Aplikacion
Dashi
Një lloj xhelozie e lidhur me ngjarje që i përkasin së kaluarës, do të sjellë luhatje emocionale gjë që do të prishë humorin tuaj. Mundohuni që të mos u kushtoni shumë rëndësi thashethemeve dhe shmangni ndikimet e personave të jashtëm në historinë tuaj të dashurisë.
Demi
Raportet sociale shkojnë më së miri, pasi do të keni mbështetjen e njerëzve që ju rrethojnë. Mendimet tuaja janë fokusuar tek projektet e reja. Humori do të jetë më së miri, ndërsa miqësitë mbështesin pa rezerva idetë tuaja.
Binjakët
Mund të thuhet se jo gjithçka shkon vaj, por nëpërmjet dialogut do e keni më të lehtë të përballoni çdo situatë. Situatat financiare do jenë delikate, ndaj duhet të ndërhyni para se të jetë shumë vonë.
Gaforrja
Do të jeni të mbushur gjithë mendime pozitive, ndërsa njerëzit tuaj të dashur do të bëjnë garë për t’iu mbështetur dhe do të arrini të sistemoni situatën financiare. Befas do të keni tensione të papritura të cilat do të kenë nevojë për sqarim. Reflektoni me veten dhe më pas kërkoni mendimin e një miku.
Luani
Do të hasni jo pak probleme gjatë kësaj dite, ku kryesisht do të jenë kundërshti familjare. Sa më shumë të mundeni, qëndroni të mënjanuar dhe mos u përfshini në situata në të cilat nuk keni interes direkt.
Virgjëresha
Të rejat e fundit që do ndodhin në jetën tuaj janë premtuese. Ky është momenti i duhur për të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm. Në familje rikthehet paqja, me miqtë do të ndiheni rehat dhe sa i takon dashurisë po lind diçka speciale.
Peshorja
Puna, ndonëse është e hënë do të jetë e shfrenuar dhe me ritme stresuese. Fati do të jetë në anën tuaj dhe do të dini të organizoheni. Dikush do mundohet që t’iu provokojë, por jeni tepër inteligjentë për të rënë në provokime të tilla.
Akrepi
Nëse tek një shok apo koleg keni dyshime, ka ardhur momenti që më në fund të flisni hapur dhe të shuani çdo dyshim. Do të ndiheni nën presion, por me kujdesin e duhur do përballoni çdo vështirësi.
Shigjetari
Pritet të ketë ndryshime të vogla në sferën private dhe në profesion, të cilat do të pranohen më së miri. Nisni që të çliroheni nga gjithçka që ju ka penguar, me vendosmërinë se dalëngadalë do ja dilni.
Bricjapi
Inteligjentë, të vëmendshëm dhe komunikues. Hëna do të nxjerrë në pah natyrën tuaj të shoqërueshme, duke propozuar takime të reja. Dikush do ju ofrojë një mundësi të mirë për të marrë pjesë në një nismë në grup vërtetë stimuluese.
Ujori
Vështirësi të vogla dhe disa keqkuptime me fqinjët apo të afërmit, do ju prishin humorin. Veproni me tolerancë. Mundohuni të ruani qetësinë dhe prisni… gjithçka e keqe do të kalojë shpejt.
Peshqit
Pas momenteve të errëta dhe të tendosura që keni kaluar, prania e Hënës në shenjën tuaj më në fund do ju mbush plot ngjyra e jetë. Do të dilni me miqtë, do të lini pas krahëve melankolinë
Aksident i trefishtë në Lezhë-Shëngjin, dërgohet në spital një personAksident i trefsishtë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin, ku si pasojë një person është dërguar në spital.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur prej parakalimit të gabuar të një prej mjeteve.
Mësohet se radhë të gjata mjetesh janë krijuar në këtë aks për shkak të aksidentit.
Priten informacione të mëtejshme.
Përvëlohet Evropa, ekspertët paralajmërojnë rrezikun:Temperatura e tokës arrin deri në 60 gradëSpanja, Italia dhe Greqia prej disa ditësh po përjetojnë temperatura përvëluese, duke dëmtuar bujqësinë dhe duke ua vështirësuar pushimet turistëve.
Agjencia Evropiane e Hapësirës që vëzhgon temperaturën e sipërfaqes së tokës nga Hapësira paralajmëron që edhe në ditët në vijim të ketë temperatura më të larta.
