zoom

Day ArchiveVIDEO/ Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig.

Sipas informacioneve të para nga policia bëhet e ditur se një mjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë e këtij aksidenti ka vetëm dëme materiale.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pasi makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

https://

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Gjendet një kokë njeriu në koshin e plehrave, dyshimet

Autoritetet greke kanë gjetur një kokë njeriu brenda një qeseje. Koka u gjet rastësisht gjatë procesit të selektimit të mbetjeve nga kompania e patrimit në Chania, ndërsa fillimisht u dyshua se koka i përkiste një gruaje, por tashmë mendohet se i përket një burri aziatik.

Autoritetet policore që po hetojnë rastin dyshojnë se pjesët e tjera të trupit janë shpërndarë nëpër çanta apo qese të tjera.

Autoritete greke janë duke punuar për identifikimit të viktimës, por duket se zgjidhja e krimit konsiderohet i vështirë, pasi për më tepër nuk është denoncuar asnjë rast zhdukjeje pranë qytetit Chania.

A t’i dha Luizi 5 mijë euro? Përgjigjet Ronaldo

Gjatë episodit të “Kepit të VIP-ave”, u dha biseda që zhvilloi Ronaldo Sharka me Jori Dellin dhe Keisi Medinin për 5 mijë euroshin e premtuar nga Luizi gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP 2”.

I pyetur nëse i ka marrë eurot e premtuara nga Luizi, Ronaldo shprehet se nuk i ka marrë dhe është shumë kurioz të dijë nëse premtimi i Luizit ka qenë i vërtetë apo thjesht e ka bërë në kuadër të lojës. Gjatë bisedës ai zbuloi se Luizi ende nuk i ka marrë 100 milionët e fitores, pasi nuk kanë përfunduar procedurat.

Jori Delli: Ti më the që Luizi do të të jepte 5 mijë euro.

Ronaldo Sharka: Ka premtuar 5 mijë euro. Është një nga pyetjet më të mëdha që më bëjnë “t’i dha Luizi 5 mijë eurot?”.

Jori Delli: Ti ka dhënë me tag-et dhe komentet që të ka bërë.

Ronaldo Sharka: Jo, jo nuk i ka konvertuar. Nuk i ka dhënë se nuk i ka marrë akoma mesa di unë, s’ka përfunduar procedura e 100 mijë euroshit.

Jori Delli: Pse ti po i pret domethënë?

Ronaldo Sharka: Unë vdiqa.

Keisi Medini: Premtimet kur jepen duhet të mbahen them unë.

Jori Delli: Duket se ajo ishte në kuadër të lojës.

Ronaldo Sharka: Edhe kjo në kuadër të lojës?

Keisi Medini: Po ti e ke takuar, e ke diskutuar, për premtimin që të ka bërë?

Ronaldo Sharka: Rastësisht tek Top Channel, aty është përditë dhe jemi takuar shpesh, po nuk e kam pyetyur dot për lekët.

Jori Delli: Seriozisht e ke që mendon që ishte muhabet serioz?

Ronaldo Sharka: Po ti si mendon e kishte seriozisht Luizi?

Jori Delli: Jo.

Ronaldo Sharka: Unë jam shumë kurioz a e ka patur seriozisht apo me shaka, por nuk e di.

Jori Delli mendon se ky premtim i bërë nga Luizi ka qenë vetëm në kuadër të lojës dhe nuk mendon se ai do ia japë vërtet këto lekë Ronaldos. Edhe pse mendon se Luizi nuk e ka patur seriozisht kur e ka bërë këtë premtim, ajo ka dëshirë që këto lekë t’i marrë Ronaldo sepse do i japë për bamirësi.

Partizani bën lojën, BATE golat! Të kuqtë eliminohen nga Champions League

Partizani i ka dhënë fund rrugëtimit në Champions League.

Bate Borisov fitoi me shifrat 2-0 në Hungari në ndeshjen e kthimit dhe u kualifikua në turin tjetër.

Në tërësi, ndeshja foli për Partizanin, që dominoi në fushë, por kundërshtari i shfrytëzoi në maksimum dy rastet e vetme dhe fitoi ndeshjen.

