kanë pranuar mbi 300 thirrje nga qytetarët për dëmet që u janë shkaktuar vetëm të premten. Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë, e ka lëshuar të premten një paralajmërim urgjent për motin në orët në vijim.

Sipas tij, një stuhi e fuqishme është duke u bartur nga rajoni i Osijekut, përmes Savës, për në Serbi. Vetëm dy ditë më parë, në Kroaci, Bosnje dhe Slloveni, kanë vdekur gjashtë persona, si pasojë e një stuhie që, sipas autoriteteve, nuk është regjistruar me dekada. Qindra persona të tjerë janë plagosur dhe dëmet është thënë se janë të konsiderueshme.

Kanë mjaftuar vetëm 10 minuta dhe stuhia e paparë ndonjëherë në Novigrag të Kroacisë të shkatërrojë qendrën e qytetit Istrian dhe një kamp me rulota pranë bregdetit. Stuhia rrëzoi pemët duke shkatërruar shumë nga rulotat, të cilat turistët i panë si mundësi për tu strehuar nga moti i keq por që në vërtetë u rrezikoi dhe jetën. Fatmirësisht në këtë kamp stuhia nuk shkaktoi viktima por dëme të mëdha.
Një zjarrfikës kroat ka vdekur gjatë stuhisë vdekjeprurëse që përfshiu Ballkanin pas një vale të të nxehtit, duke e çuar numrin e të vdekurve në gjashtë, thanë zyrtarët. Në të gjithë Ballkanin, autoritetet raportuan qindra të lënduar, duke përfshirë disa në gjendje më të rëndë, nga pemët, pjesët e çative ose objekte të tjera të rrëzuara nga erërat e forta. Pas disa ditësh shumë të nxehta dhe të thata, Ballkani përjetoi stuhinë e dytë brenda dy ditësh, teksa pjesë të tjera të Evropës po luftojn me zjarre dhe temperatura të larta.
Shërbimet e urgjencës në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Serbi u përpoqën më 20 korrik të rivendosin energjinë elektrike dhe të pastrojnë mbeturinat e mbetura pas kaosit të një dite më parë. Meteorologët thanë se stuhia ishte jashtëzakonisht e fuqishme pasi u formua pas një vargu ditësh shumë të nxehta. Më herët, në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, janë raportuar dy viktima si pasojë e stuhisë. Sipas policisë kroate, dy burra humbën jetën pasi u goditën nga rrëzimi i pemëve. Ngjarja përfshinte një 50-vjeçar që ndodhej jashtë në rrugë dhe një 48-vjeçar që ndodhej brenda makinës së tij gjatë fatkeqësisë.
Mjekja e urgjencës, Ljupka Hitrova, ka bërë të ditur për agjencinë zyrtare të lajmeve Hina se të dy viktimat kanë pësuar lëndime të rënda në kokë. Në Cernik të Kroacisë, një person tjetër humbi jetën sa ishte në makinën e tij, gjithashtu nga rrëzimi një i peme. Diku tjetër në Zagreb, një 36-vjeçar u lëndua rëndë kur një vinç pranë një zone ndërtimi u shemb, thuhet në deklaratën e policisë. Stuhia errësoi papritur qiellin dhe solli shi, përmbytje të shpejta dhe erëra në të gjithë Zagrebin duke filluar rreth orës 16:00.
Transporti i qytetit u ndal, pati ndërprerje të energjisë elektrike dhe rrugët u bllokuan për shkak të pemëve të rrëzuara. Shërbimet e urgjencës së Zagrebit u kërkuan qytetarëve të kenë durim, pasi qindra thirrje për ndihmë erdhën menjëherë. “Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të thërrasin vetëm nëse janë në një situatë kërcënuese për jetën, deri në stabilizimin e situatës”, tha kryetari i bashkisë së Zagrebit, Tomislav Tomaseviq në Twitter. Një situatë e ngjashme u raportua në Slloveninë fqinje, ku era e fortë rrëzoi pemë dhe dëmtoi çatitë.

Transmetuesi publik RTV Sllovenia raportoi se një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos kur një pemë ra mbi ta në zonën e liqenit Bled. Një person humbi jetën në Bosnje dhe të paktën 20 u plagosën, thanë autoritetet atje. Autoritetet në Serbi lëshuan paralajmërime për qytetarët ndërsa stuhia u zhvendos drejt lindjes. Erërat e forta u përhapën nëpër kryequtetin serb të Beogradit, të mërkurën në mbrëmje. Disa pjesë të qytetit mbetën pa energji elektrike dhe aeroporti i Beogradit u mbyll përkohësisht. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon një vinç të madh duke rënë. Diku tjetër në Serbi, banorët raportuan pemë të çara në mes, tulla që binin dhe çati të dëmtuara.
Një vajzë 12-vjeçare u shtrua në spital pasi një pemë ra mbi të në qytetin verior të Novi Sadit, thanë mjekët. Shërbimet e urgjencës në të tre vendet raportuan qindra ndërhyrje ndërsa stuhia përfshiu rajonin. Autoritetet paralajmëruan alpinistët të qëndrojnë larg atyre zonave me pemë./REL

Reperi e dhunoi, nis zyrtarisht gjyqi mes Arbenitës dhe Feros, publikohet fotoja nga Gjykata

Situata mes Feros dhe Arbenitës ka shkuar së fundmi në mënyrë të pashmangshme drejt gjyqit, teksa ish-partnerët fillimisht pritet të thirren nga autoritetet e drejtësisë për vendimin që do të merren për reperin, nën akuzat e dhunës dhe kërcënimit ndaj modeles, e më pas me gjasë do të përballen edhe për kujdestarinë e vajzës së tyre, Ninës.