“Kemi regjistruar javën e kaluar temperaturën e sipërfaqes së tokës në 60 gradë Celsius. Kjo nuk është temperatura e ajrit në kuptimin meteorologjik, por ajo tregon temperaturën aktuale të sipërfaqes së tokës, se si do të ndihej në prekje. Dhe ne besojmë se do të intensifikohet”, thotë Clement Albergel, Shkencëtar i Aplikimeve Klimatike në Agjencinë Evropiane të Hapësirës.
Italia lëshoi sot alarmin për motin e nxehtë për 16 qytete, pasi meteorologët paralajmëruan se temperaturat do të arrijnë nivele rekord në të gjithë Evropën Jugore në ditët në vijim.
Turistët arritën të shijojnë Venecian vetëm për pak kohë përballë temperaturave në rritje të shtunën. Qyteti po përgatitet për festivalin “Redentore”, një festival fetar dhe popullor, që përkujton fundin e murtajës shkatërruese të viteve 1575, e cila brenda dy vjetësh vrau më shumë se 50000 venecianë.
“Nxehtësia është vërtet e dëmshme për ne sepse nxehtësia në gondola arrin deri në 50 gradë. Unë jam një nga të paktët që përdor një mbulesë në dysheme për të mos ndjerë nxehtësinë e gondolës që të djeg këmbët. Ndonjëherë turistët nuk shkelin dot në gondola nga i nxehti ”, thotë Vinçenco, një gondolier në Venecia.
Në mëngjes, grupe të mëdha turistësh shëtisnin me çadra ndërsa të tjerët përpiqeshin të gjenin mundësi të tjera për t’u mbrojtur.
Në ishullin spanjoll La Parma, të paktën 4,000 njerëz u evakuuan pasi një zjarr në pyll doli jashtë kontrollit, thanë autoritetet.
Dhjetë njësi ajrore dhe 300 zjarrfikës në terren bënë përpjekje të vinin nën kontroll zjarrin në ishull, i cili është pjesë e një arkipelagu spanjoll në brigjet e Afrikës perëndimore.
Të paktën 13 shtëpi u shkatërruan ndërsa zjarri u përhap, tha Fernando Clavijo, president i Ishujve Kanarie.
“Kam parë shumë zjarre, por asnjë si ky. Kjo është e tmerrshme, e tmerrshme”, tha një e evakuuar që nuk u identifikua.
Në Athinë, ndërsa paralajmërohej se temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius për tre ditë radhazi, autoritetet e mbajtën të mbyllur zonën arkeologjike të Akropolit edhe të dielën gjatë orëve më të nxehta.
Tempulli i Partenonit që vizitohet nga miliona turistë çdo vit dhe i cili nuk ka hije, u mbyll nga ora 1 e drekës deri në orën 17:00 sipas të përditshmes greke ‘Kathimerini’.
“Nxehtësia, është e vështirë, por do ta përballojmë pasi nuk e di nëse do të vijmë përsëri, kështu që duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Do të pijmë ujë, mbajmë kapele dhe pushojmë kur të mundemi”, thotë turistja nga Shtetet e Bashkuara, Pandora Sohal ndërsa po qëndron në Athinë.
Ministri i Shëndetësisë i Italisë Orazio Schillaci tha se autoritetet po vëzhgonin me vëmendje Romën.
“Të shkosh në Koloseum kur është 43 gradë clecius nuk është e këshillueshme, veçanërisht për një person të moshuar” i tha ai gazetës Il Messaggero të dielën.
Përveç kryeqytetit italian, alarmet shëndetësore janë vendosur nga qyteti i Firences deri në Palermo në Siçili dhe Bari, në juglindje të gadishullit.
Meteorologët italianë po e quajnë këtë fazë të nxehtit “Charon” një referencë për një figurë mitologjike greke që ka të bëjë me shpirtrat e të vdekurve. “Charon” u fut në rajon nga Afrika e Veriut të dielën dhe mund të ngrinte temperaturat mbi 45 Celsius në disa pjesë të Italisë.
Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës për javën e ardhshme pritet edhe një tjetër valë të nxehti në Evropën Jugore me temperatura edhe më të larta.