Pjesa e parë u mbyll 0-0, por me të kuqtë që ishin superior në fushë.

Në pjesën e dytë Malkeviçi gjendet i harruar në shtyllën e dytë dhe në minutën e 71-të, me të parën goditje në katërkëndësh, e dërgon topin në rrjetë.

Partizani, i cili deri në këtë moment kishte dominuar tërësisht takimit, duket se humbet besimin, e bashkë me të edhe qartësinë në lojë.

Arbitri akordon 10 minuta shtesë mbi kohën e rregullt, por as kaq nuk mjaftojnë që Partizani të kthejë baraspeshën.

Përkundrazi në aksionin e fundit të ndeshjes Bate Borisovi shënoi edhe golin e dytë të takimit dhe siguroi biletën për në turin e dytë të Champions League, ndërsa Partizani do të vazhdojë rrugëtimin në turin e dytë kualifikues të Conference League. /zoom.al/

Cindy Marina feston ditëlindjen, urimi i Jozefina Topallit merr gjithë vëmendjen

Cindy Marina feston ditëlindjen e saj të 25-të dhe sigurisht s’kishte si të mungonte urimi i vjehrrës së saj, ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit.

Përmes “Facebook-ut”, Jozefina uroi Cindyn në këtë ditë kaq të rëndësishme duke shkruar: “Nuk ndodh çdo ditë që të bëhesh 25 vjeçe! Urime Cindy”.

Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genard Topalli prej kohësh tashmë janë së bashku dhe po shijojnë dashurine e tyre. Ata tashmë kanë zyrtarizuar lidhjen dhe shfaqen kudo së bashku.

Foto/Aksidenti në Greqi, makina me targa të Shqipërisë u përplas kokë më kokë me kamionin

Pesë të vdekur është bilanci tragjik i aksidentit rrugor të ndodhur pasditen e së martës në Edessa, Greqi, ku një makinë me targa shqiptare u përplas kokë më kokë me një kamion. Makina në pjesën e përparme u shndërrua në një masë amorfe, ndërsa zjarrfikësja e Edessas u thirr për të nxjerrë të vdekurit.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:50 të pasdites, në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale të Selanikut Follorinë, kur në rrethana ende të pazbardhura dy mjetet janë përplasur kokë më kokë e për pasojë të gjitha pasagjerët e automjetit tip “Benz” me targa Shqipëria humbën jetën.

Për nxjerrjen e pasagjerëve nga makina është dashur ndihma e 9 zjarrfikësve me 4 mjete, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar i plagosur në spitalin e Edessë, jashtë rrezikut

Sipas mediave greke, viktimat dyshohet se janë të huaj pa u plotësuar gjithsesi identifikimi i të dhënave.

Hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit po kryhen nga Policia Rrugore e Edesës.

Aksident tragjik në Greqi, makina përplaset me kamionin! Ndërrojnë jetë 5 shqiptarë

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së martës në Edesa të Greqisë. Mediat në shtetin fqinj raportojnë se një makinë me targa shqiptare është përplasur kokë më kokë me një kampion.

Makina është shkatërruar totalisht dhe për pasojë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e personave. Më pas është konfirmuar se 5 personat që ndodheshin në automjet kanë ndërruar jetë.

Nga të dhënat e para, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë makina ka dalë në krah të kundër dhe për pasojë është përplasur me kamionin. Mësohet se edhe drejtuesi i kamionit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

“Reaksion fatal në bark,veshka dhe tru”, ekspertët:Koronavirusi po shkakton sëmundje të rënda

Mijëra mace kanë ngordhur në Qipro. Mijëra ekspertë po paralajmërojnë se një lloj koronavirusi i maces po shkakton sëmundje të rënda. Dhjetëra mace kanë ngordhur pasi janë infektuar me gripin e shpendëve në Poloni.

Raportet kanë ngritur pikëpyetje nëse ka ndonjë lidhje midis rritjes së vdekjeve dhe nëse ka ndonjë rrezik në rritje për njerëzit.