Duket se njëra prej përballjeve gjyqësore ka nisur ditën e sotme, teksa një foto e Arbenitës nga seanca është publikuar në media, ku modelja shfaqet me avokatin e saj. Ndërkohë në foto nuk është Fero, i cili me siguri është në bankën e të akuzuarit, ose po gjykohet pa prezencën e tij, me reperin që momentalisht ndodhet në paraburgim, të paktën për 30 ditë, në pritje të vendimit.

EMRAT/ Kush janë babai me 2 djemtë dhe kushëriri i tyre që u mbytën në Liqenin e Banjës në Gramsh

Tragjike në Gramsh! Babai me 2 djemtë e mitur dhe kushëriri i tyre janë mbytur ne liqenin e Banjës në Gramsh.

Sipas informacioneve, mësohet se janë mbytur Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu.

Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç,.

Të katër personat janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më. Menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur palombarët e RENEA-s për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni. Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Gramsh/ Mbytet babai me dy djemtë dhe nipin, polumbarët e RENEA-s nisen drejt vendngjarjes

Tragjike në Gramsh, babai me dy djemtë dhe nipi dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Banjës.

Palombarët dhe RENA janë nisur në vendin e ngjarjes për të kontrolluar dhe gjetur trupat e personave që rezultojnë të humbur.

Mësohet se të afërmit e tyre kanë deklaruar se dy automjete dhe rrobat e gjetura pranë liqenit të Banjës janë të personave në fjalë.

Gjithashtu bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy motoçikleta, rroba dhe 3 celularë. Policia e Gramshit dhe zjarrfikës po kontrollojnë aktualisht buzë liqenit.

Babai me 2 djemtë e mitur u futën për t’u larë, por nuk dolën më, u gjetën vetëm rrobat e trupit

Babai me 2 djemtë e mitur dhe kushëriri i tyre dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Banjës në Gramsh.

Sipas familjarëve ato janë futur për tu larë por nuk kanë dalë më, ndërsa palombarët e Reneas, janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të tyre.

Buzë liqenit policia thotë se gjeti dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e tyre të trupit.

Gramsh/ Mbyten në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës babai me 2 djemtë e mitur dhe kushëriri i tyre

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Gramshit. Babai me 2 djemtë e tij të mitur si dhe kushëriri i tyre kanë mbetur të mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit.

Konkretisht dyshohet se shtetasi A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç, (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.
Palombarët e Renas, janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të tyre nga liqeni. Sipas policisë grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

‘Gramsh/informacion paraprak

Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se:

Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.
Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Lajmi në përditësim…

“Nuk ka rrjete sociale”/ Noizy zbulon të vërtetën e vajzës së tij

I ka dedikuar këngë dhe është nga hitet e tij më të mëdha por Leandra e Noizyt vazhdon të qëndrojë larg famës së babait të saj.

Reperi mban familjen e tij, sidomos vajzën, shumë diskret madje flet shumë rrallë për të edhe në intervista apo rrjetet sociale.

Por u desh një arsye që ai ditën e sotme të reagojë për “Nokun” siç e quan ai.

Shkak u bë një adresë në TikTok e hapur në emër Leandra Rajku ku shfaqej një vajzë e bukur dhe mendohej se ishte vajza e reperit.

E pas gjithë aludimeve, reperi ka reaguar duke sqaruar një herë e mirë gjithcka.

Teksa ka shpërndarë profilin në fjalë, Noizy shkruan se ky nuk është profili i “Nokut”.

Ngrihet alarmi në det/ Peshkaqenët konsumojnë kokainë, reagojnë shkencëtarët: Bëhen të egër

Peshkaqenët konsumojnë kokainë të hedhur në ujërat e Floridës dhe kjo mund t’i bëjë ata të veprojnë në mënyra “të çmendura”, thonë shkencëtarët.

Studiuesit që hetuan nëse droga e hedhur në det ndikonte në jetën detare të rajonit për një dokumentar zbuluan se disa peshkaqenë dukej se po vepronin çuditshëm dhe të tjerët iu përgjigjën stimuluesve të ngjashëm.

Kontrabandistët kanë lënë tonelata të panumërta kokainë në detet përreth Floridës, të transportuara nga Amerika e Jugut dhe Qendrore, ose për t’u mbledhur nga bashkëpunëtorët ose për të shmangur arrestimin. Droga shpesh derdhet në breg në rrymat e oqeanit.

Vetëm muajin e kaluar, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi më shumë se 14,100 paund (6,400 kg) kokainë në Detin e Karaibeve dhe Oqeanin Atlantik, me një vlerë të vlerësuar prej 186 milion dollarë.

Biologu detar, Tom ‘The Blowfish’ Hird, dhe shkencëtarja mjedisore e Universitetit të Floridës, Tracy Fanara, studiuan peshkaqenë jashtë Florida Keys për të parë nëse droga kishte ndonjë ndikim mbi ta.

Gjatë një zhytjeje për të vëzhguar sjelljen, një specie që normalisht i shmang njerëzit, erdhi drejt ekipit dhe dukej se po notonte keq.

Përveç monitorimit të peshkaqenëve, shkencëtarët vendosën gjithashtu pako të ngjashme në madhësi dhe pamje me vërteta me ato të kokainës në ujë pranë mjellmave bedel si pjesë e studimit të tyre. Për habinë e tyre, peshkaqenët u drejtuan drejt pakove – jo mjellmave – duke i kafshuar.

Një peshkaqen madje kapi një balon dhe notoi me të.

Kur peshkaqenët hëngrën pluhurin, studiuesit i panë ata duke u egërsuar.

Biologu pranoi se shumë faktorë të ndryshëm mund të jenë përgjegjës për sjelljen e çuditshme dhe rezultatet nuk tregojnë domosdoshmërisht se peshkaqenët në Florida po konsumojnë kokainë.