“Shoqëria jonë duhet të përshtatet me këto temperatura që po bëhen një lloj normaliteti i ri, vit pas viti. Për shkak të ndryshimeve klimatike ne mund të ndjejmë se këto valë të nxehtit po ndodhin me një frekuencë më të lartë. Ajo që kemi përjetuar vitin e kaluar dhe tani është një paralajmërim për klimën tonë të ardhshme”, thotë shkencëtari i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Clement Alebergel.
Ai tha se temperaturat e larta mund të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore, nga rraskapitja nga nxehtësia dhe dehidratimi i rëndë, si dhe të rrisin rrezikun e goditjeve në zemër ose goditjeve në tru.
Zoti Alebergel tha se përveçse në Evropën Juglindore, kudo në mbarë globin, nga Japonia në Amerikën e Veriut, priten temperatura që mund të shënojnë rekorde në ditët në vijim.
Man United troket te Real Madrid për një tjetër yll, Ancelotti në telasheManchester United po punon me qetësi në merkaton e verës, teksa deri më tani ka transferuar vetëm Mason Mount.
Por, “Djajtë e Kuq” janë vetëm një hap larg sigurimit të firmës me portierin Andre Onana.
Ndërkohë që negociatat me “gardianin” e portës po shkojnë drejt fundit për Erik ten Hag ka dalë një opsion mjaft i volitshëm për repartin e mbrojtjes.
David Alaba është emri që tekniku holandez kërkon për prapavijën e United, në mënyrë që të rrisë konkurrencën për Lisandro Martinez dhe Raphael Varane, të cilët performuan në mënyrë të shkëlqyer në sezonin e kaluar.
Austriaku vlerësohet 40 milionë euro nga transfermarkt dhe pas dy sezonesh mund të kërkojë largimin nga Real Madridi.
31-vjeçari u bë pjesë e madrilenëve në vitin 2021, kur iu bashkua klubit merengues me parametra zero nga Bayern Munchen.
Pavarësisht startit të mirë të aventurës në Madrid, në sezonin e fundit Alaba nuk ishte parësor në planet e Carlo Ancelottit.
Pasi nga 39 ndeshje që luajti në total, vetëm në 21 prej tyre u aktivizua si titullar.
Raportime të ndryshme nga Spanja e krahasojnë rastin e Alabës me të Casemiros në verën e kaluar, ku transferimi erdhi nga asgjëja. Dhe pa u shoqëruar me vëmendjen më të madhe mediatike.
Zërat që e lidhin Alabën me një kalim tek United po përforcohen në orët e fundit, me mbrojtësin austriak që është i gatshëm për të dëgjuar propozimin e Djajve të Kuq.
Që ka gati një propozim tundues për “xholin” e prapavijës, të cilin e pret një pagë prej 376 mijë paundësh në javë! /zoom.al/
VIDEO | Alcaraz thyen serbin Djokovic dhe fiton trofeun e lakmuar të WimbledonCarlos Alcaraz arriti një fitore të madhe 3-2 në finalen e Wimbledon përballë Novak Djokovic.
20-vjeçari spanjoll mposhti 36-vjeçarin serb në duelin e zjarrtë final, që zgjati 4 orë e 42 minuta.
Ylli i ri i sportit të tenisit, siguroi për herë të parë suksesin e jashtëzakonshëm në Wimbledon, që pritet të mos jetë i vetmi për të.
Pas fitores së madhe, Alcaraz nuk i kurseu elozhet për Djokovic, me këtë të fundit që debutonte si profesionist në tenis pikërisht atëherë kur lindi talenti nga Murcia.
Look at that crowd, all for one man.@CarlosAlcaraz takes his trophy to the #Wimbledon balcony 🏆 pic.twitter.com/aXnWQVeTGO
— Wimbledon (@Wimbledon) July 16, 2023
“Një ëndërr e shndërruar realitet. Sa bukur të fitosh, por njësoj krenar për veten time do ndihesha edhe nëse do të humbisja përballë një kampioni të madh si Djokovic. Unë jam rritur duke e parë atë duke fituar. Është e mrekullueshme të përballesh me të, e pabesueshme. Nole më ka frymëzuar pafund, nisa të luaj këtë sport duke të parë ty (i drejtohet rivalit). Falënderoj ekipin tim për këtë sukses. Është një ditë e veçantë, kam luajtur para mbretërve, jam shumë krenar që mbreti është këtu për të më mbështetur. Shpresoj të vijë më shpesh“, tha Alcaraz, i cili konfirmohet si kryesuesi i renditjes së përgjithshme në tenis. /zoom.al/
Vëllai i Kiarës feston ditëlindjen, moderatorja ka dy fjalë të ëmbla për tëVëllai i Kiara Titos, Ryan, feston sot ditëlindjen. Moderatorja e njohur përmes një postimi në “Instastory” ka zbuluar se ai mbush 12 vjeç.