Përhapja në Qipro përfshin një koronavirus të maces që qarkullon gjithashtu te macet në Britani, por që nuk infekton njerëzit. Virusi zakonisht shkakton vetëm një shqetësim të lehtë të stomakut, por mund të çojë në peritonit infektiv të maces (FIP), ku qelizat e bardha të gjakut infektohen, duke përhapur virusin nëpër trupin e maces dhe duke shkaktuar një reaksion inflamator shpesh fatal në bark, veshka dhe tru.

Në fillim të këtij viti, veterinerët raportuan një rritje të papritur të numrit të maceve që vuanin nga FIP në vende anembanë Qipros, duke u rritur nga tre dhe katër raste të konfirmuara nga PCR në 2021 dhe 2022 respektivisht në 98 raste në janar.

Wizz Air braktis dy italianët e paralizuar në Rinas

Dy të rinj italianë të paralizuar në karrige me rrota janë lënë në mëshirë të fatit në Aeroportin e Rinasit, teksa fluturimi i tyre me WizzAir është anulluar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, ku dy të rinjtë janë detyruar të shkojnë në urgjencë për të marrë ilacet e domosdoshme, pasi janë braktisur duke mos u ndihmuar nga askush.

“Ndihmë? Nga askush. Ne u përpoqëm edhe me ambasadën italiane por askush nuk u paraqit”, deklaruan dy të rinjtë për mediat italiane.

Domenico Vinciguerra dhe Giuseppe Barone, ndodheshin në Shqipëri për pushime dhe duhet të ishin kthyer në kryeqytetin Etna mëngjesin e djeshëm me një fluturim të kryer nga kompania lowcost Wizz Air. “Aeroplani ynë u anulua – shpjegon Giuseppe Barone në telefon për MeridioNews – Ne u përpoqëm të kuptonim se si të ktheheshim, por kompania nuk na dha asnjë lloj mbështetje. Në fakt, ne mbetëm vetëm”.

Por ajo që e bëri situatën edhe më të rëndë ishte nevoja për gjetjen e ilacceve të domosdoshme për të dy. Domenico dhe Giuseppe, janë dy personazhe shumë të njohur në rrjetet sociale përmes faqes së tyre CrazyOnëheels, e themeluar në qershor 2022. Një mënyrë origjinale e trajtimit të jetës pas aksidenteve – të ndodhura në 2016 në periudha të ndryshme – të cilat i detyruan të dy në karrige me rrota.

Në rrjetet sociale ata ndajnë përvojat e tyre nga sporti, jeta sociale dhe udhëtimet. “Ne kërkuam ndihmë, por askush nuk lëvizi të na ndihmonte”, vazhdon Giuseppe. Kështu, alternativa e vetme ishte hipja në një makinë me qira dhe rikthimi në Tiranë, në kërkim të ilaçeve, pa të cilat dy të rinjtë s’mund të bëjnë dot për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.

Pas tentativës në farmaci, dy udhëtarët shkuan në urgjencë, ku morën ndihmën e mjekëve. “Kemi blerë bileta të reja avioni – përfundon Giuseppe – Të gjitha me shpenzimet tona dhe, nëse gjithçka shkon mirë, do të kthehemi sot në Katania.

Partizani synon historinë, publikohen formacioni kundër BATE

Partizani luan sot në Hungari ndeshjen e kthimit të turit të parë të Ligës së Kampioneve ndaj BATE Borisov.

Barazimi 1-1 në sfidën e parë, u jep përsëri shanse reale të kuqve që të synojnë kalimin në turin e dytë të turneut.

Trajneri Zoran Zekiç ka vendosur t’u besojë të njëjtëve lojtarë me të cilët nisi edhe ndeshjen e parë në Tiranë, ku të kuqtë zhvilluan një lojë shumë të mirë duke krijuar raste para portës kundërshtare.

Vija e parë e sulmit do të përbëhet përsëri nga treshja Da Silva-Mba-Cara.

Një repart, i cili vuri shpeshherë në vështirësi prapavijën e bjellorusëve në takimin e parë, duke shpresuar që këtë radhë kampionët e Shqipërisë të korrigjojnë shënjestrën para portës. /zoom.al/