Moderatorja e njohur ka publikuar një fotografi ku shfaqet e përqafuar me të vëllain dhe krahas kësaj poze ka bërë edhe urimin e veçantë për të:
“Ti je një nga pjesët më të mira të jetës sime dhe unë jam me shumë fat që të quaj vëllai im. Të uroj një ditëlindje të mrekullueshme”.
Edhe pse kanë disa vite diferencë me njëri-tjetrin, Kiara ka zbuluar herë pas here se çfarë raporti ka me vëllain e saj.
Hakeroi gjigantët e teknologjisë, 18-vjeçari që “trazoi” rrjetin është shqiptarAdoleshenti i akuzuar për hakerimin dhe më pas shantazhimin e një sërë kompanish, është 18-vjeçari shqiptar, Arison Kurtaj.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ai ishte pjesë e grupit të hakerave Lapsus$, kur publikuan pamjet e video-lojës që është ende në prodhim e sipër, Grand Theft Auto 6
Megjithatë, i riu e ka një shans që të shpetojë pa u lagur edhe pse është duke u gjykuar për 12 vepra penale duke përfshirë tre akuza për shantazh, dy akuza për mashtrim dhe gjashtë akuza sipas ligjit të keqpërdorimit kompjuterik. Rueters raporton se i riu shqiptar i është nënshtruar ekzaminimeve nga psikiatrit dhe sipas tyre është i papërshtatshëm për t’u gjykuar.
Përveç GTA 6, Kurtaj akuzohet se ka hakuar kompanitë Uber dhe Nvidia, si dhe i ka kërcënuar ata se do të publikojë kodet source në internet.
Ndërron jetë 48-vjeçari në Golem sapo futet në det, dyshohet se pësoi arrest kardiakNjë 48-vjeçar ka humbur jetën sot në plazhin e Golemit. Sipas policisë, sapo ka rënë në kontakt me ujin ai ka shfaqur shqetësime, e më pas ka humbur jetën. paraprakisht dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.
Njoftimi i policisë:
Në Golem, shtetasi M. H., 48 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.
Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësor, por shtetasi M.H, humbi jetën.
Stafi mjekësor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.
E rëndë në Tiranë, 25-vjeçari hyn te shtëpia e fqinjit, grabit paratë dhe i për*unon të dashurënNjë 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës me akuzën e vjedhjes dhe abuzimit seksual me një vajzë. Mësohet se i riu jetonte në një banesë të marrë me qira në kryeqytet dhe po në të njëjtën shtëpi, por në dhomën ngjitur, të premten një 49-vjeçar kishte shkuar të jetonte me qira me të dashurën e tij, rreth të 30-ave.
Kjo e fundit kishte pak kohë që ishte njohur me 49-vjeçarin, i cili po ditën e premte ishte kthyer nga Greqia në vendin tonë. I riu, mesditën e së shtunës, është futur në dhomën e tyre duke i marrë i vjedhur me dhunë 49-vjeçarit një sasi parash dhe aparatin celular.
Më pas ka marrë me forcë të dashurën e tij rreth 30 vjeçe, me të cilën ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me të. Rasti në Komisariatin nr. 3 është denoncuar nga 49-vjeçari, teksa kur policia mbërriti në banesë bëri të mundur arrestimin në flagrancë të autorit 25-vjeçarit.
Vala e të nxehtit, shënohet viktima e parë nga temperaturat ekstreme në vendin fqinjViktima e parë e goditjes së të nxehtit është regjistruar në Qipro. Mediat greke bëjnë me dije se një burrë ka humbur jetën, ndërsa ndodhej në shtëpinë e të moshuarve.
Siç ka thënë për përfaqësuesit, viktima është dërguar në spital, ku është konstatuar se ka qenë goditje e nxehtësisë ajo që i ka marrë jetën.
Aktualisht janë të shtruar në spital edhe dy persona të tjerë, 77 dhe 78 vjeç, të cilët paraqesin simptoma të ngjashme.